21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Basha: Protesta e nesërme do të jetë historike!

Me ministrin e jashtëm çek patëm mundësi të shpalosim edhe njëherë vlerat evropiane si esenca e betejës tonë. Dhe jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga fakti se në betejën për vlerat evropiane, për zgjedhje të lira, për një parlament të shkëputur nga krimi, për një qeveri të çliruar nga krimi i organizuar dhe interesat e oligarkisë, dhe për një Shqipëri të çliruar nga qeverisja kriminale, ne kemi gjetur jo vetëm një bashkëbisedues të vëmendshëm, por edhe një mbështetës të fuqishëm të rrugëtimit evropian të Shqipërisë.
Rrugëtimi evropian i Shqipërisë pengohet nga korrupsioni galopant, pengohet nga krimi i organizuar, pengohet nga asgjësimi i votës së lirë. Ndaj, përpjekja jonë, jo thjesht për të larguar një regjim të ardhur në pushtet përmes paktit me krimin, por për të çliruar votën e lirë dhe për të bërë një pakt kombëtar me të gjithë shqiptarët, të majtë e të djathtë, ku vlerat thelbësore të demokracisë, të ekonomisë, të lirisë, të mos i cënojë më dot askush dhe askush më të mos jetë në gjendje të kapë institucionet dhe t’i shërbejë krimit dhe oligarkisë. Se ky pakt kombëtar ka nisur tashmë rrugëtimin, jo vetëm përmes protestave dhe aksionit qytetar, por edhe përmes përfshirjes dhe gjithëpërfshirjes së elitës intelektuale, siç ishte rasti i djeshëm, ku pata kënaqësinë të ndaj mendimet me elitën e artit dhe të kulturës shqiptare, por edhe të sipërmarrjes, të studentëve, të rinisë, të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Pyetje: Zoti Basha, ambasada amerikane u ka kërkuar sot të të lini pjesën tjetër të deputetëve të punojnë dhe të mos ketë akte dhune.

Basha: Asnjëherë nuk komentoj deklaratat e ambasadave, por mqse më pyesni një sygjerim e kam.
Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë për vlerat me të cilat vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës. Probleme të cilat i shprehu qartë edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit para ditësh.
Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast për shqiptarët për t’u bashkuar dhe për të ngritur zërin.
Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar që e vetmja mënyrë për të garantuar ndarjen e së keqes, është protesta.
Këtë e tregoi protesta e Teatrit, këtë e tregoi protesta e banorëve të Unazës, këtë e tregoi protesta e Studentëve, këtë e tregoi protesta e 16 Shkurtit dhe protestat e tjera që pasuan, këtë do e tregojë ehe protesta e së nesërmes, për të cilën kam bindjen dhe informacionin se do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha, një nga bashkimet më të mëdha të qytetarëve, për të ndalur të keqen dhe për të hapur derën e mbyllur të Europës.
Bashkë do ta hapi, dhe duke hapur këtë derë, përmes vlerave europiane do të rikthejmë mundësitë dhe shanset për liri, për mirëqenie dhe për zhvillim për çdo shqiptar.
Falemnderit!

Basha për ambasadat: Mos u bëni palë, vlerësoj raportin e Departamentit të Shtetit

