19.5 C
Tirana
E martë, 6 Maj, 2025

“Policia i nxjerr ‘armën’ kriminelëve”, rrjeti shpërthen ndaj Ramës dhe Lleshajt pas skandalit në polici

Skandali i ngacmimit seksual ndaj një të miture, nga ana e një punonjësi policie pedofil, në Malësinë e Madhe, ka shkaktuar reagime të shumta. Nuk kanë munguar as memet e famshme në rrjetet sociale, të cilat ironizojnë Policinë e Shtetit dhe gjendjen e mjerueshme ku ka përfunduar.
Memet më pikante

8 pikat kryesore të platformës së opozitës për zgjedhjet e ardhshme

Partitë parlamentare të opozitës kanë rënë dakord për një platformë bashkëpunimi, e cila institucionalizon koalicionin opozitar për zgjedhjet e ardhshme.
Drafti i marrëveshjes që është përgatitur nga Partia Demokratike do të diskutohet me aleatët e opozitës.
Platforma është e ngritur në 4 shtylla kryesore.
Përveç krijimit të koalicionit, partitë bien dakord se Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një Qeverie Tranzitore, e cila duhet të ketë mandat për 4 çështje kyçe.
Platforma e plotë e Opozitës së Bashkuar
Partitë parlamentare të opozitës kanë rënë dakord për një platformë bashkëpunimi, e cila institucionalizon koalicionin opozitar për zgjedhjet e ardhshme.
Platforma është e ngritur në 4 shtylla kryesore. Përveç krijimit të koalicionit, partitë bien dakord se Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një Qeverie Tranzitore, e cila duhet të ketë mandat për 4 çështje kyçe:
1. Kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
2. Krijimin e kushteve të domosdoshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlamentare dhe vendore në Shqipëri, përmes dhënies fund të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, oligarkia dhe korrupsioni i lartë shtetëror; realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, presionit mbi median, si dhe eliminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje;
3. Krijimin e klimës së besimit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, jashtë çdo ndërhyrje politike;
4. Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe ndërmarrjen e çdo Reforme të nevojshme për këtë qëllim.

Duke rikonfirmuar vullnetin se Integrimi Europian është prioritet kombëtar, koalicioni i opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të ndërmarrë çdo hap që bën realitet këtë prioritet.
Partitë e koalicionit opozitar po kështu shprehin vendosmërinë për të ndërmarrë çdo aksion politik, institucional apo ligjor për realizimin e kushteve që sigurojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për t’i dhënë fund kapjes së qeverisjes dhe zgjedhjeve nga krimi i organizuar dhe paratë e pista të krimit dhe korrupsionit.
Hapi i ardhshëm pas dakortësisë me partitë parlamentare të opozitës është përfshirja në këte marrëveshje e të gjitha partive të koalicionit opozitar që janë aktualisht pa përfaqësim parlamentar.
PLATFORMË BASHKËPUNIMI
Sot, në Tiranë, më ___/___/2019, ne, Opozita e Bashkuar:
I.Thellësisht të shqetësuar që prej kohësh Shqipëria ndodhet në kushtet e:
• Rritjes së varfërisë ekstreme dhe papunësisë, si dhe pasigurisë për jetën dhe pronën, gjë që ka sjellë braktisjen e Shqipërisë nga një numër jashtëzakonsisht i lartë i qytetarëve shqiptarë;
• Mungesës së vëmendjes nga Qeveria ndaj problemeve të përditshme të qytetarëve dhe mungesës së reformave që garantojnë qeverisjen në interes të qytetarëve;
• Humbjes totale të besimit të qytetarëve tek forca e shtetit;
• Asgjesimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që po faktohet dita ditës si fenomen që ka cenuar jo vetëm legjitimitetin e qeverisjes, por edhe llogaridhënien ndaj qytetarëve;
• Rrënimit ekonomik të vendit për llogari të oligarkëve të lidhur me Qeverinë, që përfitojnë fonde financiare në mënyrë abuzive, duke asgjesuruar konkurencën e lirë dhe duke penguar investimet e huaja në vend që janë motor punësimi;

