Gjithnjë e më shumë vogëlushë kanë problem me ekzemën, përkatësisht me dermatitin atopik, simptomat e të cilit posaçërisht janë më të theksuara gjatë dimrit
Temperaturat e ulëta dhe ajri i thatë në hapësira të mbyllura lëkurën e bëjnë edhe më të thatë, më të irrituar dhe më të prirë ndaj të kruarit.
– Kjo gjendje godet rreth 17 për qind të fëmijëve, nga të cilët shumica për herë të parë është sëmurë me ekzemë para moshës pesëvjeçare, më së shpeshti në ditët e foshnjërisë – shpjegon doktor Richard Antaya, drejtor Dermatologjisë së Fëmijëve në Universitetin Yale.
– Dermatiti atopik është i trashëgueshëm dhe zakonisht shfaqet te vogëlushët në familjet e të cilëve ekzistojnë historia e ekzemës, alergjia, riniti alergjik apo astma.
Mund të shfaqet në këmbë apo duar, por shpesh edhe në fytyrë.
Lajm i keq është që për ekzema nuk ka ilaç, mirëpo kura e drejtë mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave.
Sapuni i zakonshëm i fëmijëve dhe rrobat e pambukta janë diçka që do të duhej të nënkuptohej.
Produktet aromatike për higjienë, bartja e pëlhurave siç janë leshi apo ato sintetike, si edhe djersitja mund të jenë shkaktarë të dermatitit atopik. Prandaj duhet reduktuar në minimum.
Si të zbusni simptomat e ekzemës tek fëmijët
Pirja e duhanit mund të shkaktojë verbëri
Pirja e duhanit është një prej shkaktarëve më të mëdhenj të vdekjeve dhe sëmundjeve në botë.
Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, çdo vit vdesin 78,000 persona nga pirja e duhanit, ndërkaq një pjesë shumë e madhe jetojnë me sëmundje të cilat shkaktohen nga duhani.
Duhani është shkaktari më i madh i kancerit në mushkëri, por gjithashtu mund të shkaktojë edhe lloje tjera të kancerit.
Ndër tjerash, pirja e duhanit e dëmton zemrën, e rritë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të të pësuarit sulm në zemër apo në tru.
Por, mbi krejt këto, personat që pinë duhan duket se janë dyfish më të prirë ta humbin shikimin.
Duhani përmban mbi 7,000 kimikale të rrezikshme të cilat, sipas ekspertëve, mund të shkaktojnë uveitis – një sëmundje e cila shkakton inflamacion të shtresës së mesme të syrit.
Nëse nuk trajtohet, uveitis-i mund të kalojë në sëmundje më serioze si katarakti, degjenerimi makular, glaukoma e deri në verbëri.
A ndikon bulmeti në shfaqjen e akneve?
E vërteta për bulmetin po bëhet shumë e përfolur kohët e fundit. Interneti është plot me të dhëna që tregojnë se për të pasur një lëkurë të mirë duhet të heqim dorë nga bulmeti.
Gjithsesi ka shumë studime bashkëkohore që lidhin bulmetin me aknet dhe me problemet e tjera të lëkurës.
Përpara se të merrni vendime drastike për të hequr dorë nga bulmeti është e udhës që të konsultoheni me specialistët e lëkurës më parë.
Për të marrë më shumë informacion kini kujdes se çfarë hani dhe bëni për të mbajtur nën kujdes lëkurën tuaj.
Gjithashtu duke parë shumë diversitet midis personave të ndryshëm dhe llojeve të ndryshme të lëkurave, ka disa kushte të cilat po i shohin shoqata të ndryshme për t’i zbatuar shkencërisht.
Gjithsesi ka lidhje midis nivelit të insulinës dhe akneve. Niveli i lartë i insulinës që shkaktohet nga ushqimi me shumë sheqer dhe karbohidratet e procesuara janë gjetur të lidhura me shpërthimin e akneve.