Kryetari i opozitës Basha ka deklaruar se beteja për zgjedhje të lira është një betejë kundër regjimit dhe se vendi po shkon drejt një pakti kombëtar me të djathtë dhe të majtë bashkë për të ndërtuar një sistem vlerash që do të anëtarësojë vendin në BE. Basha i bëri komentet pas takimit që drejtuesit e opozitës patën me minisrin e Jashtëm çek. Basha tha se i sygjeronte ambasadave të mos bëhen palë me asnjë palë në Shqipëri dhe se palë duhet të jenë vetëm me vlerat e demokracisë. “Vlerësoj raportin e Departamentit të Shtetit që ka të shprehura të gjitha shqetësimet tona”, tha Basha.
Pas përfundimit të një takimi me Ministrin e Jashtëm të Çekisë, kreu i Partisë Demokrtatike Lulzim Basha tha se gjatë bisedës me të kishin ndarë vlerat e përbashkëta europiane të të dy vendeve si dhe sipas tij, kishte gjetur tek ai një bashkëbisedues serioz dhe mbështetës të Shqipërisë drejt integrimit europian.
“Me Ministrin e Jashtëm çek patëm kënaqësinë të ndajmë vlerat europiane.
Për një Shqipëri të çliruar nga interest kriminale. Ne kemi gjetur jo vetëm një bashkëbisedues serioz por edhe një mbështetës të Shqipërisë drejt rrugës së saj integruese në familjen europiane”, deklaroi Basha.
Duke folur për protestën e ditës së nesërme, si dhe qëndrimin e Ambasadës Amerikane lidhur me thirrje për të mos qenë një manifestimi dhunshëm, kreu demokrat tha se ajo do të jetë protesta më masive që është mbajtur ndonjëherë në vend, dhe do të hyjë në histori si protesta që do të hapë dyert e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu Basha ju bëri thirrje ambasadorëve të huaj në vend që të mos jenë palë me partitë politike por kundër dhunimit të demokracisë.

Deklarata e plotë e Bashës
Me ministrin e jashtëm çek patëm mundësi të shpalosim edhe njëherë vlerat evropiane si esenca e betejës tonë. Dhe jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga fakti se në betejën për vlerat evropiane, për zgjedhje të lira, për një parlament të shkëputur nga krimi, për një qeveri të çliruar nga krimi i organizuar dhe interesat e oligarkisë, dhe për një Shqipëri të çliruar nga qeverisja kriminale, ne kemi gjetur jo vetëm një bashkëbisedues të vëmendshëm, por edhe një mbështetës të fuqishëm të rrugëtimit evropian të Shqipërisë.
Rrugëtimi evropian i Shqipërisë pengohet nga korrupsioni galopant, pengohet nga krimi i organizuar, pengohet nga asgjësimi i votës së lirë. Ndaj, përpjekja jonë, jo thjesht për të larguar një regjim të ardhur në pushtet përmes paktit me krimin, por për të çliruar votën e lirë dhe për të bërë një pakt kombëtar me të gjithë shqiptarët, të majtë e të djathtë, ku vlerat thelbësore të demokracisë, të ekonomisë, të lirisë, të mos i cënojë më dot askush dhe askush më të mos jetë në gjendje të kapë institucionet dhe t’i shërbejë krimit dhe oligarkisë. Se ky pakt kombëtar ka nisur tashmë rrugëtimin, jo vetëm përmes protestave dhe aksionit qytetar, por edhe përmes përfshirjes dhe gjithëpërfshirjes së elitës intelektuale, siç ishte rasti i djeshëm, ku pata kënaqësinë të ndaj mendimet me elitën e artit dhe të kulturës shqiptare, por edhe të sipërmarrjes, të studentëve, të rinisë, të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: Zoti Basha, ambasada amerikane u ka kërkuar sot të të lini pjesën tjetër të deputetëve të punojnë dhe të mos ketë akte dhune.
Basha: Asnjëherë nuk komentoj deklaratat e ambasadave, por mqse më pyesni një sygjerim e kam.
Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë për vlerat me të cilat vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës. Probleme të cilat i shprehu qartë edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit para ditësh.
Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast për shqiptarët për t’u bashkuar dhe për të ngritur zërin.
Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar që e vetmja mënyrë për të garantuar ndarjen e së keqes, është protesta.
Këtë e tregoi protesta e Teatrit, këtë e tregoi protesta e banorëve të Unazës, këtë e tregoi protesta e Studentëve, këtë e tregoi protesta e 16 Shkurtit dhe protestat e tjera që pasuan, këtë do e tregojë ehe protesta e së nesërmes, për të cilën kam bindjen dhe informacionin se do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha, një nga bashkimet më të mëdha të qytetarëve, për të ndalur të keqen dhe për të hapur derën e mbyllur të Europës.
Bashkë do ta hapi, dhe duke hapur këtë derë, përmes vlerave europiane do të rikthejmë mundësitë dhe shanset për liri, për mirëqenie dhe për zhvillim për çdo shqiptar.

