40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Mustafaj: Rama nuk arrin të lexojë pakënaqësitë e qytetarëve, protestat në rrugë do ta largojnë…

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj ka analizuar situatën politike në vend teksa ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24. Ai u ndal tek protesta e opozitës së bashkuar, e cila është parashikuar me 16 mars, ndërsa për Mustafajn është jetike në demokraci mbushja e rrugëve me njerëz që kërkojnë përmirësimin e sjelljeve të një qeverie.
Analisti pohoi se kryeministri Edi Rama nuk arrin të lexojë pakënaqësitë e qytetarëve dhe kjo në pikëpamjen e Mustafajt është e rrezikshme për një sistem demokratik.
“Duhet mbajtur fryma e protestës dhe kjo mbahet përmes rrugës dhe jo ligjërimit. Unë nuk jam ithtar i dhunës. Protestat duhet të jenë demokratike deri në fund. Masiviteti i tyre është presioni që duhet ti behët deri në fund. Rama është një politikan që nuk lexon pakënaqësitë e popullit, pakënaqësitë e politikës dhe opozitës. Në demokraci, mbushja e rrugës është sinjal që duhet të ndryshohet qeveria dhe sjellja e saj”, tha Mustafaj.
Gjithashtu ai komentoi edhe gabimet e bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në qasjen dhe marrëdhënien që ka mbajtur me shoqërinë civile në vend.
“Basha ka filluar që në 2015 një hapje ndaj shoqërisë civile dhe një tentativë për të vendosur urë lidhëse me shoqërinë civile nga fusha të ndryshme, e gjerë tek analistët e mediave shqiptare. E keqja e Bashës ka qenë se ka shkuar në këto takime dhe ka qenë i relaksuar. Nuk ka mbajtur shënime dhe nuk i ka analizuar konkluzionet.
Në përgjithësi në një sistem demokratik dhe opozita ka dy elementë që e përbëjnë atë.

Është elementi aritmetik, nëpërmjet numrave dhe aspekti moral. Në rastin konkret kur opozita ishte numerikisht ishte e pamundur të ndikojë në ligjvënien dhe në drejtimin e vendit. Këta që po shkojnë në Kuvend nuk kanë anën morale, shkojnë për të qenë numra dhe nuk përfaqësojnë interesin e elektoratit. Mua nuk më përfaqësojnë ata. Këta nuk janë moralisht legjitim”, shtoi ai.
Ish-diplomati, Besnik Mustafaj u ndal tek vajza e Azem Hajdarit, e cila nuk shkoi në një linjën me PD-në për të djegur mandatin e deputetes. Mustafaj ndërkohë komentoi edhe veprimin e deputetëve të rinj të opozitës, të cilët pranuan të marrin mandatin e deputetit pas krijimit të vakancave brenda parlamentit. Sipas tij, ata nuk përfaqësojnë elektoratin në aspektin moral.
“Nuk preferoj të bëjë koment për Rudinën. Është në një moshë që po rritet dhe po piqet. Mbiemri Hajdari është shumë i rëndësishëm. Hajdari është në momentin dhe në moshën që i lejohen gabimet dhe ato janë elementë të mësimit.
Edi Rama nuk ka treguar dhe nuk po tregon që është një burrë shteti. Unë besoj se Edi Rama e keqkupton edhe atë që e quani ju “mbështetjen e ndërkombëtarëve”. Evolucioni i ndërkombëtarëve është i pritshëm. Opozita ka shkuar aq larg sa nuk mund të ketë kthim pas. Unë nuk e kuptoj se pse i kërkojnë kthim pas Bashës. Edi Rama ka një natyrë shumë bizantine dhe ai do të gjejë kandidatë të pavarur nga opozita dhe do të krijojë një konfiguracion shumëngjyrësh në zgjedhjet lokale dhe kjo nuk do më çudiste shumë nëse do ta bënte Edi Rama”, përfundoi Mustafaj.

