28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Berisha: Cunami i datës 16 mars do mahnisë botën, revolucioni drejt fitores

Ish-Kryeministri Berisha ka deklaruar përmes një postimi në facebook se opozita ka mirëkuptimin e ndërkombëtarëve për shkaqet që e kanë detyraur të djegë manatet e deputetëve, ndërsa paralajmëruar se protesta e 16 marsit do të jetë një cunam që do të mahnisë botën. “Revolucioni i pandalshem po ecen drejt fitores”, thotë Berisha.
Mesazhi i plotë i Berishës
Dy fjale per nderkombetaret.
Miq, po diskutohet keto kohe lidhur me qendrimin nderkombetar ndaj djegies se mandateve nga opozita, lidhur me kete problem theksoj:
Se pari, vetkuptohet se komuniteti zyrtar nderkombetar nuk mbeshtet dhe nuk mund te mbeshtese djegien e mandateve.
Se dyti, mendoj se opozita ka mirekuptim per keto qendrime dhe po ben gjithçka per te qartesuar shkaqet qe detyruan opoziten per vendimin e saj.
Se treti, sot opozita dhe shqiptaret ne teresi me protesten dhe kauzen e tyre kane fituar me shpejtesi te rrufeshme pushtetin e katert boteror. Mediat e botes kane paraqitur revolucionin e shqiptareve si ngjarje boterore, ne qindra e qindra lajme kane informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kunder lidhjeve te qeverise se Edvinit me krimin, korrupsionin e papermbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze te prokurorise, proteston kunder narkoshtetit dhe kontrollit te Shqiperise tashme Kolumbi e Europes nga mafia.
Si perfundim, protesta historike e opozites nepermjet mediave te medha po fiton mendjen dhe zemren e komunitetit nderkombetar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise.
Revolucioni i pandalshem po ecen drejt fitores!
Cunami i dates 16 mars do mahnise boten!

Deklarata e fortë: “Edi Ramës po i shihet sherri edhe në mërgim”…

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një emigranti në Itali, i cili shkruan se, Ramës po i shihet sherri edhe në mërgim.
Ai ankohet se e ka patur të pamundur të kthejë patentën nga shqiptare në italiane, por pa mundur ta realizjë.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Edvini sherri i emigranteve!
Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital! sb
Mirmrama Zoti Berisha. Jam nje emigrant ne Itali qe punuj shofer me kamjona. Shkova te kthej patenten Shqiptare ne Italjane se kam ba rezidencen ktu, e me thanen qe nuk ban me e kthy kartonin e ri kete qe qiti Rama te riun. Ate qe doli ne qeverisjen tende po ai kthehet. Kti njeriu po i shifet sherri edhe ne mergim. Porsi un ka plot Shqiptar qe nuk mund te kthejn patenten. Ju lutem bejeni publike. Faleminderit me rrespekt …

Të parët në botë si azilkërkues, a duhet arsye tjetër se përse në 16 mars duhet të jemi të gjithë në shesh?

Nga Elton LASKA

Shqiptarët janë të parët në botës si azikërkues në raport me numrin e popullisisë, e kjo shifër tronditëse është treguesi i qartë se përse djegia e mandateve është veprimi i duhur.
Ky fakt nuk ka dalë nga selia e Partisë Demokratike, por nga raporti vjetori i Eurostat, sipas të cilit vetëm në vitin 2018 rreth 19 mijë shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas raportit shqiptarët janë në vend të nëntë për nga numri i azilkërkuesve, pas Sirisë, Irakut, Pakistanit, Iranit, Turqisë dhe Venezuelës.
Të gjiha këto shtete kanë një emërues të përbashkët, Autokracin e përkrahur nga krimi dhe oligarkët.
Në krye të Sirisë është Asad, në krye të Turqise, Erdogan, në krye të Venezuelës është Maduro, ndërsa në Shipëri idhtari i tyre Edi Rama.
Eurostatat konstaton se shqiptarët janë i vetmi popull evropian që kërkon azil, e shkaku kryesor është varfëria që vjen nga keqqeverisja, teksa Shteti është peng i krimit dhe shërbëtor i ologarkëve.
Nuk e di se sa koncerte do ti duhen Saimir Pirgut për të venë nderin e humbur të Shqipërisë kur të lexojë këto shifra, por di t’ju them se nësë Rama dhe shpura e tij nuk largohen, Shqipëria brënda pak vitesh rrezikon shpopullimin masiv, një të keqe që këtij kombi nuk i’a kanë bërë as pushtuesit më të egër.

