30.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Mazhoranca e re, opozita me 77 mandate në zgjedhjet e reja nga sondazhet

Nga Kastriot Islami

Me zë dhe figurë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u bënë me dije se “maxhoranca e Rilindjes” është ilegjitime; që ndryshe do të thotë se Rilindja nuk i ka 71 mandate të pastra të siguruara përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Prandaj edhe qeveria Rama dhe Rama si kryeministër janë jo vetëm ilegjitime por edhe shkaktarët e këtij ilegjitimiteti, shkaktarë që duhen ndëshkuar natyrisht politikisht ndërsa autorët individualë edhe penalisht.

Ndërkohë opozita ka kërkuar që ky legjtimiteti i kuvendit të vëndoset përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të garantuara nga një qeveri tranzitore dhe duke ngulur këmbë njëkohësisht për ndëshkimin e e shkaktarëve të këtij ilegjitimiteti. Kjo është refuzuar me kokëfortësi nga Rama por edhe me hile e marifete duke tentuar të zëvëndësojë opozitën reale me një opozitë fasadë. Pikërisht në këtë moment shpallen gjetjet e një sondazhi të kryer nga Instituti IPR Marketing.

Ajo që është më e rëndësishme për shqiptarët e ndërkombëtarët është se “votuesit shqiptarë janë të gatshëm të votojnë për një maxhorancë të re, legale, solide, legjtime, dhe e qënësishme, pra që garanton qeverisje dhe stabilitet. Maxhoranca e re që mbështesin shqiptarët, e “fotografuar” nga sondazhi i IPR Marketing, është në vlerë mbi 53 përqind dhe mund të arrijë mbi 77 mandate.

Ky sondazh parashikon edhe opozitën reale e legjitime, në përmasa të qënësishme prej 44 përqind që mund të arrijë deri të sigurojë 63 mandate. Më poshtë jepet një analizë dhe intepretim (ky s’është një parashikim por vetëm intepretimi i gjetjeve të sondazhit për “orientimin e votës”) i gjetjeve të sondazhit të IPR Marketing.

Fondacioni italian IPR marketing, ka bërë deri më sot sondazhe edhe “orientimin e votës” që janë përputhur në mënyrë të kënaqshme me rezultatet zgjedhore. Pra thënë ndryshe, fondacioni italian ka bërë sondazhe serioze përsa i përket vetëm “orientimit të votës” apo rezultateve zgjedhore..

Është e rëndësishme pra të theksohet se serioziteti i tij lidhet vetëm me sondime që kanë të bëjnë me “orientimin e votës” apo me rezultatet zgjedhore…Sepse, vetëm “orientimi i votës” i sonduar nga fondacioni, duke u krahasuar me rezultatin real në zgjedhje, ka rezultuar i afërt apo i njëjtë me realitetin, pra me rezultatin zgjedhor të përcaktuar nga vota e qytetarëve…

Gjithcka tjetër është thënë në këto sondazhe s’është ballafaquar me realitetin, thënë ndryshe nuk dihet nëse të dhënat e tjera të publikuara nga fondacioni, përvec “orientimit të votës”, s’dihet nëse kanë qënë të sakta (kjo s’do të thotë aspak se këto të dhëna kanë qnë të pasakta, por s’mund të thuhet nëse ato kanë qënë të sakta përderisa s’janë ballafaquar dot me realitetin)…sepse ato s’kanë pasur mundësi të ballafaqohen me realitetin…dhe kanë mbetur vetëm të dhëna nga sondazhet…

Saktësia e të dhënave të tjera, përvec atyre të lidhura me orientimin e votës, do të varej për më tepër, fuqimisht, nga mënyra sesi ishte drejtuar pyetja…dhe mbi të gjitha nga alternativat e mundshme që janë lënë për përgjigje…ndërkohë që pyetja se “për cilën parti do të votosh” është e qartë, e thjeshtë dhe direkte, po ashtu edhe përgjigja…

Nga ana tjetër, interpretimi i të dhënave të tjera, përvec atyre të lidhura me orientimin e votës, është më kompleks dhe duhet të bëhet integralisht, domethënë duke patur parasysh edhe të gjithë të dhënat/përgjigjet nga pyetjet e tjera, përfshi edhe ato që lidhen me orientimin e votës….Aq më tepër që në të gjithë këto interpretime komplekse duhet të përfshihet edhe ai rezultat që lidhet me qëndrimet/përgjigjet “neutrale” të themi në formën se “s’e di”, apo se “s’do të shprehet”, e tjerë….
*
Nisur nga ky parashtrim, ja vlen që edhe nga sondazhi i fundit të nxirren disa përfundime vetëm për ato të dhëna që lidhen me “orientimin e votës”…sepse ai është tashmë testuar disa herë dhe për këtë parametër fondacioni ka rezultuar serioz, ose thënë shkurt, fondacioni ka qënë i saktë. Nga sondazhi rezulton se për “orientimin e votës”, në momentin kur është bërë pyetja:
Ngë të dhënat e sondazhit mund të nxirren përfundimet e mëposhtme:

