Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me takimin e Ramës sot me mjekët. Përmes një postimi në facebook, Vasili ironizon kryeministrin Rama, duke përmendur një përrallë të çmendur që ai tregon me bluzat e bardha, e shton se kemi një kryetar qeveria që është “dru” në terma mjekësorë.
Postimi i plotë
Sharra e druve dhe kryeministri dru…
Kryeministri shkollëpak përsërit sa herë takon mjekët të njëjtin budallallëk të sharrës së druve që pret këmbët e të sëmurëve.
Tregon të njëjtën përrallë të trashë të çmendur të sharrës së druve. Në emër të të gjithë kolegëve mjekë, të cilët kanë heshtur dhe heshtin për shkak të hakmarrjes së njohur të primitivit që drejton qeverinë, po e pyes unë primitivin sot dhe një herë e përgjithmonë.
Kryeministër primitiv ku e ke, gjeje dhe tregoje një kartelë mjekësore në 40 vitet e fundit që paraqet një intervent të prerjes së këmbës apo çfarëdo prerje të imagjinatës tënde, e cila është kryer me sharrë drush??Kërkoje dhe gjeje atë kartelë që në fakt ekziston vetëm në imagjinatën tënde të shpartalluar.
Mblidhe mendjen top kryeministër as ka as ekziston një gjë e tillë.
Hallall atij apo asaj që të tall ty dhe të tregon të tilla broçkulla që ti i përsërit si papagall me shkollëpakësinë tënde tashmë të njohur.
Sharra e druve dhe kryeministri dru…
Bixhozi nuk u ndalua, lloton tani e ka çdo familje në shtëpi, pronarët kanë shtuar interesat
Qeveria trumpeton me të madhe mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive në vend, por siç duket ky fenomen vijon të funksionojë normalisht në vendin tonë. Denoncimin e ben vetë ish kryeministri Sali Berisha.
Teksa citon mesazhin e një qytetareje nga Berati, Berisha shkruan se, mbyllja e bixhiozit ishte një dëshmit spektakolar.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Deshtim spektakolar ne mbylljen e bixhozit!
Lloton tani e ka çdo familje ne shtepi. Krim!
Lexoni denoncimin e qytetares dixhitale. sb
Une qe po ju shkruaj jam nje qytetare e Beratit dhe doja te paraqisja shqetesimin tim ne lidhje me kete aksionin e famshem te mbylljes se lojrave te fatit te kesaj qeverie te korruptuar. Marr shkas nga vetja por edhe shume familje te tjera qe kan pasoja jo nga mbyllja e pikave te llotos por nga shtimi i tyre ne menyre te moderuar. Ne cdo ish lloto por edhe neper vende te tjera mund te aksesohesh fare kollaj per te vendosur lloto ne faqe interneti qe te akseson pronari i llotos. Thjesht i jep nje shume lekesh edhe me pas ai ti kalon ne nje adres te cilen ta hap vet dhe aty luan sipas qejfit. Dua te shtoje se pronaret e llotove po gezojn per “mbylljen” e tyre pasi me kete forem te re iu jan shtuar interesat me 18 % pasi nuk paguajn me detyrimin ne shtet. E pra tani lloton e ka cdo familje ne shtepi jo më posht pallatit. Po iu tregoj edhe disa foto te menyres se si funksionon.
Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë Ramën: Eja na i shemb shtëpitë po ta mbajti!
Banorët e Unazës së Re u kthyen sonte për të protestuar kundër prishjes së banesave të tyre duke premtuar se do të vazhdojnë të jenë bashkë edhe në protestën që do të mbahet ditën e enjte përballë parlamentit.
Mamaja e Dorian Protoduarit, i arrestuar të enjten e kaluar gjatë protestës së pozitës përpara parlamentit i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministrit Rama lidhur me prishjen që ai kërkon tu bëjë banesave të tyre.
Drita Protoduari i ka kujtuar Ramës dhe të tijve se shtëpitë i kanë ndërtuar me djersë dhe bujrum nëse ia mban t’i prishë.
