20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Gjama që po i bani popullit tuej, o mjerana të qelbun në pare të pista!

Erl KODRA

Dy fjalë për “mendjendriturit flokëbardhë”
Me siguri që ju i njihni ata. I njihni, sepse janë pjesë e shoqërisë tonë, madje janë shumë më shumë se sa kaq; ata i shohim përnatë nëpër ekrane duke bërë akrobaci spektakolare. Njëzet e tetë vjet që bëjnë të njëjtën gjë, njëlloj kllounade rrotulluese. Po shpjegohem.
Në fillim braktisën në masë gjithçka që kishte lidhje me Partinë e Punës. At’botë askush nuk të gjykonte se nga vije, mjafton që të ngrije dy gishtat lart, duke mallkuar nënën Parti që i hante bijtë e saj si kulçedra me shtatë kokë. Jeta e tyre është krejt interesante; sepse ata kanë njëlloj talenti origjinal; talent në poezi, gazetari dhe reportazhe. Ndonjë syresh, karrierën e ka filluar në shtypin e shkruar të Partisë.
Unë besoj se fillimet i kishin të sinqerta, dhe besonin fort në ato çfarë shkruanin. Këtu qëndron edhe arsyeja pse pena e tyre ngjiste, ndërsa fjalët mbanin peshën të rëndë të lirisë. Dy janë kushtet që lexuesi të besojë fort tek fjala jote; raporti me të vertetën dhe sinqeriteti.
Por për fat të keq, njeriu është qenie e brishtë, i tundueshëm nga mëkati i ëmbël i parasë.
Ne jemi një shoqëri që bëjmë korrupsion me gjithçka. Dikush shet shërbimet e shtetit, dikush tjetër shet drejtësi; ne bëjmë korrupsion me gjëra të mëdha dhe të vogla, sipas takatit, sipas taksidarit, sipas ofiqarit. Shpesh është bërë korrupsion edhe me jetën, sidomos me jetën.

Por nuk ka fëlliqësi më të madhe në faqe të dheut se sa korrupsioni me fjalën. Çfarë neverie!
Sepse fjala thuhet masivisht, përhapet si virusi në eter. Që në krye ajo mendohet me qëllim të keq, për të fshehur të vertetën dhe mbuluar mashtrimin. Në të gjitha rastet për shërbime ndaj pushtetit politik dhe ekonomik, në shkëmbim të shumave të majme. Shpesh herë edhe për interesa të qarta anti shqiptare.
Shikojeni se çfarë ndodh sot e gjithë ditën në ekranet e shitura, gazetat dhe portalet. Vështroni se si gulçojnë duke denigruar hiç më pak se opozitën shqiptare. Dëgjoni pak perversitetet që nxjerrin nga goja personazhet me flokë të bardha, në emër të parasë sigurisht, teksa deklarojnë se kanë “identifikuar bashkëpunëtorët e Rusisë” bash në krye të opozitës shqiptare. Të njëjtët, që akrobacitë e çuditshme me fjalën i kanë kthyer në burim të ardhurash.
A e kuptoni se çfarë gjame po i bani popullit tuej, o mjerana të qelbun në pare të pista?
Dhe pretendoni se ne duhet t’i besojmë broçkullat tuaja, ndërsa na i servirni ato nëpër ekrane, të llustruara me fjalor të kuruar, të sheqerosura me portretet tauja flokëbardha, se kinse, ju korifej të fjalës, po mendoni për të mirën tonë, dhe zaten, ju po na ndriçoni që të mos i besojmë opozitës “tradhëtare”?
Me gjithë mend e keni, o kurvat e shpirtit?!
Kaq shumë ju është errur arsyeja prej pares së madhe, sa zhgrryheni si derrat nëpër studio, teksa përpiqeni të na mbushni mendjen me rrena?!
Me rrenat e Edi Ramës, pale!
Kurvëria e grave qoftë bekuar, por kjo e “mendjendriturve” burra është lemeri.

Basha: Do ta largojmë qeverinë, provokimet do të marrin përgjigje në protestë

Lulzim BASHA

Protesta e drejtë e studentëve i parapriu këtij zgjimi kombëtar, i parapriu bashkimit të shqiptarëve, të cilët tashmë e kanë marrë vendimin: Zot i fateve të tyre janë ata vetë dhe jo Edi Rama me bandën e tij, të cilët kanë ardhur në pushtet me krimin e organizuar.
Vangjush Dako e ka vendin në burg, jo se them unë, por se dosja 339 zbuloi para syve të të gjithëve se i vuri kazmën votës së qytetarëve. Aty është themeli i së keqes! Durrësi është më keq se kurrë, sepse Dako, njësoj si Rama, janë pengje të krimit, me të cilin kanë ardhur në pushtet.
Shikoni si e trajton parlamentin, si banjo publike. Shikoni si i trajton deputetët si bagëti që shiten dhe blihen si në Pazar të Milotit. A ka shenjë më të qartë të degradimit të një pushteti, se sa shitblerja e të ashtuquajturve deputetë të opozitës së re sikur të ishin bagëti?!
Ky sistem ka marrë fund dhe shqiptarët e treguan refuzimin e sistemit, me protestën më të madhe të 28 viteve në Shqipërinë më të tkurrur nga emigracionin, që është e vetmja vepër e Edi Ramës: largimi masiv I shqiptarëve.
Ne dëgjuam zërin e studentëve, zërin e qytetarëve dhe vendosëm t’i japim fund fasadës së parlamentit, ku opozita nuk dëgjohej kurrë për asgjë Me këtë akt kurajoz, propaganda e Edi Ramës “se të gjithë janë njësoj”, vdiq. Ne nuk kemi qënë kurrë njësoj.
Rama solli kriminelët, ne i nxorëm jashtë, Ramakanabizoi Shqipërinë, ne e denoncuam. Kushdo që rreshtohet në krah të tij në parlament, renditet në krah të krimit të organizuar, kundër interesit të qytetarëve, kundër interesave të Shqipërisë, kundër interesave të rinisë.
Provokimet që po bën me këta të mjerë, do të marrin përgjigje nga qytetarët dhe opozita, duke filluar me 16 mars në Tiranë. Ju ftoj të jeni të gjithë bashkë për t’i treguar mbarë botës se koha kur vendin e sundonte një njeri me 5 kriminelë e 5 oligarkë, ka marrë fund.

