Gazetarët italianë: Shqiptarët nuk e duan Edi Ramën, bëri fushatë në televizionet tona…
Dy gazetarë italianë, Valerio Palombaro dhe Alberto Negri, të intervistuar nga Ora Neës, kanë komentuar daljen e kryeministrit Edi Rama në “Porta a Porta” në Rai Uno dhe në media të tjera në Itali.
Sipas tyre, Edi Rama po bën fushatë elektorale në Itali duke iu drejtuar televizioneve atje.
Gazetarët italianë kanë komentuar protestat në Shqipëri, duke u shprehur se, kjo nuk është lëvizja e vetme në Ballkan dhe Europë.
Intervistat e plota
Alberto Negri: Mendoj se protestat janë simptomë më e thellë e një situate të vështirë, që buron nga fakti se shqiptarët e ndjejnë se jeta e tyre drejtohet jo vetëm nga partitë politike por edhe klanet e fuqishme shqiptare, që veprojnë dhe janë ende me shumë pushtet. Mjafton të përmendim ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama që është akuzuar për lidhje me narkotrafikun. Kjo sipas meje është simptomë e një situate të vështirë shumë më të thellë.
Gazetarja: Rama thotë se nuk është protestë, apo revoltë popullore, por e opozitës, një revoltë në pallat. Ka një perimetër rreth 1 km që proteston, përtej tij gjithcka është në rregull.
Alberto Negri: Sigurisht, Edi Rama duke qenë kryeministër tenton të tregojë se gjithçka shkon mirë. Por duhet kujtuar se Shqipëria vuan probleme të forta ekonomike. Nuk do kish përndryshe kaq shumë emigracion, njerëz që ikin nga vendi, nëse gjërat do shkonin kaq mirë siç e pikturon kryeministri.
Patjetër gjërat janë më mirë se më parë, Shqipëria ka bërë hapa përpara, kontribuon me emigracionin e vet në ekonominë italiane. Por besoj se kryeministri duhet të bëjë shumë kujdes e t’i kushtoj shumë vëmendje këtyre protestave. Ndoshta nuk janë aq të gjera sa dikush mund të mendojë, por në çdo rast kur ka një protestë ka diçka që nuk shkon dhe protesta është kripa e demokracisë.
Besoj se Edi Rama po bën fushatë elektorale. E bën në Shqipëri e bën edhe jashtë. Në një vend ku ka 500.000 shqiptarë që shkojnë e vijnë mes Italisë e Shqipërisë, që do votojnë në zgjedhje, sigurisht që i drejtohet këtij elektorati me prezencën në programet italiane.
Intervista e Valerio Palombaro
Valerio Palombaro: Italia dhe Shqipëria janë dy vende fqinj, shumëçka ndodh në Shqipëri shkakton vëmendje të madhe në Itali. Shqipëria ka bërë shumë progres që nga vendi i fillim viteve 90, Italia kujton vitet e vështira me anijet që vinin. Ndaj kur dëgjohet fjala tension bie një kambanë alarmi për situatën politike. Ka një ndërgjegjësim se gjërat kanë ndryshuar, vendi ka bërë progres, sot ka rreth 4.000 sipërmarrje italiane që investojnë në Shqipëri. Por Italia është partner i rëndësishëm tregtar dhe shumë turistë italianë vijnë në Shqipëri. Këto tensione politike ngrenë pyetje.
Kryeministri Rama mori pjesë në programe të ndryshme italiane dhe mesazhi qe i qartë.
Mesazhi në një pjesë arriti, tensionet do të vijojnë deri për zgjedhjet lokale të qershorit dhe në pritje të hapjes së negociatave me BE-në. Por në Itali ka një ndërgjegjësim për problemet që ka Shqipëria me korrupsionin. Një pjesë e këtij fenomeni është i lidhur me imazhin evendit në vitet ’90. Lëvizja e opozitës për të dalë nga parlamenti mund të mbetet pa efekt elektoral. Megjithëse u takon votuesve shqiptarë të vendosin. Kjo edhe për sa u takon përgjimeve, që janë tematika që duhen trajtuar në nivelin gjyqësor, më pas edhe në zgjedhje.
