28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Holanda godet Ramën, shumica parlamentare kundër negociatave, kërkohet heqja e vizave shqiptarët

Holanda do të votojë kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë, si dhe do të kërkojë rikthimin e vizave. Vendimi është bërë i ditur nga shumica qeverisëse në Holandë, gjatë një diskutimi në Parlament lidhur me problemet e krimit të organizuar të emigrantëve shqiptarë.

Në seancën e djeshëm të Kuvendit, partia e mazhorancës thirri në interpelancë Ministrin e Jashtëm, Stef Blok dhe Ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, Ferdinand Grapperhaus në lidhje me krimin e organizuar shqiptar dhe penetrimin e tij ne Holande.

Dy ministrat siguruan parlamentin Holandez se Holanda është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë për shkak të gjendjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qëndrim i cili iu është bërë i ditur autoriteteve shqiptare.

Për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar dhe deputetët e parlamentit holandez hodhën idenë e rikthimi të vizave. Partitë e koalicionit qeveritar paraqiten një rezolutë ku i kërkohet qeverisë holandeze që BE-ja të pezulloje lëvizjen e lirë dhe të rikthejë regjimin e vizave me Shqipërinë. rezoluta do të votohet në Parlamentin holandez më datë16 Prill.

Në përfundim të debatit Ministri i Jashtëm dhe Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë theksuan se rivendosja e regjimit të vizave me Shqipërinë është një vendimmarrje e gjerë europiane dhe nuk është përgjigja e duhur për situatën në të cilën kalon Shqipëria.

Deputetët holandezë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët
Shumica parlamentare në Holandë ka votuar pro-rikthimit të vizave për shqiptarët. Ky vendim vjen pas kërkesës së 3 partive kryesore në Holandë, të cilat pretendojnë se me rikthimin e vizave do të frenojnë sadopak bandat shqiptare të drogës.

“Shqipëria nuk është e mirëpritur në Holandë. Për më tepër, ky vendim duhet të inkurajojë vendin ballkanik të bëhet më aktiv”, shkruan media më e madhe holandeze.

Ministri Bloch e quajti këtë kërkesë të ‘pashpresë’ po të nevojshme, ndërsa tha se pret që vendet e tjera të BE-së të mos pajtohen me këtë vendim.

Ndërsa anëtari i Parlamentit Madeleine van Toorenburg, nga partia CDA, vuri në dukje se në vitin 2017, policia e Amsterdamit dhe autoritetet e drejtësisë kërkuan që të rifillohej regjimi i vizave për Shqipërinë, shkruan fax ëeb.

Ky vendim i Holandës duket se i jep fund dhe shpresës së Shqipërisë për çeljen e negociatave në Qershor, pasi ky shtet ka qenë përherë skeptik për zgjerimin e BE-së.

Një pjesë e konsiderueshme e krimit në Holandë zotërohet nga bandat shqiptare, dhe duket se sipas parlamentit holandez vetëm rikthimi i regjimit të vizave mund të frenojë fenomenin.

E ëma e ministres Xhaçka ka dënuar njerëz gjatë regjimit komunist, ish-deputeti publikon dokeumentat

Kleves BALLIU

Meqë m’u drejtove si çuni i Fahriut po të drejtohen si goca e Tashës.

Atëherë dhe unë po të përgjigjem siç ti e meriton shoqja Xhaçka.

Ti shoqja Xhaçka e ke komunizmin në gjak dhe për këtë ka fakte.

Nëna jote shoqja Xhaçka, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e KRIMINELIT Enver Hoxha.

Më pas nëna jote shoqja Xhaçka, u mor me trafikim jetimesh dhe si pjesë e bandës u shpall në kërkim. Ajo u arratis në Greqi e më pas në Itali.

Ti zonja Xhaçka vetë u shkollove me paratë e të dashurit tënd, e që ishte djali i Gjallicës.
E frymëzuar nga misioni komunist i nënës tënde kur u ktheve në atdhe fillove punë në parti.

Dhe sot si një komuniste e vogël, e rritur me krim dhe pushtet, e ke mbushur Ministrinë e Mbrojtjes me njerëz të shkolluar me profil “sigurimi” ku mësoheshe si të luftosh forcat e NATO-s apo dhe si të urresh forcat e NATO-s.

Ti zonja Xhaçka drejton sot Ushtrinë e një vendi anëtar të NATO-s, e që është një turp për Shqipërinë.

Dhe ti moj gocë e krimit kërkon të mbrosh sigurinë e vendit!
E kush?
Ti që je lindur në krim, je rritur në krim dhe punon për krimin.

Më poshtë janë dhe dokumentat dhe faktet për çka shkruaj më sipër.

Policia e përfshirë në grabitjen e Rinasit, zbulohen telefonatat…

Detaje të reja nga hetimet e grabitjes së pasdites së ditëve më parë janë zbardhur në emisionin “Opinion” pasditen e kësaj të enjteje.

Gazetari i kronikë së zezë Spartak Koka, i cili ishte i ftuar në panel, duke cituar burime pranë grupit hetimor, tha se, një ish-punonjës policie dyshohet se ka qenë i përfshirë në grabitje.

“Një ish-punonjës policie nga Ebasani i dyshuar, se i kanë gjetur 4-5 telefonata me pjesëtarë të grupit, se ky grup shkon në 23-24 veta në total. po verifikohen edhe ish punonjës së ICTF-së dhe punonjës së aeroportit”, tha ai.