Në emër të PD dhe opozitës, kërkoj ndihmën e rinisë që, përmes një dialogu të hapur, të bëjmë një pakt kombëtar, jo vetëm për largimin e Edi Ramës, por për shembjen me themel të këtij regjimi dhe bandave të tij, në mënyrë që zëri juaj të dëgjohet.
Askush nuk e ka thënë më bukur se ju: Nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur. Pengesa e vetme është qeveria e ardhur me krimin dhe që punon për krimin dhe oligarkët. Kjo është thirrja për 16 marsin, për betejën që do të vazhdojë deri në fitoren e kauzës tonë, Shqipërisë si gjithë Europa!
Pa eufori, por me vendosmëri duhet ta vazhdojmë këtë betejë çdo ditë. Opozitën do ta keni në krah, të zhveshur nga çdo pushtet, mandat dhe privilegj, në bashkimin më të madh të shqiptarëve për të sjellë ndryshmin. Kjo është beteja më europiane që ne zhvillojmë të gjithë së bashku.
Në Shqipëri rruga e Europës ka një pengesë, ai është Edi Rama dhe pakti i tij me krimin. Se bashku, e do ta hapim rrugën drejt Europës. Në Europë kur qeveria kapet duke vjedhur, ikën qeveria, nuk ikën populli refugjat.
Në Europë kur qeveria kapet duke vjedhur, hajdutët shkojnë drejt drejtësisë.
Ne duam Europën këtu në Shqipëri, prandaj do ta largojmë këtë qeveri, do t’ia kthejmë popullit vendimmarrjen. Më 16 mars, të jemi të gjithë bashkë me një takim me historinë. Na thërret ëndrra e rinisë për Shqipërinë si gjithë Europa!
Mirënjohje e veçantë edhe për pedagogët e Universitetit të Durrësit, që na janë bashkuar sot në këtë takim, të cilët kanë qënë në krahun tuaj si rrallëherë, edhe në universitetet e tjera ka qënë kjo, por në Universitetin e Durrësit kanë qënë në krahun tuaj prej ditës së parë, në protestën e drejtë të studentëve, e cila e solli më herët pranverën. E solli në fakt në mes të dimrit dhe i parapriu këtij zgjimi kombëtar, i parapriu bashkimit të shqiptarëve, të cilët tashmë e kanë marrë vendimin: Zot në shtëpitë e durrsakëve, Zot në shtëpitë e shqiptarëve nuk do të jenë më as kriminelët, as hajdutët, as oligarkët, as perversët, as servilët, as dinakët, as hipokritët, hileqarët, të cilët kanë marrë peng tash gjashtë vite shtetin dhe qeverisjen, kanë marrë peng ekonominë.

Njësoj, si në çdo qark tjetër, Edi Rama ka ardhur në pushtet me krimin. Nuk është thjesht shitblerje votash, Edi Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur votat me krimin e organizuar, duke mbushur kutitë me krimin e organizuar dhe duke kërcënuar e shantazhuar qytetarët me krimin e organizuar. Ne e denim këtë, qytetarët e dinin këtë, por tashmë janë mediat ndërkombëtare që kanë botuar fashikujt e dosjes hetimore “339”, me protagonist Vangjush Dakon, Gjushin I cili ka prodhuar për këtë qytet vetëm fatkeqësi, duke u pasuruar në kurriz të qytetarëve të Durrësit, duke shkatërruar një pasuri mijëra vjeçare kombëtare siç po bëhet gati edhe njëherë tek Veliera dhe ku kam besim të madh se qytetarët e Durrësit me rininë në ballë, do të çohen, do të ngrihen, do të protestojnë dhe do ta ndalojnë me çdo kusht mjet këtë vendim kriminal.
Vangjush Dako e ka vendin në burg, jo se them unë, por se ajo dosje që i ka kushtuar karrigen edhe Fatmir Xhafës e kushedi se sa të tjerëve, është prova ligjore sesi ky njeri, bashkëpunëtori më i afërt i Edi Ramës, banka e Edi Ramës, bankomati i Edi Ramës, dhe kryefushatisti i Edi Ramës, fushatë I thënçin se fushatën e bërte me Niçen me shokë, ky njeri është zbuluar para syve të shqiptarëve dhe gjithë botës nga përgjimet zyrtare të prokurorisë shqiptare, si njeriu që i vuri kazmën votës së Durrsakëve.
Dhe aty është themeli i së keqes miqtë e mi!
Prandaj, Universiteti I Durrësit rrethohet nga plehra që digjen, prandaj paratë që duhet të shkojnë për të vendosur gardhin I investon për të blerë kolltuqe të shtrenjta, perde dhe makina luksi. Sepse Gjush Dako, nuk është peng i fjalës së dhënë para qytetarëve, nuk është peng i fjalës së dhënë para studentëve. Njësoj si Edi Rama ata të dy janë pengje të krimit me të cilin kanë ardhur në pushtet.
Një qeveri e ardhur në pushtet me votat e krimit e ka lidhur fatin me kriminelët dhe nuk e ka lidhur fatin me qytetarët dhe kjo është arsyeja se pse që prej ditës së parë, kjo qeveri dhe ky kryebashkiak, çdo ditë kanë marrë masa kundër qytetarëve. Kanë rritur taksat, kur premtuan uljen e tyre.
E kanë bërë naftën dhe benzinën shqiptare më të shtrenjtën në Europë, kur premtuan jo uljen e çmimit për kategori të ndryshme; biznesin, fermerët, qytetarët.

E kanë palosur sistemin shendetësor, e kanë futur në krizën më të thellë në 28 vite tranzicion, sepse paratë që do të shkonin për pacientët, për përmirësimin e infrastrukturës spitalore, për mjekët, për infermierët, i vjedhin tre apo katër oligarkë me konçensione dhe PPP-të e famshme të shëndetësisë.
Nuk ka shembull më kriminal se sa ajo që ka bërë me universitetin. Ligji për arsimin e lartë, nisi si një ligj korruptiv jo për të ndihmuar studentët, për t’ju ndihmuar ju, jo për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, por për t’i shërbuer një grushti klientësh dhe për të centralizuar të gjithë vendimarrjen në duart e Edi Ramës dhe kukullës së tij në Ministrinë e Arsimit, pavarësisht sesi e quajnë, për të centralizuar gjithçka në duart e të parit të qeverisë, i cili sot ka të gjitha pushtetet.
Shikoni si e trajton parlamentin, si banjo publike. Shikoni si i trajton deputetët si bagëti që shiten dhe blihen si në Pazar të Milotit. A ka shenjë më të qartë të degradimit të një pushteti, se sa shitblerja e të ashtuquajturve deputetë të opozitës së re sikur të ishin bagëti?!
Ky sistem ka marrë fund dhe shqiptarët e treguan refuzimin e sistemit, me protestën më të madhe të 28 viteve në Shqipërinë më të tkurrur nga emigracionin, që është e vetmja vepër e Edi Ramës: largimi masiv I shqiptarëve.
Por edhe ne e dëgjuam zërin tuaj, zërin e studentëve, zërin e qytetarëve, dhe vendosëm t’i japim fund fasadës së parlamentit, fasadës dhe kartolinës, ku, po, kishte qeveri, por janë dhe këta të opozitës, të cilëve kurrë nuk u dëgjohej asgjë.
Çuam amendamente për të ulur çmimin e naftës, e hodhën poshtë.
Çuam amendamente për të ulur çmimin e energjisë e hodhën poshtë.
Çuam amendamente për të rritur pensionet, i votuan kundër. Çuam paketën tonë për studentët, e votuan kundër. Çuam vettingun për politikanët, e votuan kundër.
Kurrë nuk u shfaqen në interpelanca për të dhënë llogari, jo para nesh por para votuesve, para qytetarëve. Sabotuan komisionet hetimore, sepse e dinin se do të dilnin lakuriq para shqiptarëve, të bërë njish me bosët e drogës.

