37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Tirana sot si kurrë ndonjëherë më parë, ul qepenat dhe derdhet në shesh!

Pak minuta para nisjes zyrtare së protestës së opozitës, ka ardhur edhe reagimi ish kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se, e gjithë Shqipëria ka dalë në rrugë kundër qeverisë.
“Tirana sot si kurrë ndonjëherë më parë ul qepenat dhe derdhet ne shesh”, shkruan Berisha.
Janë dhjetëra mijëra qytetarë që po vërshojnë nga e gjithë Shqipëria drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Nga të dhënat zyrtare që vijnë vetëm nga Partia Demokratike bëhet fjalë për mijëra shqiptarë që janë nisur drejt kryeqytetit me mjete dhe rrugë të ndryshme.
Sipas informacioneve nga qarqe të ndryshme të vendit janë nisur më shumë se 60 mijë protestues.

Një “trim” si Edi Rama!

Bardh SPAHIA

Pasi mbledh njerezit me lista, per t’i patur si publik te detyruar per batutat bajate nga halli i protestave, diten kur qytetaret mblidhen para kryeministrise, “trimi” ia mbath nga Tirana si zakonisht! Pse ka frike ky kryeminister? Ta kete kuptuar se ia ka sjelle ketij populli aty ku nuk mban me? Se edhe policia, qe e keqperdor per karriken e vet eshte nga i njejti popull qe vuan njelloj? Mire ben! Ndergjegjesimi eshte hap deciziv drejt largimit final.#ShkodraPoVjen#RamaIk

Për ty që më sheh nga shtëpia…

Elona CASLLI

Për ty që çdo ditë më sheh nga shtëpia, për ty që ndodhesh para atij ekrani të vogël çdo mbrëmje, për ty që dilemat të kanë pushtuar prej kohësh, ty nga Sheshi i Teatrit Kombëtar dua të t’i them dy fjalë.
E di se ndihesh i turbullt dhe i çoroditur. Ashtu ndihem edhe unë. Mos harro se jetoj në të njëjtin qytet me ty, përshkoj të njëjtën rrugë dhe i përjetoj njësoj si ti ngjarjet e papërsëritshme të këtij vendi.
E di se çdo herë që përballesh me imazhin e atyre që nuk na përfaqësojnë në Parlamentin Shqiptar, mendon se ata nuk janë gjë tjetër veçse një Vëllazëri Vesi. E mendoj edhe unë.
E di se brenda mendjes tënde vërtitet ideja për t’u larguar nga ky vend. Për të bërë gati valixhet, për t’u përshëndetur me ata pak njerëz që vërtet i ke përzemër dhe për të mos u rikthyer më kurrë. E njëjta ide vërtitet edhe në mendjen time.
E di se shpesh herë shumë e gjatë të duket dita dhe veçse një çast i shkurtër nata. Edhe mua hera-herës ashtu më duket.
E di se që kur ke filluar të gërmëzosh fjalët e para, që kur ke filluar të hedhësh hapat e parë, që kur ke filluar të lexosh, të vraposh dhe madje edhe të dashurosh, e ke dëgjuar shpesh këtë fjali të mërzitshme që duket se ka zënë rrënjë thellë në ndërgjegjen e këtij kombi- Ne e meritojmë fatin e keq.
Por vallë pse e meritokemi fatin e keq?! Mos vallë kemi lidhur kontratë me Jetën për të jetuar keq, për t’u qeverisur keq e së fundmi për t’u ndjerë keq?!
Nuk jemi Populli më i mirë në Botë, por nuk jemi as Populli më i keq në Botë.

