21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Udhëtimi misterioz i ministres në Maltë ditën e kapjes së ngarkesës së kokainës

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar përmes “qytetarit dixhita” një vizitë misterioze dhe të vetmuar të ministres së Financave në Maltë ditën që janë kapur nga autoritetet e Maltës një ngarkesë kokaine prej 24 kilogramësh nga Shqipëria

Nje udhetim i ndrikull Falimentimit ne Malte!!Lexoni çfare shkruan nenpunesi dixhital. sb

Pershendetje z Berisha me kete mesazh desha te ju njoftoj se Ministrja e financave e vila ka ndezur nje sherrnaj te madhe ne ministri,ka vajt ne malt ne nje udhtim misterioz vetem pa asnje njeri me vete ditet qe eshte kap droga qe do vinte nga malta ne shqiperi Ka ik me 14 dhe eshte kthyer me date 16..

Mire do te jete te hetohet umdhitmi i saj. Gjithashtu kjo zonje ka ndezur sherre te medha ne ministri ne radhe te pare me zevendeset e saj. Zevendes ministria qe iku dha dorheqjen se nuk firmosi PPP e radhes per kontrollin teknik si korrupsion i hapur.ju lutem anonim.

24 kilogram kokainë me vlerë 2.7 milionë euro janë zbuluar brenda një kontenieri në një prej porteve të Maltës piëkrisht me 14 Prill. Autoritetet vendase bëjnë me dije se ngarkesa ishte nisur nga Amerika Latine dhe kishte për destinacion Shqipërinë.

Mësohet se droga u gjet ditën e sotme gjatë skanimit të kontenierëve në terminalin e portit “Freeport” të Maltës kishte si destinacion Shqipërinë. Pakot e kokainës ishin shënuar me shkronja si “GN” dhe fotografi dalluese. Kapja e kësaj ngarkese vjen vetëm 48 orë pas kapjes së 91.2 kilogram kokaine po në të njëjtin port.

Presidenti reagon për largimin masiv të të rinjve: Jam shumë i shqetësuar

Presidenti Meta ka shprehur publikisht shqetësimin për largimin masiv të të rinjve nga vendi. Meta i bëri komentet gjatë një takimi me studentët e një universiteti privat.

“Jam shumë i shqetësuar nga fakti që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, veçanërisht studentët, ende dëshirojnë të largohen nga vendi.

Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune.

Ndaj sot, në 10-vjetorin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë urova me gjithë zemër që ky institucion arsimor të përmbushë me sukses këtë mision fisnik dhe të vështirë!

Me këtë rast pata kënaqësinë të vlerësoja me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, tre pedagogë dhe shkencëtarë të spikatur, Aristotel Pano, Ksenofon Krisafi dhe Gudar Beqiraj”, tha Meta.

13 Prilli, fundi i “djallëzuar” politik i Edi Ramës!

Nga Qamil Gjyrezi

Protesta mbarëpopullore e P.D.-së dhe opozitës së bashkuar me thirrjen: “Nga Jugu në Veri, Rama Ik”, duhet t’i japi fund qeverisë autoritare të Edi Ramës në këtë mes Prilli! Me 13 Prill, kërkesat e P.D.-së dhe opozitës së bashkuar janë të njëjta, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Prilli është edhe muaji i “reshjeve” të fillimit të pranverës. 13 Prilli duhet të kthehet në një “shtërngatë” politike kundër Edi Ramës dhe Rilindjes.

Shqiptarët e përdhunuar 6 vite nga “Rilindja e narkotrafikantëve” dhe nga Edi Rama meritojnë këtë pranverë një qeveri tranzitore që krijon premisat për zgjedhje të lira për vendosur rregullat e demokracisë, shtetit ligjor të nëpërkëmbur nga “Djallëzitë politike” të Edi Ramës”!

Me datën 13 Prill do të jetë një mbasdite me kohë të mirë, “shenjë” që tregon ditë të mira për shqiptarët dhe fundin e Edi Ramës! Papa Francesku, gjatë një meshe ka deklaruar se:

“Djalli është inteligjent, biles nganjëherë më inteligjent se engjëjt dhe njerëzit”! Edi Rama i vënë në presion nga populli, opozita, biles edhe nga ndërkombtarët, po përdorë mendjen dhe sjelljen e djallit! Edi Rama me të vërtetë duket se po luan rolin e të “dorëhequrit”, Liderit të Ballkanit për të mos krijuar sistemin zinxhir të zgjedhjeve të parakohëshme në rajon, në anën tjetër përdhunon banorët e bregut të lumit me “ndihmësin” e tij Erion Veliaj, “hap” dyert e aeroportit të Rinasit për “grabitësit e parave” dhe vazhdon idenë e “stabilitetit politik dhe ligj-zbatues” në vend, duke vendosur ushtrinë ne aeroportin e një vendi “demokatik” dhe anëtarë i Natos, shenja tipike të “grushtit të shtetit”!