Kryekëshilltari ekonomik i CDU mbështet djegien e mandateve: Protestat të ligjshme edhe kur…

Martin Henze, kryekëshilltari ekonomik i CDU në Gjermani në një deklaratë të dhënë për mediat është shprehur se korrupsioni i lartë në vendin tonë është penges serioze për investimet e huaja.
Duke qenë se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon zyrtari gjerman tha se kjo sjell pasoja edhe në moszgjidhjen e krizës politike, që është shkaktuar me djegien e mandateve të opozitës.
“Çdo parti vendos vetë se çfarë bën me mandatet e saj, në Europë ka mendime kontradiktore, këtu vijnë informacione të filtruara.
Opozitës në Kuvend i është mohuar e drejta parlamentare, pasi nuk ka asnjë mundësi për të apeluar vendimet e marra nga shumica.
Dorëheqja nga mandatet, vendimi demokratik i tyre, protestat janë legjitime, nuk cënohet e drejta e qytetarëve të tjerë. Edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme. Protestat ndodhin në të gjithë botën, mund të jenë edhe më emocionale sesa duhet”, është shprehur Henze.
Zyrtari gjerman komentoi dhe prurjet e reja në Kuvend, ku tha se duhej një interpretim nga Gjykata Kushtetuese.
”Duke qenë se deputetët vijnë nga një listë partiake, atëherë është votuar partia dhe jo deputeti. Prandaj kjo çështje lë debat sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk mund të shprehet”, tha më tej Henze.
“Sa kohë që jemi në një republikë parlamentare, unë mendoj se partitë duhet të përballen në zgjedhje. Ata janë të zgjedhur nga populli dhe të dy palët duhet të tregojnë pjekuri”, u shpreh më tej zyrtari i CDU-së.

Berisha denoncon skemën e vjedhjes së 170 milionë eurove në segmentin Ibë-Farkë

Sali BERISHA

Ndertimi i segmentit Ibe-Farke, deshmi e megakorrupsionit qeveritar!
Edvini, genjeshtar kongenital, mashtron qytetaret e Elbasanit diten e festes se tyre.
Te dashur miq, dje Edvin Kristaq Genjeshtra zgjodhi diten e Veres per te uruar me genjeshtren e radhes qytetaret e Elbasanit dhe mbare Shqiperise.
Keshtu, dje ai i shoqeruar nga ndrikull Balluku, gjate nje inspektimi per te 7-ten here ne vendin e krimit, rrugen Ibe -Tirane prej 11 km, rruge ne te cilat punohet nga 2013 deri sot, genjeshtari kongenital deklaroi se per shnderrimin e ndertimit te saj ne vegun e Penelopes fajin e ka projekti mizerabel i saj.
Po rikujtoj ketu se dy muaj me pare ky mender kryeminister qe flet me shume me tule se sa me tru, deklaroi se kjo rruge qenka tenderuar pa projekt paçka se rruga eshre tenderuar me tender te hapur nderkombetar.
Te gjitha keto mashtrime Edvini i ben per te mbuluar vjedhjen monstruoze Rama -Gjiknuri – Ahmetaj te rreth 170 milione eurove per ndertimin e segmenti Ibe -Tirane dhe mos perfundimin e ketij segmenti per 6 vite me rradhe 2013-2019.
Te dashur miq, lidhur me mashtrimin e radhes te ketij genjeshtari te lindur sqaroj sa vijon:
– Autostrada Tirane – Elbasan ka patur dhe ka projekt te shkelqyer dhe nderkombetar.
Pasi ka perfunduar projekti i plote dhe jane paguar dhe parate firmes,
⁃ ne vitin 2010 eshte hedhur per ndertim ne tender nderkombetar me fond limit 320 milion dollare te publikuar ne disa nga gazetat me te medha te botes.