• Pabarazisë së thellë midis qytetarëve të zakonshëm dhe njerëzve me pushtet, duke eleminuar shtetin e së drejtës dhe barazinë përpara ligjit;
• Përpjekjes së paprecedentë të Qeverisë për të kontrolluar të gjitha pushtetit në vend, përfshirë pushtetin gjyqësor.
II. Duke vlerësuar se gjendja e shkaktuar, ka mbi të gjitha, si shkak kryesor korrupsionin, si dhe lidhjet e forta midis Qeverisë e krimit të organizuar, të cilat pengojnë zhvillimin ekonomiko-social të vendit dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë;
III.Duke qenë të vetëdijshëm se rinia shqiptare ka më shumë se kurrë nevojë për mbështetje, jo vetëm për një arsim cilësor sipas standardeve europiane, por mbi të gjitha për krijimin e kushteve për punësim sipas meritës dhe mundësive individuale;
IV.Duke qenë të ndërgjegjshëm se kapja e pushtetit publik nga krimi, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, duke e shndërruar në emergjencë kombëtare nevojën e shkëputjes së lidhjeve të ngushta Qeveri-krim;
V.Duke qenë të vendosur për të ndërmarrë çdo proces politik apo institucional që i hap rrugë nisjes së negociatave të antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke bërë realitet sa më parë ëndrrën e shqiptarëve për “Shqipërinë si gjithë Europa”;

VI.Duke vlerësuar se Qeveria aktuale dhe institucionet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë përpjekje konkrete, për të trajtuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votës, përdorimit të parave të pista në zgjedhje, si dhe angazhimit në zgjedhje të individëve me të kaluar kriminale, duke cenuar rëndë besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve.
VII.Duke vlerësuar se Qeveria aktuale nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të luftuar shpërdorimin e burimeve shtetërore, keqpërdorimin dhe neglizhencën e Policisë së Shtetit dhe presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit.
DEKLAROJMË SE:
1. Kemi vendosur krijimin e një Koalicion të Bashkuar Opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.
2. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, është formimi i një Qeverie Tranzitore, me mandat të posaçëm për:
• kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare;
• Krijimin e kushteve të domosdoshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlamentare dhe vendore në Shqipëri, përmes dhënies fund të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, oligarkia dhe korrupsioni i lartë shtetëror;realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, presionit mbi median, si dhe eleminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje;

• krijimin e klimës së besimit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, jashtë çdo ndërhyrje politike;
• krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për antarësimin në Bashkimin Europian dhe ndërmarrjen e çdo Reforme të nevojshme për këtë qëllim.
3. Rikonfimojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është prioriteti kombëtar dhe rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur, dhe shprehim gatishmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap që bën realitet rrugëtimin e pandalshëm e të shpejtë të Shqipërisë drejt familjes europiane.
4. Jemi të vendosur për të ndërmarrë çdo aksion politik, institucional apo ligjor, për realizimin e kushteve që sigurojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për t’i dhënë fund kapjes së qeverisjes dhe zgjedhjeve nga krimi i organizuar dhe paratë e pista të krimit dhe korrupsionit.
Ne Opozita e Bashkuar, angazhohemi në njëmarrëdhënie politike dhe elektorale e cila do të garantojëmundësi për çdo individ dhe parti politike për tu bërë pjesë e këtij transformimi të rëndësishëm kombëtar, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe integritetit të nënshkruesëve të kësaj Platforme Bashkëpunimi.
Ne Opozitae Bashkuar, ngarkojmë Partinë Demokratike të Shqipërisë, si partia më e madhe opozitare në vend, që të realizojë marrëveshje individuale për zgjedhjet dhe bërjen efektive të Koalicionit Opozitar, me të gjitha palët nënshkruese të kësaj Platforme Bashkëpunimi.
Platforma e Bashkëpunimit bëhet efektive menjëherë dhe fillon zbatimin pas miratimit të saj nga organet statutore përgjegjëse të partive politike nënshkruese, sipas Statutit të tyre. Partitë nënshkruese njoftojnë njëra-tjetrën për miratimin e saj nga organet statutore përgjegjëse.
PARTITË POLITIKE TË KOALICIONIT OPOZITAR:

“Vjolistan 2019!”

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi në mënyrën e tij ndaj skandalit të policit Berhan Bajrakurti, i cili u arrestua sot pasi më parë kishte ngacmuar seksualisht një adoleshente 15-vjeçare, duke i dërguar asaj videoselfie me përmbajtje erotike.
“Vjolistan 2019!, sb”, shkruan Berisha në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Berisha kishte modifikuar një foto të policit, duke i vendosur në vend të fytyrës së tij, atë të kryeministrit Edi Rama.

