30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

U ndalua nga policia pse protestoi, apeli i qytetarit nga Berati: Mos keni frikë, ejani në shesh më 16 mars

Një qytetar nga Berati, i cili u ndalua nga policia pas protestës së fundit vetëm pse mbante flamurin e PD-së në makinë, u ka bërë apel shqiptarëve që të mos kenë frikë nga Rama por të dalin të gjithë në protestë.
Thirrjen qytetari e bëri gjatë takimit të kreut të PD, Lulzim Basha me banorët e Beratit.
Apeli i një banori të Beratit, që u ndalua nga Policia pas protestës së fundit, pse mbante flamurin e PD në makinë: U bëj thirrje të mos tremben, të vijnë në shesh, të trefishohen, se nuk janë vetëm, nuk i lë njeri vetëm, nëse do t’i marrë brenda klika e këtyre maskarenjve. (brohoritje)
Basha- kjo tregon që, që prej 16 shkurtit, ka ndryshuar pak peshorja. Deri në 16 shkurt njerëzit kishin frikë qeverinë, tani ka frikë Edi Rama njerëzit. Njerëzit nuk kanë më frikë, kanë shpresë. Akti i djegies së mandateve e ka ndarë shapin nga sheqeri. Ju e dini se kush qëndron në atë sallë të inkriminuar për të vjedhur shqiptarët, nuk është në krahun tuaj. Ne nuk mund të rrinim në krahun e kriminelëve. Ne jemi në krahun tuaj. Asnjë hap mbrapa, të gjithë përpara. Më 16 Mars ju ftoj të jemi të gjithë bashkë aty. (të gjithë të bashkuar, kemi për ta fituar).

Shitësi-Bashës: Populli kërkon bukë të ftohtë në mëngjes për të kursyer 200 lekë

“Lekë nuk ka fare. Duket kur populli kërkon bukë të ftohtë në mëngjes për të kursyer 200 lekë. Mjerim më të madh, nuk ka ku shkon. Asnjë lek në xhep. Nuk ka punë, po nuk pati punë, nuk ka lekë. Ka vajtur ku nuk mban më”.
Me këto fjalë iu drejtua Lulzim Bashës, një shitës i një dyqani ushqimor në Berat, ku kryetarit të Partisë Demokratike u ndal këtë të martë.
Në përgjigje të shqetësimit të qytetarit, i cili paraqiti gjendjen e mjerueshme ekonomikë në qytetin e një mbi një dritareve, Basha i premtoi “çlirimin e ekonomisë”.
“Duhet ta çlirojmë Shqipërinë nga e keqja. Të gjithë bashkë ditën e shtunë. Provën ua dhamë. Dolëm nga parlamenti i krimit, tani të gjithë bashkë ta rrëzojmë këtë qeveri të krimit, që të çlirojmë ekonominë, të çlirojmë njerëzit nga kjo e keqe”, tha Basha.

Basha në Berat: Më 16 Mars në sheshin e protestës, për barcaleta, batuta e hajdutëri kemi Edi Ramën

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve të tij në qytetin e Beratit. Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se, në Europë nuk shkohet me politikanë të lidhur me krimin.
Lideri demokrat theksoi se, “Shqipëria kërkon në rradhë të parë zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri që është në krahun tuaj”.
Pjesë nga fjala e kryetarit Basha
Ai ju vjedh me ligje, si ligji për teatrin apo dividentin.
Ne nuk jemi më në krah të tyre por në krahun tuaj derisa ta fitojmë këtë betejë.
Në Europë nuk shkohet me politikanë të lidhur me krimin.
Nuk shkohet me Shqipërinë si Kolumbia apo me politikanë që vjedhin dhe nuk i gjen asgjë.
Qeveria nuk rrit pensione, as hap vende puna, por në të vërtetë i ka bërë 500 mijë Shqiptarë azilant.
Nuk mund të pranojmë që truri i Shqipërisë të largohet nga vendi.
Shqipëria kërkon në rradhë të parë zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri që është në krahun tuaj.
Për barcaleta, batuta e hajdutëri e kemi Edi Ramën.
Rama është një hajdut i maskuar si klloun.
Kush do t’i japë fund të bashkohet me ne më 16 Mars në sheshin e protestës.
Kush do uljen e cmimit të naftës, e energjisë, kush do taksa të ulta, mirëqënie, vlera, duhet të bashkohet me shqiptarët më 16 Mars në protest. Orët e tyre janë të numëruara.

