40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Publikohet Video, kryebashkiaku i PS kërcënon gazetarin: “Të lidhi për konopi e nj’ktu të la…”

Kryetari socialist i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka kërcënuar gazetarin e emisionit “Fiks Fare”, për shkak të detyrës.

Në pamjet që i ka publikuar edhe ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, shihet kryebashkiaku socialist i cili i drejtohet gazetarit me fjalët: “Të degjeneroj m..”, “Të lidhi për konopi e nje ktu të la…”.

Në një status në Facebook ku publikon pamjet, Vokshi dënon sjelljen e zyrtarit të PS-së dhe bën thirrje për reagim.

Postimi i plotë i Vokshit
Bandat zyrtare të #Kryeministrit, u tregojnë “muskujt” dhe kërcënojnë me jetë #gazetarët!!

Para disa ditësh, #Kryetari i #Bashkisë #Pukë ka kërcënuar me jetë një gazetar të emisionit “Fiks Fare”.

“Të degjeneroj m…”, “Të lidhi për konopi e nje ktu të la…”, kërcënon Kryebashkiaku i Edi Ramës, gazetarin që po investigonte historinë e pushimit të padrejtë nga puna, vetëm për arësye politiketë një nëne të pambrojtur.

E dënueshme, e papranueshme, sjellja e Kryetarit të Bashkisë Pukë, i cili ende qëndron në detyrë, edhe pas kërcënimeve me jetë si bandit ndaj një gazetari që ishte në detyrë.

Ky është modeli i narkoshtetit, që vodhi në mes të ditës 10 milion euro për të blerë zgjedhjet e dikatatorit. E po kështu po blejnë edhe heshtjen e mediave me para, tendera, koncesione, PPP apo me kërcënime edhe me jetë.

Është koha për të mos heshtur!!

Ftoj Shoqatat dhe Unionin e Gazetarëve të reagojnë në mbrojtje të gazetarëve që shantazhohen e dhunohen nga qeveritarë vendore e qendrorë.

13 prill ftoj në protestë;
– gazetarët, të cilët kërcënohen hapur nga Kryeministri, si në rastin e Ylli Rakipit,
– gazetarët që kërcënohen hapur nga kryetari i Bashkisë Pukë, si në rastin e gazetarit të emisionit investigativ “ Fiks fare”
– gazetarët që kërcënohen live nga policia e Lleshajt dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë, padronit të televizioneve dhe portaleve të gjobave si në rastin gazetares së Neës 24.
– gazetarët e proceduar vetëm pse po bënin me përkushtim detyrën e gazetarit investigativ duke publikuar lidhjet e frikshme të funksionarëve të lartë me krimin dhe trafikun si Jetmir Olldashi, Basir Collakut
– të gjithë gazetarët që ndihen te kërcënuar, keqtrajtuar, shantazhuar, shfrytëzuar nga bandat ne qeveri dhe bandat ne rrugë!!

#Protesto13Prill
#PaLiriTëMediasNukKaDemokraci

Bandat zyrtare të #Kryeministrit, u tregojnë “muskujt” dhe kërcënojnë me jetë #gazetarët!!Para disa ditësh, #Kryetari i #Bashkisë #Pukë ka kërcënuar me jetë një gazetar të emisionit “Fiks Fare”. “Të degjeneroj m..”, “Të lidhi për konopi e nje ktu të la…” kërcënon Kryebashkiaku i Edi Ramës, gazetarin që po investigonte historinë e pushimit të padrejtë nga puna, vetëm për arësye politiketë një nëne të pambrojtur. E dënueshme, e papranueshme, sjellja e Kryetarit të Bashkisë Pukë, i cili ende qëndron në detyrë, edhe pas kërcënimeve me jetë si bandit ndaj një gazetari që ishte në detyrë. Ky është modeli i narkoshtetit, që vodhi në mes të ditës 10 milion euro për të blerë zgjedhjet e dikatatorit. E po kështu po blejnë edhe heshtjen e mediave me para, tendera, koncesione, PPP apo me kërcënime edhe me jetë.Është koha për të mos heshtur!! Ftoj Shoqatat dhe Unionin e Gazetarëve të reagojnë në mbrojtje të gazetarëve që shantazhohen e dhunohen nga qeveritarë vendore e qendrorë. 13 prill ftoj në protestë;- gazetarët, të cilët kërcënohen hapur nga Kryeministri, si në rastin e Ylli Rakipit, – gazetarët që kërcënohen hapur nga kryetari i Bashkisë Pukë, si në rastin e gazetarit të emisionit investigativ “ Fiks fare”- gazetarët që kërcënohen live nga policia e Lleshajt dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë, padronit të televizioneve dhe portaleve të gjobave si në rastin gazetares së News 24.- gazetarët e proceduar vetëm pse po bënin me përkushtim detyrën e gazetarit investigativ duke publikuar lidhjet e frikshme të funksionarëve të lartë me krimin dhe trafikun si Jetmir Olldashi, Basir Collakut- të gjithë gazetarët që ndihen te kërcënuar, keqtrajtuar, shantazhuar, shfrytëzuar nga bandat ne qeveri dhe bandat ne rrugë!!#Protesto13Prill#PaLiriTëMediasNukKaDemokraci

Gepostet von Albana Vokshi am Donnerstag, 11. April 2019

Mediat e huiaja: “10 milione euro vidhen në barkun e avionit”, reagon Berisha

Grabitja e 10 milionë eurove në mes të ditës në aeroportin e Rinasit, e ka kthyer sërish Shqipërinë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtarë.