Me 16 mars gegë e toske, katolikë, myslimane, ortodokese e ateistë, më të bashkuar se kurrë duhet të jemi në shesh për ti thënë të keqes ndal.
Nëse nuk marrin në dore fatet e vendit, të mos ankohemi nesër kur këta do vijojnë të na nëpërkëmbin dinjitetin, të na vjedhin pasuritë, të na poshtërojnë, e të na detyrojnë të braktisim atdheun vetëm se nuk mendojmë njësoj si ata.
Sot Shqipëria është vendi më i varfër i Evropës, vendi më i korruptuar, e ndërsa disa ndërkombëtare fshikullojnë opozitën nga foltoret komode të Parlamentit Evropian, shqiptarët po marrin malet e detit për të siguruar mbijetesën.
Propaganda ka tejkaluar çdo limit, teksa më shumë para të taksave tona shkojnë për oligarkët e medias se sa shkojnë në spitale, çerdhe dhe shkolla.
Të rijntë po e braktisin Shqipërinë, e kjo plagë e hapur kërkon të operohet me bisturi urgjentisht pasi nëse nuk reagojmë në kohë pasojat do jenë fatale.
Ju ftoj me 16 mars ti themi stop ✋
Mafje-qeverisë!

Edhe Mali i Zi kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi: Eshtë e rrezikshme

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjykanovic, ka folur sot rreth idesë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe efekteve që mund të ketë në Ballkanin perëndimor një lëvizje e tillë e kufijve. Megjithatë ai thotë se nuk duhet që të krijojë paranoja për zhvillime të tilla në Mal të Zi.
“Kur bëhet fjalë për vendosjen e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, normalisht kjo përbën edhe një rrezik të vogël për Malin e Zi”, ka thënë Gjykanoviq, në këtë intervistë. Ndër të tjera presidenti i Malit të Zi, ka folur për stabilitetin dhe paqen që shteti i tij ka ofruar përgjatë viteve të 90-ta.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk po kërkon heqjen e tarifës që të fillojë dialogu parimor me Kosovën por që të vazhdojë pazari i tij me Thaçin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se “Vuçiq e ka kërkuar heqjen e tarifës 100% ndaj mallrave të Serbisë në Kosovë”.
” Së dyti, Vuçiq nuk po kërkon heqjen e tarifës që të fillojë dialogu parimor me Kosovën por që të vazhdojë pazari i tij me Thaçin. ‘Razgraniçenje’ quhet projekti i Beogradit për ndarjen e Kosovës e që s’realizohet dot pa presidentin e Kosovës”.

Lexoni statusin e plotë të Kurtit:
Rikthimi tarifor i Pieter Feith
Vuçiq e ka kërkuar heqjen e tarifës 100% ndaj mallrave të Serbisë në Kosovë. Diplomatë e politikanë të ndryshëm ndërkombëtarë që kërkojnë të njëjtën gjë, vetëm sa e transmetojnë kërkesën e Presidentit të Serbisë ndaj Kosovës. E kuptueshme, sepse ata janë ndërmjetës të diplomacisë fluturuese midis Kosovës dhe Serbisë.
Në Prishtinë na i thonë kërkesat e Beogradit, ndërsa në Beograd ua thonë kërkesat tona (kur ka të tilla). Zyrtarët nga Evropa dhe ShBA-ja tash i kanë nga dy kapela, sikurse dikur Pieter Feith në Kosovë, edhe Përfaqësues Civil Ndërkombëtar që na e njihte pavarësinë, edhe Përfaqësues Special i BE-së që nuk na e njihte pavarësinë! Të gjithë ata janë bërë Pieter Feitha tani: njëra kapelë (bilaterale) është e shtetit të tyre që na e ka njohur pavarësinë e shtetit tonë, kurse kapela tjetër (multilaterale) është ajo e ndërmjetësit të jashtëm që vjen me porositë e palës tjetër. Nuk duhet t’i ngatërrojmë në mendjen tonë kapelat e tyre.
Së dyti, Vuçiq nuk po kërkon heqjen e tarifës që të fillojë dialogu parimor me Kosovën por që të vazhdojë pazari i tij me Thaçin. ‘Razgraniçenje’ quhet projekti i Beogradit për ndarjen e Kosovës e që s’realizohet dot pa presidentin e Kosovës. Prandaj, le të mos shtiremi se nuk e dimë se çka do të ndodhë menjëherë pas heqjes apo pezullimit të tarifës: takimi në Bruksel, me Thaçin e Vuçiqin, anash, ndërkaq Mogherini në mes dhe në ballë, në zyren e kësaj të fundit. Natyrisht që nuk është dashur të ketë tarifë mallrash por reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, ama tash nuk bën të hiqet tarifa. Ai do të ishte kapitullim: nënshtrim i Kosovës së pavarur ndaj shtetit të Serbisë dhe dorëzim i shtetësisë e territorit të Kosovës në pazarin Vuçiq-Thaçi.