Kjo protestë e Shqipërisë nuk është e vetmja, ka protesta në kryeqytete të tjera të Evropës edhe në vendet Ballkanike, që zgjasin prej 14 javësh edhe në Beograd. Janë edhe protestat e jelekverdhëve. Pra ka lëvizje që I shoh të lidhura me zgjedhjet në BE, sidomos në Francë. Ballkani është rajon që bën të diskutohet për të. Shqipëria është një provë. Në këtë periudhë kemi arritur nivele interesi për Shqipërinë që nuk I kishim parë ndonjëherë, vëmendje, prezencë mediatike në Rai1, Porta e Porta programi më i ndjekur. Mendoj se kryeministri bëri një lëvizje të mirë për të dhënë mesazh
Gazetarja: Mesazh për kë? Për Shqipërinë? Për Evropën? Italinë?
Valerio Palombaro: Mesazh edhe për opinionin e brendshëm publik, duke njohur lidhjet mes dy vendeve. Mesazhi ka ardhur për të dy vendet, Italinë dhe Shqipërinë.
Filo firmosi dokumentin për depozitimin e mbetjeve të TEC-it të Korçës, PD publikon dokumentin
Partia Demokratike ka publikuar dokumentin ku tregohet sesi kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka firmosur një dokument për depozitimin e mbetjeve të TEC-it të Korçës.
Në një deklaratë për mediat, anëtarja e kryesisë së PD-së në Korçë, Ledina Alolli, tha se dokumenti është firmosur në datën 11 shtator të vitit 2018 dhe tregon se Filo e ka mbështetur projektin.
Pak ditë më parë, Filo, u dërgoi një letër ministrave Balluku e Klosi që të mos e lejonin ndërtimin e TEC-it ndërkohë ministri Klosi shkruante dje në “Facebook” se qeveria kishte vendosur të mos e lejonte ndërtimin e këtij TEC-i me argumentimin se kishte shumë ndotje, edhe pse qeveria e kishte firmosur këtë një vit më parë ndërtimin dhe funksionimin e tij.
Deklarata e Alollit
Dega lokale e PD të Korçës shpreh mirënjohje dhe konsideratë të thellë për çdo qytetar, intelektual, ambientalist, përfaqësues të shoqërisë civile dhe çdo individ, të cilët zgjodhën të refuzojnë dhe kundërshtojnë pa asnjë kompromis, ndërtimin e TEC-it, simbolit të korrupsionit të pamatë të qeverisjes qëndrore dhe lokale.
Ideatorët, lobuesit, mbështetësit dhe përfituesit direkt të projektit, që do të shkatërronte çdo perspektivë zhvillimi të Korçës, nga ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, deri tek ekzekutori i verbër Sotiraq Filo, ditët e fundit, kanë bërë një hap pas, duke tentuar t’u mbushin mendjen korçarëve se ata, pikërisht ata, janë kundër ndërtimit të TEC-it.
Pas firmës së Niko Peleshit, që i mundësoi kompanisë investitore, statusin e investitorit strategjik, kryetari i bashkisë Sotiraq Filo, ushtari i zellshëm që nuk di të thotë jo, firmosi lejen për venddepozitimin e mbetjeve, që do të gjeneroheshin nga vënia në funksion e TEC-it.
Partia Demokratike e Korçës ka siguruar dhe po bën publik dokumentin e datës 11 shtator 2018, ku thuhet qartë se, venddepozitimi i mbetjeve inerte është përcaktuar të jetë fusha e vjetër e mbetjeve ndërsa mbetjet e tjera do t’i dorëzohen kompanisë kontraktore të bashkisë.
Ky dokument i sigluar me firmë abuzimi dhe vulosur me vulë turpi, është fytyra e vërtetë e Sotiraq Filos, i cili jo vetëm e ka mbështetur projektin “de facto”, por edhe “de jure” me vendimmarrjen e tij, duke i hapur rrugë ndërtimit të TEC-it, pa pyetur dhe dëgjuar askënd, veç urdhërdhënësve të tij.