Sot të gjitha mediat e mëdha botërore ndërsa raportonin ngjarjen shkruan se Shqipëria është kthyer në një nga vendet më të pasigurta.

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook, shkruan se grabitja e djeshme nuk është bërë nga një grup kriminal, por është një vjedhje e mirëfilltë elektorale, ku segmente të caktuara nga shteti kanë marrë pjesë në këtë aksion.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Shqiperia vendi me i pasigurte i botes, gaz i dheut!

“10 milione euro vidhen ne barkun e avionit”, shkruajne mediat e mbare botes!
Miq, sot mediat me te medha te botes te SHBA, Gjermanise, Britanise Madhe, Frances, Italise, Spanjes, Austrise, vendeve Skandinave etj etj, hapen me lajmin klamoroz me vjedhjen nga barku i avionit te dhjetra arkave me mbi 10 milione euro ne pisten e avionve ne aeroportin e Rinasit.

Ato japin pamje, fotografi te grabitesve te armatosur ne rampen e avionit tek grabisin me lehtesi te pa shqetesuar nje nga nje, arkat e eurove nga barku i avionit, dhe fotot e kesaj vjedhje te madhe i quajne si foto te zakonshme nga Shqiperia.

Ato rikujtojne boten se kjo eshte vjedhja e radhes ne aeroportin e Rinasit me i pasigurti i ketij planeti. Per shkak te pasigurise se plote ne aeroport grabitesit preferojne si vendin me te sigurte per operacionin e tyre jo autostraden, as dhe rrugen e aeroportit por fiks pisten e avioneve. Po shtoj ketu se grabitja, nxjerrja e arkave te ngarkuara nga barku i avionit u be ne syte e policise, e cila kishte shoqeruar mikrobuzin te transportonte 10 milione euro nga Tirana ne aeroport dhe sipas deshmive ishte vetem 20 metra vendvjedhja se 10 milione eurove nga banda shteterore.

Miq, kjo eshte nje vjedhje perseritur e mirefillte shteterore elektorale, ne te cilen bashkepunojne mafioze te qeverise, segmenteve te shtetit te ngarkuara me sigurine, punonjes te bankave. sb

Faktet tronditëse, Basha akuzon Lleshin: Struktura shtetërore në grabitjen e 10 milionë eurove

Kryetari i PD, Basha paraqiti para mediave fakte të forta se si struktura të caktuara shtetërore janë përfshirë direkt në grabitjen e 10 milionë eurove nga aeroporti i Rinasit. Basha tha se “struktura të caktuara shtetërore kanë bashkërenduar grabitjen e 10 milionë eurove”.

Ai drejtoi gishtin tek ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, I emëruar nga Rama në kundërhtim me Kushtetutën në krye të Këshillit Mbikqyrës të Aeroportit Civil. “Dy herë nën drejtimin e Saandër Lleshit të Këshillit Mbikqyrës të Aeroportit Civil janë grabitur miliona euro në Aeroport”, tha Basha.

Basha deklaroi se si çdo herë tjetër, Edi Rama ua ngarkoi përgjegjësinë të tjerëve, duke argumentuar se në çdo formë, kur dhunohet rendi dhe siguria përgjegjësja kryesore është qeveria.

“Edi Rama rënien e shtetit para krimit do tiia kalojë privatit. Si për çdo gjë tjetër ai nuk mban përgjgjësi por ua hedh fajin të tjerëve. Ngjarja e Rinasit nuk është e vetmja pasi atentatet dhe vrasjet po ndodhin në vlorë dhe në gjithë vendin. Ato janë instaluar nga Edi Rama në pushtet.

Grabitja nuk është një fenomen i veçuar e cila ndodh në vendin më të sigurtë dhe të ruajtur. Basha hodhi edhe akuza të forta ku deklaroi se truri i bandës, Admir Murataj ishte prej 6 vitesh në kërkim, por nuk u kap, duke shtuar se “kompania figuron të jetë në bashkëpronësi të njërit prej njerëzve më të afërt të PS, avokatit Eno Bushit, i njohur edhe si avokati i Riformatos, pilotit që u rrëzua me avionin plot me drogë në Divjakë, kurse bashkëshortja e tij Joana Bushi është drejtoreshë e agjencisë nacionale të trafikut ajror”.

