21.5 C
Tirana
E diel, 15 Qershor, 2025

Çaji që pastron trupin dhe shëron 50 sëmundje të ndryshme

Hulumtimet kanë konstatuar që ky çaj ka rol të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e shumë problemeve shëndetësore Përbërës kryesor është shafrani, i cili ka rol të rëndësishëm në detoksikim, i cili ngadalëson procesin e plakjes.

Hulumtimet kanë treguar që ky çaj ka rol të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e problemeve të shumta shëndetësore. Ai ka efekt pozitiv në rastet e demencias dhe të kancerit.

Me ndihmën e këtij çaji gjithashtu shërohen edhe krupa dhe problemet e tjera me stomakun. Këto janë vetëm disa ndër përparësitë potenciale të cilat i sjell ky çaj, mirëpo besohet që mund edhe të përdoret për shërimin e së paku 50 problemeve të ndryshme shëndetësore.

Ja si mundeni të bëni këtë pije të jashtëzakonshme dhe natyrale:
• 1/6 e lugës së vogël shafran
• gjysmë luge kanellë të bluar
• gjysmë gote qumësht

• pak mjaltë
• kardamon sa mund të merrni me gishta
• gjysmë luge xhenxhefil të grirë në rende.

Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit dhe pastaj mbi ta qitni në 500 mililitra ujë të vluar.
Duke përzier, mund t’i shtoni pak qumësht të nxehtë:

Përdorimi:
Pini sasinë e përgatitur përnjëherë.

SHBA, tarifa prej 11 miliardë dollarësh ndaj eksporteve të BE-së

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të imponojnë tarifa të reja me vlerë prej mëse 11 miliardë dollarësh mbi një sërë eksportesh të Bashkimit Europian.

Komentet vijnë pas përfundimit që arriti në maj 2018 Organizata Botërore e Tregtisë se Bashkimi Evropian subvenciononte në mënyrë të paligjshme kompaninë Airbus.

Sipas kësaj organizate, vendet evropiane kishin dhënë 22 miliardë dollarë subvencione shtetërore për kompaninë Airbus për të ndihmuar në ndërtimin e avionëve të saj A380 dhe A350, duke dëmtuar rivalin e saj në SHBA, Boeing.

Presidenti Trump tha të martën se meqenëse Organizata Botërore e Tregtisë ka deklaruar se subvencionet kanë “ndikuar negativisht ndaj Shteteve të Bashkuara,” ai “do të vendosë tani tarifa mbi produkte të BE-së me vlerë prej 11 miliardë dollarësh!”.

“Bashkimi Evropian, – tha Presidenti Trump, – ka përfituar në tregti në kurriz të SHBA prej shumë vitesh. Kjo do të ndalet shumë shpejt!”

Megjithë deklaratën e zotit Trump, lista e re e tarifave nuk do të hynte në fuqi para se një arbitër i Organizatës Botërore të Tregtisë të vendosë mbi madhësinë e lejuar të paketës tarifore, vendim që kërkon disa muaj për t’u marrë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë patur prej vitesh polemika mbi subvencionet ndaj njëri-tjetrit për avionët Airbus dhe Boeing, shumë kohë para se Presidenti Trump të vinte në Shtëpinë e Bardhë.

Në raste të ndryshme, Organizata Botërore e Tregtisë ka marrë vendime si kundër njërës palë ashtu edhe kundër tjetrës.

OKB-ja shtyn konferencën e paqes për Libinë

Përderisa luftimet mes forcave rivale në Libi janë duke vazhduar, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Ghassan Salame ka thënë se konferenca e paqes e planifikuar për javën e ardhshme mund të shtyhet.

Sipas tij, konferenca do të mbahet sapo të lejojnë kushtet. “Nuk mund të kërkojmë nga njerëzit pjesmarrjen në konferencë derisa po vazhdojnë luftimet dhe sulmet ajrore”, ka thënë Salame.

OKB-ja kishte planifikuar të mbante një konferencë në qytetin jugperëndimor Ghadames nga 14-16 prill për të diskutuar një rrugëdalje nga konflikti tetë-vjeçar në Libi.

Forcat e Ushtrisë Kombëtare të Libisë, grup që udhëhiqet nga gjenerali Khalifa Haftar, nisën një ofensivë të enjten e kaluar, me qëllim marrjen e kontrollit të Tripolit nga Qeveria e kryeministrit Fayez al-Serraj, e cila mbështetet nga OKB-ja.