Dokumenti/ Veliaj po pastron paratë e pista të trafikantit të drogës me kullën e re në Tiranë

Partia Demokratike, në denoncimin e saj të radhës ka publikuar disa dokumente të reja, lidhur me kullën më të re e cila do të ndërtohet në qendër të Tiranës.
Në një postim në Facebook, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ngre disa pyetje të rëndësishme, nëse pas kullave në qendër të Tiranës fshihet miku i Taulant Ballës, Edmond Bego? Si dhe pyet kreun e bashkisë Erjon Veliajn nëse po bën pastrimin e radhës së parave të pista?
PD ,i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet ndaj Mond Begos, pasi dyshohet se Kulla në qendër të Tiranës po përdoret për pastrimin e parave.
Ja postimi i Plotë i Zhupës:
A fshihet Edmond Bego pas kullës më të re në qëndër të Tiranës? A po bën pastrimin e rradhës së parave të pista Veliaj me kullat në Tiranë?
Kulla më e re e Tiranës duket se ka lidhje me Edmond Begon dhe prokuroria ka detyrë ta shtoj këtë në dosjen hetimore që nisur për pastrim parash ndaj Mond Begos.
Me vendimin Nr.09, date 20.06.2018, Keshilli Kombetare i Territorit ka miratuar lejen e zhvillimit per objektin “Tirana’s Rock” objekt i perzier banim dhe shërbime, 25 kate mbi toke dhe 5 kate nen toke”, me ndërtues shoqeria “ANA” sh.p.k.
Duke ju referuar zonen ku do ndërtohet kulla, deri pak dite me parë (23 shkurt 2019) ka ekzistuar një godinë e vjetër e qytetit “Hotel Vjosa” i cili eshte shkatërruar nga Bashkia e Veliajt me arsyetimin se do të ndertohej stacion autobuzi për linjat e qytetit.

E verteta është ndryshe, sipas dokumentave të lejes së ndertimit provohet qe kjo hapësire e liruar pas prishes se objektit do të zihet nga ndertmi i kullës “Tirana`s Rock“ 85 metra lartesi. Ky ishte mashtrimi i rradhës i Veliajt për ta boshatisur tokën që kishte planifikuar për kullë.
Po kush është Ana shpk që merr kullë në mes të Tiranës dhe kush është lidhja e administratores dhe pronares së saj me Romario shpk, nën hetim aktualisht për pastrim parash të Edmond Begos?
Ana sh.p.k, është kompani që ushtron aktivitetin në fushen e ndërtimit me administrator dhe pronare 100% znj. Mirela Zeraliu.
Emri i Mirela Zeraliu është i njohur edhe më parë. Ajo ka qënë për një kohë pronare dhe administratore për kompaninë Romario shpk, që prokuroria e heton si kompani që ka bërë pastrimin e parave të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Mond Begos. Të dhënat e prokurorisë jepen dhe në investigimin e bërë nga BIRN, të cilin mund ta lexoni të plotë në këtë link:
https://www.reporter.al/e-treta-e-verteta-akuzat-publike-r…/
Administratorja dhe pronarja e Ana shpk, nuk është as më shumë e as më pak se ish administratorja dhe pronarja e Romario shpk, një firmë që shërben sipas prokurorisë për pastrimin e parave të Mond Begos.
Më poshtë dokumentat dhe skemën e lidhjeve dhe aseteve të Mond Begos.

7 milionë euro ilaçe të skaduara, Bardh Spahia: Kriminale, qeveria e kthen vjedhjen në model

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia është një nga zërat më kritik ndaj qeverisë kur vjen puna për problemet që hasen në fushën e shëndetësisë. Me anë të një reagimi në “Facebook”, Spahia shprehet se ka denoncuar që vitin e kaluar se në QSUT , 93 % e barnave janë të skaduara.
Ai shprehet se është kriminale të luash me jetën e pacientëve, të cilët vijojnë të nëpërkëmben si rezultat i vjedhjeve të kryera nga pushteti dhe qeverisja e gabuar.
Postimi i plotë në Facebook 
HAJDUTET ME PUSHTET!
E kam denoncuar qe ne fillim nentorin e kaluar abuzimin skandaloz me blerjen e ilaceve, ku 93% e barnave ne QSUT ishin te skaduara. Ne ate kohe ministrja Manastirliu e konsideroi shpifje e tha se shifrat jane kokeforta. Koha e tregoi se shifrat e abuzimit jane kokeforta: 7 milione euro ilace te skaduara, jo pak!!! Pershendes investigimin e BIRN si dhe procedimin penal te hapur nga Prokuroria e Tiranes.
Eshte kriminale te luash me jeten e pacienteve, duke synuar perfitim permes ilaceve. Te genjesh eshte po aq kriminale! Kush ka abuzuar duhet te paguaje! As mjeket, as pacientet e as taksapaguesit nuk duhet te tolerojne vjedhjen si model qeverisjeje!

Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë Ramën: Mos guxo të na prishësh shtëpitë se…

Në ditën e 131 të protestës, banorët e Unazës së Re kërkojnë anulimin e projektit shtëpitë e të cilëve do të shemben nga Rama-Veliaj pa asnjë dëmshpërblim.
“Mos guxo të na prishësh shtëpitë, do t’ju vrasë zoti përmes popullit. Edhe diçka nga ana juridike, ne këto shtëpi i kemi ndërtuar 30 vjet më përpara. Në atë kohë shteti nuk ekzistonte. Çfarë ndodhi? Për 15 vjet rrjesht na e thanë, ju e keni fituar”, shprehet një nga banorët.
Në mbështetje të tyre, i pranishëm në protestë është ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu. Gjatë fjalës së tij, demokrati u shpreh i bindur se më 16 mars do të largohet qeveria e kryeministrit, Edi Rama.
“Ne nuk na prish punë as shiu as dielli, e vetmja gjë që ju prish punë juve është Edi Rama. Është e vërtetë me datë 16 do festojë Luli dhe gjithë shqiptarët se do ikësh ti. Ju jeni bërë një shembull sesi protestohet dhe sesi qëndrohet përballë mafies dhe pushtetarëve të korruptuar. Të gjithë thonë bravo i qoftë unazës që nuk ulin kokën përballë një pushteti të korruptuar.
Këta qeveritarë të ardhur nga bota e drogës të paguajnëkrimit. Nuk duam të bjerë ky projekt, por vetëm qeveria. Rama bie vetëm një mënyrë, protestës dhe revoltës te kryeministria. E kam thënë dhee përsëris që fuqia që ju keni është më e madhe se e kësaj qeverie. Datë 16 mars nuk është një vend ku mblidhesh se ju thirrur një person. Kjo protestë përfaqëson të gjithë atë naftëtarë , nënat e tyre që nuk kanë parë fëmijët e tyre se iu desh të protestonin . E di gjithë bota dhe Europa se shqiptarët janë populli më i vjedhur”, tha Balliu.

Basha, mesazh shqiptarëve për protestën e 16 Marsit!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha u ka bër thirrje qytetarëve përmes rrjeteve sociale të marrin pjesë masivisht në protestën e 16 Marsit.
Kreu i PD-së, përmes një videoje, tregon arsyet pse shqiptarët duhet të ngrihen në këmbë e të marrin pjesë në protestën e së shtunës para Kryeministrisë.
“Këtë të shtunë me 16 Mars ora 11:00 të gjithë në këmbë! Për të drejtat tona, për mirëqenien tonë, për të ardhmen tonë! #ShqipëriaSiEuropa#16mars”, shkruan Basha në Facebook.

Këtë të shtunë me 16 Mars ora 11:00 të gjithë në këmbë! Për të drejtat tona, për mirëqenien tonë, për të ardhmen tonë! #ShqipëriaSiEuropa #16mars

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 14. März 2019

Evra publikon mesazhet, deklarata e Ronaldos para Atletikos: Do t’i shtypim!

Arritja e madhe e Juventus kundër Atletico Madrid në Champions League vazhdon akoma të diskutohet. Bardhezinjtë kanë arritur të kualifikohen në çerekfinale falë tre golave të Cristiano Ronaldo-s, duke përmbysur humbjen 2-0 të pësuar në Spanjë.
Tani, Patrice Evra ka zbuluar një prapaskenë interesante. Francezi ka publikuar në Instagram një bashkëbisedim që ka patur me yllin portugez në Whatsapp para ndeshjes së kthimit kundër Atletico-s.
Evra: Kam besim te ty për ndeshjen e kthimit. Nuk kam dyshuar asnjëherë te ti! Sa herë që ti ose Juventus humbet, njerëzit më masakrojnë.
Ronaldo: E di. Do të kualifikohemi ne. Do t’i shtypim në shtëpi.
Evra: Rroftë Ronaldo!