“Rama ka shkelur kushtetutën duke emëruar gjeneral Sandër Lleshin në thyerje të kushtetutës si kryetar të këshillit mbikëqyrës të Autoritetit të Aviacionit Civil, kohë që u grabit dy herë.

Ndërkohë që Kompania merr 5 euro nga cdo qytetar që kalon në Rinas por nuk siguron asgjë. Përgjegjësja është shteti dhe asnjë kompani private, është vetë ministri i Brendhsëm. Por ministri nuk ka ndërmend që të sigurojë rendin dhe qetësinë në vend. 8 orë pas ngjarjes fakte tronditëse kanë dalë në dritë.

Ngjarja mund dhe duhej parandaluar nëse do të zbatohej urdhri ligjor I cili parashikon 950 milion lekë mbi shumën të shoqërohëet dhe garantohet nga Policia e Shtetit. Dosja e Rinasit ka nxjerrë në dritë duke zgjedhur ministër Sandër Lleshajn.

Dhe që me zgjedhjen e tij aeroportin i rinasit është vjedhur 2 herë. Ka dështuar në mbrojtjen e sigurisë. Përballë këtyre fakteve më shumë pyetje shtrohen”.

‘Vrasjet dhe rrëmbimet e biznesmenëve dhe bankierëve kanë filluar me ardhjen e Ramës në pushtet. Në Shqipëri ligjin e bën krimi. Përgjegjës për sigurinë në Rinas dhe kudo është qeveria dhe shteti shqiptar dhe jo kompania.

Në bordin e Autoriteti Civil është vetë ministri i Brendshëm, por ministri nuk ka qëllim që të mbrojë vendin dhe qytetarët nga kriminelët. Vetë Edi Rama ka pranuar publikisht se bandat luftojnë brenda qyteteve. Zonja dhe zotërinj në 48 orë pas ngjarjes kanë dalë fakte tronditëse në skenë.

Ngjarja duhet të ishte parandaluar. Sandër Lleshaj në deklaratë i bëri bisht një fakti të rëndësishëm, nuk iu dha përgjigje. Admir Murataj asnjëherë nuk u kap dhe pse ishte në kërkim dhe kreu katër grabitje brenda tre vitesh’, shtoi Basha.

Përse të hënën shtojmë më shumë peshë

Gjatë ditëve të punës fizikisht jemi më aktivë se gjatë vikendit – qoftë të stërvitim apo jo, të shtunën dhe të dielën jemi më të qetë, andaj më ngadalë shpenzojmë kaloritë e marra Prandaj peshorja tregon numër më të madh kilogramësh – të hënën.

Tingëllon e pazakontë, mirëpo kohë më parë një hulumtim amerikan ka konstatuar që është e saktë – të hënën kemi peshë më të madhe trupore.

Gjatë një viti pjesëmarrësit në hulumtim, 80 meshkuj dhe femra, janë peshuar çdo mëngjes, para kafjalli, ndërkaq shkencëtarët kanë ndjekur trendin e ngritjes dhe rënies së peshës gjatë një jave.

Në fund, kanë arritur deri te përfundimi që pjesëmarrësit në hulumtim të hënën kanë pasur peshën më të lartë, derisa 74 për qind e tyre të premten kanë pasur peshë më të ulët.

Shkaku fshihet në atë që në ditët e punës fizikisht jemi më aktivë se gjatë vikendit – qoftë që ushtrojmë apo jo, të shtunën dhe të dielën jemi më të qetë, prandaj më ngadalë i shpenzojmë kaloritë e marra.

Kur kësaj i shtohet që gjatë ditëve të punës, kryesisht, më shumë i kushtojmë kujdes çfarë hamë sesa gjatë vikendit, numri më i lartë në peshoren e matjes është tërësisht i papritur. Prandaj, mos u pikëlloni kur të hënën peshoheni në peshore, por filloni të peshohuni ndonjë ditë tjetër.

Si të mbroni shëndetin kur qëndroni gjatë para kompjuterit

Kompjuteri tashmë është një pajisje teknologjike e cila është e lidhur ngushtë me punën në kohët e sotme. Përdorimi i tij shpesh sjell probleme të ndryshme shëndetësore.

Është e rëndësishme që të kujdesemi në mënyrë që të shmangim dhimbjet e qafës, problemet e syve dhe një mori çështjesh të tjera, përpiquni të bëni këto tetë ndryshime të lehta në rutinën tuaj.

Disa nga këshillat që ju vijnë në ndihmë të gjithë përdoruesve të kompjuterit janë: Mbani kontakt të mirë kompjuter-sy: Mbani paralelisht sytë me ekranin e kompjuterit ndërkohë që punoni, kjo do të evitojë lodhjen e syve.

Qëndroni të hidratuar: Pirja e ujit është thelbësore për shëndet të mirë. Përveçse ndihmon në rënien në peshë, për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe për të fituar më shumë energji, konsumimi i ujit do t’ju detyrojë të çoheni nga karrigia për të mbushur gotën ose për të vajtur në tualet.

