37.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Dosja 184, pazaret e Ramës me krimin, 6 deputetët e kapur në flagrancë në blerje votash

Kryetari i opozitës, Basha ka dhënë kushtrimin nga Dibra duke paralajmëruar se beteja me krimin e organizuar në pushtet do ti shkohet deri në fund. Mijëra dibranë i kanë rezervuar një pritje madhështore Kryetarit të PD, Basha. Basha ka zbardhur pjesë nga dosja hetimore me nurmin 184, ku Rama është kapur në flahrancë direkte duke bërë pazare me krimin dhe po ashtu janë 6 deputetë të tjerë të PS duke blerë votat me krimin e organizuar në Dibër.
“Dibra dhe dibranët janë në këmbë. Ata e kanë vrarë frikën të parët, kanë ndezur shpresën dhe kanë vendosur t’i prijnë marshimit tonë të pandalshëm për rrëzimin e qeverisë së krimit dhe kryehajdutit Edi Rama.
Dibrës i takon të jetë në krye të kësaj beteje, sepse ishte kurbani i parë i bashkimit të Edi Ramës me krimin. Fundi i kriminelëve, fundi i hajdutëve po afron. Po afron dita e lirisë dhe e dinjitetit për çdo shqiptar.
Dosja”184” është fundi politik i Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve. Në këtë dosje janë kapur gafil Rama, Gjiknuri, Ahmetaj, Manja, Abazi, Ndreu, Sterkaj duke bërë pazare me Ymer Lalën dhe krimin e organizuar për të blerë vota.
Prokuroria e mban të fshehur këtë dosje, por ajo nuk do të fshihet përgjithmonë. Kur kjo dosje të zbardhet, Edi Rama dhe Ymer Lala, do të rrinë bashkë në qelitë e burgut 313, ku e kanë vendin ata që vodhën votat.
Dibranët, si gjithë shqiptarët e ndershëm, duan një Shqipëri si gjithë Evropa. Ne nuk jemi një vend i varfër. Shqipëria është e vjedhur. Qeveria dhe Parlamenti i krimit janë shërbëtorë të hajdutëve, oligarkëve dhe kriminelëve.
Parlamenti i takon popullit, jo kriminelëve. Gjeneza e të keqes është një qeveri dhe një kryeministër që e ka lidhur fatin jo me qytetarët, por me kriminelët dhe sot është peng Ymer Lalës, Avdylajve, Shullazëve.
Ne do t’i japim fund qeverisë dhe kryeministrit peng të krimit. Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë si gjithë Europa. Ajo nuk mundet të jetë kurrë si Europa me parlament që vjedh me ligj qytetarët.
Ne do të marrim masa të menjëhershme për të ndalur këtë krizë. Ne do të heqim menjëherë taksën “Rama” për naftën. 300 lekë më lirë do të jetë karburanti për shqiptarët ditën e parë kur qeveria të mos jetë më peng i krimit.
Qeveria, e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do të jetë peng i kriminelëve dhe oligarkëve. Qeveria e ardhshme do të jetë peng i qytetarëvë të ndershëm dhe punëtorë dhe e premtimeve të mbajtura”, tha Basha.

Basha deklaroi se me 16 Mars populli do të bashkohet për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe zgjedhjes së një qeverie që nuk është peng i krimit, por i qytetarëve. “Rruga që kemi nisur nuk është për pushtet, por është për një ndryshim të madh për ju dhe familjet tuaja. Më 16 mars populli do të bashkohet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, një qeverie që nuk e dhunon dhe vjedh.
Me protestën e 16 Shkurtit, me pjesëmarrjen më të madhe ndonjëherë, gjërat ndryshuan. Në ia dorëzuam mandatet popullit. E gjithë Shqipëria vrau frikën dhe sot është plot shpresë dhe besim për ndryshimin.
Beteja duhet të shkojë deri në fund! Që të jeni zotër të fateve tuaja dhe qeverisë suaj të ardhshme, përmes votës së lirë dhe të ndershme, ka vetëm një rrugë për këtë ndryshim: Bashkim! Pjesëmarrje! Protestë! Përballje! Fitore!”, tha Basha.
FJALA E KRYETARIT LULZIM BASHA NË DIBËR
Dibra dhe dibranët janë në këmbë. Dibra dhe dibranët e kanë vrarë frikën të parët. Dibra dhe dibranët kanë ndezur shpresën dhe kanë vendosur t’i prijnë marshimit tonë të pandalshëm për rrëzimin e qeverisë së krimit dhe kryehajdutit Edi Rama. Fundi i kriminelëve, fundi i hajdutëve po afron. Po afron dita e lirisë dhe e dinjitetit për çdo dibrane e çdo dibran dhe për mbarë Shqipërinë.
Dibrës i takon të jetë në krye të kësaj beteje, sepse Dibra ishte kurbani i parë i bashkimit të Edi Ramës me kriminelët, me trafikantët e drogës, me trafikantët e vajzave dhe grave. Këtu në Dibër, në shtator të 2016-s, u bë eksperimenti i parë i Edi Ramës në aleancë me krimin, këtu në Dibër për herë të parë në dekada e shekuj, vendosi t’ju sillte në krye të vendit jo njerëz që e kanë udhëhequr Dibrën me mençurinë e fjalës, me forcën e karakterit, me patriotizmin dhe atdhedashurinë për Dibrën dhe mbarë Shqipërinë, siç ka ndodhur në dekada e shekuj me Dibrën dhe dibranët, por vendosi t’ju sjellë në krye të vendit kriminelët, trafikantët, për të nënshtruar demokratët dhe për të poshtëruar socialistët e Dibrës.
Tash dy vjet e gjysëm, masakra e 11 shtatorit 2016 po i jep pasojat e veta në çdo vatër dibrane. Kudo, ku sot takova familjarë, të rinj, gjimnazistë, fermerë dhe pensionistë, lexohen qartë vuajtjet e shtuara, pasiguria për të nesërmen, tradhtia e madhe e Edi Ramës ndaj socialistëve të ndershëm, dhuna dhe poshtërimi ndaj opozitarëve dhe qytetarëve që nuk e ulën kokën para pushtetit të tij kriminal, por për herë të parë pashë po kështu, lexova dhe dëgjova vendosmërinë e Dibrës për ta shprehur zemërimin dhe papajtueshmërinë me krimin në pushtet, vendimin e madh të Dibrës për t’i prirë lëvizjes popullore për largimin e qeverisë së krimit, për ta zbuar këtë turp të madh kombëtar dhe për të marrë në dorë fatin tuaj.
Tash 2 vjet e gjysëm dibranët e dinë se zot në shtëpinë e tyre nuk janë vetë ata, se zot në shtëpitë e tyre, në shkollat e tyre, se zot në bizneset e tyre dhe në arat e tyre, është Edi Rama dhe Ymer Lala, janë horrat dhe kriminelët. Burrat dhe gratë e ndershme dhe punëtore nuk kanë asnjë mundësi që të jetojnë me dinjitet dhe me djersën e ballit. Edi Rama do ta kthejë Dibrën në një kotec të krimit, ku njerëz kokulur e pa dinjitet t’i shtrijnë dorën për kotheren e bukës.

