30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Berisha publikon Videon: Rama nxjerr blindat e ushtrisë në qytetin e Kukësit

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku duken blindan e ushtrisë që patrullojnë në qendrën e qytetit të Kukësit. Berisha shkruan se, ky është një akt i verbër dhe hakmarrje primitive e Ramës.

Edvin Urrejtesi ne nje akt te verber hakmarrje dhe puçist antikushtetues pushton me blinde te ushtrise qendren e qytetit te Kukesit! sb

Edvin Urrejtesi ne nje akt te verber hakmarrje dhe puçist antikushtetues pushton me blinde te ushtrise qendren e qytetit te Kukesit! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 11. April 2019

140 të arrestuar pas përleshjeve mes tifozëve të Ajaxit dhe Juventusit

Tifozët e klubit holandez dhe atij italian u përplasën mes vete para ndeshjes së mbrëmshme. Kjo përleshje rezultoi në arrestimin e më shumë se 140 personave, sipas policisë së Amsterdamit.

Policia e Amsterdamit i ka arrestuar më shumë se 140 persona pas përleshjes mes tifozëve të Juventusit e atyre të Ajaxit para barazimit 1:1 në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Tifozët e dy klubeve e filluan një përleshje në rrugët e qytetit dhe pamjet nga ky incident u shpërndanë gjithandej nëpër rrjetet sociale. Policia e Amsterdamit i publikoi edhe disa fotografi të mjeteve të sekuestruara, ku përfshihen fishekzjarrë dhe thika.

Fillimisht ishin arrestuar rreth 20 persona, mirëpo një njoftim i lëshuar më vonë nga policia e bëri të qartë se sa problematik kishte qenë ky incident mes dy grupeve të tifozëve.

“Dy grupe të mëdha, më së shumti tifozë italianë, janë arrestuar. Grupi i parë, 46 të dyshuar, u arrestua në stacionin e trenit, ndërsa grupi i dytë, 61 të dyshuar, u arrestua në stadium. Armë dhe fishekzjarrë u gjetën te këto dy grupe”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga policia.

“Policia veproi edhe në anën jugore të stadiumin, për shkak të disa shqetësimeve në këtë anë. Këtu policia përdori cisterna uji për t’i shpërndarë tifozët, më shumë se 30 prej të cilëve u arrestuan. Policia është duke i hetuar këto raste”.

Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Matteo Salvini, pretendoi se 120 prej të arrestuarve janë tifozë të Juventusit.

“Rreth 120 tifozë të Juventusit u arrestuan. Njerëzit kishin me vete objekte të papërshtatshme për udhëtimin në stadium. Futbolli është i bukur, sporti është i bukur, por vetëm me duar dhe fytyra të pastra, pa shkaktuar telashe”.

Si u nxorr nga varri diktatori në ’92, kazma mbi kafkë

Enver Hoxha, diktatori më gjakatar i Europës Lindore do të vdiste 34 vite më parë, pikërisht në 11 prill duke lënë pas një Shqipëria të shkatërruar, njerëz në uri, mijëra të vrarë, zhdukur, arrastisur, burgosur dhe përdhunuar gjatë regjimit të tij.

Gjashtë vite pas vdekjes së tij, në Shqipëria do të vinte ajo që sot e quajmë demokraci, ndërsa në ditët e para të kthimit të sistemit, trupi i tij u hoq nga Varrezat e Dëshmorëve.

Fotot e atij momenti janë publikuar fillimisht nga Kastriot Dervishi, i cili ka qenë drejtor i Arkivës së Ministrisë së Brendshme për disa vite.

Gjatë hapjes së varrit, kazma ka thyer edhe arkivolin duke dëmtuar edhe pjesërisht fytyrën e diktatorit. Në galerinë e mësipërme mund të ndiqni ato momente të fiksuara në aparat fotografik.

De Ligt: Ronaldo është si grabitqar…

Qendërmbrojtësi i talentuar i Ajaxit, Matthijs de Ligt ka lavdëruar Cristiano Ronaldos pas përballjes në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Juventusi e barazoi me rezultat 1:1 ndeshjen me Ajaxin, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Italianët fillimisht kaluan në epërsi përmes një goli të shënuar nga Cristiano Ronaldo, mirëpo Ajaxi më vonë e barazoi rezultatin, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve. Në total, Ronaldo tani i ka 64 gola në fazën e eliminimit direkt, tri më shumë se në fazën grupore (61). Prej tyre, 23 i ka shënuar në 1/8 e finaleve, 24 në çerekfinale, 13 në gjysmëfinale dhe katër në finale.