Prandaj PD dhe opozita e bashkuar me datën 13 Prill duhet ta largojnë Edi Ramën! Përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar janë diplomatë dhe përfaqësues të qeverisë së SH.B.A-ve dhe Europës!

Ata kryejnë misionet e tyre diplomatike dhe shtetërore! Opozita e deklaroi publikisht, se ishte e bindur se përfaqësuesi i Sh.B.A.-ve nuk kishte ardhur posacërisht pë krizën politike në vend. Opozita e mirëpret ndihmën e ndërkombëtarëve për krizën politike dhe sociale në Shqipëri!

Por fuqinë për ndryshim dhe rivendosjen e demokracisë së nëpërkëmbur e kanë në dorë vetë njerëzit, shqiptarët. Shqiptarët nga Jugu në Veri duhet të vendosin për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre! Prandaj duhet të marrin pjesë në protestën e datës 13 Prill, që të largojnë njëherë e përgjithmonë “autoritarizmin” dhe “politikën e djallëzuar të Edi Ramës”!

Nëse të gjithë shqiptarët nga jugu në veri dhe kryesisht në Tiranë, do ta kuptojnë rëndësinë e datës 13 Prill, në muajin maj të gjithë do të jenë më optimistë në punët dhe bizneset e tyre dhe studentët në provime pa Edi Ramën!

Mirë u pafshim me datën 13 Prill 2019, ora 18:00, para kryeministrisë, biles me një “Lule Prilli” në dorë, për largimin e Edi Ramës! Po e mbylli shkrimin me një deklaratë optimiste dhe realiste të liderit të opozitës Lulzim Basha: “Bashkim i të gjithë shqiptarëve në betejën e 13 Prillit kundër regjimit kriminal.

Rruga e vetme për këtë është bashkimi i të gjithë shqiptarëve në betejën kundër padrejtësise, krimit dhe korrupsionit, për sigurinë, jetën dhe mirëqënien e çdo shqiptari”! 13 Prilli, duhet të jetë “fundi” i kryeminsitrit Edi Rama, që nuk la “djallëzi” politike pa përdorur në këto 6 vite, për të realizuar projektet e tija, duke i keqpërdorur dhe keqeverisur shqiptarët!

1 në 10 fëmijë me astmë nga trafiku i rënduar

Gati 80 për qind e fëmijëve të sëmurë nga ndonjë formë e rëndë e astmës jetojnë 75 metra larg nga nyjat rrugore, ndërsa për shkak komplikimeve shpesh përfundojnë në spital, ka vërtetuar studimi.

Fëmijët të cilët jetojnë afër rrugëve më të frekuentuara kanë rrezik më të madh nga forma e rëndë e astmës dhe të shumtën për shkak të komplikimeve përfundojnë në spital, ka vërtetuar studimi i Universitetit të Karolinës Jugore.

Çdo i dhjeti fëmijë është sëmurë nga astma, sepse jeton afër rrugëve të mëdha të komunikacionit, shkruan Daily Mail. Gati 80 për qind e fëmijëve të cilët janë sëmurë nga ndonjë formë e rëndë e kësaj sëmundje jeton vetëm 75 metra larg rrugës.

Tymi dhe gazrat e liruara nga automobilat respektivisht dyoksidi i karbonit dhe ozoni i kontribuojnë zhvillimit të astmës, ka vërtetuar studimi. Ndotja e ajrit dhe trafiku i dendur në qytetet e mëdha munden seriozisht ta dëmtojnë shëndetin e fëmijëve.

Vetëm me reduktimin e emetimit të gazrave do të mund të zvogëlonim numrin e fëmijëve të sëmurë nga forma e rëndë e astmës.

– “Po qe se ndotja në Los Angeles do të reduktohet për një të pestën, do të kishim kursyer gati 6.000 fëmijë”, – ka shpjeguar udhëheqësi i hulumtimit, profesor Rob McConnell.