Çfarë do t’u thotë tani Sotiraq Filo qytetarëve të Korçës të cilët edhe një herë i tradhtoi dhe i goditi pas shpine?
A do të ketë guxim ky kampion i korrupsionit të Rilindjes të justifikojë firmën dhe vulën në një dokument që prodhon pasoja juridike me deklarata rrjetesh sociale dhe hartimesh të çartura?
Si ka mundësi që edhe pse investitori ende nuk e kishte marrë lejen nga Ministria e Mjedisit dhe Energjitikës, Sotiraq Filo miraton lejen për caktimin e vendit ku do të grumbullonte TEC-i mbetjet?
Çfarë e bëri kaq të sigurt kreun e bashkisë që jo vetëm të jepte çdo leje të mundshme për investitorin, por dhe të ndikonte që kompania, me shantazh të pashembullt në një shtet ligjor, t’u rrëmbente tokën 50 familjeve të fshatit Barç?
Përgjigjia është e qartë, për çdo qytetar.
Çfarëdo që të përpiqet të mohojë dhe fshehë Sotiraq Filo që firmos natën lejen për TEC-in dhe qan ditën para kamerave, që të zhbëjë atë për të cilën u investua, bashkë me Peleshin.
Nëse TEC-i nuk do të ndërtohet, kjo nuk është as merita jote, as e Peleshit, as e Klosit dhe të tjerëve, por është fitore e një beteje të nisur dhe finalizuar nga mijëra qytetarë, edhe votues të tu, që i injorove dhe shpërfille, derisa karrikja ku je ulur t’u drodh dhe shkund nga zemërimi dhe revolta që mund të përmbysë edhe botën dhe, padiskutim, edhe ty.
Kjo është e vetmja e vërtetë që qytetarët e Korçës ta përplasën në fytyrë, si një leksion të shkëlqyer të qëndresës dhe dashurisë për Korçën dhe për të cilën ti duhet të mbash përgjegjësi, edhe penale.
Komentuesja i përvishet Ramës: “Sala hoqi vizat, na futi në NATO brenda 8 viteve, po ti ç’ke bërë”?
Kryeministrin Rama duket se po e lejnë jo vetëm nervat por edhe argumentet kur vihet në krahasim puna e tij në 6 vite qeverisje në raport me paraardhësin e tij Berisha, sidomos kur gjuha shkon te integrimi i vendit në Europë dhe në strukturat Euro-Atlantike.
Sot Rama dha një tjetër shfaqje propagandistike me punësimin sipas tij të ekselentëve në administratë, por kur vjen puna për të dhënë llogari për atë çka bërë për antarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, është e dukshme që nuk ndihet rehat kur komentuesit ia kujtojnë shpesh që nuk ka bërë asgjë.
Këtë i ka kujtuar Kryeministrit edhe një komentuese e identifikuar si Olta Neziraj e cila i shkruan:
‘Eheee Sala na i hapi vizat… na futi në Nato brenda 8 viteve … e ti as negociatat si hape dot… a e din qe po i humb vetes pik me propagantat që po bën si Enveri dikur’.
Dhe si gjithmonë përgjigja e Kryeministrit të shoë-t është mospërgjigja, ose kalimi i radhës duke devijuar temën për të cilën vjen shqetësimi.
‘Olta Neziraj mos qaj hallin e pikëve të mia, se s’jam për pikët e mia në këtë punë unë, po gezohu që nga sot në administratën e këtij shteti do të jetë 373 ekselente dhe lëre Salen se s’jemi ne kazan ketu!’, i shkruan Rama komentueses, duke i mohuar përgjigjen mbi pyetjen që i parashtroi.