Basha: Pas çdo propagande të Edi Ramës fshihet një vjedhje e madhe

Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet në Urën Vajgurore ku po takon biznesin e vogël, i cili edhe në këtë zonë të Shqipërisë është në gjendje kolapsi ekonomik për shkak të taksave të larta, çmimit të lartë të naftës dhe energjisë.
Tregtar: Siç e shikoni edhe vetë është gjithë ky mall, nuk qarkullon. Fuqia blerëse ka rënë. Taksat janë rritur. Taksat mbi ndërtesën, u shtua edhe taksat për shtëpitë tani. Taksa mbi truallin. Taksa mbi tokën bujqësore. Është një krizë totale. Fermerët kanë braktisur tokat, kanë ikur dhe emigruar. Çdo ditë biznesi bëhet shumë më i vështirë. Kam paguar taksat rregullisht. Fuqia blerëse ka rënë 95% nuk e beson… fuqia blerëse ka rënë gjithandej. Në të gjithë Beratin mund të jenë 5 ose 6 biznese. Të tjerat janë të falimentuara, të mbaruara. Ky është kolaps. Nuk e di se si do shkojë e se si do shtyhemi. Qeveria duhet të marrë masa urgjente për biznesin, për fermerët. Nafta është rritur. Ç’të të them, është lemeri e madhe gjithandej. Kompani të vogla ndërtimi që ndërtojnë shtëpi, kapanone, riparime, ristrukturime ka falimentuar. Zona sa vjen e bëhet më e varfër dhe vlera e pronës ka rënë. Kjo është një krizë totale. Presim që me ardhjen tuaj gjerat të ndryshojnë dhe taksat të ulen. Tatim fitimi të jetë goxha i ulët. Në dyqan kam miliona lek mall dhe nuk e di se çfarë do të bëhet.

Basha: Gjendja në Urën Vajgurore përfaqëson gjendjen e biznesit në të gjithë Shqipërinë. Qeveria nuk ka kthyer as 1/10 e taksave që ka marrë tek njerëzit dhe ekonomia. Investimet publike janë në krizë totale, subvencionet për fermerët janë zero. Mbështetja me investime infrastruktorore për uljen e kostos së prodhimit, duke ulur koston e transportit janë në rekordet më të ulkëta historike të 28 viteve. Kurrë nuk është investuar më pak se tani për rrugë, kanalizime, ujësjellës, energji apo për teknologjinë e informacionit. Ku kanë shkuar këto para? Ku kanë shkuar 1.9 miliard euro taksa më shumë që u ka marrë qytetarëve? Ku kanë shkuar qindra milionë euro më shumë që mblidhen çdo muaj vetëm nga 300 lekeshi që ka vendosurmbi karburantin e ashtuquajtur taksë e qarkullimit. Këto para shkojnë në duart e 5 personave. Ata njerëz kanë fituar PPP, koncesione dhe gara të dyshimta me kompani të regjistruara brenda natës. Mbrëmë ka regjistruar kompaninë, sot fitojnë 20 milionë euro. Këto para ua marrin pikë pikë qytetarëve dhe biznesit.

Arritën deri këtu, Biba i KQZ-Zguros: Na falendero që të lejuam të votosh!

Ky është një episod i një debati në KQZ të transmetuar direkt nga mediat, në një vend që është kthyer në çmendinë. Nënkryetari i KQZ, që i përket PS, me mbiemrin Biba ka arritur deri aty sa publikisht dhe në sy të mediave të pranishme i është drejtuar Zgurit duke i thënë se “duhet të na falenderosh që të lamë të votosh kundër”. Deklarata e çmendur e Bibës ka sjellë edhe reagimin e Zgurit, i cili i është përgjigjur me ironi se “po duhet të të falenderoj që më le të votoj se edhe mund të më lidhësh duart”. Debati ka vazhduar dhe Zguri i ka kujtuar Bibës se ka ikur ajo kohë kur mund të arrestohesh nëse nuk voton ashtu sikurse donte partia.
Deklarata e Nënkryetarit të KQZ që përfaqëson, PS-në është skandaloze. Kur Nënkryetari i KQZ-së e mendon se edhe Kryetarit të KQZ-së mund ti hiqet e drejta e votës, imagjinoni se çfarë mund të bëhet me zgjedhësit e tjerë që nuk kanë poste publike. Dhe imagjino se kur kërcënimi se mund ti hiqet e drejta e votës bëhet në prani të medias duhet të kuptoni se çfarë ndodh në mënyrë jo publike.
Atë që opozita e ka thënë prej kohësh se në Shqipëri ka vdekur vota e lirë, Nënkryetari i KQZ-së e demonstroi publikisht duke ju drejtuar direkt kreut të këtij institucioni. Opozita nuk lejohet të votojë as në institucionet që edhe formalisht kanë një balancë. Eshtë e kuptueshme se çfarë mund të ndodhë me kapjen e të gjitha ketyre institucioneve nga partia-shtet, ku nuk mund të flitet më afre për votë të lirë. Shqipëria është kthyer sot 30 vjet prapa në kohën kur nuk ekzitonin votimet.

SHBA tërheq të gjithë stafin diplomatik nga Venezuela

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, urdhëroi tërheqjen e gjithë personelit diplomatik të SHBA-së, të mbetur në Venezuelë.
Më 24 janar, SHBA e ka zvogëluar në minimum stafin diplomatik atje.
Urdhri i ri u dha disa orë pasi Uashingtoni sanksionoi një bankë ruse, për shkak të marrëveshjeve të saj me kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë, PDVSA.
Këto vendime synojnë të rrisin presionin edhe mbi Karakasin, edhe mbi Moskën, e cila është një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të presidentit të sfiduar të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe disa vende të tjera e kanë shpallur Maduron udhëheqës të paligjshëm dhe e kanë mbështetur udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si lider të përkohshëm.
Sipas tyre, Maduro nuk është rizgjedhur në mënyrë të ligjshme vitin e kaluar, pasi kandidatët e opozitës nuk janë lejuar të garojnë.
Maduro e ka akuzuar Guaidon për përpjekje për grushtshtet kundër tij me ndihmën e, siç ka thënë, “imperialistëve amerikanë”.
Maduro është në pushtet qysh në vitin 2013.
Nën udhëheqjen e tij, Venezuela ka përjetuar kolaps ekonomik, me mungesa të mëdha ushqimesh dhe rritje enorme të inflacionit.
Kriza ekonomike ka detyruar mbi tre milionë qytetarë të Venezuelës të ikin nga ky vend, në vitet e fundit.

