30.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Hapet ankandi para Parlamentit: “1 mandat 300 mijë euro”!

Të rinjtë e FRPD kanë ‘zbarkuar’ ditën e sotme përpara ambjenteve të Kuvendit ku kanë protestuar paqësisht. Në mungesë të protestave të mëdhaja të mbajtura nga opozita e bashkuara, gjatë ditës së sotme të rinjtë kanë zgjedhur të ironizojnë situatën politike në vend.

Nuk ka munguar edhe një stendë me mbishkrimin ‘parlamenti i krimit’, ku të rinjtë ‘shisnin’ mandate.

“Një mandat 300 mijë euro, hajde mandate. Tre mandate 1 milionë euro! Hajde mandate se u mbush, hajde mandate se u mbush parlamenti”, thërrisnin të rinjtë e FRPD.

Illyrian Pirates‎ ose Policia Publike Private (PPP)

Nga Oerd BYLYKBASHI

Keto PPP po i mbysin shqiptaret. Te gjithe kane degjuar me habi keto dite qe Edi Rama po krijon policine “private publike‎”. “Illyrian Guards” e kane quajtur. Do te krijohet me parate e taksapaguesve, plot 100 milione leke te vjetra. Paciperia (qe nuk ka pse habit me njeri), i ka cuar piratet ne qeveri qe funksionimin e kesaj parapolicie ta bazoje tek ligji i Policise se Shtetit. Shumekush po vret mendjen apo spekulon per arsyet. Por mos harroni tri motive baze:

Zgjedhjet – PS i duhen vota dhe punesimi i qindra e mijera militanteve apo i njerezve qe duan nje rroge ne shtet, me page, sigurime dhe pushime te garantuara, eshte nje menyre per te blere masivisht vota. Policia private e shtetit do te jete ndermarrje shteterore, ku njerezit do punesohen lehtesisht me kontrata te thjeshta pune, pa kufizimet e konkurseve shteterore. Me pas nuk eshte cudi qe keta lloj policesh, me kerkese te Veliajt, te perdoren kunder protestueve si ata te Astir ‎dhe Bregu i Lumit dhe Lleshet te thone qe nuk ishte policia qe rrahu banoret.

‎Korrupsioni – te gjitha institucionet shteterore jane te detyruara te marrin sherbim me pagese me cmim tregu nga kjo kompani, pra pa tender. Vetem nese ajo nuk e merr persiper, mund te zbatohet legjislacioni ne fuqi thote vendimi i qeverise. Pra del nga loja ligji i prokurimit publik me nje VKM. Per qindra objektet shteterore (shkolla, spitale, institucione, etj) dhe objekte te tjera private qe do perlaje kjo polici, me kontrata te garantuara, do te duhen te blihen qindra arme te reja‎, makina, motocikleta, pajisje mbrojtjeje dhe uniforma apo mjete te tjera, sisteme alarmi, sinjalizimi, qendra kontrolli dhe nderlidhjeje.

Te gjithe kane degjuar per korrupsionin galopant ne kontratat dhe tenderat e shoqerive te medha shteterore, ku miqte e kryeministrit marrin cdo kontrate. Duke qene nje ndermarrje tregtare, kjo parapolici do te shmange procedurat shteterore standarte te prokurimit te mallrave dhe sherbimeve. Llogaritni qindra milonat qe do te tenderohen dhe rryshfetet qe do te ndahen mes ketyre piranjave qe qeverisin.

Oligarkia – Prisni sa te fryhet me kontrata te ‎majme kjo kompania, te mbushe llogarite, dhe do te shihni si ndonje oligark do te beje oferte te pakerkuar per ta blere, dhe qeveria Rama do te nxjerre vendim per ta privatizuar. Ne relacionin qe do te shoqeroje vendimin, do te thuhet se shteti do te perfitoje para. Por ama llogarisni qindra vendet e punes qe do mbyllen tek policite private qe do te falimentojne nga hapja e kesaj kompanie sepse nuk do te kete me konkurence. Vendimi i qeverise detyron entet shteterore te kontraktojne kete polici private shteterore, ne shkelje te ligjit te prokurimit.