Lubonja shpërthen ndaj Ramës: Unë çuditem sesi ku popull duron akoma. Jam me protestën padyshim!

Analisti Fatos Lubonja deklaron se, mbështet protestën e opozitës më 16 shkurt dhe beson se pjesëmarrja do të jetë e lartë për shkak se shumë njerëz janë goditur nga Qeveria e Edi Ramës.
Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja tha se, ndihet i çuditur sesi shqiptarët po durojnë kaq shumë, ndërkohë që këtë nënshtrim po e shfrytëzon kryeministri Rama.
‘Unë kam parë që ka një përpjekje për t’i mobilizuar njerëzit, për të patur një masë të madhe njerëzish në shesh. Mendoj se do të ketë njerëz jo vetëm për shkak të këtij mobilizimi, por edhe sepse ka një shtresë njerëzish që janë goditur.
Unë çuditem sesi ku popull duron akoma. Ky popull ikën. Këtu abuzohet me nënshtrimin e madh të këtij populli. Jam me protestën padyshim. A do të jetë e dhunshme apo jo, nuk e di’, tha ai.
Sipas Lubonjës, ka dy mënyra se si mund të organizohet kjo protestë: ‘ose do të jetë si shumë të tjerat, ose do të jetë e vazhdueshme duke detyruar këtë kryeministër të ikë.’
Më tej, ai shtoi: ‘Kemi një arrogancë të paparë. Kemi një kryeministër që u thotë të gjithëve qen, opozitës dhe njerëzve. Nëse dhuna nuk vjen më 16 shkurt, do të vijë nesër, me këto mend që ka Edi Rama me shokë.’

Deputeti zbulon mashtrimin e Ramës: Afrim Qendro nuk është shkarkuar, vazhdon të bëjë ligjin në ARRSH

Pas zbulimit të skandalit të Unazës së Madhe, shkarkimi i kreut të ARRSH-së Afrim Qendro ishte thjeshte nje veprim duke tentuar mbylljen e kesaj dosje. Por sipas deputetit të PD, Agron Shehaj, e vërteta është krejt ndryshe.
Përmes një statusi në Facebook, deputeti demokrat i Vlorës, shprehet se, Afrim Qendro nuk është hequr nga puna, por është bërë nëndrejtor i ARRSH dhe vazhdon të bëjë ligjin në këtë institucion.
Sipas Shehaj, kjo është prova se hajduti i 18 milionë eurove të projektit të Unazës dhe 12 milionëve të OST-së është vetë kryeministri Edi Rama.
Statusi i plotë i deputetit Shehaj
Afrim Qendro nuk është hequr nga puna, thjesht ka ndryshuar titullin nga Drejtor në Zv. Drejtor të përgjithshëm të ARRSH-së ku ai vazhdon të bëjë ligjin.
Duhet të ishte në burg, por është shpërblyer me pushtet, edhe pse për fasadë ia ulën pak titullin. Mjafton ky fakt për të kuptuar që hajduti i vërtetë i 18 milionë eurove të projektit të Unazës (dhe 12 milionë të tjerave të OST-së) është Edi Rama.

Afrim Qendro e të tjerët ishin thjesht ndihmesa në krim. Ndaj Edi Rama nuk i lëshon dot menjëherë, por i mbron dhe i mbështet, sepse po mbron veten.
Afrim Qendro është shkarkuar nga posti i drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa në vendin e tij është emëruar ish-Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato.
Ish-kreu i ARRSH-së Afrim Qendro dhe ish-administratori i OST-së Klodian Gradeci, u përfshinë në skandalin e Unazës së Re, me firmën ‘DH Albania’. Firma me anë të dokumenteve të falsifikuara, fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro në fund të vitit të shkuar, 18 milionë prej të cilave nga ARRSH për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re.
Pas publikimit të skandalit, të dy tenderat u anuluan, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.

Videoskandali seksual/ Ja si justifikohet ministri Lleshaj…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas videoskandalit seksual të publikuar nga mediet, ku efektivi i policisë Berhan Bajrakurti, shfaqej teksa bënte veprime të turpshme në telefon me një të mitur.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj justifikohet se policët nuk janë të tij, por të Shqipërisë, ndërsa vetë identifikohet me policët që e arrestuan.
“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer”, shkruan Lleshaj.
Sipas Lleshajt, “Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij”.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në Twitter
Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.

Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij.
Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!
Por kujtojmë se çfarë ka thënë Lleshaj gjatë një interviste për emisionin “Opinion” pas marrjes së detyrës së Ministrit të Brendshëm.
“Në qoftë se do t’i shikoni policët me krimin, dijeni që jam unë me krimin, në qoftë se do t’i shikoni policët të dehur, dijeni që po pi unë. Në qoftë se i shikoni policët të pasjellshëm, ta dini që po sillem unë keq. Pra, ata do të jenë fytyra jonë. Ata do të dalin më shumë në TV, në media, dhe do të na përfaqësojnë ne. Polici ushtari, janë fytyra e kombit, janë fytyra e Republikës. Ata i veshin simbolet”, shprehej Lleshaj.
Reagimi i sotëm i Ministrit të Brendshëm krahasuar me deklaratën e tij kur mori këtë post, rezulton si justifikim.

Rama po përdor gjykatën për të penguar vijimin e hetimeve ndaj Tahirit

SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku Gentian Salaj eshte zgjedhur krytari i ri Autoritetit te Medias Audiovizive, AMA./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Saimir Tahiri, Minister of Interior, during a parliamentary session.

‘Në vend që Rama t’u thotë shqiptarëve t’i kërkojnë falje Saimir Tahirit, ai duhet të përgjigjet, nëse babai dhe bashkëshortja e Saimir Tahirit, kanë udhëtuar së bashku me Habilajt.
Është momenti që shqiptarët, të cilët duan një drejtësi të barabartë për të gjithë, të mos rrinë më të heshtur, por të bashkojnë zërin e tyre me protestën e 16 shkurtit në Tiranë!’
Deklarata është bërë nga deputeti i PD-së Flamur Noka, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Sigurisë në Kuvend.
Deklarata e plotë e Flamur Nokës 
Sa herë që Saimir Tahiri ka një hall me gjykatat dhe prokurorinë, sistemi i ri i drejtësisë provon se është plotësisht në shërbim të tij.
Partia Demokratike ka paralajmëruar se Saimir Tahiri do të shfajësohet nga akuza për trafik droge dhe këtij skenari i shërbeu edhe vendimi i sotëm për të ndërprerë praktikisht hetimet e prokurorisë për Saimir Tahirin.
Fillimisht, Edi Rama përdori parlamentin për të penguar hetimet e grupit të prokurorëve, duke mos dhënë autorizimin për arrestimin e Ministrit të Brendshëm.
Pastaj, përdori Arta Markun për të shpërbërë grupin e prokurorëve, sië u faktua, në kundërshtim me ligjin.
Tani, Edi Rama po përdor gjykatën për të penguar vijimin e hetimeve, pikërisht në kohën kur prokurorët presin përgjigje nga Mali i Zi për aktivitetin e Saimir Tahirit dhe lidhjet e tij me grupin e Habiljave.

Kjo do të thotë se, nëse brenda 3 javëve Mali i Zi nuk kthen përgjigje, dosja mund të shkojë në gjykatë e paplotë.
Sado që drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama ta lehtësojë Saimir Tahirin, në dosjen e tij ka fakte të rënda të përfshirjes së familjarëve më të afërt të Saimir Tahirit me grupin e Habiljave.
Në vend që Edi Rama t’u thotë shqiptarëve t’i kërkojnë falje Saimir Tahirit, është më mirë të ngarkojë dikë që t’i përgjigjet një pyetje të thjeshtë:
A kanë udhëtuar së bashku me Habilajt, të cilët ai i quan llum, babai dhe bashkëshortja e Saimir Tahirit?
Vendimi i gjykatës për të penguar vijimin e plotë të hetimeve vjen pas kërcënimeve publike të pak kohëve më parë të vetë Saimir Tahirit. Me mbështetjen publike të Edi Ramës ai kërcënoi çdo polic, prokuror dhe gjyqtar që të mos guxojnë të vazhdojnë hetimin ndaj tij.
Vendimi i sotëm i Gjykatës është një tjetër goditje e rëndë ndaj Reformës në Drejtësi.
Është momenti që partnerët e huaj që i premtuan popullit shqiptar drejtësi të vërtetë dhe kapjen e peshqve të mëdhenj, të mbajnë premtimin dhe të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të shpëtojë pa u ndëshkuar.
Është momenti edhe për të gjithë ata shqiptarë, të cilët duan një drejtësi të barabartë për të gjithë, të mos rrinë më të heshtur!
I ftojmë ata që ta bashkojnë zërin e tyre me zërin e mijëra shqiptarëve të tjerë në 16 shkurt përpara kryeministrisë për t’u dhënë shans Shqipërisë të bëhet një vend normal, ku drejtësia është në shërbim të njerëzve të zakonshëm dhe jo të kriminelëve me pushtet.

