32.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Mediat e huaja jehonë ngjarjes së Rinasit: U grabitën plot 10 milionë euro!

Lajmi i grabitjes së sotme në Rinas, është në faqet e mediave kryesore të huaja. Një vëmendje të veçantë i kanë kushtuar kësaj ngjarje të bujshme mediat italiane.

Pothuaj në të gjitha edicionet online të gazetave më të mëdha italiane ka qënë ngjarja e sotme në Rinas, ku u grabitën miliona euro dhe u vra një prej grabitësve.

Në artikujt e tyre, mediat shkruajnë edhe për sasinë e madhe të parave të grabitura, plot 10 milion euro.

Më poshtë keni disa prej faqeve të gazetave italiane për këtë ngjarje.

Flet dëshmitari që pa grabitësit: I pyeta pse po e digjini makinën, më thanë mos flit se …!

Është zbuluar dëshmia e një qytetari i cili është hasur me grabitësit e parave në aeroportin e Rinasit. Teksa qytetari ka pikasur autorët duke djegur një automjet në zonën e Bathores, iu është drejtuar me një pyetje: “Përse e digjni makinën?”

Por sipas dëshmitarit i cili nuk ishte në dijeni se ishin grabitësit e parave në pistën e avionëve në Rinas, ata i janë kthyer me kërcënim duke i thënë: “Mos flit asgjë ose të vrasim”. 

Sipas dëshmisë së tij, grabitësit më tej janë larguar me biçikletë ndërsa kishin me vete edhe disa çanta. Bëhet fjalë për paratë që ata grabitën, që edhe pse jo zyrtarisht, dyshohet të jenë 10 milionë euro.

Banda e armatosur grabiti 10 milionë euro pasditen e sotme në Rinas. Paratë po transportoheshin me linjës Austrian Arlines drejt Vienës. Sipas burimeve, avioni do të nisej për në 15.05 për drejtim Vienën dhe kishte në bord 160 pasagjerë.

Gjithçka ka ndodhur në momentin kur  makinat Cargo kanë qenë duke kryer transportin e valixheve për në bordin e avionit. Në këtë moment katër persona të cilët zbritën nga furgoni janë afruatr dhe ngritën armët e zjarrit në ajër.

Të pranishmit nuk kanë kuptuar asgjë dhe kanë kujtuar se kanë të bëjnë me një operacioni trajnimi të zakonshëm testimi policor.

Grabitësit kanë pasur me vete tymuese dhe armë zjarri ndërkohë që mbanin veshur rroba ushtarake kamuflazhi. Në pistë në këtë moment nuk ka pasur kamera survejimi.

Gjatë momentit të largimit grabitësit janë ndeshur me FNSH e cila pasi ka marrë sinjalizimin është ndeshur me furgionin, ku kanë qëlluar në kokë një nga grabitësit.

Bashkëpunëtorët e tij e kanë braktisur  trupin dhe kanë tentuar të djegin furgonin dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë një tjetër makinë është gjetur në Kamëz e cila po analizohet nga grupi hetimor. Ndërkohë që në furgonin e gjetur të braktisur janë gjetur armët dhe rroba kamuflazhi, por nuk janë gjetur paratë.

Pse policia vonon identifikimin e grabitësit të vrarë

Me kokë të rruar, me veshje antiplumb, pranga dhe tymyese me vete, por pa mjet identifikimi me vete.

Kjo është vështirësia që po has grupi hetimor për të identifikuar një nga autorët e grabitjes së sotme që mbeti i vrarë gjatë përplasjes me Policinë.

Ndërsa po i merren shenjat e gishtave për të rënë në gjurmët e identitetit të tij.

Ai u gjet i vrarë pranë Urës së Brarit, ndërkohë që Policia thotë se u qëllua nga FNSH gjatë momentit të largimit.

Ndërkohë që një tjetër automjet u gjet në Kamzë gjysmë i djegur ku në brendësi kishte armë dhe rroba kamuflazhi, ndërkohë që nuk janë gjetur paratë.

Policia e Shtetit ka shoqëruar rreth 40 persona për grabitjen spektakolare, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 4 urdhër-arreste për persona që kishin dijeni për transportin e parave. Dyshohet se shuma e grabitur është rreth 10 milionë euro.

Një prej grabitësve ka mbetur i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit me Policinë e Shtetit. Identiteti i tij nuk bëhet me dije ende. Autorët hynë në pistë me anë të një furgoni që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Pas shkëmbimit të zjarrit autorët janë larguar drejt Fushë Krujës. Mësohet se rreth 500 policë janë angazhuar në operacionin për kapjen e grabitësve.