Kjo nuk është Dibra që meritojnë dibranët, kjo nuk është Dibra që duan dibranët, kjo nuk mund të jetë kurrë e sotmja dhe e nesërmja e Dibrës dhe e gjithë Shqipërisë. Dibra dhe dibranët, njësoj si gjithë shqiptarët e ndershëm, duan një Shqipëri si e gjithë Evropa. Shqipëria nuk është një vend i varfër, Dibra nuk është një trevë e varfër, Dibra është e vjedhur dhe jo e varfër, Shqipëria është e vjedhur dhe jo e varfër. Ndaj Parlamenti i krimit, njësoj si bashkia e krimit këtu në Dibër, dhe kudo tjetër në Shqipëri, kanë braktisur fatin e qytetarëve të thjeshtë, janë kthyer në shërbëtorë të hajdutëve grabitqarë, oligarkëve dhe kriminelëve.
Për një vit e gjysëm ne u përpoqëm ta ndryshonim nga brenda, çuam amendamente për të ulur çmimin e naftës, i hodhi poshtë, çuam amendamente për të ulur çmimin e energjisë, i hodhi poshtë, çuam amendamente për të ulur taksat, i hodhi poshtë, çuam amendamente për të rritur pensionet, i hodhi poshtë, prezantuam planin për studentët, për uljen e tarifave, për ndihmën ekonomike, për uljen e taksave, i hodhi poshtë. Çuam ligjin për vetingun e politikanëve, që t’i nxirrnim jashtë miqtë e Ymer Lalës dhe kriminelëve të tjerë nga parlamenti, e hodhi poshtë.

Parlamenti i takon popullit, jo kriminelëve. Gjeneza e të keqes është një qeveri dhe një kryeministër që e ka lidhur fatin jo me qytetarët, por me kriminelët. Kur e lidh fatin me kriminelët, je peng i kriminelëve. Kur e lidh fatin me Ymer Lalën je peng i Ymer Lalës. Kur e lidh fatin me Avdylajt je peng i Avlyjave, i Shullazëve. Ne do t’i japim fund qeverisë peng të krimit dhe kryeministrit peng të kriminelëve. Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipëria si gjithë Europa nuk mundet të jetë kurrë me kryeministër të lidhur me krimin. Shqipëria si gjithë Europa nuk mundet të jetë kurrë me parlament që vjedh në vend që të mbrojë qytetarët, që i varfëron në vend që t’i japë mundësi, liri, vlera, mirëqenie, punësim, dinjitet.
Kjo nuk është rruga drejt Europës. Dyert e Europës janë mbyllur tash 6 vjet nga Edi Rama e do të vazhdojnë të mbyllura deri ditën kur ta shporrim kryehajdutin dhe bandën e tij.Sepse Europë do të thotë vlera.
Unë e di fare mirë, siç e dinë të edhe shumë prej bijve tuaj dhe bijave tuaja, që kanë patur rastin të studiojnë apo të jetojnë në Europë, siç ma tha një qytetar para disa orësh, dje faktikisht në Berat, kur e pyeta, emigrant në Belgjikë, kur i ndodhi një skandal qeverisë belge, sigurisht jo nga këto skandalet e qeverisë shqiptare, se këto do të kishin rrëzuar qindra qeveri: çfarë ndodhi a ikën belgët azilantë apo iku qeveria?!Sigurisht që iku qeveria. Kjo është Europa.