Revolta e banorëve detyron policinë të tërhiqet nga Bregu i Lumit

Policia e Shtetit është tërhequr nga shembja e banesave tek Bregu i Lumit, pas një konfrontimi shumë të ashpër verbal dhe fizik me banorët. Kjo është tërheqja e tretë e Policisë, pasi dy situata të ngjashme janë përsëritur disa muaj më parë. 

Tërheqja  e Policisë, Forcave Speciale, Shqiponjave, ka ardhur gati 3 orë pas një përplasjeje të fuqishme, një proteste në ballë të cilës ishën gratë, që bllokuan fadromën dhe nuk e lejuan të ndizej.

Po ashtu, burrat dhe djemtë hipën mbi çatitë e shtëpive dhe goditën me gur Policinë, duke mos e lejuar të afrohej.

Në mbështetje të IKMT-së sot ishin qindra forca policie të mirëpajisura me skafandra dhe mbrojtëse, që u përplasën disa herë më banorët.

Banorët e kësaj lagjeje të Bregut të Lumit kërkojnë kompension për banesat që do t’u prishen. Janë 38 shtëpi që nuk janë kompensuar nga shteti ndërkohë që 2014 të tjera ndërkohë e kanë përfituar kompensimin, pavarësisht se janë pjesë e të njejtit projekt.

A do tё aneksojё Netanjahu edhe Bregun Perёndimor tё Jordanit?

Pak para zgjedhjeve parlamentare nё Izrael kryeministri Netanjahu mendon edhe aneksimin e vendbanimeve nё Bregun Perёndimor tё Jordanit. Deri tani kёtё e kanё kёrkuar vetёm partnerёt ultra-nacionalistё tё koalicionit.

Do tё ushtroj “sovranitetin” izraelit nё Bregun Perёndimor tё Jordanit duke mos bёrё asnjё dallim mes tё gjithё bllokut tё vendbanimeve dhe atyre qё jane tё izoluara, tha kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu nё njё intervistё televizive.

Ai theksoi, se ka arritur qё presidenti i SHBA-sё, Donald Trump, tё njohё si territor izraelit Kodrat e Golanit. Tani synohet kalimi nё “fazёn tjetёr”.

Njё zёdhёnёs i presidentit palestinez Mahmud Abbas i tha agjencisё sё lajmeve Reuters, se tё tilla hapa dhe deklarime nuk i ndryshojnё faktet. Vendbanimet janё ilegale dhe duhet tё hiqen.

Ndёrkohё mё shumё se 400.000 banorё jetojnё nё Bregun Perёndimor tё Jordanit tё pushtuar qё nga viti 1967 dhe 200.000 tё tjerё nё Jeruzalemin Lindor tё aneksuar prej Izraelit. OKB-ja i konsideron kёto vendbanime izraelite nё zonat e pushtuara paletineze si ilegale.

Nё nivel ndёrkombёtar ndёrtimi i vendbanimeve izraelite konsideorhet si njё ndёr pengesat mё tё mёdha pёr njё zgjidhje tё qendrueshme paqёsore nё Lindjen e Mesme, sepse vendbanimet ngrihen nё njё vend, tё cilin e pretendojnё si shtetin e tyre palestinezёt.

Mesazh zgjedhёsve nacionalistё?
Deri tani partneri ultra-nacionalist i koalicionit tё qeverisё sё Netanjahut ka kёrkuar, qё tё shtrihet sovraniteti izraelit edhe nё Jordanin Perёndimor. Netanjahu vet nё tё kaluarёn ёshtё shprehur pёr krijiin e njё shteti palestinez tё demilitarizuar.

Deklarimet e tij tani pak para zgjedhjeve parlamentare tё martёn duket se synojnё tёrheqjen e votave tё zgjedhёsve nacionalistё, tё cilёt janё kundёr zgjidhjes paqёsore me palestinezёt.
Netanjahu synon njё mandat tё pestё si kryeministёr. Nё anketime parashikohet njё garё pikё mё pikё mes partisёsё tij Likud dhe aleancёs sё qendrёs blu-bardhё.