Grabitja skandaloze ne Rinas e miliona eurove, ku banditet thyen perimetrin e sigurise se nje prej zonave te sigurise se larte, do t’u sherbeje ketyre piranjave per te justifikuar kete vendim skandaloz.‎ Do te dale Minister Sintetiku dhe do te thote: “E shihni? Kemi qene largpames”. Do argumentoje se kjo polici private e Rames duhet patjeter. Dhe nese ndodh grabitja tjeter ne Rinas, faji nga kinezet do bjere tek iliret ama kurre tek qeveria.‎

Keta nuk jane Illyrian Guards, keta jane pirate qe duan te fshihen pas nje identiteti antik! Pirate me maske, si ata te grabitjes ne aeroportin e Rinasit. Duhen shporrur nje ore e me pare sepse po grabisin cdo qindarke te shqiptareve te varfer! #13prill

Të rinjtë, të pa shpresë e prespektivë…

Nga Klodian Marku 

Të jetosh në vendin tënd apo të ikësh? Kjo është një temë e cila diskutohet kudo dhe nga kushdo!
Pasi mbarova Liceun Artistik “Jordan Misja” dy ishin opsionet që unë kisha për shkollën e lartë, Akademia e Arteve të Bukura në Tiranë ose Akademia e Breras në Milano, e si përfundim zgjodha të vazhdoj shkollën në vendin tim sepse në atë kohë ndihesha më i plotësuar këtu, në Vendin Tim!
U bënë plot 6 vite që jam diplomuar dhe realisht sot jam penduar që nuk ika kur kisha mundësine, dhe ja arsyet!
Sot të rinjtë i shoh pa pikë shprese e prespektive për të ardhmen, ku ndërkohë supozohet që nga ky brez i ri vendi im do të bëhet më i mirë!
Sot të rinjtë janë të orientuar drejt përçarjes e indiferentizmit të gjithçkaje që i rrethon!
Sot të rinjtë janë të fokusuar se si e si të sulmojnë te tjerët, duke mbrojtur terrenin e tyre fallco pa e kuptuar se çfarë pasoje ka në të ardhmen !
Sot të rinjtë bëjnë muhabete se sa i fortë e sa me lek ai, e jo se sa i zgjuar që qenka ai/ajo e si mund të marr një shembull pozitiv prej tij/saj !
Sot të rinjtë shembullin kryesor shohin rrjetet sociale, ku ndërkohë këto rrjete për ta sjellin vetëm dizinformacion sepse jeta nuk është aspak, ama aspak si ajo që të gjithëve ne na serviret online !
Sot të rinjtë po ikin edhe nga identiteti duke u fshehur pas profileve fallco, fshihen shpesh herë edhe të urdhëruar nga “dikush”, thjeshtë e thjeshtë për ti keqpërdorur, duke përhapur negativitet e ofendime kudo e për këdo !
Sot të rinjtë konfliktohen me njeri tjetrin për parti, pa e ditur se çfarë është partia!
Sot të rinjtë vrapojnë pas shembujve negativë të shoqerisë, madje duke i marrë si model e duke i përdorur shpesh herë edhe si justifikim!
Sot të rinjtë përdoren nga makineria e fuqishme e propagandës, por nga kjo makineri atyre ju venitet shpresa për të qëndruar në vendin legjitim që ata kanë!
Sot për të rinjtë risi është batuta, e jo produkti!
Rastësisht, 500 mijë lek të vjetra më tha njëri që kushton sot jeta e një njeriu në vendin tim!
E pra ja pse jam penduar, sepse jeta ime në vend qe të jetë e paçmueshme, sot kushton vetëm 500 mijë lek të vjetra!
Me fjalë te thjeshta, nëse dikush do të dojë që unë të mos jem më, thjeshtë duhet të paguajë tek personat e duhur kaq lek!
Thonë që shpresa është ajo që e mban njeriun gjallë, e pikërisht nga kjo shpresë unë sado që jam penduar prap se prap do vazhdoj të flas përballë padrejtësive e të “fortve” që kanë mbirë në vendin tim e për t’ju dhënë mesazhin që jeta ime dhe e ardhmja ime nuk kanë çmim!

