21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Credins dhuron inkubatorë për Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”

Credins Bank, partnere e institucioneve publike dhe jopublike, ka dhuruar inkubatorë për foshnjat e Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”

Monika Milo, zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Credins Bank, së bashku me zv. Ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ishin të pranishme në Spitalin Universitar Opsetrik Gjinekologjik “Koco Gliozheni” në të cilin, Credins Bank dhuroi inkubatorë për foshnjat e këtij materniteti.

Credins Bank, në mbështetje të objektivit 9 të vendosur nga Kombet e Bashkuara, ka investuar dhe zhvilluar politika për mbështetjen me financim të projekteve në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve jetësore.

Në këtë mënyrë, Credins investon në zhvillimin e një infrastrukture cilësore, duke i bërë këto instutucione të besueshme, të qëndrueshme dhe efikase në shfrytëzimin e burimeve dhe përdorim më të madh të teknologjive.

Dy kushtet gjermane që Rama nuk mund t’i kalojë për Negociatat me BE

Dy kushte të vështira dhe të pamundura për Ramën vijnë nga Gjermania për Negociatat me BE. Kur jemi pak muaj nga marrja e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, Gjermania thotë se procesi varet nga “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare.” Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, shtoi se vendimi për hapjen e negociatave do të merret pasi publikimit të raport progresit të Komisionit Europian.

Sipas Berlinit zyrtar, hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian varet nga “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare”.

Në fakt këto janë dy kushte që Rama e ka të pamundur ti kalojë. E para sepse ka rënë funksionimi i institucioneve demokratike dhe e dyta sepse Parlamenti nuk ka më një funksionim normal pasi opozita i ka djegur mandatet dhe Parlamenti aktualisht nga vetëm 102 deputetë bahskë me kukullat nga rradhët e opozitës së emëruar.

Më herët kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit në qershor dhe paralajmëroi se Bashkimi Europian do të tregonte “verbëri monumentale nga këndvështrimi strategjik,” nëse i hapte negociatat vetëm për Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se, ditën e mërkurë, parlamenti holandez vendosi me shumicë votash rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë për shkak të rritjes së kriminalitetit me origjinë shqiptare në vend dhe shtimit të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në këtë vend.

Ndërkohë më 29 prill, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të takohen me liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë.

Duke shpjeguar arsyen e ftesës së kancelares Merkel dhe presidentit Macron, Seibert tha se ata dëshirojnë të flasin me “bashkëbiseduesit e tyre për sfidat e veçanta në rajon dhe në radhë të parë për dialogun Serbi-Kosovë”.

Zëdhënësi nuk pranoi të thoshte asgjë për pritshmëritë nga konferenca, por shtoi se takimi “është fryt i mëtejshëm i interesimit të thellë që ka Gjermania për zhvillimin pozitiv të Ballkanit Perëndimor”.

Holanda voton për përjashtimin e regjimit “Rama” nga negociatat me BE

Holanda do të votojë kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë, si dhe do të kërkojë rikthimin e vizave. Vendimi është bërë i ditur nga shumica qeverisëse në Holandë, gjatë një diskutimi në Parlament lidhur me problemet e krimit të organizuar të emigrantëve shqiptarë.

Në seancën e djeshëm të Kuvendit, partia e mazhorancës thirri në interpelancë Ministrin e Jashtëm, Stef Blok dhe Ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, Ferdinand Grapperhaus në lidhje me krimin e organizuar shqiptar dhe penetrimin e tij ne Holande.

Dy ministrat siguruan parlamentin Holandez se Holanda është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë për shkak të gjendjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qëndrim i cili iu është bërë i ditur autoriteteve shqiptare.

Për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar dhe deputetët e parlamentit holandez hodhën idenë e rikthimi të vizave. Partitë e koalicionit qeveritar paraqiten një rezolutë ku i kërkohet qeverisë holandeze që BE-ja të pezulloje lëvizjen e lirë dhe të rikthejë regjimin e vizave me Shqipërinë. rezoluta do të votohet në Parlamentin holandez më datë16 Prill.