Libia është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria politike prejse sunduesi Muammar Gaddafi është rrëzuar nga pushteti dhe është vrarë në vitin 2011.

SHBA: Serbia dhe Kosova të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden

Shtetet e Bashkuara po i nxisin Prishtinën dhe Beogradin të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden, tha në Tiranë, Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, transmeton Zëri i Amerikës.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin ndonjë rezultat të caktuar apo ndonjë pjesë të caktuar përbërëse të një marrëveshjeje të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë.

“Çështja e kufijve mund po ashtu të jetë pjesë e kësaj, por nuk është elementi kryesor i marrëveshjes sado që ta imagjinojmë këtë. Ajo që është e rëndësishme për SHBA është që çfarëdo marrëveshjeje të ketë pronësi vendase, të jetë diçka që të dyja palët ndjejnë se mund ta mbështesin, të dyja palët besojnë se mbron interesat e tyre thelbësore, dhe ajo që kemi bërë ne është që i kemi nxitur palët të ulen në tryezë dhe të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden”, tha Palmer, transmeton VOA.

Këto komente, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i bëri gjatë një takimi me gazetarë në Tiranë. Vizita e tij në Shqipëri bëhet në një periudhë të ndjeshme të përplasjeve politike mes pozitës dhe opozitës.

Megjithatë, zyrtari i lartë amerikan tha se nuk kishte ardhur në Tiranë për të negociuar dhe as për të mbështetur një zgjidhje të caktuar, ndërsa pati takime me autoritetet më të larta të vendit që nga presidenti Ilir Meta, me kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesit e opozitës.

“Prandaj do të nxisja partitë e opozitës që të kërkojnë mënyra për t’u riangazhuar në procesin politik, dhe mendoj se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë. Nëse ka një mundësi për dialog me qeverinë mbi reformat zgjedhore, mendoj se ata duhet ta ndjekin këtë mundësi”, u shpreh zoti Palmer.

Rama tërbohet nga memet e Genc Sejkos, i bllokon faqen sociale

Rama i bllokon faqen Genc Sejkos, të riut shqiptar që jeton në Angli dhe që prej kohësh është kthyer në atë që njihet si ‘njeriu meme’. Sejko njihet për memet e tij pikante dhe që kanë marrë mijëra shpërndarje.

Por memet e fundit të bëra nga ai kanë detyruar ushtrinë virtuale të Rilindjes të bëjë raporte të shumta.

Kjo ka bërë që Facebook të vendosë të bllokojë për 1 muaj llogarinë personale të Genc Sejkos. Por memet e Sejkos nuk do të ndalen, ato do të shpërndahen në faqe të ndryshme.

Shqiptarët paguajnë 10 milionë euro taksa për TVSH-në në 2018, do paguajnë edhe për dekoderin

Familjet shqiptare në të gjithë vendin i paguan 10 milionë euro taksa qeverisë për akses në shërbimet radiotelevizive publike gjatë vitit 2018.

Fondet i shkojnë si të ardhura Radio Televizionit -Shqiptar (RTSH) dhe ishin zëri kryesor i buxhetit. Shpenzimet e RTSH gjatë vitit që shkoi ishin 2,3 miliardë lekë ose rreth 18.4 milionë euro sipas të dhënave nga bilanci, të azhurnuara në raportin vjetor të institucionit dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Të ardhurat nga tarifa e RTSH ishin 6.3% më të ulëta se një vit më parë, ato kanë pësuar rënie në tre vitet e fundit.
Tarifa e aparatit televiziv është realizuar në nivelin 91% gjatë vitit 2018, ose e shprehur në vlerë absolute -119,170,000 lekë më e ulët nga planifikimi, pasi gjatë vitit 2018, vlera e parashikuar ka qenë 1,320,000,000 lekë, bazuar në realizimet e viteve 2015, 2016, 2017.

Tarifa për RTSH paguhet nëpërmjet faturës së energjisë elektrike dhe agjenti për mbledhjen e saj është OSHEE.
Në raportin dërguar në Kuvend, RTSH referoi se gjatë vitit 2018, jo vetëm që kjo tarifë nuk u realizua në nivelin e planifikuar, por arkëtimi i saj nuk ndoqi rrjedhën kronologjike të viteve të mëparshme, shoqëruar me vonesa nga njëri muaj në tjetrin.
RTSH pohuan se kjo situaë e relatuar edhe në Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Financave që nga muaji prill 2018 e deri në fund të vitit 2018.