‘Pushtimi’ i Aeroportit nga ushtria, ja përse urdhri i Ramës është anti-Kushtetues!

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, ditën e djeshme më datë 10.04.2019, ka bërë faktike veprimin dhe deklarimin publik se perimetri i jashtëm i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, do të merret në mbrojtje nga Forcat Ushtarake të Shtetit Shqiptar.

Ky veprim i qeverisë Shqiptare në fakt jo vetëm është një autogol që tregon se siguria dhe territorit i vendit është krejtësisht jashtë kontrollit të qeverisë, por është edhe krejtësisht anti kushtetues. Ky urdhër i kryeministrit Rama dhe ministres së Mbrojtjes,  nuk gjen mbështetje Kushtetuese dhe ligjore dhe përpara se ai të kryhet duhet të ekzistojnë kushtet dhe rrethanat të tilla që e bëjnë të domosdoshme sipas ligjit ndërmarrjen e kësaj mase, por njëkohësisht kërkon edhe marrjen një sërë vendimesh përpara se të realizohet në praktikë përdorimi i Forcave Ushtarake.

Referuar nenit 169 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.

Në nenin 170 të Kushtetutës, parashikohet  shprehimisht se :

  1. Masat e jashtëzakonshme mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe zgjatin për aq kohë sa vazhdojnë këto gjendje.
  2. Parimet e veprimtarisë së organeve publike dhe shkalla e kufizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut gjatë gjithë periudhës së ekzistencës së gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, përcaktohen me ligj.
  3. Ligji duhet të përcaktojë parimet, fushat dhe mënyrën e kompensimit të humbjeve që vijnë si rezultat i kufizimit të të drejtave dhe lirive gjatë marrjes së masave të jashtëzakonshme.
  4. Aktet që ndërmerren si pasojë e marrjes së masave të jashtëzakonshme, duhet të jenë në përpjesëtim me shkallën e rrezikut dhe duhet të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të kushteve për funksionimin normal të shtetit.
  5. Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohet asnjë prej këtyre akteve: Kushtetuta, ligjet për zgjedhjet për Kuvendin dhe për organet e pushtetit vendor, si dhe ligjet për masat e jashtëzakonshme.
  6. Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum, si dhe nuk mund të zgjidhet një President i ri i Republikës. Zgjedhjet vendore mund të bëhen vetëm aty ku nuk zbatohen masat e jashtëzakonshme.

Ndërkohë në nenin 173 të Kushtetutës, parashikohet se:

  1. Neë rast rreziku peër rendin kushtetues dhe peër sigurinëë publike, Kuvendi, me keërkeseë teë Keëshillit teë Ministrave, mund teë vendoseë neë njëë pjeseë ose neë teë gjithëë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat peër aq koheë sa vazhdon rreziku, por jo meë shumeë se 60 diteë.
  2. Me vendosjen e gjendjes seë jashtëzakonshme ndeërhyrja e forcave teë armatosura beëhet me vendim teë Kuvendit dhe veteëm kur forcat e policisëë nuk janëë neë gjendje teë rivendosin rendin.
  3. Zgjatja e afatit teë gjendjes seë jashtëzakonshme mund teë beëhet veteëm me peëlqim teë Kuvendit cëdo 30 diteë, peër njeë periudheë jo meë shumeë se 90 diteë

Referuar fakteve të bëra publike që në Aeroportin e Rinasit ka ndodhur së fundmi një Grabitje e një shume të konsiderueshme parash të Bankave të në Nivelit të Dytë, ky aktivitet kriminal, që përbën realizimin e veprave penale të vjedhjes nën kërcënimin e armës, nuk përbën shkak ligjor për:

Të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme;

Si dhe nuk përbën shkak për të shpallur as gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Pasi në asnjë rrethanë nuk jemi përpara një situate të tillë të përcaktuar nga Kushtetuta dhe ligji.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë referuar asaj që ka ndodhur nuk është investuar apo nuk mund të investohet për të shpallur me vendim këtë lloj gjendjeje dhe në këtë mënyrë dhe autorizimi faktik i Forcave Ushtarake për të marrë në ruajtje territorin e jashtëm të Aeroportit të Rinasi  është krejtësisht i pajustifikuar.

Nëse Këshilli i Ministrave, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes kanë një informacion tjetër sekret për sulme të tjera, apo rrezik të një natyre të veçantë dhe permanent që po i kanoset Republikës së Shqiëprisë në këtë pjesë të territorit, atëherë menjëherë ky informacion duhet të shpërndahet dhe të diktohet menjëherë më institucionet përgjegjëse përfshi Kreun e Shtetit.

Nëse jo, të gjitha deklarimet e deritanishme, apo veprimet që janë ndërmarrë, konsiderohet antikushtetuese dhe antiligjore dhe tregojnë shenja të larta papërgjegjshmërie dhe profile të ulët të menaxhimit të Forcave Ushtarake nga autoritetet drejtuese që e zotërojnë këtë pushtet në kohë paqe.

Ndërkohe në ligjin për Autoritetet dhe Pushteteve të Drejtimit të Forcave të Armatosura, zbërthehet në detaje shkaqet dhe procedurat se si dhe kur përdoren FA në një pjesë të territorit të vendit.