Për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm duhet të hani një mëngjes të rregullt dhe të qëndrueshëm.
Përpara se të mendoni se bulmeti është fajtori dhe të bëni supozime të tjera, më mirë mendoni se po hani karbohidrate të procesuara, siç është akullorja.
Hidhet shorti i Champions, Ajax-Juventus, ja përballjet e tjera
Në Nyon të Zvicrës sapo është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Champions Leagues.
Fati i goglave ka vendosur që Juventusi të përballet me Ajax.
Liverpooli i Xherdan Shaqirit do të përballet me Porto.
Ajax – Juventus
Liverpool – Porto
Tottenham – Manchester City
Manchester United – Barcelona
Kujtojmë se më 9 dhe 10 prill zhvillohen ndeshjet e para në çerekfinale, ndërsa ato të kthimit pas një jave më 16 dhe 17 prill.
Kompeticioni më i rëndësishëm europian ka hyrë në fazën më interesante pasi vetëm 4 skuadra do të synojnë biletën për në gjysmëfinale.
Basha: Më 16 mars takim me historinë, fund sundimit me kriminelë!
Lideri i opozitës, Basha, gjatë takimit me studentë dhe pedagogë të universitetit në Durrës, u shpreh se, ka marrë fund koha kur një njeri sundonte vendin me 5 kriminelë. Basha ftoi të rinjtë për një pakt kombëtar për shembjen me themel të këtij regjimi dhe jo vetëm për ndërrim pushtetesh.
“Kurrë nuk u shfaqën në interpelenca për të dhënë llogari dhe sabotuan komisionet hetimore, erdhi momenti për të marr një vendim të madh, Durrësi s’mund të rri në krah të Rrahjas e Cyrbes, por në krah të rinisë. Propoganda e Ramës se të gjithë janë njësoj vdiq. Nuk jemi të gjithë njësoj, ai solli kriminelët ne i nxorëm jashtë. Ai futi ekonominë në kolaps në lavatrice të parave të pista. Ishim të qartë kur i dhamë fund fasadës e parlamentit të krimit. Këto janë faktet, këto janë të vërtetat dhe kusho që do të gjejë sebep për t’u rreshtuar në krah të këtij ‘gjysmagjeli’ renditet kundër interesave të Shqipërisë e shqiptarëve. Provokimet me këta të mjerë do të marrin përgjigje nga opozita duke filluar nga e shtuna me protestën e madhe.
Koha kur vendin e sundonte një njeri me 5 kriminelë ka marrë fund, dhe nuk ka kthim pas deri në fitoren e sovranit, fitoren e rinisë e studentëve shqiptarë. Beteja që kemi nisur nuk është e lehtq. Largimi i Ramës është vetëm fillimi, duhet të largojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e zhvatjes së Shqipërisë, paratë e grabitura duhet t’ja kthejmë qytetarëve, pensionistëve, shëndetësisë e faktulteteve.
Duhet të sigurojmë që vendi të ketë institucione që askush mos marrë më peng të ardhmen, mos detyrojë shqiptarët të ikin nga shtëpitë e tyre, e për këtë na duhet ndihma juaj. Unë kërkoj sot ndihmën tuaj të rinisë, të bëjmë një pakt komëbtar për shembjen me themel të këtij regjimi. Në Europë praktika është e qartë, studentët janë pjesë e vendimmarrjes, po për këtë duhet të demokratizojmë universitetet nuk mjafton thjesht më shumë buxhet për universitetet.
Pa eufori po me vendosmëri do vijojmë këtë betejë për ditë. Opozitën e keni në krah të zhveshur nga cdo pushtet, mandat e privilegj. Ky ndryshim nuk mund të jetë vetëm rrotacion karrigesh duhet ta ndjeni ju. Rruga e Europës ka vetëm një pengesë, Rama dhe pakti i tij me krimin. Në Europë kur qeveria kapet duke vjedhur ikën qeveria dhe jo shqiptarët prej Shqipërisë. Ju ftoj më 16 mars, të jemi të gjithë bashkë në një takim me historinë, na thërret ëndrra jonë, ëndrra juaj për Shqipërinë si Europa”, përfundoi Basha.