Çfarë i ndodh trurit tuaj nëse shikoni një person në sy për 10 minuta

Gjatë këtij studimit u zbulua se sytë mund të na mashtronin në mënyrë të tillë sa të na shkëpusnin nga realiteti. Psikologu italian Giovanni Caputo zhvilloi një studim në Universitetin e Urbinos për të zbuluar se çfarë ndodh në trurin e njeriut, kur dy persona shikohen në sy me njëri-tjetrit për një periudhë të gjatë kohore.

Ai dhe ekipi i tij mblodhën 40 persona të rritur të shëndetshëm dhe i ndanë në 2 grupe. 20 të parët u futën në një dhomë me dritë të zbehtë. Më pas atyre iu kërkua që të shikonin njëri-tjetrin në sy për 10 minuta.

20 pjesëmarrësve të tjerë iu kërkua të shikonin në një mur të zbrazët. Asnjërit nuk iu tha se për çfarë bëhej ky investigim.

Pas seancave të tyre, pjesëmarrësit plotësuan një formular ku treguan se çfarë kishin kaluar. Ajo çfarë rezultoi ishte: se njerëzit që shikonin në sytë e dikujt për një periudhë të gjatë kohe përjetonin simptoma të shkëputjes, largimi nga realiteti, ndryshimet në perceptimet e zërit dhe ngjyrave, si edhe zvarritja e kohës.
Ajo që është edhe më interesante është se ata përjetuan halucinacione.

90% e pjesëmarrësve raportuan se shikonin zhvendosjen e personit tjetër ose shtrembërimin e fytyrës në një hapësirë prej 10 minutash. Disa panë të “ndryshonte” fytyra në një përbindësh ose kafshë.

Çfarë loje po na bën truri jonë?
Dr Caputo nuk ka një përgjigje të saktë pse kanë ndodhur halucinacionet, por ai mendon se kjo gjë ndodh për shkak të privimit shqisor, pauzës në përdorimin e shqisave të tjera.

Pra, me pak fjalë, nëse shikoni një person në sy për më shumë se 10 minuta, atëherë ju do të shkëputeni nga realiteti!

BE dënon mohimin e masakrës së Reçakut nga zyrtarët serbë

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Maja Koçijanciç shprehet, se nuk ka vend për mohimin apo relativizimin e ngjarjeve që kanë ndodhur në Reçak në vitin 1999.

Komentet e zëdhënëses të enjten (11.04)erdhën pas mohimit të masakrës së Reçakut nga zyrtarë serbë duke përfshirë edhe një ministër nga Qeveria e Kosovës, dhe vetë kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq. Ministri kosovar pas komenteve që bëri u lirua nga detyra nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

“Mohimi dhe revizionizmi (nënkupto revizionizëm historik, shën red.)janë kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe kundër projektit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka shtuar ajo në një kumtesë me shkrim.

“Duke i respektuar viktimat, autoritetet duhet të përmbahen dhe të punojnë për një vlerësim të sinqertë dhe të vërtetë të të ardhmes”, ka thënë ajo.

Mogherini në Berlin
Ndërkohë e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, FedericaMogherini do të marrë pjesë në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Maja Koçijanciç, të enjten (11.05) ka konfirmuar se shefja e saj Federica Mogherini do të marrë pjesë në darkën e organizuar nga Kancelarja gjermane Merkel dhe Kryetari francez Makron ku do mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj ky takim do të ofrojë një mundësi për të adresuar sfidat dhe të theksohen përpjekjet për pajtim, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal.

Trump: Pritet takimi i tretë me Kim Jong Un

Ulur përkrah presidentit të Koresë së Jugut në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu gatishmërinë e tij për një takim tjetër me udhëheqësin e Koresë së Veriut, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për çarmatimin bërthamor.

“Takimi i tretë mund të ndodhë”, tha presidenti Trump. “Hap pas hapi. Nuk do të shkojë shpejt”.

Duke ju përgjigjur pyetjes së një gazetari në zyrën ovale, nëse do të pranonte çfarëdo marrëveshjeje për çarmatimin bërthamor, ai tha se ka një varg “marrëveshjesh të vogla që mund të ndodhin”.

“Por, tani po flasim për një marrëveshje të madhe”, që “të heqim qafesh armët bërthamore”.
Presidenti Trump, tha se ka vendosur të mos ashpërsojë sanksionet ndaj Phenianit, por synon që “sanksionet ekzistuese të mbeten në fuqi”.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha se procesi është ende duke përparuar. Presidenti Moon ishte nxitësi i takimeve ndërmjet udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, që kurrë nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike.