Matthijs de Ligt e kuptoi në këtë ndeshje se sa i rrezikshëm është Ronaldo brenda zonës së portierit, mirëpo shtoi se Ajaxi e dëshmoi se e kanë merituar të arrijnë deri në këtë fazë.

“Ishte një atmosferë e zjarrtë që nga fillimi dhe ne patëm raste të mira për të shënuar vazhdimisht, por fatkeqësisht pranuam gol pikërisht para përfundimit të pjesës së parë”, tha De Ligt pas ndeshjes.

“Cilësia më e mirë e Ronaldos, përveç talentit të tij, është që ai është si grabitqar brenda 16-metërshit. Ai e sheh çdo mundësi, çdo hapësirë të vogël, dhe sulmon menjëherë në mënyrë të jashtëzakonshme”.

“E dimë se nuk duhet të lëmë hapësira në mbrojtje kundër Juventusit, pasi që ata janë të përgatitur pikërisht për gjëra të tilla. Ne e pasonim topin rreth e rrotull dhe tentonim të gjenim hapësirë në mbrojtjen e tyre”.

“Mendoj se bëmë punë të mirë. E kemi një skuadër të mirë që e jep maksimumin në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Ne e dëshmuan sot se nuk jemi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve falë ndonjë gabimi apo fati”.

 

Skandal, një 5-vjeçare në qelitë e policisë

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar sot këtë foto denoncuese, që e ka cilësuar si skandali i radhës i qeverisë.

Në të nuk janë tjetër, përveçse gratë dhe fëmijët nga Bregu i Lumit, që u zgjuan nën terrorin e Policisë dy ditë më parë dhe u nxorrën me forcë nga shtëpitë, për t’ua shembur.

Postimi i plotë

Skandali radhes
Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5 vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi i zgjuan me gaz lotëshellës përpara dy ditësh, i nxorrën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe i futën në qelitë e ftohta.

Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që i nxin faqen Shqipërisë përditë!

Faktet e reja rreth grabitjes së 10 milionë eurove, lidhjet me aviacionin civil

Ish-Kryeministri Berisha ka publikur të dhëna të reja rreth grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportrin e Rinasit ndërsa ekspozohen lidhjet e grabitësve me njerëz të aviacionit civil.

Te dhena te reja per superskandalin e Rinasit! Eksperti denoncon:
1-Kriminelet kishin bashkepuntore ne personelin e sigurise te Aviacionit Civil.
2-Ekspertet e vertet te fushes jane hequr nga puna dhe kane emigruar.
3-Aviacioni civil eshte mbushur me militante, delinkuente, xhahil, njerez te mikut.

4-Futja e Ushtrise per sigurine e aeroportit eshte skandal. Vetem Hezbullahet kontrollojne aeroportin e Libanit.
5-Kompania austriake e fluturimeve njoftoi se nuk kryen me transport te vlerave monetare, po per pasagjeret çfare sigurie ka?

Lexoni mesazhin e ekspertit dixhital. sb
Pershendetje dr Lidhur me superskandalin si ekspert i ne aviacionin civil doja te shprehja disa mendime lidhur me situaten dramatike ne kete sektor nevralgjik te sigurise kombetare.

Kur gjyqtareve dhe prokuroreve i kerkohet se me ke kane pire kafe djemt e tezes nje pyetje kam per qeverine: Pas vrasjes qe ndodhi ne fier ku vendodhjen e objektivit e raportonte nje oficer i SHISH dhe qe ishte kunati i Joana Bushit (vllai burrit) a do te mund te vazhdonte punen ne aviacionin civil si menaxhere e rendesishme e institucionit Joana nen drejtimin e Ballukut qe e kerkon fajin ne Kine dhe nga koncesionari?

Sot duan te instalojne ushtrine ne aeroport civil njesoj si ne Bejrut ne vitet 80 apo si Hesbollahu qe ruan aeroportin e Libanit dhe keta duan ta bejne ne mes te Europes.

Ne te dyja grabitjet ka burime te brendshme te sigurise ne aviacionin civil qe jane te mire informuar per te gjitha procedurat e sigurise qe ja kane dhene hajduteve dhe asnjeri nuk merret per te gjetur se kush eshte burimi qe ja ka dhene infon e te gjithe aktivitetit te sigurise ne aeroport.