Deklarata e fortë: 10 milionë eurot që u grabitën në Rinas shkojnë te Kumbari në Surrel

Ka filluar edhe sonte protesta e banorëve të “Unazës së Re”, të cilët kanë dalë në mbrojtje të banesave të tyre për të gjashtin muaj me radhë.

Kjo protestë e mbrojtjes së sotme vjen pas ngjarjeve të dy ditëve të fundit, ku Policia dhunoi banorët e ‘Bregut të Lumit’ të cilët i sulmoi me gazlotësjellës duke u shembur shtëpitë, edhe pse ka një vendim të Këshillit Bashkiak për ti dëmshpërblyer.

Një nga qytetarët i bëri thirrje kryetarit të Opozitës, Lulzim Basha që të mos vazhdojë më me protesta 2-3 orëshe, por të intensifikojë protestat, pasi ndryshe Rama nuk rrëzohet.

Përgjigjen ia ka dhënë ish-deputeti demokrat Klevis Balliu që i ftoi qytetarët ti bashkohen protestës së madhe të opozitës që do të mbahet më 13 prill, që do të shënojë edhe fundin e qeverisë Rama.

“Revolucioni fillon më datë 13 prill dhe përfundon deri sa ky spiun të zhduket. Pamjet sot në ‘Bregun e Lumit’ kanë shokuar të gjithë opinionin publik dhe të kujtonin hyrjen e serbit në Kosovë. Vetëm pushtuesi mund të hedhë gaz lotësjellës, siç hodhi Sandër Kimiku ndaj qytetarëve të tij.

Siç ishte Era 5 vjec, zonja Flora që e morën zvarrë, sepse mbrojtën shtëpitë e tyre nga një vendim i paligjshëm.

Atyre policëve atje nga i pari deri te i fundit do ta paguajë atë që i bëtë atyre qytetarëve, jeni të regjistruar.

Hapni sytë o qytetarë se kemi përpara një kriminel. Ky njeri njeh vetëm skemën e kriminelëve ndaj u turret atyre duke i çarë kokën, siç bëri me një 67 vjeçar. Ndërkohë që këta merreshin me qytetarët, 10 milion euro u grabitën.

Dhe ku shkojnë ato. Shkojnë në Surrel. Dhe ku shkojnë? Shkojnë te Kumbari që qeveris me ta.

Ky është Edi Rama që i vjedh ato para. Sa i pangopur je ti dhe qeveria jote. Të nderuar miq, duhet të kemi parasysh shumë gjëra.

Qëndresa juaj do ta zhdukë qeverinë e tij. Sot Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës vërtetoi se ata që i janë sulur qytetarëve, nuk quhen policë, ndaj qytetarët duhet të përballen me ata me çdo mënyrë.

Merrni masat ndaj atyre. E kuptoni se si një vajzë katër vjeçare ndejti sot në komisariat për 4- 5 orë.

Dhe ai vemja foli për Astirin.

Dhe ti mor vemje, që i dhe vëllait të Fushës lejen e ndërtimit, për të shpëtuar nga vrasja e Ardit Gjoklës, ta harrosh që do të shpëtosh nga drejtësia

Qytetarë bashkohuni me datë 13 dhe zhdukini njëherë e mirë këta që ju mbytën fëmijët me gaz lotësjellës.

Sot erdhi Sekretari amerikan dhe ndodhi ajo vjedhje paçka se policia duhet të ishte në sigurinë më të lartë.

Dhe në këtë ditë u vodhën 10 milion euro

Dhe ata meritojnë një gjë, të zhduken me revoltën më të madhe që ka parë historia”, tha Balliu.

Banda grabit 10 milionë euro në Rinas, gjeneral kimiku përpilon strategjitë kundër popullit armik

 Nga Erl KODRA

Në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, një bandë e maskuar (ose e pamaskuar) me logon “Hetimi Tatimor” grabitë 2 milion euro (dyshohet për 10 milion euro!). Dyshohet edhe për dy të vrarë.

Gjeneral Sandër Lleshaj ndërkohë po përpilon strategji të tjera, për t’i bërë ballë popullit armik. Qëllimi është dekurajimi i armikut, duke e goditur në shtëpi, në zemrën e ekzistencës së tij si qenie humane.

