30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Berisha: “Shqipëria marshon drejt Tiranës. Cunami po afrohet, regjimi po dridhet!”

Ish-kryeministri Sali Berisha komenton kështu protestën e paralajmëruar nga opozita sot, në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, ish-kryeministri shkruan se e gjithë Shqipëria po marshon drejt Tiranës.
Ndër të tjera, ish-kryeministri shton në postim se pas kësaj ‘regjimi do dridhet’.

“Shqiperia marshon drejt Tiranes. Cunami po afrohet, regjimi po dridhet!”-shkruan Berisha. Qindramijëra qytetarë pritet ti bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë.

Regjimi ëhstë në grahmat e fundit dhe ai po përpëlitet. Shqiptarët janë të vendosur për të rrëzuar regjimin kriminal dhe për ti hapur rrugën vendit drejt një projekti të ri politik.

Opozita ka bërë të qartë se nuk do të ketë zgjedhje me Ramën Kryeministrë dhe se nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj për një qeveri tranzitore.

Çfarë po i bën Ulusiu, Artës?

Ulusiu, me titullin Profesor Doktor dy ditë më parë për pak shkaktoi një incident të rëndë në Komisionin e Ligjeve. E ftuar ishte Arta Marku, një mike e hershme e Ulusiut. Sapo ajo ka hyrë në sallë Ulusiut i kanë shkëlqyer sytë. Mirëpo kjo ka zgjatur fare pak sepse Artës i janë afruar menjëherë dy gazetarë.

Këtu, Profesor Doktor Ulusiu nuk ëshstë përmbajtur më. Eshtë ngritur menjëherë nga karrigia e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve dhe ka vrapur në drejtim të Artës. Gazetarët janë habitur ndërsa dëgjonin Ulusiun të bërtiste “mos e prekni, mos e prekni”.

Ai është afruar edhe vetë për t’u përballur edhe fizikisht me gazetarët që i kishin drejtuar mikrofonët Artës. Situata është tensionuar pas të bërtiturave të Profesor Doktor Ulusiut dhe menjëherë kanë ndërhyrë edhe bodigardë të tjerë kundër gazetarëve në mbrojtje të Artës.

Një gazetar, është sulmuar nga truproja i Markut. Kryeprokurorja Arta Marku nuk fshehu dot nervozizmin e saj sot pas pyetjeve të gazetarëve mbi fillimin e hetimeve për përgjegjësit e grabitjes në Rinas.

Marku iu përgjigj pyetjeve duke thënë “Mund të drejtoheni ne zyrat përkatëse të prokurorive. Në prokurorinë e përgjithshme nuk behen hetime, dhe ju duhet ta dini”, duke shtyre më pas mikrofonat e gazetareve, që nuk mbetën pa reaguar.

I shpejtë edhe reagimi i truprojës së kryeprokurores, që përplasi për muri gazetarin. Pre e sulmit ra gazetari Renaldo Salianji.
Prokurorja e Përgjithshme e paraprirë nga truproja që kujdeset t’i hapë rrugën.

Kryeprokurorja kërcënohet nga bllokimi i rrugës prej gazetarëve, kërcënohet nga transparenca. Janë qindar pyetje në fakt që i kanë zënë rrugën Kryeprokurores: Ajo është duke ndjekur skenarin rilindas për çështjen ‘Babale’, akuzon opozitën me një skemë të përgatitur në zyrën e Edi Ramës dhe gazetarët duan të dinë përse përgjimet e regjistruara nga Prokuroria dalin kundër akuzës së Prokurorisë.

Tre ditë më parë, policia e shtetit, përdori gazin lotsjellës kundër ligjit, moralit dhe arsyes në shtëpitë e 7 familjeve në Bregun e Lumit, duke helmuar fëmijë e gra, që ishin aty vetëm për të mbrotjur shtëpitë e tyre nga babëzia. Gazetarët kanë të drejtë të dinë nëse do të ketë hetim për këtë.