Hetimi fillon te te gjithe rekrutimi i personelit (aq me teper qe po lexojme me rekorde te theksuara kriminale brenda vendit dhe jashte) te cilet certifikohen nga autoritetet pa marre me pare “deshmi personaliteti” te cilin e leshon Policia Kriminale e vendbanimit ku jeton dhe jo “Deshmi Penaliteti” nese ke qene apo jo i denuar. Pse deshmi personaliteti!?

Sepse ajo i shkon zyrtarisht institucionit ku do punoje roja sigurise apo personi qe do punesohet per llogari te institucionit dhe shikohen kartelat kriminale qe ka policia, SHISH, etj,

Pra nese ke qene i skeduar nga policia dhe per cfare veprash ke qene i dyshuar personi apo te aferm te tij dhe si rrjedhoje nuk mundesh te punosh ne Aviacionin Civil qofte kjo edhe kur ke jetuar ne emigrim pasi te duhen te dhenat e qytetit ku ke jetuar nga policia atjeshme per te pare dosjen e personit.

Dhe pasi ben hetimin policia kriminale jep autorizimin nese ke rekorde kriminale apo jo atehere mund te certifikohesh per te punuar ne Sigurine e Aviacionit Civil. (jane te shkruara ne te gjithe rregulloret dhe manualet qe jane detyrim per ti zbatuar qofte si rekomandime qofte si rregull ligjor per aviacionin civil dhe sigurine e tij).

Ne keto kushte qe futet ne pune i bardhe dhe i zi nuk ka ushtri qe e ruan pasi gjithmone sistemi ka pika te dobeta qe mund te sulmohen dhe keto pika te dobeta i dijne persona qe kane info te detajuara per aktivitetin e sigurise se brendshme ne zona “sterile sigurie” si dhe informacione te marra nga kamerat me rezolucion te larte qe perdoren sipas qejfit te pergjegjesve te turneve te sigurise.

Pra kush eshte “kallauzi” te cilin nuk e gjejne dot autoritet jo te kompania koncesionare te cilet ne te gjithe boten e qyteteruar operojne te pa armatosur. Nese siguria thyhet me persona me granata dhe kallshnikove nuk ka cti beje kompania koncesionare e as batalioni i police ushtarake se eshte elementi befasi.

Investimet ne infrastukturen e sigurise dhe permisimin e sistemeve apo rekrutimin e burimeve njerezore eshte politike qe e ben autoriteti i aviacionit civil per te gjithe operatoret private qe operojne ne zona sterile sigurie perfshire, kompani ajrore, radare, infrastukture pajisjesh te navigimit ajror, kompanite qe kryejne pastrimin, personel i ICTS, etj pasi eshte perseri autoriteti qe i auditon dhe i certifikon kete personel.

Praktikisht nuk e ka bere asnjeri qe pa ndodhur e para jo me kjo qe ndodhi qe perseri eshte gje e vogel ne krahasim nese do kishin sulmuar nje grup terrorist sot do kishim te tjera rrethana dhe Shqiperia do ishte si ne 91 ku do fluturonin vetem ndonje avion qe do merrte persiper vete rriskun per tu ulur ne Shqiperi.

Kane deshtuar te gjithe institucionet e sigurise perfshire Polici, SHISH, etj, pasi asnjeri nuk ka informuar mbi personelin qe po punon ne keto sektore vitale dhe mbi cfare bazash rekrutohen!

Porta qe kane hyre ky grup grabitesish eshte ngjitur me godinen e re te Albcontrol. Po nese do kishin pasur qellim te merrnin Albcontrolin cdo ndodhte!? Per cfare do flisnim sot!?

Debatoje neper studio lloj llojesh dhe nuk pyeten ekspertet pasi ata kane emigruar shumica pasi jane hequr nga puna.
Dje degjova qe ta marri policia ruajtjen sot degjuam ta marri ushtria!!!

Ne cilin vend ndodh kjo çudi!?
Kompania ajrore Austria Airline nuk kryen me transferta parash pasi nuk ka siguri!!!
Po per pasagjeret qe do vazhdoje te kryeje a ka siguri eshte pyetja per kompanine qe sigurisht eshte retorike.