‘Unë ju them mos u fryfshi me lekë. Ne i kemi rritur fëmijët me edukatë, kursë fëmijët tuaj fshiojnë menderen me 500 euro. Por ne kryeministër e kemi ballin më lartë se ty paçaka se jemi fukarenj. Ky popull do të të marrë zvarrë. Përsa i përket shtëpive tona bujrum po ta mbajti. Kokën do të të presim”, i është drejtuar Protoduari kryeministrit Rama.
I pranishëm në këtë protestë, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili u shpreh gjatë fjalës së tij u se Edi Rama duhet ta harrojë që do të ketë zgjedhje me të.
“5 vrasje kemi në një javë dhe asnjë nuk kemi të zgjidhur, dhe e vërteta ka vetëm një zgjidhje, ai është Edi Rama dhe asnjë zgjidhje nuk do të ketë pa larguar Edi Ramën”.
Balliu nuk la pa komentuar edhe deklaratat e kryebashkiakut Veliaj lidhur me ndërtimin e Teatrit të ri si edhe vijimin e punimeve në Unazën e Re duke i quajtur protestuesit “shpellarë”.
“Dëgjova dje Erion Veliajn se do të bëhet Teatri, se do të ndërtohet Unaza e Re, se banorët janë përdorur. Por ai nuk erdhi asnjëherë këtu, përkundrazi i quajti shpellarë. Është shefi jot që ju dha fjalën këtyre banorëve që nuk do të prekej asnjë shtëpi, por ai nuk ka fjalë, ai nuk ka besë, ai nuk është shqiptarë, sepse nuk mund të jesh shqiptar që t’ju prishësh shtëpitë shqiptarëve”.
Balliu foli edhe për arrestimin e banorëve të Unazës gjatë protestës së të enjtes së kaluar.
“Sot është një moment tragjik sepse janë në burg njerëz që nuk kanë bërë absolutisht asgjë, vetëm se protestuan kundër një projekti nga i cili vidhen paratë e qytetarëve. Edi Rama erdhe nga një shtëpi me qera dhe dole te shpia në Surrel, erdhe pa brekë dhe na dole me kollare që kushton 300 euro. Erdhe nga 2000 euro që na deklarove dhe sot na del pasanik. Shqiptarët ta kanë kuptuar filmin dhe nuk do të lejojnë ty ti menaxhosh zgjedhjet, do apo s’do ti, me hir a me pahir nuk do të ketë zgjedhje me ty në krye të qeverisë”, iu dretua Balliu Ramës.
Tabaku: Dy investimet në qeverinë e PD që mbajtën gjallë investimet e huaja në 2018
Jorida TABAKU
Magjistarët e propagandës që sot përfaqësojnë qeverinë dhe mazhorancën duhet të jenë të parët që duhet të falenderojnë opozitën për projektin prej 1.5 mld eurosh të TAP dhe atë 500 mln euro të Devollit.
Janë këto dy projekte që kanë mbajtur në këmbë investimet e huaja direkte për 4 vjet në Shqipëri, natyrisht kanë mundur të ushqejnë edhe propagandën e qeverisë. Ne qofte se sot kemi nje rritje ekonomike pavaresisht krizes kjo eshte vetem fale ketyre dy investimeve.
Por, me sa duket vesi i nxënësit të dobët që kopjon zgjidhjen e ekuacionit nga nxënësi më I mirë, del me shpirtin. Kësisoj fodullëku I qeverisë nuk mund të pranojë se për katër vite nuk ka sjellë qoftë edhe një investitor serioz për të shpenzuar as gjysmën e shifrës të projektit TAP.
Shifrat kokëforte vërtetojnë se pa këto dy projekte të fuqishme investimet e huaja do të ishin rreth 1.9 mld euro më pak se sa janë aktualisht. kjo shifër është sa dyfishi i vlerëë totale e IHD-ve për vitin 2018.
Deri më tani, qeveria nuk ka asnjë projekt serioz për investimet e huaja, asnjë propozim konkret. Bilanci i saj me përthithjen e tyre është sterrë.