Në përfundim të debatit Ministri i Jashtëm dhe Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë theksuan se rivendosja e regjimit të vizave me Shqipërinë është një vendimmarrje e gjerë europiane dhe nuk është përgjigja e duhur për situatën në të cilën kalon Shqipëria.

 

Vokshi në Korçë: Pakti i Ramës me krimin, kërcënim për familjet dhe fëmijët tanë

Gratë dhe vajzat korçare mirëpritën ftesën e Kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas Albana Vokshi për t’iu bashkuar protestës së 13 Prillit për t’i dhënë shans ndryshimit të realitetit politik, ekonomik dhe shoqëror në vend.

“Data 13 është më e rëndësishme, ta trondisim, t’ia marrim ne shpirtin Edi Ramës, sepse nëse ne gratë dalim, ju keni dalë të shumta në numër, por sikur të vini me motrat, vëllezërit dhe fëmijët në protestë dhe të jemi shumë e shumë në numër, tronditet edhe ai. Siç iku ne Kukës, ju e patë u zhduk, iku me helikopter, ashtu mund ta përzëmë nga Shqipëria, nëse ne dalim dhe protestojmë e reagojmë.”

Zonja Vokshi tha se shërbimi më i madh që gratë dhe vajzat duhe t’i bëjnë vendit është përhapja e mesazhit se, nëpërmjet paktit të tij me krimin e organizuar, Edi Rama është kërcënim serioz për çdo familje shqiptare.

“Duhet të mbrojmë familjet tona se po ndahen. Duhet të mbrojmë fëmijët tanë se nuk po arsimohen më. Duhet t’i mbrojmë nga droga. Droga në Tiranë shitet lirshëm në çdo oborr shkolle.( zera nga salla: edhe këtu shitet) Aq më keq, a ka shkatërrim më të madh për familjet tona, kur fëmijtë fillojnë marrin drogë. Nuk është vetëm fëmija që shkatërrohet, shkatërrohemi ne, shkatërrohet e gjithë shoqëria! Edi Rama ka shkatërruar shoqërine shqiptarë”.

Kryetarja e Gruas në Korçë Ledina Alolli vuri në dukje se përtej fasadës me shkëlqim, Korça është në prapambetje ekonomike dhe se gratë në këtë zonë janë të papuna.

“Korçën e konsiderojnë destinacion per nje fundjave turistike, por kane harruar se Korça ka mbetur ne nje prapambetje te madhe. Qeveria dhe ministri sheh vetem kullen dhe pazarin e Korces. Qyteti po boshatiset nga intelektualet dhe te rinjte. Papunesia eshte ulur kembekryq. 40 perqind e grave korcare pa pune. Sipermarrjet private janë në faliment, edhe bujqesia ne faliment, pasi prodhimet e tyre nuk kane treg shitjeje. Te ardhurat e ekonomise familjare po tkureen, taksat shume te larta, por edhe tarifat shume te larta”.

Gratë dhe vajzat korçare pjesëmarrëse në takim vkerësuan si vendimin e duhur largimin e Partisë Demokratike dhe të opozitës nga parlamenti. Korçarët, si shumica e shqiptarëve besojnë se tani opozita është edhe më e vërtetë dhe më shumë përfaqësuese e interesit publik.

Shpërthen në ecje një makinë në Tiranë

Një makinë ka shpërthyer nga flakët në “Rrugën e Ullishtes” në lagjen e Liqenit të Thatë. Shpërthimi i fuqishëm ka krijuar frikë dhe panic tek kalimtarët e rasti dhe banorët e zomnës.