Këshilltarët e Kancelares Merkel në Prishtinë, diskutohen zhvillimet politike

Dy këshilltarë për politikën e jashtme të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg, qëndruan (11.03) në Kosovë, ku takuan kryeministrin Ramush Haradinaj, me të cilin biseduan rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike në Kosovë. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, nuk pati prononcime për medie, ndërsa, në një komunikatë të shkurtër për medie nga zyra e kryeministrit thuhet, se këshilltarët e Merkelit, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg, diskutuan me Haradinajn edhe për “normalizimin e dialogut me Serbinë”.
“Me këshilltarët për politikë të jashtme të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg, Haradinaj kam biseduar rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, si dhe normalizimin e dialogut me Serbinë. Kryeministri Haradinaj i ka njoftuar këshilltarët Hecker dhe Lüttenberg, për progresin e Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, Agjendën e Reformave Evropiane dhe orientimin euroatlantik të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kryeministrit, ndërsa, nuk thuhet asnjë fjalë për taksën e Kosovës ndaj prodhimeve të Serbisë, të cilën Serbia po e perdor si kusht heqjen e saj për ta rifilluar dialogun me Kosovën.
“Gjermania është një nga partnerët politik dhe ekonomik të Kosovës, e cila i ka dhënë mbështetje në momente të vështira dhe tani në fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe ofrimin në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Për këtë u jemi mirënjohës”, citohet më tej në komunikatë kryeministri Haradinaj.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, disa muaj më parë pati kërkuar nga qeveria e Kosovës që ta heq, ose ta pezullojë zbatimin e taksës ndaj mallrave serbe, në mënyrë që t’i hapet rruga dialogut, ndërsa pati shprehur qëndrimin e shtetit gjerman, që është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

“Një përshkallëzim i mëtejshëm duhet të parandalohet urgjentisht. Sukseset e dialogut për normalizimin duhet të ruhen. Në vend që të mendojnë për ndryshimin e kufijve, Beogradi dhe Prishtina duhet t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre në një marrëveshje të zbatueshme që mbulon të gjitha çështjet e hapura dhe bën të mundur një normalizim gjithëpërfshirës”, pati deklaruar Heiko Maas në Paris, gjatë një konference për kufizimin e përhapjes së armëve të vogla nga Ballkani.
Dy ditë më parë në Kosovë ishte edhe nënsekretari amerikan për çështje politike, David Hale, i cili u tha autoriteteve në Prishtinë, se “tash është momenti për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, ndërsa, përmbajtja e asaj marrëveshje, varet nga vet Kosova dhe Serbia”. Zyrtari i lartë amerikan, autoriteteve të Prishtinës u kërkoi heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, ndërsa të dy palëve Prishtinës dhe Beogradit, u kërkoi “ndaljen e provokimeve të dyanshme dhe vazhdim të dialogut”.
E kryeministri Ramush Haradinaj, nuk e ka ndërmend ta heq taksën ndaj prodhimeve të Serbisë, deri në sikurse po e përsërit vazhdimisht, “njohjen e Kosovës nga Serbia.
Partia politike me e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, nga ana e saj, i kërkoi qeverisë së Kosovës udhëhequr nga Ramush Haradinaj, që “t’i ndryshojë qëndrimet dhe sjelljet e saj, karshi partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ndërsa, vendosjen e tarifave shtesë ndaj mallrave serbe, LDK, e ka cilësuar veprim “populist”, të partive në pushtet.
“Ne jemi munduar që qeverisjes aktuale t’ia bëjmë me dije se duhet t’i ndërrojë qëndrimet e saj, sjelljet e saj, sepse është në interes të vendit që ne të kemi bashkëpunim më të mirë me partnerët tanë evropianë dhe veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Isa Mustafa, në një forum të partisë së tij.
Partitë në pushtet, javën e shkuar me kundërshtimin e opozitës, megjithatë ia arritën ta miratojnë platformën shtetërore të Kosovës për dialog me Serbinë, ku Prishtina zyrtare e ka vënë një kusht për t’u përfshirë në dialogun për marrëveshjen finale me Serbinë. Kushti i saj është që përpara se të ulet në tryezën e bisedave në Bruksel, “do zotimin paraprak të delegacionit serb se e ka autoritetin që të bjerë dakord për njohjen e shtetit të Kosovës”.
Platforma e Prishtinës e ka nervozuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, i cili tha se “në thelb platforma e Kosovës paraqet vendimin e Prishtinës për t’i dhënë fund dialogut me Beogradin”, ndërsa kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të bëj presion mbi Prishitnës dhe ta heq taksën shtese prej 100% ndaj mallrave të Serbisë.

Çfarë do të ndodhë me Brexit?