E martë, mëngjes. Forcat policore të Gjeneral Lleshaj kryejn mësymjen e dytë brenda dy ditëve për të neutralizuar rezistencën e banorëve të Bregut të Lumit, atje ku do të kalojë Bulevardi i Ri. Rrethimi është i pamëshirshëm, me stil ushtarak, me siguri sipas një plani të hartuar nga vet Gjeneral Lleshaj. Masat janë marrë deri në detaje, në mënyrë që reagimi ose organizimi i rezistencës nga banorët të jetë i pamundur.

Në mëngjes të gjithë vrapojnë për të filluar ditën, ndërsa forcat policore sulmojnë pa mëshirë banorët brenda në shtëpitë e tyre. Që në krye të herës u heqin çdo mundësi komunikimi, duke i goditur dhunshëm ata që rezitojnë. Media nuk lejohet të afrohet, po ashtu edhe ish deputetët e opozitës. Disa të plagosur nga populli armik, fëmijë të traumatizuar, gaz helmues luftarak brenda shtëpive.

Fitorja e Gjeneral Lleshaj është spektakolare; shtatë shtëpi shqiptarësh shemben përdhe.

Pak orë më vonë, në Rinas një bandë e maskuar (ose e pamaskuar) me logon “Hetimi Tatimor” grabitë 2 milion euro. Dyshohet edhe për dy të vrarë. Gjeneral Lleshaj ndërkohë po përfundonte operacionin e shembjes së shtëpive të popullit armik.

Dy kallëpe dinamit dhe një granatë dore në trupin e grabitësit të vrarë…

Në trupin e grabitësit të vrarë gjatë përplasjes në Rinas janë gjetur dy kallëpe dinamit të vendosur në brez, ndërsa në dorë kishte një granatë. Mendohet që personi i vrarë është ai që ka shkëmbyer zjarr me policinë. Trupi i tij është hedhur nga rrugë prej makinës nga vetë shokët grabitës. Ai nuk është identifikuar ende. Ndërkohë shuma e parave që u vodhën dyshohet të jetë rreth 10 milionë euro. Por kjo vlerë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Me kokë të rruar, me veshje antiplumb, pranga dhe tymyese me vete, por pa mjet identifikimi me vete.

Kjo është vështirësia që po has grupi hetimor për të identifikuar një nga autorët e grabitjes së sotme që mbeti i vrarë gjatë përplasjes me Policinë.

Ndërsa po i merren shenjat e gishtave për të rënë në gjurmët e identitetit të tij.

Ai u gjet i vrarë pranë Urës së Brarit, ndërkohë që Policia thotë se u qëllua nga FNSH gjatë momentit të largimit.

Ndërkohë që një tjetër automjet u gjet në Kamzë gjysmë i djegur ku në brendësi kishte armë dhe rroba kamuflazhi, ndërkohë që nuk janë gjetur paratë.

Banda armatosur grabiti 10 milionë euro në Rinas. Paratë po transportoheshin me linjës Austrian Arlines drejt Vienës. Sipas burimeve, avioni do të nisej për në 15.05 për drejtim Vienën dhe kishte në bord 160 pasagjerë.

Gjithçka ka ndodhur në momentin kur  makinat Cargo kanë qenë duke kryer transportin e valixheve për në bordin e avionit. Në këtë moment katër persona të cilët zbritën nga furgoni janë afruatr dhe ngritën armët e zjarrit në ajër.

Të pranishmit nuk kanë kuptuar asgjë dhe kanë kujtuar se kanë të bëjnë me një operacioni trajnimi të zakonshëm testimi policor.

Grabitësit kanë pasur me vete tymuese dhe armë zjarri ndërkohë që mbanin veshur rroba ushtarake kamuflazhi. Në pistë në këtë moment nuk ka pasur kamera survejimi.

Gjatë momentit të largimit grabitësit janë ndeshur me FNSH e cila pasi ka marrë sinjalizimin është ndeshur me furgionin, ku kanë qëlluar në kokë një nga grabitësit.

Bashkëpunëtorët e tij e kanë braktisur  trupin dhe kanë tentuar të djegin furgonin dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë një tjetër makinë është gjetur në Kamëz e cila po analizohet nga grupi hetimor. Ndërkohë që në furgonin e gjetur të braktisur janë gjetur armët dhe rroba kamuflazhi, por nuk janë gjetur paratë.

Akuza e fortë: Policia i hapi rrugë bandës së grabitjes në Rinas

Për grabitjen e 10 milion eurove në Rinas pasditen e kësaj të marte, ka reaguar dhe ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ku me një postim në “Facebook” shkruan se policia e shtetit u hap rrugë grabitësve për të vjedhur paratë.

