19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Revolta në Universitetin Bujqësor: Na prenë në besë! Kush na qenka ky i forti, pse bëri tendera…

Ditën e sotme studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë organizuar një takim ku kanë diskutuar lidhur me ecurinë e protestës, në mbrojtje të territorit të tyre, që preken nga ndërtimi i një shkolle 9-vjeçare nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Dekani Maksim Meço e ka quajtur një prerje në besë veprimin e Bashkisë së Tiranës, duke i kujtuar Erion Veliajt dhe faktin se vetëm një vit më parë mbillte vetë pemë në fidanishte.

Dekani i fajkultetit ekonomik në UBT në fjalën e tij me tone të forta tha se në mbledhjen në rektorat ishte hedhur ideja që protesta të mbyllej, me shpresën se qeveria dhe Bashkia mund të bënin ndonjë lëshim.

“Pashë një rrethim si skenë krimi, pyeta çfarë do bëhet? Dhe më thanë shkollë, si mor do bëhet shkollë, ne aty mbollëm pemë me kryebashkiakun?! Ne jemi të prerë në besë, nuk ka gjë më të ulët se prerja në besë.

Me çfarë fytyre ai do të presë sot pemën që mbolli vetë? Me çfarë të drejte ai njeri do e shkulë sot pemën, pse bëri tendera nga 50-60 mijë lekë për të blerë pemë. Kush qenka ky mo burrë, aq i fuqishëm sa të mos na informojë ne me atë që do ndodh?

Unë këtu po flas si Maksi, nëse jemi 300 Petrita shumë mirë, nëse jemi 1 dhe 2 për turp e paçim. Ne e humbën davanë, unë nuk e di sesi mund të vazhdojmë negociatat me atë njeri dhe me kryeministrin, që i kanë pasur para të gjitha letrat.

Në mbledhjen që patëm në rektorat ishte që të pranohej vendimi për ndërtimin e shkollës, dhe ne të prisnim mbase atyre iu mbushet mendja dhe na japin diçka, unë isha i mendimit që ne duhet tiu pyesim ju, se unë nuk kam të drejtë që të nxjer studentët në protestë. Debatet në strukturat lart thonë që ne nuk e përballojmë dot protestën”, u shpreh Meço.

Meço këmbënguli se asnjë vendim nuk mund të merret në mënyrë të njëanshme nga ana e rektoratit pa u konsultuar me studentët. Dekani këmbënguli se qeveria mund ti ndërpresë fondet këtij Universiteti, e megjithatë rezistenca mund dhe duhet të vijojë.

‘’Mund të na ndërpresin fondet edhe për 3 muaj”, u shpreh Meço, ndërsa pati batuta nga salla: Do të mbetemi pa fiq.

Pedagogu Gjok Vuksani u shpreh se e vetmja armë që kanë në dorë ata është protesta.
‘’Iu bëj thirrje të gjithë kolegëve që ne të protestojmë çdo ditë, duke mos e lënë mësimin, do dy orë në ditë duhet të protestojmë, ne jemi në shtëpinë tonë, jemi në territorin tonë.

Do mbahet mend se kush ka qenë rektor kur u cënua territori i UBT-së, mos të fshihen pas gishtit, po minimalisht të mos na pengojnë në mbrojtjen që ne po bëjmë”, u shpreh Vuksani.

Deklarata e Veliajt që nxit përplasjen civile…

Ina ZHUPA

Deklarata te papergjegjshme te nje kryebashkiaku Mashtrues dhe Betonizues si Veliaj.

E para sa here flet nxit perplasje civile me papergjegjshmerine e plote.

E dyta perflet per turpin e tij, vajzat shqiptare qe studiojne aty me mund, prinderit e te cilave sakrifikojne gjithcka per ti shkolluar per shkak te tarifave, kushteve qe i keni masakruar ju si rilindje.

E treta duhet ta di kryemashtruesi i Tiranes qe eshte detyre e policise te ndeshkoje shkelesit e ligjit dhe te bllokoje aktivitetin nese eshte sic thote Veliaj per prostitucion.

E katerta edhe me e rendesishme: Te nderuar Prinder, mos u shqetesoni sepse kete e thote nje kryemashtrues qe ka moralin e shokut te tij perdhurnues Elvis Rroshi. E mbani mend te gjithe Griselden!