Protestë para Parlamentit, të rinjtë e FRPD përplasen me policinë

Të rinjtë e FRPD janë përplasur me policinë përpara Ministrisë së Brendshme. Ata janë mbledhur për të zhvilluar një protestë në një ditë kur mazhoranca ka thirrur seancën parlamentare.

Protesta ka nisur para Ministrisë së Brendshme, për të vazhduar më tej para Parlamentit. Mësohet se ky tubim organizohet nga një grup të rinjsh.

‘Hani, pini dhe rrëmbeni…’

Me këto mesazhe për deputetët, të rinj të Forumit Rinor të PD janë grumbulluar sot para parlamentit për të protestuar, por ata janë përballur me Policinë, e cila ka përdorur edhe forcën për t’i larguar.

Megjithatë, të rinjtë kanë shtuar mesazhet dhe thirrjet dhe nuk janë larguar nga sheshi, përpara godinës, ku po zhvillohet seanca!

Që herët në mëngjes, forcat e Policisë e rrethuan godinën e Kuvendit, ashtu siç kanë bërë gjatë këtyre muajve të fundit, për ta mbrojtur nga protestuesit që kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme.

Tre deputetë të rinj, të blerë në radhët e opozitës, janë betuar duke e çuar numrin e deputetëve në Kuvend në 102.

Pavarësisht se opozita ka thirrur një protestë kombëtare më 13 prill, të shtunën, të rinjtë demokratë nuk e kanë lënë në heshtje, mbledhjen e një Kuvendi që ata e konsiderojnë ilegjitim.

Antikomunistët, nesër seancë gjyqësore me ish-Sigurimsin Bujar Sheshi, sot anëtar i KLP

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë do të jetë nesër në orën 13.00 në Gjykatën Administrative në Tiranë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore midis ish-hetuesit të Sigurimit të Shtetit, Bujar Sheshi dhe Autoritetit mbi Informimin e  Dosjeve të Shtetit, pas padisë që ka ngritur ish-hetuesi, i cili kërkon të “pastrojë” veten pas informimit që Autoriteti i Dosjeve ka bërë duke e cilësuar Sheshin si pjesë të Sigurimit. 

“Drejtësia të mos mbrojë autorët e krimeve të komunizmit! Nesër në ora 13.00 në Gjykatën Administrative Tiranë, zhvillohet seanca gjyqësore midis ish hetuesit të Sigurimit të Shtetit Bujar Sheshi dhe Autoritetit mbi Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit me padi të ish hetuesit, i cili kërkon të “pastrojë” veten pas informimit të Autoritetit që Sheshi ka qënë pjesë e Sigurimi si spiun e si hetues.

Autoriteti në bazë të ligjit informoi për pjesëmarrjen e tij në veprimtarinë kriminale të Sigurimit me kërkesë nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme për të verifikuar pastërtinë e figurës të kandidatit z. Bujar Sheshi, që kishte aplikuar për anëtar në KLP nga radhët e prokurorëve, si detyrim ligjor (45/2015 dhe ligjit 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”).

Sheshi më vonë u zgjodh anëtar i KLP pavarësisht faktit që ishte pjesë e sigurimit. Autoriteti bëri publik pjesëmarrjen e tij në krimet e komunizmit duke nxjerrë kështu në dritë zgjedhjen e tij të pa ligjshme në KLP gjë që solli edhe padinë e tij në gjykatë dhe këtë proces gjyqësor që zhvillohet nesër. Nga përvoja e deri tanishme shumë drejtues e anëtarë të Sigurimit të Shtetit, autorë të krimeve të komunizmit kanë përdorur proceset gjyqësorë për ti shpëtuar ligjit që i ndalon ata të kryejnë detyra të veçanta shtetërore e publike.

Gjykatat një pjesë e tyre në konflikt interesi kanë vendosur përkundër fakteve e provave dhe kanë vendosur në favor të autorëve të krimeve duke u mundësuar atyre të jenë drejtues të lartë të shtetit apo drejtësisë. Në këto kushte Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë mbështet çdo institucion organizate apo individ që publikon e zbardh krimet e komunizmit dhe autorët e tyre dhe dënon me forcë çdo përpjekje politike e ligjore për ti fshehur e mbrojtur ato.