Për Britaninë, dalja nga BE-je me një marrëveshje tranzicioni do të jetë e ashpër në vetëvete, një riorganizim sizmik që do të ndërpresë lidhjet e biznesit, ekonomisë, sigurisë, ligjeve, kulturës dhe politikës që janë thelluar prej mbi gjysmë shekulli, duke e futur Britaninë në Evropë dhe Evropën në Britani.
Për tre milionë europianët e kontinentit që jetojnë në Britani dhe një milion e gjysmë britanikët që jetojnë në vende të tjera anëtare të BE-së këto ditë janë të vështira. Ata kanë frikë për punën e tyre, kujdesin shëndetësor madje edhe siguritë për shtëpitë e tyre.
Qytetarëve të BE-së në Britani u kërkohet të ri-aplikojnë për qëndrim – pa marrë parasysh nëse janë vendosur në Britani për dekada të tëra. Qeveria thotë se ata do të jenë në gjendje të qëndrojnë, por asgjë nuk është e garantuar ligjërisht.
Corine Byron-Danuser, e lindur në Belgjikë thotë se para referendumit të Brexit ishte “ndoshta një nga britaniket më jo-britanike që mund të imagjinohej”.
Brexit ka nxitur një Brexod me largimin e dhjetëra mijëra shtetasve të BE-së. Migrimi nga BE-ja në Mbretërinë e Bashkuar u ul në 2018 me vetëm 57.000 rritje. Për shumë Brexiters ky është shkak për festim, por jo për fermerët, apo bizneset e ndërtimit dhe hotelerisë, as për drejtuesit e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Britanisë.
Të martën, Dhoma e Komunave të parlamentit britanik do të votojë për herë të dytë mbi një marrëveshje tranzicioni që kryeministrja Theresa May pranoi me BE-në pas më shumë se dy vitesh bisedimesh ttë vështira. Por që nga e hëna, kishte shanse që ajo do ta parandalonte votimin. Në janar parlamenti e hodhi poshtë marrëveshjen – kundërshtimi më të madh që ka hasur ndonjëherë një kryeministër britanik.
Çfarë ndodh më tej askush nuk e di. Një kërkesë për një shtyrje të Brexit është skenari më i mundshëm, por askush nuk dëshiron që Britania të dalë jashtë BE-ja pa ndonjë marrëveshje tranzicioni.
Në një pranim të rrallë publik të pafuqisë, kryeministrja May deklaroi: “askush nuk e di se çfarë do të ndodhë!”

Flet efektivja e policisë që u pushua nga puna: Kolegët kanë qarë, rris e vetme dy fëmijë!

Efektivja e forcave Shqiponja Blerta Dervishi, e cila u përpoq dje që të mbronte banesën e saj nga prishja, në zonën pranë shkollës Petro Nini është pezulluar nga puna.
Vendimi për pezullimin e saj nga puna i është komunikuar gojarisht nga eprori i saj gjatë paradites së sotme bëjnë me dije burime për Faxweb.al. Blerta Dervishi rrit e vetme dy fëmijët, për shkak se është divorcuar nga bashkëshorti i saj.
“Dje më është njohur masa që jam e pezulluar me motivacionin pengesë për veprimet përmbarimore.
Koleget kanë qarë, kanë bërë detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme unë i përgezoj si eprorët dhe efektivët.
Në rastin tim unë aty kam qënë banore, jam qytetare e thjeshtë e lirë per te mbrojtur pronën time, e lirë për të mbrojtur familjen time, e lirë për të mbrojtur fëmijet e mi se nuk kam ku te shkoj tjetër”, është shprehur Dervishi para mediave, teksa familjarët kanën depozituar një padi në gjykatë për dhunën ndaj tyre.
Pavarësisht se sjellja e policisë u cilësua jo dinjitoze edhe nga ana e ministrit Sandër Lleshaj, kjo duket se nuk e ka shpëtuar efektiven Dervishi nga pezullimi nga puna.
Efektivja përgjatë gjithë ditës së djeshme ishte në mbrojtje të familjes së saj, të dërrmuar emocionalisht, mes tyre dhe një person me problem mendore, dhe një grua shtatzënë, si dhe tre fëmijë.

Dy prej fëmijëve u shpëtuan nga vetë efektivja në një moment që tentuan që të hidheshin nga çatia e banesës, duke shkaktuar jo pak ankth te të pranishmit.
Tashmë kjo familje, përveç problemeve që ka me pronën, me gjendjen e vështirë emocionale, do të duhet të përballet dhe me papunësisë e Blertës, e cila ishte shndërruar në një nga shtyllat e kësaj familjeje.
Çfare deklaroi dje Blerta Dervishi
Unë jam në proces legalizimi, nuk na merrnin denoncimin, unë mund të humbas punën, po nuk më shqetëson kjo gjë.
Ç’faj kemi ne? Nuk i kemi vjedhur askujt, Aleksandër Gavoci nuk është burrë, nuk është njeri, nuk është biznesmen. Jemi ulur me të në tavolinë dhe të nesërmen na sjell përmbarimi.
Unë e di që ky është një vend i lakmuar, ai thotë që këtu do vijnë njerëz VIP-a, dhe ne jemi askush, se jemi të varfër. Nuk jemi prokurorë, të gjithë mbahen me rrogën time. Shteti të vëjë dorën në zemër, sot nuk i kam çuar fëmijët në shkollë, se do mbrojnë shtëpinë, ai e ka korruptuar të gjithë, gjyqtarë dhe prokurorë.
Të gjithë gjyqtarët që kanë trajtuar çështjen tonë janë jashtë nga Vetingut, dhe ne humbasin pronën tonë, jemi brezi i katërt që lindim në këtë banesë, dhe ende na quajnë të ardhur