Në Europë kur qeveria kapet duke vjedhur ikën qeveria dhe nuk ikën populli refugjat. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë kapur duke vjedhur; duke vjedhur taksat e shqiptarëve, duke vjedhur lekët e xhepave tuaj, bukën e fëmijëve tuaj, për t’ia dhënë një grushti njerëzish. Nuk rriten pensionet, nuk rriten rrogat, mbyllen bizneset, nafta më e larta në Europë, energjia më e larta në Rajon dhe paratë që dali nga xhepat tuaj i ndajnë 5 hajdutë me Edi Ramën dhe një grusht kriminelësh.
Ne do të marrim masa të menjëhershme për të ndalur këtë krizë. Ne menjëherë do të heqim taksën “Rama” për naftën, 300 lekë më e lirë do të jetë nafta dhe karburanti për shqiptarët ditën e parë kur qeveria të mos jetë më peng i krimit.
Sepse qeveria e ardhshme e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk do të jetë peng i kriminelëve. Kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë peng i Ymer Lalëve. Qeveria e ardhshme nuk do të jetë peng i oligarkëve. Qeveria e ardhshme do të jetë peng i qytetarëvë të ndershëm dhe i dibranëve dhe dibraneve të ndershëm dhe punëtor, i fjalës së dhënë, i premtimit të dhënë dhe i votës së marrë në këmbim të atij premtimi.
Kjo është demokracia, për këtë po luftojmë, për këtë i dogjëm mandatet. Ne nuk mund të rrimë në krah të kriminelëve në atë parlament. Ne jemi në krahun tuaj dhe sëbashku do ta vazhdojmë këtë betejë deri në fund, këtë betejë për një Shqipëri të lirive dhe mundësive për të gjithë. Këtë Shqipëri do ta ndërtojmë sëbashku duke bërë të mundur që ligji të jetë i barabartë për të gjithë, jo të godasë të pamundurin, të varfrin, njeriun e pambrojtur dhe të mbrojë kriminelin, të mbrojë politikanin e korruptuar, të mbrojë hajdutin. Kjo nuk është Shqipëria europiane, ky është çifligu i Edi Ramës që do të marrë fund përmes protestës së vendosur qytetare dhe aksionit tonë të përbashkët.
Vëllezër dhe motra, dosja”184” është fundi politik i Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve. Në këtë dosje janë kapur gafil Edi Rama, DamianGjiknuri, Arben Ahmetaj, Ulsi Manja, SadriAbazi, PjerinNdreu, PaulinSterkaj dhe dhjetëra hierarkë socialistë duke bërë pazare me Ymer Lalën dhe krimin e organizuar për të blerë vota, për të shantazhuar dibranët dhe për të mbushur kutitë e votimit për të kapur me çdo kusht e me çdo çmim Bashkinë e Dibrës dhe përtë bërë eksperimentin këtu në Dibër në vitin 2017 e shtrinë në gjithë Shqipërinë.

Prokuroria kriminale e Arta Markut dhe Donika Prelës e mban të fshehur këtë dosje, por kjo dosje nuk do të fshihet përgjithmonë. Edi Rama dhe Ymer Lala kanë shumë qejf të rrinë bashkë. Kur kjo dosje të zbardhet, bashkë do të rrinë në qelitë e burgut 313, aty ku e kanë vendin të gjithë ata që kryen krimin e të gjithë krimeve, vjedhjen e votave dhe instalimin e pushtetit kriminal.
Prandaj, vëllezër e motra rruga që kemi nisur nuk është thjesht për pushtet, por është për një ndryshim të madh për ju dhe familjet tuaja. Të gjithë dibranëve, edhe socialistëve të ndershëm që ua ka ulur kokën poshtë aleanca e Edi Ramës më krimin. Më datë 16 mars populli do të bashkohet në një tjetër protestë vendimtare për largimin e pushtetit të krimit për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, për t’i rrugë një qeverie që nuk ju dhunon, nuk ju vjedh, nuk ju mashtron, një kryeministri që nuk ju trajton si rrugaç, si klloun, si bastard, por që ka respekt dhe përkulet para jush, punon për ju që të realizojë të gjitha planet dhe premtimet që do të zgjidhin hallet dhe problemet e shqiptarit të thjeshtë.
Ju e meritoni dhe do të keni një qeveri në krahun tuaj.
Ne duhet të heqim duart e qeverisë kriminale nga fyti i sipërmarrjes.
Ne duhet të heqim duart e qeverisë kriminale nga fyti i fermerëve.
Ne duhet tëçlirojmë fatin e rinisë dibrane dhe rinisë të gjithë Shqipërisë, duke u siguruar arsim cilësor universitar dhe vende pune.
Ne duhet t’i hapim dyert e Shqipërisë, jo për drogën, por për investimet e huaja që hapin vende pune me paga dinjitoze.
Të gjitha këto janë të mundura:
kur ta çlirojmë qeverisjen nga krimi.
Kur ta presim lidhjen midis politikanëve dhe krimit.
Kur ta hedhim në Lanë parlamentin e krimit.
Kjo është thirrja, kjo është beteja.

Pengesa e vetme për të gjitha këto masa, të cilat do ta bëjnë më të lehtë jetën tuaj, do të ulim koston, do tëmbushin xhepat tuaja me para’, do të rrisin qarkullimin e ekonomisë, do tëçelin motorin e rritjes ekonomike, do të hapin vende pune dhe do tëçlirojnë njerëzit nga depresioni ekonomik, social dhe psikologjik, e vetmja pengesë për këtëështë një qeveri që e ka lidhur fatin me kriminelët, është një kryeministër që e ka lidhur fatin me Ymer Lalën.

