Janë rreth 19 mijë shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2018, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat.
Shqiptarët renditen në vend të nëntë për nga numri i azilkërkuesve në vlerë absolute, pas Sirisë, Afganistanit, Irakut, Pakistanit, Iranit, Nigerisë, Turqisë, Venezuelës. Në vend të parë në vlerë absolute, është Iraku, me rreth 81 mijë aplikime.
Në raport me vitet e kaluara numri i azilantëve shqiptarë ka rënë. Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n (shiko grafikun).
Por, në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte. Monitor ka përpunuar të dhënat për numrin e azilantëve shqiptarë për 1,000 banorë, ku rezulton se në vitin 2018, për çdo 1,000 banorë aplikuan 6.6 persona, duke u renditur të parët në botë për nga numri i aplikimeve për azilantë në raport me popullsinë.
Në vend të dytë janë gjeorgjianët, me 4.6 aplikime për 1000 banorë, të ndjekur nga sirianët, me 4.4 aplikime.
Në total, sipas Eurostat, në vitin 2018, 580 800 azilkërkues për herë të parë kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian (BE), duke rënë me 11% krahasuar me 2017 (654 600) dhe më pak se gjysma e numrit të regjistruar në vitin e pikut 2015 kur janë regjistruar 125646 aplikantët për azil të parakohshëm. Numri i aplikuesve të azilit në vitin 2018 është i krahasueshëm me nivelin e regjistruar në 2014, para se ai të kapte majat në 2015 dhe 2016.
Të parët në botë për kërkesat për azil në BE edhe për vitin 2018
Një skandal nga Bashkia Dibër, 1 mijë të punësuar dhe 600 prej e tyre e ndajnë rrogën tresh
Kryetari i PD, Basha ka bërë publik një skandal nga Bashkia e Dibrës në lidhje me punësimin. Kjo Bashki ka patur vetëm 250 punonjës, ndërsa sot numëron katër herë më shumë punonjës, pra 1 mijë punonjës. Nga këta 600 nuk shkojnë fare në Bashki, por vetëm marrin rrogën dhe rrogën detyrohet ta ndajnë tresh. E gjitha kjo bëhet për të rritur në mënyrë fiktive numrin e përfituesve nga pagat që paguhen me paratë e taksapaguesve. “Këta nuk konsiderohen më si punonjës, por si skllevër të Ymer Lalës, i cili në këtë mënyrë i blen atyre votat”, tha Basha.
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Arti në mbrojtje të demokracisë”, kreu i PD, Lulzim Basha tha se aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe një shembull frymëzues.
Basha është ndaluar edhe tek kriza politike për të cilën tha se kërkohet një zgjidhje akute përmes qeverisë tranzitore pa Ramën kryeministër si dhe zgjedhje të parakohshme.
“Aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe shembull frymëzues. Kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Duhet qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme për daljen nga kjo krizë”- tha Basha.
“Parlamenti, pushteti të jenë produkt i votës së lirë, dhe me procesin e qeverisjes të jenë nën kontroll për të mos u kapur nga interesa kriminale. Diskutimi nuk ndodh në eter, ndodh në mes të kësaj krize të thellë, ku qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për protesta, për t’i dhënë fund cdo iluzioni e deluzioni të një regjimi që duhet të marrë fund e duhet t’i hapë rrugën një procesi llogaridhënie për të gjithë ata që asgjësuan procesin zgjedhor dhe shkaktuan këtë krizë.
Ne duhet ta ndalim këtë i kemi të gjitha mundësitë ta ndalim, jemi të vendosur që mos e shohim thjesht si betejë për largimin e shkaktarit por si një mundësi për të reformuar të gjithë ato aspekte të bashkëjetëses demokratike, e për t’i dhënë fund çdo pengmarrjeje të qeverisë. Ka ardhur koha që me rastin e kësaj krize të gjithë bashkë të japim kontribut të mos mjaftohemi me kapërcimin e krizës së radhës po t’i japim fund këtij trazicioni dhe të vendosim themelet e një shteti ku askush mos jetë në gendje të kapë pushtetet dhe të braktisë paktin me qytetarët pa u përballur me pasojat që do të përballeshin në Europë. E thënë shkurt kur kemi një qeveri të kapur, si kudo kjo duhet të shkaktojë vënien e përgjegjësve para drejtësisë”, vijoi kryedemokrati
Basha e ka vlerësuar aleancën për tetrin dhe sipas tij ky është një shembull frymëzues. Ai bëri thirrje për zgjedhje te parakohëshme për daljen e vendit nga kriza.