Nuk dihen shkaqet e shpërthimi të makinës në ecje e sipër.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

“Faking News”/ I arrestuari për vjedhjen e 10 milionë eurove, aktor i paguar nga kryepolici i Alizoti

Pas lajmit se, në Elbasan u arrestua një prej pjesëmarrësve në grabitjen e para tre ditëve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ka reaguar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit, përmes notave të forta të ironisë dhe sarkazmës, shkruan se, personi që pretendohet se është arrestuar, do të përdoret si dëshmitar i rremë, ashtu siç ndodhi edhe me Fredi Aklizotin në rastin “Babalja”.Sipas Berishës, për këtë gjë “i arrestuari” do të marrë plot 110 mijë euro.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Breaking News!! Superlajm!!
Miq, agjensia e mirenjohur e lajmeve “Faking News” njofton se ne Elbasan ne kuadrin e operacionit te lidhur me superskandalin e vjedhjes shteterore elektorale te 10 milione eurove ne barkun e avionit, gje qe paraqiti Rinasin para mbare botes aeroportin me te pasigurt te globit, u arrestua nje person i lidhur me superskandalin, i cili ishte disi edhe si i droguar dhe sikur te ishte vella siamez me Fredi Alizotin.

Suksesi i operacionit te policise sipas Faking News beri qe i arrestuari te merret ne dorezim per trajtim te metejshem nga narkodrejtor Albert Nushi, ekspert ne fushen e trajnimit te deshmitareve te rreme dhe kryenarkodrejtor badiguardi i Eskobarit, krye ekspert per certifikimin e deshmitareve te rreme te serise F. A. (Fredi Alizoti e me siper).

Te arrestuarit pa emer por i serise F.A, vazhdon lajmi i prestigjiozes Faking News, iu gjeten 3 tenxhere me presion, nje jastek dhe dy gjyma dhe nje katruve uje dhe nje tepsi e madhe plote e perplot me euro, ne total 110 mije euro.

Faking News informon se suksesi i operacionit vazhdon.

Habere te tjera te rendesishme do ti mesoni ne darke. Faleminderit Faking News! sb

Bodigardi i Arta Markut përplas gazetarin…

Një gazetar, i cili si kolegët e tij, po priste në korridoret e Kuvendit daljen e kryeprokurores Arta Marku, por wshtw sulmuar nga truproja i Markut.

Kryeprokurorja Arta Marku nuk fshehu dot nervozizmin e saj sot pas pyetjeve të gazetarëve mbi fillimin e hetimeve për përgjegjësit e grabitjes në Rinas. Marku iu përgjigj pyetjeve duke thënë “Mund të drejtoheni ne zyrat përkatëse të prokurorive.

Në prokurorinë e përgjithshme nuk behën hetime, dhe ju duhet ta dini”, duke shtyre më pas mikrofonat e gazetareve, që nuk mbetën pa reaguar.

I shpejtë edhe reagimi i truprojës së kryeprokurores, që përplasi për muri gazetarin. Pre e sulmit ra gazetari Renaldo Salianji.

Prokurorja e Përgjithshme e paraprirë nga truproja që kujdeset t’i hapë rrugën. Kryeprokurorja kërcënohet nga bllokimi i rrugës prej gazetarëve, kërcënohet nga transparenca. Janë qindar pyetje në fakt që i kanë zënë rrugën Kryeprokurores: Ajo është duke ndjekur skenarin rilindas për çështjen ‘Babale’, akuzon opozitën me një skemë të përgatitur në zyrën e Edi Ramës dhe gazetarët duan të dinë përse përgjimet e regjistruara nga Prokuroria dalin kundër akuzës së Prokurorisë.

Tre ditë më parë, policia e shtetit, përdori gazin lotsjellës kundër ligjit, moralit dhe arsyes në shtëpitë e 7 familjeve në Bregun e Lumit, duke helmuar fëmijë e gra, që ishin aty vetëm për të mbrotjur shtëpitë e tyre nga babëzia. Gazetarët kanë të drejtë të dinë nëse do të ketë hetim për këtë.

Po atë ditë që përdori gazin lotsjellës, policia nuk gjeti rrugën kur 5 kriminelë të armatosur u futën mu në mes të aeroportit të Rinasit, duke cënuar Sigurinë Kombëtare për të grabitur miliona euro. Nderin e forcave të rendit e shpëtuan efektivët e FNSH që u gjendën rastësisht afër. Njerëzit, nëpërmjet mediave duan të dinë, a mendon edhe ajo si Edi Rama që fajin e kanë kinezët?!