Ju ftoj me 16 Mars t’i japim fund, të bashkohemi në bashkimin më të madh të forcës dhe të shpresës për Shqipërinë si gjithëEuropa.
Masivisht u derdhët ju në protestën e 16 Shkurtit dhe gjërat ndryshuan.E gjithë Shqipëria vrau frikën. Sot Shqipëria është plot shpresëdhe plotë besim se gjërat do të ndryshojnë.
Por beteja duhet të shkojë deri në fund që çdo shqiptare e çdo shqiptar, geg ose toskë, musliman ose i krishterë, demokrat ose socialist, të çlirohet nga frika e kriminelëve dhe bandave.Të çlirohet nga hajdutët oligarkë, që mos të jenë më kurrë në vartrat tuaja, në shtëpitë tuaja, në shkollat e fëmijëve tuaj, në arat që ju punoni, në sipërmarrjet tuaja zotër Edi Rama dhe Ymer Lala, por që dibranët të jenë zotër në shtëpinë e vetë.
Që të jeni zotër të fateve tuaja, ju dhe shqiptarët kudo ku janë, të jeni zotër të fatit tuaj dhe zotër të qeverisë tuaj të ardhshme përmes votës së lirë he të ndershme, ka vetëm një rrugë për këtë ndryshim:
Bashkim! Pjesëmarrje! Protestë! Përballje! Fitore!
Të shumtë keni qenë më 16 shkurt dhe arritët një hap të madh. I dhamë fund parlamentit të krimit, ia kthyem mandatet popullit, Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë.Zgjidhjen tani në dorë e ka populli, por ju ftoj që me 16 mars të jeni edhe më shumë.
Merrni miqtë, bashkëshortet dhe bashkëshortët, djemtë dhe vajzat e Dibrës, prindërit tuaj dhe ejani me 16 mars në betejën tonë për ta çliruar Shqipërinë nga krimi, për ta çliruar Dibrën nga frika dhe nga krimi dhe për t’ju rikthyer ju dinjitetin, mundësinë dhe lirinë që, së bashku, ta çelim derën për Shqipërinë si gjithë Europa, që në Europë të mos shkojmë me kokën ulur si refugjatë, por me kokën lart si dibranë krenarë, si shqiptarë krenarë.
Ju pres të shtunën në protestën më të mnadhe, në takimin me historinë.Shqipëria si gjithë Europa na thërret.Mirëse të vini dibrane dhe dibranë.Mirëse të vini gegë e toskë, demokratë e socialistë në takimin tonë me historinë të shtunën në orën 11.00.
Zoti e bekoftë Dibrën dhe dibranët!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Fitore!

Prokurori i Habilajve dhe Tahirit hetohet për korrupsion!

Një zhvillim interesant ka ndodhur ditën e djeshme në Katania, me gjyqin ndaj organizatës ‘Habilaj’ në të cilën është i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas mediave vendase organizata e ‘Habilajve’ ka dalë para gjykatës së Katanias, për të zhvilluar mbrojtjen ndaj pretencës së prokurorit të çështjes, Tommaso Buonanno. 
Por me shumë gjasa trupi gjykues nuk do ta pranojë këtë pretencë, pasi një prej prokurorëve të kësaj dosje ku është i përfshirë edhe emri i Saimir Tahirit, është përfshirë në një skandal të rëndë korrupsioni.
Është për tu theksuar se ky prokuror ka qenë pjesë e grupit hetimor që doli në konkluzionin, se ish-ministri Saimir Tahiri nuk rezulton të ketë kryer veprimtari kriminale në Itali në bashkëpunim me kushërinjtë e tij të prangosur Habilaj. Dhe për këtë ju kërkua gjykatës, që të mbyllë hetimin në Itali ndaj Tahirit.
Sipas dokumentit të nxjerrë në media në atë kohë, rezultonte se Tahiri është vënë nën hetim nga Prokuroria e Antimafias së Katanias në dt. 27.10.2017, vetëm 3 ditë pasi doli në konferencën për shtyp ku nxori dokumentin zyrtar, sipas të cilit nuk ishte në hetim në Itali e ku njëkohësisht deklaroi se ai vetë do të kërkonte përmes avokatëve të tij, që krahas hetimit të hapur ndaj tij në Shqipëri, të hetohej edhe në Itali.
Por në dt 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet me arsyetimin, se ‘nuk ka prova dhe fakte’ që implikojnë ish – ministrin Tahiri.
‘Për sa më sipër, megjithëse nuk ka dyshim për citimet e bëra nga Moisi Habilaj gjatë bisedave të përgjuara, veçanërisht ku përmend se ka për t’i dhënë 30.000 Euro SAIMIR –it, ose në pjesët ku flet për blerjen e bizhuterive për bashkëshorten dhe nënë e Saimir Tahirit, në vlerësimin e prokurorisë, në mungesë të provave të vlefshme nuk rezulton të ketë elementë të përshtatshëm për të mbështetur akuzën në fjalë.

Në bazë nenit 408 të Kodit të Procedurës Penale -125 të dekretit legjislativ 217/1989, kërkon që gjyqtari i hetimeve paraprake në këtë rast të vendosë për arkivimin e këtij procedimi dhe për rrjedhojë të urdhërojë kthimin e akteve të kësaj zyre’, shkruhet në atë dokument.
Pas kësaj më 19.03.2018, Prokurori i Republikës Carmelo Petralia ka konfirmuar kërkesën e një prej prokurorëve të çështjes, Andrea Bonomo, për mbylljen e hetimeve ndaj Tahirit duke i hapur rrugë kështu vendimit të Gjykatës. Në dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Katanias, me gjyqtare Loredana Pezzino, bazuar në kërkesën e Prokurorëve të Antimafias, ka marrë vendim për mbylljen e hetimit në Itali për ish-ministrin Tahiri.
Por si qëndron çështja korruptive e prokurorit të grupit Habilaj, Buonanno?
Prokuroria e Brescias ka filluar një hetim për Prokurorin e Katanias Tommaso Buonanno dhe është marrë në hetim nga hetuesit e Bergamos dhe karabinierët, pasi që nga muaji prill i vitit të kaluar ai hetohet mbi menaxhimin e burgut në Bergamo, në veçanti mbi sjelljet e ish-drejtorit Antonino Porcino dhe nga disa agjentë të policisë së burgjeve, duke përfshirë edhe komandantin Antonio Riçiardelli, i cili përfundoi në arrest shtëpie. Ai u njoftua për një urdhër kujdesi parandalues nga ana e zyrës së prokurorit të Bergamos. Prokurori Tommaso Buonanno nuk do të mund të hetojë në çështjen e zëvendës prokurorëve të Bergamos, Maria Cristina Rota dhe Emanuele Marchisio. Ai akuzohet për thirrjen telefonike të bërë nga Riçiardelli, i cili ishte nën përgjimin. Dhe thirrja vjen pas arrestimit të djalit të tij, Gianmarco Buonanno, i cili ndodhet në burg për një grabitje të armatosur të kryer në pasditen e 31 janarit të vitit 2018, së bashku me dy bashkëpunëtorë, në një supermarket në Zogno, gjithashtu në zonën e Bergamos, citon media italiane ‘Brescia Corriere. It’.