Atё e kёrcёnon edhe njё padi pёr shkak tё kuzave pёr korrupsion. Nё kulmin e fushatёs elektorale prokurori i pёrgjithshёm deklaroi, se do tё ngrejё padi kundёr kryeministrit pёr ryshfet, mashtrim dhe shpёrdorim tё besimit nё tri raste.

Kriza e biznesit të vogël, një në katër të vetëpunësuar falimentuan

Numri i shqiptarëve të vetëpunësuar me sigurime shoqërore ra në mënyrë dramatike gjatë vitit 2018, duke reflektuar një krizë të gjerë mes biznesit të vogël, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore të publikuara së fundmi.

Sipas ISSH, numri mesatar i kontribuuesve në skemë nga kategoria “të vetëpunësuar” dhe që nënkupton qytetarë me një biznes të vogël, ra në afro 86,800 persona gjatë vitit 2018, nga 110,500 persona në vitin 2017. Në vitin 2016, të vetëpunësuarit ishin 120 mijë vetë, shifër që duhet se reflekton edhe formalizimin që ndodhi gjatë fushatës së dhunshme të qeverisë për vjeljen e taksave në muajt e fundit të vitit 2015. Të dhënat e ISSH tregojnë se numri i të vetëpunësuarve në skemë u rrit nga 105 mijë në 120 mijë, por mjaftuan vetëm dy vjet që të vetëpunësuarit të binin në nivelin e periudhës para fushatës antiinformalitet.

Përkundër rënies së numrit të të vetëpunësuarve, numri total i kontribuuesve në skemë u rrit në 721 mijë vetë, ose 27 mijë më shumë se sa në vitin 2017.

Përveç rënies së të vetëpunësuarve në sektorin urban, numri mesatar i të vetëpunësuarve në bujqësi ishte 59 mijë vetë gjatë vitit të kaluar, pothuajse i pandryshuar në krahasim me vitin 2017. Numri i të vetëpunësuarve në bujqësi ka rënë në mënyrë dramatike që nga viti 2013, kur kontribuuesit ishin 205 mijë, por kjo rënie duket se reflekton fushatat e faljeve të kontributeve në zonat rurale nga qeveria e mëparshme PD-LSI si dhe nga qeveria PS-LSI.

Gjatë atyre viteve, qeveritë i mundësuan popullsisë rurale të paguante me ulje deri në 80% kontribute për vite të mëparshme. Duke qenë se ISSH mat numrin mesatar të kontribuuesve si një pjesëtim i thjeshtë i numrit vjetor të pagesave me numrin e muajve, statistika nuk pasqyron “njerëz” kontribues por “muaj” të kontribuuar.

Rënia e numrit të të vetëpunësuarve në Shqipëri duket se reflekton rënien më të gjerë të shitjeve të biznesit të vogël gjatë vitit 2017. Instituti i Statistikave raportoi nëntorin e kaluar se xhiroja e ndërmarrjeve të vogla me deri 4 punëtorë ra me 15% gjatë vitit të kaluar ndërsa ajo e ndërmarrjeve me 5-9 punëtorë ra me rreth 10%. [Link]

Ndërmarrjet e vogla të karakterit individual, të cilat në statistika raportohen si ndërmarrje me 1 deri në 4 punonjës janë përgjegjëse për një të tretën e të gjithë të punësuarve të cilët jetojnë me vetëm 12% të shitjeve. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri kishte afro 95 mijë ndërmarrje të tilla.

Ndonëse për llogari statistikore këto ndërmarrje klasifikohen në grupimin 1 deri në 4 punonjës, në fakt, shifrat e Instat sugjerojnë se shumica e tyre ka vetëm një të vetëpunësuar. Më konkretisht, të 95 mijë ndërmarrjet e vogla kanë bashkërisht 150 mijë të punësuar me një mesatare prej 1.5 të punësuarish për ndërmarrje.

Në prill të vitit të kaluar, kundër këshillave më të mira të ekspertëve vendës dhe të huaj, qeveria shqiptare vendosi uljen e pragut të tatimit mbi vlerën e shtuar nga 5 milionë në 2 milionë lekë, gjë që detyroi mijëra mikrobiznese të hyjnë në një regjim relativisht të komplikuar tatimor.