Konkretisht në nenin 22 të ligjit parashikohet se:

  1. Gjendja e jashtëzakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave teë Kushtetuteës seë Republikeës seë Shqipeëriseë.
  2. Me vendosjen e gjendjes seë jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim teë Kuvendit, pas keërkeseës seë Keëshillit teë Ministrave, mund teë ndeërhyjneë peër rivendosjen e rendit, veteëm kur forcat e policisë nuk janë neë gjendje ta kryejnë keëteë detyreë.
  3. Gjatë gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohet asnjë prej këtyre akteve: Kushtetuta, ligjet për zgjedhjet për Kuvendin dhe për organet e pushtetit vendor, si dhe ligjet për masat e jashtëzakonshme.
  4. Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum, si dhe nuk mund të zgjidhet një President i ri i Republikës. Zgjedhjet vendore mund të bëhen vetëm aty ku nuk zbatohen masat e jashtëzakonshme.

Ndërkohë në nenin 173 të Kushtetutës, parashikohet se:

  1. Neë rast rreziku peër rendin kushtetues dhe peër sigurinë publike, Kuvendi, me keërkeseë teë Keëshillit teë Ministrave, mund teë vendoseë neë një pjeseë ose neë teë gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat peër aq koheë sa vazhdon rreziku, por jo meë shumeë se 60 diteë.
  2. Me vendosjen e gjendjes seë jashtëzakonshme ndeërhyrja e forcave teë armatosura beëhet me vendim teë Kuvendit dhe veteëm kur forcat e policisë nuk janë neë gjendje teë rivendosin rendin.
  3. Zgjatja e afatit teë gjendjes seë jashtëzakonshme mund teë beëhet veteëm me peëlqim teë Kuvendit cëdo 30 diteë, peër njeë periudheë jo meë shumeë se 90 diteë

Referuar fakteve të bëra publike që në Aeroportin e Rinasit ka ndodhur së fundmi një Grabitje e një shume të konsiderueshme parash të Bankave të në Nivelit të Dytë, ky aktivitet kriminal, që përbën realizimin e veprave penale të vjedhjes nën kërcënimin e armës, nuk përbën shkak ligjor për:

Të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme;

Si dhe nuk përbën shkak për të shpallur as gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Pasi në asnjë rrethanë nuk jemi përpara një situate të tillë të përcaktuar nga Kushtetuta dhe ligji.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë referuar asaj që ka ndodhur nuk është investuar apo nuk mund të investohet për të shpallur me vendim këtë lloj gjendjeje dhe në këtë mënyrë dhe autorizimi faktik i Forcave Ushtarake për të marrë në ruajtje territorin e jashtëm të Aeroportit të Rinasi  është krejtësisht i pajustifikuar.

Nëse Këshilli i Ministrave, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes kanë një informacion tjetër sekret për sulme të tjera, apo rrezik të një natyre të veçantë dhe permanent që po i kanoset Republikës së Shqipërisë në këtë pjesë të territorit, atëherë menjëherë ky informacion duhet të shpërndahet dhe të diktohet menjëherë më institucionet përgjegjëse përfshi Kreun e Shtetit.

Nëse jo, të gjitha deklarimet e deritanishme, apo veprimet që janë ndërmarrë, konsiderohet antikushtetuese dhe antiligjore dhe tregojnë shenja të larta papërgjegjshmërie dhe profile të ulët të menaxhimit të Forcave Ushtarake nga autoritetet drejtuese që e zotërojnë këtë pushtet në kohë paqe.

Ndërkohe në ligjin për Autoritetet dhe Pushteteve të Drejtimit të Forcave të Armatosura, zbërthehet në detaje shkaqet dhe procedurat se si dhe kur përdoren FA në një pjesë të territorit të vendit.

Konkretisht në nenin 22 të ligjit parashikohet se:

  1. Gjendja e jashtëzakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave teë Kushtetuteës seë Republikeës seë Shqipeëriseë.
  2. Me vendosjen e gjendjes seë jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim teë Kuvendit, pas keërkeseës seë Keëshillit teë Ministrave, mund teë ndeërhyjneë peër rivendosjen e rendit, veteëm kur forcat e policisë nuk janë neë gjendje ta kryejnëë keëteë detyreë.
  3. Gjateë gjendjes seë jashtëzakonshme Kryeministri eështeë drejtpërdrejtë peërgjegjeës peër drejtimin e Forcave teë Armatosura, peërmes hierarkisëë seë drejtimit e teë komandimit.
  4. Pas peërfundimit teë gjendjes seë jashtëzakonshme Kryeministri i raporton Kuvendit peër peërdorimin e Forcave teë Armatosura gjate keësaj periudhe.
  5. Veprimet, qeë ndeërmerren nga Forcat e Armatosura gjateë gjendjes seë jashtëzakonshme, duhet teë jeneë neë peërpjeseëtim me shkalleën e rrezikut dhe duhet teë synojnë rivendosjen sa meë teë shpejteë teë funksionimit normal teë shtetit.

Nisur edhe nga sa parashikohet në ligjin më sipër, rezulton se përdorimi faktik i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në rastin konkret është një veprim :

Antikushtetutes;

Nuk gjen mbështetje në Kushtetutë dhe në Ligj;

Gjendja që e ka diktuar këtë veprim të qeverisë, nuk hyn në sferën e atyre rrethanave dhe fakteve të parashikuara në ligj që diktojnë domosdoshmërinë e ndërmarrjes së këtij vendimi.

Qeveria duhet të bëjë publike se me çfarë akti dhe vendimmarrje janë angazhuar Forcat Ushtarake në këtë çështje, si dhe aktin përkatës ku deklarohet paaftësia e Forcave të Rendit Publik për të realizuar misionin e tyre në këtë pjesë të territorit.