Jemi të zhgënjyer dhe për fat të keq edhe të bindur se e Mira nuk na përket.
E di se dyshimi të mbërthen dhe t’i mpin gjymtyrët dhe mbetesh peng i divanit , teksa sheh një Politikan-Qytetar në këtë Shesh. Edhe mua më vriten sytë dhe besomë kur të them se prania e një Politikani – Qytetar nuk është e dendur në këtë shesh sepse ka sy që e gjykojnë dhe veshë që nuk e besojnë. Ka disa të vërteta që thuhen me sy dhe rrinë pezull në ajër. Dhe kjo është njëra prej tyre.
E di se pyet veten se ç’mund të bëjë një njeri më shumë ose më pak në këtë shesh?! E pyes edhe unë veten.
Por a nuk beson ti se ka ardhur koha të rritemi?!
Dhe të rritesh do të thotë të mos i zhvendosësh përgjegjësitë e tua tek dikush tjetër.
Të rritesh do të thotë mos të lejosh dikë ta marrë të mirëqenë lirinë tënde, fjalën tënde, pronën tënde, dinjitetin tënd dhe së fundmi edhe votën tënde.
Të rritesh do të thotë të protestosh përmes fjalës dhe kurrë përmes dhunës. Të protestosh përmes ligjit dhe jo përmes dhunimit të Kushtetutës. Të protestosh jo për të rrëzuar një Qeveri dhe për të ngritur një tjetër në fuqi, por për t’i përcjellë një mesazh të vonuar kujtdo që është apo do të vijë në pushtet:
Shqipëria nuk i përket vetëm një Shqiptari, Shqipëria i përket të gjithë Shqiptarëve.
Unë mund të bëj gjithçka për ty, por nuk mund të protestoj në emrin tënd.
Prania jote është protesta jote dhe besomë kur të them se ka gjasa që Mungesa jote të ndihet më shumë se Prania e kujtdo tjetër.
Të pres sot tek Kryeministria, në orën 11.00.

Policia ndalon autobusin nga Shkodra tek “Shqiponja”, protuestuesit shpërthejnë në revoltë: Poshtë komunistat!

Në një kohë që mijëra protestues janë nisur nga rrethet drejt Tiranës për protestën e opozitës që do të nisë pas pak minutash, nuk kanë munguar as rastet kur policia ka ushtruar presione, madje edhe me gjoba, kundër drejtuesve të mjeteve që vijnë në kryeqytet.
Një rast të tillë sjell edhe anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi.
“Trafik i renduar tek “Shqiponja” se policia ndaloi një autobuz me targë të dyshimte, se i fillonte me SH… Gjithëe autobuzi buçiste “Poshte komunistat!”, shkruan Malltezi.

Policia dhe Tatimorët në rrugë për të bllokuar protestuesit, ish-deputeti: Do t’i përgjigjemi çdo provokimi!

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi, nga kryqëzimi i Bradasheshit ku është bërë edhe organizimi i qytetarëve të qarkut Elbasan për protestën e sotme në Tiranë, ka deklaruar se policia po provokon protestuesit.
Në një prononcim për TV Ora, Boçi tha se Drejtoria e Tatimeve po ndalon drejtuesit e autobusëve. Ai shtoi se, do t’i përgjigjen çdo provokimi.
“Ne kemi ngulmuar tek masiviteti, protesta është paqësore. Por këto që ndodhin në kryqëzimet e rrugëve mund të krijojnë precedent të rrezikshëm që zemërimi dhe revolta të shprehet në sheshin para kryeministrisë. Ne jemi për protestë paqësore, por do t’i përgjigjemi me çdo lloj monedhe çdo provokimi që vjen nga forcat e rendit. Ka pasur irritim të qytetarëve për ta shprehur zemërimin. Unë gjykoj që të gjitha këto do konvergojnë në pikën e vlimit në Tiranë”, u shpreh Luçiano Boçi.

Uragan popullor si asnjëherë tjetër drejt Tiranës!

