17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Afera 20 milionë euro e Ramës që i hoqi koncesionin e Rinasit gjermano-amerikanëve dhe ja dorëzoi kinezëve

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, por edhe të vetë Ramës se, fajin për grabitjen e 10 milionë eurove e ka koncesionari kinez i Aeroportit. Në reagimin e saj, Tabaku e ka cilësuar si një reagim qesharak të Ramës, pasi ishte po kjo qeveri që loboi që ky koncesionar të merrte në menaxhim aeroportin. 

“Duket shumë qesharak reagimi i qeverisë ndaj TIA-s a thua se nuk ishte ky kryeministër dhe qeveria e drejtuar prej tij ajo që loboi fort që kompania që sot ka kontratën e koncesionarit të Rinasit t’ia merrte investitorit serioz gjermano-amerikan dhe për më tepër duke ia shtuar me dy vite kontratën duke i dhënë koncesionarit aktual pa asnjë mundim dhe 20 mln euro shtesë”, shkruan Tabaku..

Reagimi i plotë

Duket shumë qesharak reagimi i qeverisë ndaj TIA-s a thua se nuk ishte ky kryeministër dhe qeveria e drejtuar prej tij ajo që loboi fort që kompania që sot ka kontratën e koncesionarit të Rinasit tia merrte investitorit serioz gjermano-amerikan dhe për më tepër duke ia shtuar me dy vite kontratën duke i dhënë koncesionarit aktual pa asnje mundim dhe 20 mln euro shtesë.

Në Prill të 2016 ne e denoncuam këtë aferë korruptive që një kompani off shore-guaskë me pronar që nuk njiheshin, morrën një aset strategjik kombëtar me koncesion.  Paraqitëm të dhëna që tregonin se qeveri më të përgjegjshme si ajo e Greqisë, nuk ia dha aeroportin e Athinës kompanisë që sot ka koncesionin e Rinasit. A mos vallë pazari me këtë kompani mbaroi e duan te sjellin klientin e rradhës apo kanë alibinë gati për të hequr fajin nga vetja?!

Gjithsesi, koncesionari eshte shqetesimi i fundit sepse ne rastin e vjedhjes spektakolare ka vetëm një përgjegjës; shteti dhe strukturat e tij. Policia e shtetit është njoftuar për lëvizjen e vlerave monetare si e përcakton rregullorja, policia e shtetit sot ka sport institucional të sulmojë opozitën e qytetarët por jo të kryejë detyrën. Banditët që territorizojnë vendin dhe investitorët përfitojnë nga një qeveri që angazhohet të sulmojë qytetarët ndërsa lë të lirë bandat. Kriminelët janë të predispozuar të vjedhin dhe kryejnë akte të dhunshme kur qeveria bashkëpunon me krimin e orgnaizuar dhe e konsideron atë Partner të Përhershëm Potencial (PPP). Krimi është trimëruar se sot krimi është në pushtet!

Shënim: Në foto pjesë nga udhëzimi i dt 05.03.2018

“Lideri global” humb toruan me median ndërkombëtare, paralajmëron BE-në për negociatat…

Kryeministri Rama, në një intervistë për agjencinë franceze AFP, është shprehur se paqartësia e BE-së ndaj angazhimit në rajon po e dëmton Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, mungesa e qartësisë do ketë pasoja në Ballkanin e brishtë. Madje ai shton se pikërisht Brukseli e ka fajin për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë në këto komente. Nëse do ishin liberalizuar vizat me Kosovën, mendon Rama, nuk do kishim vendosjen e tarifave ndaj mallrave serbe.

Rama rezervoi edhe një paralajmërim nëse BE vendos të nisë negociatat me Maqedoninë Veriore, duke lënë pas Shqipërinë. Sipas tij, kjo do ishte një “verbëri monumentale në këndvështrim strategjik”.

AFP shkruan se refreni i Brukselit për Shqipërinë është që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Por Rama thotë se fokusi tek krimi është ‘i fryrë’ dhe përdoret për të justifikuar vonesat në fillimin e negociatave.