 

Kryemadhi: Protesta do jetë më e madhe se e 16 marsit, Rama ka frikë vetëm…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi E ftuar në A2 CNN, ka dhënë detaje lidhur me protestën e së shtunës në Tiranë e thirrur nga opozita. Ajo tha se, shumë socialistë do jenë pjesë e protestës. “Janë të ftuar shqiptarët për të marrë pjesë, protesta do jetë më e madhe se e 16 pmarsit”, tha Kryemadhi.

-Edhe nëse bie shi?

“Rënia e shiut do ta bëjë më të bukur se do tregojnë sa shqiptarët janë të mërzitur me Ramën”, u përgjigj kryetarja e LSI-së.

Lidhur me orarin e protestës ndryshe nga ato paraardhëset, Kryemadhi tha se u vendos pasdite duke pasur parasysh kohën e mirë që ka qenë ditët e fundit: “S’e kemi parashikuar që do binte shi, kjo ka qenë arsyeja pse u vendos të bëhej pasdite se ditët e fundit kanë qenë me diell”.

Akuza hodhi ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se po kap shtetin. “S’kam parë gjë akoma (Rama). Jemi ende në protesta paqësore. Deputetet e LSI që kanë djegur mandatet janë më të lumtur sot se sa ditën që i kanë marrë, se urrejtja, varfëria, kapja e shtetit, kanë krijuar një atmosferë se deputetet janë njerëzit më të urryer në shoqëri.

Ne s’marrim dot godinën e parlamentit me policinë që janë aty, që shumica e urrejnë Edi Eamën?! S’ështe beteja me godinën. as me Ramën si person, ai është viktimë e kapjes së krimit. Beteja është me fenomenin. Që të mos i shkoj askujt ndërmend ta bëjë këtë gjë. Edi Rama mund të jetojë i lumtur me gruan, me familjaren, si thotë njeri gjë. Por s’mund të kapi shtetin”, tha Kryemadhi.

“Ai ka frikë vetëm për kurrizin e vet, po i gjuajtje në… atje logjikon. Ndërgjegjësimi do fillojë nga PS, shumë socialistë do jenë pjesë e protestës”, shtoi.

Grabitja në Rinas një akt terrorist
Kryemadhi është shprehur se, grabitja e 10 milionë euroshe në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” është një akt terrorist.

Sipas saj, Policia duhet të kishte dalë para mediave e të paktën të deklaronte shumën e grabitur.

“Ngjarja e Rinasit nuk ishte një film i Hollivudit. Të guxojnë ta bëjnë në shtete të rëndësishme. Për mua ngjarja është veprim terrorist. Përveç vjedhjes së parave. Në radhë të parë duhet të kishim një deklaratë të qartë se sa është vlera e grabitur, për të informuar opinionin publik”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI shkon edhe më tej, duke thënë se është e çuditshme se grabitje të tilla ndodhin para zgjedhjeve.

E pyetur se me këtë nënkupton se paratë do të përdoren për zgjedhje, Kryemadhi thotë se është e bindur për këtë.

“Ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se ky është rasti i përsëritur. Para zgjedhjeve ndodhin këto fenomene, çuditërisht. Do ta shikoni shumë shpejt këmbimi i euros. Euro ka rënë sepse kanë hyrë në treg paratë e grabitura. Policia nuk vazhdon të gjejë paratë, por bën “ciu ciu” në Tëitter, duke akuzuar opozitën, sikur ishte faji i saj”, deklaroi kryetarja e LSI.

“Unë jam e bindur që për këtë është, pasi për mua është një skemë funksionale, e cila është në bashkëpunim me punonjës banke, firmën transportuese dhe Policinë e Shtetit. Rinasi është një nga hallkat e të gjithë zinxhirit kriminal që sot në Shqipëri është institucionalizuar. Mund të jetë edhe një prapaskenë tjetër.

Për të larguar një koncesionar dhe për të sjellë një tjetër. Edhe kjo mund të jetë. Janë shumë gjera që vendosin në dilemë që vendosin në pikëpyetje sigurinë e vendit”, shtoi Kryemadhi.

E pyetur për vrasjen e një prej të dyshuarve si grabitës në ngjarjen e para dy ditëve, Kryemadhi lëshoi një koment befasues, që po komentohet kudo: “Po të shikohet vrasja e autorit. Po të shikoni nuk ka asnjë plumb makina. Merreni dhe shikoni makinën”.

“Batuta” e radhës me kinezë e kryeministrit Rama dhe ministres Balluku!

Enver Bytyçi 

Belinda Balluku është mbesa e Beqir Ballukut. Në gjurmët e gjyshit të saj edhe ajo mbërriti shkallët deri në kabinetin qeveritar. Ashtu siç ish-ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë komuniste pati një histori me kinezët, edhe Belinda e sajoi një të tillë, por në invers, në të kundërtën e paraardhësit të saj si për t’i thënë opinionit se “Unë nuk jam “tradhëtarja”, “spiunja” e kinezëve.

Beqir Balluku u dënua me pushkatim në vitin 1974 për tradhëti të lartë ndaj atdheut. Në një mbledhje të Sekretariatit të KQ të PPSH-së Ramiz Alia deklaronte se Mao Ce Duni “u kishte thënë” puçistëve: “Në mos e bëfshi komplotin brenda gjashtë muajve, ta bëni në gjashtëmujorin tjetër”! Ndërkohë në atë mbledhje ndërynte diktatori Hoxha duke u shprehur: “Po vihet pyetja se kush duhej ta bënte në fillim puçin, kinezët apo Beqir Balluku në Shqipëri”?