Janë dhjetëra mijëra qytetarë që po vërshojnë nga e gjithë Shqipëria drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Nga të dhënat zyrtare që vijnë vetëm nga Partia Demokratike bëhet fjalë për mijëra shqiptarë që janë nisur drejt kryeqytetit me mjete dhe rrugë të ndryshme.
Sipas informacioneve nga qarqe të ndryshme të vendit janë nisur më shumë se 60 mijë protestues.
Ndërkohë që mijëra të tjerë kanë ardhur të pa organizuar duke e rritur numrin e protestuesve në rreth 80 mijë.
Qarku Shkodër – 9200
Qarku Lezhë – 7000
Qarku Kukës – 4100
Qarku Dibër – 3500
Qarku Durrës – 9500
Qarku Elbasan – 7800
Qarku Berat – 3400
Qarku Fier – 5600
Qarku Vlorë – 5000
Qarku Gjirokastër – 2000
Qarku Korçë – 4500

Protesta do të jetë 48-orëshe
Sipas burimeve brenda frontit opozitar që po organizon protestën e sotme, janë marrë masat që pjesëmarrja të jetë historike.
Mësohet se ndryshe nga sa kanë provokuar me skenarë dhune, media të ndryshme pranë Edi Ramës, protesta do të jetë shembullore për sa i përket mënyrës paqësore të demostrimit.
Me qindra të rinj do të angazhohen që të monitorojnë provokatorë të mundshëm, të cilët mund të simulojnë një përplasje me policinë, siç ndodhi në disa episode në tubimin e 16 shkurtit.
Ndryshe nga sa dihej deri më tani është planifikuar, që ky demonstrim të shtrihet në dy ditë. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse organizatorët kanë kërkuar nga policia leje 48- orëshe.
Por kjo kërkesë është refuzuar nga drejtuesit e uniformave blu, të cilët njëkohësish kanë rritur jashtëzakonisht masat, duke rrethuar institucionet me një numër rekord forcash, mbi 1200.
Policia dhe Garda kanë vendosur gardh hekuri në oborrin e kryeministrisë, dhjetëra kamera nëpër shtyllat e ndriçimit dhe kanë blinduar me mbrojtëse çeliku dyert e dritaret, jo vetëm selinë e qeverisë, por të gjitha ministritë përqark bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Tmerrohet nga protesta, Rama ngujohet në Berat!

Emocionalisht kryeministri Edi Rama duket se është në ditët më të vështira. Ankthi dhe frika e protestave ia zënë frymën dhe si një mundësi për ta marrë me sportivitet, gjithnjë zgjedh të ikë kur Tirana është në revoltë.
I ka bërë “baltë” udhëtimet në Vlorë dhe tashmë po zgjedh qytete të tjera dhe gjithnjë në Jug të vendit. Me trup në takime me administratën e tij dhe me mendje nga Tirana, kryeministri këtë herë duket se do ketë momentet më të vështira. Opozita ka paralajmëruar ditën e nesërme një protestë të madhe, duke lënë surprizë edhe kohëzgjatjen, ku po diskutohet që protestuesit të rrethojnë kryeministrinë në shenjë simbolike dhe të qëndrojnë me ditë të zgjatura.
Ky do ishte simbolikisht edhe akti i parë i largimit të Edi Ramës. Si një shtetar që trembet nga populli i tij, Rama e ka të pamundur që të mbërrijë në kryeqendrën e politikës dhe institucioneve qëndrore, për aq kohë sa në rrugë ka protesta, qofshin ato edhe krejt paqësore.
Fati i Ramës nuk varet prej tij, por nga vendosmëria e opozitës, që tashmë nuk njeh asnjë institucion dhe ndodhet e gjitha në rrugë. Nëse në Tiranë protesta do të vijojë, ka edhe një tjetër rrezik për të nxitur përplasje, pasi Erion Veliaj më datë 17 ka planifikuar festime të “mëdha” për rastin e Ditës së Verës. Këtë kërkon edhe Edi Rama, mundësisht incidente, për ti përdorur më pas si kauzë para ndërkombëtarëve.
I gatshëm për ta bërë, madje mjeshtër në nxitje të dhunës dhe krijimit të përçarjes do jetë Lali Eri, që përderisa ka marrë konfirmimin si kandidat për një mandat të dytë të bashkisë Tiranë është i devotshëm ti verë flakën vendit.

