30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Maradona: Ne argjentinasit jemi krenarë për Messin, por Ronaldo është…

Pas “tripletës” së madhe të Cristiano Ronaldos të martën në mbrëmje, i cili udhëhoqi eliminimin e Atlético Madridit nga Liga e Kampionëve, duke siguruar përmbysjen 3-0 në favor të bardhezinjve, ka ardhur edhe reagimi i legjendës argjentinase të futbollit, Diego Maradona: 
“Ka lojtarë, që janë “bekuar” me anë të shkopit magjik. E vërteta është se ne argjentinasit jemi krenarë për Messin, por Ronaldo është një “kafshë”. Ai ka fuqi të pastër dhe tani është magjistar. Tha se duheshin tre gola dhe i shënoi tre gola”.

Cristiano Ronaldo është kryelajmi i medieve të botës, ditën e sotme. “Tripleta” e tij e mbrëmshme dërgoi Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përmes një përmbysjeje të jashtëzakonshme.
Tifozët bardhezinj shpërthyen në delir, falë yllit portugez, që fatmirësisht luan tashmë për skuadrën e tyre të zemrës. “Njeriu Champions” vendosi diktatin ndaj Atletico Madridit, duke dëshmuar se 34 vitet që ka mbi supe janë thjesht një statistikë, asgjë më tepër.
Ajo e së martës ishte një natë magjike, që duhej festuar edhe me familjen dhe njerëzit e afërt nga CR7. Ata e mbështetën në stadiumin “Allianz” dhe më pas patën mundësinë të darkojnë së bashku. Ronaldo e vijoi festën në një nga restorantet e njohura të Torinos.
Ishte paksa vonë, në fakt, ndaj ylli i Juventusi mendoi se nuk do të gjente njerëz në lokalin e përzgjedhur, por u befasua sapo i pragun e derës. Ata që po darkonin u ngritën në këmbë për të dhe e pritën me brohoritje heroin e mbrëmjes në Torino.

SHBA drejt marrëveshjes së paqes me talibanët në Afganistan

SHBA dhe talibanët kanë bërë hapa reale në çështjen e tërheqjes së trupave të huaja dhe në masat antiterror. Sapo të kenë përfunduar këto çështje, në tryezë do të jenë bisedime midis palëve afgane dhe një armëpushim.
SHBA dhe negociatorët e talibanëve i quajtën përmbledhtazi përparim raundet e fundit të bisedimeve të paqes. Por ende nuk është rënë dakord për një plan kohor për tërheqjen e trupave të huaja, u tha të martën. Bisedimet 16 ditore në kryeqytetin e Katarit, Doha, prodhuan një “projekt” marrëveshjeje për një plan kohor për tërheqjen e trupave dhe dhënien e sigurisë për masa antiterror, tha i dërguari special i SHBA, Zalmay Khalilzad në twitter.
“Kushtet për paqe janë përmirësuar. E qartë është se të gjitha palët duan t’i japin fund luftës. Megjithë të përpjetat dhe të tatëpjetat, ne i mbajtëm gjërat në linjë dhe bëmë hapa reale përpara”, tha diplomati amerikan i lindur në Afganistan.
Talibanët kanë mbajtur një sërë raundesh me bisedime me negociatorët e SHBA, por deri tani kanë refuzuar të negociojnë drejtpërdrejt me qeverinë afgane ose të angazhohen për një armëpushim, përballë sulmeve të përditshme.
Talibanët konfirmojnë përparimin
Raundi i fundit i bisedimeve në janar i bëri SHBA dhe talibanët që të bien dakord për një “projekt kornizë” për tërheqjen e trupave dhe për masa antiterror. Uashingtoni po kërkon garanci që talibanët nuk do të lejojnë që Afganistani të përdoret nga militantët për të ndërmarrë sulme terroriste jashtë vendit. Kjo ishte arsyeja, pse SHBA ndërhynë ushtarakisht pas sulmeve të 11 shtatorit 2011. “Paqja kërkon dakordim në katër çështje: siguri kundër terrorizmit, tërheqje trupash, dialog ndërafgan dhe një armëpushim të gjerë”, tha Khalilzad.
Në një deklaratë, talibanët konfirmuan që “është arritur përparim” për kohën e tërheqjes së trupave dhe për siguri për masa antiterror. “Për momentin, të dyja palët do të reflektojnë për përparimin e arritur me lidershipet e tyre dhe do të përgatiten për takimin e ardhshëm, për të cilin do të caktohet data nga ekipet negociatore”, thuhet në deklaratë.