“Këtë takim bashkëbisedim e kemi konceptuar si hapsir dialogu në radhë të parë me përfaqësuesit e Teatrit dhe të gjithë atyre që janë në mbrojtjen e kësaj kauze, mbi të drejtën e skandalit 1 vjeçar mbi aferëne Teatrirt Kombëtar, një vlerësim për të gjithë ju si pjesmarrës.
Dua t’ju sigurojë në emrin tim personal se për ne shembulli i mbrojtejes të kësaj kauze kaqë të drejtë është një shembull motivues. Aleanca për teatrin është një shembull frymëzues. Zgjedhjet të parakohshme.
Qytetarët ju përgjigjen thirrjes për protesta.Dalja nga kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Ne duam që pushteti të jetë vullnet i popullit të lirë. Elita e vendit duhet të japë kontributn e saj në këtë krizë që po kalon vendi. Djegja e mandateve ishte nje përgjigje e opozitës ndaj thirrjes së qytetarëve.
Pra për ne si opozitar dhe për mua si kryetar i saj, promovimi i kësaj çështje është i rëndësishëm sepse është fshir nga disa media. Kjo qëndres jep shpresë dhe për kauza të tjera që ndodhin në vend”, tha Basha.
Skenografi i njohur: Me rënien e “lartmadhnisë” së tij shpresoj të vendoset një shtet demokratik!
Në takimin me kreun demokrat Basha ka folur edhe një nga drejtuesit e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit skenografi Bashkim Zahaj. Ai tha se një artist ne opzitë nuk është gjë tjetër veçse një e ardhme.
“Artisti e shef të ardhmen shumë mirë. Mbajtja larg e artistit është një dëm i jashtzakonshëm. Jemi në grahmat e fundit të eleminimit të artit dhe kulturës.
Asnjë student i Akademisë së Arteve nuk punon në profesionin e tyre.
Përdersia në urhemie deri në krijimitari më thoni se si te zhvillohmei ne.
Më thoni si do të zhvillohemi kur vetëm tre studio të huaja punojnë arkitekturën një Kryeministër pëlqen.
Shpresoj të rregullohet diçka me renien e lartmadhnisë së tij e të vendoset një shtet demokratik”, u shpreh Zahaj.
Në këtë takim foli edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili vlersoi Aleancën për Tetrin duke u shprehur se, ky është një shembull frymëzues. Ai bëri thirrje për zgjedhje te parakohëshme për daljen e vendit nga kriza.
“Këtë takim bashkëbisedim e kemi konceptuar si hapsir dialogu në radhë të parë me përfaqësuesit e Teatrit dhe të gjithë atyre që janë në mbrojtjen e kësaj kauze, mbi të drejtën e skandalit 1 vjeçar mbi aferëne Teatrirt Kombëtar, një vlerësim për të gjithë ju si pjesmarrës.
Dua t’ju sigurojë në emrin tim personal se për ne shembulli i mbrojtejes të kësaj kauze kaqë të drejtë është një shembull motivues. Aleanca për teatrin është një shembull frymëzues. Zgjedhjet të parakohshme.
Qytetarët ju përgjigjen thirrjes për protesta.Dalja nga kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Ne duam që pushteti të jetë vullnet i popullit të lirë. Elita e vendit duhet të japë kontributn e saj në këtë krizë që po kalon vendi”, tha Basha.