Faktet e fundit të raportuara nga shtypi, të cilat nuk janë mohuar, mund të konkludohet se i biri i Prokurorit të Republikës së Brescia është gjithashtu nën hetim në zyrën gjyqësore drejtuar nga babai i tij.
Kjo do të mund të ndikojë në kredibilitetin e brendshëm dhe të jashtëm të një detyre veçanërisht delikate si ajo e prokurorit të rrethit anti-mafia dhe anti-terroriste, duke rrezikuar paragjykimin e autonomisë dhe pavarësisë së organeve hetuese të gjykimit.
Pikërisht për arsye të reputacionin e shkërmoqur të prokurorit Buonanno, gjyqi i Habilajve është shtyrë përsëri. Ai pritet të vazhdoi gjatë sepse edhe grupi i përfshirë në të është i madh. Kjo për faktin, se në këtë strukturë të krimit të organizuar është përfshirë edhe ish-Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri.
Seanca e radhës kundër bandës së Habilajve është zhvilluar dje, paradite me dyer të mbyllura në Gjykatën e Katanias.
Ashtu siç ishte parashikuar, në seancën e djeshme kanë marrë fjalën para trupit gjykues tre avokatë mbrojtës, mes të cilëve avokati i italianit të arrestuar Antonio Riella, bashkëpunëtor me vëllezërit Habilaj si dhe avokati i shqiptarit Nezar Seitit i konsideruar financieri i bandës së Habilajve. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në muajin maj ku do të paraqesë mbrojtjen dhe avokatja e Moisi Habilaj.
Grupi i të akuzuarve shqiptarë, Habilajt akuzohen për trafik droge në drejtim të Italisë. Seanca e fundit gjyqësore ndaj tyre është zhvilluar më datë 10 dhjetor të vitit të shkuar, ku prokurori Tommaso Bonono kërkoi dënimin më të lartë për Moisi Habilaj me 18 vite e 8 muaj burg.
Për Meridian Sulaj 12 vite e 4 muaj burg;

Për Nezar Seitaj i konsideruar financieri i këtij grupi trafikantësh, u kërkua dënimi me 6 vite burg.
Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak, i cili monitorohet me anë të një byzylyku elektronik. Ndërsa ndaj Fatmir Minaj është pezulluar gjykimi dhe është lënë në gjendje të lirë. Ndaj Antonio Riela është kërkuar dënimi me 15 vite burg; Angelo Busaça 8 vite burg; Gianluca Passavanti 4 vjet e 20 mijë euro detyrim ndaj shtetit; Gianluca Spampinato 10 vite e 4 muaj burg; Ëilliam Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolino, Enrico Maria Gianquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco, e Rosario Giualiani 2 vite e 4 muaj burg e 6 mijë euro detyrim ndaj shtetit.
Në urdhër arrestimin e firmosur nga prokurorja Loredana Pezzini, në kuadër të operacionit ‘Rosa dei venti’, ekzekutuar në tetor të 2017, shprehet qarte se kjo bandë trafikantësh droge ishte ndërtuar mbi një organizim të strukturuar kriminal ku çdo anëtar i saj kishte një rol të caktuar.
Koka e kësaj bande ishte shqiptari Moisi Habilaj i ndihmuar nga vëllai i tij Florian Habilaj i thirrur me nofkën Lolo, i cili është shpallur person në kërkim, si dhe nga kushërinjtë Meridan e Armando Sulaj, nga Nezar Seiti e Fatmir Minaj e nga shtetasit italianë Vincenzo Spampinato, Antonio Riela, Angelo Busaca, e Gianluca Passavanti. Sipas hetimeve 5-vjeçare të Antidrogës së Katanias, banda e Habilajve trafikonte nga Shqipëria në Itali sasi të mëdha droge në rrugë detare përmes automjeteve që tranzitonin me tragete përmes portit të Barit e Brindizit, si dhe me anë të gomoneve apo barkave të peshkimit.
Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Katanias përmendet disa herë emri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar Sajmir Tahiri, kushëri me vëllezërit Habilaj, me automjetin e të cilit tip Audi 8 rezulton të kenë mbërritur në Siçili Moisi Habilaj e Sabaudin Celaj.

Raporti zyrtar i SHBA rrëzon zgjedhjet: U blenë votat!

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi sot raportin vjetor mbi të drejtat e njeriut në botë. Në pjesën për Shqipërinë trajtohen një numër çështjesh, por deklarata më e fortë lidhet me zgjedhjet e vitit 2017.
Sipas raportit, gjatë zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017 ka patur shit-blerje votash dhe presion ndaj votuesve
Ja çfarë shkruhet 
SHQIPËRI 2018 Raporti për të Drejtat e Njeriut – Republika e Shqipërisë është një demokraci parlamentare. Pushteti legjislativ përfaqësohet nga Parlamenti, i cili zgjedh edhe kryeministrin edhe presidentin.
Kryeministri udhëheq qeverinë, ndërsa presidenti ka fuqi të limituara ekzekutive.
Në qershor 2017, vendi shkoi në zgjedhje parlamentar. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) raportoi se, zgjedhjet respektuan liritë themelore, por u prekën nga akuzat për shit-blerjen e votave dhe presionin mbi votuesit.