Ne i bëjmë thirrje drejtësisë ti jap fund praktikave të deritanishme të mbrojtjes së autorëve të krimeve të komunizmit dhe të zbatoje ligjin duke u bazuar mbi prova e jo politikë penale komuniste”.

Torturat çnjerzore te hetuesit te sigurimit Bujar Sheshi Deshmia e te burogsurit politik Petraq Xhaçka per tortuarat çnjerore ne hetuesi e hetuesit te sigurimit Qemal Lame ,Reshat Leskaj e Bujar Sheshi , prej te cilave eshte detyruar te firmos kete dokument e te prarnoje se ai dhe koleget e tij inxhiniera nafte , ishin "agjent sevjetikë" . Toruruesi eshte zgjedhur ne kupolen drejtuese të prokurorise KLP . Ja pse e ashtuqujatuara "reforma në drejtesi" eshte nje kapje e drejtesise nga komunistet dhe sigurimi i shtetit qe ne cdo sjtet normal duhet te ishin në burg per krime kunder njerëzimit /

Gepostet von Shoqata Antikomuniste e te Perndjekurve Politike am Mittwoch, 27. März 2019

Tallja e gjermanëve me Ramën, Bild: “Duart lart! Avioni po grabitet!”

Një nga gazetat më të mëdha në Europë, tabloidi gjerman “Bild” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë grabitjes me armë në Rinas. Në një shkrim të gjatë të publikuar të mërkurën, ajo hapet me titullin “Duart lart! Avioni po grabitet!”.

“Një veprim i pabesueshëm nga gangsterët në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë: Të martën, një furgon u fut në pistën e aeroportit dhe ndaloi përpara një avioni AirBus A320 të linjës ajrore austriake Austrian Airlines. Gangsterët kishin si objektiv një ngarkesë parash, që duhet të fluturonte me avion drejt Vjenës.

Disa udhëtarë e panë bastisjen nga sediljet e tyre. Autorët arritën fillimisht të largohen, por shumë shpejt një prej tyre u vra. Thuhet se grabitësi i qëlluar është kreu i një grupi famëkeq kriminelësh.

Sipas mediave shqiptare dhe greke, grabitësi i vrarë është Admir Murataj, 40 vjeç. Gangsteri nuk është i panjohur. Në vitin 2013, ai u arratis me disa bashkëpunëtorë nga burgu i Trikalas në Greqi. Atje banda po vuante dënimin me burg prej 137 vitesh.

Të afërmit, duke përfshirë edhe gruan e tij, e identifikuan kufomën në morg të mërkurën në mëngjes. Murataj akuzohet për krime të shumta, përfshirë vrasje dhe plaçkitje të armatosura. Megjithatë është e paqartë nëse Murataj është mbiemri i tij i vërtetë – pasi burri me origjinë nga Tropoja në veri të vendit, ka përdorur jo më pak se 13 identitete të rreme.

Goditja e tij e fundit në aeroportin ‘Nënë Tereza’ të Tiranës u bë edhe vula e fatit të tij. Murataj dhe bashkëpunëtorët e tij mesa duket e kishin përgatitur me mjeshtëri grabitjen spektakolare. Në mjetin me të cilin udhëtonin për në aeroport ishte shkruar: Hetimi tatimor.

Disa nga gangsterët mbanin uniforma ushtarake dhe jelekë antiplumb. Disa udhëtarë menduan se mos ishte ndonjë stërvitje policore. Por pasagjerët nuk kanë qenë në rrezik për asnjë moment, thuhet në një raportim medatik.

Autorët thuhet se kanë marrë 10 milionë euro në cash. Por teksa largoheshin me shpejtësi, nga pas iu vu një grup policor. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, Murataj humbi jetën. Bashkëpunëtorët e tij e hodhën trupin jashtë makinës dhe u arratisën. Raportimet se ai u qëllua nga bashkëpunëtorët e tij, për shkak se nuk mbante maskë, nuk janë konfirmuar.