Po atë ditë që përdori gazin lotsjellës, policia nuk gjeti rrugën kur 5 kriminelë të armatosur u futën mu në mes të aeroportit të Rinasit, duke cënuar Sigurinë Kombëtare për të grabitur miliona euro. Nderin e forcave të rendit e shpëtuan efektivët e FNSH që u gjendën rastësisht afër. Njerëzit, nëpërmjet mediave duan të dinë, a mendon edhe ajo si Edi Rama që fajin e kanë kinezët?!

Qeveria njoftoi dje se do të prishen 94 mijë banesa, Paloka thirrje qytetarëve: Mos prisni derisa t’iu vijnë tek dera!…

Nëkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas njoftimit të qeverisë se, 94 mijë banesa nuk do të legalizohen por do të prishen. paloka iu drejtohet qytetarëve , do prisni t’ju vijnë tek dera e shtëpisë siç bënë tek Bregu i Lumit t’iu hedhin gaz ju dhe fëmijëve tuaj e t’u tërheqin zvarrë.

Postimi i plotë i Palokë

Qeveria ka njoftuar dje zyrtarisht se 94 mije banesa nuk do te legalizohen por do te prishen !

DO PRISNI DERI SA T’JU VIJNE TEK DERA E SHTEPISE, SI BENE TEK BREGU I LUMIT, T’JU HEDHIN GAZ JU E FEMIJEVE TUAJ, T’JU TERHEQIN ZVARRE, T’JU THYEJNE KEMBE E DUAR E PASI T’JU MBYLLIN NEPER QELI, T’JU PRISHIN DHE SHTEPITE ??!!

Dy dite me pare Parlamenti i Hollandes kerkoi rikthimin e vizave per shqiptaret. Kjo kerkese do i paraqitet BE me qellim qe BE te anulloj vendimin per liberalizimin e vizave per shqiptaret !

DO PRISNI SA TE NA RIKTHEJNE VIZAT ?!

I HARRUAT RRADHET NEPER AMBASADA ?!

PO TE MBYTURIT NE DET E TE VRARET NEPER MALE ?!

Rama kerkon te riktheje Ferrin per shqiptaret!

PO NUK REAGUAM SOT, NESER DO TE JETE VONE

BASHKOHUNI NE PROTESTE TA LARGOJME TE KEQEN E TE KTHEHEMI NE RRUGEN QE NA TAKON

Sot, betejë për rrëzimin e regjimit kriminal, qindramijëra në shesh

Eshtë pranvera e protestave të një populli të ngritur në këmbë kundra një regjimi kriminal, të korruptuar dhe të padrejtësive.

Sot pritet një nga protestat më të mëdha të këtyre dy muajve të fundit dhe ndër më të mëdhatë në të gjithë historinë e këtyre 29 viteve të fundit.

Pritet që në shesh të jenë qindramijëra protestues në betejën për rrëzimin e regjimit kriminal të ngritur nga Kryeministri më i korruptuar në Europë, konstatim ky jo më vetëm i shumicës së shqiptarëve dhe opozitës, por edhe i mediave ndërkombëtare dhe vetë Departamentit të Shtetit që në raportin e funidt e bënte mjaft të qartë këtë panoramë të zymtë për Shqipërinë.

Uragan qytetarësh 

“Edi Rama dhe banda e tij kanë humbur çdo legjitimitet moral dhe politik. Rama e di fare mirë se zgjedhje, palo zgjedhje-zgjedhje fallco, pa opozitën nuk ka për të pasur. Kjo qeveri është kërcënimi më i madh për sigurinë e njerëzve, si shkaktari numër 1 i varfërisë, mjerimit, braktisjes së vendit. PD e gatshme të udhëheqë shqiptarët drejt ndryshimit.