Keta qe kane mbushur parlament e qeveri me perdhunues e trafikant femrash e droge, kane promovuar kete model mes vetes se tyre. Por qytetaret dhe ata student nuk jane kontigjent i tyre as i krimit as i prostitucionit.

Sot me shume se kurre duhet ta crrenjosim kete model nga Shqiperia. Te kerkojme nje model europian, per veten, per motra e vellezerit tane, per femijet, per prinderit, per gjysherit. Me 13 prill te gjithe bashke #ShqiperiasiEuropa.

P.S (Stafit te Veliajt mos e lini te dale me live pa kaseta, se sa here del nga skenari me peme, flet idiotsira qe i vijne nga niveli intelektual. As ne debat qe e riftoj perseri le mos vij, se do behet gazi botes).

Reagimi i fortë i Berishës: Akti puçist me ushtrinë në Rinas, shpalli kapitullimin e policisë

Sali BERISHA

Te dashur miq, krye krye kreu i meduzes Edvin Kristaq Puçisti kreu dje nje akt tjeter pucist antikushtutues. Ai urdheroi ndrikull Xhaçken ne dhunim flagrant te kushtetutes te kryeje nje akt puçist te mirefillte, shpalosi ushtrine dhe vendosi nen kontrollin e saj aeroportin civil te vetem te vendit te Rinasit.

Nderkohe qe forcat e armatosura sipas kushtetutes mund te merrnin kete detyre vetem ne kushte te shpalljes nga paralamenti e pjeseshme apo ne gjithe territorin te gjendjes te jashtezakonshme.

Keshtu Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne piken 1 te nenit 173 stimulon: ”Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë.”

Kurse ne piken 2 te nenit 173te Kushtetuta stipulon: “Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje të rivendosin rendin”.Ky percaktim i kushtetutes eshte sanksionuar gjithashtu ne piken 2,neni 22 i ligjit 64/2014 ”

Per pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e te komandimit te Forcave te Armatosura te RSH,ne te cilen sanksionohet: ”Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim të Kuvendit,pas kërkesës së Këshillit të Ministrave, mund të ndërhyjnë për rivendosjen e rendit, vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje ta kryejnë këtë detyrë.”

Pra me dislokimin e njesive ushtarake per venien e aeroportit civil nen kontrollin e forcave te armatosura pa shpallur ne perputhje me kushtetuten gjendjen e jashtezakonshme, eshte kryer nje veprim puçist antikushtetues dhe de fakto jemi, por ne kundreshtim flagrant me kushtetuten, ne gjendje te jashtezakonshme dhe natyrisht eshte pranuar dhe shpallur kapitullimi i policise.

Duke denuar me ashpersine me te madhe veprimin puçist te krye krye kreut te meduzes Edvin Kristaq Puçistiti, Ndrikull Xhaçkes dhe Shefit te Shtabit te Ushtrise, iu bej thirrje qytetareve te vazhdojme betejen tone fitimtare gjer sa te shporrim sa me pare puçistet, kalbesirat dhe pushtetin e tyre antikushtetues te krimit.

Arrestohet në ambasadë Julian Assange

(FILES) In this file photo taken on May 19, 2017 Wikileaks founder Julian Assange speaks on the balcony of the Embassy of Ecuador in London. - A heroic campaigner for openness, or an enemy of the US state trying to avoid justice: after a decade in the limelight, WikiLeaks founder Julian Assange remains an evasive and polarising figure. (Photo by Justin TALLIS / AFP)JUSTIN TALLIS/AFP/Getty Images

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është arrestuar nga policia Britanike ditën e enjte pasi ata u pritën në ambasadën e Ekuadorit ku Assange mbahet që nga viti 2012.

“Julian Assange, 47 vjeç, sot ditë e Enjte, 11 prill, është arrestuar nga zyrtarët e Shërbimit të Policisë Metropolitane (MPS) brenda ambasadës së Ekuadorit”, deklaroi policia.

Policia tha se ka arrestuar Assange pasi janë ‘ftuar në ambasadë’ nga vetë Ambasadori, pasi “qeveria e Ekuadorit ka tërhequr vendimin e saj për azil ndaj Assange”.