Rënia e të ardhurave ka krijuar mungesa në aftësinë likuiduese për këstin e kredisë e dixhitalizimit, për likuidimin e disa investimeve të kryera në vitin 2018, të drejtave televizive të kontraktuara, si edhe për pagesën e pagave të punonjësve në disa njësi.

RTSH sqaron se përqindjen më të lartë e zënë shpenzimet direkte që lidhen me procesin- e dixhitalizimit, me mbi 40% të shpenzimeve direkte, pa llogaritur këtu shpenzimet për paga personeli e sigurime shoqërore, në kuadrin e zbatimit të kontratës së projektit të dixhitalizimit të transmetimit.

Aktualisht RTSH 945 punonjës nga 992 vende gjithsej të miratuar në strukturën e vitit 2018.
Ulja e kursit të këmbimit të monedhës euro ka ndikuar pozitivisht në situatën e kredisë gjatë vitit 2018, si edhe në shpenzimet lidhur me pagesat për shërbime, blerje të drejtash transmetimi jashtë vendit.

Zoti bahçevan, përpiquni të bëni diçka që e kalon kufirin e një kulle…

Nga Elona CASLLI 

Thjeshtësia nuk është vulgare

Ju dëgjova pjesërisht dje në mbrëmje Z. Kryebashkiak. E nënvizoj faktin e dëgjimit të pjesshëm se nuk jam e aftë t’ju dëgjoj nga fillimi deri në fund të një bisede, për arsyen e thjeshtë se ju këmbeni vulgarizimin me thjeshtësimin.

Thjeshtësimi e një mendimi mirëpritet nga kushdo, vulgarizimi i një mendimi mirëpritet vetëm nga ithtarët e tij.

Mjafton të dëgjosh argumentin mbi ndërtimin e kullave në qendër të qytetit për të kuptuar se ju, jo vetëm i gënjeni qytetarët e Tiranës, por njëkohësisht fyeni edhe mençurinë e tyre.

Argumenti juaj, (ndonëse duhet një zemërgjerësi e madhe për ta ngritur në nivel argumenti mendimin tuaj pa brendi) për ngritjen e kullave në qendër të qytetit ishte:
“Dy autobusa plot me kinezë papritur gjenden në qendër të Tiranës, për një udhëtim turistik.
Tek hoteli në zemër të kryeqytetit, “Tirana International Hotel”, nuk ka mjaftueshëm dhoma për kinezët.
Atëherë duhet të ndërtojmë kulla, ku të flenë kinezët”.

Po të analizohet me vëmendje ky “argument”, rezulton se brenda jush ekziston prirja për të thjeshtesuar mendimin me shembuj konkretë, në mënyrë që populli ta kuptojë qartazi mesazhin që doni të jepni.

Së pari, duhet të kuptoni se thjeshtësia është tipar i mendjeve të shkolluara, të kultivuara dhe të vërteta.
Fakti që një gënjeshtër rrëfehet përmes kinezëve, nuk e bën këtë gënjeshtër të besueshme, përveçse e përforcon atë.

Së dyti, rrëfenja juaj mbi djalin e varfër që dikur shiste fiq, nuk është e thjeshtë. Është e rreme.
Kur blihen fiqtë në tregun e frutave dhe perimeve, njerëzit i njohin shitësit e tyre.
Nga terminologjia që përdoret në këtë mjedis, ekziston një shprehje që blerësit e shkëmbejnë si paralajmërim mes tyre për shitësit – Kujdes se ai ta fut në kandar-.

Le ta marrim të mirëqënë që ju keni qenë i drejtë me kandarin gjatë kohës së vështirë të fiqve, lind pyetja- Ky kapërcimi nga fiqtë tek studimet në Shtetet e Bashkuara si përligjet?!
Kjo hapësira që ndan fikun me studentin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pse nuk rrëfehet?
Të ketë qenë vallë shitja e fiqve një aktivitet kaq fitimprurës?!

Së treti, konkretizuat dashurinë tuaj disa vjeçare, me “gjysmën tuaj më të mire” (sikundër shprehet Kryeministri për individin me të cilin vendosim të bashkëndajmë ekzistencën,) në një kështjellë të dekoruar plot përkushtim për ditën më të veçantë në jetën tuaj.
Keni deklaruar se kjo ceremoni ishte një dhuratë nga Zonja që ju ka mëkuar me gji.

Është paksa e rrallë në realitetin shqiptar që një prind të ketë qenë aq i zoti në administrimin e të ardhurave familjare, sa t’ia ketë dalë mbanë ta ketë menaxhuar me aq mençuri buxhetin modest familjar, për të sponsorizuar një mbrëmje të vetme që kushton me miliona lekë.