Vetë Rama nuk është në gjendje të tregojë forcë, përkundrazi gjithnjë i largohet frymës protestuese për të zënë vend në Kalanë e Beratit, me shpresë se deri aty nuk do mbërrijnë fryma e revoltës.
Nisma e beftë opozitare me djegien e mandateve ishte ataku i parë “kardiak” për Ramën, që gjithsesi do të donte për justifikim të një “demokracie hibrite” opozitën në Parlament. Të tallej me të, ta anatemonte, e në fund me forcën e kartonëve të vendoste ashtu siç ai di vetë.
Në çdo protestë kryeministri braktis zyrën, por këtë kurrë nuk e ka konsideruar si problem, për aq kohë sa edhe ai vetë është i bindur se nuk ka qeverisur me akte, ligje e nisma, por nëpërmjet rrjeteve sociale, teksa paraqet një Shqipëri vituale, jashtë realitetit.
Largimi i Ramës nga Tirana kur ka protestë, është edhe një tjetër tregues, pasi ai po luan rolin e përçarësit që në Shqipërinë e vogël të ketë vetëm dy grupime: ata që protestojnë dhe shqipërinë e tij vituale që feston, punon në administratë dhe bën propagandë në rrjetet sociale dhe mediat e blera prej tij.
Kjo protestë është ndryshe, sidomos nëse zgjat në kohë! Rama mund të pësojë “atakun tjetër kardiak”, edhe në Berat, i rrethuar nga muret e kalasë.
Boldnews.al

Nga Britania e Madhe në protestë për t’i thënë ‘Jo’ diktaturës!

Qindra qytetarë janë nisur nga Shkodra për të ardhur në Tiranë ku do të zhvillohet protesta e opozitës së bashkuar. Por përveç qytetarëve që jetojnë çdo ditë në vend, protestës i janë bashkuar edhe emigrantë që jetojnë jashtë shtetit.
Një prej tyre, Naim Hasani i ardhur nga Britania e Madhe, është shprehur për News 24 se, të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e ndershëm duhet të protestojnë kundër regjimit kriminal të Rilindjes dhe për të mbrojtur votën e lirë.
Ai bëri thirrje që protesta të jetë paqësore për t’i treguar botës se shqiptarët janë një komb qytetar që nuk e do diktaturën.
“Ata që rrinë në Amerikë, Kanada, Australi kanë arsye shumë të forta për të protestuar sot kundër Rilindjes, kundër instalimit të regjimit kriminal të Rilindjes në Shqipëri. Populli, shpirti, demokracia, liria, barazia dhe drejtësia duhet të triumfojnë në Shqipëri. Shqipëria dhe shqiptarët të mos mbeten më delja e zezë e Evropës por të përparojnë, të ecin përpara me të drejta të plota si anëtarë të BE-së, përfshi të drejtën për të votuar si qytetarë të lirë.
Unë kam ardhur nga Britania si kryetar i PD-së në Britani dhe bashkë me mua kanë ardhur edhe emigrantë të tjerë, të cilët kërkojnë që në Shqipëri të vendoset liria, në Shqipëri të vendoset e drejta e votës, shqiptarët të mos kenë nevojë të largohen dhe të emigrojnë përditë dhe ta lëshojnë Shqipërinë por të ndërtojnë Shqipërinë këtu bashkë si shqiptarë e qytetarë të lirë të Europës.

Ftoj të gjithë shqiptarët kudo që janë, qytetarët e ndershëm t’i bashkohen protestës së sotme të opozitës, të PD-së dhe liderit të saj Lulzim Basha. Kjo është protesta për lirinë, është beteja për drejtësinë, është beteja për votën e lirë që i intereson çdo shqiptari kudo që është. Nisja nga Shkodra, simboli i demokracisë, tregon që shqiptarët janë të vendosur për t’i thënë jo ‘Rilindjes’, për t’i thënë jo regjimit që është instaluar në Shqipëri.
Shpresojmë dhe besojmë që protesta të jetë ndër më demokratiket, më paqësoret dhe t’i tregojnë shqiptarët botës se ne jemi një komb qytetar, një komb që nuk do komunizmin, një komb që nuk do diktaturën, një komb që nuk do krimin dhe bandat. Fitore shqiptarëve!”, tha emigranti.