“Krimi, krimi, krimi. Sigurisht që kemi një problem me krimin, por jo më shumë se disa vende që janë madje anëtare të Bashkimit Europian, tha Rama.

Ai përfundoi duke thënë se dëshira për të ardhmen brenda BE nuk është zvogëluar në Shqipëri.

Kujtojmë se, vetëm në javët e fundit ka patur një numër të lartë vrasjesh, ndërsa vetëm dje u grabitën rreth 10 milionë euro brenda pistës së aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.

Ngjarja e Rinasit/ Presidenti: Cënim serioz i sigurisë kombëtare, para drejtësisë grabitësit dhe zyrtarët e lartë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar ashpër për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditëne  djeshme në Aeroportin e Rinasit ku banda grabiti 10 milionë euro. Meta i bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë menjëherë hetimet ndaj të gjitha institucioneve ligjzbatuese, dhe të çojë para drejtësisë të gjithë personat të cilët me papërgjegjshmërinë e tyre u bënë shkaktarë të grabitjes së djeshme në Rinas.

Meta tha para mediave se vitin e shkuar në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të gjitha palët e pranishme në tryezë kishin rënë dakord për forcimin e sigurisë në vend dhe ato autoportuale, pasi ishin cënuar disa herë nga krimi.

Presidenti Meta tha se, “Bazuar mbi raportet paraprake të përcjella nga institucionet përgjegjëse, kam ngritur në mënyrë të veçantë shqetësimin lidhur me:
Mungesën e përgjegjësive të qarta mbi sigurinë në Aeroportin Nënë Tereza;

Mangësitë në akses dhe koordinim për ndërhyrjen e duhur të Policisë së Shtetit në rast rreziku.

Këto shqetësime u mbështetën dhe u evidentuan edhe nga përfaqësuesit e disa Institucioneve të rëndësishme në këtë mbledhje.

Në konkluzion të kësaj pike të axhendës u evidentua domosdoshmëria e trajtimit urgjent të të gjithë problematikës dhe zgjidhjen e saj përfundimtare.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit, detyrat e dala për secilin institucion u janë përcjellë zyrtarisht të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më 8 qershor 2018, sipas përgjegjësive përkatëse.

Ndër këto detyra, është kërkuar ngritja urgjent e grupit të përbashkët të punës nën drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për trajtimin dhe zgjidhjen përfundimtare të të gjithë problematikës së sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”, sikurse u evidentua edhe gjatë ngjarjes së grabitjes së parë brenda pistës së fluturimeve.

Në këto kushte, si President i Republikës e konsideroj ngjarjen e përsëritur të grabitjes së djeshme brenda territorit të aeroportit “Nënë Tereza” cënim serioz të sigurisë kombëtare, rendit publik dhe imazhit të vendit.”, deklaroi President ii Republikës Ilir Meta.

Si në luftë, ushtria në aeroport, reagimi i fortë i Bashës: Rama, përgjegjës për grabitjen, grusht shteti

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimit të Ministres së Mbnrojtjes, Olta Xhaçka e më pas edhe konfirmimit nga kryeministri Rama, se rreth perimetrit të sigurisë së Aeroportit do të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura.

Nga Vlora, Basha shprehet se, dislokimi i Forcave Ushtarake është antikushtetuese dhe një provë e rënies së shtetit dhe kapitullimit të policisë së Shtetit. Ai shton më tej se sipas tij, Rama do ta sjellë vendin në kushtet e një grushti të vërtetë shteti.

Deklarata e liderit të opozitës

Në fund të një takimi të jashtëzakonshëm dhe plot energji në Vlorë, dua t’i kujtoj gjithë qytetarëve shqiptarë se njeriu që solli krimin në qeveri dhe në parlament, dhe për të mbrojtur aferat e tij me krimin shkatërroi drejtësinë dhe policinë shqiptare, është përgjegjesi kryesor për ngjarjen më të rëndë të Sigurisë Kombëtare, që në mënyrë të përsëritur ndodhi në Rinas.