Nëse vërtetë ka ndodhur kështu, atëherë Zonja në fjalë, duhet t’i mbajë leksion gjithë njerëzimit mbi administrimin e të ardhurave familjare.

Së katërti, deklaruat me shumë “vendosmëri” se do ta shembnit Teatrin Kombëtar dhe se asgjë nuk do t’ju ndalte.

Hebrenjtë kanë një shprehje fort të mençur që thotë:- Kur ju bëni plane, Zoti fillon të qeshë”.
Kam përshtypjen se Zoti ka nënqeshur edhe kur deklaruat para disa muajsh se pas dyzetë ditësh Teatri do të shembej.

  1. Kryebashkiak për fatin tuaj të keq dhe për fatin e mirë të këtij vendi , kanë mbetur ende individë cerebralë në këtë qytet, të cilët, nuk mund kurrsesi ta marrin harbutërinë për thjeshtësi, paditurinë për dituri, gënjeshtrën për të vërtetë dhe vesin për virtyt.

Me mbjelljen e pemëve të jepni përshtypjen e një bahçevani në krye të bashkisë dhe madje duket se këmbimi valutor në këtë qytet është: 1 pemë= 1 kullë.
Fotografoni çdo mbjellje peme për të faktuar “përkushtimin tuaj të përveçëm“ ndaj qytetit.
Edhe fotografitë në thelb nuk kanë thjeshtësinë, por vulgaritetin.

Nëse kushdo në këtë qytet do të ndiqte logjikën tuaj, do të ndodhte që në profilin personal të çdo njeriu që punon në këtë vend do të ishte një seri fotografish dhe mund të përballeshim me imazhin e një mjeku me një zorrë shtojcë në dorë, me imazhin e një dentisti me një dhëmb në dorë e me shumë gjëra të tjera.

Nuk mund të bësh një fotografim të përditshëm të një pune për të cilën paguhesh dhe të cilën e ke detyrë ta bësh.

Së fundmi, pohuat se kritikët tuaj bënin veçse zhurmë.
Nuk e di se ç’kuptim ka zhurma për ju, por duhet një imagjinatë e shfrenuar të quash “zhurmë”, kundërshtinë për të mos prishur hapësirën e fidanishtes së vreshtave që shërben për zhvillimin e lëndëve laboratorike në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

A dini domethënien e fjalës Universitet, Z. Kryebashkiak?
Studimet e kryera jashtë vendit duhet ta kishin rritur ndjeshmërinë tuaj ndaj Institucioneve të Arsimit të Lartë në vend dhe përvoja e çmuar perëndimore duhet të ishte e pranishme qoftë në fjalën tuaj dhe qoftë në veprimin tuaj.

Post Scriptum- Në mënyrë që të mos ta ngatërroni më thjeshtësimin e një mendimi me vulgarizimin e këtij të fundit, po ju rrëfej një histori të shkurtër…

Dikur pyetën një shkrimtar të madh dhe i thanë- Çfarë bën çdo ditë?
Dhe ai u përgjigj- Përpiqem të shkruaj diçka, që e kalon kufirin e një boce.

Ndaj Z. Kryebashkiak përpiquni të bëni diçka që e kalon kufirin e një kulle, të një fotografie, të një teatri të shembur, të një qendre didaktike të shkatërruar brenda në Universiteti dhe të një qyteti të gjymtuar.

Basha: Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare, betejë me 13 Prill, Dako e Gjiknuri në burg

Kryetari i PD, Basha ka zhvilluar takime entusiaste me strukturat e PD në Durrës dhe Elbasan duke deklaruar se “largimi I Ramës është emergjencë kombëtare”.

“PD dhe opozita janë shumica e re qeverisëse e vendit. Ne kemi legjitimitetin moral, legjitimitetin politik për t’iu përgjigjur kësaj klike. Këta nuk janë më shteti, këta janë antishteti. Më 13 Prill, beteja do të vazhdojë për të garantuar që kurrë më një grusht njerëzish të mos jenë në gjendje ta trajtojnë Shqipërinë si çifligun e tyre. Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare”, tha Basha

NGA TAKIMET E KRYETARIT TË PD LULZIM BASHA NË DURRËS DHE ELBASAN

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftoi shqiptarët të bashkohen në protestën kombëtare para kryeministrisë të shtunën, në mënyrë që zëri i kujtdo që ndjehet i pasigurtë, i braktisur, i mashtruar, i vjedhur nga kjo qeveri, të bashkohet me zërin e opozitës për t’i dhënë fund kësaj situate.