Messi i gjakosur, tifozët në kor: “Viva Ronaldo”

Lionel Messi po largohej nga fusha i gjakosur, për të marrë ndihmë përkatëse mjekësore. Sidoqoftë, kjo gjendje e yllit argjentinas nuk përbënte fare dhemshuri për tifozët e Manchester United. Këta të fundit nuk kanë nguruar t’i këndojnë në kor, në këtë rast, “Viva Ronaldo”. Një tjetër “shuplakë” për kapitenin e Barcelonës, teksa u detyrua të dilte me fytyrën e gjakosur nga kuadrati i blertë i “Old Trafford”.

Pasi mori trajtim nga ekipi mjekësor i Barcelonës, në anë të fushës, mbështetësit e “Djajve të Kuq” shfrytëzuan rastin për ta sulmuar Messin, duke i kujtuar rivalin e tij më të madh, CR7, që mbetet idhull në Manchester. Natyrisht, kjo ishte një mënyrë ekstra, përveç atyre në fushën e lojës nga lojtarët vendës, për ta neutralizuar pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Me siguri, këtë funksion pati edhe goditja e fortë me krahë e Chris Smalling ndaj tij, që i la pasoja në hundë dhe në sy. Në fakt, ndeshja nuk shkoi në mënyrë të përsosur për Messin personalisht, edhe pse u kthye në fushën e lojës, përkundër lëndimit serioz që pësoi.

Protesta simbolike ndaj një shteti në duart e krimit dhe korrupsionit…

Belind KËLLIÇI

Protesta simbolike e të rinjve tek parlamenti dhe Ministria e Brendshme me hartën e krimit, ankandin për deputetët fasadë dhe me vargjet e poetit Ali Asllani: “Hani pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepat, mbushni arkat, të pabrek’ ju gjeti dita, milionerë ju zuri darka”.

Të rinjtë protestuan para parlamentit dhe Ministrisë së Brendshme me simbolikën e një shteti në duart e krimit dhe korrupsionit. Megjithë përpjekjen e policisë për të penguar të rinjtë, një hartë gjigande e krimit, ku spikasin drejtues të Partisë Socialiste dhe qeverisë, u vendos tek Ministria e Brendshme.

Simbolika e hartës së krimit tregon se Ministria e Brendshme ka dështuar në sigurimin e rendit dhe qetësisë, duke u përqendruar tek dhunimi dhe helmimi me gaz i qytetarëve në shtëpitë e tyre apo sheshet e protestës dhe duke mbrojtur përfaqësuesit e krimit në parlament.

Përballë forcave policore që kishin rrethuar parlamentin, të rinjtë paqësorë improvizuan ankandin e blerjes së deputetëve. Me simbolin dhe slloganin e PS, të shndërruar në një gjethe kanabisi, të rinjtë kanë ironizuar opozitën fasadë të Ramës, duke renditur 4 përfitimet e palëve nga ankandi:

  1. Bëhen me lekë
    2. Shpëtojnë nga dënimi për korrupsion
    3. Ruani lekët e marrë me krim dhe korrupsion
    4. Ruani pushtetin e Skënderbeut.

Për të etiketuar atë që përfaqëson parlamenti sot, të rinjtë përdorën vargjet e famshme të Ali Asllanit nga poema “Koha e maskarenjve”, të shkruara në një pankartë dalluese: “Hani pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepat,mbushni arkat, të pabrek’ ju gjeti dita, milionerë ju zuri darka”.

 

Strazimiri i përgjigjet Ramës: Këtu Mafia është në qeveri, prandaj ushtria…

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reguar për dislokimin e forcave të ushtrisë në Aeroportin e Rinasit pas grabitjes së 10 milionë eurove. Në një postim në Facebook, Strazimiri shkruan se, këtu Mafia është në qeveri, prandaj ushtria s’është zgjidhje!…

Postimi i plotë i Strazimirit

Në Paris, Frankfurt, Amsterdam, ushtria del në mbrojtje të popullatës nga një sulm USHTARAK, paramilitarësh TERRORISTË, kur rreziku konsiderohet IMINENT ose I PASHMAGSHËM, jo kundër bandës që ka hyrë në aeroport 3 herë rrjesht…nga e njëjta derë…

Po, ka ndodhur njëherë në fillim të viteve ’90 në Siçili që ushtria doli në rrugë me blinda kundër MAFIA-s, po ky nuk është rasti ynë… Këtu MAFIA është në qeveri…

Një KED i kapur nuk mund të ndërtojë Gjykatën Kushtetuese

Çlirim GJATA

Njoftimi dërguar KED mbi tërheqjen e kandidaturës time për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Anëtarë të KED;

Sapo u njoftova nga ju me e-mail, që brënda dt.10 të këtij muaji duhet të paraqitem për, siç shpreheni ju, procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës time për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, gjë për të cilën unë kam shprehur interes.