Të gjitha sondazhet tregojnë se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve për t’iu përgjigjur krizës me një transformim të thellë politik dhe ekonomik”, tha Basha

“Banda në pushtet e Edi Ramës që ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik, sot qëndron si kërcënimi më i madh për sigurinë e njerëzve, si shkaktari numër 1 i varfërisë, mjerimit, braktisjes së vendit. Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje palo-zgjedhje, zgjedhje fallco pa opozitën nuk ka për të pasur. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, që i janë bashkuar thirrjes, kushtrimit dhe emergjencës kombëtare “Rama ik”.

Lulzim Basha tha se është përgjegjësi e PD t’i udhëheqë shqiptarët për realizimin e projektit që transformon Shqipërinë nga një vend bazë operacionale për krimin e organizuar, siç e quan Departamenti i Shtetit, në një vend që siguron mundësi dhe mirëqenie për qytetarët e saj.

“Kjo është arsyeja se pse të gjitha matjet dhe studimet e opinionit publik tregojnë sot, se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm për të kaluar këtë krizë, por për t’iu përgjigjur kësaj krize me një transformim kaq të thellë politik dhe ekonomik, saqë të pamundësojmë sot e përgjithmonë, që fati i vogëlushëve shqiptarë, fati i studentëve shqiptarë, fati i të punësuarve që kanë frikë për sigurinë e punës, fati i të papunësuarve që enden rrugëve në kërkim të punës, fati i pensionistëve, i prindërve tanë, kurrë më të mos bjerë në duart e një njeriu të korruptuar apo një pale të korruptuar si kjo, e organizatës kriminale të Rilindjes.”

Eksperti: Zyrtarët e lartë, përgjegjësi penale për grabitjen në Rinas

Eksperti i Aviacionit Dritan Goxhaj nën këndvështrimin e grabitjes së fundit të bujshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ka bërë një analizë të problematikës për të paktën 4 vitet e fundit.

Ai ka folur për një raport të Agjencisë Europiane për Sigurinë e cila ka nxjerrë 42 pika kritike për ruajtjen e Rinasit. Por firma e sigurimit, ICTS, nuk ka marrë asnjë masë edhe pas kësaj. Por skandali më i madh sipas ekspertit të njohur është, se institucionet përgjegjëse dhe qeveria shqiptare këtë situatë jashtë kontrollit të aeroportit  e ka lënë në duart e Zotit, ose më saktë siç rezultoi në duart e bandave kriminale.

Gjithashtu eksperti i Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj në një intervistë për “Shekulli”-n tregon skemën e drejtimit dhe sigurisë në aeroportin e Rinasit, dy hallka këto të shkëputura nga njëra-tjetra, por që i lidh Autoriteti i Aviacionit Civil. Ky i fundit, përpos shpjegimeve që duhet të japë për ngjarjen ka lejuar në dijeni të plotë firmën e sigurisë ICTS që të operojë, edhe pse fiktivisht ka vendosur disa kushte, të cilat nuk janë publikuar asnjëherë. Sipas Goxhajt, për firmën ICTS, është dhënë alarmi që në vitin 2015 nga Agjencia Europiane për Sigurinë me seli në Paris, por në liri të plotë veprimi, firma ka “hapur dyert” për dy grabitje të bujshme.

“Kjo është përgjegjësi e shtetit shqiptar dhe institucioneve, të cilët duhet të bënin ndryshimet e kërkuara për gjendjen e sigurisë. Përgjegjësinë penale për këtë rast do ta nxjerrë Prokuroria, por përgjegjësinë ligjore e ka Autoriteti i Aviacionit Civil, sepse këtë e jep Kodi Ajror. Kodi Ajror, i cili është ligj cilësues me shumicë dhe përcakton veprimtarinë e AAC-së, dhe në nenin 106 të këtij ligji përcaktohet se AAC është autoriteti i vetëm përgjegjës për sigurinë në fushën e aviacionit civil”, thotë mes të tjerave eksperti Goxhaj.