16 marsi betejë për qytetarët jo për pushtet, 290 mijë ushqehen vetëm një herë në ditë

Kryetari i PD, Basha ka bërë thirrje për një protestë mbarëpopullore në 16 Mars në Tiranë, jo thjesht dhe vetëm për të larguar Ramën, por për të sjellë nryshimin. “16 marsi dhe çdo protestë që bëhet, nuk bëhet për pushtet, bëhet për ndryshim. Nuk bëhet për pushtetin e LulzimBashës dhe PD, por për pushtetin tuaj, që qytetarët dhe jo qeveria të jenë zot në shtëpinë e tyre. Zoti i fateve të shqiptarëve s’mund të jetë një njeri i vetëm me të gjitha pushtetet, i shkëputur nga realiteti. Nuk shkohet kështu në Europë! Kush na thotë ndryshe, na gënjen dhe nuk ka rëndësi se në çfarë gjuhe na e thotë”, tha Basha.
Kryetari i PD ka deklaruar shifrat e frikshme të varfërisë ku 290 mijë personave ushqehen vetëm një herë në ditë, ndërsa ëhstë thelluar hendeku mes shumicës së shqiptarëve që jeton në varfëri dhe pakicës në qeveri që jeton në luks.
“Thirrja ime është t’i bashkoheni protestës, jo thjesht për të larguar Edi Ramën, por për ndryshimin, për një pakt kombëtar për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe, që kërkojnë shqiptarët dhe, në veçanti, rinia. Shqipërisë i duhet një qeveri që e shikon atë me të njëjtin sy si prindërit familjen. Sot kemi qeverinë që sillet si një prind i keq, që nuk u çon bukë fëmijëve, një prind abuzues me fëmijët. Me rritjen e taksave, të faturave dhe të kostos së prodhimit, qeveria po i detyron bizneset të zgjedhin mes dy rrugëve, ose të shkurtojnë pagat, ose të rrisin çmimin, duke rrezikuar mbylljen e bizneseve dhe vendeve të punës.
Me alternativën e PD për uljen e çmimit të naftës me 300 lekë/liter, uljen e çmimit të energjisë me 35% për industrinë që prodhon, sistemin e taksës së sheshtë 9%, bën biznesin konkurues, rrit pagat, hap vende pune. Kontrasti sot është shumë i fortë. Në tjetër botë, me charter, luks e në vila bunker jeton Edi Rama me ministrat e tij, e në tjetër botë jeton shumica e shqiptarëve, që nuk paguan dot faturën e dritave apo biletën e autobusit.
Të dhënat e institucioneve europiane të dy ditëve më parë tregojnë se të gjitha paratë e rrogës së shqiptarëve shkojnë për ushqim. Kjo do të thotë se të ardhurat nuk arrijnë as për mbijetesë. 290 mijë ushqehen 1 herë në ditë. NëEuropë nuk shkohet me raportin e ndërtuar nga Rama ku qytetari ka frikë shtetin. Frikë prej gjobës, frikë prej padrejtësisë, frikë prej dhunës, përbuzjes, frikë se mos e heqin nga puna, frikë se mos i mbyll biznesin. Nëna e gjithë kësaj të keqeje është asgjesimi i votës së lirë. Në Europë është politikani, është qeveritari që ka frikë qytetarin. Përse? Sepse është qytetari që e ka në dorë, me çfarë e ka në dorë? Me votë!”, tha Basha.