Llesh kimiku: U cënua siguria kombëtare, por s’ka asgjë për t’u shqetësuar, e ngjashme me 11 Shtatorin

Llesh kimiku ka bërë një deklaratë tjetër qesharake pas grabitjes së 10 milionë eurove në aeroport. Nga salla e Parlamentit Lleshi ka pranuar se grabitja e 10 milionë eurove në aeroport ka cënuar sigurinë kombëtare, por ai ka habitur opinionin kur më pas ka deklaruar se këtu nu ka asgjë për tu shqetësuar.

Llesh kimiku ka shkuar edhe më tej në deklaratat e tij të papërgjegjshme duke e krahasuar nga Parlamenti grabitjen e 10 milionë eurove të ngjahsme me atë të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në New York.

Lleshaj tha se, mbron vendimin për vendosjen e ushtrisë në Aeroport dhe deklaron se policia u vu para një sulmi të armatosur masiv.

“Forcat e armatosura të Shqipërisë kanë mision kushtetues sigurinë kombëtare, nëse konstatojmë se kjo siguri është cënua apo thjesht kërcënuar Forcat e Armatosura japin kontributin e tyre. Ata kanë hyrë aty si mbështetje ndaj strukturave të policisë së shtetit. Siguria fizike e aeroportit ishte në një pikë të papranueshme. Jua them miqësisht nuk ka asgjë për tu alarmuar.

Jemi krenarë që instrumentet e tjera funksionuan. Policia reagoi në kohë rekord dhe në mënyrë të paparë. U vu para një sulmi të armatosur masiv, por arriti të sigurojë prova të rëndësishme dhe jam i bindur se procesi i hetimit do të na sjellë rezultate shumë të qarta që nuk i keni pasur kurrë më parë. Ata rrezikuan jetën dhe u vendosën në skenarë krejtësisht të pallogaritur, ku mund të përdorej dhe granata luftarake. Ky grup kriminal është arratisur nga një burg i një shteti në BE. Ju them të mos kalojmë në një situatë histerie koletive. Situata në aeroport që nga sot është e padiskutueshme e sigurtë”, u shpreh Lleshaj.

“Mos e kaloni situatën në histeri kolektive”!
“Futja ne këtë rrugën e imagjinatës se çfarë mund të kishte ndodhur nuk na çon gjëkundi se gjëra të tilla mund të ndodhin kudo.

Është një ngjarje e rëndë ku ne kemi dorëzuar sovranitet në një koncesionar privat. Dhe mund të shikoni emra të njohur qe kanë kontribuar në këtë situatë, mund ta pranojmë që është cënuar siguria kombetare por se pranoj që ka rënë siguria kombëtare.

Janë marrë masa nga qeveria. Na qënkan shqetësuar sot se pse kanë nderhyrë forcat e armatosura kur thuhet se është cënuar siguria. FA e ka ne mision sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe nëse konstatojmë që ka një rrezik ato kanë detyrë të ndërhyjnë.

Kemi dy rrugë, ta linim sigurinë siç ishte ose të ndërhyjmë, mos e harroni çfarë ndodhi në 11 shtator, nuk ka asgjë për tu alarmuar. Policia ka reaguar në kohë rekord dhe në mënyrë të paparë, ata oficerë policie kanë rrezikuar jetën.

Ky grup kriminal është arratisur nga burg i një vendi të BE por kjo gjë nuk është shpallur turp kombëtar. Nuk kam luftuar asnjë ditë të jetës sime për ta mbajtur këtë post.

Lu falenderoj që me rekomandoni të jap dorëheqjen, por ky është vendim personal dhe ate e di unë kur do jap dorëheqjen, mos ta kalojmë në një situatë histerie kolektive”, u shpreh Lleshaj.

Kjo është kompania e lidhur me Ramën që lejoi grabitjen e 10 milionë eurove

Grabitja e Rinasit e ndodhur ditën e martë, 9 prill, në orën 15:00 ka shkërmoqur si një kala rërë, shtetin e Edi Ramës dhe policinë e drejtuar nga Sandër Lleshi.

E gjithë struktura e ruajtjes së rendit ka dështuar, ndërsa ministra e drejtorë po mundohen të hedhin lumin, duke ia hedhur fajin koncesionarit kinez të Aeroportit të Rinasit.