Vendosni alarm: Sa herë që bie alarmi, kujtohuni të ecni pak nëpër zyrë, si një mënyrë për të pushuar.

Shmangni ashensorin: Përpiquni të përdorni shkallët në vend të ashensorit. Parkoni makinën sa më larg të jetë e mundur, në mënyrë që të keni mundësi të ecni çdo ditë.

Qëndroni pak minuta jashtë tavolinës: Kryerja e disa ushtrimeve të thjeshta mund të jetë çelësi për t’u relaksuar e për të vazhduar punën me më shumë efikasitet.

Rrisni madhësinë e shkronjave në kompjuter: Shpesh shkronjat e vogla mund të jenë shkaktarë të dhimbjes së kokës.

Hapni dhe mbyllni sytë shpesh herë: Përpiquni të ndiqni rregullin 20:20:¬20 të shikimit të ekranit, i cili nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit, shikoni një objekt që është 20 këmbë (6 metra larg) për 20 sekonda.

Çaji që parandalon rritjen e sheqerit në gjak

Tipi 2 i diabetit mund të shpie në komplikime të zemrës, syve, nervave, veshkave dhe këmbëve nëse nuk kontrollohet mirë.Zakonisht përdoren ilaçe në mënyrë që sëmundja të mbahet nën kontroll, por gjithashtu është e rëndësishme të ndiqet një dietë e shëndetshme e cila ka pak sheqer, kalori dhe yndyrë.

Përveç se duhet t’i shmangni të gjitha ushqimet e pashëndetshme, ju mund ta mbani tipin 2 të diabetit nën kontroll edhe duke konsumuar ushqime të cilat ndihmojnë në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës dhe rrjedhimisht në nivele të sheqerit në gjak.

Sipas ekspertëve të diabetit, çaji është një prej pijeve e cila u sjell mjaft përfitim pacientëve me tip 2 të diabetit. Ekspertët kanë theksuar se çaji e përmirëson ndjeshmërinë e insulinës, madje edhe e zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të tipit 2 të diabetit.

Kjo për shkak se llojet e caktuara të çajit përmbajnë mikronutrientë të quajtur polifenole, të cilat e rrisin aktivitetin e insulinës. Polifenolet janët ë mbushura me antioksidantë të cilët mund t’ju ndihmojnë të mbroheni nga inflamacioni dhe kancerogjenët.

Sidoqoftë, ekspertët tregojnë se shtimi i qumështit në çaj i zvogëlon efektet e mira. Lloji më i mirë i çajit për të ndihmuar në përmirësimin e aktivitetit të insulinës është ai pa qumësht, siç është çaji i zi, çaji i gjelbër dhe çaji oolong.

Një studim i vitit 2009 kishte treguar se konsumimi i tri gotave çaj në ditë mund ta reduktojë rrezikun e zhvillimit të tipit 2 të diabetit deri në 40%.

Vokshi në Pogradec: Protestat kundër qeverisë së kapur nga krimi, rruga e vetme…

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Pogradecit. Varfëria, papunësia, emigracioni, mungesa e alternativës dhe e shpresës ishin disa nga problemet e trajtuara ne takim. Vokshi është shprehur se, protestat kundër qeverisë së kapur nga krimi e që prodhon skamje e pasiguri për gratë e familjet shqiptare janë rruga e vetme.

“Takim pune me gra e vajza të Pogradecit.
Sot gratë janë në një gjendje të rëndë ekonomiko-sociale, pasojë e keqqeverisjes së vendit. Gratë janë viktimat më të mëdha të kësaj keqqeverisjeje e cila drejtohet nga një kryeministër që ushqen vetëm urrejtje për gratë, i denigron dhe i shkel te drejtat e tyre.

Varfëria, papunësia, emigracioni, mungesa e alternativës dhe e shpresës ishin disa nga problemet e trajtuara ne takim.

Protestat në mbrojtje të fëmijëve të tyre, familjeve te tyre; Protestat kundër qeverisë së kapur nga krimi e që prodhon skamje e pasiguri për gratë e familjet shqiptare janë rruga e vetme”, shkruan Vokshi në një postim në Facebook.

#Protesto13Prill
#ProtestoPërTëDrejtateGrave

Basha nga Vlora dhe Fieri për 13 Prillin: Beteja pa kthim, largimi i Ramës, kusht i panegociueshëm

Kryetari i PD, Basha deklaroi nga takim në Vlorë dhe Fier se beteja kunër një Parlamenti dhe qeveri të paligjshme do të jetë pa kthim dhe largimi I Ramës është i panegociueshëm. Basha deklaroi se është një Kryeministër i paligjshëm dhe se qënron aty me votat e blera.

“Më 13 prill, të bashkohemi në protestën më madhështore për t’i dhënë fund kryeministrit ilegjitim dhe Shqipërisë së tij të pakicës.

