30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Skandali/ 3 vjet që punon në bashki, Rama e paraqet si studente ekselente dhe e “punëson”!

Një rast flagrant mashtrimi ka dalë në pah sot nga takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi me studentët e ekselencës, që konsiderohen fitues për vendet e punës në administratë.
Një e re e pranishme, Enkelana Shala ka marrë mikrofonin dhe ka falenderuar kreun e qeverisë për mundësinë që i dha, duke ‘prekur” zemra, por nuk ka kaluar shumë që portreti i dlirë të shfaqej si mashtrimi i radhës i qeverisë në media.
Belind Këlliçi, kreu i FRPD, nuk ka vonuar t’ia çjerrë maskën, teatrit politik të Ramës.
“Ekselentja që ka 4 vjet në punë – shkruan me ironi, Këlliçi – Kur as rrena s’të bën më derman! Platforma “Punë të Mbarë” sjell mashtrimin e rradhës të Edi Ramës, – vëren ai. – Ekselentja Enkelana Shala, që foli e mallëngjyer e me fjalë të ëmbla përpara Liderit Suprem që i gjeti punë për shkak të meritës, rezulton prej tetorit 2016 e punësuar në bashkinë e Lali Erit, në Ndërmarrjen nr.3 të Punëtorëve të Qytetit.
Në 2015, ndërkohë, ka bërë “intership” pranë Ministrisë së Jashtme.
Aktivitetet e Ramës “t’u hedhim hi syve shqiptarëve” nuk e shpëtojnë dot më! Koha ka ardhur për ta shembur njëherë e mirë sistemin e gënjeshtërt, që ka ngritur Edi Rama në çdo qelizë të qeverisë e në çdo cep të vendit. Bashkë me datë 16 mars, për t’i dhënë shpresë çdo të riu shqiptar!”

 

Kërkesa e Zidan ndaj Perez: Mos shit Marcelon!

Trajneri Zinedine Zidane i ka kërkuar presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit, të mos e lejojë shitjen e mbrojtësit anësor brazilian, Marcelos.
Kthimi i Zidane në pozitën e trajnerit të Real Madridit mund të ketë ndikim të madh te të ardhmet e një numri të madh të lojtarëve, përfshirë këtu edhe Marcelon.
Sipas të përditshmes braziliane, A Bola Brasil, Zizou dëshiron ta mbajë Marcelon në Santiago Bernabeu, pasi që beson se ai do të jetë i rëndësishëm për projektin e tij në klub.
Mbrojtësi anësor, i cili e kishte humbur vendin në formacionin e parë sa ishte trajner Santiago Solari, pritej të transferohet në Juventus. Madje, mediat italiane kishin raportuar se tashmë mes këtyre dy palëve ishte arritur një marrëveshje.
Megjithatë, A Bola Brasil pretendon se Zidane nuk është dorëzuar për Marcelon dhe ai i ka kërkuar Florentino Perezit të mos e lejojë në asnjë mënyrë shitjen e 30-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të verës.
Zidane dëshiron ta kthejë brazilianin në formën e tij më të mirë dhe ai planifikon të bisedojë me Marcelon këtë jave. Këto bisedime besohet se do të jenë vendimtare për të ardhmen e Marcelos.

Tre shembuj nga “zgjedhjet e lira” në diktaturë

Gent Strazimiri

“Nga pikëpamja juridike”, zgjedhjet e vitit 1925 në Itali i fitoi Musolini dhe fashistët dhe, po ashtu, “nga pikëpamja juridike” deputeti antifashist Giaccomo Matteoti që i denoncoi si “të vjedhura”, humbi jetën aksidentalisht, ndwrsa fashistët e rrihnin me leva hekuri…
Pas kësaj, parlamenti legjitim fashist, “nga pikëpamja juridike”, votoi për të nxjerrë jashtë ligjit të gjitha forcat e tjera politike. Parlamenti, “nga pikëpamja juridike” u mbush me deputetë që pranuan të veshin këmishën e zezë dhe formula e betimit “nga pikëpamja juridike” ndryshoi në: A Noi!
Në 7 prill 1939, “nga pikëpamja juridike” Shqipëria nuk u pushtua nga Musolini. Jo!
“Nga pikëpamja juridike” Shqipëria ndërroi vetëm kreun e shtetit nga Ahmet në Vittorio, realizoi “bashkim personal” me dinastinë Savoja duke ruajtur pavarësinë, përmes një votimi në parlamentin shqiptar, ku ata që refuzuan të paraqiten u zevendesuan në mënyrë “juridikisht korrekte”, dhe më pas u internuan në Ventottenne!
“Nga pikëpamja juridike” u pranua ndërkombëtarisht, dhe çdo shtet me të cilin kishim lidhje diplomatike, njoftoi në mënyrë shumë të sjellshme ambasadorin shqipëtar të akredituar, se nuk e njihte më si përfaqësues të Shqipërisë.
Në vitin 1933, “nga pikëpamja juridike”, Hitleri ishte kancelari i zgjedhur nga një parlament legjitim gjerman, i cili, po ashtu, “nga pikëpamja juridike”, votoi për shpërndarjen e të gjitha forcave politike, sepse demokracia në Gjermani dëmtonte “stabilitetin”.
Parlamenti legjitim, “nga pikëpamja juridike”, u plotësua me deputetë që pranuan të veshin këmishën e murrme dhe formula e betimit, “nga pikëpamja juridike”, ndryshoi në: Sieg Heil! “Nga pikëpamja juridike”, në tetor 1943 trupat e Hitlerit kishin nevojë për një rrugë kalimi që të ktheheshin në shtëpi…