Kryeministri po tenton që veprimet prej banditi t’i bëjë normë në Shqipëri

 Nga Enkelejda RICA

Para disa ditësh dëgjuam në media kryeministrin duke u prononcuar rreth situatës së rendit publik dhe konkretisht vrasjet e fundit në qytetin e Shkodrës. Gjate intervistës kryeministri tha: kokën hengshin ata të krimit. E thënë nga një qytetar i thjeshte kjo nuk do bënte ndonjë jehone të madhe, sepse ne shpesh e kemi dëgjuar ta përsërisin sidomos me të vjetrit, kur për të shprehur pakënaqësitë ndaj nja grupi të caktuar shoqëror, përdorin shpesh këtë mallkim, por e thënë kjo nga një kryeministër i nja vendi që në teori është vend demokratik, atëherë duhet të përbejë lajm apo të paktën një indinjate shoqërore.

Të njëjtën gjë në një emision televiziv pak dite me vone dëgjojmë zv. ministrin te artikuloje te njëjtën shprehje: “koken hengshin”. Ne rast se do kishim nja Gjykate Kushtetuese efektive ose nje demokraci funksionale, nje thënie e tille do kishte “ngrëne kokën” e kryeministrit për disa arsye: një kryeministër është kryeministri i te gjithë shtetasve te një shteti, qofte kriminel, qofte doktor, qofte një qytetar me ngjyre apo qofte i bardhe. Si i tille, kryeministri është përgjegjës për qeverisjen dhe mirëqenien e sigurinë e te gjithë qytetareve te këtij vendi.

Qe nga viti 1998 kur ne Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë u sanksionua e drejta e jetës, e drejte kjo qe garantohet nga konventat e të drejtave të njeriut qe Shqipëria i ka ratifikuar, jeta e çdo qytetari është e garantuar, dhe askush nuk mundet të të marre jetën. Si një e drejte e tille, qeveria e një vendi e ka për detyre të siguroje paprekshmërinë e jetës të çdo qytetari, dhe nuk është diçka fakultative që i lihet ne dore kryeministrit nëse do te marre masa për sigurinë ose jo.

Thirrje te tilla nga një kryeministër, zhvlerëson gjithë organet ligjzbatuese, polici, prokurori, gjykata, duke qene se bën thirrje për vetëgjyqësi si ne perëndimin e egër apo si ne kohen e mafiozeve italian ne SHBA.

Nëse do kishim një Gjykate Kushtetuese funksionale, do kishte një vendim të saj që konstaton se kryeministri ka shkelur kushtetutën duke qene se bën thirrje antikushtetuese kundër jetës, ndërsa nëse do kishim një demokraci të konsoliduar ku të ekzistonte kultura demokratike, në rastin me të mire kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen dhe në rastin me të keq do kishte kërkuar ndjese për fjalët e pamenduara.

Por jo, asgjë nuk ndodhi, madje, në vend që të bënte “mea culpa”, kryeministri nxjerr nje tellall të tijin, ne pozicionin e zv ministrit që përforcon deklaratat e kryeministrit gjate një  emisioni televiziv.

Këtë unë personalisht nuk e shoh thjeshte si një lapsus të kryeministrit dhe të zv ministrit te tij, por e shoh si një regres, madje si diçka që në Shqipëri nuk ka ndodhur as në mesjetë, sepse edhe atëherë ishte Kanuni që bënte rregullimet se kush do vritej dhe kush jo. Sot shohim që kryeministri ka marre përsipër të  beje rolin e Mbretit Luigji XIV, ku të jete ai qe vendos se kush do jetoje, kush do shkollohet, kush do punësohet, etj.

Kryeministri jone, nga paaftësia apo arroganca, ka shkuar shume larg ne perceptimin e tij rreth mënyrës se qeverisjes se një vendi. Ka shkuar shume larg sa dhe me skeptikut ndaj opozitës, i ka hequr çdo dyshim se opozita në deklaratat e saj paska patur teë drejtë.