Vasili shkruan se qeveria dhe policia e Edi Ramës, është armike e popullit dhe mike e krimit.

Presim shpjegimin idiot te radhës të Ministrisë se Brendshme dhe ndonjë budalla prej aty, që të thotë “kështu ndodh në të gjithë botën’”, shton Vasili.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Qeveria e Rames armike e qytetareve dhe mike e krimit.

Policia nuk bën asgjë dhe vidhen paratë ne mes te Aeroportit te Rinasit duke shqyer e bere copa çdo siguri e garanci për rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia dhunon banoret tek Unaza e Re

Policia dhunon banoret tek Bregu i Lumit.

Policia dhunon protestuesit e opozitës.

Policia ka marre fund, sepse policia lekët ja çon vetë krimit siç e nxorën sheshit audio-përgjimet dhe leket e tjera u hap rrugën qe ti grabisin vete kriminelet pa asnjë pengese.

Kjo eshte qeveria dhe Policia e Edi Rames armike e popullit dhe mike e krimit.

Presim shpjegimin idiot te radhës te Ministrisë se Brendshme dhe ndonjë budalla prej aty, qe te thote “kështu ndodh në të gjithë boten”.

Supergrabitja në Rinas, reagon PD: Llesh Kimiku kërkon të fshehë dështimin duke sulmuar…

Sekretari i Përgjithshëm i PD-s, Gazmend Bardhi i është përgjigjur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Llesh Kimiku kërkon të fshehë dështimin dhe mungesën e sigurisë duke sulmuar opozitën!   E vërteta është se policia nuk është në krye të detyrës për të parandaluar krime të rënda si ky sot.  i Ramës e ka kthyer në polici private të pushtetit kriminal!”, shkruan Bardhi në Tëitter. 

Ishte fillimisht Bardhi i cili ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook” mbi grabitjen e ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit.

“Kur policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara. Është çështje prioriteti! Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin”, u shpreh Bardhi.

Më tej, Gazmend Bardhi shkruan se më 13 prill protestohet edhe për të kthyer policinë në detyrë. “Me 13 Prill, protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet”, mbyllet postimi i Gazmend Bardhit.

Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe reagimi i ministrit Sandër Lleshaj, me anë të një postimi në Tëitter: “Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ….. Policinë!!! Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!”.

Pas kësaj, reagoi sërish Gazmend Bardhi.

Mbyllet Banka e Kreditit të Shqipërisë!

Banka e Kreditit të Shqipërisë, një bankë me aktivitet minimal ka kërkuar pranë institucionit monetar qendror likuidimin e aktivitetit të saj. Burime nga Banka e Shqipërisë pohuan se kjo kërkesë e tyre është pranuar tashmë.

Banka e Kreditit të Shqipërisë ka filluar aktivitetin e saj që vitin 2003, me një grup aksionerësh kuvaitianë ( AlKharafi), të cilët më parë kishin në zotërim edhe hotel Sheraton në Shqipëri, nga i cili hoqën dorë mëse një vit më parë, kur ia shitën grupit shqiptar Kastrati.

Banka e Kreditit të Shqipërisë ka pasur historikisht një aktivitet tepër minimal dhe të papërfillshëm  në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, në fund të 2018-s, banka zotëronte vetëm 0.08% të totalit të aktiveve të sistemit bankar shqiptar. Banka nuk ka dhënë kredi dhe depozitat në të janë sa 0.01% e totalit të depozitave të gjithë sistemit, në fund të 2018-s.

Si rrjedhojë, dalja e saj nga tregu nuk pritet që të ketë asnjë efekt në sistemin bankar, përveç uljes së numrit të tyre.

Dy vitet e fundit, sistemi bankar ka qenë mjaft aktiv në drejtim të shitjeve e blerjeve. 2018-a u mbyll me 14 banka, nga 16 që ishin në fillim të vitit, pasi banka greke NBG u ble nga Banka Amerikane e Shqipërisë dhe Intesa Sanpaolo bank përthithi bankën Veneto, në linjë me të njëjtin proces të bankave mëmë në Itali.

Ndërkohë, Union Bank është në proces të finalizimit të blerjes së Bankës Ndërkombëtare Tregtare (ICB), që pritet të përfundojë brenda këtij viti, duke e çuar numrin e bankave në 12.