“Nga pikëpamja juridike” e morën përmes një votimi në një asamble të mbledhur edhe për këtë qëllim, e ku votuan goxha burra, ata më në zë, më të përmendurit, por që nuk i kish zgjedhur kush sepse kishim që në 1939 “nga pikëpamja juridike” kishim të njëjtin sistem “zgjedhjesh” që Mussolini kishte imponuar “nga pikëpamja juridike” në Itali…
Në 1945 zgjedhjet në Shqipëri i fitoi Enver Hoxha, dhe, “nga pikëpamja juridike”, misioni vëzhgues i UNRA-s në raportin përkatës shkroi se: megjithë problemet që pati, zgjedhjet ishin të lira, populli me shumicë do Enver Hoxhën, askënd tjetër, kështu që parlamenti, “nga pikëpamja juridike”, është legjitim.
Parlamenti i Enver Hoxhës i dalë nga këto zgjedhje të çertifikuara ndërkombëtarisht, “nga pikëpamja juridike” arrestoi të gjithë deputetët e deklaruar në opozitë dhe i pushkatoi me një proces, “nga pikëpamja juridike”, të rregullt dhe formula e betimit ndryshoi në: Parti-Enver, jemi gati kurdoherë!
“Nga pikëpamja juridike”, Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, që i ka provuar të gjitha maskarallëqet “juridikisht korrekte” të shekullit të 20-të: edhe “A Noi”, edhe “Sieg Heil”, edhe “Parti-Enver, jemi gati kurdoherë”.
Shqipëria ka edhe një shprehje që e ilustron më së miri këtë eksperiencë intensive “nga pikëpamja juridike”: të gjithë derrat kanë një turi!
Shqipëria e ka provuar që zgjidhja t’i vijë nga lajmet e ” BBC”, “Zeri i Amerikës” , “Radio Vatikanit” , “Evropa e Lirë” , por zgjati 46 vite të përgjakshme edhe “nga pikëpamja juridike”, e në fund fitoi lirinë pasi u ngrit në këmbë vetë e mbushi sheshet.
Një gjë s’kuptohet gjithësesi: përse këto analiza dhe përkujdesje ” nga pikëpamja juridike” nuk i bëjnë në vendet nga vijnë?
Mbase sepse një “përkujdesje” e tillë, me të tilla argumente i çon urgjent në kokërr të burgut për “mohim e legjitimim të diktaturës nazi-fashiste”, dhe kjo krejtësisht nga pikëpamja strikt juridike në kuptimin penal të fjalës

“Shqipëria që duam”, skenar i Cosa Nostra!?!?

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktor
Shqiperiaqeduam.al eshte kopje identike e Cosa Nostra ne Amerike
Ngjarje e vertete
Nje nga boset mafioz te Cosa Nostra ne Amerike nje here ne 6 muaj bente takime me komunitetin e varfer te lagjeve Italo-Amerikane dhe ftonte cdo person qe ishte i pranishem ti tregonte hallin dhe vete bosi vetofrohej qe tua zgjidhte dhe i thonte ndihmesit te tij qe ti mbante shenim.Kur mbaronte takimi,ndihmesi i thonte bosit qe ishte e pamundur per financat e familjes mafioze qe ti zgjidhte gjithe keto halle.
Dhe bosi mafioz i shpjegonte ndihmesit se ata do zgjidhnin 2 halle nga 5 mije halle qe kishin mbajtur shenim keshtu qe 4998 te tjeret do rrinin me shprese se do vinte momenti te zgjidhej dhe halli i tyre nderkohe qe keta 2 persona qe bosi mafioz u zgjidhi hallin neser mund te perdoreshin si deshmitar per te ndertuar alibi te rreme per gjykatesit kur bosi mafioz tua kerkonte nese do shkonte ndonjehere ne sallen e gjygjit.
E njejta gje dhe me ata fakir fukarenj qe dalin ne ERTV qe mashtron se zgjidh hallet njelloj si bosi mafioz i Cosa Nostra.