E pra, këtu erdhi momenti për të marrë një vendim të madh dhe vendimi ynë është I qartë: deputetët e Durrësit, të Partisë Demokratike nuk mund të rrinë në krah të Rrahman Rrahjes e JurgisÇyrbjes, por janë në krah të rinisë durrsake dhe qytetarëve të Durrësit.
Me këtë akt kurajoz, më në fund propaganda e Edi Ramës “se të gjithë janë njësoj”, vdiq. Ngordhi!
Nuk jemi të gjithë njësoj. Nuk kemi qënë kurrë njësoj.
Ai solli kriminelët, ne I nxorëm I jashtë.
Ai e kanabizoi Shqipërinë dhe, ndërkohë që ne e denonconim, qeshte. Por doli e vërtetë.
Mbi atë kanabizim u ngrit industria e drogës që shkatërroi ekonominë shqiptare, që shkatërroi kursin e këmbimit, rriti çmimin e prodhimeve dhe shërbimeve shqiptare, uli fluksin e turistëve dhe futi ekonominë në kolaps, në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista që nuk gjeneron punësim, nuk gjeneron shpresë për të nesërmen.
E pra, kemi qënë të qartë në vendimet tona që prej ditës së parë, po kurrë s’kemi qënë më të qartë sesa kur I dhamë fund fasadës dhe bashkë me të, parlamentit të krimit dhe të hajdutërisë.
Këto janë faktet, këto janë të vërtetat dhe kushdo të gjejë sebep dhe arsye për t’u rreshtuar në krah të këtij gjysmagjeli parlament, në fakt, renditet kundër interest të qytetarëve, kundër interesave të Shqipërisë, kundër interesave të rinisë, renditet në krah të krimit të organizuar dhe në krah të hajdutërisë.
Provokimet që po bën me këta të mjerët që I peshkon andej e këtej, do të marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët dhe opozita, duke filluar me të shtunën me 16 mars në protestën e mdhe që do të zhvillohet në Tiranë, ku ju ftoj të jeni të gjithë sëbashku për t’i treguar mbarë botës se koha kur vendin e sundonte një njeri me 5 kriminelë e 5 oligarkë, ka marrë fund.
Shqiptarët kanë vendosur ta marrin fatin e tyre në duart e tyre dhe nuk ka për të patur kthim pas, deri në fitoren e sovranit, deri në fitoren e qytetarëve, deri në fitoren e kauzës së drejtë të demokracisë dhe të lirisë, deri në fitoren e rinisë dhe të studentëve shqiptarë.

Të dashur të rinj e të reja, beteja që kemi nisur nuk është e lehtë. Largimi I Edi Ramës është vetëm fillimi I kësaj beteje. Ne duhet të largojmë bashkë me Edi Ramën të gjitha ata që u bënë pjesë e drejtëpërdrejtë e zhvatjes së Shqipërisë me PPP-të dhe koncensionetkorruptive. Ne do t’i çojmë para drejtësisë dhe paratë që u kanë vjedhur prindërve tuaj, do t’ua kthejmë qytetarëve shqiptarë, t’ia kthejmë shëndetësisë, t’ia kthejmë sipërmarrjes, t’ia kthejmë fermerëve, t’ia kthejmë pensionistëve, t’ia kthejmë studentëve dhe universiteteve shqiptare.
Ne duhet sëbashku të sigurojmë njëherë e mirë që vendi të ketë institucionet dhe rregullat kushtetuese dhe zgjedhore që kurrë më një njeri I vetëm, bashkë me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh, të mos marrë më peng të ardhmen tuaj. Mos t’ju zhysë në dëshpërim, mos t’ju vrasë apo të ju grabisë ëndrrat, mos t’ju fusë në kafaz ambiciet, mos t’ju fusë në depression prindërit, mos t’i detyrojë shqiptarët të ikin nga shtëpitë e tyre.
Dhe që të ndodhë kjo na duhet ndihma juaj.
Në emër të Partisë Demokratike, në emër të opozitës, unë kërkoj sot ndihmën tuaj, të rinisë shqiptare, studentëve shqiptarë, që, përmes një dialogu dhe një konsulte kombëtare, të bëjmë një pakt kombëtar, jo vetëm për largimin e Edi Ramës, por për shembjen me themel të këtij regjimi dhe bandave të këtij regjimi, në mënyrë që, ashtu si në të gjithë Europën, zëri juaj të dëgjohet pa qënë nevoja të ngriheni në protestë për gjithçka. Të keni mundësi që, përmes mekanizmave ligjorë dhe kushtetues, përmes rregullave se si administrohet tuniversiteti, që zëri juaj të dëgjohet dhe vendimet mos të merren kurrë pa ju dëgjuar dhe respektuar ju dhe kërkesat legjitime.

Në Europë praktika është e qartë, studentët janë pjesë e vendimmarrjes në çdo universitet, pjesë reale e vendimmarrjes. Por që të ndodhë kjo në radhë të parë duhet të modernizojmë dhe demokratizojmë universitetet. Nuk mjafton thjesht më shumë buxhet për universitet. Si do të shpenzohen këto para, do të shpenzohen për kolltuqe, për mermer apo do të shpenzohen për laboratorë, për dixhitalizim, për konvikte dhe kushte për konviktorët, për subvencionin e qerasë që ka shkuar në nivele të papërballueshme, në 100- deri në 150 mijë lekë qera për ata që jetojnë në qytetin e Durrësit, apo jo? Nivele të papërballueshme edhe për pagën mesatare e jo më për paga minimale dhe për njerëzit që vijnë nga familje në nevojë ekonomike.