Pardje ndodhi grabitja e radhës në aeroportin e Rinasit. Rasti e solli që koncensionar i aeroportit të jetë një kompani kineze. Edi Rama, për t’i shpëtuar përgjegjësisë shtetërore e politike, ashtu si diktatori komunist para 45 viteve,  prodhoi nga imagjinata e tij “armikun” e jashtëm kinez, si shkaktar të “puçit që opozita dëshiron tia bëjë kryeministrit shqiptar”!

Belinda, e kompleksuar ndaj akuzave të diktatorit Hoxha kundër gjyshit të saj, mori flamurin e “luftës kundër “komplotit kinez”” në Rinas. Megjithëse edhe mediokrit e dijnë se përgjegjës për sigurinë kombëtare, veçmas në aeroporte, porte dhe institucione të tjera është shteti me instrumentet e tij, kryeministri shqiptar dhe ministrat e tij, Belinda, Lleshi, Spiro i palit etj po bëjnë garë që ta shesin këtë përgjegjësi diku larg Shqipërisë, madje shumë larg, deri në Pekin.

Belinda do të thërrasë presidentin e kompanisë koncensionare në Tiranë për të diskutuar rreth “shkeljeve” të kësaj kompanie me pasojë “cënimin e sigurisë kombëtare në Shqipëri”?!

Por nuk merr mundimin të flasë me ish-shefen e kabinetit të saj për shkeljet e kompanisë së ngarkuar për sigurinë në aeroport, kompani e cila është në pronësi të bashkëshortit të saj. Ndërkohë Rama nuk dëshiron të flasë për policinë kufitare dhe policinë e rendit, e cila është e stacionuar në aeroport. Në çdo aeroport të botës kufirin dhe rendin e ruajnë forcat e policisë.

Vetëm qeveria shqiptare kërkon që këtë funksion ta kryejnë kompanitë e vendeve të huaja që investojnë në vendin tonë. Se kompania koncensionare nuk është përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë së aeroportit, kjo shprehet në kontratën midis qeverisë shqiptare dhe kësaj kompanie. Koncensionari, sipas kontratës, ka detyrë të ruajë rregullin, të bëjë kontrollin rigoroz të udhëtarëve dhe bagazheve, të kujdeset për pistën, me qëllim që të mos bëhen aksidente ajrore etj.

Por asnjë kompani në botë, koncensionare ose jokoncensionare nuk mundet të luftojë me bandat e terroristët e armatosur. Asnjë kompani koncensionare ose jo koncensionare në botë nuk bëhet përgjegjëse për shkeljen e kufirit në mënyrë të paligjshme e të dhunshme, për parandalimin e grabitjeve me armë, për aktet terroriste që ndodhin ose mund të ndodhin. Këto janë detyrime të ruajtjes së rendit dhe sigurisë nga shteti. Megjithatë Edi Rama me Ballukun, Lleshin e të tjerë ministra të rrjeshtuar para ekraneve kanë marrë përsipër të mashtrojnë shqiptarët në stilin e ish-diktatorit Hoxha, se “fajtori për situatën e krijuar pardje në Rinas nuk është qeveria shqiptare, por kinezët”!

Këtë aksiomë diabolike kryeministri i shfrenuar i vendit tim sot e shoqëroi me dërgimin e ushtrisë në aeroport, edhe pse aty gjendet policia, si dhe kompania private e sigurisë e shefes së kabinetit të Ballukut! Ushtria shqiptare ka marrë tashmë nën kontroll të vetmin aeroport ndërkombëtar të Shqipërisë. Ky akt, në shkelje të ligjit dhe kushtetutës, ka për qëllim të bëjë presion te qytetarët shqiptarë në prag të protestës së të shtunës, por edhe te koncensionari, përkatësisht kompania kineze, e cila administron aeroportin.

Edi Rama gjuan vazhdimisht me gurë kur nuk i ka mbetur ndonjë shteg tjetër për t’i ik përgjegjësisë së tij për qeverisjen. Me gurin e përdorimit të ushtrisë ai përpiqet të frikësojë shqiptarët, si edhe koncensionarin kinez. Shqiptarët pasnesër do jenë në shesh, madje në orët e vona të mbrëmjes, gjë që e ka tmerruarr kryeministrin. Ndërsa koncensionarit i bën presion ose për të heq dorë nga sipërmarrja, ose për të heq menjëanë një pjesë të fitimeve e për t’ia dhënë nën dorë kryeministrit.

Ngado që ta shqyrtosh dhe analizosh ngjarjen që ka ndodhur pardje në Rinas, nuk mund të besohet se një kompani, një firmë të mund të mbrojë veten nga akte të tilla terroriste, çka ndodhi pardje. Shteti, kudo në botë, kurdoherë e në çdo rast, ka detyrim ligjor, kushtetues, funksional të ruajë dhe të mbrojë jetën e qytetarëve të vet, pronën e tyre, të ruajë rendin publik dhe qetësinë në çdo m2 të territorit që ai shtet e qeveris!

Aeroportet janë epiqendra ku shteti duhet të jetë prezent. Por shteti shqiptar është present me gaz lotsjellës në familjet e të varfërve, ndërkohë që është I munguar në pikat kryesore strategjike të vendit! Për më tepër, segmente të shtetit tonë bashkëpunojnë me krimminelë të formatit të grabitësve të së martës në Rinas e më pas qeveria bën kurban të pafajshmit!