Basha nga Dibra: Me 16 Mars, takimi me historinë

Kryetari i Partisë Demokratik, Lulzim Basha, në një takim të zhvilluar ditën e sotme në Dibër ka zhvilluar një takim me qytetarët.
Basha është shprehur se zgjidhjen e kanë dorë populli dhe se ai i ftojnë të gjithë qytetarët që në datë 16 Mars, të jenë më të shumtë në numër, që të rrëzojnë pushtetin e kapur nga krimi.
“Zgjidhjen tani në dorë e ka populli dhe ju ftoj që në 16 mars të jeni edhe më shumë! Merrni miqtë, bashkëshortët dhe bashkëshortet, prindërit tuaj dhe ejani më 16 mars për ta çliruar Shqipërinë nga krimi, për ta çliruar Dibrën nga frika dhe për t’ju kthyer juve mundësinë, dinjitetin dhe lirinë, që së bashku ta çelim derën e lirisë si gjithë Evropa, që të mos shkojmë atje me kokë ulur si refugjatë po me kokën lart si dibranë krenarë, si shqiptarë krenarë!
Ju pres të shtunën në protestën më të madhe, në takimin me historinë!
Shqipëria si gjithë Europa na thërret! Mirësetëvini, dibranë e dibranë, gegë e toskë, demokratë e socialistë, në takimin tonë me historinë, të shtunën në orën 11:00! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! Fitore!”,- ka thënë Basha.

Haradinaj: Nuk pranoj kushtet e Serbisë, taksa mbetet në fuqi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë, se edhe dy këshilltarët e Kancelares gjermane, Markel, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg, i kërkuan atij heqjen e taksës ndaj Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi bashkësinë ndërkombëtare për presionin që po i bëhet Prishtinës zyrtare për ta hequr taksën ndaj prodhimeve të Serbisë në mënyrë që t’i hapet rruga dialogut me Kosovën. Haradinaj thotë, se nuk i pranon kushtet e Serbisë. Kryeministri kosovar tregoi se edhe dy këshilltarët e kancelarës gjermane, Angela Merkel, që vizituan Kosovën dhe Beogradin, i kërkuan atij që ta heqë taksën ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës, në mënyrë që t’i hapet rruga dialogut.
“Pozicioni i Berlinit është i qartë, dialogu është i rëndësishëm dhe ai duhet të vazhdojë, taksa është pengesë, hiqeni taksën”, tregoi kryeministri Ramush Haradinaj qëndrimin që kishin dy këshilltarët kryesorë të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg.
Kushti i Serbisë për vazhdimin e dialogut me Kosovën është që qeveria e Kosovës ta heqë taksën. Këtë po e kërkon edhe bashkësia ndërkombëtare, së fundi edhe SHBA-ja përmes nënsekretarit amerikan për ҁështje politike, David Hale dhe Gjermania përmes dy këshilltarëve kryesorë të Merkelit, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg, të cilët vizituan Kosovën dhe Beogradin.
Kjo situatë e ka nervozuar kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj, i cili tha se Serbia po nxjerr kushte që mos të hyjë në dialog me Kosovën. Pra, Kosova sipas tij nuk po e bllokon dialogun, por Serbia, ndërsa, bashkësia ndërkombëtare nuk mund të bëjë presion te Serbia, por i bën presion viktimës (Kosovës).