Pra, jo thjesht për çështje buxheti, por çështje administrimi, modernizmi të universiteteve në mënyrë, që zëri juaj të dëgjohet, duhet të garantohet vota në Këshillat Studentore, vota në bordet e Administrimit Universitar, ku zëri i studentëve dhe pedagogëve të jetë me votë më i fuqishëm se i administratorëve të qeverisë, pvarësisht se qeveria ka e duhet të vazhdojë të ketë detyrimin ta mbështesë me buxhet, me paratë e buxhetit çdo universitet publik, gjë që do të dyfishohet nën qeverisjen e Partisë Demokratike sipas planit që ne kemi bërë publik tashmë.
Miqtë e mi askush nuk e ka thënë më bukur se ju: Nuk jemi të varfër por jemi të vjedhur. Pengesa e vetme është qeveria e ardhur me krimin dhe që punon për krimin, e dalë nga krimi për interesat e krimit dhe të oligarkëve. Kjo është thirrja për 16 marsin. Kjo është thirrja për betejën që vazhdon e do të vazhdojë deri në fitoren e kauzës tonë, deri në fitoren e demokracisë, lirisë dhe Shqipërisë si gjithë Europa!
Keni një armik.
(Edi Rama ka mbaru thërrasin studentët)
Basha: Jo, jo. Pa eufori por me vendosmëri duhet ta vazhdojmë këtë betejë ditë për ditë. Opozitën do ta keni në krah, të zhveshur nga çdo pushtet, mandat dhe privilegj në krahun tuaj dhe ju në krahun tonë, në bashkimin më të madh të shqiptarëve për të sjellë ndryshmin. Dhe ky ndryshim nuk mund të jetë thjesht dhe vetëm rrotacion karrigesh, por duhet të jetë ndryshimi që do ta ndjeni ju, ta ndjeni cilësinë e mësimdhënies, ta ndjeni me mundësinë për t’u punësuar pasi të mbaroni shkollën, për maturantët ta ndjejnë mundësinë për të zgjedhur një degë dhe për të vazhduar atë pavarësisht prej statusit ekonomik apo social të familjes tuaj; mundësi, liri dhe vlera.
Kështu shkohet drejt Europës, me mundësi, me liri dhe me vlera. Jo mo monopole, jo me dhunë, jo me hilera dhe me gënjeshtra.
Pra, në përfundim më lejoni t’ju them se kjo është beteja më europiane që ne zhvillojmë të gjithë së bashku.
Në Shqipëri rruga e Europës ka një pengesë, ai është Edi Rama dhe pakti i tij me krimin.
Ne do ta hapim rrugën drejt Europës, të gjithë së bashku.
Në Europë kur qeveria kapet duke vjedhur, ikën qeveria, nuk ikën populli refugjat.
Në Europë kur qeveria kapet duke vjedhur ata që kanë bërë vjedhjen shkojnë drejt drejtësisë.
Ne duam Europën këtu në Shqipëri, prandaj do ta largojmë këtë qevri, do t’ia kthejmë popullit vendimmarrjen dhe së bashku me ju do të bëjmë realitet kushtet, lirinë dhe mundësinë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Rrëfehet Paloka: Boja nuk ishte asgjë, ja çfarë i kam bërë Ramës në 1993

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka komentuar në ‘Zonë e Lirë’, situatën e rëndë politike në të cilën ndodhet vendi. 
Paloka ka deklaruar edhe njëherë se nuk do ta kishte lagur me bojë Ramën nëse nuk do ta kishte ofenduar. Ndërkohë ish-deputeti demokrat ka treguar një tjetër histori mes tij dhe Ramës të ndodhur në vitin 1993.
‘Rama kryeministër gojë pisët, arrogant, duhet ti tregojmë se nuk mund të bëjë çfarë të dojë dhe me këtë dojë. Bojën Ramës ia hodha pas këtyre th-ve, dhe nuk do e bojatisja sikur të mos merrej me tha kaq shumë. Për shqiptarët nuk është problem një politikan thuthuq, por shqiptarëve i bën keq një politikan dhunues, hajdut. Rama mund të më thotë mua vetëm thuthuq, gjithmonë ka qejf të gricej me mua, dhe mori atë që mori. Në 1993 kur isha me Fevziun, në ditën që shpallej poli nga Ceka dhe Gjinushi, më provokoi me një fyerje dhe unë reagova në mënyrë impulsive, aq sa Fevziu më mbante për krahesh. Me ramën tallej gjithë bulevardi i Tiranës. Kisha edhe nja dy raste të ngjashme me këtë që tregova, po smë kujtohen’, deklaroi Paloka.

Paloka ka hedhur poshtë akuzat që vijnë nga mazhoranca se opozita ka mbështetje Ruse, duke theksuar se të gjithë shqiptarët e dinë kush i jep naftë Rusisë.
Paloka shtoi se aleatët natyralë të PD janë SHBA-të, të cilët deklaruan dy ditë më parë se në Shqipëri janë vjedhur votat në zgjedhjet e fundit, duke mbështetur akuzat e opozitës.
‘Ka fakte dhe lidhje të Ramës me biznese të lidhura me Rusinë, por ne asnjëherë nuk kemi thënë se Rama punon për Rusinë. Dmth Basha, Berisha kanë lidhje me rusët dhe Rama, Ruçi dhe Balla kanë lidhje me amerikanët. Dhe kush e tha këtë akuzën e lidhjeve të PD me rusët? Taulant Balla. Po me Vuçiçin kush puthet? Rama po pa para nuk pyet se me kë lidhet, por smund të them se ai po fut Rusinë në Shqipëri për shkak se punon për ta. Dy ditë më parë departamenti i shtetit tha se janë blerë votat në zgjedhjet e fundit. Janë të njëjta akuza që ka bëre opozita prej dy vjetësh. Aleatët e PD dhe shqiptarëve janë natyrale, s’kemi nevojë të kërkojmë ndihmë nga Moska. E vetmja gjë që ne e kemi vendosur dhe po e bëjmë është informimi i ndërkombëtarëve, pasi shikojmë se janë të painformuar, ne kemi dorëzuar mandatet ato flasin për bojkot. Rama dikur kërcënonte europën me Moskën, kur thonte po s’më dhatë këtë unë kam alternativa të tjera’, deklaroi Paloka.

Flet Vaclav Klaus, babai i euroskeptikëve: “Ja si do të dalin zgjedhjet europiane”

Të flasësh për Europën me Václav Klaus do të thotë të konfrontohesh me atë që kontinentin e ka parë të përçarë, të copëtuar, të shqyer nga ideologjitë e ‘900 dhe në fund të bashkuar nën atë flamur blu me yje që e ka kritikuar qysh nga momenti i parë. Domethënë qysh kur ka nisur të hedhë farën e euroskepticizmit, jo vetëm si Kryeministër çeksollovak, por edhe si President i Republikës Çeke (nga viti 2003 deri më 2013). I tiji mund të përkufizohet si një mendim proto – sovranist, edhe pse si profil akademik shfaqet gjithmonë si një liberal i bindur. Thjesht, në mënyrën më politikisht korrekte të mundshme, thekson se për të shpëtuar Europën si entitet është e nevojshme të çinstalohet Bashkimi Europian si superstrukturë dhe të kalohet në një bashkëpunim të lirë midis vendeve që aktualisht e përbëjnë, duke ruajtur lirinë e lëvizjes pa hequr kufijtë. Gli Occhi della guerra e kanë takuar me rastin e vizitës së tij në Romë, i ftuar me librin e tij Të kuptosh emigracionin (shtëpia botuese Giubilei Regnani) në kuvendin Europa Sovraniste të organizuar më 9 mars nga think tank Nazione Futura.