Është e vërtetë se kam shprehur interes për kandidim për në institucionin në fjalë, por ka diçka një vit apo e gjysëm më parë, që e kam bërë këtë paraqitje kandidimi, aq sa e kisha harruar se jam kandidat për në Gjykatën Kushtetuese.

Dhe po të mos më kishit dërguar e-mail nuk do të ndodhte asgjë sepse, nuk do të isha kujtuar dhe do ma kishit kursyer këtë shkrim. Madje nuk e di nëse kandidatët e tjerë janë kujtuar të gjithë, ose të paktën uroj që ndonjëri të mos ketë arritur pensionin, apo larg qoftë… .

Prandaj si fillim po ju deklaroj se e tërheq këtë kandidaturë, apo shprehje innteresi, pra e thënë qartë e shkurt, që të mos mbetet ndonjë asgjë për interpretim nuk jam më kandidat për postin në fjalë.

Kjo për disa shkaqe, ku e para po jo shumë e qenësishme është ajo e efektit kohë. Nuk mund presësh kaq shumë derisa të shqyrtohet kandidatura për të konkuruar diku qoftë kjo edhe Gjykata Kushtetuese, sepse kur e paraqita këtë kanditaturë kisha të tjera shpresa dhe pikëpamje mbi institucionet e drejtësisë. Por duke qënë se koha provon gjithshka edhe shpresat edhe pikpamjet e mia ndryshuan, sidomos me ato çfarë ndodhën me reformën në drejtësi.

E kuptoj që këto vonesa janë pasojat e kësaj reforme dhe e pranoj mospërgjegjsinë tuaj si anëtarë të KED në rrethanat në fjalë. Meqë ra fjala çfarë institucioni kushtetues është ky që ndryshohet njëherë në vit? A ka diku në Europë institucione të tilla kushtetuese? Megjithatë, as kjo nuk ju takon juve!

Tërhiqem nga kandidimi për disa arsye. Gjykata Kushtetuese është institucioni më i rëndësishëm i sistemit check and balance në Kushtetutë. Dy herë në historinë e Europës ka ndodhur të mbyllet Gjykata Kushtetuese. Ajo në Austri në 1938 nga Hitleri dhe hera e dytë në Shqipëri në vitin 2018 dhe çfarë paradoksi, për shkak të reformës në drejtësi.

Mungesa e sajë për kaq kohë e vë qeverinë në kushtet e qeverisjes së një grushti shteti, pasi askush nuk mund të mbrohet nga qeveria. Dhe qëllimi i qeverisë sot është të kapë këtë gjykatë nëpërmjet rrethanave, manovrave dhe shërbimeve edhe të institucionit të KED.

Prandaj procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, më duket një hipokrizi në plot kuptimin e fjalës.

Nga nëntë anëtarë ky institucion ka shtatë, pasi dy janë shkarkuar nga vetingu. Nga këta bie në sy kryetari ad-hoc i KED-së, Z.DVORANI anëtar i Gjykatës së Lartë, të cilit i ka mbaruar mandati për vete dhe jo pak, por ka pesë vjet pa mandat në Gjykatën e Lartë. Si mund të kem besim te ky person, i cili qëndron në detyrë për pesë vjet me sot me nesër, sa të vijë tjetri ta zëvëndësojë? Çfarë përgjegjsie mban, kur sapo të zëvëndësohet shkon në punë të tijë dhe nuk jep llogari askund? E pra nga Gjykata e Lartë mund të caktohej një tjetër brënda mandatit dhe me përgjegjsi të plotë(sot që po flasim janë edhe dy anëtarë të GJ.L. brënda mandatit).

Kush më garanton se Z.DVORANI nuk pret benefite nga qeveria për këto shërbime. Ndonjëri mund të thotë ndërgjegja e tij, por atë le ta mbajë ai-ndonjëri. Sikur vetingu të ishte sado pak profesional dhe të merrte në shqyrtim vetëm disa vendime civile të këtij gjyqtari do flisnim ndryshe.