30 vjet pa dramaturgun, aktorin dhe mësuesin Hekuran Zhiti
Nga grupi i miqve
30 vjet më parë, në 15 mars, mbylli sytë përgjithmonë autori i shumë komedive dhe dramave, por dhe i satirave në vargje, edhe elegjive, aktor profesionist, por dhe mësues i nderuar, Hekuran Zhiti (1911 – 1989).
Vinte nga Tomorica, nga Mali i Tomorrit ose “Olimpi i shqiptarëve”. Në vitin 1932 kreu shkollën “Normale” te Elbasanit, me drejtor të parë Luigj Gurakuqi, me mësuesit e tij Simon Shuteriqi, babai i shkrimtarit Dhimitër Shuteriqi, e Karl Ljarja, babai i aktori Rikard Ljarja, etj. Shok klase kishte dhe shkrimtarin e ardhshëm Stero Spasse.
Studenti Hekuran Zhiti spikati si talent i skenës dhe i poezisë dhe më pas si mësues.
Pasi punoi në disa krahina në Ju, në vitet e Luftës së Dytë Botërore ishte në Berat dhe iu përkushtua lëvizjes kundër pushtimit të vendit dhe u bashkua me nacionalistë. Bashkëpunoi me patriotët Mi’that Frashëri, Abaz Ermënji, Sejfi Protopapa, Safet Butka, me Margarita e Kristaq Tutulani, me shkrimtarët Vexhi Buharaja, Mustafa Greblleshi, etj.
Shkruajti elegji për të renët njëlloj, qoftë nga partizanët, qoftë nga Balli Kombëtar, shkruajti drama, satira e komedi, në të cilat luante dhe vetë dhe pasqyronte kohën dhe njerëzit.
Mbas luftës, jeta e tij do të ishte një luftë tjetër, me persekutime e përndjekje, por falë qendresës dhe talentit do t’ia dilte të bëhej aktor profesionist në Teatrin e Estradës së qytetit të Lushnjës, themelues i së cilës edhe ishte, mes të cilëve dhe muzikanti i madh Fotaq Filipeu, i posaliruar nga burgu.
Bashkëpunoi me aktorët Dhimitraq Nushi, Zana Aliçka, Jovan Bizhyti, Petraq Dhimitri, Athina Vogli, Myzejen Nepravishta, etj, me regjisorin Tahsim Demiraj, Naim Nova, Gëzim Libohova, etj. Hekuran Zhiti aq sa u bë i njohur dhe i vlerësuar nga populli deri dhe nga regjisorë si Piro Mani e aktorë si Kadri Roshi, nga këngëtarja Vaçe Zela, etj, po aq dhe pengohej, nuk mund të botonte vepra, veçse ndonjë skeç nga moria e pafund e tyre me ndihmën e shkrimatrëve Tahsim Aliaj apo Dionis Bubani, teksa vleresohej dhe nga kritikët Razi Brahimi, Miho Gjini, nga shkrimtari Pëllumb Kulla, etj, etj.
Miq të tij do të ishin dhe të internuarit fushëtirave të Lushnjës andej nga ishte dhe kardinali i parë i ardhshëm, muzikant ndër kohë, Mikel Koliqi, por dhe shkrimtarët Lazër Radi e Pano Taçi, aktori dhe parodiste Gjosho Vasija me të cilin bashkëpunoi, etj, etj.
Me vendosjen e demokracisë në vend, emri i Hekuran Zhitit rilindi dhe po përkujtohej, duke u botuar në median shqiptare edhe jashtë, përveçse në Kosovë e Maqedoni, te arbëreshët në Itali, në Zvicër dhe SHBA.
Eshtë vlerësuar nga poetët Xhevahir Spahiu e Faslli Haliti, i cili do të krijonte një çmim letrar me emrin e tij. Shkrimtari Vath Korreshi do ta quante “klasiku i Lushnjës”. Historiani dhe shkrimtari Uran Butka do të shkruante me nderim. Shkrimtarja Eglantina Mandia do t’i kushtonte një tregim si nxënëse e tij.