DASH: Mediat dhe gazetarët të kërcënuar në Shqipëri
Të mërkurën, Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin mbi të drejtat e njeriut në botë. Në pjesën për Shqipërinë trajtohen një numër çështjesh. Ja disa prej tyre:
Mosndëshkimi mbeti problem. Ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale. Në përgjigje të kësaj, autoritetet kanë ndërmarrë një veting të monitoruar ndërkombëtarisht të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kanë skualifikuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar.
Korrupsioni vazhdoi të ishte një problem serioz në qendrat e paraburgimit.
Edhe pse qeveria ka mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimin dhe korrupsionin, korrupsioni në radhët e policisë mbeti problem.
Liria e shtypit dhe e medias
Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi pikëpamjesh, megjithëse pati përpjekje për të ushtruar presion politik dhe ekonomik të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë mbi median, duke përfshirë kërcënimet dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin. Pronarët e bizneseve kanë përdorur lirshëm mediat për të përfituar favore dhe për të promovuar interesat e tyre pranë partive politike. Shumica e pronarëve të televizioneve private përdorën transmetimet e tyre për të ndikuar në veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tjera të tyre.
Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan mediat e pavarura të shtypit. Gazetarët besohet se praktikuan vetëcensurimin. Pasiguria ekonomike për shkak të mungesës së kontratave të detyrueshme të punës uli pavarësinë e gazetarëve dhe kontribuoi në anshmërinë e raportimeve. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vazhdoi të raportojë vonesa të mëdha në pagesat e pagave për gazetarët në shumicën e mediave, në disa raste deri në 10 muaj.

Problemet financiare i kanë bërë disa gazetarë që të mbështeten më shumë në burimet e jashtme të të ardhurave, duke ngritur pyetje të integritetit.
OJQ-të pohuan se etika profesionale ishte një prioritet i ulët për disa nga portalet, që vlerësohet se arrijnë në rreth 700, duke ngritur shqetësime rreth përhapjes së lajmeve të rreme në përfitim të interesave të veçanta financiare ose politike. Rritja dramatike e mediave në internet solli një larmi pikëpamjesh.
Kriza ekonomike dhe praktikat e menaxhimit në mediat shqiptare kanë pakësuar financat dhe cilësinë e raportimit në media.
Ka pasur raporte të shumta për dhunë dhe kërcënime ndaj anëtarëve të mediave, ndërkohë që interesat politike dhe të biznesit i vunë gazetarët në presion.
Më 30 gusht, një person i panjohur qëlloi 10 herë në shtëpinë e prindërve të reporteres së krimit Klodiana Lala. Zonja Lala raporton shpesh për krimin e organizuar dhe çështjet e zbatimit të ligjit, duke përfshirë reformën gjyqësore.
Në shtator, kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë deklaroi se 12 gazetarë kishin paraqitur kërkesa për azil në vendet anëtare të BE, duke përmendur kërcënime për shkak të vendeve të tyre të punës.
Censura:
Gazetarët shpesh praktikojnë vetëcensurim për të shmangur dhunën dhe ngacmimin dhe si reagim ndaj presionit nga botuesit dhe redaktorët që kërkojnë të avancojnë interesat e tyre politike dhe ekonomike.
Autoriteti për komunikimet elektronike dhe postare dekretoi më 15 tetor se 44 portale të mediave kishin 72 orë për të marrë një numër identifikimi tatimor dhe ta publikonin në faqet e tyre të internetit ose qeveria do t’i mbyllte ato. Lista përfshiu disa faqet e lajmeve hulumtuese, duke përfshirë BIRN. Deri në fund të vitit, qeveria nuk i kishte mbyllur portalet që nuk kishin marrë numrin e identifikimit tatimor.

As me kërcënime ndaj gjyqtarëve dhe as me burgosjen e qytetarëve nuk e shpëtoni dot Edi Ramën

Ish-deputeti i PD për qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas kërcënimeve të Ramës ndaj gjyqtarit të Fierit që liroi nga burgu tre protestuesit e arrestuar pse protestuan ndaj Ramës para pak ditësh.
“Kërcënimi me vetting i gjyqtarit të Fierit vetëm pse mbrojti interesin e qytetarëve dhe nuk zbatoi urdhrin politik të trafikantëve që drejtojnë Policinë Politike, është provë e qartë sesi Edi Rama shantazhon dhe kontrollon çdo gjyqtar në vend.
Të mjerë!
As me kërcënime ndaj gjyqtarëve që nuk i nënshtrohen presionit tuaj kriminal dhe as me burgosjen politike të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, nuk e shpëtoni dot Edi Ramën.
Fundi i tij dhe qeverisë së tij kriminale është më afër se kurrë. Shihemi në 16 Mars!”, shkruan Alibeaj në një postim në Facebook.
Gjykata e Fierit dha sot masën e sigurisë për 3 personat e arrestuar në Fier gjatë protestës kundër kryeministrit Edi Rama.
Gjykata ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për Pëllumb Isufaj dhe ‘detyrim paraqitje’ për dy protestuesit e tjerë Enkeled Kafrani dhe Lavdimir Zykaj.
Të arrestuarit akuzoheshin për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Ministri i Jashtëm i Ramës lidhje me qarqet ruso-serbe, ja pse nuk u pajis me çertifikatë sigurie