Kryeministri shpesh i akuzuar si i lidhur me bandat dhe me kriminelet, çdo ditë po fakton jo vetëm nga skandalet që po dalin çdo ditë, por dhe nga gjuha prej “të forti” që përdor. Ai po tenton që jo vetëm të veprojë si një bandit, por dhe veprimet prej banditi t’i bëjë normë në Shqipëri. Jo zoti kryeministër, unë nuk jam dakort që në Shqipëri të hahen koka, madje nuk jam dakord që të hahet as koka jote, por vetëm në mënyrë figurative unë them që hengsh kokën tende, dhe të largohesh nga pushteti.

Me 13Prill E duam Shqipërinë si gjithë Europa

Dhuna nga bodigardi i Arta Markut, gazetarët protestë para ndërtesës së Prokurorisë…

Gazetarët paralajmërojnë një protestë para ndërtesës së Prokurorisë, të dielën në orën 16:00 deri në orën 17:00. Duke marrë shkasë nga rastet e shumta të intimidimit të reporterëve, komuniteti i gazetarëve në vend ka vendosur të protestojë të dielën që vjen.

Rasti më i fundit është ai i regjistruar mesditën e kësaj të premteje ku rojet e sigurisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, ushtruan dhunë fizike ndaj gazetarit Renaldo Salianji, gjatë kohës që po kryente detyrën e tij.

Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Pukës kërcënoi me “varje” gazetarin e emisionit “Fiks Fare”, teksa ky i fundit kryente detyrën.

Ndërkohë, forcat e policisë penguan gazetaren Dorjana Bezat teksa raportonte live për shembjen e banesave tek “Bregu i Lumit”, ndërsa një tjetër rast është dhuna policore mbi gazetarin Erion Skëndaj gjatë raportimin të protestës së opozitës.

“Komuniteti i gazetarëve dënon këto akte të rënda dhe të papranueshme të ndodhura vetëm së fundmi me punonjësit e medias. Këto veprime cenojnë jo vetëm integritetin fizik të gazetarëve, por edhe lirinë e medias.

Sot, gazetarët në Shqipëri po përballen me sulme fizike nga zyrtarë dhe njerëz të pushtetit, sikundër edhe me arrogancën institucionale, që shkel rëndë misionin e medias”, thuhet në reagimin e komunitetit të gazetarëve.

Në protestën e së dielës, gazetarët kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Truprojës së Arta Markut dhe që Prokuroria e Përgjithshme të kërkojë falje për aktin e kryer, ndërsa kërkohet zbatimi i ligjit për kryetarin e Bashkisë së Pukës.

“Ne protestojmë për çdo akt që cenon lirinë e medias dhe gazetarit! Lajmësi është i shenjtë!”, thuhet më tej.

Grali i shenjtë i Edi Ramës

Known until now as the goblet of the Infanta Dona Urraca - daughter of Fernando I, King of Leon from 1037 to 1065 - is displayed in the Basilica of San Isidoro in Leon, northern Spain on March 31, 2014. Spanish researchers Margarita Torres and Jose Miguel Ortega River reveal in their book 'The kings of the Grail' that they have found the goblet from which Jesus Christ supposedly sipped during the Last Supper. After a three year hunt begining with Egyptian parchments the two historians claim the mythical object of countless quests in literature and art has actually been lying for nearly a millennium in a basilica in the northwestern Spanish city of Leon.   AFP PHOTO/ CESAR MANSOCESAR MANSO/AFP/Getty Images

Eden KOLLÇINAKU

Letërsia Arturiane na ka njohur me një objekt mistik shumë të lakmuar dhe çudibërës që e ka emrin Grali i Shenjtë. Disa gojëdhëna e përshkruajnë atë si një vazo. Disa të tjera si një poç. Madje, ka edhe nga ato që e përshkruajnë si një gur. Poeti francez, Robert de Boron ka arritur deri aty sa të thotë se gota e Jezusit në pikturën Darka e Fundit është Grali i Shenjtë.