Që nga Edi Rama, tek ministrat Lleshi e Balluku, e drejtorët e vegjël prej tyre kanë vendosur që fajin për grabitjen të ja hedhin Kinezëve duke mos mbajtur asnjë lloj përgjegjësie vetë.

Shteti në Shqipëri duket se nuk ekziston dhe këtë e vërtetoi ky fakt. Por një tjetër fakt që nuk përmendet në deklaratat e tyre është kompania që ka për detyrë të sigurojë aeroportin e Rinasit.

Është kompania ICTS e cila merr 5 euro për çdo qytetar që kalon në Rinas, por nuk siguron asgjë. Pse Rama dhe vartësit e tij nuk e përmendin këtë kompani, që ka dështuar në sigurinë e Rinasit në çdo grabitje.

Shumë e thjeshtë, administratori dhe një nga aksionerët më të mëdhenj me 30 për qind, është avokati i Partisë Socialiste Eno Bushi. Bushi gjithashtu njihet edhe si avokati i pilotit italian Giorgio Riformato, i cili në vitin 2015 u rrëzua me avionin e tij në Divjakë.

Këtë e ka bërë të ditur mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ edhe ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.
Por nuk mbarojnë këtu lidhjet e kupolës së PS-së me Kompaninë ICTS.
Bashkëshortja e Eno Bushit, Joana Bushi është drejtoreshë e ANTA-s, Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror.

Përpara se të bëhej drejtoreshë, Joana Bushi, ka qenë shefe kabineti e Belinda Balluku, kur kjo e fundit drejtonte ANTA-n.
Siç tregojnë zyrtarë të kësaj agjencie, Joana Bushi bënte dhe bën ligjin në ANTA dhe vetëm me lejen e saj mund të hysh si VIP në aeroport.

“Syri.net”

Paloka, 5 pyetje Ramës për grabitjen e 10 milionë eurove në Aeroport

Nga Edi PALOKA 

A jane strukturat e qeverise pergjegjese vetem per paaftesi apo kemi te bejme me bashkepunim e madje dhe organizim direkt te grabitjes nga keto struktura ë A eshte viktima, sic u nxitua te thuhej, koka dhe truri i grabitjes apo nje i perdorur per shkak te reputacionit te tij? A jane rastesi te gjitha ngjashmerite e kesaj grabitjeje me te tjerat te para ne kontekstin kohor dhe politik?

Te gjitha keto pyetje dhe te tjera u hodhen dje ne media dhe rrjetet sociale jo pa arsye.
Sigurisht qe cenimi i Sigurise Kombetare ishte çeshtja e pare dhe kryesore qe duhej te ngrihej dhe u ngrit. Po reagimi i Rames ishte i tille qe te krijonte pershtypjen se ishte pregatitur: akuze per pergjegjesi ndaj koncesionarit; shkarkim drejtorit te aviacionit civil; futjen e ushtrise ne aeroport per te garantuar sigurine. E me kaq çeshtja mbyllet…

Kush ishte i shqetesuar per Sigurine Kombetare tani mund te jete i qete ; fajtoret u gjeten, u denuan dhe problemi i sigurise ne aeroport per ketej e mbrapa, u zgjidh. Te njejten gje deklaroi sot ne konference per mediat dhe ministrja e Rames, ish-drejtoreshe e sherbimit civil ne grabitjet e meparshme. “Çeshtja u zgjidh nje here e pergjithmone”,  deklaroi ajo. Shume e thjeshte apo jo?

Shtojme ketu dhe deklaratat e funksionareve te larte te shtetit e te policise se “u vra koka e grabitesve” dhe “banda u shpartallua” e nuk mbetet gje tjeter vecse te festojme…
Po 10 milion euro qe jane ende ne duart e “bandes se shpartalluar?

Kush do ju japi shpjegim pyetjeve dhe rastesive te çuditshme ne kete ngjarje te perseritur.
Edhe me profani e di se grabitje te tilla kane nevoje per bashkepuntore te shumte dhe koordinim te tyre; bashkepuntore ne banka, ne grupet e sigurise, ne aeroport, ne polici… Kush i koordinoi e organizoi te gjithe keta, apo viktima, siç u tha publikisht?!