Cënimin e sigurisë përmes grabitjes së armatosur të linjës ndërkombëtare Tiranë-Vjenë. Ndaj, ndonëse dislokimi i forcave të armatosura ushtarake, në mënyrë totalisht antikushtetuese dhe të paligjëshme, është një provë e rënies totale të shtetit dhe të kapitullimit të policisë para krimit.

Asnjë alibi dhe fshehje pas aferave të dështuara korruptive mes Edi dhe Olsi Ramës dhe kompanisë koncensionare, nuk do të mbulojë përgjegjësinë e drejtëpërdrejtë të Edi Ramës, që e ka sjellë vendin në kushtet e një grushti shteti kushtetues, përmes kapjes së Parlamentit dhe zgjedhjeve me krimin, dhe tani do ta sjellë në kushtet e një grushti të vërtetë shteti për të dislokuar trupat ushtarake, tani që policia qartësisht ka dështuar të kontrollojë sigurinë dhe rendin, siç nuk mund ta kontrollojë asnjë polici, kur krimi është i lidhur me qeverinë.

Ndaj rruga e vetme për të rikthyer sigurinë, jo vetëm në Rinas po kudo ku ajo është e tronditur nga tritoli, vrasjet dhe grabitjet, nuk është as largimi i konçensionarit, as largimi i policisë dhe as kthimi i Shqipërisë në një Juntë ushtarake, por është largimi një orë e më parë i shkaktarit të kësaj gjendje, Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale në pushtet. Përshëndetje nga Vlora!

Vasal Kimiku, Saimir Trafiku dhe narkoqeveria e papërgjegjsisë!

Sali BERISHA

Miq, ne qershor te vitit 2016 banda e dashur e Narkopartise realizoi me sukses spektakolar vjedhen e 7 milion euro ne pisten e avioneve te aeroportit te Rinasit. Saimir Trafiku, ish ministri i brendshem, superministri i Edvin Deshtimit doli para shqiptareve dhe deklaroi se Policia e Shtetit nuk ka asnje pergjegjesi per sigurine e aeroportit as dhe transportin e parave pasi sipas ligjit keto pergjegjesi jane te kompanive private te sigurimit te aeroportit dhe transportit te vlerave monetare por narkoministri beri be dhe rrufe se kjo kurre nuk do te ndodhe here tjeter pasi ligji do ndryshoje, se policia e shtetit nga zero siguri do garantoje ne Rinas siguri te plote dhe se vlerat monetare per ne Rinas do shoqerohen edhe nga Policia e Shtetit.

Kurse sot, pas vjedhjes klamoroze te 10 milione eurove nga barku i avionit ne pisten e aeroportit te Rinasit, Vasal Kimiku me porosi te Edvin Suksesit doli para publikut dhe ne nje papergjegjesi kriminale perseriti ne menyre identike fjalet e Saimir Trafikut dhe tha se policia e shtetit nuk ka asnje pergjegjesi per sigurine, ne vendin qe duhet te jete me i sigurti ne Shqiperi, aeroportin e Rinasit pasi siguria e tij sipas ligjit eshte pergjegjesi e rojeve private te sigurise.

Me te drejte lind pyetja pse nuk ndryshoi asgje per sigurine e aeroportit te Rinasit pas vjedhjes se pare. Pergjigja eshte e thjeshte sepse fushata do vinte dhe duhej qe shteti ta vidhte perseri ne te njejtin vend pasi aty u provua se vidhej me lehte se kudo perfshi ketu edhe Qaf Kasharin apo autostraden.