Kjo sepse bizneset e huaja nuk kanë garanci në një qeveri dhe mazhorancë të inkriminuar, që parapëlqen paratë e drogës përpara parave të biznesit, që preferon oligarkin përpara tregut të lirë, që preferon dhunën ndaj sipërmarrjes përballë nxitjes së saj.
Sot ligje speciale vijne ne kuvend ku gjithmone mbeshtesin te fortin, sot lulezojne vetem industri qe mbeshteten nga qeveria dhe nuk ka me treg te lire. Sot prona eshte ne rrezik, taksat jane mbingarkese, sot tregu nuk funksionon.
Rilindja sot, duhet të falenderojë opozitën. Së paku bilanci i IHD-ve është pozitiv pasi ky vend është qeverisur prej njerëzve të përgjegjshëm që mendjen nuk e kanë pasur tek propaganda por tek vlera e shtuar në ekonomi. Taksa e sheshte prej 9 %, besimi ne institucione, respekti per pronen e per punen mund te riktheje investitoret e huaj dhe besimin ne ekonomi!
34 milionë euro nga paratë tuaja për këta të dy, Rama kërkon ti japë edhe dy Bashki
Ish deputeteja demokrate Albana Vokshi ka dalë në një deklaratë për mediat në selinë e PD nga ku deklaroi se “Edi Rama ka dhënë 101 milionë euro për shërbimet e sigurisë, 34 milionë prej të cilave i kanë marrë kompanitë e lidhura me Safet Gjicin dhe Pjerin Ndreut, kandidatët për kryetarë bashkie të Edi Ramës”.
“Zgjidhja, sipas saj, për sigurinë nuk është ndryshimi i Kodit Penal, përsa kohë me paratë për Gjicin dhe Ndreun financohet fushata e Edi Ramës dhe pajisen me armë krimenelë që blejnë vota për pushtetin e Edi Ramës”.
Deklarata e plotë e Albana Vokshit
Siguria fizike e mjekëve nuk është çështje e Kodit Penal, siç gënjeu sot pafytyrësisht Edi Rama. As siguria e gjyqtarëve në fusha futbolli nuk është çështje e Kodit Penal. Është vetëm çështje e vjedhjes dhe pasurimit të njerëzve të Edi Ramës dhe kupolës së Policisë së Shtetit.
Në vitet e drejtimit të vendit nga Edi Rama, qeveria ka shpenzuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë rreth 101 milionë euro për të paguar shërbimin e sigurisë për institucionet, të cilin Edi Rama e quajti sot një dështim.
Në vend që të mbajë përgjegjësi për mungesën e sigurisë në spitale dhe në institucione të tjera Edi Rama qan me lotë krokodili dhe bën me faj Kodin Penal.
Shqiptarët duhet të mësojnë arsyen e vërtetë përse nuk funksionon shërbimi i sigurisë. Qëllimi i blerjes së këtij shërbimi nga qeveria nuk është siguria në spitale apo mbrojtja nga dhuna e mjekëve dhe infermierëve, por pasurimi i njerëzve të oborrit të Edi Ramës.
Që nga viti 2014 dhe deri tani, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 101 milionë euro. 1/3-ën e kësaj shume, rreth 34 milionë I ka marë Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu.
SAFET GJICI, nëpërmjet dy shoqërive të lidhura me të, Toni Security dhe Eurogjici Security ka përfituar 24,8 milion euro.
PJERIN NDREU, nëpërmjet kompanisë së lidhur me të, Ndreu Security Service, ka përfituar 9,1 milion euro.
Nëse këta nuk kanë ofruar shërbimin siç duhet dhe siguria nuk është garantuar në institucione, siç deklaroi Edi Rama sot, faji nuk është i Kodit Penal. Edi Rama ka patur detyrimin t’u kërkonte llogari dhe t’u merrte lekët mbrapsht, jo t’i bëntë deputetë, prefektë apo t’i promovojë si kandidatë për kryetarë bashkie.
Nëse shërbimi i sigurisë fizike ka dështuar, Edi Rama ka detyrimin t’u thotë shqiptarëve se ku I ka çuar 100 milionë eurot e tenderuar për këtë shërbim.