Rama tmerrohet nga protesta madhështore, ja ku do t’ia mbathë nesër

“Dita dhe nata janë të popullit opozitar. Do vendosë populli opozitar, por një gjë e di, që do jetë protesta më e madhe që ka parë Shqipëria deri sot. E ftoj krye Kreun e Meduzës të nderojë qoftë dhe një herë atë zyrë, e ftoj të qëndrojë në kryeministri”, deklaroi Berisha ditën e djeshme nga studio e Ora News.

Por duket se edhe këtë protestë mbarëkombëtare të opozitës kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta shmangë. Shefi i Qeverisë mësohet se do të jetë në një vizitë zyrtare në Kuvajt.

Protesta e tretë mbarëkombëtare e opozitës do të nisë në në orën 18:00 të të shtunës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kryeministria dhe policia kanë marrë masat e sigurisë. Mbrojtja e markizës në hyrje të godinës, gardhe rrethuese alumini, kamera sigurie, këto janë vetëm disa prej masave.

Grabitja e 10 milionë eurove, monedha bie pikiatë në kursin valutor

Rënia e valutave kundrejt lekut ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme me ritme të përshpejtuara në krahasim me dy ditët e mëparshme, duke reflektuar pamundësinë që bankat kanë për të transportuar valutën jashtë vendin, çka po i bën ato të kufizohen në transaksionet e këmbimit valutor.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.58 lekë, duke shënuar një rënie prej 0.62 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme. Kjo është rënia më e madhe ditore që prej qershorit të vitit të kaluar, përpara se Banka e Shqipërisë të ndërhynte për të frenuar rënien e monedhës së përbashkët.

Në tre ditë, që kur ndodhi grabitja e parave në barkun e avionit në Rinas, që po nisej drejt Vjenës, çka bëri që Austrian Airlines të ndalonte transportimin e parave, euro ka humbur 1.31 lekë, duke u këmbyer sot në nivelin më të ulët nga fillimi i janarit.

Ekspertët e bankave pohojnë se arsyeja kryesore lidhet pikërisht me faktin që bankat nuk mund të transportojnë më para jashtë dhe si rrjedhojë po bëhen më pak transaksione këmbimi. Disa banka, psh, kanë filluar të pezullojnë këmbimet me franga zvicerane dhe paund britanik, që kërkojnë transport, në mënyrë që të minimizojnë spekulimet. Paundi ra sot me 1.11 lekë dhe franga zvicerane me 0.63 lekë.

Ashtu si dhe ditën e djeshme, në tregun valutor kanë rënë të gjitha valutat pa përjashtim kundrejt monedhës vendase, duke treguar se nënçmimi është i ndikuar nga faktorë të brendshëm, ku rënia e euros ka “rrëzuar” të gjitha valutat e tjera.
Dollari këmbehej sot me 109. 36 lekë. Në tre ditë, monedha e gjelbër ka humbur gati 1.5 lekë.

Bankierët pohojnë se në pritje të zgjidhjes se si do të kryhet transportimi i parave, bankat nuk janë të prirura të bëjnë këmbime në euro dhe kjo mund të jetë problem për biznesin që kryen transaksione të mëdha, ndërsa për individët, që këmbejnë shuma të vogla nuk do të ketë probleme. Sipas të dhënave nga banka e Shqipëri, në 2018-n, volumi total i transaksioneve valutore ishte rreth 8 miliardë euro, çka nënkupton transaskione prej rreth 25 milionë euro në ditë.

Transferimi jashtë
Krahas dërgimit të tepricës së eurove apo dollarëve, (kur nuk kanë mundësi kreditimi apo angazhimi në investime të tjera në Shqipëri për atë monedhë), bankat grumbullojnë edhe cash të një monedhe në treg.