Presidenti Moon i tha presidentit Trump se takimi i parë që u mbajt në Singapor në qershor të vitit të kaluar, çoi në një ulje të rëndësishme të tensioneve në gadishullin korean dhe ka nevojë për një takim të tretë.

“Tani paqja ka ngadhënjyer”, i tha ai presidentit Trump duke folur në gjuhën koreane. “Ne besojmë se ju do të jeni në gjendje ta zgjidhni këtë problem dhe ndryshimi dramatik është vetëm në saje të udhëheqjes suaj të fortë”.

Presidenti Trump refuzoi të thotë nëse kishte komunikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut gjatë javëve të fundit.

Ai u takua dy herë deri tash me udhëheqësin koreano verior Kim Jon Un. Takimi i dytë u mbajt në muajin shkurt në Vietnam, i cili përfundoi me herët sesa ishte planifikuar, meqë Koreja e Veriut kërkoi heqjen e sanksioneve, ndërsa Shtetet e Bashkuara i kërkuan Koresë së Veriut të heqë dorë nga armët bërthamore.

Përsëri trafik droge nga Shqipëria në Itali

Policia e Romës ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar me akuzën e zotërimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.

Policët e kanë pikasur shqiptarin teksa përpiqej të fshihte një çantë në bagazhin e motorit dhe provoi të largohej me shpejtësi sapo vuri re praninë e tyre.I bllokuar pas një ndjekjeje të shkurtër, atij iu gjetën 6 kilogramë hashash dhe disa tufa çelësash.

I bllokuar pas një ndjekjeje të shkurtër, atij iu gjetën 6 kilogramë hashash dhe disa tufa çelësash.

Në banesë iu gjetën 100 kilogramë hashash, 40 kilogramë marijuanë dhe 3.5 kilogramë kokainë.

Shqiptari i arrestuar tashmë gjendet në burgun Regina Coeli, në pritje të procesit hetimor.

U grabitën 16 thasë me para, kush është polici i shpallur në kërkim

Gazetarja, Dorjana Bezat bëri me dije detaje të reja nga hetimet e policisë në lidhje me grabitjen spektakolare në Rinas, gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” .

Ndërsa Sekretari i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli tha se shuma e grabitur mund të jetë rreth 6 milion euro, gazetarja konfirmoi një fakt tjetër. Sipas saj nga hambari i avionit mesditën e 9 Prillit janë marrë 15 thasë me para, që i përkasin tre bankave të ndryshme të Nivelit të Dytë në Shqipëri.

Po ashtu ajo tha se policia është optimiste për identifikimin e grabitësve. Bezat konfirmoi dy persona po mbahen në përgjim nga policia në lidhje me ngjarjen, mes tyre edhe një ish-polic.

“Plani për të zhdukur gjurmët pas grabitjes, dështoi me vdekjen e njërit prej tyre. Brenda furgonit me mbishkrimin “hetimi tatimor” ka gjurmë gishtash dhe prova biologjike, kjo do ta ndihmojë policinë të shkojë në gjurmët e autorëve. Policia ka në përgjim dy persona, të dyshuar kryesor për ngjarjen.

Policia ka dy emra, njëri prej tyre një ish polic me inicialet M.H. Dyshimet janë se ka pasur më shumë se 5 persona të përfshirë në këtë ngjarje”.

Shpërthen revolta ndaj Ramës në faqen e tij: “O legen, lëri këto budallëqe por na hap ndonjë vend pune”…

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale, një video të cilat tregon se, po punon për qytetarët.

Por si çdo herë kanë qenë vetë qytetarët ata të cilët e kanë vënë përballë të vërtetës së hidhur se, në Shqipëri nuk po punohet por po shkatërrohet.

Disa komentues i kanë treguar vendin Ramës me komente dhe ja kanë bërë të qartë se “Rilindja”, nuk po punon por po shkatërron.

Një komentues shkruan “Po Vlores si do ka bejme, nje shi dhe mbytemi jemi te Bulevardi Ri, u bene te reja kanalizimet dhe prape mbytet te Aleksandria”.

Gjithashtu një tjetër shkruan “Lëri kto budalliqe po na hap ndonjë vend pune o legen”.

“O kryeminister, kur do te vazhosh rruge e lumit te Vlores, apo u vodhen leket?”, shkruan një tjetër komentues.