Kush pret se situata do të përmirësohet nga ndryshimet e Kodit Penal, gabohet. Asgjë nuk ka për të ndryshuar, sepse me paratë për Safet Gjicin dhe Pjerin Ndreun financohet fushata elektorale e Edi Ramës dhe pajisen me armë krimenelë që blejnë vota për pushtetin e Edi Ramës.
Lulzim Basha, shërbimi më i madh që do t’i bësh vendit…
Erl KODRA
Në fëmijërinë time shpesh herë kam parë ëndërra me bukë të nxehtë. Nga oxhaku ku skuqej çerepi e saça, gjithmonë vinte era e mirë e bukës së valë, ndërsa nana ime na mblidhte si zogjtë rreth sofrës.
Kulaçi i regjun në shëllirë djathi dhe dy qepë të njoma ishin dreka jonë. Shumë herë ne fëmijët flinim pa darkë, ndërsa nana kujdesej gjithmonë që mëngjesi mos të mungojë në sofër. Unë e quaj veten njeri me fat që kam qëlluar të jem djali i një nane që nuk na la kurrë pa mëngjesin tonë.
Por ajo çfarë unë desha të ndaj me ju sot është diçka tjetër, përtej faktit, përtej realitetit, domethënë duke u futur në zemër të qenies. Them se do të jetë një tekst i vështirë, por unë do përpiqem të çoj sfidën time deri në fund. Ndaj, unë ju lutem për lexim të vëmendshëm.
Një lajm i shkurtër, në formën e një njoftimi u dha dje në mediat tona të shumta. Për fat të keq, ky lajm nuk e fitoi vëmendjen e duhur, pavarësisht se lajmi në vetvete ishte i kobshëm. Lajmi përmblidhej në pak rrjeshta.
“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat. Një 41-vjeçare nëna e tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke u varur në litar në një kasolle. Vetëm 15 minuta para se të kryente vetëvrasjen, ajo ka telefonuar policinë duke i kërkuar që të kujdeseshin për fëmijët. Ngjarja e rëndë ka dodhur në fshatin Molishit të rrethit të Beratit.
Viktima 41-vjeçare, Merita Filaj nuk vuante nga asnjë formë depresioni por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem”.
Për fatin tonë të tmerrshëm, me qindra mijëra shqiptarë gjenden në kufinjtë e ekzistencës fizike për bukën e gojës. Kjo që po shkruaj nuk është një krahasim, as përceptim i pjesëshëm, por një realitet tragjik.
Qindra mijëra shqiptarë tashmë janë larguar nga Shqipëria, saktësisht për shkaqe ekzistenciale siç është uria, ndërsa mijëra të tjerë vuajn për bukën e gojës. Gra, burra, pleqë dhe fëmijë, sidomos fëmijë të uritur gjenden me shumicë fshatrave të Shqipërisë, në veri dhe jug të vendit. Me dhjetra, ndoshta me qindra prindër, në kushte pamundësie absolute, vrasin veten.
Ata e vrasin veten pasi denatyrimi human ka ndodhur, domethënë, saktësisht atëherë kur ata prindër nuk mund t’i shohin më fëmijët e tyre të kthyer në kafshë që hungurijnë nga uria. Ata e vrasin veten edhe për të tërhequr më në fund vëmendjen; ndoshta mëshirën e Elvis Naçit ose Arbër Hajdarit të “Fundjava Ndryshe”.
Ata vendosin të ikin nga kjo botë, pikërisht atëherë kur çdo përpjekje e tyre injorohet, kur zërin e tyre nuk e dëgjon askush përbe, por të gjithë parakalojnë indiferent. Ikin kur u shuhet edhe fuqia për të kërkuar ndihmë. Ikin me shpresën se “kafshët” që do të lënë pas vetes, do të zgjojnë vëmendjen e ndokujtë…
Lulzim Basha,
Ju jeni kreu i Opozitës dhe keni përgjegjësi para qytetarëve të vendit. Ka diçka të jashtëzakonshme në gjendjen aktuale ku ndodhet vendi; Shteti i Edi Ramës ka vdekur, domethënë ka vdekur koncepti se “shteti është i të gjithë qytetarëve”.