Nuk ka kompromis dhe dialog me Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i PD dhe opozitës së bashkuar.
Nga beteja jonë pa kthim, do të fitojë Shqipëria e shumicës së shqiptarëve. Ajo e pakicës ka vetëm një vend, burgun dhe drejtësinë!”, tha Basha.

TAKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA NË VLORË
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi nga Vlora qytetarët për pjesëmarrjen më të madhe në protestën e 13 prillit për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës dhe ndërtimin e Shqipërisë së standardeve europiane.

Zoti Basha vuri në dukje se këto 6 vjet i kanë shërbyer Edi Ramës për të ndërtuar një Shqipëri paralele, përmes bashkëpunimit me krimin: qeverisjen e padrejtë kundër shumicës së shqiptarëve dhe pasurimin marramendës të vetes dhe pakicës që i shërben.

“Kanë krijuar këtu dy Shqipëri, Shqipërinë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të përjashtuar nga shanset për një jetë më të mirë, të përjashtuar nga punësimi dinjitoz, të përjashtuar nga kujdesi shëndetësor minimal, të përjashtuar nga një system arsimor dinjitoz për fëmijët, të përjashtuar nga siguria për jetën.

Dhe Shqipëria tjetër, Shqipëria e një grushti njerëzish, që kur 38 mijë baballarë dhe nëna përfundojnë në qeli se s’kanë të paguajnë faturat e energjisë, të rritura në maksimum, këta, edhe kur kapen duke vjedhur në aferat më të përbindshme korruptive që ka njohur Shqipëria, prokuroria e kapur ka frikë edhe t’i thërrasë e t’i pyesë.

Prandaj krekosen, sepse janë të pandëshkueshëm, janë mbi ligjin. Këto dy Shqipëri janë të papajtueshme me njëra-tjetrën. Njëra do të qëndrojë e tjetra do të zhduket. Dhe për atë Zot, Shqipëria që do të qëndrojë është Shqipëria e shumicës së shqiptarëve dhe ajo që do të zhduket është e pakicës, që ka vetëm një vend, burgun, prangat dhe drejtësinë.”

Kreu i opozitës tha se qëndrimi i Edi Ramës në krye të qeverisë është fatura më e rëndë për vendin dhe qytetarët e saj, të cilët po vuajnë dhunën policore si në rastin e banorëve të Bulevardit të Ri në Tiranë. Basha theksoi se e vetmja garanci për një jetë të sigurtë për shqiptarët është bashkimi i tyre me protestën kombëtare për të ndalur sundimin e korruptuar të një kryeministri ilegjitim.

“Nuk do të lejojmë që ato gra dhe zonja që dergjen sot në spital të jenë dukuria e përditshme e një shteti policor kriminal. Nuk do të lejojmë më të vazhdojë dhunimi, intimidimi, grabitja e shqiptarëve të pafajshëm.

Pra, për t’i dhënë fund pasigurisë dhe për t’u zotuar se në Shqipëri, ky popull, nën këtë Zot, dhe nën lidershipin e opozitës së bashkuar, me në krye Partinë Demokratike të Shqipërisë, nuk do të pranojë më asgjë më pak se standartet evropiane të demokracisë, të zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe të drejtësisë evropiane.

Ne kemi dalë nga strofka politike e krimit, ne jemi sot e gjithë ditën, deri në fitoren e kësaj beteje, në krahun e qytetarëve të thjeshtë e të lirë të këtij vendi.” Lulzim Basha shprehu vendosmërinë e opozitës për një betejë pa kthim deri në largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore si parakusht për dialogun politik.

“E pra më lejoni të them këtu para jush, qartë e prerë, se nuk ka, as nuk ka për të patur asnjë çedim nga objektivat e Partisë Demokratike të sanksionuara nga djegia e mandateve. Djegia e mandateve është hapi më moral, politik dhe legjitim. Nuk ka kompromis dhe dialog me Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar.”

Kreu i opozitës u shpreh se pas 6 vitesh të një rrugëtimi të vështirë dhe me sakrifica në mbrojtje të interesit publik, Partia Demokratike është sot në kuotat më të larta dhe fitimtare në zgjedhjet e ardhshme politike. Lulzim Basha tha se opozita është e vendosur për të zbatuar planin e saj për rimëkëmbjen e ekonomisë, sapo shqiptarët e bashkuar të kenë fituar betejen e parë për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Plani ynë për pensionin minimal në krye të katër vjetëve jo më pak se 250 mijë lekë të vjetra në muaj, plani ynë për dyfishimin e ndihmës ekonomike dhe për t’i arkivuar sirenat e urisë në arkivat e zeza të Edi Ramës dhe të bandës së tij hajdute, plani ynë për të kthyer Shqipërinë plot me resurse në zemër të Europës, Shqipërinë e pasur, por të vjedhur, jo në një mallkim, por në një bekim për çdo vlonjat, për çdo shqiptar.”

Hooper: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA në nivelin më të ulët në 20 vjet

Një analist me përvojë i Ballkanit thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë në nivelin më të ulët në 20 vjetët e kundit për shkak të çështjes së tarifave.