Kërcënohet gazetari Basir Çollaku: Mos fol më për drogën se e ke në rrëzë veshit…

Gazetari Basir Çollaku është kërcënuar me jetë nëse vazhdon të flaës më për drogën dhe bandat. Gazetari i njohur ka denoncuar ditën e djeshme në polici për kanosjen që është bërë ndaj tij.
Kërcënimi ka të bëjë me një telefonatë të dielën në emisionin e mëngjesit në ReportTV, një nga televizionet e kapura nga Edi Rama.
Ka qenë një telefonues, i cili ka kërcënuar live gazetarin duke thënë që të mos dalë në ekran e të flasë për bandat dhe drogën se e ka pas veshit.
Telefonuesi kanosës thoshte në bisedën e tij drejtpërdrejt në emision që gazetari duhet të mbyllë gojën dhe të bëjë kujdes.
Pas kësaj gazetari ka bërë kallëzim në Policinë e Shtetit.

Nard Ndoka godet ministrin Lleshaj: Kujdes me emrin se me fytyrën…

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me shkarkimin nga puna të punon jës së policisë që protestoi dje pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” për mbrojtjen e shtëpisë së saj nga shembja.
Ish-deputeti i opozitës nuk e ka kurser sarkazmën, teksa i drejtohet ministrit me fjalët, “të ka fut kryeministri në ‘pyll pa spatë’”.
Postimi i Ndokës në Facebook
“Eh, mo Sandër Lleshaj; të ka fut KM, në “pyllë pa spatë”! Kujdes me emrin, se me fëtyrën, u pa kjo punë!”.

Tre koncesionet 273.5 milionë euro që nuk i dihen pronarët, paguajnë shqiptarët me taksa

Të paktën tre kontrata koncesionare dhënë nga qeveria Rama janë fituar nga kompani guackë, pronarët e vërtetë të të cilëve nuk dihen. Këto kompani përfitojnë nga taksimi i ulët për koorporatat e vendeve të ndryshme, për shembull Hollandës – e cila konsiderohet si parajsë fiskale, për të regjistruar zyrat qëndrore aty. Megjithëse nuk zhvillojnë asnjë aktivitetet brenda vendit, këto kompani mjafton të kenë një adresë dhe mund të faktojnë aktivitetin e tyre.
Më pas kompanitë përfitojnë nga ligji hollandez mbi privatësinë për të mos bërë publik emrat e pronarëve të vërtetë, duke shmangur kështu çdo problem mbi konfliktin e interesit, korrupsionin dhe evazionin fiskal.
“Në koncesionet e mëdha, më shumë se 50 për qind janë fituar nga kompani guaskë. Ndoshta mund të jenë të rregullta dhe është e drejta e tyre të mos ekspozojnë aksionerët, por të paktën këto nuk duhen lejuar të fitojnë tendera publikë”, deklaroi Arianita Brahaj, drejtuese e Open Data Albania.
Më poshtë Exit.al përmbledh shkurtimisht disa prej koncesioneve të fituara nga kompani guackë:
Koncesioni i hemodializës
Në tetor 2015, Ministria e Shëndetësisë shpalli fituese të koncesionit 10-vjeçar të hemodializës me vlerë 63.5 milionë euro kompaninë Dia Evita shpk, kompani e krijuar në bashkëpronësi të kompanisë American Hospital, në masën 15 për qind dhe kompanisë Evita sh.p.k në masën 85 për qind.
Kompania Evita ishte një kompani e vogël dhe pa eksperiencë në shërbime të tilla.

Në nëntor 2016, 72,5 për qind e aksioneve të kompanisë Evita iu shitën për vetëm 160 mijë euro një kompanie guackë me emrin ARIMO B.V., ndërsa 27,5 për qind të aksioneve i bleu Ertel Kërçuku.
Kompania ARIMO B.V është e regjistruar në Hollandë, që siç e shpjeguam më lart lejon regjistrimin e kompanive me një administrator dhe zyrë fasadë dhe me pronësi të fshehur. Kompania i ka zyrat në Paasheuvelëeg 16 në Amsterdam, në godinën e Croëe Horëath Foederer, një firmë kontabiliteti e cila është e “specializuar në shërbime fiskale të cilat mund të menaxhojnë ekspozimin dhe riskun ndaj taksave”.
Pra tashmë 72,5 për qind të aksioneve të koncesionit të hemodializës i ka në zotërim një kompani, pronarët e së cilës nuk dihen.
Koncesioni i laboratorëve mjekësorë
Në prill të 2017, qeveria shpalli fitues të koncesionit të laboratorëve spitalorë në të gjithë spitalet e vendit bashkimin e kompanive Labopharma Sh.p.k (41,7 për qind), Exalab France (25 për qind) dhe AB Laboratory Solutions B.V (33,3 për qind) Hollandë, kjo e fundit përfaqësuar nga Labopharma sh.p.k.
Kompania AB Laboratory Solutions B.V është sërish kompani hollandeze guackë e specializuar në dhënien e shërbimeve financiare.
Ky koncesion 10-vjeçar i kushton buxhetit të shtetit 7 milionë euro në vit dhe në projektbuxhetin e vitit 2019 është parashikuar që kjo pagesë t’i bëhet kompanisë koncesionare.