Miq të tij do të ishin dhe inxhinierë si shkencëtari dhe studiuesi Mërgim Korça, apo Doktor Prenjo Imeraj, etj, dhe brezat e mëpastajmë si shkrimtari Halil Jaçellari, poetët Bujar Xhaferri, Sherif Bali, Shpend Sollaku, Ilir Levonja, po dhe Petrit Qalliu, Lekoja, Friskoja, Lirija, etj. etj. Do të shkruanin e do ta kujtonin nga Lushnja gazetarët Kozma Gjini, Dalip Greca, Jozef Radi, etj.
Skulptori Maks Bushi do të bënte një portret të tij ashtu siç bënë qysh në diktaurë skulptorët e rinj Arian Bafa e Ilir Paço, kurse piktori shkodran Guljelm Mosi do të kompozonte takimin e poetit kombëtar Atë Gjergj Fishat me Hekuran Zhitin, se vërtet ishin takuar një herë.
Grupi i shoqatës “Tomori” i ka ngritur dhe këngë…
BOTIMET:
Janë botuar postume 3 libra të tij, të mirëpritura nga lexuesi dhe kritika letrare.
“Kryengritje shqiptare në parajsë”, Bot. Omsca-1, Tiranë, 2004), përmbledh poezi dhe poema, të shkruara gjatë Luftës II Botërore, para dhe pas saj, më shumë satira, për të cilat dhe shquhej dhe është quajtur nga shkrimtari klasik Nonda Bulka si “Gjergj Fishta i Toskërisë”.
Ndërsa për poemën epike “Përqafimi i dy kundërshtarëve”, botuar dhe dramatizuar në vitet e pushtimit nazi-fashist, shfaqur në shumë qytete dhe në Kinema “Kosova” në Tiranë, por dhe pas rënies së diktaturës komuniste, shkrimtari dhe studiuesi i njohur, Prof. Agim Vinca shkruan në veprën “Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980)”, Prishtinë 1997, në kapitullin “Poezia si akt moral”:
“Një krijim interesant i kohës së luftës, antipod i poemës “Epopeja e Ballit Kombëtar” të Shefqet Musarajt… (që) luftën dhe antagonizmat e saj në Shqipëri nuk i sheh në planin ideologjik dhe politik, por në atë kombëtar. Siç e thotë edhe vetë titulli i saj, ajo kërkon përqafimin e kundërshtarëve, pra pajtimin kombëtar midis palëve në konflikt: partizanëve dhe ballistëve…
Autori e parandjen se përçarjet dhe vëllavrasjet që filluan gjatë luftës do të vazhdojnë dhe pas saj. Shqiponja është simbol i flamurit dhe i atdheut. Ajo lë dhe dy porosi, me anë të të cilave kërkon bashkim e përparim për Shqipërinë dhe përmend Kosovën dhe Çamërinë e robëruar. Dy vargjet ku apostrofohen ato, janë ndër më të bukurat e poemës: Si i ngjau Kosovës dhe Çamërisë së shkretë,/ Ëndërruan lirinë, u bënë ëndërr vetë.”
Kjo poemë u dramatizua sërisht dhe u vu në skenë në teatrin e Lushnjës nga regjisori Llukan Kola. “7 KOMEDI”, është libri i dytë i Hekuran Zhitit, (Bot. Omsca-1, Tiranë 2006) një befasi e madhe për botën teatrore dhe të letrave, ku vijnë njëherësh 7 komedi: “Nusja në thes”, “Palla e nderit”, “Shakaxhinj dhe batakçinj”, “Magjistari i rremë”, “Gratë e atij fshati”, “Rruga e Skraparit, “Të përmbysurit”.