Grali, vërtet mund të jetë një objekt me vlerë marramendëse dhe që sjell lumturi të pafundme, por për të janë vrarë me mijëra njerëz, sipas literaturave britanike.

Autori anglez, Bernard Cornwell ka botuar një seri librash fiktivë, në të cilët mundohet t’i japë trajtë dhe formë Gralit, duke e shndërruar betejën mes Anglisë dhe Francës në Bretanjë dhe Normandi si një betejë për të zbuluar Gralin.

Ndonëse është histori e trilluar, është tepër tërheqëse, sidomos kur arrin t’a portretizosh formën e Gralit të Shenjtë dhe t’i japësh jetë në aktualitetin ku ndodhesh.

Qeveria socio-rilindase e Edi Ramës po përdor një mjet të fortë propagande për të mbushur mendjet e popullit se gjithçka është në vijë të drejtë. Po bën gjithçka që të na bëjë të mendojmë se ata na e kanë sjellë Gralin e Shenjtë këtu. Por le të mundohemi dhe t’a marrim këtë si të mirëqënë. Pra, e zemë se qeveria Rama e ka sjellë Gralin në Shqipëri, siç ajo thotë.

A do të arrinte borxhi i vendit tonë kaq lart? A do të kishim një lëvizje masive të njerëzve drejt vendeve perëndimore? A do të kishim standarde kaq të ulëta jetese? A do të kishim një plakje kaq të madhe të popullsisë? A do të na duhej të kishim kaq varësi të madhe nga shteti? A do të binte Republika në këtë pikë sa të mos respektohej ligji dhe kushtetuta?

Po ku ndodhet Grali tani, që kemi më shumë nevojë për të? Më shumë se ne, kryeministrit i duhet ndihma e këtij objekti. Nga dita në ditë, kjo qeverisje prodhon lajme nga më të ndryshmet, por ajo që i bën bashkë këto lajme është se të gjitha janë skandale.

Besoj se shumica e ka ndjekur aktualitetin kohët e fundit. Vetëm pak ditë më parë, përshembull, ndodhën dy ngjarje shumë të neveritshme. Llogariteni tani këtë në një hark kohor gjashtë vjeçar dhe krahasojeni përsëri situatën tonë me të rajonit në përgjithësi.

Mos ky Grali i Edi Ramës është nga ato prodhimet imituese dhe fallco? Sepse përveç krizës ekonomike dhe politike, na ka futur edhe në një krizë të madhe sociale.

Na ka përçarë si popull duke na vendosur përballë njëri-tjetrit dhe duke mos pranuar asnjë faj për vete. Vjedhje, vrasje, trafik droge dhe krim po dëgjojmë çdo ditë. Kjo është edhe një arsye e fortë se përse zhvillimi ekonomik ka rrënë dhe investitorët e huaj po lenë Shqipërinë dhe po drejtohen drejt tregjeve të sigurta jashtë.

Për Gralin fallco, qeveria i është mburrur edhe ndërkombëtarëve, me disa pseudo-reforma, misioni i vetëm i të cilave është kapja e çdo funksioni nga shteti. Mirëpo, në lidhje me ndërkombëtarët dhe diplomacinë, Grali s’na ka bërë asgjë.

Asnjë takim zyrtar, asnjë marrëveshje të mirë dhe të ndershme tregtare ose politike, asnjë hap përpara drejt antarësimit në Bashkimin Europian.

Madje sot, Hollanda paska votuar kthimin e vizave për Shqipërinë. Kë duhet të falenderojmë për këtë, Gralin apo Edi Ramën?
Arsyeja se përse po përmend një objekt të tillë është se ky objekt është inekzistent. Nuk është zbuluar asnjëherë dhe jo më t’a zbulojë një qeverisje si kjo.