Presidenti Klaus, e tejkaluar dikotomia e djathtë/e majtë, zgjedhjet e radhës europiane do të jetë ato të popujve kundër elitave?
“Megjithëse ndarja themelore e politikës së sotme ka një dimension vertikal, nuk besoj se kategori si e djathtë dhe e majtë janë tejkaluar. Nuk do të jenë edhe në të ardhmen. Ndryshon vetëm forma”.

Në çfarë mënyre?
“Për shembull, elitat për të cilat flasim nuk janë aspak pa formë. Përkudnrazi, janë në të gjitha sepktet forca të majta, edhe pse shtiren sikur nuk e dijnë”.

Dhe të flaken tej në sekretin e kutisë së votimit…
“Nuk besoj. Pres që forcat euroskeptike të mund të arrijnë rezultate më të mira sesa në të kaluarën, por partitë proBashkimi Europian do të mbesin mazhoritare”.

Domethënë, asnjë Europë të Kombeve?
“Jo. Nuk do të ketë ndryshime kaq të thella. As formimi i një konstelacioni të ri potencial antiBashkim Europian brenda Parlamentit Europian nuk do të jetë i mjaftueshëm. Nevojiten ndryshime të thella në mentalitetin e qytetarëve”.

Projekte si Internacionalja Sovraniste e Matteo Salvini dhe The Movement i Steve Bannon nuk mund ta përshpejtojnë këtë vetëdijësim nga ana e popujve?
“Me hidhërimin tim më të madh, nuk e kam takuar kurrë zotin Salvini, që gjithsesi nuk e konsideroj një populist të djathtë. Idetë e Steve Bannon më pelqejnë shumë, jemi konfrontuar shpesh dhe mendoj se influenca e tij potenciale mund të jetë pozitive. Por do të tentoj që të mos e mbivlerësoj”.

Cila do të ishte receta juaj për ndryshimin e Europës?
“Problemet e Bashkimit Europian kanë shumë dimensione. Në nivel legjislativ, do të duhej të ktheheshim në një qasje paraMaastricht (dhe, natyrisht, t’i themi lamtumirë Traktatit të Lisbonës). Veç kësaj, të dyja shtyllat kryesore e “bashkimit” të epokës së fundit – Marrëveshja e Schengen dhe euro – do të duhej të rishikoheshin. Së fundi, duhet të kundërshtojmë emigrimet në masë dhe t’ua kthemë pushtetin vendimmarrës shteteve kombëtare”.

Me pak fjalë, të rifillohet nga zero…
“Mjafton të lexohet manifesti i Emmanuel Macron për të kuptuar faktin se Europa kështu siç është nuk kaa arsye të ekzistojë. Jo vetëm është e gabuar, por edhe jashtëzakonisht e rrezikshme. Në thelb, europeistët do të donin ta transformonin Bashkimin Europian në një subjekt akoma më të rregulluar, më të burokratizuar, më progresist. Vende si Italia – ashtu si Republika Çeke – duhet të luftojnë bashkë për të ndryshuar modelin aktual e integrimit europian. Në rast se përpjekja jonë e përbashkët do të dështonte, lënia e Bashkimit Europian do të bëhej një opsion. Për ta kuptuar, mjafton të shikohen dy dekadat e stanjacionit dhe të performancës së dobët ekonomike të pësuar nga vendi juaj pas adoptimit të euros”.

Ju konsideroheni babai i sovranizmit në Europë. Për të përkufizuar teoritë tuaja politike është krijuar deri edhe një term: klausizmi. Kush lider europian e interpreton më mirë këtë doktrinë?
“Më josh shumë fakti që konsiderohem si babai i klausizmi. Në realitet, 28 vite më parë, kur themelova Partinë Civile Demokratike, e quajta veten thjesht konservator nga pikëpamja politiko – kulturore dhe liberale në ekonomi. Në të vërtetë, mendimi im, që aq shumë u pëlqen bazave militante, nuk ka kaq shumë mbështetës në nivelet drejtuese të politikës. Le të themi se, megjithëse duke qenë ai klausist, konfrontohem shpesh me zotinOrbán. Kemi shumë pikëpamje të përbashkëta”.

Ja, për sa i përket grupit të Vishegradit. Forcat e majta e të gjithë kontinentit mendojnë se ky bllok është një prej problemeve kryesore të Bashkimit Europian. Sidomos për sa i përket pozicioneve në temën e emigracionit dhe të rishpërndarjes së emigrantëve. Çfarë mendimi keni?
“Rishpërndarja e emigrantëve është një ide progresiste e papranueshme që synon në ristrukturimin etnik të kontinentit tonë dhe në erozionin gradual të identiteteve kombëtare. Në vend që të mbrojnë kufijtë e Bashkimit Europian, elitat europiane propozojnë këtë projekt inxhinierie sociale që kërcënon historinë, kulturën dhe traditën e vendeve të veçanta. Vendet e Grupit të Vishegradit janë konfrontuar nga afër me ideologji të kësaj natyre dhe janë ngurruese në përsëritjen e përvojave të tilla të ngjashme”.

Nga Shtetet e Bashkuara, tek Hungaria dhe deri në Australi, në të gjithë botën rriten masat e survejimit dhe të mbrojtjes së kufijve. Është ku drejtimi i duhur për t’u ndjekur që t’i jepet fund krizës së emigrantëve?
“Të gjitha shoqëritë bazohen mbi kufij, tela me gjemba, mure. Është e pamundur që të çlirohemi prej tyre. Ne kemi jetuar për vite të tëra nga ana tjetër e Perdes së Hekurt, megjithatë nuk e kemi menduar kurrë që të teorizojmë një heqje totale të kufijve”.

A nuk do të ishte rruga më e thjeshtë për ndalimin e emigrantëve ajo e mbështetjes më shumë e shteteve afrikane?
“Jo me ndihmat humanitare, shpërdorime parashë në kuptimin e vërtetë të fjalës që përfundojnë në xhepat e politikanëve dhe të burokratëve të korruptuar. Forma e vetme më efikase e ndihmës është e ajo e tregtimit lirisht me këto vende, pa kuota, pa kufizime, pa barriera burokratike dhe pa imponuar standarde sociale, mkedisore dhe të çdo lloji tjetër”.

Qeveria italiane akuzohet shpesh se i shkel syrin Rusisë. Ju që keni jetuar si protagnoist fazat më të pas passovjetike a arrini ta konsideroni si një bashkëbisedues?
“Kemi vuajtur për dekada dominimin perandorak sovjetik. Për këtë arsye jemi ndoshta hiper të ndjeshëm ndaj Rusisë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm për ndryshimet e rëndësishme që kanë ndodhur pas rënies së komunizmit. Duhet t’i pranojmë dhe t’i respektojmë. Nuk janë të mjaftueshëm, por as të anashkalueshëm. Jam i bindur se duhet qenë logjike pranimi i Rusisë si një vend me ambiciet dhe me interesat e veta. Italia ka mundësi që po vepron më mirë se shtetet e tjera europiane”.