Basha me studentët në Durrës: Asnjë hap prapa! Ne do ta fitojmë betejën e nisur sepse kemi me vete rininë dhe studentët!
Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me studentë e pedagogë në qytetin e Durrësit.
Gjatë këtij takimi, Basha u shpreh se, nuk do të ketë asnjë hap prapa! Ne do ta fitojmë betejën e nisur, sepse kemi me vete rininë dhe studentët! Rinia beson tek Partia Demokratike! Së bashku, do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!
Basha tha se Protesta e studentëve solli më herën pranverën, ndërsa komentoi edhe vendimin e disa deputetëve në listat e opozitës që pranuan të marrin mandatin e deputetit. “Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapraiu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët”, tha Basha.
Basha tha më tej se, Vangjush Dako së bashku me Edi Ramën janë kapur duke vjedhur dhe blerë vota. Ata janë peng i krimit.
“Rama u kap bë flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg. Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve. A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti. Shitblerja e deputetëve të rinj në Parlament u duk sikur ata të ishin bagëti”, tha Basha.
Asnjë hap prapa! Ne do ta fitojmë betejën e nisur, sepse kemi me vete rininë dhe studentët! Rinia beson tek Partia Demokratike! Së bashku, do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa #16mars
Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 15. März 2019
Çejku: Rama po lobon për të vizituar Rusinë!
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku ka qenë sot i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, ku mes të tjerave ka komentuar dhe vizitën e Zoran Zaev në vendin tonë.
Çejku u shpreh se, më shumë sesa zyrtare, vizita e krryeministrit maqedonas ishte miqësore, dhe i shërbente Ramës. Në këtë pikë Çejku u ndal te deklaratat e Zaev në drejtim të opozitës shqiptare, të cilët i ftoi që t’i jepnin fund vendimeve ekstreme siç është djegia e mandateve.
Ish-ambasadori sqaroi se, Zaev po përdor metoda fine në përçarjen e shqiptarëve të Maqedonisë, pasi po fut në listat e partisë së tij kandidatë që vijnë nga shqiptarët, po që në fund i binden urdhërit të tij.
“Vizita e Zaev ishte më shumë politike sesa zyrtare, sepse nuk pati asnjë lloj dokumenti ku të kishte nënshkrim të marrëveshjeve mes dy vendeve. Rama dhe Zaev kanë një familje të përbashkët, që është e majta europiane. Zaev po përpiqet që të paraqitet si një kryeministër ndryshe nga paraardhësi i tij, po të pamjaftueshme për të plotësuar axhendën e shqiptarëve në Maqedoni, Ai është më i përgjegjshëm për shqiptarët, dhe këtë po përpiqet që ta bëjë dhe me influencën politike që po merr nga Tirana.
Ai po përdor disa metoda fine, që është kandidimi në listat e partisë së tij të disa shqiptarëve, duke e vënë në pikëpyetje fuqinë politike që kanë shqiptarët. Nëse ka 10 deputetë shqiptarë nga LSDM, dhe 7 nga partitë shqiptare, de fakto krijon një përçarje shumë të madhe të shqiptarëve.
Zaev ka qëndruar për 1 vit e gjysmë jashtë Kuvendit, dhe nuk mund të thojë tashmë që opozita këtu po vepron gabim, ai vetë kja ardhur në pushtet përmes një konforntimi të gjatë. Leksionet që është përpjekur të japë në Tiranë janë të nxituara dhe nuk bëhen në kohën e duhur, kjo është një përmbushje e nevojave të aleatit të tij Rama. Shigjeta që hodhi Zaerv ishte sa për të thënë, pasi edhe në Maqedoni është parë me një lloj rezerve”, u shpreh Çejku.