Kritiku i mirënjohur i teatrit, Prof. Dr. Josif Papagjoni shkruan në “Mehr licht”, Tiranë 2007 dhe më pas e përmbledh në “ENCIKLOPEDI Teatri & Kinematografia shqiptare, Tiranë 2009: “HEKURAN ZHITI – shpirti krijues që priti kaq gjatë”: Një zbulim… çka është një ringjallje e shpirtit të një autori që lipset të zërë vendin e vet të merituar në banesën e hirshme të dramës e të teatrit, një ringjallje… A ishte e mundur vallë të ekzistonte një krijimtari e tillë dramaturgjike në vitet 1944-1946, ku thuhej se edhe janë shkruar këto pjesë? A ishte e mundur të shpëtonte pa u vënë re ky autor elegant, aq shpotitës, modelimi i një moleriani shqiptar, a Kalderoni, a Goldoni, plot shije e nur?
…nuk mund të rrimë pa shfaqur habinë dhe admirimin tonë të sinqertë. Në çast më vijnë në mendje autorë të tillë si Kristo Floqi me komeditë e tij të shkurtra apo Et’hem Haxhiademi me tragjeditë e tij. Janë bashkëkohës në letërsi, dy të parët tashmë të mirënjohur dhe me vendin e tyre të nderit në historinë e dramaturgjisë shqipe, kurse Hekuran Zhiti krejt i panjohur, pa një vend meritor dhe, detyrimisht, me nxitimin për t’i dhënë kurorën e mohuar që i takon…”
Kritiku tjetër letrar dhe i teatrit, Mexhit Prençi, thekson “Vizioni i qartë i autorit e ka orientuar që ta kërkojë të qeshurën komike, jo te hunda e shtrembët, as te gunga e kurrizos, as duke u tallur me dialektet e gjuhës shqipe, apo përqeshur personalitetet e ndritura historike të kombit (siç ndodh sot në më shumë se një ekran televiziv) por te morali i deformuar i njeriut dhe shpirti i shëmtuar i tij”.
Libri i tretë i Hekuran Zhiti është drama “Të mblidhemi në Lushnjë” (Bot. Uegen, Tiranë 2011), e shkruar në vitet 1969-1970, ku shpalosen ngjarjet e Kongresit famëmadh të Lushnjës, i mbiquajtur dhe si pavarësia e dytë e Shqipërisë. Është e vetmja dramë që i kushtohet këtij akti të madh kombëtar. Duke qenë se jemi në prag të 100 vjetorit të këtij kongresi, skena e pret këtë dramë…
* * *
Dramaturgu, aktori dhe mësuesi Hekuran Zhiti tashmë ka marrë vlerësime, dekorata e tituj të ndryshëm nga bashkitë e vendeve ku ka punuar. Është shpallur “Qytetar Nderi” i Lushnjës dhe një rrugë ka emrin e tij.
Emri i tij vërtet është gjëja më e çmuar që la për familjarët, për ne, miqtë, ata që e kanë njohur apo dëgjuar më pas nga brezat më të rinj për vlerat e tij, një pjesë dhe u përmendën këtu, që s’jemi vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë, në diasporë në Itali e Zvicër, Gjermani e Francë e diri në SHBA.
Vepra e Hekuran Zhitit si krijues përmes kalvarit dhe sfidave, është mirënjohja më e mirë që ai i kthen vendit edhe pas vdekjes.
Hetimi i ish-deputetit dhe gazetarit, reagon Berisha: Një proces i montuar nga bastardi i xhelatëve të diktaturës
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj proceseve gjyqësore që prokuroria ka hapur ndaj ish-deputetit Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi.
Ish-kryeministri shkruan në faqen e tij në Facebook se ky është një proces politik ashtu siç bëheshin në diktakturën e paraardhësve të Edi Ramës.
‘Procesi Salianji-Olldashi si rikthim i Edvinit tek proceset politike staliniste të etërve të tij mizor dhe si dëshmi tjetër flagrante e lidhjeve të tmerrshme te tij me krimin’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Një proces i montuar nga bastardi i xhelatëve të diktaturës dhe kreu i meduzës!
-Procesi Salianji-Olldashi si rikthim i Edvinit tek proceset politike staliniste të etërve të tij mizor dhe si
-dëshmi tjetër flagrante e lidhjeve të tmerrshme te tij me krimin.