Kjo që po shkruaj është një fakt, sa kohë që shtetasit shqiptar e vrasin veten, sepse nuk mund ta përballojnë më tej hungurimën e fëmijëve të tyre të uritur.
Kjo ka ndodhur dje me nënën që vrau veten, pasi telefonoi Policinë e Shtetit, duke u thënë se ajo do të varte veten në litarë. Kjo është akuza më sublime që kjo grua i bën shtetit “të saj”. Lënia në kushtet e urisë ekstreme është trajtim çnjerëzor dhe degradues. Lirisht, ky krim mund të përkufizohet si krim kundër njerëzimit.
Një fjalë goje është politika, por së pari, politika është moral dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme para njerëzve. Si e tillë, ju keni filluar t’i përmbushni detyrimet tuaja, veçanarisht pas aktit tuaj për të braktisur fasadën e neverisë. Ky është vetëm një hap në drejtimin e duhur për të ndezur një dritë në fund të humnerës. Por humnera e Shtetit të Mafias është kaq e madhe…
E di, në rrethanat aktuale është e vështirë të përcaktohen përparësitë, sepse vendi ndodhet buzë katastrofës totale. Përditë e më shumë shteti i Edi Ramës po humbet çdo ngjashmëri me shtetin normal si koncept. Çdo ditë e më shumë laku ngushtohet pikërisht për prindër si gruaja e Beratit që nuk duronte më tej urinë e fëmijëve. Çdo ditë shqiptarët braktisin Shqipërinë, e bashkë me ata shuhet çdo shpresë për shpëtim.
Në këto kushte, përgjegjësia juaj para vendit merr një përmasë të re; ju duhet të zgjoni shpresën e shqiptarëve. Duke filluar pikërisht me gratë dhe fëmijët e uritur të Shqipërisë. Ajo çfarë do të shkruaj më poshtë nuk është një këshillë, sepse unë nuk di të japë të tilla, por është një emergjencë kombëtare. Për këtë arsye, unë po sjell dy paragrafe të tekstit “E drejta e Njeriut për Ushqim”.
“Sipas Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara, e drejta për ushqim është e drejta për të patur akses të rregullt, të përhershëm dhe të pakufizuar, drejtpërdrejt ose me anë të blerjeve financiare, për ushqim sasior dhe cilësor, adekuat dhe të mjaftueshëm, që korrespondon me traditat kulturore të popullit të cilit konsumatori i përket, dhe që siguron një jetë fizike dhe mendore, individuale dhe kolektive të kënaqëshme, dhe përmbush një jetë dinjitoze pa frikë.
Ky përkufizim është në përputhje me elementet themelore të së drejtës për ushqim siç përcaktohet nga Komenti i Përgjithshëm nr. 12 të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat Kulturore (organi përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike Sociale dhe Kulturore në ato shtete që janë palë në të).
Komisioni deklaroi se “e drejta për ushqim të mjaftueshëm realizohet kur çdo burrë, grua dhe fëmijë, vetëm ose në bashkësi me të tjerët, ka qasje fizike dhe ekonomike në çdo kohë për ushqim të mjaftueshëm, ose ka mundësi për sigurimin e tij.
E drejta për ushqim të mjaftueshëm nuk do, pra, të interpretohet në një kuptim të ngushtë apo të kufizuar i cili e barazon atë me një paketë minimale të kalorive, proteinave dhe vitaminave të tjera të veçanta. E drejta për ushqim duhet të realizohet në mënyrë progresive. Ky është përkufizimi i të Drejtës për Ushqim, si një e Drejtë Universale për cdo qenie njerëzore që jeton në planetin Tokë”.