E sa kohë do të duhet që të kuptojmë se Grali i Shenjtë është thjesht diçka imagjinare; mos presim që të na japë ai zgjidhje, por të përpiqemi t’a ndryshojmë vetë situatën?

Apo duhet të besojmë se Grali i Shenjtë është diçka reale, për të cilin janë bërë edhe filma? Duhet të kuptojmë se lufta e qeverisë për të sjellë Gralin është diçka teatrale; ajo thjesht po lufton të mbajë veten akoma në këmbë.

Përderisa qeveria nuk dëgjon dhe nuk vendos të ndryshojë politikat e saj — të cilat nuk kanë qenë aspak të suksesshme deri tani — është çdo gjë në dorën tonë nëse vërtet duam të fusim një alternativë të re në sistem: një alternativë që do të na mundësojë lirinë, pavarësinë, sundimin e ligjit dhe individualizmin e gjithsecilit.

Profesor Doktor Ulsiu, një tjetër skandal me diplomën, denoncimi i pedagogut

Profesori në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Vladimir Kola ka denoncuar plagjiaturën e doktoraturës së kryetarit të komisionit të ligjeve dhe deputetit socialist Ulsi Manja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kola ka bërë krahasimin punimit të Manjës dhe atij origjinali, duke nxjerr në pah plagjaturën.
Postimi i plotë i Vladimir Kolës
Mirëmbrëma nga ustai i plagjiaturave. Ulsi Manja doktoraturë me plagjiaturë. Zbulimi, analiza dhe krahasimi i Tezës së Doktoraturës me plagjiaturë me titull; “Veprat penale kundër mjedisit ( neni 201-207 kp)”, e mbrojtur nga Ulsi Manja në shtator 2017, pranë Univerisitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Penale, me udhëheqës shkencor Prof. Skënder Kaçupi.

Teza gjendet e plotë në internet në këtë adresë:
http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/doktoratura-Ulsi-Man…

1.
Në Tezën në fjalë, 7 faqe (faqet 107-114) janë kopjuar nga artikulli shkencor me titull: “E Drejta për Informim mbi Çështjet e Mjedisit: Legjislacioni Shqiptar në Vështrim Krahasues me Konventën e Aarhus-It”, me autore Irma Baraku, i publikuar në vitin 2013 në “Revista Shqiptare për Studime Ligjore” Vol. 7. Artikulli origjinal gjendet në internet në këtë adresë:
http://www.ajls.org/doc/2DrejtaInformimMjedisi.pdf
Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

2.
Në Tezën në fjalë, faqet 91-92 janë kopjuar nga një studim i Bankës Botërore, i vitit 2010, me titull:“Inspections Reforms: Do Models Exist?”. Studimi origjinal gjendet në internet në këtë adresë:
http://regulatoryreform.com/…/Inspections-Reforms-Do-Models…
Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

3.
Në Tezën në fjalë, faqet 87-88 janë kopjuar ngaVendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 24, datë 22.1.2004. VKM-ja nr. 24, datë 22.1.2004 gjendet në internet në këtë adresë:
http://faolex.fao.org/docs/texts/alb67645.doc
Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

4.
Në Tezën në fjalë, faqja 71 dhe një pjesë e faqes 68 janë kopjuar nga siti i Komisionit Evropian nga adresat:
http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/index.htm
http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/legis_en.htm
Siti i Komisionit Evropian në Tezë është listuar te literatura e konsultuar. Gjithashtu, siti i KE është referuar në tekst me fusnotë në faqet 61 dhe 62, por nuk është referuar te faqet 71 dhe 68.
© Vladimir Kola

Punë vrasjesh, ish-deputeti i Ramës nis të flasë: Pse nuk arrestohet Xhafa?

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka, ka hedhur akuza të forta në drejtim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në një intervistë për Fax Neës, Ndoka ka deklaruar se Prokuroria e Krimeve të Rënda është vënë në shërbim të vrasësve të vëllait të tij.
Sipas tij, personat që i vranë vëllain, duke mos pasur influencë në prokuroritë e rretheve, e kanë dërguar çështjen në Tiranë.