Miq kujdes! Vasal Kimiku i Edvinit nuk permendi sot fare rolin e policise ne transportin e vlerave monetare. Kjo per dy arsye, se pari sepse sipas rregullit bankat njoftuan policine per ngarkesen prej 10 milione euro qe do transportonin per ne Rinas dhe se dyti sepse furgoni i policise se shtetit e shoqeroi transportin e vlerave monetare gjer ne duart e bandes. Ne momentin e grabitjes, policet shoqerues ishin vetem 20 meter larg vendit ku po kryente para syve te tyre banda e partise vjedhjen elektorale.

Duke denuar me ashpersine me te madhe gjendjen e pasigurise se plote qe ekziston sot kudo ne Shqiperi, perfishi ketu ne vendet qe duhet te kene sigurine me te larte, ju ftoj te dashur qytetare ti fshime keto kalbesira dhe pushtetin e tyre te krimit nje minute e me pare dhe ta bejme Shqiperine nje vend te sigurte per te gjithe shqiptaret, miqte, vizitoret e turiset e saj. sb

Mikpritje vlonjate, varg makinash me flamuj shoqërojnë Bashën drejt qytetit bregdetar

Kreu i opozitës, Lulzim Basha pritet nga një varg makinash dhe qindra qytetarë me flamuj në hyrje të qytetit të Vlorës. Basha ka publikuar live pamjet se si pritet dhe shoqërohet nga simpatizantë të PD-së dhe qytetarë të ndryshëm gjatë tureve të tij të takimeve nëpër Shqipëri.

Basha po zhvillon takime me qytetarët në qytetin e Vlorës.

Siç shihet edhe në video, gjatë gjithë rrugës ai është shoqëruar nga disa makina dhe shumë qytetarë.

Mikpritja e vlonjatëve. ✌ #ShqiperiasiEuropa #13Prill

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 10. April 2019

Basha: Bashkim i të gjithë shqiptarëve në betejën e 13 Prillit kundër regjimit kriminal

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat është shprehur se dy ngjarjet e djeshme, tregojnë se shteti ka rënë. Sipas kreut të opozitës, policia e ka mendjen vetëm të arrestojë qytetarët dhe ka harruar të luftojë krimin.

“Dy ngjarje ne një hark kohor prej me pak se 12 oresh ditene e djeshme jane deshmi se shteti ka rene. Se sot Shqiperia nuk ka rend publik dhe siguri. Se policia eshte kthyer ne nje bande qe per te pushtetin ilegjitim te marre me krimin i ka lene dore te lire krimit dhe po dhunon ne menyre shtazarake qytetaret.

Dje ne oren 5:30 te mengjesit policia hyri neper banesa dhe hodhi gaz lotsjelles brenda shtepive ku ishin te pranishem edhe te mitur nga mosha 3 vjec e siper. Nga perplasja mes banoreve ne mbrojtje te shtepive te tyre 3 qytetare perfunduan ne spital ndermjet te cileve nje 76 vjecar me carje ne koke qe u operua, nje grua me thyerje kembe dhe nje tjeter grua me fraktura. 10 qytetare u shoqeruan ne polici te gjitha gra dhe 4 prej te cilave minorene dhe nje femije 5 vjeç”, tha ndër të tjera  Basha.

Deklarata e plotë e kryetarit Basha

Dy ngjarje ne nje hark kohor prej me pak se 12 oresh ditene e djeshme jane deshmi se shteti ka rene. Se sot Shqiperia nuk ka rend publik dhe siguri. Se policia eshte kthyer ne nje bande qe per te pushtetin ilegjitim te marre me krimin i ka lene dore te lire krimit dhe po dhunon ne menyre shtazarake qytetaret.

Dje ne oren 5 e 30 te mengjesit policia hyri neper banesa dhe hodhi gaz lotsjelles brenda shtepive ku ishin te pranishem edhe te mitur nga mosha 3 vjec e siper.

Nga perplasja mes banoreve ne mbrojtje te shtepive te tyre 3 qytetare perfunduan ne spital ndermjet te cileve nje 76 vjecar me carje ne koke qe u operua, nje grua me thyerje kembe dhe nje tjeter grua me fraktura.