Ndërkohë i pyetur nga ana e gazetares Armela Ferko lidhur me ndikimin rus në Shqipëri, ish-ambasadori u shpreh se retorika e qeverisë Rama është e pavlerë, sa kohë që niveli i demokracisë në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar.
“Rreziku rus rritet nga mosndëshkimi i korrupsionit, dhe moszbatimi i ligjit. Është krijuar ideja se në këtë vend nuk ka ndëshkim për kriminelët, demokracia në vendin tonë ngjan me demokracinë ruse dhe bjelloruse, nuk është ndikimi rus ai që bën skandalin te unaza, që lë pa dënuar trafikantët e drogës.
Kryeministri ynë ka negociuar për të vizituar Rusinë, pasi mes dy vendeve ka marrëdhënie diplomatike. Nëse ne krijojmë demokracinë si duhet në vendin tonë, atëherë ndikimet e vendeve të huaja kalojnë në plan të dytë. Përveç ndikimit rus ka sot rreziqe shumë më të mëdha për vendin tonë. Këto retorika nuk e ndihmojnë qeverinë tonë për procesin e integrimit”, u shpreh më tej Çejku në Fax News.
Reagimi i fortë i Tritan Shehut: Jemi në kushtet e një grushti shteti!
Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka rguar ndaj krizës së thellë që po kakon vendi. “Aktualisht Shqipëria, pa Gjykatën Kushtetuese, është nën një Grusht Shteti kundër demokracisë!”, shkruan ai në një postim në Facebook.
Shehu shkruan se, në këto kushte ka vetëm një zgjidhje politike, ligjore e kushtetuese: fillimi i procedurave për zgjedhje të reja mbi një platformë të pranueshme. Në të kundërt, vijon ish deputeti demokrat, ideatorët e aplikuesit e këtyre akteve duhet të akuzohen për tentative për Grusht Shteti të qeverisjes ndaj demokracisë e ky duhet përballuar si i tillë.
Postimi i plotë
Aktualisht Shqipëria, pa Gjykatën Kushtetuese, është nën një Grusht Shteti kundër demokracisë!
Procedura e tanishme e zëvendësimit të mandateve të deputetëve, të dorëzuara këto në grup si opozitë, nuk ka asnjë bazë ligjore e kushtetuese.
Veprimet e Kuvendit të Shqipërise në lidhje me ketë nuk janë të pajtueshme as edhe me procedurat ligjore për rastet individuale.
Vendimet e KQZ për zëvendesimin e këtyre mandateve bien ndesh edhe me vendimin e vitit 1993 të Gjykatës Kushtetuese, për zëvendësimin jashtë vullnetit të partisë të tre mandateve të PD në atë periudhë.
Tentativa për të quajtur funksional Kuvendin me një përbërje shumë më të vogël deputetësh se 140 nuk ka asnjë bazë ligjore për numrin minimal të deputetëve të domosdoshëm.
Në kushtet kur e gjithë kjo procedurë thelbësore për demokracinë kryhet në mungesën prej me së një viti të Gjykatës Kushtetuese, e vetmja që mund të legalizojë apo jo këto veprime, krijohen tiparet e një Grushti Shteti.
Në fakt në të gjthë këtë periudhë Vendimet e Kuvendit, të Qeverisë etj, kanë qenë të pa ligjëshme, për derisa askush nuk mund t’i apelonte ato në atë Gjykatë.
Në këto kushte ka vetëm një zgjidhje politike, ligjore e kushtetuese: fillimi i procedurave për zgjedhje të reja mbi një platforme të pranueshme.
Në të kundërt ideatorët e aplikuesit e këtyre akteve duhet të akuzohen për tentative për Grusht Shteti të qeverisjes ndaj demokracisë e ky duhet përballuar si i tillë.