Si e percaktoi zevendesi i Rames aq shpejt se viktima qenka truri dhe kreu i bandes kur jo vetem nuk ishte bere asnje hetim por sipas deklarates se policise as vete viktima nuk po arrihej te identifikohej se paskesh bere operacione plastikeë! Po antaret e tjere te bandes kush jane? Se perderisa viktima evidentohet si kreu, duhet te dihet se kush jane te tjeret. Ata te tjeret qe nuk jane “truri“ por qe qenkan aq te zotet sa jane zhdukur me 10 milion euro pasi kane hedhur ne rruge te vrare “kreun” e tyre !!!

Si ka mundesi qe policia paska qene aq afer sa ka shkembyer zjarr me grabitesit e me pas keta jane zhdukur me gjithe para?! E duhet te kemi parasysh qe behet fjale per thase me para.

Si ka mundesi qe nen zjarrin e policise, grabitesit paten kohe te djegin dhe makinat (jo vetem nje), te marrin ne krah thaset me euro e te zhduken pa lene gjurme ne nje zone aq te kufizuar e qe nuk te afron pothuajse fare kushte per tu fshehur?!

Ne se perplasesh me policine, policia te eshte vene ne ndjekje e per me teper ka vrare nje pjestar te grupit, nuk te bie ndermend te marresh ne krah edhe thaset e parave, madje te djegesh dhe makinat perpara se te zhdukesh…

Me logjike te thjeshte i bie qe grabitesit nuk jane ndjekur nga policia.

Po shkembimi i zjarrit, viktima?

A mund te kene qene pjese e nje skenari te parapregatitur, nje skene e sajuar?

A eshte viktima “kreu” dhe “truri” i bandes sic u tha publikisht pa u bere asnje hetim, apo eshte nje i perdorur ne skenarin e pregatitur nga te tjere, per shkak te precedenteve te tijë?

A u vra ai rastesisht si pasoje e shkembimit te zjarrit me policine, apo u eliminua per te mos dal e verteta?

Troç; a jane strukturat e ketij shteti organizatore direkt te kesaj grabitjeje?

Bashkepunimi me krimin i kesaj qeverie dhe “zotesia” per te sajuar skenare te perbashket eshte vertetuar me se nje here , madje duke kaluar dhe baballaret e tyre te Sigurimit te Shtetit.

Rasti i Fredi Alizotit, trafikantit qe u pregatit dhe u pagua si deshmitar i rreme ne nje skenar te organizuar nga kreret e policise se shtetit, siç eshte faktuar sot qartazi eshte vetem rasti me i fundit i vertetuar i ketij bashkepunimi kriminal.

Po te shtojme ketu dhe precedentet e meparshem, te ketyre grabitjeve, qe ngjasojne ne çdo detaj por çfare eshte me e rendesishmja, ndodhin sidomos perpara zgjedhjeve qe pastaj blihen nga kjo qeveri, nuk mund te flitet per rastesi. Shume “rastesi” te perseritura perbejne fenomen.

Nuk ka asnje cudi ne kete mes. Kjo qeveri e ky kryeminister e grabisin çdo dite kete vend e qytetaret e ketij vendi me forma e menyra te ndryshme. Grabitja ne aeroport eshte vetem njera prej ketyre formave.

Presidenti kërkon informacion: Mbi ç’bazë ligjore është dsilokuar ushtria në Aeroport?

Ushtria është stacionuar në Rinas, pas grabitjes së ndodhur ditën e martë. Lëvizja e forcave ushtarake është bërë me një urdhër të Edi Ramës.

Por Komandanti i Forcave të Armatosura, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë urdhër për lëvizje të ushtrisë, siç edhe e ka me Kushtetutë.

Për këtë arsye është kërkuar informacion nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Deklarata e Presidencës

I pyetur nga mediat, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi pohon se:

Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit ‘Nënë Tereza’.

Pasi të ketë një informacion më të plotë mund të bëjë një reagim publik.

Reagimi i fortë i Berishës: Ja pse Lleshaj është përgjegjësi kryesor për superskandalin në Aeroprt

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me sigurinë në aeroporte dhe shprehet se ajo është në nivelin zero.

Berisah me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka zbuluar VKM-në e vitit 2017, ku Sandër Lleshaj është emëruar kryetar bordi i Aviacionit Civil, dhe e cilëson atë si përgjegjësin kryesor të super skandalit të ndodhur në Rinas.