10 qytetare u shoqeruan ne polici te gjitha gra dhe 4 prej te cilave minorene dhe nje femije 5 vjec.

Qe nga protesta e 16 shkurtit jane shoqeruar 114 protestues dhe jane arrestuar 52

Policia po perdoret per vetem nje qellim: luften ndaj popullit, luften kunder njerezve te pafajshem qe mbrojne shtepite e tyre,

Ne keto dy muaj eshte perdorur gaz helmues me shume se ne te gjithe historine e Shqiperise.

Nderkohe nuk ka asnje perpjekje per te luftuar krimin.

Vrasjet, tritoli dhe grabitjet me arme ne mes te dites po trondisin cdo dite sigurine e njerezve ne mes te qyteteve

I vetmi aktivitet kunder krimit eshte: policia shkoi ne vendin e ngjarjes.

Kur ne Rinas, qe eshte zona me sigurine me te larte ne vend kryehet grabitje me arme e avionit te linjes nderkombetare ne mes te dites.

Çdokush e kupton se ne cfare niveli eshte policia, se ne cfare niveli eshte katandisur rendi dhe siguria.

Kjo ndodh kur Shqiperia eshte bere qender e krimit nderkombetar, baze operacionesh e rrjeteve kriminale ku jo vetem nuk luftohet por po nxitet pastrimi i parave te krimit nga vete qeveria me ndertimet dhe projektet korruptive ne ndertim, inceneratore, turizem dhe PPP.

Arsyeja dhe shkaku kryesor i renies se shtetit, i mungeses se sigurise per jeten dhe pronen e qytetareve eshte pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime te ardhur ne pushtet me ndihmen krimin.

Dhenia fund e ketij regjimi eshte sot emergjence kombetare. Prandaj protestojme te shtunen me 13 prill ne Tirane.

Rruga e vetme per kete eshte bashkimi i te gjithe shqiptareve ne betejen kunder padrejtesise, krimit dhe korrupsionit, per sigurine, jeten dhe mireqenien e çdo shqiptari.

Skandal! Nxënësve të shkëlqyer u kërkohen 250 mijë lekë nëse duan të quhen “ekselent”

Ish-deputeti i PD, pedagogu Luçiano Boçi ka denoncuar një skandal të vërtetë me të ashtuquajturin “certifikim” të nxënësve ekselent në shkollat parauniversitare të vendit. Në një postim faqen e tij në Facebook, Boçi shkruan se, drejtoritë e shkollave ju kërkojnë nxënësve të shkëlqyer, nëse duan të quhen “ekselent”, duhet të derdhin në një numër llogarie bankare, plot 25 mijë lekë të reja. Sipas ish-deputetit, ky është një turp i madh dhe i bie që në Shqipëri, nuk blihen vetëm votat por edhe ekselenca në shkollë.

Postimi i plotë i Boçit në Facebook

E TURPSHME!
…kjo që ndodh me nxënësit ekselentë në Arsimin Parauniversitar.
Drejtoritë e shkollave u kërkojnë prindërve të tyre të derdhin në llogarinë e caktuar bankare të BKT 40 11 44 035, 25 mijë lekë.
Vetëm kështu mund të quhesh ekselent tani.
Dokumentat e mëposhtëm flasin qartë. (foto)
Në vend që ata të stimulohen e të shpërblehen, siç dhe duhet, sot atyre u merren para.
Të jesh ekselent në Shqipëri duhet të paguash.
Duhet të paguash se ke merita, se mëson, se je shembull
Para 2013, çdo ekselent merrte një shpërblim simbolik vlerësues nga Qeveria prej 50 mijë lekësh.
Sot për të dalë i tillë në Librin e Artë nuk merr. Jep 25 mijë.
Po nuk e dorëzove shumën nuk figuron i tillë! Nuk shpallesh!
Pra shkurt i bie që në Shqipëri nuk blihen vetëm vota, vetëm favore.
Sot dhe Ekselenca blihet me para.

p.s
Mos harroni gjyqin!!!
Sa të keni Qorrat e Servilët politikë në Drejtësinë e kapur, që të bardhën e bëjnë të zezë e anasjelltas, o burra sulm!