-Per ndertimin e saj treguan interes dhe moren pjese ne tender 7 kompani te medha nderkombetare.
-tenderin e fitoi me 253 milione dollare kompania e madhe greke Aktor dhe nje kompani tjeter kuvajtjane me baze ne Greqi.
-Kompania greke Aktor ofroi 8.3 miliardë lekë për ndërtimin e tunelit (rreth 58 mln euro), teksa Ministria e Transporteve kishte vendosur në dispozicion 15.5 miliardë lekë.
Kompania Aktor perfundoi plotesisht ne nje kohe prej 23 muajsh:
Tunelin e Krrabes dhe
-segmentin Krrabe- Elbasan prej 20 km si dhe,
-3,5 km ne segmentin Ibe -Tirane. Perveç ketyre kompania kreu punime te tjera te rendesishme ne trasene e segmentit Ibe-Tirane.
Qe nga fundi i vitit 2013 deri sot vazhdon vjedhja e paimagjinueshme ne kete veper.
Keshtu, çmimi i segmentit per 8 km Ibe -Tirane, per shkak te vjedhjeve nga Rama Gjiknuri beri qe çmimi ne teresi i vepres te rritet nga 255 milion euro, me te cilin ishte fituar tenderi, ne 425 milion euro. Per shkak te ketyre vjedhjeve monstruoze çmimi i segmentit Ibe -Tirane per km arriti ne mbi 20 milion euro nderkohe qe tuneli i Krrabes prej 5 km (ne dy tunelet) eshte hapur me 58 milione euro apo me pak se 12 milione euro per km.
Prokuroria e Krimeve te Renda hapi nje hetim dhe arrestoi drejtuesin e ARRSH por rezultoi se prapa aferes qendronte kupola e qeverise me ne krye Edvinin ne bashkepunim me Gjiknurin dhe Ahmetaj, te cilet vetem ne prag te zgjedhjeve te vitit 2017 votuan per kete segment ne parlament shtese kontrate prej 37 milione euro.
Prandaj miq, mender Kryeministri, per te fshehur sado pak vjedhjet e medha ne kete veper, te cilen ne 8 km e mbetura te pa perfunduara ne qershor te vitit 2013 te segmentit Ibe – Tirane ku punohet prej 6 vitesh dhe u vodhen se paku 170 milion euro, mashtron dhe vetem mashtron si hajdut dhe genjeshtar kongenital. sb

“Si të gjithë ju, unë e dua vendin tim, ndaj të gjithë nesër në protestën e madhe”!

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, të majtë, të djathtë dhe të paangazhuar që të bashkohen nesër me protestën e madhe të organizuar nga opozita.
“Si të gjithë ju, unë e dua vendin tim. Këtu kam mësuar nga im at profesionin e agronomit, këtu kam krijuar familjen time, miqësitë e mia, këtu kam zhvilluar pasionin për të qenë përfaqësuesi i përulur i të gjithë atyre që më kanë dhënë besimin në këto vite. Si i tillë, do të jem nesër me ju, për të kërkuar njëzëri realizimin e aspiratës të mohuar në këtë tranzicion të gjatë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për një sistem zgjedhor realisht demokratik, për një përfaqësim dinjitoz të vullnetit qytetar në të gjitha sferat e vendimmarrjes, për një aleancë të sinqertë nëpërmjet të cilës të shërojmë plagët e një shoqërie të ndarë, të varfëruar dhe të harruar”, bën thirrje për protestën e nesërme politikani dhe biznesmeni i njohur Agron Duka.
Postimi i plotë i kreut të PAA
Më pak se 24 orë na ndajnë nga protesta e të shtunës, ku edhe një herë bulevardi do të mbushet me qindra e mijëra shqiptarë.
Edhe një herë, ne si PAA do të jemi në krah të gjithë atyre që kërkojnë ndryshim.
Largimi i opozitës nga Parlamenti i ka dhënë krizës politike përmasa të tilla, që mund ta çojnë vendin në dy drejtime krejt të kundërta dhe vetëm një hipokrit i pamend do ta mohonte realitetin e errët të këtij çasti.