Zakonisht në Shqipëri grumbullojnë cash Paund ose Franga Zvicerane. Këto monedha i tregtojnë në Bankat Rajonale, zakonisht në Vjenë, por edhe Credit SëissZyrich duke i konvertuar në Euro ose Dollar, të cilat ose i sjellin mbrapsht fizikisht në Shqipëri ose i kreditojnë në llogaritë me Bankat korrespondente në Austri apo Zvicër, në vartësi të Bankës që bën marrëveshjen. Ky është një transaksion i thjeshtë këmbimi cash.

“Monitor”

Skema Rama-Lleshi-Balluku në grabitjen e 10 milionë eurove, denoncimi i fortë i Berishës

Sali BERISHA

Pse parate ne barkun e avionit ne Rinas i vodhen Edvini, vasali i tij Gjeneral Kanabisi dhe ndrikull Riformato?
Miq, natyrisht me kete nuk dua te them se Edvini ishte ne timonin e mikrobuzit te tatimit hetimor apo se kishte veshur ne koke masken tullace te Muratajt. Nuk dua gjithashtu te them se Vasal Kimiku, alias Gjeneral Kanabisi ishte personi me kamuflazh dhe antiplumb ne shkallen e ngarkimit te avionit apo shofer i furgonit te dyte te bandes me te famshme te partise.

Sikunder nuk dua te them se Ndrikull Riformato u fut ne barkun e avionit per t’ju treguar ngarkesat me para banditeve te partise. Por megjitheketo une u them shqiptareve se hajdute e vertete te kesaj vjedhje shteterore jane Edvini, me dy ndihmesit e tij; Gjeneral Kanabisin dhe ndrikull Riformaton. Le t’iu referohemi fakteve.

1- Vjedhja e parave ne pisten e avioneve eshte deshmi e zero sigurise se nje vendi dhe nuk ka ndodhur kurre me pare ne historine e ketij vendi. Kjo eshte dukuri ekskluzive e narko qeverise se Edvinit.

2- Ne fundin e qershorit te vitit 2016 banda e partise vodhi 6 milione euro ne pisten e avioneve te aeroportit te Rinasit.
Çdo kryeminister qe eshte duar jashte dhe qe ndjen minimumin qofte dhe nje nonagrame te pergjegjesise zyrtare, shteterore per superskandalin qe i ndodhi qeverise se tij ai perdor te gjithe fuqine e ekzekutivit, policine, sherbimet inteligjente, ushtrine, miraton çdo ligj dhe nxjerr çdo vendim, e krijon çdo strukture te domosdoshme qe ky superskandal te mos mund te perseritet kurre me.

Por Edvini eshte i vetmi kryeminster ne bote qe ndaj superskandalit te qershorit te vitit 2017 jo qe nuk mbajti asnje qendrim ndaj asnje zyrtari te pergjegjesise per superskandalin, por beri sikur nuk kishte ndodhur madje disa syresh i beri edhe ministra.

Keshtu Gjeneral Kanabisi nga anetar i bordit te Autoritetit te Aviacionit Civil u shperblye fillimisht me emerimin kryetar i ketij bordi dhe me pas me detyren e ministrit te brendshem. Po keshtu ndrikull Reformato u lartesua ne detyren e ministres.

Rama eshte autori i superskandalit te vjedhjes se dyte te 10 milione eurove nga banda e partise pasi ai pas ngjarjes qe vertet tronditi boten pa thene nje fjale te vetme vrapoi jashte vendi nga ku leshoi vetem dy rrejshta kod:

a- “fajin e ka kinezi” sikur te behej fjale per nje ngjarje ne ndonje province te Kines apo sikur aeroporti i Rinasit te ishte nje ekstraterritorialitet kinez ne zemer te Shqiperise.
b-fjalia tjeter e Edvinit njeriut me logoren ditore me kilometrike e me profuze ne bote ishte: “respekt per policine”

Me kete fjali kod te dukej sikur falenderonte policine qe nuk arriti te kape banden e partise dhe 10 milion eurot qe duhen per blerjen e votave.