Diktatori Hoxha pasi e kishte pushkatuar Beqir Ballukun për tradhëti në bashkëpunim me kinezët, një vit ë vonë, në vitin 1975, i në një letër për udhëheqësin komunist të Kinës, Mao Ce Duni, I mohonte akuzat e bëra. Ai shkruante: “Beqir Balluku, si revisionist i vjetër e armik i popullit, ka qenë një antikinez i shfrenuar dhe armik i miqësisë shqiptaro-kineze…”. Në fillim të shkrimit keni të kundërtën e kësaj. (Shih AQSH. Fondi 14. M. P. K. Kineze, viti 1975, fae 2-3).

Jam i bindur se Edi Rama do të detyrohej, nëse do kishte jetë në fronin kryeinistror, që të gjente një “antikinez” për ta justifikuar këtë maskaradë të radhës në ikje të përgjegjësisë së tij për dështimet spektakolare në qeverisjen e vendit!

Tiranë, më 11.04.20019

Berisha: Rama mund të bllokojë hetimet, por për herë të parë tha fajin e kanë kinezët, jo Saliu

Ish-kryeministri, Sali Berisha, është skeptik mbi rolin që do të ketë kryeprokurorja e Përgjithshme në zbardhjen e supergrabitjes në Rinas.

Duke e akuzuar si të kapur nga Rama, Berisha tha se ky i fundit mund të bllokojë çdo hetim. Por lajmi i mirë në gjithë këtë situatë, tha ai në RTV Ora, është se për herë të parë Kryeministri fajësoi për një gjë kinezët dhe jo Saliun.

“Këtu nuk kemi Prokurore të Përgjithshme, këtu kemi krye krye krye kryeprokuror Edvin Kristaq Ramën.Këtu është gjithçka e paralizuar, sundim bandash. Krye krye kreu ka për borxh të bllokojë çdo hetim sepse deklaroi se faji është i kinezit. Kësaj here nuk tha faji është i Saliut. Papërgjegjësi në vendin e sigurisë më të lartë që është aeroporti. Sikur nuk është territor shqipar por territor kinez”, u shpreh Berisha.

Grabitja në Rinas skenar shtetëror
Berisha ka komentuar grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas. Ish-kryeministri deklaroi se ajo ishte një grabitje e pastër shtetëror. Sipas tij, nëse nuk do të kishte mbështetje shtetërore, kjo grabitje do të ishte e pamundur të bëhej dy herë në të njëjtin vend.

“Kjo është një vjedhje shtetërore me të njëjtin skenar identik si në vitin 2016-të. Me një falimentim total të shtetit, me një precizion të jashtëzakonshëm, i cili mund të realizohet vetëm me një pjesëmarrje të elementëve të sigurisë së aeroportit, përveç kësaj edhe me pjesëmarrjen e qeverisë. Është gjithçka një skenar shtetëror, se ndryshe as Arsen Lypen dhe asnjë bandit në botë nuk mund të realizonte të njëjtin skenar në të njëjtin vend”, tha Berisha.

Sipas Berishës, përgjegjës kryesor është Autoriteti i Aviacionit Civil, kryetar bordi i të cilit ka qenë ministri aktual i brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Se përgjegjësia e kinezit dhe ata nuk njohin asnjë përgjegjësi. Ministër i brendshëm ka qenë kryetar bordi i Autoritet të Aviacionit Civil kur ka qenë gjeneral kanabisi pranë Noriegës së Shqipërisë. Xhepat i mbushte por nuk çau kokën në asnjë moment.

Del ndrikulla Belushka, e lidhur këmbë e krye me Eno Bushin, me Riformaton, se ata nuk kanë përgjegjësi,. Se këtu asnjë nuk ka përgjegjësim, përveç kinezit, që unë nuk mund të them që nuk kanë. Të hetohen. Por përgjegjësia është e Autoritet të Aviacionit Civil. Kemi një shtet të falimentuar”, u shpreh Berisha.

Berisha: Grabitja në Rinas skenar shtetëror, Gjeneral kanabisi mbushte xhepat në Aviacionin Civil…

Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuat në Ora News, ka komentuar grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas. Ish-kryeministri deklaroi se ajo ishte një grabitje e pastër shtetëror.
Sipas tij, nëse nuk do të kishte mbështetje shtetërore, kjo grabitje do të ishte e pamundur të bëhej dy herë në të njëjtin vend.

“Kjo është një vjedhje shtetërore me të njëjtin skenar identik si në vitin 2016-të. Me një falimentim total të shtetit, me një precizion të jashtëzakonshëm, i cili mund të realizohet vetëm me një pjesëmarrje të elementëve të sigurisë së aeroportit, përveç kësaj edhe me pjesëmarrjen e qeverisë. Është gjithçka një skenar shtetëror, se ndryshe as Arsen Lypen dhe asnjë bandit në botë nuk mund të realizonte të njëjtin skenar në të njëjtin vend”, tha Berisha.

Sipas Berishës, përgjegjës kryesor është Autoriteti i Aviacionit Civil, kryetar bordi i të cilit ka qenë ministri aktual i brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Se përgjegjësia e kinezit dhe ata nuk njohin asnjë përgjegjësi. Ministër i brendshëm ka qenë kryetar bordi i Autoritet të Aviacionit Civil kur ka qenë gjeneral kanabisi pranë Noriegës së Shqipërisë. Xhepat i mbushte por nuk çau kokën në asnjë moment.