Drejtimi i parë është ai i rrezikut që pushteti aktual të bëhet edhe më total, duke kontrolluar të gjitha fushat e jetës politike, edhe ato pak hapësira që kishte në dorë opozita.
Drejtimi i dytë është ai i rimëkëmbjes së jetës normale të vendit, nëpërmjet një aleance të sinqertë të të majtëve, të djathtëve dhe të gjithë atyre që janë zhgënjyer nga ky sistem i padrejtë përfaqësimi. Një drejtim në të cilin nuk bashkohemi për të ndryshuar një qeveri, por për t’i dhënë fund pushtetit që gëzon jo vetëm falë kriminalizimit të politikës, por edhe si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës. Zotimi i shumëpritur i opozitës për të zhbërë këtë sistem të përçudnuar është sot garancia e vetme që orët e zeza të shoqërisë sonë të marrin fund.
Si të gjithë ju, unë e dua vendin tim. Këtu kam mësuar nga im at profesionin e agronomit, këtu kam krijuar familjen time, miqësitë e mia, këtu kam zhvilluar pasionin për të qenë përfaqësuesi i përulur i të gjithë atyre që më kanë dhënë besimin në këto vite. Si i tillë, do të jem nesër me ju, për të kërkuar njëzëri realizimin e aspiratës të mohuar në këtë tranzicion të gjatë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për një sistem zgjedhor realisht demokratik, për një përfaqësim dinjitoz të vullnetit qytetar në të gjitha sferat e vendimmarrjes, për një aleancë të sinqertë nëpërmjet të cilës të shërojmë plagët e një shoqërie të ndarë, të varfëruar dhe të harruar.

Sulm racist në një xhami në Zelandën e Re, 49 të vrarë

Sulmet në dy xhami plot me besimtarë, që po merrnin pjesë në lutjet e së premtes, lanë pas vetes 49 të vrarë në atë që kryeministrja e Zelandës së Re, e cilësoi “një nga ditët më të errëta” të vendit.
Autoritetet arrestuan katër persona dhe çaktivizuan mjete shpërthyese të vendosura në një sulm racist të organizuar kujdesshëm.
Policia tha se një person është akuzuar për vrasjet në sulme dhe pritet të dalë para gjyqit të shtunën.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se sulmet në qytetin Christchurch paraqesin “një akt të pashembullt dhe të jashtëzakonshëm të dhunës”, ndërsa tha se shumë nga viktimat janë emigrantë dhe refugjatë.
Përveç të vrarëve, tha ajo, 48 veta janë trajtuar për shkak të plagëve nga armët e zjarrit dhe më shumë se 20 prej tyre kanë pësuar plagë të rënda.
“Qartazi që kjo mund të përshkruhet vetëm si sulm terrorist”, tha kryeministrja Arden.
Policia arrestoi tre burra dhe një grua pas të shtënave që tronditën kombin pesë milionësh.
Autoritetet nuk zbuluan se kush është arrestuar, por thanë se asnjëri nuk ishte nën mbikëqyrje.
Një burrë që mori përgjegjësinë, la një manifest prej 74 faqesh kundër emigrantëve, në të cilin shpjegon se kush është dhe cilat janë arsyet e sulmit. Ai tha për veten se është një racist australian 28 vjeçar. Televizioni New Zealand (TVNZ) e identifikoi si Brenton Tarrant nga qyteti Grafton i New South Walesit në Australi.
Kryeministri australian, Scott Morrison, konfirmoi se një nga të arrestuarit është nga Australia. Duke theksuar se australianët janë pjesë e familjes së njëjtë me banorët e Zelandës së Re, “jemi në dhimbje, të tronditur, të zemëruar dhe qëndrojmë dukë dënuar absolutisht sulmin që u krye nga një ekstremist, një terrorist i djathtë”, tha ai.