Transaksione të tjera ishin blerja e Societe Generale nga hungarezët e OTP-së, të cilët u prezantuan së fundmi zyrtarisht në Tiranë duke deklaruar se kishin plane ambicioze në drejtim të zgjerimit, kredidhënies, dixhitalizimit dhe shërbimeve të reja. Tashmë banka është shndërruar në OTP bank Albania.

Në proces finalizimi është dhe blerja e Tirana Bank, nga grupi shqiptar Balfin nga grekët e Bankës së Pireut, të cilët hoqën dorë nga rajoni, pas krizës që mbërtheu sistemin bankar grek. Tirana bank do të vijojë të ruajë identitetin e saj (të mbajë të njëjtin emër) dhe pas ndryshimit të pronësisë.

Bankierët pohojnë se procesi i konsolidimit bankar pritet të vijojë dhe në vitet e ardhshme. Edhe Banka e Shqipërisë e vlerëson pozitivisht konsolidimin që po ndodh në sistemin bankar.  “Ndryshimet që po ndodhin në strukturën e sektorit bankar, janë shoqëruar me rritjen e peshës së kapitalit vendas dhe uljen e numrit të bankave. Ky proces, pritet të kontribuojë pozitivisht në ecurinë e ndërmjetësimit financiar”, thotë Banka në deklaratën e fundit të stabilitetit financiar.

Aktualisht banka më e madhe në vend është BKT, me 29% të totalit të aktiveve, e ndjekur nga Raiffeisen (15.5%); Credins (13.5%); Intesa Sanpaolo (11.8); OTP bank -ish Societe (5.8%); Alpha bank (5.2%); Abi bank (5.2%); Tirana bank (4.8%); Union Bank+ICB (4.24%); Pro Credit (2.3%);  FIBank (1.7%); Banka e Bashkuar e Shqipërisë (0.6%).

/Monitor.al/

Reagon Berisha: Grabitja në Rinas u krye nga banda e partisë, grabitësit ishin vetëm 20 metër larg policisë…

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, paratë e rrëmbyera sot në Rinas, janë marrë para syve të policisë por ajo nuk ndërhyri! Ishte pjesëmarrëse në plaçkitje?

Berisha i referohet një mesazhi të marrë nga një punonjës i doganës, i cili shkruan se, sa herë transportohen para, ato shoqërohen nga një furgon policie i cili qëndron te porta nga ku hyjnë paratë në drejtim të avionit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha 

Superskandaloze!!

Parate u rrembyen para syve te narkopolicise por ajo nuk nderhyri. Ishte pjesmarrese ne plaçkitje apo kishte pire hashash?? sb
Plaçkitja e parave esht elektorale.

Pershendetje.Jam nje punonjes i doganave prandaj do doja qe mos te me nxirej idnetiteti se dihet si funksionon vlla qe te heqin nga puna. Por per kuriozitet desha te te jap nje te dhene interesante se qe kur kane qene ba ato vjedhjet e medha eshte vendosur nje rregull se sa ka eksport parash pervec securityse private shoqerohen gjithmone me nje furgon policie i cili rrin mu tek porta nga hyjne parate per ne pisten e avioneve.

Pra imagjino grabitesit kane qene as 20 metra larg vecse nga ana tjeter e nderteses nga kalojne parate per ne piste. Ket fakt nuk e nxjerr asnje media sepse eshte nje skandal. Respekt

Grabitja u krye nga bandat e partisë

Bandat e partise grabisin per se dyti mbi 10 milione euro ne pisten e avioneve te aeroportit me te pasigurte ne bote, pra te Rinasit.

Grabitesit e armatosur moren te gjitha arkat nga mikrobuzi i blinduar qe do ngarrkoheshin ne avion. Rojet e armatosura private qe shoqeronin mikrobuzin me arka me para dhe rojet e aeroportit ben sehir!

Hajdutet me automjetin me arkat e plaçkitura qe permbanin miliona euro u zhduken ne drejtim te paditur. Nderkohe afer Fushe Krujes policia ekzekutoi besohet njerin nga banditet.

Parate e grabitura, ne traditen e njohur do ti perdorim per fushaten elektorale te ardhshme. sb

Banda grabiti 10 milionë euro në Rinas, policia nuk bën identifikimin e grabitësit të vrarë

Banda e armatosur grabiti 10 milionë euro pasditene  sotme në Rinas. Paratë po transportoheshin me linjës Austrian Arlines drejt Vienës. Sipas burimeve, avioni do të nisej për në 15.05 për drejtim Vienën dhe kishte në bord 160 pasagjerë.