Po për sa u përket superfuqive të tjera? I konsideroni Kinën dhe Indinë si mundësi apo kërcënime potenciale?
“Kina, India, Rusia dhe të gjitha vendet e BRICS-it duhet të jenë partnerë normalë. Atë që do të doja refuzoja me forcë është idea se duhet të luftohet një Luftë e Ftohtë e re. Ne i kemi qenë viktima, dimë diçka”.

A ka një rrezik islamizimi të Europës?
“Islami është një besim fetar, islamizmi është kërcënim. Është mirë që të frenohet dhe që të mos importohet – aq më pak qëllimisht – në Europë. Në përgjithësi, e konsideroj multikulturalizmin si një ideologji kolektiviste e majtë e epokës moderne. Por, për të qenë i ndershëm, më duhet të pranoj se multikulturalizmi është një pasojë e mënyrës tragjike e mendimit pasmodern, që përfshin edhe universalizmin artificial që parashikon dominimin e kulturës perëndimore”.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Erdhi 16 Marsi, DILNI!

Haris VONGLI

Nuk ka asnjë arsye përse qytetarët shqiptarë të mos ngrihen dhe protestojnë kundër çdo padrejtësie që u bëhet përditë. Erdhi 16 marsi, DILNI! Politika apo politikanët shqiptarë nuk janë punëdhënësit tanë, por jemi ne që duhet t’i mbajmë ata në punë, t’i emërojmë a delegojmë për të na përfaqësuar.
Sikurse duhet të jemi ne ata që, me të drejtë të plotë, ligjore, institucionale e morale, t’i pushojmë nga puna, me çdo kusht, nëse interesat tona jetësore cënohen gjithnjë e më SHUMË. Sot Parliamenti shqiptar është ilegjitim nga pikëpamja morale, konstitucionale dhe ligjore.
Çdo mandat i zëvendësuar nuk përmbush aspak vullnetin popullor të zgjedhësve dhe krijon për rrjedhojë një opozitë kartonash, një opozitë të dobët dhe kthen “de facto” Partinë shtet. Vlen t’ju rikujtoj këtu se Neni 64 i Kushtetutës e bën të qartë se Parlamenti përbëhet nga 140 deputetë. Pra sot, Parlamenti ka rënë jo vetëm “de facto” por edhe “de juro”.
Për më tepër, në mungese të Gjykatës Kushtetuese, ky ilegjitimitet thellohet edhe më tej. Çdokush duhet të kuptojë se vendimet që merren atje, në “pash të vendit” nuk janë së pari legjitime, lënë mënjanë moralin apo integritetin individual të secilit parlamentar, i cilësdo forcë politike qoftë ai/ajo.

Ndër të tjera ndryshime duhet të bëhen edhe në Kodin Zgjedhor, si edhe në Kushtetutën e vendit, prandaj së fundmi, lideri i Opozitës, z. Lulzim Basha, ka pranuar se kjo është rruga mëse e domosdoshme që duhet ndjekur, çrrënjosja e sistemit ekzistues, dhe ky propozim i tij vlen të duartrokitet.
Protesta e datës 16 mars definon fazën e dytë kyçe të demokracisë në Shqipëri, kalimin nga sistemi politik hibrid, që ka qenë më së shumti produkt i marrëveshjeve partiake, se sa produkt i votës e votimit të lirë, të barabarte dhe të ndershëm. Prandaj, slogani rrënqethës “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” do të thotë që të duam t’i afrohemi asaj në vlera e parime; të ndihemi dhe të sillemi si qytetarë të lirë, si sovrani që ka në duar vetë fatet e tij, për të kaluar nga një pushtet absolut në një demokraci të vërtetë e të qëndrueshme.
Protesta e nesërme do të jetë padyshim e para në 30 vite demokraci, kur PD-ja dhe opozita e bashkuar i japin epërsi direkte interesit qytetar, duke u barazuar jo vetëm në status por në esencë për të ushtruar demokracinë direkte, sheshin, aty ku duhet të sundojë kryengritja krejtësisht legjitime dhe e lirë e popullit. Protesta uragan e datës 16 mars do të shënojë kulmin e një lëvizjeje për ndryshimin e rendit politik të kalbëzuar në vend, gjë që e kthen këtë protestë në elementin kryesor të qëndresës popullore e cila nga aspekti praktik mund të vazhdojë me qëndrimin në shesh, rrethimin e intitucioneve politike false, si qeveria dhe parlamenti, dhe duhet të përfundojë me kulmimin e arrestimit civil të qeveritarëve të cilët janë përgjegjës direkt për situatën kaotike në vend. #protesto #16mars #vendosti

Skandal! Sigurimet shëndetësore në administratë u paguhen vetëm militantëve të PS

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar ditën e sotme një tjetër skandal, që po ndodh me administratën në Shqipëri.
Ai ka bërë publik denoncimin e një punonjësi të hipotekës në Tiranës, i cili thekson se në administratë sigurimet shëndetësore ju paguhen vetëm militantëve të PS, nëse je anëtar i një partie tjetër nuk të paguhen.
Ja postimi i plotë i Berishës
Narkoshteti paguan sigurimet shëndetësore sipas perkatesise partiake!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor pershendetje.dua te denoncoj nji shkelje pran ZRPP Tirane….jam punenjos pran hipotekes prej 2 vitesh, jam antar i Lsi por kur shkova ke instiuti i sigurimeve shendetsore rezultoi qe vetem 1 muaj sigurume na jan derdhur. kte katrahur e kan ber Blerina Doracaj, Eljon Semanaj, dhe kryeregjistrusi aktual Valdrin Pjetri…punonjsit te Rilindjes ja u kan pagu kurse Lsi dhe Pd vetem nji muaj ne 2 vjet pun…. anonim dhe faleminderit”.

Kryekëshilltari ekonomik i CDU kritikon deklaratat e OSBE: Duhen zgjedhje të parakohshme!

Këshilltari për Ekonominë i CDU, Martin Henze ka komentuar situatën e vështirë politike në të cilën ndodhet Shqipëria. Në një intervistë, Henze është shprehur i qartë se e vetmja zgjidhje për krizën politike në Shqipëri, janë zgjedhjet e parakohshme.
Sa i përket djegies së mandateve, ai e cilësi një vendim historik dhe kurajoz atë të partisë Demokratike. Sipas Heinze Shqipëria duhet të jetë krenare që ekziston Partia Demokratike.
Intervista e plotë
Pyetje: Ministrja e financave ka deklaruar që investitorët e huaj po stepen për shkak të protestave të opozitës. Mendoni se ka një ndikim?
Përgjigje: Më e rëndësishmja për mendimin tim është se investitorët e huaj, që të vijnë, kanë nevojë për garancira ligjore. Dhe në Shqipëri për momentin nuk funksionon Gjykata Kushtetuese dhe nuk funksionon Gjykata e Lartë. Kështuqë këto garanci nuk mund t’u jepen investitorëve të huaj. Shtoj këtu se edhe korrupsioni është në nivelet më të larta. Për mendimin tonë, kjo i pamundëson investitorët e huaj që të vijnë në Shqipëria dhe ta shohin Shqipërinë si atraktive.
Pyetje: Zoti Henze, opozita prej disa javësh ka djegur mandatet dhe është kritikuar nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë, edhe nga Gjermania, edhe ministria e jashtme ditën e djeshme ka lëshuar një deklaratë, edhe nga CDU-ja zoti Hahn e ka kritikuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Ju si e shikoni këtë akt të opozitës, e dëmton procesin e integrimit të Shqipërisë?

