15.5 C
Tirana
E diel, 15 Qershor, 2025

Basha: Ata që urdhëruan dhe sulmuan me gaz qytetarët dhe fëmijët e tyre do të mbajnë përgjegjësi!

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndja sulmit të djeshëm të policisë ndaj banorëve në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë.

Basha shkruan në Facebook se, ‘të gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!’.

Reagimi i plotë i kreut të PD, Basha

Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj.

Te gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve t’i dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, t’i japim dorën njëri-tjetrit për t’i dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin.

#ShqiperiaSiEuropa

Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj. Te gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi! Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin. #ShqiperiaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 10. April 2019

Ministri i Brendshëm fajëson opozitën për grabitjen në Rinas, reagimi i fortë i ish-deputetit të PD

Qeveria akuzoi sot opozitën për grabitjen në Rinas se, bën politikë me ngjarjen, por deri më tani qeveria nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për këtë ngjarje të rëndë ku është cënuar jo vetëm siguria e një prej portave kryesore hyrëse të Shqipërisë siç është Aeroporti i Rinasit, por edhe u grabitën 10 milion euro fati i të cilave nuk dihet ashtu si edhe autorët, ku njëri prej tyre mbeti i vrarë.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i ka shtruar disa pyetje qeverisë nëse ka ndonjë faj në grabitjen që ndodhi dhe si është e mundur që grabitësit janë aq të përpiktë në të dhënat që kanë.

“Ministri i Brendshëm fajëson opozitën, Ministria e Transportit fajëson Kinezët, Rama fajëson mediat, po qeveri ka??!!

Nëse është polic ai që ka qëlluar në drejtim të grabitësve duhet te dekorohet, akti i tij është shumëfish heroik kur mendon që çdo strukturë tjetër e sigurisë ka dështuar dhe kur drejtuesit e policisë vendosen në shërbim të krimit!

Ministri dhe drejtuesit e policisë i tradhetojne në detyrë punonjësit e ndershem te policise, drejtuesit e policise jane në përdorim të krimit dhe sherbetore te tij, ata i perulen dhe paguhen nga banditët!

Fakti që qeveria nxjerr një ministre dhe pohon skandalin duke e deleguar tek kinezët a thua se ka dështuar sistemi i kamerave jo policia e shtetit dhe strukturat e sigurisë në vënd jo vetëm që nuk amniston askënd por tregon papergjegjshmërinë deri në dhimbje!

Nuk ka përgjegjësi pa ndëshkim!

Të pranosh dështimin nuk është baraz me të marrësh përgjegjësinë.

Banditët kanë rriskuar jetën e qindra qytetarëve, duke hyrë deri në avion dhe askush nuk i ndali!

Pyetjet që ngrihen janë themelore:

– Si mundet që në aeroport ndërkombëtar hyjnë dhe dalin banditë sikur të jenë në selinë e rilindjes?!

– Si ka mundësi që banditët e dinë ekzaktesisht se kur ka shuma kaq marramëmdëse?!

– Si e dinë bandat se ku hyjnë më lehtësisht në aeroport?

-Si ka mundesi qe policise i ikin nga sytë grabitësit nderkohe qe sipas ministrise grabitesit janë qëlluar me armë?!

– si mund të mos zbulohen 10 milion Euro dhe tre njerez te armatosur ne nje territorr kaq te vogel?

-Si ka mundësi që ndodhin grabitje përherë para datës se dekretuar të zgjedhjeve?!

Gjithe ngjarja bie erë të fëlliqur, akoma më shumë kur eshtë ngjarje e perseritur!

MB nuk ka stradegji per luften ndaj krimit, pasiguria e qytetareve është në nivele alarmante, nese sulmohet aeroporti që është zona me e mbrojtur, imagjinoni pronat dhe jetët e qytetareve ne banesa apo në biznese se sa lehtesisht mund te goditen!

Kjo ngjarje më së paku tregon që krimi është ne revansh dhe nuk ka frikë nga shteti ose më së shumti tregon dorezimin e sovranitetit tek bandat dhe bashkepunimi me to deri ne përfshirje të strukturave të qeverisë në grabitje”, shkruan Salianji.