Më vonë policët zbuluan një makinë të djegur pranë skenës së krimit. Autorët mendohet se i kanë vënë flakën për të zhdukur gjurmët. Natën duke u gdhirë e mërkura, policia arrestoi katër persona. Nuk dihet ende nëse ata i përkasin bandës.

Që kur u arratis nga burgu në vitin 2013, Murataj shfaqej vazhdimisht si grabitës bankash. Vetëm në vitin 2015 ai kryen dy sulme: në shkurt ai plaçkit një bankë, në dhjetor sulmon një transportues parash. Murataj u akuzua më pas edhe për një bastisje në vitin 2017. Në total gjatë këtyre sulmeve janë marrë 7 milionë euro.

Krimi i organizuar është një problem i madh në Shqipëri. Bandat organizohen shpesh në struktura klanore. Së fundmi, tre vjet më parë një automjet me para të gatshme u plaçkit në mënyrë të ngjashme në aeroportin e Tiranës. Të tjera para janë vjedhur gjatë rrugës drejt aeroportit” – shkruan “Bild”.

“Lapsi.al”

Ky është militanti i PS-së që u hoq si banor sot në përplasjen me studentët e Universitetit Bujqësor

Pedagogët dhe studentët e Universitetit të UBT-së, janë përplasur ditën e sotme me banorët e zonës, pasi nuk bien dakord për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare në korpusin e këtij universitetit.

Banorët janë shprehur pro këtij projekti, por nga ana tjetër janë studentët dhe pedagogët, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e kësaj shkolle.

Ndërsa, njëri nga banorët ka këmbëngulur që ky projekt të realizohet, faqja “Studentët denoncojnë”, ka publikuar një foto të këtij personi me mbishkrimin: Zbulohet haptaz militaniti i PS që kërkon ndërtimin e shkollës. Pra ato nuk janë banorë, por militant të PS.

Sipas fotos së publikuar prej tyre, personi nuk është banor i zonës, por militant dhe mbështetës i Partisë Socialiste.

Ndërsa prisnin që në Universitetin e tyre sot të vinte kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë përplasur papritur në dyert e Universitetit me disa banorë të cilët thoshin se kishin ardhur aty pasi ishin pro ndërtimit të shkollës.

Kjo përplasje nga verbale për pak sa nuk ka kaluar në fizike midis palëve. 

Në orët e fundit është zbuluar edhe identiteti i njërit prej banorëve i cili nga sa mësohet është militant i Partisë Socialiste dhe nuk kishte lidhje fare me zonën.

Këtë e dëshmon edhe një foto ku i njëjti person shfaqet me tryezë me drejtues të lartë të Partisë Socialiste si edhe deputetë të kësaj partie.

Denoncimi u bë më herët edhe nga vetë studentët të cilët thanë se Erion Veliaj i kishte sjellë aty këta banorë për të provokuar.

Ndërsa një nga gratë banore filloi të brohoriste; ‘Rroftë Erion Veliaj’; ‘Rroftë kryeministri Rama’.

 

Pampuri në Qerret: Më 13 prill të gjithë bashkë për të larguar qeverinë e bandave dhe votave të vjedhura

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ishte sot në Qerret të Kavajës ku zhvilloi një takim me banorët e zonës. Gjatë takimit, Pampuri ubëri thirrje banorëve të kësaj zone që të marrin pjesë masivisht në protestën e 13 prillit për të larguar qeverinë ilegjitime të Ramës të ardhur në pushtet me bandat dhe votat e vjedhura.

“Sot me banoret e Golemit e Qerretit, Kavaje.

Me 13 Prill do jemi shume kunder kryeministrit dhe qeverise se tij ilegjitime te ardhur ne pushtet fale shitblerjes se votave me bandat e krimit.
Per nje demokraci te vertete, te gjithe kunder ketij pushteti anarshist”, shkruan Pampuri në një postim në faqen sociale.

Reagimi i fortë i Koncesionarit: Si gënjeu policia për grabitjen e 10 milionë eurove

Për grabitjen spektakolare në Rinas nuk ka përplasje vetëm mes opozitës dhe qeverisë. Së fundi ka reaguar përmes një deklarate kompania koncensionare e cila ka në menaxhim aeroportin.