Videoskandali i policit, reagimi i fortë i gazetarit: Me “Rilindjen” pas grave e kanë radhën burrat

Nga Armand MAHO

Ka njeri qe e merr vesh kete pune! Shefi i policise 50 e kusur vjeç, ngacmon vajzen 15 vjeçare. Kjo nuk do i falej dhe nje polici te ri te sapormeruar, jo me ketij. Eshte pikerisht personi qe duhet te mbronte ate dhe familjen e saj nga paudhesite por ja qe paudhesite ka preferuar ti beje vete.
Eshte ne ate pozicion qe te mbroje te pambrojturit, por jo preferon qe te miturat ti ktheje ne femra haremi. Eshte pjese e ketij sistemi, qe i promovon dhe i ngre keta mostra ne postet me te larta. Ndersa ata te ndershmit, ata qe luftojne perdite me krimin i dergon te kerkojne azil. Keta qe jane zhveshur ndaj cdo ndjenje njerzore duke ia lene vendin instikteve, i vesh me pushtet, te tjeret ata qe ropaten ne diell e shi, i le pa mbrojtje nuk i paguan oret e tejzgjatura te sherbimeve, nuk i ble madje asnje uniforme per te qene.
Keto jane shembujt e degradimit qe demoralizojne dhe ate pjese te ndershme te policise. Pra ne rast se do te besh karriere, duhet te kesh te besh me trafikante e bandite, dhe po nuk i plotesove keto kushte duhet te jesh si ky shefi i policise se koplikut qe ku i dihet mund te jete bere gjysh!
Pra, te na rroje policia qe duam, te na rrojne debatet te na rroje ERTV qe na hap syte per parajsen qe po jetojme, te na rroje KM dhe qeveria me e mire qe ka pare ndonjehere ky vend, sic ka qejf te thote shtatlartesia e tij!
Mos kete me njeri dyshime, Rilindja ben shtet, e ben e me Shukriun e Dibres, me ate mostren e Sarandes qe i kerkonte te emes ti sillte te bijen, e ben me ministra e drejtore qe i kane kthyer institucionet ne hareme, i ben me shefa komisariatesh qe gjuajne femra ne 9 vjecare. Pra mos harroni ti votoni ne rresht, se kur te mbarojne grate do e kene radhen burrat.

Banorët paralajmërojnë Ramën: “Shtëpitë do shemben vetëm kur të kalosh mbi trupat tanë”

Banorët e Unazës së Re vijojnë protestën e tyre të përditshme kundër vijimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Re pasi sipas tyre ai është korruptiv dhe dëmton pa të drejtë banesat dhe bizneset e tyre.
Në ditën e 100 të protestës ata janë shprehur me të vendosur se kurrë për të vijuar rezistencën e tyre deri në anullimin e plotë të projektit i cili parashikon që të shemben mbi 300 banesa dhe biznese në zonën ku është parashikuar që të klalojë rruga.
Ata kanë hedhur akuza të forta kundër kryeministrit Rama dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj duke bërë të ditur se më 16 shkurt do t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita.
Protestës së tyre i është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili gjatë fjalës së tij u shpreh se, Partia Demokratike do të demaskojë çdo vjedhje të qeverisë.
Sipas tij, opozita ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe kjo do të tregohet më qartë gjatë ditëve në vijim, gjë e cila sipas Balliut, tregon se ka ardhur koha që qevria e ciola drejtohet nga Edi Rama të rrëzohet dhe kjo ka paralajmëruar ai do të ndodh me 16 shkurt.
Balliu u shpreh se fadromat do të hyjnë për t’ju shembur banesat banorëve të Astirit vetëm në qoftë se ato kalojnë mbi trupat e deputetëve të opozitës.