Te dashur miq, vendimi i krye kreut te meduzës, Edvin Kristaq Urrejtja për të ndjekur penalisht anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe gazetarin e njohur investigativ Jetmir Olldashi, është dëshmi tjetër e rikthimit të Edvin Kristaq Urrejtjes në traditën e krimit politik, të proceseve dhe vendimeve gjyqësore staliniste të etërve të tij xhelatë të shqiptarëve të pafajshëm.
Pasi ka shndërruar drejtësinë në degë të ekzekutivit, ai sot, njëlloj si i ati i tij, skulptori xhelat Kristaq Rama, i cili firmoste krahas Ramiz Alisë varjen publike ëe poetit Havzi Nela me akuza kryekeput false dhe të sajuara, Edvini vendos ndjekjen penale të Salianjit dhe Olldashit me akuza të turpshme dhe false që të kujtojnë nenet e agjitacionit dhe propagandës dhe atë të ndihmës për arratisjen nga vendi të Kodit Penal hoxhist.
Sipas këtij skizoidi, Salianji dhe Olldashi kanë kryer krim sepse ‘kanë nxitur Alfred Veliun për tu larguar nga vendi dhe kërkuar azil politik dhe kanë fyer Fatmir Xhafën.’
Me këtë qëndrim Edvin Kristaq Urrejtja dëshmon se është skllav i ligësisë shpirtërore atërore, e cila e shtyn të formulojë nëpërmjet një skllavi të tij akuzat më qesharake dhe të turpshme të 28 viteve të fundi.
Por me këtë qëndrim, Edvin Kristaq Urrejtja dëshmon se ai ështëkrykeput skllav i krimit dhe kreu i tij në Shqipëri. Ai me këto akuza nuk bënë gjë tjetër veçse hakmerret si primitiv, jo për Fatmirin se atij i vuri shqelmin. Rama hakmerret per Agronin, që, për shkak të guximit që treguan dhe transparencës që bënë Salianji dhe Olldashi, po kryen në Itali vitet e dënimit të dhëna nga gjykatat e këtij vend si ring lider i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës në Bolonja.
Para kësaj, Agroni kishte mbrojtjen e plotë të Ramës sepse sipas tij ai ishte “njeriu i ndershëm që po rriste dy fëmijë’ ndërkohë që siç dëshmuan dosja gjyqësore e Italisë dhe regjistrimet investigative, ai jo vetëm ishte i dënuar për trafik droge në vendin fqinj, por nuk kishte hequr dorë nga zanati i vjetër dhe mesa duket i ngrohte mire xhepat Edvinit.
Përveç kësaj, duhet rikujtuar këtu se janë hedhur akuza direkte të lidhjeve të Agronit me kompaninë e lojërave të fatit Apeks së bashku me vëlla Olsin.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe farsën e turpshme staliniste gjyqësore ndaj Ervin Salianjit dhe Jetmir Olldashit, të montuar nga Edvin Kristaq Hakmarrja, si një akt që provon katërciprisht si ligësinë e tij shpirtërore atërore ashtu dhe lidhjet e tmerrshme me krimin, iu bëj thirrje shqiptarëve të shporrim një minutë e më parë këtë klikë banditësh dhe pushtetin e tyre të krimit.
Zëri i Amerikës transmeton direkt fjalën e Bashës në takimin e organizuar për Teatrin
Zëri i Amerikës po transmeton drejt për sëdrejti fjalën e liderit të opozitës, Lulzim Basha në takimin e organizuar nga Aleancën në Mbrojtje të Teatrit.
PD, në bashkëpunim me Aleancën në Mbrojtje të Teatrit, organizon takimin: Arti në mbrojtje të Demokracisë dhe Interesit Publik, me pjesëmarrjen e kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe fugurave të njohura të artit dhe kulturës.
Artistët dhe qytetarët kanë më shumë se 1 vit që protestojnë kundër shkatërrimit të Teatrit Kombëtar nga Edi Rama me qëllim ndërtimin e kullave.
Gjatë fjalës së tij, Basha e ka vlersuar aleancën për tetrin dhe sipas tij ky është një shembull frymëzues. Ai bëri thirrje për zgjedhje te parakohëshme për daljen e vendit nga kriza.