TIA thotë se deklarata e Ministrisë së Brendshme është e pasaktë dhe se Policia e Shtetit ka detyrimin të ushtrojë autoritetin e saj ne cdo cep të perimetrit të aeroportit. Më tej thuhet se njoftimin tek Policia e Shtetit për ngjarjen e ka dhënë pikërisht TIA. Lexoni më poshtë deklaratën e plotë.

Tirana International Airport (TIA) shpreh keqardhjen e thellë për ngjarjen e djeshme të 9 Prillit 2019, me pasojë vjedhjen e një sasie të vlerave monetare në pistën e aeroportit.

TIA kishte vendosur të respektonte hetimet nga autoritetet përkatëse dhe në respekt të këtyre hetimeve, nuk u prononcua deri më tani, duke patur parasysh ndjeshmërinë e ngjarjes dhe çështjen e sigurisë së jetës të pasagjerëve, stafit dhe të gjithë punonjësve të shtetit shqiptar që operojnë në aeroport.

Por, pasi ndoqëm me shqetësim deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme, duket se etika e TIA-s ka shërbyer për herë të dytë për një keqinformim të publikut dhe fajësimin – si skenar i përsëritur – për një akuzë të rëndë që nuk qëndron në shpatullat e një koncesionari të huaj, pa mënjanuar kërkesat e Kontratës së Koncesionit që TIA përmbush çdo ditë në lidhje me sigurinë aeroportuale.

Tirana International Airport duke vlerësuar transparencën e informacionit për publikun dëshiron të informojë se ka vënë në dispozicion të organeve kompetente, të gjitha materialet dhe regjistrimet e kamerave të sigurisë që hedhin dritë mbi ngjarjen e 9 Prillit 2019.

TIA ka qenë korrekte në përmbushjen e detyrave të saj në lidhje me ngjarjen sipas të gjitha rregullave dhe procedurave. Autoriteteve të hetimit u janë dorëzuar të gjitha dokumentet që provojnë, se ky njoftim është kryer në kohë kundrejt sallës operative të policisë në Rinas.

TIA në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, gjatë këtyre tre viteve nga ngjarja e ngjashme në aeroport në 2016, ka marrë masa shtesë dhe ka ngritur në një nivel më lart sistemin e kamerave dhe gardhin rrethues.

TIA është pjesë e auditimeve periodike qoftë nga Autoriteti i Aviacionit Civil, qoftë nga palët e treta. Bëjmë thirrje dhe lutemi për vëmendje të kuptojmë të gjithë, se forcat e policisë janë të pranishme në çdo cep të aeroportit si objekt i rëndësisë së veçantë, si zonë kufitare dhe policia e ka detyrë ligjore, për të ruajtur rendin dhe jetën e qytetarëve në rast incidenti të armatosur.

Bashkohemi tërësisht me meritat që kanë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në operacionin e djeshëm, zanafilla e të cilit ishte njoftimi i TIA-s.

TIA bën thirrje për trajtimin e kujdesshëm të informacioneve që jepen për publikim kur lidhen me çështje të sigurisë, sepse do përbëhej një rrezik shtesë për çdo rrethanë.

TIA vlerëson me respekt hetimet, çdo qytetar, çdo punonjës policie dhe dëshiron të theksojë, se kur cënohet siguria dhe jeta e një qytetari, jemi të gjithë në të njëjtin krah.

Aeroporti nuk është i kinezëve, është i gjithë shqiptarëve. Eshtë pjesë e territorit të Shqipërisë dhe mbrohet me ligj nga Policia e Shtetit si çdo metër i këtij vendi. Ndaj deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme e vlerësojmë si të pasaktë.

Rikthesojmë se në zbatim të përgjegjësive dhe detyrimeve të Kontratës së Koncesionit, dhe në bazë të Programit Kombëtar të Sigurisë të Aviacionit Civil, TIA ka zbatuar me korrektësi të plotë procedurën e njoftimit në kohë të policisë.

Tirana International Airport mbetet në dispozicion të pasagjerëve dhe opinionit publik për informacione të mëtejshme.