Siç ju e dini mirë, sepse keni edhe fakte dhe prova të bollëshme, Buxheti i Shtetit vidhet rregullisht nga Edi Rama. Buxheti i Shtetit shpërndahet nga ai si plaçkë lufte me shokët e bandës e tij. Unë e di se shuma e vjedhur nga hajdutët e Buxhetit është e jashtëzakonshme. Sipas disa të dhënave të kryqëzuara nga shumë agjensi të vendit (Kontrolli i Lartë i Shtetit) dhe të huaja (Departamenti i Shtetit) parat e vjedhura dhe të shpërdoruara nga hajdutët dhe menaxherët e këtij Buxheti kryesisht përfundojnë në disa duar (pjesa e luanit) nëpër llogari bankare jashtë Shqipërisë.
Minimalisht shuma e vjedhur direkt nëpërmjet tenderave pa garë dhe pa kurrëfarë interesi publik, direkt nëpërmjet PPP-ve, ose indirekt nëpërmjet shpërdorimeve është 1 miliard dollarë në vit. Ky është një ndër krimet më të mëdha që i bëhet këtij vendi, sepse ky është rasti kur shteti vjedh dhe grabitë saktësisht bukën e gojës të qytetarëve të vet.
Saktësisht buka e tre fëmijëve të gruas nga Berati, që dje vari veten në litarë, e cila nuk mundi të duronte më tej hungurimën e tre fëmijëve të saj të uritur.
Lulzim Basha,
Ajo çfarë unë po mendoj është shumë e thjeshtë. Është nga ato mendimet që i kam bluar shumë herë me mendje, madje qysh kur isha një fëmijë, paksa më i zgjuar se djemt e zakonshëm, kur mendoja se “pse nuk shpërndajnë lekë për ata që nuk kanë?”. Thelbi është i njëjtë, sepse sot e di që shteti është forma që shoqëria njerëzore ka zgjedhur si mbrojtësi i interesave.
1. Shteti duhet të përllogariti se sa lekë është nevoja e një qytetari për të bërë një jetë dinjitoze.
2. Shteti duhet të sigurojë këto të ardhura financiare për të gjithë shtetasit që nuk kanë mundësi reale t’i sigurojnë ato.
Sipas një llogarie paraprake dhe minimaliste, Buxheti i Shtetit Shqiptar i ka të gjitha mundësitë që të përmbush detyrën kushtetuese dhe të sigurojë një jetë dinjitoze për shtresat në nevojë. Për këtë, mjafton që të ndalohet vjedhja e mëtejshme e Buxhetit të Shtetit. Llogaria është kjo:
Nëse marrim të mirëqenë shifrën prej 500.000 personash të varfër, dmth ekstremisht të varfër, që jetojnë me 500, ose 1000 lekë të vjetra në ditë, dhe u japim një ndihmë ekonomike prej 70 euro për person në muaj, na del kjo llogari:
500.000 persona x 70 euro muaj x 12 muaj = 420 milion euro në vit.
Unë e di, çdo shqiptar e di, se 420 milion euro në vit e zgjidhin problemin e urisë në Shqipëri. Unë e di se ekzistojnë ato para, për më tepër Buxhetit të Shtetit i vidhen pothuaj dyfishi i kësaj shume. Unë e di se paratë jo vetëm vidhen nga Buxheti i Shtetit, por se shumica e këtyre parave përfundojnë jashtë Shqipërisë, një krim tjetër financiar ky.
Unë e di se nëse ekonomia kombëtare ushqehet direkt me 420 milion euro më shumë, këto para do të shkojnë direkt për konsum dhe për prodhim. Të gjithë e dinë se ky do të ishte ushqimi dhe ilaçi më i mirë për ekonominë kombëtare.
Unë e di, të gjithë e dinë se kjo skemë do të nxirte nga varfëria qindra mijëra shqiptarë, do të zgjonte shpresën e tyre, do të ndalte shpopullimin e vendit.
Unë e di dhe të gjithë e kuptojnë se kjo do të ndalonte përfundimisht blerjen dhe shitjen e dinjitetit njerëzor për 50 euro. Ky do të ishte shërbimi më i madh që do t’i bësh kombit; dhe sigurisht që do të gëzosh mbështetjen e madhe të shqiptarëve.