James Hooper, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se negociatat me Serbinë duhen parë në këndvështrimin e ndërtimit të një marrëdhënieje dhe jo të një transaksioni. Në bisedën me kolegen Keida Kostreci, zoti Hooper tha se 20 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, ai e konsideron Kosovën histori suksesi, por tërheq vëmendjen se ka ende një rrugë të gjatë për të përshkuar.

Zëri i Amerikës: Zoti Hooper, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer tha dje në Shqipëri se Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin çdo zgjidhje për të cilën do të binin dakord Kosova dhe Serbia. Megjithëse ai nuk i mëshoi idesë së shkëmbimit të territorit ose ndryshimit të kufijve, ai tha se mund të jetë një element i bisedimeve. Ku mendoni se jemi për momentin lidhur me çështjen e bisedimeve dhe të kufijve?

James Hooper: Mendoj se Zëvendës Ndihmës Sekretari Palmer po përpiqej të inkurajonte lëvizjen përpara të negociatave. Ato kanë ngecur muajt e fundit për shkak të situatës me tarifat, por mendoj se Shtetet e Bashkuara, qeveria amerikane e kupton se ky është një shans historik për Kosovën dhe Serbinë për të arritur një marrëveshje.

Dhe kjo nuk kuptohet mirë nga politika e Kosovës në përgjithësi, ndoshta as nga populli i Kosovës. Këto janë negociata për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që Kosova dhe Serbia të krijojnë një marrëdhënie që nuk ka ekzistuar kurrë më parë.

Është shumë e rëndësishme që kosovarët ta kuptojnë se në vitin 2016, një realitet i ri u krijua në Shtetet e Bashkuara, me zgjedhjen e Presidentit Trump. Ky president nuk është aq i përkushtuar për mbrojtjen e Kosovës, për t’u bërë mburoja e Kosovës siç ishte Partia Demokrate, apo republikanë të tjerë, prandaj është një situatë më e rrezikshme për Kosovën, sepse është e rrezikshme të kesh një fqinj armiqësor në kufirin verior në një kohë kur nuk mund ta marrë si të mirëqenë të njëjtën mburojë, një ombrellë sigurie nga ana e Amerikës.

Prandaj kjo është një mundësi e shkëlqyer, madje jashtëzakonisht e nevojshme për të negociuar një fund të armiqësisë, ose të paktën një reduktim të ndjeshëm të armiqësisë, sepse e tillë është situata.

Por mendoj se populli i Kosovës dhe shumë faktorë të politikës e keqkuptojnë se për çfarë natyre negociatash po flasim. Ata i shohin këto bisedime me Serbinë si një transaksion, pra: sa më shumë të marrë Kosova aq më mirë për të dhe sa më pak të marrë Serbia, aq më mirë për Kosovën. Dhe me këtë këndvështrim e shohin çështjen e kufirit. Por vendosja e një marrëdhënieje është e ndryshme.

Për shembull në një negociatë si transaksion, territori është qëllim në vetvete, ndërsa në një marrëdhënie territori është një mjet për të arritur qëllimin. Territori në vetvete nuk është siguri, mund të japë instrumentat për siguri dhe në këtë rast është mjet për legjitimitet,
njohje përmes anëtarësimit në Kombet e Bashkuara. Pra Kosova duhet të mendojë pa dyshim për të siguruar përfitimet e veta nga marrëveshja, por edhe që Serbia të përfitojë mjaftueshëm për ta ratifikuar dhe për ta zbatuar.

Nuk besoj se Kryeministri po i kupton negociatat kështu siç po e shpjegoj unë, si mënyrë për të ndërtuar një marrëdhënie me Serbinë në vend që të marrësh çdo gjë që të mundesh për vete. Kosova përfiton nëse Serbia mendon se ka përfituar sa ç’duhet për të ratifikuar një marrëveshje dhe për ta zbatuar atë dhe unë besoj se mund ta arrijnë një marrëveshje.

Zëri i Amerikës: Por ju e thoni sikur është përgjegjësia e Kosovës që të kontribuojë në një mënyrë të tillë për të krijuar një marrëveshje që do të frenonte armiqësitë e Serbisë. Por nga ajo që kemi parë veprimet e Serbisë nuk kanë qenë reagim ndaj asaj që ka bërë Kosova, por kanë qenë pjesë e politikës së vet ndaj Kosovës…

James Hooper Ajo që po thotë kryeministri dhe shumë kosovarë, është se ne “nuk do t’i heqim tarifat deri kur pala tjetër të na njohë”. Kështu ata vënë një parakusht për bisedimet. Por mendoj se njohja – nuk them në kuptimin e vendosjes së ambasadave – por njohja do të ishte më shumë një rezultat që do të ishte të pranohej Kosova si një vend i pavarur, pra një rezultat i negociatave jo një parakusht.