Ish-deputetit i PD, Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë duke hedhur akuza mbi Ministrin e Jashtëm të propozuar nga Edi Rama, Gent Cakaj, duke thënë se ky i fundit ka lidhje me qarqet ruse dhe serbe.
Në një deklaratë publike Salianajii shkruan se, për këto lidhje ai nuk u pajis me çertifikatë sigurie dhe nuk u dekretua nga Presidenti.
“Qeveria Rama ështê qeveria më proruse që ka pasur ndonjëherê Shqipëria!
Ne kemi pasur indicie dhe dyshime te forta se Ministri i Jashtëm i propozuar nga Rama qe sot eshte ne detyre ka lidhje te forta me qarqe Ruse dhe Serbe dhe prandaj kerkuam komision hetimor! Per keto lidhje ai nuk u pajis me certifikate sigurie dhe nuk u dekretua nga presidenti!
Në mbledhjet e komisionit te Sigurise une kam qene anetar dhe nuk mund te flas me shume per arsye te sigurise kombetare por padiskutim qe shqetesimi eshte real per kapjen e segmenteve te caktuara te administrates se Ramês!”, shprehet Salianji.
Më tej ai ka shtuar se, “nuk diskutohet ne asnje moment asnje segment i Opozitës si i lidhur me ruset, per sherbimet inteligjente shqetesim perbejne nostalgjiket e partise se punes qe sot jane ne rangjet me te larta dhe kane dashuri per Ish BRSS, ne nje rast flagrant ambasadori 2Q, dyshohet për lidhje te forta me Gunvorin rus i cili sot ka marre naften e Shqipërise, për këto lidhje ky person u soll direkt nga ambasada ku sherben dhe u emerua per negociatat me Greqine, per te dhene pjese te tera te territorrit qe jane te pasura me burime natyrore!”.
“Ne do t’i zbardhim keto lidhje, e vetmja rruge për Shqipërinë eshte partneriteti stradegjik me SHBA dhe integrimi ne BE!
Ne po protestojme sot per ta bere Shqipërine si ShBA dhe Evropa, per te mos e lejuar modelin Putinian qe enderron te instaloje Rama!”, ka përfunduar ai.

“Rama ik, ik, ik”! Banderola gjigande në hyrje të Elbasanit, policia e heq qytetarët e vendosin prapë

Qytetarët e Elbasanit kanë mbushur qytetin dhe rrugët hyrëse për në qytet me parrula kundër Ramës
Përgjatë segmentit në hyrje të qytetit në aksin e rrugës kombëtare që lidh Kryeqytetin me qendrën e Elbasanit janë vendosur parrulla gjigande “Rama ik, ik, ik..!”.
Menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë të cilat i kanë hequr banderolat, por qytetarët i kanë vendosur sërish.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale një video, ku shfaqen të rinj nga qyteti i Elbasanit teksa shpalosin një banderolë ku lexohet “Rama ik, ik, ik”.
“Elbasani në prag të festës: “Rama ik, ik, ik..!”, shkruan Berisha mbi video.
Siç duket, ky do të jetë urimi i qytetarëve të Elbasanit për kryeministrin Rama, i cili nesër me shumë gjasa do të jetë në qytetin e Ballokumeve.

“Rama ik”! Nxënësit nga Saranda zbresin nga autobusi dhe i bashkohen protestës tek Unaza e Re

Një grup nxënësish nga Saranda, që vini n ë Tiranë në kuadër të një ekskursioni shkollor, u janë bashkuar protestës së banorëve të Unazës së Re në Tiranë.
Teksa autobusi i tyre u bllokua në trafik, nxënësit habitën duke zbritur prej tij e duke iu bashkuar protestës me thirrjet “Rama ik”.
Banorët e Unazës së Re, prej më shumë se tre muajsh janë në protestë të përditshme kundër planit urbanistik që prek banesat e tyre.

Gjykata urdhëron Prokurorinë të hetojë deputetin e PS

Gjykata e Apelit në Tiranë ka urdhëruar prokurorinë që të nisë hetimet ndaj deputetit të PS-së, Ervin Bushati.
Prokuroria e drejtuar nga Arta Marku kishte vendosur të mos niste hetimet ndaj deputetit Bushati, pas denoncimit të PD-së.
Siç e ka bërë të rrugës, prokuroria i mbyll të gjitha dosjet dhe denoncimet që bëhen ndaj mazhorancës.
Por sot Gjykata e Apelit ka urdhëruar prokurorinë që të nisë hetimet ndaj Ervin Bushatit.
Ky i fundit është denoncuar nga PD-ja në vitin 2018, për të paktën 7 pasuri të deklaruara të cilat ai nuk i justifikon dot.
Gjykata e Apelit ka vendosur ditën e sotme ti japë të drejtë Gjykatës së Shkallës së Parë për të nisur gjykimin ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Ervin Bushati, në akuzën për fshehje të pasurisë dhe falsifikimin e Deklaratës së Pasurisë.
Vendimi i Gjykatës së Apelit vjen pas një beteje me Prokurorinë e cila u përpoq gjatë gjithë këtyre muajve që të mbyllte hetimet ndaj Bushatit.
Lajmin e ka bërë të ditur për mediat Partia Demokratike në një njoftim për shtyp.
“Në muajin Tetor 2018, Partia Demokratike denoncoi deputetin e Partisë Socialiste Ervin Bushati për fshehje të pasurisë dhe mosjustifikimit ligjërisht të pasurisë. PD deklaroi se deputeti Ervin Bushati ka fshehur të paktën 7 pasurive të paluajtshme, ku përfshihen: 1. Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall në Tiranë. 2. Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall në Tiranë. 3. Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall po në Tiranë. 4. Një ndërtesë me sipërfaqe 76 m2 në Qerret Kavajë. 5. Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall në Qerret, Kavajë. 6. Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall në Sarandë. 7. Një garazh me sipërfaqe secila 42 m2 në Sarandë.
Por PD nuk është mjaftuar vetëm me denoncimin publik.