“S’kam lyp garanci. Kam fol për kontratë. I besoj Amerikës dhe kur ata thonë diçka e di se është ashtu. Por, për shumë arsye ne po kërkojmë një kontratë me elementet përbërëse të saj, përfshirë ekonominë dhe tregtinë e lirë. Kjo është ajo që po kërkojmë. Garanci më të madhe se njohja e Amerikës s’mund të kemi. Megjithatë, për marrëdhëniet Kosovë-Serbi na intereson të dimë elementet e kontratës. Unë u besoj amerikanëve dhe si të më thonë kjo është formula, unë u besoj. Ne po kërkojmë kontratë të dimë ka shkon dialogu. Dialogun e ka bllokuar Beogradi, sepse ata thonë se pa u heq taksa s’ka dialog. S’e kemi bllokuar ne”, tha kryeministri Haradinaj, duke bërë të ditur edhe njëherë qëndrimin e tij, se nuk u nështrohet presioneve dhe nuk e heq taksën ndaj prodhimeve të Serbisë, derisa kjo e fundit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Ramush Haradinaj, pranon se me presidentin Hashim Thaҁi dhe partnerin e tij të koalicionit, kryetarin e kuvendit Kadri Veseli, kanë pikëpamje të ndryshme në disa pika, përfshirë edhe taksën ndaj Serbisë, por sipas tij, janë unik për platformën për dialog, që u miratua ditë më parë në kuvendin e Kosovës.
“S’mund të thuhet se Kosova s’po flet me një zë. Kemi delegacionin që është votuar edhe me ligj dhe ky është uniteti i Kosovës. Jemi të gatshëm të dialog, kur të jenë pala tjetër gati ne i presim”, tha Haradinaj.
E pala tjetër Serbia, pos që kërkon nga Kosova heqjen e taksës për ta vazhduar dialogun, thotë se edhe platforma për dialog e Prishtinës e ka vështirësuar mundësinë e dialogut, dhe në thelb sipas Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq, ”Platforma e Prishtinës është bllokim i dialogut Kosovë-Serbi”.
Presidenti i Serbisë tha se “qëndrimi i Beogradit karshi situatës së re të krijuar do të jetë i vendosur, serioz dhe i përgjegjshëm”.
“Në një afat relativisht të shkurtër kohor do të ndërmarrë masa përmes të cilave do të reagojë ndaj mospërmbushjes së obligimeve nga marrëveshja e Brukselit, vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe dhe ndërprerjes së dialogut me Serbinë nga ana e Prishtinës”, tha Aleksandër Vuciq, thuhet në një komunikatë të Presidencës së Serbisë. Vuçiq thuhet më tej “ka paralajmëruar prej kohësh përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe ekipin e saj se miratimi i platformës së Prishtinës nuk lë vend për kompromis dhe si e tillë ajo është kundër dialogut”.
Kuvendi i Kosovës, të enjten e javës së shkuar miratoi platformën e dialogut, ku Prishtina zyrtare e ka vënë një kusht për t’u përfshirë në dialogun për marrëveshjen finale me Serbinë. Kushti i saj është që përpara se të ulet në tryezën e bisedave në Bruksel, “do zotimin paraprak të delegacionit serb se e ka autoritetin që të bjerë dakord për njohjen e shtetit të Kosovës”.
“Marrëveshja përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme Kosovë-Serbi, duhet tё jetë e qartë dhe pa dykuptimësi”, thuhet në platformën e Prishtinës.