 

Policia terror ndaj protestuesve që vijnë nga rrethet, postblloqe e gjoba pa asnjë shkak

Policia po ushtyron terror ndaj protestuesve që vijnë nga rrethet duke ngitur postblloqe dhe duke vënë gjoba shoferëve p[a asnjë shkak.
Bëhet e ditur se, policia ka marrë urdhër nga lart që të ndalojë sa të mundë protestuesit që vijnë nga e gjithë Shqipëria për në Tiranë. Në Kamëz autobusët dhe furgonët që vijnë nga veriu janë bllokuar për më shumë se dy orë nga policia duke krijuar edhe revoltë tek qytetarët.
Në të gjithë rrugët hyrëse të kryeqytetit janë ngritur postblloqe policie që ndalojnë dhe gjobisin makinat, autobusët apo furgonët.
Kështu ka ndodhur edhe në autostradën Milot-Fushë Krujë, ku patrulla policie kanë ndaluar makinat duke i gjobitur.
Siç duket me urdhër nga gjeneral Sandër Lleshi, gjithçka bëhet për të frikësuar qytetarët për të mos dalë në protestë, por askush nuk ka bërë mbrapa në rrugëtimin e tij drejt Tiranës për të protestuar kundër Edi Ramës.

Psikopati ofendon myslimanët bektashinj dhe Abaz Aliun… pas qafe do t’a kesh

Për besimtarët bektashinjë dhe jo vetëm ata, Abaz Aliu, cilësohet si një nga figurat kryesore dhe të shenjta.
Në takimin e zhvilluar sot në Berat, në këmbët e Malit të Tomorrit, që është dhe vendi me të cilin lidhet emri i kësaj figure të rëndësishme fetare, kryeministri Edi Rama bëri humor me simbolin e bektashnijve.
Zgjodhi jo të jap mesazhin më të gabuar, por edhe në vendin e gabuar, pasi Qarku i Beratit ka dhe numrin më të madh të besimtarëve bektashinj në vend.
Një ofendim i tillë i simboleve të një besimi fetar është një provokim që u bëhet besimtarëve. Ajo që ky psikopat duhet të dijë është se këto individë që ai i lejon vetes të ofendojë nën dozat e kokainës, nuk janë thjesht vetëm simbole, por janë shumë më tepër se kaq dhe duhet të ketë frikë prej tyre. Pas qafe do ta kesh psikopat!

Ndaj kësaj përdhosje të një figure fetare ka pasur reagime të forta nga besimtarët dhe qytetarët të ndryshëm.
Ndërkohë, Elona Guri, anëtare e Kryesisë së LSI, në një postim në Facebook shprehet se asnjë politikan dhe njeri nuk mund të arrijë deri në pikën që të shpërfillë dhe fyeje simbolet fetare dhe kombëtare.
‘Gjuhëprishuri, që po shkatërron jetët e shqiptareve, ka përmendur Abaz Aliun, duke ironizuar me emrin e shenjtë të tij.
Këtë mund ta bëjë vetëm një njeri që shperfill Familjen, Kombin dhe Zotin!
Njësoj si Mavija dhe Jezidi, vrasësit e Abaz Aliut dhe mijëra besimtareve te tjere ne luften e Qerbelase dhe Edi Rama do kujtohet me përbuzje si nje sinonim i ligësisë, poshtërsisë, pabesisë dhe i të pafeve.
Sot, ai kryetari i sektit te mavijes rivrau Abaz Aliun duke perdorur emrin e tij për politike. Nuk me ngelet gje tjeter, por t’i them- ti qe Abaz Aliun preke, fatin e Mavijes do kesh’,- shkruan Elona Guri në një postim në Facebook.