Por perveç Edvinit hajna te tjere kryesore ne kete vjedhje jane edhe Gjeneral Kanabisi dhe Ndrikull Riformato.
Gjeneral Kanabisi keshilltari dhe kandidati per president i Edvinit i presupozuar me njohuri ne fushen e sigurise ishte prej 7 vitesh antare dhe pas vjedhjes se pare edhe kryetar i bordit te Autoritetit te Aviacionit Civil, institucionit pergjegjes direkt para qeverise, qytetareve shqiptare dhe komunitetit nderkombetar per sigurine e aeroportit te vendit.

Gjeneral Kanabisi, qe ne drejtim te bordit mund te merrte vete dhe ti propozonte Edvinit çdo mase per garantimin e sigurise se aeroportit, pas vjedhjes se pare nuk beri gje tjeter veçse mbushi xhepat me shperblimet nga bordi.

Ai me qendrimin e tij kontribuoi direkt tashme edhe si minister i brendshme qe banda e partise te kryente me sukses vjedhjen shteterore te 10 milione eurove per zgjedhjet e ardhshme.

Ne perputhje me misionin e tij, Gjeneral Kanabisi apo Vasal Kimiku, qe u hedh gaz helmues luftarak qytetareve te Tiranes ne shtepite e tyre ne ora 6:00 te mengjesit, deklaron me nje qetesi kriminale dhe duke mashtruar pafytyresisht shqiptaret se policia beri ne kohe detyren, duke u tallur keshtu me cinizem me shqiptaret.

Me kete deklarate kod per policine, e cila nuk kapi asnje nga banditet, nuk kapi asnje thes me euro, te dukej sikur thoshte policia garantoi suksesin e operacionit te superskandalit qe jehoi fuqishem ne mbare boten.

Sa per vrasjen e Admir Muratit me nje plumb te vetem ne koke gjasat jane se ajo ishte nje vrasje e planifikuar. Ate duket e zhduku sipas urdherit banda e partise per te mbyllur cdo problem prej tij. Nuk eshte e rastit qe shqiptaret mesuan nga mediat greke emrin e te vrarit Admir Murati. Ky lajm flet vet.

Pervec ketij qendrimi, njelloj si padroni i tij, Vasal Kimiku, deklaroi edhe ai si padrinua i tij se fajin e ka koncesionari. Kurse ai qe prej 7 viteve ishte anetare dhe krytar i bordit te Aviaicionit Civil dhe tani minister i brendshem njeriu absolutisht me pergjegjes per superskandalin nuk kishte asnje pergjegjesi per vjedhjen shteterore te 10 milione euro nga banda e partise.

Ne superskandalin e vjedhjes ne barkun e avionit ne pisten e aeroportit te Rinasit ne tave eshte edhe ndrikull Reformato.
Ndrikulla perbenin me Enon avokatin e Reformatos dhe aksionerin e ICTS, bashkeshortes se Joanes, shefes te kabinetetit te saj, treshen mafioze me te fuqishme te Edvinit ne aeroportin e Rinasit.

Ishte kjo treshe famoze qe shnderroi aeroportin e Rinasit ne bazen e narkoflotes ajrore te Reformatos, qe e kalonte ate jashte kontrollit te sistemit TIMS dhe skanimit qe shtroheshin ne lokale me Reformaton etj etj.

Pas skandalit me Reformaton, te supervjedhjes ne Pisten e avioneve te 6 milion euro ne fundin e qershorit te vitit 2016, Ndrikulla ne fjale, anetare e bordit te Autoritetit Civl dhe drejtoreshe e Antes, u be njeriu me i rendesishem ne aeroportin e Rinasit.

Ajo konfidente e njohur e hershme e krye kreut te Meduzes bente ligjin ne Rinas. Ajo kishte mundesi dhe fuqi te bente çdo emerim, propozim dhe te jepte çdo urdher per sigurine e aeroportit te Rinasit. Por jo.

Per suksesin e ketyre skandaleve ajo emerohet ministre e transportit, energjise etj etj. Kurse ndrikull Joana lartesohej dhe zevendesoi ne te gjitha detyrat ndrikull Reformaton duke patur krah te djathte dhe te majte kumbar Eno Bushin, bashkeshortin e saj dhe aksioner kryesor i kompanise se sigurise se aeroportit.