Vonohet procesi i Brexit, parlamenti hedh poshtë planin e kryeministres May

Parlamenti britanik të martën hodhi poshtë planin e Kryeministres Theresa May për shkëputjen nga Bashkimi Evropian.
Votimi me rezultatin 391 kundër dhe 242 pro, ka gjasa ta vonojë procesin Brexit ose ta çojë në dështim të plotë.
Votimi i së martës ishte një goditje e fortë për Zonjën May dhe kërcënon pozitën e saj si kryeministre.
Votimi e lë vendin pa ndonjë rrugë të qartë, vetëm 17 ditë përpara afatit përfundimtar për largimin nga Bashkimi Evropian.
Parlamenti është thellësisht i ndarë për çështjen se si do të veprohet me procesin Brexit dhe nëse do të thirren zgjedhje të reja apo një referendum i dytë.
Përpjekje të dëshpëruara
Rezultati i votimit me siguri do të intensifikojë kërkesat që zonja May të japë dorëheqjen ose të thërrasë zgjedhje përgjithshme.
Shumë ligjvënës konservatorë do të dëshironin të zinin vendin e saj si udhëheqëse partiake dhe kryeministre, por deri tani nuk ka asnjë kandidat me peshë dhe rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme, nëse mbahen, është i paqartë.
Plani i zonjës May, i negociuar me kujdes me Bashkimin Evropian, do të kishte përcaktuar kushtet për daljen e planifikuar të Britanisë më 29 mars.
Nëse Parlamenti nuk ndërmerr ndonjë hap tjetër, Britania do të largohet nga blloku në atë datë pa një marrëveshje.
Mbështetësit e shkëputjes këmbëngulin se një marrëveshje do të ishte diçka e mirë, por shumica e ligjvënësve dhe ekonomistëve thonë se ajo do të ishte katastrofike.

Parlamenti pritet të votojë të mërkurën nëse do të refuzojë apo jo mundësinë e një shkëputjeje “pa marrëveshje”, ndërsa të enjten do të votohet nëse do të kërkohet një shtyrje e afatit të 29 marsit.
Zonja May i kërkoi me forcë Dhomës së Komuneve të miratonte versionin e saj të fundit të marrëveshjes për shkëputjen e Britanisë që ajo negocioi të hënën me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.
Udhëheqësja britanike tha se zoti Juncker ra dakord për “ndryshime të sanksionuara me ligj”, për të siguruar që kufiri midis Irlandës – anëtare e BE-së – dhe Irlandës së Veriut – pjesë e Britanisë – të mbetet i hapur pas shkëputjes.
Por duket se ndryshimet nuk ishin të mjaftueshme për ligjvënësit, të cilët në janar votuan me shumicë dërrmues kundër planit të kryeministres.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se BE-ja ka bërë “propozime të qarta dhe të largpamëse” për të zbutur shqetësimet e Britanisë lidhur me marrëveshjen.
Por ajo iu shmang pyetjes nëse ishte e gatshme për të shtyrë daljen e Britanisë nga BE-ja nëse ligjvënësit britanikë nuk bien dot dakord për një plan.

Guardiola i frikësohet Ronaldos: Mund të na i shuajë shpresat për titullin e Championsit

Trajneri Pep Guardiola e ka pranuar se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, mund t’i japë fund shpresave të Manchester Cityt për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Manchester City e siguroi një vend në çerekfinale të kësaj gare, pasi fitoi në mënyrë bindëse, me rezultat 7:0, ndaj Schalkes. Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 10:2 dhe e theu rekordin për disfatën më të thellë në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Por, Guardiola beson se het-triku i Ronaldos në triumfin e Juventusit ndaj Atleticos, pas disfatës me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë, është dëshmi se gjigantët italianë mund të bëhen mbretër të Evropës.
Eliminimi tronditës i Real Madridit nga kjo garë, pas disfatës me rezultat 4:1 ndaj Ajaxit, ka bërë që gara për titull të jetë edhe më e hapur sesa sezonet e kaluara. Guardiola do të tentojë të shpallet kampion i Evropës për herë të tretë, pas dy triumfeve me Barcelonën.
Por, ai i frikësohet Juventusit të drejtuar nga Ronaldo.
“Ne [Barcelona] i fituam dy, por unë i humba shtatë. Kështu që unë nuk jam Real Madridi. Real Madridi është eliminuar, por në garë është ende Juventusi. Këta djem e blenë Cristiano Ronaldon dhe duan ta fitojnë titullin e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Guardiola.
“Ai ka shumë presion mbi shpatulla, por i shënon tri gola kundër Atletico Madridit dhe kualifikohet në fazën e radhës. Ky është lloji i njeriut që të nevojitet për të arritur suksese në faza e radhës”.
“Ne do të tentojmë. Nëse nuk punon, më vjen keq. Por, unë mund t’iu sigurojë se sezonin e ardhshëm do të tentojmë me të vërtetë. Gara këtu është shumë e vështirë”.