Gjatë takimeve me demokratë në Durrës dhe Elbasan, Kryetari Basha vuri në dukje rritjen e besimit tek opozita pas vendimit për djegien e mandateve dhe mosnjohjen e legjitimitetit të qeverisë. “Ja ku jemi sot, në një kurbë rritëse, në një trajektore rritjeje, e cila demonstrohet nga të gjitha sondazhet, tonat, të kundërshtarëve, apo të pavarura qofshin.

Sot Partia Demokratike dhe opozita janë shumica e re qeverisëse e vendit. Ne kemi legjitimitetin moral, legjitimitetin politik për t’ju përgjigjur kësaj klike kriminelësh. Këta nuk janë më shteti, këta janë antishteti. Këta nuk mbrojnë më ligjin, këta janë shkelësit më të mëdhenj të ligjit.

Këta nuk janë drejtësia, këta janë padrejtësia. Ndaj, është në dorën tonë t’i vendosim gjërat në vend, duke filluar me protestën e të shtunës, me 13 prill, në orën 18.” Basha tha se largimi i Edi Ramës është vetëm çështje kohe dhe se sfida kryesore është transformimi i sistemit politik në vend, ku qeveria të mos ketë prioritet vjedhjen e pasurive të vendit për të pasuruar kryeministrin dhe disa oligarkë dhe banditë që e rrethojnë.

“Ne nuk mund të mjaftohemi thjesht me largimin e tij, se kjo është thjesht dhe vetëm çështje kohe. Ne duhet të varrosim fenomenin “Rama” njëherë e përgjithmonë, për të gjithë brezat që vijnë.

Ndryshime politike që do të shkatërrojnë hendekun e gërmuar nga Rilindja kriminale midis fatit të qytetarit të thjeshtë dhe fatit të politikanit kriminel dhe kriminelit politikan, që sot, as vetë nuk e besojnë se jetojnë në të njëjtin vend ku 290 mijë shqiptarë hanë një herë në ditë, nuk e besojnë se jetojnë në të njëjtin vend ku 350 mijë shqiptarë paguajnë 25 mijë lekë në muaj kamatën abuzive, që do ta anulojmë që ditën tonë të parë në pushtet, nuk e besojnë se qytete të tëra marrin për ndihmë ekonomike aq sa bën një makinë e tyre, që e ndërrojnë çdo muaj.

Se ata s’jetojnë në Shqipërinë tonë, nuk jetojnë në Shqipërinë e përjashtimit, e pamundësisë, e falimentit. Se ata vetë jetojnë si sheikë, si derra të majmur mbi djersën, gjakun, paratë e grabitura popullit më të varfër të Evropës.

Kjo do të marrë fund.” Partia Demokratike ka një plan të qartë për të ndarë qeverisjen nga krimi dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve me pasuri marramendëse që, me babëzinë e tyre, kanë shkatërruar punësimin dhe kanë varfëruar më shumë shqiptarët.

“Do të japin llogari dhe nuk do të gëzojnë asnjë qindarkë që u kanë vjedhur durrsakëve dhe që kanë vënë mbi gjakun, djersën dhe pronat e durrsakëve. Vangjush Dakon e pret burgu. Edhe kryetarin e ri të shtabit elektoral të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin, burgu e pret edhe atë. Drejtësia e pavarur dhe burgu i pret të gjithë ata që menduan se mund ta kthenin Shqipërinë në zemër të Evropës në një biçim-republikë postsovjetike, me një palo-kryeministër me 5 oligarkë që kanë kapur e zaptuar gjithçka dhe me 10 kriminelë. Ndaj beteja do të vazhdojë për të garantuar që kurrë më një grusht njerëzish të mos jenë në gjendje që ta trajtojnë Shqipërinë si çifligun e tyre. Ky është mision ynë, që i tejkalon parametrat e një gare normale politike. Po në fund të fundit ne nuk jemi një parti normale politike, ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila rrëzoi diktaturën e Enver Hoxhës dhe do rrëzojë e shkulë me themele Edi Ramën dhe kriminelët e tij.” Kreu i opozitës tha se PD është e vetmja forcë morale që po rikthen tek shqiptarët besimin dhe shpresën dhe, bashkë me ta, do t’i tregojë botës më 13 Prill se largimi i Edi Ramës është një emergjencë kombëtare. “Le të bëjmë së bashku të mundur që mesazhi të oshëtijë po kaq i qartë sa oshëtiu sonte, nga kjo sallë: Rama ik! Për të afruar ditën dhe orën kur bashkë do të hapim rrugën e Shqipërisë Europiane.