Përgjigje: Për mendimin tim, është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Evropa duhet të jenë krenarë që ekziston Partia Demokratike, një parti demokratike në Shqipëri, e cila merr me kurajo vendime demokratike. Çdo i zgjedhur në Partinë Demokratike dhe në parlament mund të zgjedhë vetë si të vendosë, meqë jemi në një republikë demokratike, se çdo të bëjë me mandatet e veta. Dua të kujtoj se në Evropë ka mendime kontradiktore për vendimin e Partisë Demokratike, pra jo gjithçka keni transmetuar në Shqipëri, sikur Evropa kritikon djegien e mandateve, reflekton të vërtetën, sepse këtu tek ju mbërrijnë informacione shumë të selektuara dhe të filtruara. Ka mendime të ndryshme për këtë pikë. Pastaj, unë e shoh si një gjë shumë të rëndësishme që Partisë Demokratike në parlament i është mohuar e drejta parlamentare. Në këto momente në Shqipëri mungon Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe fiks në këtë kohë PD i janë mohuar të drejtat parlamentare, çka do të thotë se PD dhe opozita nuk kanë asnjë të drejtë a mundësi për të kontrolluar parlamentin apo për të apeluar vendimet e parlamentit, sepse siç edhe ju e dini, çdo vendim i parlamentit mund të çohet në Gjykatën Kushtetuese për apelim, nëse opozita e vlerëson si të arsyeshëm këtë hap. Në Shqipëri kjo gjykatë mungon dhe për këtë arsye mungon edhe e drejta parlamentare. Prandaj edhe zgjedhja për t’u larguar nga parlamenti e Partisë Demokratike mund edhe të kuptohet. Më lejoni të them edhe diçka tjetër. Do të krahasoj Shqipërinë me një shembull shumë të thjeshtë. Nëqoftëse një pacient i sëmurë në spital bëhet gati për operacion, grupi i mjekëve përgatitet për operacion pasi pacienti ka një gjak të infektuar dhe duhet të ndërrohet gjaku, nëqoftëse grupi i mjekëve i heq të tërë gjakun, pa i injektuar gjakun e ri, çfarë ndodh: pacienti vdes. Pak a shumë e njëjta gjë ka ndodhur me reformën në drejtësi në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese nuk ekziston dhe për momentin asnjë gjyqtar nuk është zëvendësuar. Them se do të kishte qenë mirë që të kishte ndodhur një zëvendësim provizor i gjykatësve të Kushtetueses, pra qeveria ose klasa politike mund të kishte propozuar një grup gjykatësish provizorë nga gjykata ndërkombëtare të BE-së, që të merrte provizorisht funksionet e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë, edhe e drejta parlamentare e opozitës do të ishte atje. Por po rikujtoj se në këto momente, kur Gjykata Kushtetuese është inegzistente, e drejta parlamentare po ashtu mungon. Opozita nuk ka të drejtat bazë demokratike për të kontrolluar parlamentin dhe mbarëvajtjen e parlamentit.

Pyetje: Kryetari i Misionit të OSBE-së në Tiranë deklaroi se deputetët e rinj që po marrin mandatet në parlament, ligjërisht mund të votojnë reformën zgjedhore, si diçka që e kanë kërkuar edhe ndërkombëtarët. Ekziston një dyshim nëse mund të quhen që këta deputetë të rinj përfaqësojnë me të vërtetë opozitën apo jo. Cili është mendimi juaj për këta deputetë që po marrin mandatet dhe po krijojnë një shumicë cilësore për të kaluar reformën zgjedhore?
Përgjigje: Çështja është akoma më komplekse, nuk është kaq e thjeshtë. Duke qenë se këta deputetë vijnë nga një listë partiake, pra është votuar partia, nuk është votuar kandidati, kjo lë mundësi për dyshime. Përsëri detyrohemi të kthehemi tek Gjykata Kushtetuese. Këtë gjë mund ta interpretonte vetëm Gjykata Kushtetuese. Në Shqipëri siç e thashë disa herë, Gjykata Kushtetuese nuk është aktive dhe kjo gjë lë shteg që dyshimet të mbeten. Nuk është e qartë nëse është e drejtë apo jo, prandaj unë mendoj se OSBE-ja nuk mund të thotë është legjitime apo jo për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk mund të shprehet dhe nuk mund të apelohet atje një vendim i tillë. Ne e dimë se ai trup kushtetues është organi më i lartë që shqyrton këto lloj çështjesh.
Pyetje: Në eksperiencën tuaj politike, si mund të zgjidhet kjo krizë që ka kapur Shqipërinë, duke qenë se asnjë nga palët nuk po bën hapa prapa për t’u tërhequr? Keni ju një propozim si mund të zgjidhet kriza politike?
Përgjigje: Duke qenë se jemi në një republikë parlamentare dhe republikë demokratike, ai që vendos në fund të fundit është populli, sepse populli ka zgjedhur edhe deputetët, pra parlamentin. Populli është ai që duhet të vendosë se si të ecë përpara. Partitë politike janë të detyruara të dëgjojnë popullin.

Duke qenë se jemi në një republikë parlamentare, unë mendoj se një zgjidhje është që partitë të bëjnë hapa përpara, duke i ardhur përballë njëra-tjetrës, dhe padyshim përfundimi do të jetë zgjedhje të reja, sepse në fund të fundit është populli ai që do ta vendosë.
Kemi partitë opozitare që kanë marrë një vendim demokratik nga forumet e tyre, për t’u larguar nga parlamenti. Ata janë të zgjedhur nga populli dhe përfaqësojnë një pjesë të popullit, kështuqë për mendimin tim, duhet që të dy palët të tregojnë përgjegjësi dhe të arrijnë në një përfundim që mund të jenë edhe zgjedhjet. Ne si investitorë gjermanë duam të vijmë me kënaqësi të investojmë në Shqipëri, por kemi nevojë për garanci, garanci politike, garanci ekonomike dhe që të luftohet korrupsiono, sepse kemi dëgjuar që korrupsioni është shumë i lartë. Nëqoftëse këto pengesa arrihen të sheshohen, atëhere ne do të jemi të kënaqur të vijmë të investojmë në Shqipëri.
Pyetje: Zoti Henze, në vendin tuaj a është demokratike përdorimi i dhunës në protesta, pasi në dy prej tubimeve të opozitës nuk kanë munguar incidentet, nuk ka munguar as dhuna, nga ana e qytetarëve, të udhëhequr në këtë protestë nga opozita.
Përgjigje: Protestat në radhë të parë janë një e drejtë legjitime e çdo partie dhe e çdo qytetari, në çdo vend demokratik. Në protesta zbatohen disa rregulla, por më lejoni të kujtoj se këto gjëra nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, protestat ndodhin në të tërë botën. Unë kujtoj këtu protesta të forta që kanë ndodhur në Gjermani, të cilat mund të kenë qenë pak më emocionale sesa duhet. Në çdo grupim njerëzish ka njerëz që janë më emocionalë, më të prekur. Për mendimin tim kjo s’cënon të drejtën demokratike të protestës, por padyshim protesta duhet të zhvillohet në bazë të rregullave.