“Ronaldo është Zot i vërtetë futbolli”

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, e ka quajtur Cristiano Ronaldon “Zot të vërtetë futbolli”, pasi ylli i Juventusit arriti ta shënojë një het-trik në ndeshjen e mbrëmshme kundër Atletico Madridit.
Juventusi kishte pësuar disfatë me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, kundër Atleticos. Ronaldo i shënoi tri gola në ndeshjen kthyese dhe Juventusi e zuri një vend në çerekfinale, me rezultat të përgjithshëm 3:2, transmeton Gazeta Express.
Ylli portugez e shënoi një gol në pjesën e parë për ta përgjysmuar epërsinë e madrilenëve, para se ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë. Në minutën e 86-të të ndeshjes, ai e shënoi golin e fitores, nga pika e penalltisë.
“Ai është Zot i vërtetë futbolli, është qesharake çfarë ai arrin të bëjë. Në Ligën e Kampionëve, ai e mban çdo rekord që mund ta imagjinosh. Ai ka baras het-trike të shënuara me Messin”, ka thënë Ferdinand.
“Kjo ishte një skuadër e Atletico Madridit, që njihet për mbrojtje të jashtëzakonshme. Dhe Juventusi arriti t’i shënojë tri gola kundër tyre, e Ronaldo e gjeti het-trikun”.
Para kësaj ndeshjeje, Ronaldo kishte qenë më i heshtur se zakonisht në Ligën e Kampionëve, pasi e kishte shënuar vetëm një gol në gjithsej gjashtë paraqitjet e tij në këtë garë.

Momenti kur 40,000 tifozë festuan me Ronaldon…

I gjithë stadiumi i Juventusit, Allianz, shpërtheu kur Cristiano Ronaldo e shënoi golin e kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, nga pika e penalltisë.
Juventusi kishte pësuar disfatë me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, kundër Atleticos. Ronaldo i shënoi tri gola në ndeshjen kthyese dhe Juventusi e zuri një vend në çerekfinale, me rezultat të përgjithshëm 3:2, transmeton Gazeta Express.
Ylli portugez e shënoi një gol në pjesën e parë për ta përgjysmuar epërsinë e madrilenëve, para se ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë. Në minutën e 86-të të ndeshjes, ai e shënoi golin e fitores, nga pika e penalltisë.
Pasi kjo penallti kishte jashtëzakonisht shumë rëndësi për fatin e Juventusit në Ligën e Kampionëve, kishte shumë presion mbi Ronaldon për ta shënuar golin.
Megjithatë, portugezi e dëshmoi pse ai është pesë herë fitues i Topit të Artë, duke e shënuar golin e fitores dhe kualifikimit me qetësi. Ai shkoi të festonte në mënyrën e tij të zakonshme me tifozët.
Në atë moment, 40 mijë tifozë të Juventusit iu bashkuan portugezit duke brohoritur “SIIIIII”.
Para kësaj ndeshjeje, Ronaldo kishte qenë më i heshtur se zakonisht në Ligën e Kampionëve, pasi e kishte shënuar vetëm një gol në gjithsej gjashtë paraqitjet e tij në këtë garë.