Sasi e madhe kokaine drejt Shqipërisë, bllokohet kontenieri në Maltë

Një sasi e madhe kokaine me vlerë 2.7 milion euro është gjetur brenda një kontenieri në një prej porteve të Maltës.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se ngarkesa ishte nisur nga Amerika Latine dhe kishte për destinacion Shqipërinë. Mësohet se droga u gjet ditën e sotme gjatë skanimit të kontenierëve në terminalin e portit “Freeport” të Maltës.

Gjatë kontrollit skaneri dalloi disa parregullsi në ngarkesa dhe pas kontrollit rezultoi se në një prej kontenierëve frigoriferikë ishin fshehur plot 20 pako me në total 24 kilogram kokainë. Pakot e kokainës ishin shënuar me shkronja si “GN” dhe fotografi dalluese.

Kapja e kësaj ngarkese vjen vetëm 48 orë pas kapjes së 91.2 kilogram kokaine po në të njëjtin port.

Ish-deputeti pyet Braçen: Pse ka frikë shefi yt të vijë në Shkodër?

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia shigjeton zv.kryeministrin Erjon Braçe pas deklaratave të këtij të fundit për blerje votash në Shkodër. Sipas Spahias, Braçe fillimisht duhet të zbardhë arsyen pse kryeministri Edi Rama ka frikë të shkojë në Shkodër.

Postimi i plotë

 “ZOTI ZV.KRYEMINISTER LEXO LIGJET
Erjon Brace paska deklaruar se paska sinjale e se paska pasur blerje pa fund votash ne Shkoder, por nuk e kontestoka rezultatin meqe zgjedhjet jane certifikuar si legjitime!!!!!! Vertete z.Brace kete llogjike ka nje individ qe eshte deputet prej plot gjashte legjislaturash???? Kete llogjike ka ai qe eshte numri 2 i ekzekutivit?

A e di z.Brace se kur ke te dhena per nje veper penale, ke detyrimin ligjor ta denoncosh tek strukturat ligjzbatuese, tek ato struktura qe ju i kontrolloni plotesisht?

A e di z.Brace se halli qe ju ka zene me pergjimet e dosjes 339 e 184, te prokurorise e jo te PD, sic jane publikuar per blerje te zgjedhjeve duke perdorur bandat tuaja, nuk mbulohen me keto lloj perrallash qe edhe vete nuk i beson?

Shkodra ua ka dhene pergjigjen identike ne cdo pale zgjedhje, e padyshim duke i akuzuar shkodranet se qenkan blere, thjesht u perforcon qasjen refuzuese qe kane ndaj asaj cfare perfaqesoni!

Nje keshille z.zv.kryeminister me detyre inspektori meqe ke marre persiper te punosh fort: nise nga zbardhja e arsyes se perse shefi yt ka frike te vije ne Shkoder”, shkruan Spahia.

Zëri i Amerikës: Grabitësit hynë lehtësisht në pistën e aeroportit

Në Shqipëri një sasi e madhe parashë, afro 10 milionë euro, dyshohet të jenë grabitur pasditen e sotme në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.

Gjithshka ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër, kur një automjet me tre persona në bord, ka thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, dhe i është afruar me shpejtësi avionit të linjës “Austrian Airlines”, ku sapo ishin ngarkuar për t’u transferuar jashtë vendit, paratë e disa bankave. Ata kanë hipur në barkun e avionit, në zonën e bagazheve, duke marrë prej andej sasitë e mëdha të parave.

Sipas dëshmive të tjera, grabitësit kanë hyrë lehtësisht në mjediset e aeroportit, duke qenë se automjeti i tyre mbante mbishikrimin “Hetimi tatimor”, që dyshohet të jetë falsifikuar.

Ata kanë përdorur më pas maskat, ndërsa kanë qenë të veshur me uniforma ushtarake, dhe të armatosur me kallashnikovë, pistoleta dhe granata dore. Gjatë largimit nga aeroporti, ndërkohë që është dhënë alarmi për grabitjen, ata kanë hasur në një patrullë të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, me te cilët ka patur dhe një shkëmbim zjarri.

Një prej grabitësve ka mbetur i vrarë me një plumb në kokë. Të tjerët kanë mundur të largohen, duke i vënë më pas flakën automjetit me të cilin udhëtonin.

Ndërsa njësi të shumta janë vënë në ndjekje të grabitësve, mësohet se janë lëshuar 4 urdhëra ndalimi ndërsa 40 persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Detaje të reja/ Grabitësi i vrarë ishte i maskuar si tullac, është parë shpesh në zonën e…

Edhe viktima kishte vendosur maskë në kokë që dukej si tullac dhe në moshë të madhe, por paraprakisht thuhet se ai është rreth 30 vjeç dhe me flokë të zinj.