Komisionari i policisë, Mike Bush, tha se nuk ka njohuri për të dyshuar të tjerë, por policia nuk është tërësisht e sigurt.
Sulmi më vdekje prurës u krye ne xhaminë Masjid Al Noor, në qendër të qytetit Christchurch.
Një video që besohet të jetë transmetuar drejtpërdrejtë nga sulmuesi, tregon hollësi tmerruese të sulmit. Personi i armatosur qëlloi për më shumë se dy minuta me breshëri mbi besimtarët duke qëlluar madje edhe mbi ata që tashmë kishin rënë përtokë.
Sulmi i dytë u krye mbi xhaminë Masjid në Linwood.
Sulmuesi Brenton Tarrant në manifestin e tij mes tjerash thekson se zgjodhi Zelandën e Re për shkak të vendndodhjes së saj, për të treguar se edhe pjesët më të largëta të botës nuk janë të lira nga “imigracioni masiv”.
Sulmet masive në Zelandën e Re janë jashtëzakonisht të rralla. Më vdekjeprurësi në historinë bashkëkohore ndodhi në qytetin e vogël të Aramoanës në vitin 1990, kur David Grey vrau 13 njerëz pas një mosmarrëveshjeje me një fqinj.

Gjermania deklaratë të fortë për Shqipërinë: Qeveria ka përgjegjësi për krizën!

Ndërsa qeveria gjermane kritikon qartë opozitën e Shqipërisë për bojkotin e parlamentit, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm Christian Schmidt mendon se edhe qeveria ka përgjegjësi për krizën.
Raportuesi i Shqipërisë në Komisionin e Jashtem, Christian Schmidt, mendon se edhe qeveria mban përgjegjësi për situatën aktuale në Shqipëri: “Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar”, tha ish-ministri gjerman për DW. Schmidt është që nga fillimi i vitit raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, njëri nga komisionet që vendos për çeljen e negociatave në BE.
Schmidt tha për DW se së shpejti planifikon të shkojë vetë në Shqipëri për t’u informuar vetë për gjendjen. “Veçanërisht dua të shoh se sa përfshihet opozita në procedurat parlamentare”, theksoi ai.
Vendimi i Gjermanisë për çeljen e negociatave do të varet nga progres-raporti i Komisionit të Bashkimit Evropian që do të publikohet më datën 29 maj. Por për të dhënë miratimin përfundimtar në Këshillin e BE-së, më 19 qershor, Gjermanisë do t’i duhet që të marrë aprovimin e Bundestagut.

Në një takim me deputetë nga komisioni i Bundestagut për Çështje të Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj kërkoi mbështetjen e deputetëve gjermanë për negociatat. “Vendimi pozitiv i Këshillit në qershor do t’i japë një hov të ri jo vetëm proceseve të reformave brenda vendit, por do të shërbejë më së miri për të krijuar një sinergji të re bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe do të forcojë stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë”, tha kreu i diplomacisë shqiptare, sipas një deklarate për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Schmidt kundër ndryshimit të kufijve
Ndryshe nga kolegu i tij kristiansocial, Florian Hahn, i cili në një intervistë të mëparshme për DW nuk e hodhi poshtë idenë e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ish-ministri agrar i Gjermanisë, Christian Schmidt, tha për DW se ai nuk e favorizon kurrsesi këtë opsion: “Në të gjithë Ballkanin nuk gjen një territor të pastër etnikisht, prandaj nuk e kuptoj këtë idenë e shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike”, tha Schmidt për DW.
Ai shtoi se kjo nuk është një çështje që u përket vetëm dy vendeve, por se duhen pyetur edhe fqinjët. Schmidt paralajmëroi gjithashtu edhe në drejtim të Shqipërisë që të mos e ngatërronte më keq diskutimin duke përdorur retorika dhe simbolika që favorizojnë një vizion shqiptaro-madh. “Nga kjo duhet hequr dorë. Kush hyn në BE, duhet të tregohet i kujdesshëm me këmbime territoresh”, tha Schmidt për DW.