“BIRN”

Trump akuzon kundërshtarët: Po rrjedhin informacione në media

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë hodhën poshtë sugjerimet se publikimi i pritshëm i variantit të plotë të raportit të prokurorit të posaçëm Robert Mueller mbi kontaktet e fushatës Trump 2016 me Rusinë do të jetë më i dëmshëm se sa varianti fillestar, në të cilin thuhet se as Presidenti dhe as ndihmësit e tij nuk komplotuan me Moskën që ajo ta ndihmonte për të fituar zgjedhjet.

Presidenti Trump shkruante në Twitter: “Duket sikur ekipi i Bob Mueller-it prej 13 urryesve të Trumpit dhe demokratëve të zemëruar po rrjedhin në mënyrë të paligjshme informacione në shtyp, ndërsa Media e Lajmeve të Rreme sajojnë historira me ose pa burime – burimet nuk kanë më rëndësi për Median tonë të korruptuar dhe të pandershme, ajo është një shaka!”

Kreu i Departamentit të Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm William Barr po shqyrton raportin prej gati 400 faqesh dhe thotë se ka në plan ta publikojë atë në ditët e ardhshme pas heqjes prej tij të disa informacioneve konfidenciale.

Në fund të muajit të kaluar, zoti Barr publikoi një përmbledhje prej katër faqesh të raportit duke thënë se prokurori i posaçëm Mueller kishte arritur në përfundimin se zoti Trump dhe fushata e tij nuk kishin bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë. Në të njëjtën kohë, ai tha se prokurori Mueller nuk kishte arritur asnjë përfundim nëse zoti Trump, si president, kishte penguar hetimin.

Përsa i përket çështjes së pengimit të drejtësisë, zoti Barr citonte raportin, duke thënë se: “ndërsa ky raport nuk arrin në përfundimin se presidenti ka kryer një vepër penale, ai gjithashtu nuk e përjashton atë”.

Por sipas disa njoftimeve të shtypit, prokurorët e ekipit të zotit Mueller u kanë thënë bashkëpunëtorëve se ishin të zhgënjyer me përmbledhjen e raportit të hartuar nga zoti Barr, duke thënë se varianti i plotë është një rrëfim që e dëmton më tepër zotin Trump për veprimet e tij.

Kundërshtarët demokratë të zotit Trump në Kongres dhe disa republikanë kanë bërë thirrje për publikimin e raportit të plotë të zotit Mueller, madje një komision i kontrolluar nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve votoi javën e kaluar që gjykata të lëshojë urdhër për ta detyruar agjencinë përkatëse ta dorëzojë raportin të plotë.

Ndërkaq, avokati i Presidentit Trump Jay Sekulow tha për ABC News se nuk beson që raporti i plotë të jetë “më i dëmshëm” për Presidentin.

Turqi, partia e AK e Erdoganit kërkon rinumërimin e votave

Partia AK e Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan do t’i kërkojë komisionit qendror të zgjedhjeve një rinumërim të të gjitha votave të hedhura në zgjedhjet lokale të Stambollit, tha një zyrtar i lartë i kësaj partie.

Rezultatet e para nga zgjedhjet e 31 marsit flasin për një fitore me rezultat të ngushtë të kandidatit për kryetar bashkie që i përket Partisë Republikane Popullore të opozitës (CHP)

Partia AK i ka apeluar tashmë rezultatet, gjë që ka çuar në rinumërime të pjesshme në disa qarqe dhe të plota në qarqe të tjera.

Partia AK e Erdoganit, e dëmtuar nga një ngadalësim ekonomik, është vënë në pozitë të vështirë nga humbja që me sa duket ka pësuar në Stamboll dhe në kryeqytetin Ankara, në zgjedhjet lokale.

Partia është në pushtet në nivel kombëtar që nga viti 2002, por ajo ka dominuar në dy qytetet më të mëdhenj të Turqisë prej një çerek shekulli.

Maskat terror në mes të ditës, grabiten një sasi e madhe parash në një banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Krujë ku disa persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur një shumë të madhe parash në banesën e një shtetasi.

Sipas burimeve, grabtitja me armë dhe maska ka ndodhur në lagjen e ish- S.M.T. në Fushë Krujë.

Bëhet e ditur se maskat kanë ushtruar terror dhe kanë grabitur banesa e shtetasit Isuf Çela.

Isuf Çela është pronar i nje pike elektroshtëpiakesh në Fushë Krujë.

Grabitja ka ndodhur mesditën e sotme dhe nuk dihet akoma sasia e parave të grabitura.

A është e shëndetshme të ngrihen produktet e qumështit?