Duke qenë se prokuroria nuk nisi hetimet kryesisht, PD depozitoi në prokurori Kallëzim Penal kundër Ervin Bushatit për fshehjen e pasurisë dhe falsifikimin e Deklaratës së Pasurisë, duke e akuzuar për kryerjen e dy veprave penale: “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 190 dhe 257/a i Kodit Penal.
Vetëm disa ditë pas depozitimit të Kallëzimit Penal, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 25.10.2018, vendosi “mosfillimin e procedimit penal”.
Duke mos qenë dakord me vendimin e prokurorisë, që refuzonte të hetonte paligjshëmrinë e pasurisë së një deputeti të mazhorancës, Partia Demokratike e ankimoi vendimin në Gjykatë.
Më datë 20 Janar 2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranoi ankimin e PD, duke rrëzuar Prokuorinë e Tiranës dhe duke e detyruar këtë të fundit të nis menjëherë procedim penal ndaj deputetit Ervin Bushati për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.
Prokuroria e Tiranës e ankimoi vendimin në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke këmbëngul që të mos e hetojë Ervin Bushatin.
Gjykata e Apelit, më 13 Mars 2019, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke vulosur kështu përfundimisht rrëzimin e prokurorisë dhe detyrimin e saj që të procedojë penalisht deputetin e PS Ervin Bushati.
Pas këtij vendimi të formës së prerë, organi i prokurorisë është ligjërisht i detyruar që të procedoi penal deputetin Ervin Bushati, për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.
Mbetet për t’u parë rezultati i hetimit dhe nëse deputeti i mazhorancës do të dënohet apo jo penalisht për fshehjen e pasurisë.”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

1 miliardë euro tendera në 2018, shumica me fitues të përcaktuar dhe me negocim

Në vitin 2018 të paktën 9.4 për qind e procedurave të prokurimit është dhënë sipas praktikës së negocimit pa shpallje paraprake. Kjo do të thotë që institucionet publike kanë preferuar që të ulen përballë bizneseve për të arritur një marrëveshje në vend të hapjes së garës. Në vitin 2017 përqindja e procedurave të njoftuara me negocim pa shpallje paraprake kundrejt atyre konkurruese ishte 7.7 për qind. Në këto procedura duket se negocimi nuk ka luajtur ndonjë rol të madh për aq kohë sa fondi limit i prokuruar dhe fondi me të cilën janë shpallur kontratat fituese janë shumë afër me njëri tjetrin. Në total nga mbi 4 miliardë lekë fond limit parashikuar për këto procedura janë kursyer pak më shumë se 45 milionë lekë.
Pavarësisht praktikës së rritjes së numrit të procedurave me negocim pa shpallje paraprake në raport me totalin e procedurave që përfitojnë edhe ato me garë, fondi limit i të parave mbetet minimal me 4.1 për qind të totalit.
Referuar analizës vjetore të Agjencisë së Prokurimit Publik në vitin 2018 numri total i procedurave të shpallura në sistemin elektronik të prokurimit është 8,400, nga të cilat 2,353 procedura janë anuluar dhe 6,047 kanë vazhduar, ndërkohë që 5116 prej tyre kanë përfunduar me fitues. Vlera totale e fondit limit të prokuruar është mbi 1 miliardë euro, ndërkohe që vlera e fondit që ka rezultuar pas nënshkrimit të kontratave është dukshëm më e ulët.
Nga raporti i APP rezulton se edhe numri i procedurave të anuluara gjatë vitit 2018 është më i lartë se ai në vitin 2017.

Nga të dhënat e pasqyruara në tabelën më sipër, rezulton se nga 8400 procedurat e shpallura për t’u zhvilluar në sistemin e prokurimit elektronik, 2353 procedura me vlerë 17 miliardë lekë janë anuluar, ndërkohë që në vitin 2017 numri total i procedurave të anuluara ishte 2161 procedura me vlerë 19 miliardë lekë.
Sipas APP ndër arsyet teknike përmendim vështirësitë e autoriteteve kontraktore në përshtatjen me sistemin e prokurimit elektronik, ku evidentohen gabime në plotësimin/kryerjen e hapave në sistemin e prokurimit elektronik, që çojnë në anullimin e procedurave.
“Ndër arsyet ligjore që çojnë në anulimin e procedurave përmendim mungesë konkurrence gjatë zhvillimit të procedurave, vendimet e anulimit nga Komisioni i Prokurimit Publik, anulime për shkak të ndryshimeve në fondet buxhetore, etj.
Një rast tjetër që vlen të përmendet në funksion të analizës së anulimeve është dhe rasti kur procedurat shpallen me lote. Sipas të dhënave, numri më i madh i anulimeve (1300 procedura) i takon procedurave të prokurimit të shpallura me lote.
Mbi 80% të anulimeve të procedurave me lote i takojnë procedurave për blerje të medikamenteve dhe materialeve të shërbimit shëndetësor, ku kryesisht janë anuluar ato lote që prokurohen për sasi me vlera të vogla të medikamenteve. Gjithashtu, një pjesë e konsiderueshme e anulimeve (370 procedura) i takon shërbimit të transportit për mësues dhe nxënës, sepse në këto procedura kërkohet transport në zona të largëta, që shpesh nuk paraqesin interes për operatorët ekonomikë” vlerëson APP.