Shkrimtarja Flutura Açka: Do të lidhemi me zinxhirë nëse guxojnë të shembin Teatrin!

Në takimin që po mbahet nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit, me praninë dhe të liderit të opozitës, Lulzim Basha ka qenë e pranishme edhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka. Ajo deklaroi se, sot askush nuk i përfill artistët, ndërsa tha se Ministria e Kulturës nuk ka drejtori për librin dhe për bibliotekën. 
“Askush nuk i përfill sot artistët. Pa menduar për librin që është vaj medet. Çmimi i librit është rrritur me 26%. Një popull ku 1 milion nuk kanë lexuar dot, se nuk e blejnë dot. Besoj do të jetë në vemendjen tuaj që për librin të mos lihet. Mendoje se se çfarë katastrofe ndodh me librin. Në miistrinë e Kulturës nuk ka drejtori libri dhe biblioteke.
Është paralizuar qendra kombëtare e librit. Kjo mund të bëhet enkas për të fshirë të shkuarën. Në vitin e Skënderbeut është djegur dhe përmbytur bliblioteka kombëtare. Kjo bëhet ndoshta për të fshirë çfarë është bërë këto 30 vjet ose është bërë nga padija. Unë dua nga ana juaj vëmendje. Ka shumë probleme”, tha shkrimtarja.
Açka tha se nëse qeveria vendosë të prishë teatrin kundër vullnetit të artistëve ata do lidhen me zinxhirë.
“Kur nuk dihej se çfarë do bëhej me teatrin, një shoqja ime më telefonoi dhe më pyeti: Flutura si mendon ti se cili mund të jetë hapi i fundit? I thashë se hapi i fundit mund të ishte të lidheshim me zinxhirë. Më thoni dhe unë do vij të lidhem. Dhe kjo mund të jetë një masë drastike nëse ndodh. Ky është një paralajmërim për ata që në një natë të errët mund të vendosin të shkojnë kundër dëshirave të artistëve”, tha Açka.
Ndërkohë që pedagogu Mark Marku kërkoi llogari nëse PD ka një projekt të sajin lidhur me atë që do të ndodhë me Teatrin.

Profesor Tupja godet Ramën: Gjithë diktatorët kanë frikë nga Teatri!

“Gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri, kur ai nuk u shërben interesave të tyre”, kështu u shpreh profesori dhe publicisti Edmond Tupja ndërsa i drejtohej kryeministrit Edi Rama, në tryezën e organizuar nga kryedemokrati Basha në bashkëpunim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.
“Qeveria aktuale, në personin e kryeministrit ka frikë nga teatri. Gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri, kur ai nuk u shërben interesave të tyre. Sepse në teatër që në kohën e Aristotelit në teatër bëjmë katarsis.Spektatori bën katarsisin, pra zhvishet për të bërë katarsisin sepse nuk mund të shkosh i blinduar dhe të zhvishesh do të thotë ta shikosh veten lakuriq. Të shohësh veten lakuriq në kuptimin e figurshëm do të thotë të kuptosh sa vlen. Dhe kur ti e kupton që nuk vlen ti e urren vetveten. Kjo është për z. Rama”, u shpreh professor Tupja.

Lidhjet me rusët e serbët kalojnë nga zyra e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut!