Punonjësja e Bashkisë tek Universiteti Bujqësor:  “Rroftë Erion Veliaj, rroftë kryeministri Rama”!

Studentët e Universitetit Bujqësor Tiranë janë përplasur verbalisht, gati dhe fizikisht në territoret e këtij ambienti me militantët e PS dhe zyrtarët të Bashkisë së Tiranës.

Konflikti me Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e një shkollë 9-vjeçare në këtë zonë ka zbritur në ‘terren’ ditën e sotme ku dhjetëra banorë të zonës janë konfrontuar me studentët të cilët protestojnë prej disa ditësh për mosndërtimin e kësaj shkolle brenda territorit të universitetit të tyre. 

Pas shkëmbimit të replikave dhe gati-gati përplasjes fizike, studentët së bashku me një pjesë të stafit pedagogjik kanë akuzuar kryebashkiakun Veliaj se u ka sjellë për provokim dhe mashtrim të opinionit publik punonjës të Bashkisë Tiranë.

“Këta janë punonjës të Bashkisë Tiranë, që na i ka sjellë Veliaj si banorë të zonës, por që nuk janë aspak të kësaj zone”, tha një nga studentët.

Pak më herët gjatë deklaratave të të dy palëve, një grua u përpoq të provokonte studentët duke i thënë se: Ju jeni ngelësa, keni ngelur nga viti i parë deri në vitin e katërt. Rroftë Erjon Veliaj, rroftë Kryeministri Rama”.

 

“Deri tani Rama ka bërë vetëm pazare, largimi i tij e shpëton vendin dhe PS-në”, reagimi i fortë i Arta Dades

Arta Dade, një themeluese e PS-së e cila ka mbajtur poste të rëndësishme në parti dhe në qeverisjet socialiste, sërish ka kërkuar largimin e Edi Ramës, si një rrugë për shpëtimin e vendit nga kriza por edhe të forcës politike që ai ka uzurpuar. Në emisionin “I Ftuari” ajo thotë se nuk do ta miratonte dorëzimin e mandateve të opozitës, por në anën tjetër këmbëngul se për t’i dhënë një zgjidhje situatës politike në vend duhet të largohet Edi Rama, si kryeministër.

“Ambasadori italian tha se, mazhoranca duhet të hedhë një hap për të zgjidhur problemin. Unë kam qenë me këtë variant, madje unë kam shkuar edhe më tej, duke thënë se Kryeministri duhet të largohet në mënyrë që ta zgjidhë dhe ta zhbllokojë këtë situatë.

Të largohet si kryeministër jo se e kërkon opozita, por ka një intensitet shumë të lartë skandalesh. Vetëm njëra do të mjaftonte që një kryeministër në një vend demokratik të largohej dhe kostot e kësaj qeverie nuk ka pse i merr forca politike që mendohet se e ka mandatuar këtë qeveri”, deklaroi Dade.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për situatën brenda Partinë Socialiste, duke theksuar se kjo forcë politike është diçka tjetër nga qeveria e Edi Ramës dhe ky i fundit nuk e përfaqëson më atë.

“Këtu kemi një dualizëm, qeveria është diçka tjetër dhe PS është diçka tjetër. Këtu buron dhe refuzimi im për t’u futur në kryesinë aktuale të partisë. Madje në kongresin e fundit nuk më është dhënë fare edhe mandati i delegates. Jam interesuar për mandatin dhe ai ka shkuar deri në Korçë e jo në destinacion. Pra, nuk ka shkuar te PS e Kolonjës. Se kush i bën këto… uroj që të jetë e paqëllimtë.

Kjo tregon se partia nuk funksionon. Partia dhe Kongresi i fundit ishte një show dhe unë prandaj them se kjo qeveri nuk barazohet me Partinë Socialiste. Kjo është një qeveri e Ramës, i cili është një kryetar që nuk është zgjedhur prej 12 vitesh. Deri tani Rama ka bërë vetëm pazare, nuk ka bërë kompromise.

Një politikan që mendon vërtetë për interesat e vendit duhet të jetë i interesuar që të ketë marrëdhënie pozitive me të gjithë aktorët në vend dhe jo të stisë konflikte, pasi kjo tregon se nuk je i zoti të qeverisës”, u shpreh Arta Dade.