Ajo që duhet të bëjnë negociatorët e Kosovës, është që të kuptojnë se çfarë i duhet palës tjetër, ashtu si negociatorët e Serbisë duhet të kuptojnë se çfarë i duhet palës së Kosovës. Të dyja palët duhet të kuptojnë minimumin që i duhet palës tjetër, në mënyrë që të pranohet një marrëveshje, të ratifikohet dhe pastaj të zbatohet.

Këto lloj negociatash – pra për një marrëdhënie – nuk janë të lehta, duan një nivel pjekurie dhe sofistikimi, që mendoj se pala kosovare e ka demonstruar deri tani, sepse ka të bëjë me faktin se si të veprosh me Shtetet e Bashkuara

Zëri i Amerikës: Ju e thatë tashmë se çfarë mendoni për tarifat dhe qëndrimin e kryeministrit. Sa mendoni se e kanë dëmtuar ato marrëdhënien historikisht të mirë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara?

James Hooper: Jam befasuar se sa shumë e kanë dëmtuar marrëdhënien. Mendoj se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë tani në nivelin më të ulët që nga ndërhyrja e NATO-s para 20 vjetësh dhe nuk shoh ndonjë shenjë se kjo gjendje po ndryshon.

Ajo që më befasoi është se kosovarët duken të hapur ta tolerojnë, ta pranojnë një gjë të tillë, në një kohë kur u duhet të punojnë edhe më shumë që angazhimi amerikan i sigurisë ndaj Kosovës, të vazhdojë të mbetet po aq i fortë. Është pothuajse sikur po e flakin tutje.

Është sikur pa nevojë po i ngulin gishtin në sy Amerikës, sepse amerikanët e kanë bërë të qartë se kjo ka rëndësi për ta, është e rëndësishme që negociatat të ecin përpara dhe që marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë të ecë përpara dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara duan që ajo të ecë përpara në një mënyrë të drejtë për të dyja palët. Mendoj se nëse kjo nuk ndryshon dhe nëse negociatat nuk rifillojnë, marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara do të keqësohet edhe më shumë.

Zëri i Amerikës: A mendoni se kjo gjendje ka dëmtuar marrëdhënien me këtë administratë amerikane apo me Amerikën në përgjithësi?

James Hooper: Ka dëmtuar strukturën e marrëdhënies. Ajo që dëgjoj në Uashington, në Departamentit e Shtetit dhe gjetiu në qeveri dhe në Shtëpinë e Bardhë, ata tani i shohin kosovarët si më nacionalistë, që shkaktojnë probleme, që bëhen të vështirë për amerikanët të merren me ta.

Dhe e përsëris, nuk po them që kur amerikanët i thonë Kosovës të bëjë diçka, ata ta bëjnë duke injoruar interesat e tyre, por kur amerikanët i bëjnë të ditur Kosovës se është një çështje shumë e rëndësishme për ta, ne presim një farë bashkëpunimi dhe një reagim konstruktiv dhe që të gjejnë një mënyrë të përgjigjen dhe kjo nuk ka ndodhur.

Zëri i Amerikës: Pse është tani momenti për një marrëveshje? Po e dëgjojmë shpesh një gjë të tillë, përfshirë nga Presidenti Trump. Pse pikërisht tani?

James Hooper: Sepse në momentin që mbyllet dritarja në Beograd, nuk do të ketë më negociata për marrëveshjen. Në Beograd janë në pushtet progresistë dhe zoti Vuçiç e kupton Kosovën dhe deri ku mund të shkojë dhe çfarë duhet bërë dhe ai do që të Serbia të jetë pjesë e BE-së dhe e di që kjo është rruga për ta arritur këtë synim.

Kjo është arsyeja. Nëse kjo mundësi nuk shfrytëzohet, nëse Kosova luan për të fituar kohë … E kam parë edhe në vende të tjera. Palestinezët vazhdimisht hidhnin poshtë shanse për të negociuar marrëveshje me Izraelin dhe sa here tërhiqeshin, ktheheshin mbrapsht për të njëjtën gjë dhe e kishin humbur mundësinë.

Ka momente që janë vendimtare, ka momente kur një dritare mundësie është e hapur dhe duhet të veprosh dhe ky është një moment i tillë.

Zëri i Amerikës: A mendoni se ideja e këmbimit të territorit apo ndryshimit të kufirit, megjithëse duket sikur ka pasur relativisht një heshtje rreth saj së fundmi, është ende mbi tryezë dhe cilat janë shanset e saj?

James Hooper: Po, do të ketë një aspekt territori në marrëveshje, dhe duhet të ketë në mënyrë që kjo të funksionojë për të dyja palët. Nuk besoj se Maqedonia do të shpërbëhet për shkak të elementit të territorit në një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Madje besoj se do ta konsolidojë stabilitetin në Maqedoni.