Peniani refuzon kërkesat e SHBA për çnuklearizim

Koreja e Veriut thotë se Peniani nuk ka ndërmend t’u bëjë lëshime kërkesave të Uashingtonit dhe se Kim Jong Un do të dalë së shpejti me një deklaratë mbi mundësinë e bisedimeve të mëtejshme.
Njoftimet thonë gjithashtu se Kim Jong Un mund të rishikojë vendimin që i jep fund provave me raketa për më shumë se një vit.
Sipas një njoftimi të agjencisë së lajmeve Associated Press, zëvendës Ministri i Jashtëm Choe Son Hui, i cili i informoi gazetarët dhe diplomatët në Penian të premten, tha se Uashingtoni humbi një mundësi të artë në samitin e dytë të mbajtur në Hanoi në fund të shkurtit me Presidentin amerikan Donald Trump, ku palët nuk mundën të arrijnë një marrëveshje.
Presidenti Trump tha se ai u largua nga tryeza e bisedimeve për shkak të qëndrimeve të ndryshme rreth asaj se çfarë duhet t’i kërkohej Koresë së Veriut që asaj t’i lehtësoheshin sanksionet.
Presidenti Trump tha gjatë një konference shtypi se Peniani kishte kërkuar heqjen e të gjitha sanksioneve në këmbim të vazhdimit të moratoriumit të provave me raketa dhe nxjerrjes jashtë përdorimit të objektit bërthamor në Yongbyon.
Koreja e Veriut thotë se ajo kishte kërkuar vetëm heqjen e pjesshme të sanksioneve.
Sipas agjencisë Associated Press, zëvendës Ministri i Jashtëm Choe Son Hui tha se “marrëdhëniet personale midis dy udhëheqësve të lartë janë ende të mira”.
Në një deklaratë, zyra e presidentit të Koresë së Jugut tha se situata nuk mund të gjykohet vetëm nga komentet e zëvendësministrit koreanoverior. Seuli do të do të bëjë çdo përpjekje që bisedimet mes Koresë së Veriut dhe SHBA të rifillojnë.
Më parë këtë javë, Moon Chung-in, këshilltar i posaçëm i Presidentit të Koresë së Jugut, u tha gazetarëve se shtimi i sanksioneve nuk janë veprimi i duhur, nëse Koreja e Veriut nuk pranon të çnuklearizohet.
Komentet e tij erdhën në përgjigje të një deklarate nga Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare John Bolton javën e kaluar.

Tahiri i pandehur, më 21 mars seanca e parë te Krimet e Rënda

Në 21 mars Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë seancë paraprake për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.
Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
Krahas Saimir Tahirit, nën akuzë janë vendosur edhe tre ish-zyrtarë policie, që të tre prej një viti në arrati.
Seanca tek Krimet e Rënda do drejtohet nga gjykatësja Miliana Muça.