“Këtë takim bashkëbisedim e kemi konceptuar si hapsir dialogu në radhë të parë me përfaqësuesit e Teatrit dhe të gjithë atyre që janë në mbrojtjen e kësaj kauze, mbi të drejtën e skandalit 1 vjeçar mbi aferëne Teatrirt Kombëtar, një vlerësim për të gjithë ju si pjesmarrës.
Dua t’ju sigurojë në emrin tim personal se për ne shembulli i mbrojtejes të kësaj kauze kaqë të drejtë është një shembull motivues. Aleanca për teatrin është një shembull frymëzues. Zgjedhjet të parakohshme.
Qytetarët ju përgjigjen thirrjes për protesta.Dalja nga kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Ne duam që pushteti të jetë vullnet i popullit të lirë. Elita e vendit duhet të japë kontributn e saj në këtë krizë që po kalon vendi. Djegja e mandateve ishte nje përgjigje e opozitës ndaj thirrjes së qytetarëve.
Pra për ne si opozitar dhe për mua si kryetar i saj, promovimi i kësaj çështje është i rëndësishëm sepse është fshir nga disa media. Kjo qëndres jep shpresë dhe për kauza të tjera që ndodhin në vend”, tha Basha.
“Aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe shembull frymëzues. Kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Duhet qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të përkohshme për daljen nga kjo krizë. Parlamenti, pushteti të jenë produkt i votës së lirë, dhe me procesin e qeverisjes të jenë nën kontroll për të mos u kapur nga interesa kriminale. Diskutimi nuk ndodh në eter, ndodh në mes të kësaj krize të thellë, ku qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për protesta, për t’i dhënë fund cdo iluzioni e deluzioni të një regjimi që duhet të marrë fund e duhet t’i hapë rrugën një procesi llogaridhënie për të gjithë ata që asgjësuan procesin zgjedhor dhe shkaktuan këtë krizë”, tha Basha.
Aleanca per Teatrin dhe Partia Demokratike zhvillojne nje takim: Arti ne mbrojtje te demokracise dhe interesit publik.
Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Donnerstag, 14. März 2019
Kukësi do të vërshojë drejt Tiranës më 16 mars!
Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me strukturat e degës në Kukës. Në qendër të diskutimeve ishin përgatitjet për protestën e 16 marsit dhe masat që do merren për një pjesëmarrje sa më të lartë.
I dërguari i PD, Edi Paloka në një prononcim për mediat u shpreh se, pjesëmarrja e demokratëve kuksianë në protestë është e rëndësishme.
Ai ndër të tjera shtoi se opozita që po përpiqet të krijohet, nuk është opozitë dhe se, sipas tij, parlamenti tashmë e ka humbur seriozitetin.
Si po e “varros” Velierën banda e Vangjush Dakos
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një status në rrjetet sociale ka hedhur akuza të forta ndaj Vangjush Dakos.
Sipas Bylykbashit në tre vite vetting Rama bëri të mundur që shoqëria të hështëte dhe Dako të fitonte gjyqet.
Postim i plotë
Barbaret e dosjes 339
Tre vite te shkuara Durresi filloi betejen e tij kunder Velieres se Vangjush Dakos, i cili kudo qe shkel, le gjurmen e tij prej betoni, duke varrosur memorien dhe trashegimine e qytetit.
Kur them Durresi, e kam fjalen per qytetin, ate antik, mesjetar dhe modern, por jo domosdoshmerisht per banoret e tij. Sepse pak qytetare te Durresit, te denje per kete “titull” u ngriten, ngriten zerin dhe protestuan. Madje as 6000 firmat e peticionit te shatrivanit te qendres te vitit 1929 nuk u mblodhen dot. As aq nuk u mblodhen per te mbrojtur rrenojat qe u gjeten aty ku dikur ka qene Porta Aurea e Durresit antik. A thua se rrenojat e lashta vlenin me pak. Ndaj Durresi e kishte te humbur betejen kunder Velieres prej betoni, kunder Dakos.