Enver Bytyçi

Kryeministri i Shqipërisë, zoti Rama, anatemoi dje opoziten shqiptare në prezencë të homologut të tij maqedonas për gjoja lidhjen që ekzistoka midis protestave në Shqipëri dhe interesit rus për përshkallëzimin e këtyre protestave. Ai u shpreh se “Nuk është sekret fakti që Rusia nuk është e interesuar për integrimet europiane të Ballkanit Perendimor”. Të dy sorosistët në krye të ekzekutivit në Tiranë dhe në Shkup folën me një gjuhë, duke akuzuar opozitën se “pengon integrimin europian të Shqipërisë”, dmth sipas tyre, se “opozita po bën atë që dëshiron Rusia”!
Sa për sqarim, Gjermania dhe vendet e tjera europiane vitin e kaluar i dhanë qeverisë shqiptare pesë kushte për t’i zbatuar në vend, me qëllim që në qershorin e këtij viti të merrej vendimi për hapjen e negociatave me Brukselin. Sipas informacioneve të sigurta që vijnë nga një politikan i lartë gjerman, rezulton se Shqipëria jo vetëm nuk punoi për realiziimn e pesë kushteve në fjalë, por përkeqësoi situatën e zhvillimeve demokratike edhe në dy aspekte të tjera, në fushën e medias dhe në angazhimin e saj për ndryshim kufijsh në Ballkan. Sipas këtij politikani të lartë, tashmë për vitin e ardhshëm Shqipërisë do t’i duhet të plotësojë jo vetë pesë, por shtatë kushte. Pra, me ose pa protesta, Shqipëria nuk i çel këtë vit negociatat e pranimit në BE, sepse qeveria e Edi Ramës i ka përkeqësuar marrëdhëniet e Europën Perendimore. Protestat vetëm japin shpresë për integrim.
Por le të kthehemi te akuzat për gjoja lidhje të opozitës me Rusinë. Kjo opozitë ka qeverisur tetë vite, para se Rama të vinte në pushtet. Nëse do të kishte ndonjë lidhje me Rusinë dhe Serbinë, edhe ajo qeveri do të bashkëpunonte me spiunët e Serbisë në Prishtinë, do të vinte ministra me axhendë ruse, do të të dërgonte në Moskë ndonjë ministër apo politikan tjetër apo do t’u jepte sektorët strategjikë kompanive ruse të Vladimir Putin! Asgjë nga këto nuk ka ndodhur me qeverinë e demokratëve.

Ndërsa zoti Rama duhet që të dëshmojë për disa sekrete tjera, meqenëse interesi rus për mosintegrim në Europë “nuk është sekret”! Dhe konkretisht:
1. A i ka bërë zoti Rama letër Vladimir Putin me kërkesën që ai të bëjë një vizitë në Kremlin? Nëse po, cila ka qenë përgjigja e tij dhe pse nuk e realizoi këtë vizitë?
2. A ishin vizitat e tre ministrave të tij në Moskë e Petërburg, përkatësisht ministres së Kulturës, Kumbaro, ministrit të Financave Ahmetaj dhe ministrit të Energjitikës Gjiknuri, pjesë e axhendës Rama për koordinim dhe lidhje të ngushta me Moskën? Pse nuk është dhënë asnjë info për këto vizita? Pse u mbajtën sekret dhe opinion publik shqiptar nuk është njoftuar për përmbajtjen e bisedimeve, marrëveshjet dhe strategjitë e bashkëpunimit? Pse ky terr informmativ dhe çfarë fshihet pas kësaj?
3. Zoti Rama duhet të sqarojë publikun shqiptar se cilat janë arësyet që ai mbështet projektet serbo-ruse në Ballkan, siç është projekti për ndryshimin e kufijve fillimisht midis Serbisë dhe Kosovës e më pas edhe i kufijve të tjerë etnikë?! Pse është bërë ai kësisoj pjesë e axhendës së Kremlinit për destabilizimin e Ballkanit dhe përfundimisht shkatërrimin e projektit perendimor për integrimin euro-atlantik të këtij rajoni?
4. Zoti Rama ka fsheh bisedat dhe marrëveshjet me presidentin e Serbisë sa i përket Kosovës dhe bashkëpunimit midis Beogradit e Tiranës zyrtare. Pse e ka bërë këtë? Pse ai projektoi t’i japë koncensionin e mirëmbajtjes së hidrocentraleve të kaskadës së Drinit një kompanie serbe, pronë e djalit të një gjenerali famëkeq të ushtrisë së Serbisë? Pse i dha koncensionin e naftës një kompanie ruse të lidhur me Vladimir Putin? Presidenti i Republikës ka funksion kushtetues të mbrojë sektorët strategjikë, siç është energjitika, nga ndërhyrje të tilla të ekzekutivit shqiptar.