Mafia në pushtet, Tahiri kërcënon Ramën: S’e ke të lehtë të më bësh kurban
Ish-ministri i Brendshëm ka kërcënuar përmes një mesazhi të koduar direkt Ramën pas 8 orëve të procesit të seancës së parë të gjykimit ndaj tij. “Nuk është e kollajtë të bëhem unë kurbani”. Mesazhi është mjaft i qartë.
Tahiri kërcënohet për mbjelljen e vendit me drogë gjatë kohës që ai ishte ministër i Brendshëm dhe lidhjet me grupin e Habilajve. Përmes paralajmërimit të lëshuar pas gjyqit, Tahiri ka bërë të qartë se ai nuk do të lejojë që Rama ta bëjë kurban për të shpëtuar veten.
Prej kohësh Tahiri e shantazhon Ramën dhe kjo nuk është e qartë se pas këtyre shantazheve qëndrojnë prova që Tahiri nuk i ka bërë ende publike, por që paralajmëron se mund ti nxjerrë ato në rast se i rrezikohet liria e tij.
Ndaj ai po kërcënon direkt Ramën duke i kërkuar që të mbyllë procesin gjyqësor dhe ta nxjerrë atë të pafajshëm. Lufta e mafias brenda PS pritet të marrë përmasa të tjera gjatë ditëve dhe seancave të ardhshme gjyqësore.
Ajo që dihet deri tani është se Rama është i frikësuar nga Tahiri, çfarë ka bërë që ai të mos lejojë arrestimin e tij.
Saimir Tahiri është i pari zyrtar i nivelit kaq të lartë që do të përballet në një proces gjyqësor me dy akuza tepër të rënda, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.
Në një deklaratë për mediat, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas mbarimit të senacës maratonë te Krimet e Rënda, që e çoi për gjykim dosjen e tij është pyetur nëse e ndien veten të bërë kurban nga politika.
Tahiri ka thënë se nuk e ndien veten të tillë, ndërsa shtoi se nuk është e kollajtë që ai të bëhet “kurban”. “Nuk e ndjej veten asgjë nga ajo që ju thatë. Di të them që drejtësia i ka shumë borxhe njerzëve. Në këtë vend në 25 vite kanë qeverisur njerëz që kanë vrarë dhe vjedhur. Unë nuk kam vjedhur dhe vrarë kërkënd. Nuk është e kollajtë të jem unë kurban”, tha Tahiri.
Një mal me prova ndaj Tahirit
Ditën e sotme u zhvillua seanca maratonë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në ngarkim të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Seanca me dyer të mbyllura nisi rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe u mbyll vetëm para pak minutash.
Tre prokurorët e çështjes Dritan Prenci, Vladimir Mara dhe Arenc Çela po bëjnë parashtrimet e dosjes voluminoze me 53 fashikuj.
Organi i akuzës ka aq shumë dosje për ish-ministrin Tahiri sa është dashur një karrocë për transportimin e tyre.
Fotot e fashikujve voluminozë teksa transportoheshin me karrocë kanë bërë xhiron e rrjetit si për t’i dhënë rëndësinë maksimale mediatike, dosjes së vitit.
Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri është marrë si i pandehur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzat e trafikut ndërkombëtar të drogës, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe korrupsion.
Shkenctarët: Vdekja nuk ekziston!
Të gjithë besojmë se kemi një jetë mbi tokë. Pas një periudhe kohe vdekja i vjen secilit dhe ne besojmë se do vdesim sepse ashtu na është thënë. Por askush nuk ka ngritur pyetjen çfarë ndodh me shpirtin e njeriut ku shkon ai dhe më e rëndësishmja a vdes njeriu.
Teoria e re shkencore thotë se “vdekja nuk është akti final” shkruan në blogun e tij Robert Lanca ekspert për teknologjinë e avancuar të qelizave. Njëri nga aspektet e njohura të fizikës kuantike është se disa aspekte nuk mund të parashikohen në mënyrë absolute.