Zbulohet vendi ku do të fshihet Rama të shtunën

Të shtunën do ja mbathë sërish nga Tirana. Rama i trembet protestave madhështore të opozitës dhe sa herë ndodhin këto protesta të paralajmëruara, ai ja mbath nga Tirana.
Opozita do të zhvillojë më 16 mars një tjetër protestë të madhe përpara selisë së qeverisë. Kjo është protesta e parë e madhe që pas vendimit për djegien e mandateve dhe daljes jashtë Kuvendit.
Ndërkohë burime të Lapsi.al mësojnë se Kryeministri nuk do të jetë në Tiranë atë ditë.
Rama do të nisë nesër një vizitë dy ditore në qarkun e Beratit, në kuadër të turit ‘Bashkia që Duam’, ku pritet të prezantojë edhe kandidatin e PS-së për këtë bashki, Ervin Demo, ish-zv.ministrin e Arsimit të dorëhequr për shkak të doktoraturës plagjiaturë.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme punëtorët kanë marrë masat të rrethojnë markizën përballë hyrjes së Kryeministrisë, strukturë e cila u dëmtua gjatë protestës së 16 shkurtit.

Tabaku: Protesta e 16 Marsit do të jetë madhështore, do vijnë edhe nga Diaspora…

Një protestë madhështore me forcën e numrave, pa fjalime dhe që do të zgjasë, do të jetë protesta e 16 marsit e Opozitës para Kryeministrisë.
Kështu është shprehur ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, gjatë një interviste për Abc News. Ajo u shpreh se, në të do të marrin pjesë edhe shqiptarë nga Diaspora, pasi një nga arsyet e largimit të shqiptarëve sipas saj është Edi Rama dhe qeveria e tij.
“Më 16 Mars do vijnë qytetarë nga Shqipëria do protestojnë para Kryeministrisë për të treguar që opozita atje për të treguar se qeveria nuk përfaqëson situatën politike dhe ekonomike, nuk përfaqëson asgjë që ka lidhje me interesin e shqiptarëve. Do ketë prezencë të Diasporës dhe ka domethënie shumë të madhe se një nga arsyet pse largohen shqiptarët është Edi Rama dhe qeveria e tij. Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe do mbarojë kur të shikohet e arsyeshme se mbaron. Nuk do jetë 1 orë ose dy orë, nuk do ketë fjalime”, deklaroi Tabaku.
E pyetur nëse protesta do të jetë e dhunshme, Tabaku sqaroi se PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe jo me dhunë, por se çfarë ndodh me njerëzit e irrituar është jashtë kontrollit të çdokujt.
“PD nuk merr me forcë asgjë, PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk di se çdo ndodhë me njerëzit e irrituar. Ne protestojmë me forcën e numrave. Ne nuk do bëjmë kurrë asgjë, nëse kordoni i policisë hapet vetë dhe njërëzit e irrituar mund të kenë ballafaqim momental është jashtë kontrollit të çdokujt”, u shpreh ish deputetja demokrate.

Sa i takon zërave për ngritje të një çadre të opozitës, Tabaku theksoi se PD nuk do të sjellë diçka që është sjellë në të shkuarën: “Lajm politik më të fortë se djegia mandateve nuk ka dhe nuk besoj se do sjellim diçka që kemi sjellë në shkuarën. Pas 16 shkurtit u dogjën mandate dhe nuk ka asgjë për ta kthyer pas”.
Për Tabakun, deputetët e rinj në parlament nuk përfaqësojnë vullnetin e demokratëve që i kanë votuar.
“Tri herë është mbledhur Grupi, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar ka pasur diskutime të gjata për strategjinë afatmesme e afatgjatë dhe ishte vendim unanim dhe marrja e këtij hapi që ndoshta ishte ekstrem, por edhe situata ishte ekstreme. Kur strukturat e mëdha të partisë marrin një vendim që të mos jenë në parlament këto janë njerëz të pjesës së dytë dhe 3 të listës por vullneti i demokratëve që ka votuar atë opozitë në parlament nuk është në parlament dhe vullneti i tyre na ka kërkuar që të ndërmarrim këtë rrugë të re. Nuk ka vlerë asgjë se çfarë ndodh atje asgjë nuk e mban dot në këmbë qeverinë. Ligjet që do miratohen duhet të reflektojnë vullnetin e shqiptarëve”, u shpreh Jorida Tabaku.
Duke folur për raportin e DASH për Shqipërinë, Tabaku tha se ai konfirmoi ato që opozita kishte deklaruar më parë me fakte.