Gjatë intervistës nga shtëpia e tij ku ndodhet në masën e “arrest shtëpie”, Ndoka tha: “Vrasësit e vëllait tim nuk kanë influencë në prokuroritë e rretheve por vetëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe ndaj e kanë dërguar çështjen atje. Nëse dikush ka dëshirë të më japë prona që si kam është çështje tjetër.

Unë nuk kam asnjë centimetër tokë askund. Paskëm qenë në përgjim prej tre vitesh, ku janë këto përgjime që thonë se ekzistojnë. Jam unë personi i cili aludohet se kam “X” sipërfaqe prona. Ku janë këto prona? Ti tregojë dikush fizikisht. Kur ka ndodhur që të arrestohet një familje për pronat, që në fakt nuk ekziston asgjë, as në emrin tim, as të familjarëve të mi e as në 7 breza.

Nuk jam thirrur asnjëherë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për këto prona, është arrestuar edhe motra me fëmijën 9 muajsh duke shkelur edhe të drejtat njerëzore duke i mohuar gjirin e nënës. Nuk kam qenë asnjëherë drejtues i asnjë institucioni në Lezhë që të kisha mundësinë për të bërë tjetërsime pronash”.

Deklaratat e Ndokës bëhën më të forta kur flet për vrasjen e vëllait të tij: “Problemi im është shumë më i madh se pronat, është vrasja e vëllit tim. Është gjetur një kapele në të cilën ka patur një fije floku, askush nuk është marrë me këtë çështje, edhe Prokurori e Krimeve të Rënda e cila nuk më ka thirrur për të kërkuar kontributin tim se mbase do ti çoja tek autorët duke ju dhënë indicie dhe dyshime.

Natyrisht arrestimi im ka të bëjë me vrasjen e vëllait tim, sepse autorët janë po ata që po më nxjerrin probleme mua. Unë besoj se gjetjen e autorëve do ta bëj privatisht, pasi nuk besoj se prokuroria mund ta bëjë këtë gjë. Kam bërë kërkime privatisht, sepse nuk e kam pasur mbështetjen e organeve për vrasjen e vëllait tim”, tha Ndoka.

Pyetjes se a ka lidhje vrasja e vëllait të tij me politikën, Ndoka ju përgjigj: “Përgjigje për këtë pyetje do të kem më vonë. Tani jam i fokusuar ti zbuloj autorët privatisht, gjithë qëllimi ky është. Nuk kam asnjë të dyshuar por kam pistat e mija që mund të më dërgojnë aty.

Shpresoj që në kohët në vazhdim mund të shkojmë edhe në fund. Do kisha dëshirë që ngjarja të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Deklaratën që e bëra në fillim e kam mbi disa baza për të cilat do të kemi kohën të flasim në të ardhmen”.

Duke ju rikthyer temës për të cilën edhe po bëhej kryesisht intervista, atë të sekuestrimit të pasurisë, Ndoka tha se ai nuk ka një kasafortë kaq të madhe për të futur një shifër të tillë. Ish-deputeti nuk la pa përmendur deklaratat politike të bëra në adresë të tij.

“E para kjo është një shifër shumë e madhe që duhet një kasafortë shumë e madhe që të nxërë një shifër të tillë, tek unë nuk ekziston kjo kasafortë.

Kur një person aderon tek një subjekt politik, kundërshtarët të vihen kundër me gjithë mjetet e mundshme dhe me gjithë arsenalin e mundshëm.

Nëse unë duhet të arrestohem për vëllain duhet, i bie të arrestohej edhe Fatmir Xhafaj për vëllain e tij. Por i vëllai shkoi në Itali dhe po kryen dënimin e tij, kjo nuk do të thotë se të arrestohet edhe Fatmir Xhafaj”.