E pra mendoj se Kushtetuta ka parashikuar, që anëtarët e KED-së duhet të kenë përgjegjsinë e plotë të asaj çfarë bëjnë, sepse po krijojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo bordin qeveritar të kullimit, megjithse siç duken bathët drejt asaj po shkon.

Po me madat të mbyllur prej një viti nga Gjykata Kushtetuese e që qëndron në detyrë sa të zëvëndësohet është edhe relatorja e kandidaturës time(që për dreq më kujtoi me e-mail)Zj.TUSHA. Personalisht ndaj një respekt të veqantë për këtë zonjë që ka kaq vite që shërben në organet e drejtësisë dhe si e vetmja në gjithë Gjykatën Kushtetuese që kaloi vetingun.

Dhe me hipokrizinë më të madhe Parlamenti nuk miratoi dekretin e Presidentit për emrimin e Zj.Tusha në krye të KLSH-së. E pra kjo zonjë mund të largohej në punë të sajë, pasi nuk mori benefite, por qëndron aty vetëm për shkak se nga Gjykata Kushtetuese nuk ka mbetur askush tjetër. Nuk kam ndonjë njohje kushedi çfarë me Zj.Tusha, por ndershmërisht do ti sugjeroja të tërhiqej nga ai vënd, sa pa u bërë pis kot tani në fund.

Një anëtare tjetër aty në KED, me sa jam në dijeni, është edhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Zj.MARKU. O zot çfarë institucioni: dy anëtarëve ju ka mbaruar mandati, tjetra është e përkohshme, dy i ka rrëzuar vetingu. Pa folur për tre të tjerë që presin vetingun. Ata që bënë këtë kushtetutë paskan patur humor të madh.

E si mund të gjykohem nga kjo Prokurore, anëtare aty. E zgjedhur në shkelje të Kushtetutës, politikisht, vetëm me 69 vota nga mazhoranca parlamentare dhe në shkelje të rënda në detyrën e sajë të re, me veprime në kundërshtim me ligjet e vetë reformës në drejtësi, do të përzgjedhë kandidtaturat për Gjykatën Kushtetuese. Pa folur për konfliktin e interesit, që kjo gjykatë e dalë prej saj, potencialisht do të gjykojë vendimet e sajë.

Pa folur për rekordet në c.v. e sajë, që nuk tregojnë asgjë. Askush nuk mund të paraqesë as arritjen më të vogël profesionale çfarë ka bërë kjo zonjë, që të mëritojë detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm? E për pasojë edhe atë të anëtares së KED ku edhe për këtu nuk kishte mbetur asnjë kanditaturë në Prok. e Përgj. dhe u caktua pa short.

Si mund të ndërtojë Gjykatën Kushtetuese kjo prokurore, qe shkatërroi Prok. e Krimeve të Rënda dhe bllokoi hetimin e dosjeve mbi krimin e organizuar dhe lidhjet e tij me politikën në trafikun e narkotikëve dhe blerjen e votave? Jooo, unë nuk mund të vij aty.

Ndërsa anëtarët që presin vetingun, pa dashur ti fyej, më duken në një pozitë shumë qesharake. Si mund tja bëjnë fjalën dy qeverisë dhe Kryeministrit, pikërisht gjyqtarët dhe prokurorët që presin vetingun? Atyre ju ka rënë fati, që me këtë rast ta blejnë këtë të fundit.

A nuk ka mjaft raste ku gjyqtarë dhe prokurorë shkelin ligjin në interes të qeverisë vetëm nga frika e vetingut? E pra unë di plot të tilla ku gjyqtarët jo thjeshtë ligjin, po shkelin deri dhe mbi jetën e qytetarëve për ti shërbyer politikës dhe shpëtuar nga vetingu. Kjo është garancia e anëtarëve të KED që nuk kanë kaluar vetingun.

Institucioni juaj sa kushtetues, aq edhe një vjeçar, lë shumë për të dëshiruar, aq sa sinqerisht më vjen turp të më shohin aty me ju. E sa për ta mbyllur me këtë pikë, nuk mund të mos përmend një fjali për raportin e Kryeministrit tonë me ju, dhënë së fundi nga Drejtori i VOA Elez BIBERAJ:“Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave…”. Kjo quhet diplomaci e drejtëpërdrejtë amerikane.