5. Cilat janë urat lidhëse të zotit Rama me Rusinë dhe Serbinë? A është një prej tyre Baton Haxhiu? Deri ku ka shkuar marrëdhënia e ngushtë e kryeministrit Rama me spiunin e deklaruar të Serbisë, Baton Haxhiun? A i rekomandoi Batoni Ramës që ta emrejoë-komandojë si shef të diplomacisë shqiptare një spiun serb?
6. Dhe së fundi si ia arritët ju dhe Baton Haxhiu ta rekrutonit edhe Hashim Thaçin për realizimin e projektit serbo-rus të ndarjes së Kosovës?
Në maj të vitit të shkuar erdhi nga Brukseli në Tiranë një miku im, i cili takoi gjithashtu zotin Rama. Pak minuta pas takimit ai më pyeti plot kuriozitet: “Si qëndron puna e lobimit të Bashës me një kompani ruse në SHBA”? E pyeta nëse zoti Rama i kishte dhënë ndonjë fakt ose provë apo jo. Përgjigja ishte se kishte thjesht një “shqetësim”! Përgjigja ime ishte e thjeshtë: “Kushdo në Shqipëri që tenton të lidhet me Rusinë e Serbinë duhet të kalojë nga zyra e Edi Ramës dhe Baton Haxhiut në Prishtinë. Nëse ju besoni se Basha ka kaluar nga këto zyra, atëherë besojeni se na qenka i lidhur e rusët”!
Kisha parasysh të gjitha pyetjet-dilema të mësipërme që të arrija në një përfundim të tillë!
Tirane, me 14.03.2019

Skandal! Arrestohet me urdhër të Ramës kandidati i PD pse nuk pranoi të marrë mandatin e deputetit

Edi Rama po i përdor të gjitha metodat, që nga blerja e deri tek dhuna, ndaj kandidatëve të listave të PD-së me qëllim që të pranojnë mandatin e deputetit.
Pas denoncimeve publike për blerje, sot kryetari i PD, Fier, Luan Baçi ka denoncuar një rast skandaloz, atë të arrestimit të Kryetarit të grupseksionit të PD në Fier vetëm sepse ai nuk pranoi të marrë manatin e depuytetit ndërsa ishte tek lista pritëse.
Baçi tha se kandidati për deputet në listat e PD, Pandeli Tole është arrestuar dhe është vënë në presion për të pranuar mandatin e deputetit.
‘I kanë prerë flet arrestin dhe po e mbajnë brenda pasi nuk ka pranuar mandatin. Pandeli Tole po mbahet në mënyre të padrejtë’, ka thënë Baçi.
Baçi shtoi se policia është vendosur në shërbim të politikës.‘Mbahet në birucë dhe po i bëhet presion. Policia është vendosur në shërbim të politikës dhe qeverisë. Po cenon të drejtat e qytetarëve fierakë’, u shpreh Baçi.
Postimi kryetarit të PD Fier, Luan Baçi
“Vazhdojne, presjonet, shantazhat dhe intrigat, e Policise, ne drejtim te Qytetareve Fierak qe protestuan, kunder Kryeministrit, ne Fier.
E turpshme dhe shume e denushme, rasti i arrestimit te Pandeli Toles, Kandidat i listes se PD dhe kryetar Grup sek i Deges se PD Fier dhe i bejne presjon, per te pranuar, mandatin e Deputetit.
Nuk mund te na trembni, aq me teper, nuk mundeni te na bleni.
Tik, tak, tik tak”.
Pandeli Tole është arrestuar mesditën e së mërkurës.

Gjykata e Fierit liroi para pak ditësh 4 protestuesit e arrestuar pas revoltës kundër vizitës së Ramës në këtë qytet. Mase e dhënë është “detyrim parqitje”.
Protestuesit, të cilët u arrestuan më datë 9 mars në Fier. Tre protestues janë nga Patosi dhe një nga Roskoveci. Ata janë Behar Xhelo 56 vjeç, Besnik Jaupaj 56 vjeç, Gezim Balla 56 vjeç dhe Hysen Hoxha 59 vjeç.
Veprat penale për të cilat ata akuzoheshin ishin “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Kreu i Degës së PD Fier, Luan Baçi ka kërkuar të bëhet pjesë e seancës. Mirpo, ky i fundit nuk është lejuar nga policia që të hyjë në ambientet e brendshme të Gjykatës. Insistimit të Baçit për të ditur arsyen e refuzimit të hyrjes së tij në Gjykatë, policët iu përgjigjën se “kemi urdher nga shefi”, “fol me shefin”.