Ronaldo festoi si Simeone, nga Spanja kërkojnë dënimin e tij

Super ylli portugez, Cristiano Ronaldo, beson se Juventusi e kishte transferuar atë pikërisht për paraqitje të tilla, si ajo që e bëri ai dje kundër Atletico Madridit, duke ia siguruar italianëve një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Juventusi kishte pësuar disfatë me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, kundër Atleticos. Ronaldo i shënoi tri gola në ndeshjen kthyese dhe Juventusi e zuri një vend në çerekfinale, me rezultat të përgjithshëm 3:2, transmeton Gazeta Express.
Ylli portugez e shënoi një gol në pjesën e parë për ta përgjysmuar epërsinë e madrilenëve, para se ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë. Në minutën e 86-të të ndeshjes, ai e shënoi golin e fitores, nga pika e penalltisë.
“Kishim nevojë për një natë me të vërtetë të veçantë dhe ashtu ishte. Nëse vazhdojmë kështu… ne nuk kemi fituar ende, por kemi arsye për të qenë krenar sepse jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Ronaldo, menjëherë pas ndeshjes.
“Kjo është arsyeja pse Juventusi më transferoi dhe unë tentova ta jap më të mirën time. Është një natë magjike. Atletico është kundërshtar shumë i vështirë, por ne e dëshmuan se jemi ekip i madh. I marrim të gjitha hap pas hapi, do ta shohim”.
Para kësaj ndeshjeje, Ronaldo kishte qenë më i heshtur se zakonisht në Ligën e Kampionëve, pasi e kishte shënuar vetëm një gol në gjithsej gjashtë paraqitjet e tij në këtë garë.

Mos harroni gëzimin e Diego Simeone në ndeshjen e parë, mes Atletico Madrid dhe Juventusit (2-0). Një gjest drejtuar nga tribuna, me të vërtetë jo “fisnik”. Për këtë gjest, “Cholo” kërkoi falje, tha se nuk kishte të bënte me bardhezinjtë. Megjithatë, një proces disiplinor u hap nga UEFA, e cila më pas zgjodhi të mos e skualifikojë trajnerin argjentinas, por ta gjobisë me 20 mijë euro.
E pra, në ndeshjen e mbrëmshme, të fituar 3-0 nga Juventusi, Cristiano Ronaldo iu përgjigj gjestit të Diego Simeone. Tripletë, kualifikim me përmbysje i bardhezinjve dhe festë e çmendur për yllin portugez. Në “harbimin” e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” u simulua, të paktën në pamje të parë, ngazëllimi i Simeone në “Ëanda Metropolitano”.
Një gjest, nëse është e mundur, edhe më i dukshëm dhe i hapur, i bërë nga lojtari më i mirë i ndeshjes, tek i cili ishin të gjithë prozhektorët. Arsyetimi me mendje të ftohtë të bën të mendosh se yllin e Juventusit mund ta presë i njëjti fat si Simeone, edhe pse do të jetë e nevojshme të presim si do të procedojë UEFA.
Në Itali nuk flitet për këtë gjë, por në Spanjë theksojnë se gjesti, në disa mënyra është edhe më i dukshëm se i Simeone. Prandaj, kush e di, Ronaldo mund të rrezikojë edhe një lloj ndëshkimi ndryshe nga UEFA. Gjoba si në rastin e Simeone është e sigurt, sipas mediave spanjolle, por mund të ketë edhe diçka më shumë, ndoshta pezullim me një ndeshje. Sidoqftë, duhet të presim disa ditë për të kuptuar se si do të sillet everia europiane e futbollit, që në kompeticione të tilla, për hir të imazhit, nuk toleron aspak.

Parlamenti i krimit, dron mbi kokat e policëve

Pas “provokimeve” me shashka e gurë në oborrin e Parlamentit dhe pankartave me mesazhe thumbuese për deputetët e rinj, demokratët nuk janë ndalur.
Ndërsa Kuvendi vijon punimet, mbi kokat e policëve që ruajnë godinën është ngritur një dron që mban varur një pankartë me mesazhin: Parlamenti i krimit.
Megjithëse nuk ishte paralajmëruar asnjë protestë nga ana e opozitës, policia e Tiranës mori gjithë masat për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Janë qindra punonjës policie në ruajtje të Parlamentit, forcat “Shqiponja” dhe FNSH.