As nuk besoj që zoti Dodik në Bosnje do ta përdorë një marrëveshje të tillë si justifikim, për ta nxjerrë Republikën Serbe nga Bosnja dhe për ta bërë të pavarur. Prandaj unë e konsideroj një marrëveshje me territorin si element, si një faktor thelbësor, stabilizues të një marrëdhënieje të re mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëri i Amerikës: Ka ekzistuar gjithmonë një mjegull lidhur me faktin se pse zoti Haradinaj nuk vinte dot në Shtetet e Bashkuara. Fakti që ai vizitoi Shtetet e Bashkuara ditët e fundit është simbolikisht i rëndësishëm. Por gjithsesi ai shkoi në Detroit, nuk erdhi këtu në Uashington. Si e konsideroni ju këtë vizitë?

James Hooper: Nuk i di të gjitha detajet, por shpresoj që kryeministri t’ia ketë kaluar mirë në Detroit. Por ai erdhi në Shtetet e Bashkuara, amerikanët e lejuan dhe nuk pati probleme me vizën, çka mendoj se do të thotë që Shtetet e Bashkuara duan të thonë se duan një vazhdimësi në marrëdhëniet me Kosovën.

Por më ra në sy që nuk erdhi në Uashington dhe nuk e di pse por më duket se nuk do të kishte kuptim nga pala amerikane që ta mirëpriste (në këto kushte). Nëse vinte në Uashington, ai do të duhej të kishte takime. Nëse vinte në Uashington dhe nuk kishte takime, do të ishte një pozicion i papërshtatshëm për kryeministrin Haradinaj dhe do të ishte një hap prapa dhe do të dukej edhe më keq nga ç’është në të vërtetë marrëdhënia.

Pse duhet ta donin amerikanët atë në Uashington dhe kur ai po refuzon të jetë pjesë e procesit të negociatave, për të cilin amerikanët kanë thënë se është i rëndësishëm për ta? Kjo nuk është çështje e vogël, është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe ne prisnim nga Kosova që të paktën të ishte konstruktive dhe kjo nuk ka ndodhur.

Prandaj hamendja ime është që ndoshta ai nuk ishte në gjendje të siguronte takime në Uashington me zyrtarët dhe nuk donte të vihej në pozitë të vështirë, kështuqë vendosi të shkojë në një qytet tjetër, ku të paktën do të ruante marrëdhënien me amerikanët, dhe të mos merrej me problemet me ta. Kjo do të ishte analiza ime.

Zëri i Amerikës: 20 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s a do ta quanit Kosovën një histori suksesi apo më të ndërlikuar se aq?

James Hooper: Pa dyshim e konsideroj një histori suksesi, por është një rrugë e gjatë. Lufta i dha fund spastrimit etnik nga serbët në Kosovë dhe sundimit serb në Kosovë. Kështu Kosova hyri në një periudhë autonomie, nën ligjin ndërkombëtar, më pas shpalli pavarësinë.
Tani mendoj është koha që Kosova të ndërtojë një marrëdhënie me Serbinë që do t’i japë një pozicion të fortë në rajon, siguri të përhershme si vend i pavarur, prandaj anëtarësimi në OKB është aq i rëndësishëm.

Afati i Brexit shtyhet deri më 31 tetor

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u pajtuan t’i japin kryeministres Theresa May një afat të ri deri më 31 tetor për zbatimin e Brexitit, katër muaj më shumë sesa ajo kishte kërkuar.

Vendimi u mor në takimin e lartë të Bashkimit Evropian pas një diskutimi të gjatë me dyer të mbyllura, për t’i dhënë një mundësi Mbretërisë së Bashkuar të zgjidhë problemet e brendshme rreth Brexitit.

“Të 27 vendet e BE-së dhe Mbretëria e Bashkuar u pajtuan për një zgjatje fleksibël deri më 31 tetor” shkroi në fund të diskutimeve tetë orëshe, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Britania, tha zoti Tusk, mund të largohet edhe më herët nëse kryeministrja May siguron mbështetjen e parlamentit për marrëveshjen e saj për Brexitin. “Deri në fund të kësaj periudhë, Mbretëria e Bashkuara do të ketë mundësi po ashtu të … anulojë Brexitin”, tha presidenti Tusk.

Kryeministrja May ende shpreson që mund të sigurojë mbështetje për t’u larguar me herët në mënyrë që britanikët të mos detyrohen të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian që mbahen nga 23 deri më 26 maj – një kusht që vendi të mbetet anëtarë i bllokut përtej 1 qershorit.

Parlamenti britanik refuzoi në tri votime marrëveshjen e negociuar nga zonja May. Shumë udhëheqës dëshironin një shtyrje më të gjatë të afatit, deri në fund të vitit apo edhe deri në mars të vitit të ardhshëm, por presidenti francez, Emmanuel Macron, kundërshtoi gjatë tërë mbrëmjes duke detyruar një kompromis.

Largimi më 31 tetor – natën e festës së Halloweenit, siç vunë re komentuesit në rrjetet sociale, përkon me përfundimin e mandatit të Komisionit Ekzekutiv të Bashkimit Evropian.