 Postim i plotë

Vasal Kimiku ish-kryetar i bordit te Aviacionit Civil, pergjegjesi kryesor per zero sigurine ne aeroportin e Rinasit.

Te dashur miq, mediat zbuluan VKM e vitit 2017, me te cilen Vasal Kimiku eshte emeruar kryetar i bordit te Autoritetit te Avicionit Civil, pergjegjes kryesor per superskandalin qe ndodhi ne Rinas.

Ne kete bord mediat shkruan se ka qene edhe sekretari i pergjithshem e mafies qeveritare, Don Agaçio, zevendesi real i krye kreut te meduzes Edvin Kristaq Deshtimi!

Lexoni me poshte raportimin e mediave. sb

Pak kohë më parë Këshilli i Ministrave, ka emëruar Sandër Lleshin, kryetar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Ky institucion përbëhet nga kryetari dhe 4 anëtarët e këshillit drejtues të këtij autoriteti.
V E N D I M PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Emërimin në detyrën e kryetarit dhe të anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, si më poshtë vijon:
– Z. Sandër Lleshi, kryetar;
– Znj. Brunilda Lilo, anëtar;
– Z. Hajrulla Çeku, anëtar;
– Z. Vladimir Avdiaj, anëtar;
– Znj. Etleva Kondi, anëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Grabitja e rreth 10 milionë eurove në Rinas dhe rënie e gjithë sistemit të sigurisë kombëtare rezulton të jetë një skandal ndaj përfshin gjithë kupolën shtetërore. Përgjegjës për situatën nuk janë javë vetëm drejtuesit e policisë dhe ata që përgjigjen në terren për sigurinë, por edhe institucionet që hartojnë strategjitë dhe kanë përgjegjësi për planin e masave.

Konkretisht për sigurinë në aeroportin ndërkombëtarë kanë përgjegjësi edhe Autoriteti i Aviacionit Civil. Në këtë institucion veç drejtuesve të emëruar ka dhe një bord ku marrin pjesë drejtues të institucioneve të sigurisë.

Konkretisht, ministri aktual i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë kryetar i bordit drejtues të Aviacionit Civil, disa kohë para se të merrte detyrën në ekzekutiv.

Një tjetër emër i rëndësishëm i kabinetit “Rama” është Ëngjell Agaçi. Sipas burimeve, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë ka qenë më parë anëtarë i këtij bordi.

Sigurisht që nuk mund të flitet për përgjegjësi personale. Por teksa sot gjithë qeveria po thotë se “fajin e ka Kina” për vjedhjen, gjithë këta zyrtarë të qeverisë që kanë njohur nga afër problematikën në Rinas, çfarë kanë bërë që kjo të mos ndodhte? /360 grade.al

Supergrabitja në Rinas/ Zbulohet skandali, ministri nuk firmosi për kinezët, ndërhyri Olsi Rama dhe…

Grabitja e dytë e ndodhur brenda aeroportit të Rinasit, po nxjerr në pah skandale të panumërta të qeverisë së Edi Ramës.

Në kohën kur koncesioni i Rinasit po shitej nga kompania gjermane tek ajo kineze, që e ka sot në administrim, lobim të fuqishëm për këtë transaksion ka bërë Edi dhe Olsi Rama.

Por për këtë shitje, ka qenë kundër dhe nuk e ka firmosur ministri i Transportit i kohës, përfaqësues i LSI-së në qeveri.

Edhe pas kundërshtimeve të forta të ministrit, vendimin e ka marrë vetë Edi Rama.

Në atë kohë u përfol fuqishëm që Olsi Rama (vëllai i kryeministrit Rama) ishte ndërmjetësi që koncesioni nga kompania gjermane të shitej tek kinezët.

Ky është një mega skandal në prag të shpërthimi bashkë me akuzat e vëllait të Admir Murataj, se ky i fundit me shumë mundësi është thirrur për tu vrarë dhe për t’ia faturuar vjedhjen, por dyshimet ka se edhe vetë policia është e përfshirë në këtë grabitje të madhe.

Ndërkohë që Aeroporti i Rinasit nën drejtimin e Sandër Lleshit është pushtuar dy herë nga hajdutët e armatosur.

Herën e parë kur Sandër Lleshi ishte drejtuesi i Bordit të Aviacionit Civil dhe herën e dytë Lleshi është ministër i Brendshëm. /Syri.net/