BASHKËBISEDIMI I KRYETARIT LULZIM BASHA NË NJË FASONERI NË QYTETIN E KORÇËS.
NikoCukali (pronar i fasonerisë):Problemin më të madh, sidomos këtë vitin e fundit, e kemi patur me kursin e këmbimit. Kursi i këmbimit ka qenë katastrofë për industrinë e fasonëve, si të qepjes dhe këpucëve. Qeveria nukdo t’ia dijë fare çfarë ndodhi me kursin. Humbjet kanë qenë shumë të mëdha. Nuk mendon që po falimentoi firma, janë gjithëkëto familje që ngelen pa punë. Nuk e llogarit fare qeveria edhe koston që do të ketëpër ndihmën sociale.
Basha: Nuk e llogarit, se e ka zgjidhur. Nuk i jep fare ndihmë ekonomike. Gjërat si në shtet, si në familje lidhen. Po të jenë prindërit mirë, do të jenë dhe fëmijët. Dhe anasjelltas. Pra, gjërat janë të lidhur me njëra tjetrën dhe funksionojnë në harmoni. Nëse punëdhënësi ka mundësi të paguajë paga më të mira dhe të marrë sa më shumë njerëz në punë, kjo i bën mirë shtetit. Sa më mirë të jenë qytetarët aq më mirë duhet të ndjehet shteti. Nërradhë të parë, se kjo rrit mirëqenien si shoqëri, nërradhë të dytë, edhe në një kuptim më të ngushte, siç e the dhe vetë, sa më shumë në punë aq më pak në ndihmë ekonomike.
Për këtë duhet të kemi një shtet që e shikon Shqipërinë me të njëjtin sy si prindërit familjen. Sot nuk kemi këtë shtet. Sot kemi shtetin dhe qeverinë që sillet me shoqërinë njësoj siç sillet një prind i keq, një prind pijanec, që e bën gjithë rrogën alkohool dhe nuk u çon bukë fëmijëve, një prind abuzues me fëmijët apo bixhozxhi.
Kemi një shtet dhe një qeveri që mendojnë si të pasurojnë veten në kurriz të shoqërisë. Sepse, përndryshe, shqetësimi i parë dhe kryesor i qevrisë nuk duhet të jetë sa taksa të mbledhë e si t’i vjedhë ato, duke shpikur lloj lloj formulash tëpaqena, si e si për të vjedhur taksat e shqiptarëve. Shqetësimi i parë i qeverisë duhet të jetë sa vende pune do të krijojë dhe aty ku janë, të paktën, të sigurojë që ato që janë të vazhdojnë tëekzistojnë e t’u përmirësojë kushtet, rrogat.
Nëse mendohet kështu, atëherë ka shumë punë për të bërë. Përshembull, në raport me industrinë që punëson, siç është industria e fasonëve, ulja e çmimit të naftës është e domosdoshme që t’ju mbajë ju në treg, të vazhdoni të jeni konkurues, se kjo që keni bërë, këto pantallona, që të shkojnë e të shiten, të shiten me një çmim të arsyeshëm. Nëse të rritet kosto e prodhimit, dy rrugë ke: ose të shkurtosh rrogat e tyre, ose të rrisësh çmimin. Po rrite çmimin, dole jashtë tregut, po dole jashtë tregut, këta punëtorë dalin jashtë pune. Pra, gjërat janë të lidhura zinxhir.

Ulja e çmimit të naftës me 300 lekë/litër.
Ulja e çmimit të energjisë me 35% për industrinë që prodhon
Sistemi i taksës së sheshtë 9%, që do te thotë 9% tatim fitimi i koorporatës, 9% kontributet shoqërore, të gjitha këto janë masa që ne do t’i marrim menjëherë.
Kur i thua kështu, duken si abstrakte por çfarë kanë për qëllim këto masa?
Ta bëjmë këtë biznes mëkonkurues në mënyrë që vendet e juaja të punës të jenë më të sigurta, t’i japim mundësi të rrisë pagat, t’i japim mundësi të punësojë më shumë.Nëqoftësene nuk i marrim ne këto masa, dalëngadalë zotëria dhe të gjithë kolegët e tij do të dalin jashtë tregut.Dhe ai që porosit sot këtu, do t’i porosisë ku taksat janë më të ulëta, energjia është më e ulët, nafta është më e ulët, krahu i punës është më i ulët.
Prandaj ka ardhur koha për një ndryshim të madh.
T’i lidhim me njëra-tjetrën këto hallka të zinxhirit, sepse sot nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën.Në tjetër botë jeton Edi Rama me ministrat e tij, në tjetër botë jetojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve.Ai në qiell me charter-a e në luks e në vila bunker, shqiptarët nuk paguajnë dot faturën e dritave, nuk paguajnë dot biletën e autobusit.

E kishin treguar edhe të dhënat e Europës, dolën para dy ditësh, të gjitha paratë e rrogës së shqiptarëve shkojnë për ushqim, domethënë për mbijetes dhe nuk arrin.
290 mijë ushqehen 1 herë në ditë, këto janë dy botë të ndryshme.
Kjo betejë bëhet që t’i japim fund kësaj.
Që t’i japim fund kësaj duhet të kthejmë të njëjtin raport midis qeverisë dhe qytetarit si në familje midis prindit dhe fëmijëve, nërradhë të parë, një raport llogarie.I kërkohet llogari prindit? I kërkohet llogari kryefamiljarit? Sigurisht që i kërkohet, por edhe qeverisë duhet t’i kërkohet llogari.
Çfarë bën me paratë tona?
Çfarë bën me pasuritë publike?
Çfarë bën me taksat?
Përse rrit taksat dhe ul shërbimet?