Edhe produktet e qumështit mund të ngrihen, dhe kryesisht të mos e ndryshojnë teksturën dhe shijen. Zbuloni se cilat janë truket për ngrirje të duhur të produkteve të qumështit.

Në këtë mënyrë do ta zgjasni afatin e qumështit, djathit dhe produkteve të tjera, por disa prej tyre nuk ka kuptim të ngrihen, sepse pas shkrirjes nuk do ta kenë të njëjtën shije.

Qumështi
Ai reagon mjaft mirë ndaj ngrirjes. Atë mund ta “paketoni” në shishe plastike dhe ta vendosni në ngrirës. E shkrini në frigorifer (më së miri nëse lihet të qëndrojë gjatë natës).

Nëse e keni ngrirë qumështin e papërpunuar të pavluar, më së miri është ta vendosni (tashmë të shkrirë) në një tigan në shporet (në temperaturë mesatare) dhe të lihet të vlojë. (Bëni kujdes, qumështi është “mashtrues”, – ai mund të vlojë shpejt).

Mos e pini qumështin derisa të shkrihet plotësisht – yndyrat dhe pjesa e lëngshme nuk shkrihen në të njëjtën kohë, kështu që po të shkrihej qumështi do të mbetej vetëm një përzierje e bardhë e holluar me ujë. Vetëm lëreni të shkrihet ngadalë dhe përzieni para se ta përdorni. Ai do ta ketë të njëjtën shije sikurse kur e keni blerë.

Djathërat
Edhe djathërat mund t’i ngrini lehtë, vetëm bëni kujdes me shkrirjen. Në qoftë se përdorni djathë të fortë dhe dëshironi ta përdorni në ushqimin ku ai duhet të shkrihet, vetëm vendoseni të ngrirë – në salca dhe supa. Atë mund ta imtësoni edhe të ngrirë mbi pica apo ndonjë ushqim tjetër dhe vetëm e lini në furrë për disa minuta.

Nuk do të duhej ta shkrini në frigorifer, sidomos djathërat e forta, sepse më pas fillojnë të shpërbëhen. Më së miri është nëse e shkrini në temperaturë dhome, pastaj e vendosni në frigorifer për një orë ose dy para se ta përdorni. Ai do të jetë pothuajse i njëjtë si kur e keni blerë.

Djathërat e tjerë mund t’i shkrini në frigorifer – si djathi i dhisë, krem djathi … Ato mund t’i konsumoni pa ndonjë përgatitje të veçantë kur të shkrihen. Djathi i shtëpisë reagon në mënyrë të ngjashme me qumështin.

Duhet ta keni parasysh që ai ndonjëherë shtrihet kur ngrihet, prandaj bëni kujdes në çfarë do ta vendosni kur ta vendosni në frigorifer – opsioni më i mirë janë enët plastike. Lëreni atë të shkrihet në frigorifer.

Gjalpi
Nuk ka asgjë më të thjeshtë. Vetëm vendoseni në ngrirës, dhe më pas nxirreni të shkrihet në frigorifer apo vetëm përdoreni një pjesë (sikurse në gjendje të shkrirë), dhe pjesën tjetër kthejeni në frigorifer. (Nëse gjalpi është në ulje çmimi, blijeni në sasi më të madhe dhe ngrijeni).

Ajka
Për këtë produkt të qumështit nuk rekomandohet ngrirja. Kur e shkrini në frigorifer mund ta hani pa ndonjë rrezik, por ajo do të jetë e shpërbërë dhe krejtësisht ndryshe. Më së miri është që ngrirjen e ajkës ta anashkaloni dhe atë ta përdorni të freskët.

Edhe Soros pranon dështimin me reformën në drejtësi, 63% e shqiptarëve: Jo e drejtë kështu si po bëhet

Këto ditë janë publikur edhe rezultatet një sondazhi te Komitetit Shqiptar të Helsinkit për percpetimin e qytetarve për reformën në drejtësi. Sondazh ky u financuar nga Soros dhe fondacioni i tij në Shqipëri.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), paralelisht me angazhimin aktiv për monitorimin e procesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka realizuar së fundmi një sondazh online me qytetarët. Sondazhi kishte si qëllim të vlerësonte perceptimin publik të qytetarëve se sa të informuar janë ata për procesin e vettingut dhe nëse kanë besim tek procesi, nisur nga rezultatet e deritanishme të tij.

Për shkak të vëmendjes mediatike, institucionale dhe peshës që ka pasur procesi i vettingut në diskursin publik, në përgjithësi qytetarët kanë informacion në lidhje me zhvillimet e reformës në tërësi, dhe për procesin e vettingut, në veçanti.