“Do të demaskohet çdo vjedhje e qeverisë sepse Partia Demokratike nuk është këtu për të bërë deklarata, por për t’ju dhënë mbështetje këtyre banorëve dhe ta dinë se fadromat do të hyjnë këtu kur të shkelin mbi trupat e deputetëve të opozitës. Ne çdo ditë e më shumë kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve të cilën shumë shpejt do të shikoni që do të jetë më e hapur.
Me datë 16 është dita kur qytetarët do të marrin në dorë fatet e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Edi Rama nuk do të mund të ndalojë dot me kamionët e dhuruar nga Erdogani protestën e banorëve këtu. Këtu është vërtetuar ndër të tjera edhe fakti tronditës se drejtësia ka rënë, se këtu nuk ka as kryeministër, as kryetar bashkie. Kjo tregon se ka ardhur koha që të rrëzohet kjo qeveri, vendi jonë është marrë në dorë nga argatëve të Serbisë, nga këlyshët e Enver Hoxhës, është marrë në dorë nga tradhëtarët e kombit. Me 16 shkurt do të marrin përgjigjen e merituar nga qytertarët e këtij vendi”, u shpreh ndër të tjera Klevis Balliu.

Rritje rekord me 37% çmimeve të zarzavateve, më e lartë në 10 vite, qeveria falimentoi fermerët

Çmimet e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet pësuan rritje jo të zakonte gjatë muajit janar, teksa INSTAT raportoi se, çmimet në grupin “zarzavate, përshi patatet” u rriten me 36.6 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2010, ku ndryshimi i çmimit për shkak edhe të krizës globale të asaj kohe arriti në 56.6%.
Ekspertët shpjegojnë se rritja e çmimeve në janarin e këtij viti, ndryshe nga 2010 që ishte si rrjedhojë e faktorëve të jashtëm, erdhi si pasojë e goditjeve të brendshme nga oferta, pasi prodhimi vendas këtë sezon ishte mjaft i kufizuar.
Ndryshe nga herët e tjera ku prodhimet bujqësore në vend diktoheshin nga kushtet atmosferike, përmbytjet ose ngricat, këtë vit shkak u bë reduktimi i prodhimit nga fermat.
Ekspertë të bujqësisë në qarkun e Korçës pohuan se sipërfaqja e mbjellë me qepë dhe patate këtë vit ishte 10 herë me e vogël. Prodhimi u reduktua për shkak të humbjeve të mëdha që fermerët pësuan në vitin 2017, ku prej superprodhimit çmimet ranë në kosto, teksa një pjesë e madhe prodhimeve u kalbën në fushë.
Ndër vite çmimet e perimeve dhe frutave janë rritur me ritme më të larta se grupet kryesore të shportës së mallrave të konsumit që INSTAT i referohet për matjen e inflacionit.

Kjo për arsye se prodhimet shqiptare nuk plotësojnë nevojat e brendshme dhe shpesh importet e këtyre prodhimeve hyjnë në tregun shqiptar më kosto shtesë.
Fermerët janë të shqetësuar se nuk po orientohen që të prodhojnë sipas nevojave të tregut, teksa këtë vit fermerët e pemishteve sidomos, agrume dhe mollë u ndeshën me superprodhim.
Kjo gjendje ka sjellë humbje të mëdha, teksa fermerët e Konispolit lanë tonelata me portokalle dhe manderinë të kalben poshtë pemëve. Në një situatë të ngjashme janë edhe fermerët e mollëve ne Korçë.
Inflacioni në muajin janar arriti në 1.9 për qind, duke qenë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.7%. Rritja e përgjithshme e çmimeve në janar u dominua në më shumë se 90 për qind nga rritja e çmimit të ushqimeve.
Shqipëria nuk ka projeksione dhe studime ne lidhje me pritshmëritë e ecurisë së konsumit në tregun vendas për disa artikuj bujqësore. Vendet të zhvilluara të Europës u japin fermerëve të dhëna të sakta mbi ecurinë e konsumit dhe sasive te prodhuara për periudha mbi 10 vite.
Ndërsa Shqipëria vuan edhe nga një handikap tjetër ku lejohen importe të prodhimeve bujqësore në kulmin e sezonit në Shqipëri. Teksa mollët dhe manderinat shqiptare po kalben në fusha, njësitë e shitjes me pakicë janë të mbushura me mallra importi, molle dhe portokalle që vijnë nga Greqia dhe Italia.
“Monitor”