Del ndrikulla Belushka, e lidhur këmbë e krye me Eno Bushin, me Riformaton, se ata nuk kanë përgjegjësi,. Se këtu asnjë nuk ka përgjegjësim, përveç kinezit, që unë nuk mund të them që nuk kanë. Të hetohen. Por përgjegjësia është e Autoritet të Aviacionit Civil. Kemi një shtet të falimentuar”, u shpreh Berisha.

VKM, dhjetor 2017
Ve VKM të dhjetorit 2017, kryeministri Edi Rama do të emëronte Sandër Lleshajn kryetar bordi të Autoritetit të Aviacionit Civil.Sipas VKM, të 13 dhjetorit 2017, këshilli drejtues i Autoritetit të Aviacionit Civil mori këtë përbërje:

Sandër Lleshi, kryetar;
Brunilda Lilo, anëtar;
Hajrulla Çeku, anëtar;
Vladimir Avdiaj, anëtar;
Etleva Kondi, anëtar.

V E N D I M PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

Emërimin në detyrën e kryetarit dhe të anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, si më poshtë vijon:

– Z. Sandër Lleshi, kryetar; – Znj. Brunilda Lilo, anëtar; – Z. Hajrulla Çeku, anëtar; – Z. Vladimir Avdiaj, anëtar; – Znj. Etleva Kondi, anëtar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

Kush ia hoqi shenjën e keqe Theo Jacobs, pilula dhe dy standartet e ONM

Nga Sonila BEJTJA

Do e nis këtë shkrim duke nenvizuar dashamiresinë që kam personalisht ndaj njerëzve me emrin THEO;, më japin një ndjesi te butëdhe i perkthej ne njerez pozitive dhe koherente.
Por kesaj radhe po zhgenjehem fatkeqesisht:

Para ca kohesh pame te gjithe ne shqiptaret e thjeshte e sidomos juristet e perfshire profesionalisht, senacen e mbatjur para KPK ne lidhje me subjektin e kualifikimit Donika Prela, aktualisht Kryeprokurore e KOMANDUAR e Prokurorise se Krimeve te Renda ne Tirane.

U ndjeme te gjithe te çliruar madje dhe me skeptiket, kur Zoti Theo Jacobs, nje nga anetaret e ONM, ne cilesine e oponentit te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, foli mjat fort, madje me fort sesa ne raste pararendese, duke thene:

“Kjo seance me ka lene shijen e nje pilule qe e merr me uje ne mengjes, te ngelet ne fyt, e shija e saj e keqe te mbetet deri ne periudhen e drekes”……

Gati gati duartrokita, jo sepse kam ndonje mëri personale me Donika Prelen. Afare!! Madje nuk e njoh as personalisht as profesionalisht.

Por u ndjeva mire sepse ne ato momente mendova se kjo reforme ose me mire ONM nuk qenka aq indiferente dhe perzgjedhese ndaj subjekteve te vettingut.

Dhe me thene te drejten doja te shkruaja dy rreshta pozitive per vete ONM dhe Theo Jacobs.

Edhe njehere, jo per çeshtje personale, sepse nuk kam asgje me Zj. P rela, por duke pare dhe konstatuar vete ONM ne seance nje seri pafund shkeljesh qe ishin tejet flagrante e te pajustifikuara dhe mjaft serioze, siç dhe vete ONM u shpreh ne ate seance.

Kisha bere gati nje monument fjalesh e falenderimesh per Theon dhe ONM. Por si juriste me eksperience prisja momentin e akimimit te vendimit te KPK-se qe te isha brenda nje kornize juridike te shendoshe.

Dhe ja dje, ankimimi doli. U çlirova sepse koha me dha te drejte e ne fund te fundit “Drejtesia fiton thashe”. Por si per zhgenjimin tim serish, lexoj ankimimin e konstatova se ndryshe nga mjaft raste te tjera pararendese, ONM-ja nuk foli fare madje as Theo Jacobs hiç as edhe nje fjali!!!!!

U rroka te gjej arsyet qe e kishin transformuar Z. Jacobs nga ai luftetar i seances se KPK te kalonte ne heshtje totale duke mos perkrahur as edhe nje prej 5 shkeljeve te renditura nga vete Komisioneri Publik ne ankimimin e tij…

Çfare ndodhi valle? Ku mbeti pilula e ONM? Si iku shija e keqe e saj e me çfare gjeje e kishte gelltitur Z. Jacobs pilulen? Uji ndihmon vertet por nuk e largon shijen e keqe te nje ilaci se personalisht jo vetem mua por dhe humaneve te tjere, shija nga diçka e keqe na largohet nga nje ushqim i mire ne fund…qofte dhe nje kafshate buke thate….

Nuk besoj qe ONM e cila personalizon idelalin e asnjenesise e te saktesise, te kenaqej me kaq pak, duke heshtur.

Ku shkuan standartet e rrepta dhe strikte ne gjykim te ONM?

Mbeta pa fjale, hoqa menjane lavdet e pregatitura per ONM me pare dhe ja ku jam: duke vajtuar dy standartet e ketij organizmi qe pritet te vere drejtesi e te na beje te besojme te gjithe shqiptareve se REFORMA po shkon ne drejtimin e duhur!!