Kjo del qartë edhe nga përfundimet e sondazhit të dytë të realizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit gjatë muajit Shkurt 2019, në kuadër të iniciativës “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e vettingut – 2” e mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Në sondazhin online morën pjese 416 qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit. Nga ky sondazh vihet re se informimi i publikut dhe njohja e këtij procesi ka ardhur duke u rritur, ndërkohë që besimi i tyre në rezultatet e këtij procesi nuk është në nivele tërësisht të kënaqshme.

KShH dëshiron të theksojë faktin se ky sondazh është kryer vetëm online dhe për rrjedhojë të dhënat nuk duhet të konsiderohen tërësisht të plota dhe as tërësisht të sakta.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:
Deshtimi!!Studimi provon se 63.3% e qytetareve nuk e besojne vetingun.

63.3 % e qytetareve mendojne se vetingu, ashtu sic po zhvillohet, nuk eshte nje proces i drejte.
62.5% e qytetareve mendojne se vetingu nuk do ta pastroje drejtesine.
Keto jane rezultatet e studimit te kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe mbeshtetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine.

Ndersa Drejtori i Zerit te Amerikes per Europen dhe Azine z.Elez Biberaj per drejtesine thote qarte se:
‘Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga ‘korrupsioni i përhapur.’

‘Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave’.
Keto jane pergjigjet per ‘entuziastet’ e reformes ne drejtesi.

Ky lloj ‘ entuziazmi’ dhe kembengulja ngado qe ajo vjen…per te shitur si sukses nje deshtim evident shkaterrojne reformen ne drejtesi dhe shtetin e se drejtes si themel i demokracise.

Shkaterrimi i reformes ne drejtesi ka si shkak te pare, te dyte, te trete…dhe te dhjete vetem KAPJEN nga Edi Rama.
Te sakrifikosh reformen ne drejtesi per te mbrojtur Edi Ramen dhe te mos ndeshkosh shume rrepte korrupsionin e qeverisjes se tij eshte me shume se faj,eshte me shume se krim.

“Syri.net”

Përse bota po i thotë “stop” antibiotikëve

Antibiotikët po përdoren si aspirinat. Mjafton të keni rrjedhje të paktë nga hunda, që teshtitja apo dhimbja e kokës të ju bëj nervoz, dhe menjëherë të zgjatni dorën për ilaçin “shpëtimtar” – antibiotikun. Kështu konsumimi i ilaçeve, quhet keqpërdorim.

Në disa shtete janë zbatuar rregulla të shumta për përdorim më racional të këtyre ilaçeve. Jo vetëm që shtetet duan të ruajnë paratë në fondet e tyre shëndetësore por, çfarë është më e rëndësishme, me përdorimin e pakontrolluar të antibiotikëve zvogëlohen gjasat për shërimin nga sëmundjet më serioze, e për shkak të imunitetit të dëmtuar, edhe gjeneratave të ardhshme u lihen në trashëgim bakteret “e pashkatërrueshme”.

Antibiotikë të rinj nuk ka – ilaçet e reja nga ky grup të cilat hidhen në treg, janë modifikime të antibiotikëve ekzistues.

Në Francë, ku përdorimi i antibiotikëve para disa vjetësh ka qenë më i madhi në Evropë, është zbatuar fushata reklamuese kundër përdorimit të tyre të tepërt. Janë përdorë edhe spotet televizive, në të cilat pacientët lusin mjekët mos tu përshkruajnë antibiotikë pa nevojë.

Aksioni ka dhënë rezultate: – për tetë vite ka rënë përdorimi i antibiotikëve në ambulantë për një të tretën.

Çekia ka veçuar pikërisht përdorimin në masë të tepërt të antibiotikëve. Analiza ka dëshmuar se në Çeki madje gjysma e antibiotikëve përshkruhen gabimisht. E ilaçi pa efekt vetëm sa zgjat sëmundjen, qëndrohet shtrirë edhe më gjatë në spitale, që drejtpërsëdrejti ndikon në ndarjet e mjeteve shtetërore për shëndetësi.

Vlerësohet se problemi me mosefikasitetin e antibiotikëve, nga të gjitha shtetet, të jetë më i madhi në Ballkan, e më i vogli në Holandë.

Ekspertët tërheqin vëmendjen se është e domosdoshme që në praktikën tonë shëndetësore të vërtetohen në mënyrë precize indikacionet për përshkrimin e antibiotikëve