Punonjësi i Bashkisë denoncon tek Berisha Veliajn: Na detyron të bëjmë like “fasadës” së PS

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook denonciimin e një punonjësi të Bashkisë së Tiranës, i cili akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që sipas tij po detyron punonjësit e kësaj bashkie ti bëjnë like dhe share postimeve të Partisë Socialiste.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Lexoni për detyrën që u ngarkon Lal Plehu punonjësve të Bashkisë!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje i nderuar Z. Sali Berisha, Jam nje i ri qe punoj ne Bashkine Tirane. Po na imponojne qe te bejm like dhe share fasades te gjith partise socialiste, kan ngritur dhe portal dhe aty na monitorojne bejm like share apo jo, jan ngritur gjith kordinatoret digjital ne te gjith shqiperine jan te gjith nenpunes shteti. Serverat jane ngritur nga kompania e Ilir Beqes dhe jane brenda ne bashkine tirane. Rrespekt”

1500 vrasës shëtisin të lirë, pse nuk i arreston Lleshi i Ramës?

“1500 vrasës ecin të lirë në Shqipëri, pse nuk i kapin këta? Por flasin sikur çfarë bënë me kapjen e grupit të fajdeve në Shkodër në një kohë kur të gjithë këta janë fajdexhinj”, kjo ishte deklarata e Klevis Balliut, ish-deputetit të Partisë Demokratike por pa dhënë më tej argument apo detaje të tjera.
Balliu ishte i pranishëm si çdo mbrëmje tek Unaza e Re, aty ku prej rreth 5 muajsh banorët e Astirit protestojnë kundër projektit që dëmton pronat e tyre.
“Me 16 mars do të ballafaqohemi, dhe do të shohim se si do të dridhet pushteti i Edi Ramës”, tha ndër të tjera ai duke bërë thirrje që në protestën e ardhshme të opozitës të marrin pjesë sa më shumë njerëz që janë të pakënaqur me qeverinë e drejtuar nga Rama.
“Ndaj me 16 mars tek Kryeministria për ti vënë flakën qeverisë dhe sistemit të kapur nga krimi. Nëse nuk e di vallen e Napolonit, do e mësosh më datë 16. Ne e dimë që ti mund të ikësh. Mund të fshihesh kudo, por më datë 16 gjej vrimë miu dhe futu”, tha Balliu.
Ndërkohë nga ana e tyre protestuesit u shprehën se Edi Rama është pushtuesi më i madh që ka njohur vendi.
Edhe pse shiu nuk i ka favorizuar, ata kanë dalë edhe sonte në protestë duke i përcjellë një mesazh të qartë Ramës që ta harrojë se mund të prekë banesat e tyre.

Protestuesit e Astirit iu kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë sa më masiv në protestën e 16 marsit.
Njëri prej protestuesve i ka kujtur Ramës edhe një barcoletë me Stalinin, duke i kujtuar se duhet ta harrojë se mund të kthejë komunizmin duke u marrë shtëpitë.
“Njëherë Stalini u kërkoi disa zyrtarëve të shikonin gjendjen në një fshat që ishte ankuar për jetesën e vështirë. Kur i pyeti se si ishte gjendja, ata i thanë që gjendja ishte më e keqe se çe kishin menduar. Stalini u lumturua, dhe u tha “Shumë mirë. Kështu duhet. Kjo do të thotë që revolucioni e ka arritur qëllimin. Unë i them Edi Ramës, që ta harrojë se mund të na kthejë në komunizëm. Ta harrojë se mund të na marrë shtëpitë. Më 16 mars do na ketë aty, me të gjithë forcat”.

Ministrja e Ramës bën drejtor të akuzuarin për vjedhje me rimbursimin e ilaçeve

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, Rilindja i shpërblen me poste personat të cilët akuzohen për vjedhje dhe shpërdorim detyre. 
Në denoncim thuhet se, ministrja Belinda Balluku ka shpërblyer ish-zv.drejtorin e Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, Eduard Ahmetaj, i akuzuar për abuzim me rimbursimin e ilaçeve, duke e emëruar atë drejtor në këtë institucion.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Hajnia si merite absolute!
Lexonin denoncimin e qytetarit dixhital. sb
pershendetje doktor, Eduard Ahmetaj ishdrejtori i Fondit te kujdesit te detyrueshem shendetesor pas vjedhjeve, abuzimeve me rimbursimet e ilaceve dhe sksndaleve ne kete institucion emerohet drejtor i pergjithshen nga ministrja Balluku, ne qoftese do te kishte shtët ligjor Eduardi duhet te ndiqet penalisht per demin ekonomik te verifikuar nga KLSH dhe pasojat shendetesore qe kane shkaktuar te pacientet, i korruptuar dhe me masa te lene nga KLSH, Eduard Ahmetaj emerohet Drejtor i pergjithshem ne ministrine e Ballukut.