Nuk qenka e thene pra… Me duhet ti kthehem me mire sondazhit te bere ca dite me pare nga KOMITETI SHQIPTAR i HESINKIT ku 63% e shqiptareve nuk besojne te Reforma ne Drejtesi qe po na serviret e thashe: Ç’me duhet mua te kundershtoj ate qe eshte ne fund te fundit perceptimi i ketij populli e qe me te drejte eshte ai qe doli ne sondazh?

Nuk mund ta mbyll ketu kete shkrim pa nenvizuar dhe dicka ose me mire nje shkelje tjeter flagrante te kesaj reforme qe po serviret: Te gjithe Drejtuesit e Komanduar aktualisht nga PPP Marku, ne te gjitha Prokurorite e rretheve, perveçse po shihen me lupe nga ONM e komisionere, jane dhe drejtues pa mandat!!!!
E them kete sepse, me ngritjen e KLP ne Janar 2019 dhe venies se tij ne fuknsionim, merr fund edhe situata tranzitore e ketyre drejtuesve dhe pozicioni tyre i perkohshem. Qe dmth ose KLP duhet ti konfirmonte ne detyre ose keta drejtues duhet te kthehen ne pozicionet e tyre te meparshme para komandimit.

Gjë qe nuk po ndodh….

E ne fund, pasi me eshte bere lemsh e gjithe doktrina juridike e gjithe SHTETIT TE SE DREJTES, shoh dhe nje gallate tjeter: Sot propozohet i vetmi dhe pakonkurrent Vate Stakaj ne pozicionin vakant te nje anetari te shkarkuar te KLP!!
Reforme te mbare ne drejtesi shqiptaret e mi te vuajtur!

“Dosja 339”/ Ish-deputetit të PS i sekuestrohen 40 milionë euro prona

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vënë në sekuestro pronat e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka si dhe të familjarëve të tij.

Burime nga prokuroria thanë se, pronat janë sekuestruar në kuadër të hetimeve të nisura në vitin 2016 që kanë të bëjnë me “Dosjen 339”.

Pronat e e sekuestruara janë rreth 300 mijë metra katrorë tokë në Lezhë e Shëngjin në zonat, Mali i Rrenzit, Shëngjin, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës, si dhe disa apartamente në plazh.

Pronat e sekuestruara kapin një vlerë prej reth 40 milionë euro. Prokuroria pretendon se kjo sipërfaqe toke, e gjitha në bregdet është përfituar në mënyrë të jashtëligjshme e duke falsifikuar dokumentat.

Dy prokurorët që vendosën për sekuestron e kësaj pasurie janë Vladimir Mara e Dritan Prençi. Ndoka dhe disa familjarë të tij u arrestuan muaj më parë në kuadër të operacionit Volvo 4, ndërsa aktualisht Ndoka është në arrest shtëpie.

Ndoka: Nuk kam asnjë metër…
Arben Ndoka ka reaguar pas lajmit se Prokuroria ka sekuestruar prona të ish-deputetit dhe familjarëve të tij.

Ndoka, në një postim në Facebook, shprehet se ai nuk ka asnjë pronë.

“Shpesh here viteve te fundit qe pas angazhimit tim ne politike, akuzat ndaj meje hiperbolizohen. Nuk e di ku jane keto prona qe me paskan konfiskuar mua, kur une nuk kam asnje meter toke askund.

Pse nuk e dokumentoni me fakte atehere meqenese me papergjegjshmerine me te madhe postoni lajme te tilla mediokre? Prokuroria mund te sekuestroje dhe detin Adriatik, por une nuk kam asnje meter toke te sekuestruar e as te pa sekuestruar. S’ka shans as prokuroria, as portalet, as oficeret gjyqesor profesionist te konstatojne prona apo firma te falsifikuara qe kane te bejne me mua. Akuzat ndaj meje dhe arrestimi im dihet ku e ka bazen”, shprehet Ndoka.

Qeveria “kopjon” projektligjin e LSI, ja çfarë do ndodhë me koncesionet (PPP)

Petrit VASILI

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim, i cili përcakton se kontratat e koncesioneve të partneritetit publik privat do të miratohet nga Kuvendi.

Vendimi është zbardhur në Fletoren Zyrtare dhe përcakton se: “Kontrata e koncesionit/PPP do të hyjë në fuqi pas miratimit me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë”. Ky vendim i qeverisë është i njëjtë me propozimin që kishte bërë më parë Lëvizja Socialiste për Integrim përpara se të digjte mandatet parlamentare.

Konkretisht ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka pas depozituar në Kuvend një projektligj i cili përcaktonte se kontratat e PPP-ve duhet të votoheshin me ligj nga Kuvendi.

Maxhoranca nuk ka qenë dakord për këtë kërkesë të LSI-së të cilën e zvarriti dhe më pas e hodhi poshtë. Por tani mesa duket, po e njëjta nismë është miratuar me vendin qeverisë që sipas së cilës, çdo kontratë partneriteti publik privat duhet të miratohet me ligj në Kuvend.

VENDIM

Nr. 174, datë 27.3.2019 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 634, DATË 1.10.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR VLERËSIMIN DHE DHËNIEN ME KONCESION/ PARTNERITET PUBLIK PRIVAT TË PUNËVE PUBLIKE DHE SHËRBIMEVE PËR NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE REHABILITIMIN E RRUGËVE NACIONALE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, pikat 1, shkronja “j”, dhe 2, të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Pika 5, e nenit 34, në tekstin “Rregullat për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/ partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale”, bashkëlidhur vendimit nr. 634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Kontrata e koncesionit/PPP do të hyjë në fuqi pas miratimit me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë.”

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.