Por ta lëmë KED dhe vazhdojmë më tej. A ja vlen që edhe sikur të marrësh “përzgjedhjen” nga KED të kalosh në votim në parlament? E në çfarë parlamenti? Nuk po flas për faktin se kemi një parlament në kushte antikushtetutshmërie, pasi nuk ka më 140 deputetë, sa ja kërkon Kushtetuta. As për kriminalizimin, as për skandalet, apo mungesën e çdo lloj debati dhe votimin në rresht. Gjithsesi të mos kalojmë në politikë. Por do të konstatoj dy momente shumë sinjifikativë të nivelit të këtij parlamenti.

Personalisht kam një karrierë profesionale ku po veçoj shërbim tim si gjyqtar, kryetar gjykate, gjyqtar apeli, këshilltar në Gjykatën e Lartë e deri kryetar i KQZ. Pa folur për përvojën si pedagog i së drejtës që nga viti `95 dhe doktor i shkencave prej 20 vitesh(të tjerat janë në c.v. time).

Le të shohim cilësinë e parlamentit ku i përzgjedhuri do të votohet. Aty ka deputetë, bie fjala, që nga policë janë bërë deputetë. E respektoj profesionin e nderuar të punonjësit të policisë shqiptare, por nuk mund të pranohet që një polic, thjeshtë për faktin se është deputet, të vendosë nëse një doktor i shkencave në jurisprudencë do të emërohet anëtarë i Gjykatës Kushtetuese apo jo.

Duhet të ishte e kundërta. Në komisionet e ngritjes në detyrë të policëve duhet të ketë juristë dhe mundësisht doktor shkencash në jurisprudencë, që të kontrollojë nivelin e njohjes ligjore nga ana e tyre. Në Shqipëri gjërat janë përmbys.

Në parlament ka deputetë që kanë kryer shkollë, thjeshtë për kamionistë dhe e kanë paraqitur si shkollë të lartë, e zbuluar kjo nga një emision investigativ televiziv shumë serioz(top story i tch). Pra kamionistët deputetë do të vendosin nëse doktori i shkencave në jurisprudencë do të behet anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ose jo.

E kështu me radhë mund të vazhdojmë përsëri, por po kufizohem vetëm me këto të dyja. Thonë se i ka zgjedhur populli. Cili popull do zgjidhte një kamionist dhe jo një profesor për deputet?? Ata i ka vënë aty kryetari i tyre dhe paratë me të cilat janë blerë votat.

Anëtarë të KED

Në këto kushte, si e mendoni produktin që do të dalë në ndërtimin e Gjykatës së re Kushtetuese, qoftë për pozicionin ku ndodheni ju, qoftë për nivelin ku ndodhet ai parlament, që vetëm parlament nuk është?

Në këtë shkrim nuk po paragjykoj punën tuaj as edhe për vehte. Nuk po tërhiqem për faktin se mendoj që nuk përzigjem atje te ju. Absolutisht nuk është kjo, përkundrazi po të vija atje edhe mund të fitoj. Problemi është i të tjera përmasave. Ju mund të ndërtoni një Gjtykatë nga pikpamja formalo ligjore, por nuk do të mbartë asnjë besim te qytetarët. Kjo për faktin se, ju vetë qoftë si institucion qoftë si anëtarë, nuk gëzoni kurrfarë besimi te publiku. Dhe besimi në publik është më kryesori në demokraci.

Me këto shërbime që mund të bëhen, mund blihet vetingu, mund të blihen postet e larta, pasi morali është në mërgim, por emrin dhe personalitetin nuk e blen dot me asgjë. Atë e kanë në dorë të tjerët. E çfarë duhet një Gjykatë Kushtetuese e dalë në këto kushte.

Në fund të fundit edhe ju vetë jeni produkt i një reforme eksperimtale në drejtësi,
e pashoqe deri më tani në ndonjë vënd demokratik, ose jo i tillë; e realizuar nga faktorë pa kurrëfarë lidhjeje me doktrinën kushtetuese; pa asnjë garanci që nuk do të dështojë si shumë të tjera me parë.

Si përfundim, do ishte shumë më keq se sot pa gjykatë, ndërtimi nga ju i një Gjykate Kushtetuese të kapur nga Kryeministri. Ndaj paraqes edhe njëherë tërheqjen time nga kandidatura. S`ka nevojë për përgjigje për njoftimin në fjalë, por ju lutem më ktheni dosjen me dokumentat e mia në adresën që ju kam shënuar.