Turqia reagon kundër SHBA ndaj dëbimit të 6 turqve nga Kosova

Ambasada turke në Prishtinë, shpërndau të enjten një reagim të Ankarasë ndaj qëndrimeve të ambasadës amerikane lidhur më dëbimin e gjashtë shtetasve turq, nga Kosova, një vit më parë.
Në reagim citohet zëdhënësi i ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, të ketë thënë se “jemi duke arritur rezultate konkrete në luftën kundër shtrirjes së organizatës terroriste FETO jashtë vendit. Është duke u kuptuar gjithnjë e më shumë se organizata në fjalë paraqet një rrezik serioz, jo vetëm për Turqinë, por edhe për ato vende ku është duke vepruar”.
Në reagim theksohet se Organizata për Bashkëpunim Islamik si dhe Pakistani e kane shpallur FETÖ-n organizatë terroriste. “Më shumë se në 20 vende, në rajonet e ndryshme të botës, shkollat e organizatës FETÖ janë mbyllur, janë marrë nën kontroll si dhe janë bartur në Fondacionin Maarif të Turqisë. Shumë shtete duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit, kanë dëbuar elementet e FETÖ-s nga territoret e tyre”.
Duke nënvizuar se “të gjitha këto procedura realizohen ne kuadër të ligjeve të vendeve dhe janë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare”, zëdhënësi citohet të ketë thënë se një nga kushtet themelore të luftës kundër terrorizmit është një bashkëpunim i sinqertë ndërkombëtar i bazuar në parimet e ligjit.

“Ne i kushtojmë rëndësi vazhdimit të qasjes së fuqishme të vendeve që marrin masa kundër FETÖ-s, kjo organizatë e cila paraqet një kërcënim jetik për vendin tonë në rajonin e Ballkanit, një rajon që e vlerësojmë veçanërisht. I ftojmë partnerët dhe aleatët tjerë që në vend që të përpiqen për të bllokuar masat e marra kundër FETÖ-s, në të njëjtën mënyrë të tregojnë një qasje të kujdesshme”, thuhet në reagim.
Të hënën, ambasada amerikane në Prishtinë, tha se trysnia politike mbi sektorin e sigurisë është shkelje skandaloze e vlerave demokratike, duke komentuar gjetjet rreth operacionit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq një vit më parë.
Në një komunikatë të kësaj ambasade, thuhet se “kaloi afro një vit që kur Kosova pa një proces të rregullt dëboi gjashtë shtetas turq nga Kosova, nën dyshimin se ata paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. Ne ishim të kënaqur të shihnim themelimin e një komisioni hetimor parlamentar i cili zbuloi shkelje ligjore lidhur me incidentin, pavarësisht përpjekjeve për të penguar punën e tij. Gjetjet e komisionit, të cilat sugjerojnë në 31 shkelje ligjore ose procedurale nga ana e Agjencisë së Zbulimit të Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve tjera, ngrenë shqetësime rreth mashtrimit nga ana e agjencive kryesore të sigurisë, si dhe ndjeshmërinë e sektorit të sigurisë ndaj manipulimit politik”, thuhet mes tjerash në komunikatën e ambasadës amerikane.
Më 29 mars të vitit 2018, autoritetet në Kosovë arrestuan gjashtë shtetas turq, punonjës të Institucioneve në pronësi të klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, në vitin 2016.
Të gjashtët ju dorëzuan autoriteteve turke në një operacion që la pas vetes shumë paqartësi, shumë kritika ndaj institucioneve dhe nxiti një përplasje deklaratash ndërmjet presidentit turk Recep Tayipp Erdogan dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Operacioni që ishte rrjedhojë e trysnisë nga Ankaraja u pasua me shkarkimin e ministritë të Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefit të Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi.

Një komision parlamentar për hetimin e operacionit i cili u themelua në korrik të vitit 2018, gjeti 31 shkelje ligjore gjatë operacionit. Shkeljet më të mëdha, sipas udhëheqësve të komisionit, janë bërë Agjencia e Zbulimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Turqia ka arrestuar më shumë se 50 mijë veta në operacionet kundër mbështetësve të dyshuar të Fethullah Gulenit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Fondacioni i tij FETÖ drejton rreth 40 shkolla në Ballkanin perëndimor përfshirë 15 institucione në Bosnjë, 12 në Shqipëri, 7 në Maqedoni, pesë në Kosovë dhe në një Serbi.
Vëzhguesit thonë se ndikimi turk në Ballkanin Perëndimor ka shtrirje në mjedisit posaçërisht të banuara me myslimanë, siç janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.