Ne tre vite vetingu i Rames beri te mundur qe Dako te fitonte gjyqet dhe te heshtte shoqerine civile qe protestoi. Nuk pati gjykates qe guxoi t’i dilte perpara. Praktikisht Dako arriti te vriste Durresin antik, mesjetar dhe ate modern qe krenohet per te shkuaren e vet. Triumfoi moderniteti i betonit.
Ne nje vit, Prokurorja e Pergjitheshme e Rames beri te mundur qe ta mbaje pezull hetimin e Dosjes 339 dhe barbareve te asaj dosje me Dakon ne krye. Barbare qe blejne vota qe me pas te betonizojne Durresin dhe Shqiperine.
Nese keta barbare te votes se lire do te ishin sot pas hekurave, projekti kriminal i Velieres do ishte varrosur. Por sot eshte Veliera qe po varros nen beton te kaluaren antike te Durresit, nderkohe qe Torra Veneciane rri menjane si e rrahur ne cep.
Respekt per Sazan Gurin e Av. Mirela Jorgon, dy aktiviste te shoqerise civile qe edhe pse nuk jane nga Durresi, meritojne titullin Qytetar Nderi te Durresit, por jo nga ata titujt qe shperndan Dako shpesh me lista partie e qoka banale. Titull mirenjohje te vertete. Respekt edhe per cdo durrsak qe iu bashkua asaj kauze, edhe pse te pamjaftueshem ne numer, nderkohe qe “intelektuale” te tjere benin sehir, komente e thashetheme nga vetrinat e kafeneve perreth, ndersa shumica heshti dhe vazhdoi punet e perjaveshme.
Sot Durresi e ka ende nje shans, nese durrsaket ngrihen pertej politikes, si studentet apo banoret e Unazes se Madhe. Ama, te mbrosh antikitetin kerkon me shume ndergjegjesim sesa thjesht interesi per pronen qe po te prishin, apo pagesen e shkolles qe e rriten. Kerkon pasion per Identitetin Kombetar, Kulturen dhe Trashegimine e Brezave. Kjo eshte sfida per ta merituar titullin Qytetar Nderi i Durresit. Deri sa te ndahet kjo dileme mes vetes, Veliera e ka varrosur Durresin nen beton.
A do te vazhdojne te ngadhnjejne Barbaret e Dosjes 339 mbi Durresin dhe durrsaket? Durrsaket e kane ende nje shans. Me 16 mars protestohet per te qeruar keta barbare qe ne krye kane Edi Ramen.
ZDF: Shqipëria, Kolumbia e Europës, bandat e drogës të lidhura me qeverinë
Televizioni gjerman ZDF ka publikuar së fundi një reportazh kritik për Shqipërinë. Në reportazhin e medias gjermane thuhet se mafia shqiptare është tepër aktive, dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë Europën.
Më tej gjatë reportazhit thuhet se Shqipëria në shumë raste ndihmohet dhe nga policia italiane kundër trafikut të drogës, e megjithatë kontrollet e skafeve janë të pasuksesshme.
‘Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën. Korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri.
Shqipëria ndihmohet nga policia italiane kundër trafikut të drogës, mirëpo kontrollet e skafeve për drogë, shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme.
Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Europës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta.
Shqipëria, Kolumbia e Europës, bandat e krimit dhe drogës të lidhur me politikën’, thuhet mes të tjerave në reportazh.
Po ashtu një vend të rëndësishëm në reportazh i është kushtuar dhe akuzave ndaj Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar droge.
Media ka sjellë rastin e oficerit të antidrogës Dritan Zagani, që i duhet të jetojë jashtë vendit, ku ka kërkuar azil, për shkak se denoncoi lidhjet e shtetit me trafikun. ‘Më kërcënoi jetën mafia e vendit tim’, shprehet Zagani gjatë reportazhit.
Ndërkohë gazetarët gjermanë shkojnë në një vend ku ende ka parcela me kanabis.