Rama kap Bordet e Universiteteve! Nga Lorenc Vangjeli, këshilltarja e kryeministrit, ish-deputeti i PS…

Ministria e Arsimit ka publikuar listën me anëtarët e rinj që ka emëruar në Bordet e Administrimit të universiteteve publike. Anëtarët e bordeve u shkarkuan gjatë protestës masive të studentëve, duke u bërë fajtorë nga kryeministri Edi Rama për situatën e rënduar në arsim.
Në listën e re janë përfshirë figura të njohura për publikun si analisti Lorenc Vangjeli, ish-deputeti i PS, Namik Kopliku, këshilltarja e kryeministrit, Odeta Barbullushi dhe pedagogu Oltjon Rrumbullaku. Këta janë vetëm disa nga personat që do të përfaqësojnë Ministrinë e Arsimit në Bordet e Universiteteve, në një kohë kur Qeveria ka dështuar të përmbush kërkesat e studentëve.
Ndërkohë, artisti Bujar Kapexhiu është zgjedhur përfaqësues i studentëve në bordin e Universitetit të Arteve dhe gazetari Marin Mema është zgjedhur përfaqësues i studentëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Mbetet për t’u parë sesa do të ndikojnë këto figura në rritjen e cilësisë në universitetet shqiptare, ndërkohë që ‘Pakti për Universitetin’ i prezantuar nga Rama mund të konsiderohet tashmë i dështuar, pasi nuk ka realizuar asgjë përveç ndërhyrjes në disa konvikte.

Braktiset Rama, dhjetëra autobusë me qytetarë nga Kuçova dhe Poliçani për të mbushur sheshin në Berat

Takimi i Edi Ramës në qytetin e Beratit ishte një dështim total i tij. Menjëherë pas ndërprerje së takimit dhe heqjes së sinjalit live nëpër televizionet nën kontroll, në orën 15:45 banorët e Beratit e braktisën dhe kjo u dukë menjëherë pas njerëzve që kishte sjell nga zonat të tjera. 
Rama u detyrua ta mbyllë me shpejtësi mitingun megjithëse ai kishte sjellë 15 autobusë plotë e përplot për takimin, 9 nga Kuçova e 6 nga Poliçani për ta shitur si një pritje madhështore në Berta, kur në fakt asnjë beratas nuk ishte në miting.
Karriget dhe forma e vendosjes të militantëve mitingashë dhe administratë të sjellë me autobuza nuk e fshihnin dot braktisjen që qyteti i Beratit i bëri diarresë së lloqeve të Edi Ramës live, duke harxhuar dhe kohë televizive të kushtueshme. Burime nga Berati thonë se Rama ka qenë shumë i acaruar me strukturat e degës së PS së Beratit, por fakti mbetet që qytetarët beratas e braktisën dhe nuk dolën ta dëgjonin. Ky ishte një dështim total i tij në këtë qytet. Jesmenët e tij i kanë futur njerëzit nëpër autobuza për ti nisur drejt Kuçovës.
E ndërsa Rama, ikën drejt Kuçovës këmbanat e kishës bien si një vajtim për fatin e tij.

Rama tashmë e ka bërë skemë, që sa herë në Tiranë ka protesta, ai ngujohet në rrethe, dhe për t’i treguar botës se edhe atë e duan shqiptarët, organizon antimitingje.
Nëse në Tiranë protestojnë shqiptarët me dhe pa parti, nëpër rrethe shkojnë hallexhinjtë, ata që marrin një rrogë në administratë dhe kërcënohet se do u hiqet buka e gojës nëse nuk shkojnë në takimin me kryeministrin.
Rama ka mbledhur punonjësit e administratës për ti çuar të gjithë në Berat, që të marrin pjesë në takimin e thirrur prej tij, për të treguar se dhe ai nuk është vetëm.
Autobusë të shumtë kanë parakaluar mesditën e sotme në Berat, për t’u shpërndarë më pas në qytetet përreth, aty ku do të mbledhin punonjësit e administratës të cilët do të shërbejnë si dekor i Ramës në mitingun e nesërm në këtë qytet.
Sipas informacioneve më të fundit, Rama do të qëndrojë dy ditë në Berat, ndërkohë që shoë i tij me administratën është kthyer në një skenar të lexueshëm sa herë ka protesta në Tiranë.

Rama pritet me protesta në Berat dhe Kuçovë: Dorëzohu!

Rama, si në çdo qytet tjetër, është pritur me protesta edhe nga banorët e Beratit dhe të Kuçovës. Aktualisht banorët ndodhen në lagjen “Kombinat”, lagje kjo e cila ndodhet në pjesën hyrëse të qytetit, me pankarta dhe thirrje “Rama dorëzohu”, ”Rama ik”. Protesta është e udhëhequr nga drejtues të PD-së së qytetit të Beratit. Në video shihen gjithashtu dhe forca policie të angazhuar për të ruajtur qetësinë.
Pas Beratit, kryeministri Edi Rama pritet me protesta në Kuçovë. Inagurimi i një godine shkolle, gjimnazi dhe rikonstruksioni në mjediset e spitalit në qytetin naftëtar, pritet që të pasojnë vizitën e Ramës, në Qarkun e Beratit.
Pasditen e sotme Rama, pritet që të mbërrijë në Kuçovë, ku dhe atje mësohet se do të pritet me protesta.
Kjo protestë është organizuar nga dega e PD-së në Kuçovë e cila mësohet se do të zhvillohet në rreth-rrotullimin e këtij qyteti, afër gjimnazit ku Rama do të kalojë për të shkuar në inagurimin e shkollës.
Grupi i qytetarëve mësohet se është përgatitur për protestën e rradhes. Vizita e Ramës në Berat ka nisur mesditën e sotme, ku dhe në kete qytet është pritur me protesta.
Tashmë është e njohur taktika e Ramës për t’ia mbathur sa herë në Tiranë ka protesta të opozitës. Kështu bëri më herët edhe në protestën e 16 shkurtit, ku i mbathi në Vlorë, më pas në protestën para parlamentit ku iku në Fier, kurse këtë herë ka zgjedhur Beratin për tu fshehur gjoja me pretekstin e takimeve me elektoratin.