Rama antimiting kundër opozitës, zbulohet porosia për ministrat…
Shtyrja e festimeve të Ditës së Verës në Tiranë, më shumë se për shkak të kushteve të motit, ka një prapaskenë të fortë politike. Një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar që do të mbahet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe që është paralajmëruar të jetë më masivja, e gjitha mazhoranca është në ethe për të treguar se Shqipëria feston.
Kryeministri Rama kërkon që përmes aktiviteteve të shumta që janë programuar nga Bashkia Tiranë për 17 marsin të sfumojë protestën e opozitës që do të mbahet të shtunën. Mësohet se Rama është angazhuar personalisht për të shndërruar këtë ditë në një antimiting të madh kundër opozitës dhe për të zhvlerësuar deri diku kauzën e saj.
Burime të Lapsi.al mësojnë se Rama ka thirrur në një takim disa prej ministrave të tij dhe u ka kërkuar që të organizojnë aktivitete për Ditën e Verës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, madje ata duhet të dalin edhe vetë me familjarët në shesh. Bashkëngjitja e ministrive në aktivitetet e Bashkisë Tiranë bëhet me qëllim për të demonstruar më tepër masivitet dhe pjesëmarrje të lartë. Kështu, disa prej ministrive janë duke përgatitur evente të tyre me rastin e Ditës së Verës.
Kjo përpjekje e kryeministrit për të zhvendosur vëmendjen nga protesta e opozitës nuk ndodh për herë të parë. Edhe në 16 shkurt teksa opozita po protestonte në Tiranë, Edi Rama bëri të njëjtën gjë në Vlorë. Ai mblodhi me autobusë mbështetës dhe punonjës të administratës nga të gjitha bashkitë e jugut, për të treguar nga Sheshi i Flamurit se ai gëzon mbështetje të madhe dhe se opozita nuk është populli, por sipas tij një pakicë e dëshpëruar për pushtet dhe e frikësuar nga reforma në drejtësi. Me ndihmën e Erion Veliajt dhe ministrave të tij të bindur, Edi Rama do të mundohet të bëjë të njëjtën gjë edhe të dielën, por kësaj here në një formë tjetër, duke u kamufluar pas festimeve për Ditën e Verës.
Deputetët francezë injorojnë Taulant Ballën: Nuk ndërhyjmë në debatet e brendshme!
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka pritur në një takim një përfaqësi deputetësh francezë, me të cilët ka diskutuar lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë, dhe për çeljen e negociatave në qershor.
Balla u shpreh se ai është i bindur që në muajin qershor do të happen negociatat me BE-në, dhe Franca do të japë mbështetjen e saj.
“Unë jam i sigurtë që do të hapen negociatat në muajin Qershor me Bashkimin Europian. Franca e mbështet procesin e Integrimit të Shqipërisë”, u shpreh Balla me nota pozitivizmi.
Ndërkohë që deputetët francezë nuk preferuan që të diskutonin lidhur me krizën politike në vend, duke thënë se nuk ndërhyjnë në debatet e brendshme.
“Ne kemi ardhur në Shqipëri dhe për të diskutuar lidhur me situatën politike në Shqipëri, do të kemi diskutime edhe më të thella pas zgjedhjeve që do të mbahen në BE. Jemi këtu dhe për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ne gjatë qëndrimit tonë në Shqipëri kemi pasur takim dhe me opozitën, dhe e kuptojmë qëndrimin e partive politike. Nuk mund të ndërhyjmë në debatet e brendshme, për të pasur sa më shumë sinqeritet në vendimarrje, duhet një konsensus nga ana e publikut, duhet të kemi dhe një sqarim si Shqipëria trajton marrëveshjet me vendet fqinje”, u shpreh deputeti francez.
Po ashtu deputetët francezë thanë se nuk dihet se, kur qeveria e tyre do të shprehet lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë, pasi kjo lidhet dhe me rrymat e esktremistëve brenda vetë BE-së.