Taksat në qiell, njerëzit ikin nga ndihma ekonomike, investime s’ka, rritje rrogash nuk ka, rritje pensionesh nuk ka.Faturat në qiell, asgjë tjetër nuk i kthehet qytetarit përveçse dhunës, gjobitjes dhe përbuzjes.
Beteja është që të ndërtojmë një raport tjetër midis qeveritarit dhe qytetarit.Raporti që ka ndërtuar sot ky, është një raport ku qytetari ka frikë shtetin. Frikë prej gjobës, frikë prej padrejtësisë, frikë se mos e heqin nga puna, frikë se mos i mbyll biznesin.
Në fakt nëEuropë nuk shkohet kështu.
Në Europë është politikani, është qeveritari që ka frikë qytetarin.Përse? Sepse është qytetari që e ka në dorë, me çfarë e ka në dorë? Me votë! Nëna e gjithë kësaj të keqeje ështëasgjesimi i votës së lirë.
Nëqoftëse vjen qeveria jo me votën e qytetarin, por me ndihmën e krimit, nuk do t’ia dijë për qytetarin.
Nëqoftëse kryeministri e lidh fatin me kriminelin, për kriminelin do të kujdeset, jo për nënat dhe për baballarët, as për fëmijët.
Kjo betejë nuk bëhet as për pushtetin tim, as për pushtetin e Partisë Demokratike. Bëhet për pushtetin tuaj, që ju të jeni zonja në shtëpinë tuaj, të jeni zonja të fatit tuaj, të fëmijëve tuaj dhe të jeni zotër të shtëpisë suaj.Të gjithë shqiptarët të jenëzotër në shtëpinë e tyre dhe zotër të vendit të tyre. S’mund të jetë një njeri i vetëm me të gjitha pushtetet komplet i shkëputur nga realiteti zot i shtëpisë suaj, siçështë sot, zot i shtëpisë suaj, zot i fatit tuaj, i fatit të fëmijëve tuaj. Po shkatërron universitetet, po shkatërron spitalet. Kjo duhet të marrë fund. Nuk shkohet kështu nëEuropë. Kurrë! Kush na thotë ndryshe, na gënjen. Na mashtron. Nuk ka rëndësi se nëçfarë gjuhe na e thotë.
NëEuropë shkohet me një qeveri që jep llogari përpara qytetarëve dhe instrumenti që ndërton llogarinëështë instrumenti i votës së lirë. Kështu që,Niko, unë e di se e keni si rregull të punoni, të hënën, të martën, të mërkurën, të enjten, të premten dhe të shtunën, portë shtunën e 16 marsit dua të bësh një përjashtim, t’ua japësh pushim këtyre zonjave dhe unë dua t’ju bëj thirrje t’i bashkoheni protestës sepse është protestë kombëtare për ndryshim, jo thjesht për të larguar Edi Ramën.Është për të sjellë një ndryshim që tani e kërkojnë të gjithë shqiptarët dhe në veçanti e kërkon brezi i ri.

Tre dekada kemi që udhëtojmë drejt Europës, me të mirat e të këqijat e veta.Kemi arritur edhe gjëra të mira.Heqja e vizave është një gjë e mirë, kemi arritur edhe gjëra të mira.Tani ka ardhur koha të hedhim një hap tjetër cilësor drejt Europës, sepse e kërkon brezi i ri, e kërkon koha.
16 marsi dhe çdo protestë që bëhet, nuk bëhet për pushtet, bëhet për ndryshim. Në raport me planin që kemi për t’i ardhur në ndihmë biznesit, ulja e taksave, ulja e çmimit të energjisë për industrinë prodhuese, e tatim-fitimit nga 15% në 9%, e sigurimeve shoqërore nga 24.3% në 9% punëmarrësi, 9% punëdhënësi, por në shumicën e rasteve ju e paguani vetë në të dyja rastet, ulja e çmimit të naftës me 300 lekë, pra heqjes e taksës “Rama” mbi naftën do të çlirojë qindra milionë euro që sot merr i ashtëquajturi “shtet”, i dehuri që kemi në shtëpi, po ta krahasojmë me familjen, dhe që i bën të gjitha rrush e kumbulla.Për çfarë e kemi që të bëjë barcaleta, t’i bëjë paratë rrush e kumbulla? Për këtë e kemi qeverinë?Qeverinë e kemi të kujdeset për mirëqenien e njerëzve, të kujdeset për më të pamundurit.
Të gjitha këto para do të rikthehen në ekonomi.Në çfarë formash? Ulje të çmimeve, rritje të pagave, rritje të vendeve të punësimit me kushte dhe paga dinjitoze dhe në veçanti punësim për rininë që t’i japim fund emigracionit, sepse emigracioni është si hemorragjia, i jep fund vendit.Duhet ta ndalojmë një orë e më parë. Kjo është beteja dhe prandaj i hoqëm edhe ato mandate. Se aty në atë sallë nuk ishim në krah të interesave tuaja, aty asnjë vendim nuk merrej për ju. Të gjitha vendimet merreshin për oligarkët, për hajdutët, për kriminelët, ata mbi ligjin; të pafajshmit dhe të pambrojturit, shkopin kokës.
Ne nuk mund të rrinim në krahun e tyre. Tani jemi në krahun tuaj dhe kemi ardhur si qytetarë, s’jemi më deputetë. Jemi këtu si qytetarë që, sëbashku ta konsiderojmë këtë një pakt kombëtar për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe. Është në dorën tonë, nuk është në dorën e askujt tjetër, është në dorën tuaj, të bashkëshortëve tuaj, të fëmijëve tuaj.
Prandaj ju kërkoj të na ndihmoni ta ndërtojmë këtë. Këto që ju them me të vërtetë janë vizioni ynë, programi ynë, por pa forcën tuaj nuk bëhen realitet. Kam nevojë për bashkimin tuaj në këtë betejë kundër të keqes.Të gjithë bashkë kundër të keqes. Kështu apo jo?