Shtëpia e Bardhë rrit buxhetin për mbrojtjen në 750 miliardë dollarë
Shtëpia e Bardhë nxori të hënën projekt-buxhetin për vitin fiskal 2020, një propozim ku administrata ka përfshirë kërkesën e presidentit për 8.6 miliardë dollarë për ndërtimin e murit në kufirin jugor për të penguar futjen e imigrantëve.
((https://www.whitehouse.gov/wp-content/uploads/2019/03/budget-fy2020.pdf))
Kërkesa e presidentit për fondet për barrierën kufitare sinjalizon një betejë të re me ligjvënësit lidhur me këtë temë. Menjëherë ligjvënësit demokratë u zotuan të bllokojnë fondet për murin.
Projekt-buxheti i administratës parashikon një rritje 5% për fondet e Pentagonit. Buxheti ushtarak do të rritej nga 715 miliardë në $750 miliardë. Në propozim parashikohen shkurtime për programe që prekin një numër të madh amerikanësh, si të moshuarit dhe shtresat e varfra që marrin ndihma nga shteti.
Megjithë këto shkurtime, deficit buxhetor sipas përllogaritjeve, do të vazhdojë të rritet. Kjo ishte një ndër pikat ku e sulmuan propozimin demokratët. Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer e cilësoi projektbuxhetin të turpshëm dhe “një grusht ndaj klasës së mesme”.
Sipas zotit Schumer, propozimi i administratës do të thellojë hendekun mes shtresave më të pasura dhe amerikanëve më të varfër, pasi shkurton fonde për programe që mbështesin amerikanët në nevojë me strehim, në nevojë për ndihmë për të përballuar koston a rsimit, apo reduktime në projektet për përmirësimin e mjedisit.
Russ Vought, drejtori në detyrë i Zyrës së Shtëpisë së Bardhë për Menaxhimin dhe Buxhetin, tha se projekt-buxheti i presidentit “mishëron përgjegjësi fiskale”. Ai tha se Kongresi duhet të braktisë praktikën e shtimit të shpenzimeve për programe të brendshme sa herë shtohen shpenzimet për ushtrinë.
Sipas zyrtarit të administratës, RussVought, Shtëpia e Bardhë është e përqëndruar në “vënien nën kontroll të shpenzimeve të pamatura të Uashingtonit” për të dëshmuar se “mund të kthehemi në qëndrime të logjikshme fiskale”.
Në projekt-buxhet parashikohet një reduktim prej afro 25% i fondeve për Departamentin e Shtetit. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha të hënën se shkurtimet prej rreth 13 miliardë dollarësh në fondet e departamentit që ai drejton nuk do të dëmtojnë rolin e Amerikës në botë.
Buxheti i ardhshëm parashikon reduktim të programeve ndërkombëtare në masën 33%. Këto propozime janë të ngjashme me tendencën e dëshmuar nga administrata aktuale që në fillimet e saj. Sekretari i mëparshëm i Shtetit, Rex Tillerson i kërkoi Kongresit gjatë kohës kur drejoi departamentin një reduktim prej 30% të fondeve. Rezultantja ishte një rënie e moralit në këtë institucion. Në të kaluarën Kongresi i ka cilësuar propozime të tilla si të papeshuara.
Të martën, në një seancë dëgjimore, anëtarë të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Buxhetin, i drejtuan pyetje zyrtarit të Shtëpisë së Bardhë Russ Vought lidhur me propozimet në Buxhet. Si në komentet, ashtu edhe në reagimet e tyre, anëtarët e komisionit reflektonin qartë qëndrimet e partive që përfaqësojnë duke sinjalizuar një betejë në linja partiake për miratimin e këtij projekt-buxheti nga Kongresi.
Paloka: Rama i ngjan personazheve që kanë vdekur, por nuk ia pranojnë vetes
Nënkryetari i PD, Edi Paloka e krahasoi kryeministrin Edi Rama me personazhe të filmave horror: që kanë vdekur, po nuk ja pranojnë vetes dhe vazhdojnë të zvarriten si kufoma edhe për ca kohë mes njerëzve, duke qelbur dynjanë me erën e kalbësirës.
Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se, “përveç të tjerave, në një nga ato përçartjet e tij me videoselfi që ngjajne si masturbim manjakësh përpara kamerave, ka deklaruar se do na mungoka shumë kur të iki po “yyyyyy ka kohe…”
Postimi i plotë i Palokës
Perdredhjet e Rames sipas interesit nuk çudisin me askend. Ka per borxh qe vetem ne pak dite te deklaroje gjera diametralisht te kunderta per te njejten ceshtje e njekohesisht te beje krejt ndryshe nga cfare deklaron. Sot ka deklaruar se vendimet e gjykatave te drejta ose jo “nuk ka gje qe i zhben”.
Vetem pak dite me pare, i vene nen presion, deklaronte se “qeveria do te beje gjithshka per te zhbere vendimin per Dritan Dajtin”…Kujt ti besosh?!
Pervec te tjerave, ne nje nga ato percartjet e tij me videoselfi qe ngjajne si masturbim manjakesh perpara kamerave, ka deklaruar se do na mungoka shume kur te iki po “yyyyyy ka kohe…”
Ne fakt sot Rama ju ngjan disa personazheve te filmave horror qe kane vdekur, po nuk ja pranojne vetes dhe vazhdojne te zvarriten si kufoma edhe per ca kohe mes njerezve, duke qelbur dynjane me eren e kalbesires.
Ky është një kamp internimi në Kinë
Autoritetet kineze thanë të martën se kampet e internimit në rajonin perëndimor të Sinkiangut do të “zhduken gradualisht” në qoftë se vjen një kohë kur “shoqëria nuk do të ketë nevojë për to”.
Kina po përballet me një kundërshtim global për kampet, për të cilët zyrtarët thonë se janë në fakt qendra të formimit profesional. “Disa zëra ndërkombëtarë thonë se Sinkiangu ka kampe përqendrimi dhe kampet riedukimi. Këto lloj deklaratash janë plotësisht të trilluara dhe jashtëzakonisht absurde,” tha Guvernatori i Sinkiangut Shohrat Zakir.
Rreth një milion ujgurë dhe pakica të tjera myslimane turke mbahen në këto qendra, vlerësojnë Kombet e Bashkuara. Disa ish të burgosur kanë përshkruar kushtet e ashpra, duke përfshirë torturën psikologjike dhe indoktrinimin politik në këto kampe.
Pekini pretendon se kampet janë pjesë e një fushate më të gjerë për të zbutur kërcënimin e ekstremizmit islamik. “Numri i njerëzve në qendrat e edukimit duhet të jetë gjithnjë e më i vogël, dhe nëse një ditë shoqëria nuk do të ketë nevojë për to, këto qendra edukimi mund të zhduken gradualisht”, tha Zakir.
Sekretari i Partisë për Sinkiangun, Chen Quanguo, miratoi politika të linjës së ashpër kur shërbente në rajonin budist të Tibetit. Vëzhguesit thonë se ai po zbaton masa të rrepta të sigurisë dhe mbikëqyrjes në Sinkiang. Zakir përsëriti thëniet e Pekinit se në Sinkiang nuk ka pasur incidente të dhunshme prej më shumë se dy vjetësh.
Por Shtetet e Bashkuara thonë se kushtet në Sinkiang janë “krejtësisht të papranueshme”.
“VOA”
Banori: Kemioterapinë që bënte nusja ime kushton 800 mijë lekë 1 ditë, në 3 ditë 2 milion e 400 mijë
Basha: Duhet t’i paguaje ti?
Banori i Beratit: Një herë i kam blerë dhe jam futur në borxh 2 milion lekë. Kam bërë problem një herë në spital, sa erdhi edhe një televizion. Vjet, Ministrja e Shëndetësisë dërgoi zëvendësministren për të kontaktuar me mua pse e kisha bërë problem.
Basha: Pse e ke bërë problem dhe jo si ta zgjidhë problemin?