Simptomat e shëndetit mendor që nuk duhet t’i injoroni

Kujdesi për shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa ushtrimet fizike. Psikologia Anita Sanz, në platformën “Quora” ka ndarë me përdoruesit disa këshilla se cilat simptoma të shëndetit mendor asnjëherë nuk duhet të injorohen.

Fillimisht, duhet të keni parasysh se janë pesë aspekte të përgjithshme të jetës tuaj ku prireni më së shumti të vëreni vështirësi:

– Në disponim
– Në energji
në Apetit
– Në gjumë
– Në epsh seksual

Këto pesë aspekte ndikohen shumë nga luhatjet në stres, nga luhatjet hormonale, nga shëndeti fizik, traumat dhe predispozitat gjenetike ndaj problemeve të shëndetit mendor.

Shpeshherë problemet në njërën prej këtyre aspekteve mund të ndikojnë në aftësinë e personit për të funksionuar siç duhet emocionalisht, shoqërisht dhe fizikisht.

Për t’i vërejtur simptomat e shëndetit mendor që nuk duhet t’i injoroni, atëherë kërkoni këto pesë gjëra brenda atyre pesë aspekteve të lartcekura:

1: Ekstremet: P.sh., disponimin ose energjinë e keni shumë të ulët apo të lartë, apetiti është jashtë kontrollit ose nuk keni fare, jeni duke fjetur tërë kohën ose vetëm pak orë, epsh shumë të madh seksual ose fare hiç.

2: Ndryshime të shpejta: Disponimi ju ndryshon shumë shpejt, njësoj edhe gjumi iu është bërë i paparashikueshëm.

3: Anomali: Diçka rreth simptomave në ndonjërin aspekt të lartcekur është shumë ndryshe nga ajo si jeni zakonisht.

4: Ndonjë mos-funksionalitetit: Është fjala për diçka që ju parandalon të funksioni normal në aspektet e rëndësishme të jetës tuaj, siç është puna, shkolla, etj.

5: Brengat: Të afërmit tuaj janë duke shpreh shqetësimin për shprehitë që i keni përvetësuar apo për mënyrën si silleni.

Studiuesit: Lemza ndërpritet me një përqafim

Lemza, e cila zgjat më pak se një kohë, është afatshkurtër e nuk kërkon shërim, por lemza afatgjatë mund të shkaktohet nga infektimi ose madje edhe nga dëmtimi i trurit.

Lemza është pasojë e ngërçeve të pakontrolluara të diafragmës, shtresës së muskujve horizontalë, që ndan zgavrën e gjoksit nga abdomeni, ndërsa shkaktari i saktë i lemzës shpesh është i panjohur.

Lemza mund të shkaktohet nga teprica e thartirës së lukthit, nikotina e tepërt, ndryshimet e shpejta të temperaturës së dhomës, si dhe ndryshimet e temperaturës në lukth, për shkak të ushqimit të ngrohtë.

“Është fakt që as sot nuk e kuptojmë mekanizmin e saktë, i cili e shkakton lemzën, por ajo mund të jetë pasojë e ngacmimit të nervove, por edhe e infektimeve ose madje dëmtimit të trurit”, pohon gastroenterologu Alastair Watson nga universiteti “East Anglia”.

Disa prej metodave të popullarizuara të ndërprerjes së lemzës janë frymëmarrja përmes një qeseje të letrës dhe pirja e sasive të mëdha të ujit. Disa metoda të tjera përfshijnë edhe gëlltitjen e akullit të bluar, por edhe vendosjen e një luge me sheqer në fund të gjuhës.

Ndihmon edhe një përqafim i fortë, i cili e shtyp diafragmën dhe e ndërpret lemzën.