Punonjëse: Po s’u bëmë një grusht, nuk bëhet asgjë. Duhet të jemi të bashkuar.
Punonjëse: Djalin e kam 21 vjeç pa punë, ku të punojë? S’ka punë, pret lekë nga duart e mia.
Basha: Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne sesa të hapim vende pune.
Punonjëse: Duhet të hapen vende pune dhe jo të jetë fëmija vetëm për interesin e lekëve pas prindit. Kjo kohë ka ardhur. Jetë shumë e vështirë, nuk di kujt t’ia plotësoj më parë.

Basha: Që të krijojmë vende pune duhet të bëjmë gjithçka; të thithim investime të huaja, t’i japim një mundësi këtyre (pronarëve) se këta nuk janë shoqata bamirësie, edhe këta duhet të shikojnë një plan biznesi që të dalin me fitim në fund.Unë kam takuar javës së kaluar disa biznesmenë që më kanë thënë që na del biznesi me humbje, por na vjen turp ta mbyllim, sepse kemi 10, 15 njerëz në punë e t’i nxjerrim në mes të rrugës, na vjen turp! Ja këtu ka ardhur ekonomia.
Kjo duhet të ndryshojë.
Florion Mima:Z.Basha e pyeti pronarin tuaj dhe i tha kush është problemi më i madh që keni. Pronari me të drejtë iu përgjigj, kursi i këmbimit. Ju ndoshta nuk e kuptoni dot si ndikon kursi i këmbimit në jetët tuaja dhe pse do të duhej që leku, çuditërisht, të forcohej. Normalish,t leku do të duhej të ishte aq i dobët sa ka qenë me euron. Çuditërisht, leku është brenda një viti leku kërcen dhe forcohet, pra, tregon që ka shumë euro në treg.
Nga ka ardhur euro e tepërt në Shqipëri?!
Ka vetëm një prodhim dhe nuk është nga eksporti juaj, nga gjaku juaj dhe mundi juaj, është vetëm nga droga.
Dëmi total i kursit të këmbimit në eksporte ka qenë 400 milionë euro. Një qeveri e përgjegjshme,nëqoftëse, do të kishte ndarë 30 milionë veçantë dhe t’i thonte pronarit këtë 30-esh hajde ta ndajmë përgjysmë, gjysmën shteti, gjysmën ti, do të ishte mbyllur zarari me 30 milionë. Nuk ndërhyri dhe, kur ndërhyri, shkoi 400 milionë euro. Pra, ajo droga shkatërron të gjithë vendet e punës tuaja.
Basha: Droga dobësoi euron, forcoi lekun. Forcimi i lekut që duket si gjë e mirë, çfarë bëri? Rriti çmimin e kësaj (materialeve). Ato lekë në vend që të shkonin për të rritur rrogën ju, tani shkojnë për të kompensuar raportin midis euros dhe lekut. Ja si e shkatërron droga ekonominë.

Ndërsa kjo që thotë Flori, prapë, edhe në këto kushte mund të ishte ndërhyrë për t’ju ndihmuar. Nuk ndërhyjnë se nuk u shkon mendja të nidhmojnë punëdhënësin. Ndërhynë vonë fare me një shumë më të madhe. Pse?! Sepse edhe aty ka një aferrëkorruptive. Edhe aty janë 2-3 veta, që me ato 400 milionë që investuan shumë vonë, gjoja për të stabilizuar lekun kanë bërë miliona euro për dy ditë. Për dy ditë një grusht njerëzish kanë bërë miliona euro.
Edhe shkaktojnë drogën, edhe prishin kursin e këmbimit, edhe kur ndërhyjnë pastaj prapë në çdo hap që hedhin, në çdo fjalë që thonë, edhe kur kërcëntallava, Edi Rama mbush xhepat e vet.
Sa herë që t’ju duket se po bën gjëra të çuditshme, vishet çuditshëm, flet çuditshëm, në ato momente është duke ju vjedhur ju, është duke ju futur duart në xhep. Prandaj kësaj duhet t’i japim fund.Jo vetëm këtij si person, por këtij sistemi që është ngritur që t’ju vjedhë ju. Gjithçka që shteti bën është për të pasuruar një njeri të vetëm dhe një grusht klientësh të tij.Kjo është beteja. Kjo është arsyeja që na shtyu të merrnim një vendim të tillë që s’e ka marrë askush më përpara. Erdhi një moment që prania jonë aty u kthey në një fasadë për krimin, prandaj dolëm.Ku dolëm?Kemi dalë në krahun tuaj.
Cila është zgjidhja?Zgjidhjen ta ketë populli në dorë. Zgjedhje të parakohshme ku të diktojë populli me votë dhe jo krimineli.
Faleminderit për mikpritjen. Shpresoj të takohemi më 16 mars të shtunën në Tiranë.
NikoCukali: Atëherë më lejoni që ta falënderoj kryetarin në emrin tuaj dhe të jetë i mirëpritur në fitore. Kur të vijë radhën tjetër, të na vijë si kryeministër.
Basha: Nuk e di kur do të vijë radha tjetër që t’ju vij si kryeminstër, por, kur të vijë nuk do të vij me duart bosh. Do të vijë me taksa më të ulëta, me paga më të larta dhe me fatura më të ulëta për të paguar për ju edhe me shanse më të larta për fëmijët tuaj.