Viktima dyshohet se është parë shpesh kohët e fundit në zonën e Freskut në Tiranë.

Ai mbeti i vrarë me një plumb në kokë, çka i ka dëmtuar pjesën e fytyrës së tij.

Policia do të kërkojë ndihmën e kompanisë ALEAT për të mundësuar identifikimin nëpërmjet gjurmës së gishtërinjve.

Grabitësi mbeti i vrarë jo shumë larg aeroportit, në përpjekje për t’u arratisur bashkë me thasët me para.

Grabitësit po çonin paratë në një makinë të dytë pasi u pikasën nga policia, nga ku edhe nisi përplasja me armë zjarri.

Viktima kishte jelek antiplumb si dhe ishte i armatosur me kallashnikov.

Banda përdori makinën e Tatimeve për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas

Kanë dalë fotot e furgonit që kanë përdorur ‘komandot’ në grabitjen që u bë mbasditen e sotme në Rinas, ku mbeti i vrarë një nga ta, dhe 3 të tjerë janë në kërkim nga policia.

Siç duket edhe nga fotot, furgoni shkruan sipër “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve”.

Mjeti  u përdor pasditen e sotme për të kryer grabitjen spektakolare në aeroportin e Rinasit, ku edhe u vodhën 10 milion euro. Autorët janë përplasur me policinë. Policia ka vrarë njërin nga grabitësit. Deri më tani ka 40 të shoqëruar, dhe 4 urdhër arreste.

Njëri prej grabitësve, dyshohet se është larguar me biçikletë drejt lagjes Bathore.

Deklarata e Belindës: Nuk kemi asnjë përgjegjësi për grabitjen në Rinas

Ministrja e Infrastrukturës Belind Balluku ka reaguar pas grabitjes në Rinas duke drejtuar gishtin nga kompania koncesionare e aeroportit. Ajo ka deklaruar se qeveria nuk ka asnjë përgjegjësi për grabitjen.

“Të gjitha përpjekjet e autoriteteve shtetërore për t’i imponuar kompanisë kineze, që mban në koncesion Aeroportin e Rinasit, investimet e nevojshme në sistemin e sigurisë, nuk janë dëgjuar ashtu si duhet”, shprehet Balluku. “Këtë herë shteti duhet dhe do të thotë shumë shpejt një fjalë më shumë”, shton ajo.

Reagimi i plotë
“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe e përsëritur për fat të keq. Të gjitha përpjekjet e autoriteteve shtetërore për t’i imponuar kompanisë kineze, që mban në koncesion Aeroportin e Rinasit, investimet e nevojshme në sistemin e sigurisë, nuk janë dëgjuar ashtu si duhet.

Sistemi i sigurisë ka rënë përsëri dhe përsëri grabitësit kanë mundur të hyjnë deri në pistë, duke provuar se në këto kushte aeroporti është i kërcënuar lehtësisht, deri edhe nga akte më të rënda se kaq.

Ky është një alarm, që këtë herë s’duhet të kalojë dhe s’do të kalojë, vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës nga radhët e teknikëve dhe punëtorëve të TIA për sigurinë. Këtë herë shteti duhet dhe do të thotë shumë shpejt një fjalë më shumë.

Fakti që aeroporti njësoj si të gjithë aeroportet në Evropë, nuk mbrohet e as garantohet në sigurinë e vet nga Policia e Shtetit, po nga sistemi i sigurisë së vetë kompanisë, nuk do të thotë aspak se ne duhet e do të rrimë me duart të lidhura.

Aspak. Shteti do të flasë qartë dhe do të veprojë me të gjithë fuqinë e detyrimit për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit”.Kush i vrari i dytë në grabitjen e 2 milionë eurove?

Fotot e grabitësit të vrarë

Grabitësi i cili mbeti i vdekur pas ngjarjes në Rinas ka qenë i maskuar, gjatë grabitjes. Në media është publikuar foto e viktimës, i cili duket se është tullac, por në fakt bëhet fjalë për një maskim.

“Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Burime thanë se në trupin e grabitësit të vrarë janë gjetur dy kallëpe dinamit të vendosur në brez, ndërsa në dorë kishte një granatë.