Banori i Beratit: Po, pse e ke bërë problem tha. Dhe brenda 5 minutave vjen ilaçi. Ku u gjend? Ilaçi ishte në spital se më ka ardhur sekseri e me ka thënë e do ilaçin e gruas? Ku e dinte ai që më mungonte ilaçi atë në spital. Dhe atë ditë që mungonte ilaçi kanë ikur 8 veta nuk kanë bërë kimio terapi, gjynah nga Zoti. Një javë para këtu erdhi kryeministri. Këtu ilaçet mungojnë, mugojnë të gjitha. Sot, gruaja ime merr një kemp 105 mijë lekë të vjetra, as përkujdesje..
Basha: Kur një session kemioterapie, i bën 800 mijë lekë.
Banori i Beratit: Jam gati të përballem tani në moment, jo kryeministri, po kushdo të jetë…
Basha: Të besoj. Dhe po të kemi një hapësirë, se ti e di që edhe ekranet i ka blerë kjo mafie, do të mundohemi të krijojmë një hapësirë që ta tregosh historinë tënde, por një gjë të jap fjalën, që shëndetësia, do t’i kthehet shërbimit ndaj njerëzve, se sot është bërë një dyqan, ku vjedhin tre njerëz, tre hajdutër, bashkë me Edi Ramën vjedhin paratë e shëndetësisë prandaj ka ardhur ajo tek ty, se nuk ka patur hall të zgjidhte problemin , ka patur hall të mbyllte problem, që të mos flisje ti.
Banori i Beratit: I kam shkruar në portalin Shqipëria që duam, pse nuk ka ilaçe spitali.
Basha: Portali është mashtrim, është alibia e Edi Ramës pse nuk qeveris, por vjedh shqiptarët.
Studenti-Bashës: Nuk kemi besim ndaj politikave arsimore të ndërrmara nga qeveria Rama
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Beratit ku u njoh nga afër edhe me shqetësimet e studentëve, të cilët i shprehën mungesën e besimit ndaj politikave arsimore të ndërrmara nga qeveria Rama.
Në bisedë me një nga studentët, Basha tha se Rama ka arritur deri aty sa çdo vendim kërkon ta kalojë nëpërmjet vrimës së gjilpërës së tij, me qëllim kontrollin absolut.
Dhe për të ilustruar këtë Basha përmendi faktin që edhe për një kërkim shkencor duhet marrë firma e ministrit.
“Lëvizja studentore është një gëzim i madh për të gjithë shqiptarët. Ne kemi pesë vite e gjysmë që bëjmë këtë betejë me këtë qeveri. Do kishim dashur që beteja jonë të ishte një betejë normale politike. Pra që ata të shfaqnin pikëpamjet e tyre për reprmën arsimore, ne të tonën, dhe të shikonim me të mirën dhe secili të mbante përgjegjësitë e veta. Por ata u nisën për të bërë një ligj për Arsimin e Lartë që në fillim me qëllime tinzare.
Ky ligj nuk ndihmoi as studentët, as pedagogët. Ky ligj u nis për të favorizuar 5 veta, që ishin pronarët e institucioneve të arsimit të lartë privat.
Dhe me këtë synim të shtrembër nuk mund të ndërtosh asgjë të drejtë.
Si përfundim i gjithë sistemi arsimor është në kolaps. Ky është sistemi më i shtrenjtë në Evropë. Ju paguani 300 mijë lekë tarifë bachellor dhe 1 milon 100 master, marrim gjithmonë mesataren. Keni tarifat më të shtrenjta se në Gjermani por keni cilësinë më të dobët.
U centralizua gjithçka, Edhe në kohën e diktaturës, thonë pedagogët nuk kishte një centralizim të tillë.
Të arrish deri aty sa për një kërkim shkenvor të të duhet firma e ministrit kjo tregon që ke humbur çdo kontakt me realitetin. Tregon që ti nuk e ke fare haberin si funksion universiteti në Evropë. Dhe nuk është i paaftë por është hajdut. Dhe do që asgjë të mos kalojë përvçse vrimës së gjilpërës së vendimeve të tija”, tha Basha.