Në vend të kësaj ekziston një sërë observimesh të mundshme secila me probabilitet të ndryshëm. Një shpjegim i shpeshtë interpretimi i “shumë botëve” thotë se çdonjëra nga këto observime të mundshme korrespondon me një universum tjetër (multiuniversum). Teoria e re shkencore e quajtur biocentrizmi shumë pak ka spastruar këto ide. Ekziston numër i pakufishëm i universumeve dhe gjithçka që do të mund të ndodhte ndodh brenda tyre. Vdekja nuk ekziston në kuptimin e plotë në këta skenarë.
Të gjitha universumet e mundshme ekzistojnë në të njëjtën kohë pa marrë parasysh se çka ndodhë brenda tyre. Edhe pse trupat tonë janë të përcaktuar që të asgjësohen ndjenja e jetës – “Kush jam unë” është në të vërtetë një fontanë me energji prej 20 vatësh e cila e kontrollon trurin. Mirëpo kjo energji nuk zhduket pas vdekjes.
Njëra nga aksiomat më te besueshme të shkencës është ajo se energjia kurrë nuk vdes ajo nuk mund as të krijohet as të asgjësohet.
Zidane ka biseduar me Mbappe, në marrëveshje do përfshihen dy madrilenë
E ardhmja e Kylian Mbappe do të jetë në Madrid, me fanellën e Realit. Këtë e siguroi edhe gazetari spanjoll Eduardo Inda, i cili foli për programin “El Chiringuito” duke theksuar se Zinedine Zidane ka biseduar me sulmuesin spanjoll dhe e ka bindur për të shkuar në “Bernabeu”.
Sipas këtyre informacioneve, Mbappe i ka bërë të qartë trajnerit francez se do të ulet të bisedojë me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe do i kërkojë që ta lërë të lirë të largohet këtë verë.
Për më tepër, gazetari spanjoll siguroi se në këtë marrëveshje do të përfshihet edhe James Rodriguez, i cili nuk preferon të qëndrojë te Bayern Munchen, mirëpo Zidane nuk e konsideron pjesë të skuadrës dhe kolumbiani mund të përfundojë në Francë.
Po ashtu, Isco do të jetë një tjetër emër që do përfshihet në marrëveshje, duke qenë se spanjolli ka hasur vështirësi me Solarin, tani me Zidane situata është ndryshe, por fantazistin do e kërkojë PSG, duke qenë se tashmë kanë humbur shërbimet e Adrien Rabiot.
Rama mbledh mjekët: Jam në rregull nga trutë s’kam nevojë për ju se kam Gjermaninë
Ndodhi edhe kjo. Rama ka mbledhur mjekët në një takim të dhënë direkt nga mediat për t’u thënë se është në rregull nga trutë. Ai ka shkuar më tej duke deklaruar se “nuk ka nevojë për ta”.
Kjo e fundit është e vërtetë se Rama nuk ka nevojë për mjekët shqiptarë sa kohë shkon dhe kurohet në spitalet gkermane.
Edi Rama pati sot një takim me mjekët, dhe me tone krejt të ndryshme nga para dy ditësh, bëri para tyre një lloj parashtrimi, me fokus goditjen në detyrë.
Rama tha se do të bëjë ndryshime speciale në Kodin Penal, për të ashpërsuar dënimet ndaj agresorëve të mjekëve dhe për të ofruar mbështetje e garanci për ta.
Kryeministri u ndal dhe tek një lloj tjetër dhune, sipas tij, që ushtrohet ndaj mjekëve, që është etiketimi i tyre si të korruptuar e hajdutë. Këtu, Rama gjeti rastin për t’iu kthyer edhe njëherë sulmeve ndaj medias, që ai i quan kazan.
Shefi i qeverisë u tha mjekëve se ‘sa herë t’iu shajnë, më kujtoni mua, që nuk kanë lënë gjë pa thënë, dhe ja ku jam, shëndosh’ e mirë’.
Duke e vazhduar batutën, kryeministri u shpreh se nga ana shëndetësore është top, duke u thënë mjekëve se ende nuk ka nevojë për ta. ‘Çfarë nuk ju vret, ju bën më të fortë’, u tha Rama bluzave të bardha, duke cituar Niçen, ku bëri kujdes ta pohonte se e kishte fjalën për filozofin gjerman, jo për Niçen e Shijakut.