Nga dita e ndodhjes se superskandalit e gjer sot ndrikull Reformato, e pafajshme se vjedhja u krye, u thote shqiptareve se fajin e ka koncesionari, se fajin e ka kinezi, se fajin e ka dreqi dhe i biri por vetem ajo jo.

Miq, pergjegjesia njerezore, njohja e saj eshte tipar qe dallon njeriun e qyteteruar nga njeru primitiv. Ajo nuk ekziston vetem per vrasesit, hajdutet, kriminelet dhe njerezit primitiv, trojka Edvin-Vasal-Belushke primitiv nuk jane!

Basha paralajmëron prokurorët që po keqpërdoren: Nuk do të shpëtoni!

Kryetari i PD, Basha ka paralajmëruar përmes një deklarate për mediat, prokurorët që po keqpërdoren politikisht nga qeveria mbi hetimet e dosjes “Babale” se ata nuk do ti shpëtojnë vetingut me hetimet politike ndaj Salianjit dhe gazetarit, Olldashi. Basha u shpreh se nuk po hetohen autorët e trafikut të dreogës, por denoncuesit e tyre.

Basha tha se dëshmitari i rremë Alfred Alizoti ka pranuar të bëjë 1 vit burg, për të mbrojtur kupolën e shtetit në aferat e tyre korruptive. Duke folur për denoncimet e Salianjit, Basha nënvizon se ky shtet dërgon në gjyq ata që denoncojnë dhe gradon të korruptuarit.

“Kupola e shtetit është e përfshirë në skandal. Alfred Alizoti ka pranuar të bëjë 1 vit burg për të mbrojtur kupolën e shtetit, e cila është e zhytur deri në fyt në afera korruptive dhe skandale.

Deputeti i PD Ervin Salianji ka bërë publike për mediat fakte të rënda sesi Agron Xhafaj bën trafik droge, zbuloi dëshmitarin e rremë Alfred Alizotin, që bën ndere për kupolën e korruptuar të shtetit.

Prokuroria vetëm bën sehir dhe nuk vepron për zyrtarët e lartë e shtetit. Kjo sepse Prokuroria është kapur politikisht. Donika Prela dhe prokurorët e tjerë kanë marrë si të pandehur Salianjin, gazetarin Olldashi dhe denoncuesit e së keqes, e jo keqbërësit.

Sot të pandehur për afera të tmerrshme kriminale shtetërore duhet të ishin Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, zyrtarë të SHISH. Edi Rama ka marrë në mbrojtje Ballën, Xhafajn, zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit që dalin në përgjime duke bërë favore për kriminelë me damkë dhe gradohen nga kriminelët”, tha kryetari demokrat Lulzim Basha.

Gjykata e Tiranës ka marre në gjykim dosjen “Babalja” me te pandehur ish-deputetin, Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi për akuzen e “kallezimit te rreme”. Fredi Alizoti ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa tre të tjerët pushimin e gjykimit.

Kujtojmë që çështja penale u çel pas akuzave të vlonjatit Albert Veliu, i njohur me nofkën “Babale”. Dosja e famshme e cila po hetohej nga prokurori Përparim Kulluri, është kthyer pasi nga hetimet rezulton se audiopërgjimi është i rremë. Po ashtu dosja në fjalë është kthyer në polici, me qëllim kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.

Skandali që po hetohet shpërtheu pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike, të një materiali audio, ku një person i identifikuar si “bashkëpunëtori x”, fliste për një bashkëpunim të mundshëm me vellain e ministrit të brendshëm të kohës, për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Më vonë, personi në fjalë, u zbulua se ishte Albert Veliu, i njohur edhe si Berti i Abesë, ish i dënuar për trafik droge. Të njëjtat akuza për Agron Xhafajn, Albert Veliu i bëri edhe përmes një interviste dhënë gazetarit Jetmir Olldashi, e cila gjithashtu u trasmetua nga selia e Partisë Demokratike.