Megjithëse kontrata mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë është lidhur që prej dy vjetësh, deri më tani kontrata nuk është bërë publike.
Koncesioni i inceneratorit të Tiranës
Në dhjetor 2016, Qeveria Rama vendosi të ndërtojë një incinerator – impiant djegieje – të plehrave për territorin e Qarkut Tiranë, duke përdorur sërish një skemë të Partneritetit Publik Privat (PPP), me vlerë 140 milionë euro për 30 vite.
Kompania Integrated Energy B.V. ishte e vetmja e cila në maj 2016, përpara se ajo të regjistrohej zyrtarisht si kompani në Hollandë, paraqiti propozimin e pakërkuar në Ministrinë e Mjedisit.
Pas vlerësimit të propozimit, qeveria vendosi të fillojë procedurat e tenderimit për këtë projekt duke e vlerësuar kompaninë me një bonus prej 8 pikëve në krahasim me kompanitë e tjera që do të paraqiten në tender.
Në bordin drejtues të kompanisë është Thomas Walter Hansmann, drejtor i Paul Wurth India Private Ltd., Hans Ëallage, përfaqësuesi i ANT Managment, kompani e specializuar në ndërtimin e strukturave që mund të përdoren për fshehjen e evazionit fiskal.
Anëtarët e tjerë të bordit janë Theo Spijkerman dhe Arnaud van der Ëerf, të dy punojnë për SGG Group, një kompani e cila ofron shërbime financiare në shumë vende të botës e specializuar në ndërtimin e trusteve, shpesh të përdorura për evazion fiskal. SSG Group është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për veprën penale të mashtrimit financiar.
Duket se kjo është një tjetër kompani guackë, e përdorur si mbulesë për marrjen e një tjetër koncesioni të kushtueshëm, qetësisht, duke fshehur korrupsionin, konfliktin e interesit apo pagesën e taksave.

“Exit.al”

Erion, ti nuk ke kapele për Rudinën

Nga Kreshnik ÇOLLAKU

Hipokrizia kete here te perzien stomakun.
Permes gjithe kallaballekut te llafeve per mandatet e opozites, nuk mund te mungonte Erioni kryetari i bashkise.
Ne mes fushates se pemeve, dhe referendumit per diten e Veres, nuk mund te digjte rastin per tu perzier ne kete çeshtje.
Sot e kishte me Rudinen.
Sigurisht keto dite Rudina terheq vemendje,e bashke me vemendjen krijon dhe nje situate jo komode per PD.
Erionit te bashkise me shume se cdo goditje ndaj PD,…Vemendja i duhet.
I kishte ngritur Rudines kapelen.
Gjest delikat, vemendjen e terheq.
Ai.., kundershtari qe jep medaljen e konstruktivitetit kundershtarit, me nje kapele.
Por bashke me vemendjen prej Rudines, kryebashkiaku nuk ka si shmang vemendjen per pirgun e “qelbesirave” ku rri ulur e prej te cileve mori pushtet, karrige dhe zyre.
Ne mes atij pirgu plehrash Erion, qendrojne dhe ata qe ideuan ,sponsorizuan,realizuan e pjesa e mbetur duartrokiten ekzekutimin e babait te Rudines…
Ata jane aty poshte karriges tende Erion, e mbajne fort se u duhet karrigia, tenderat kullat,impiantet… u duhet paraja Erion, jo ti.
Ti ke zgjedhur tu sherbesh edhe pse te duket se po te sherbejne.
Ndaj pa larguar ate pirg plehrash ku rri ulur Erion…, ti ske kapele per Rudinen.

Kryeministri i prodhuar me votat e kriminelëve në 2017 mashtron publikisht për dosjen 339!

“Dosja 339 është një turp për atë se në këtë vend kriminelët kanë vendosur për gjithçka. Kryeministri del publikisht dhe mashtron pa pikë turpi.
Ne i kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë të denoncojmë aferat korruptive të kësaj qeverisjeje të marrë fund”.
Kështu deklaroi ish-deputeti I LSI-së, Petrit Vasili, ndërsa tha se vjedhja e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare shkatërroi sistemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend.
Vasili akuzoi Ramën si ideatorin e manipulimit të votave në zgjedhjet e 25 qershorit, duke shtuar se është kjo arsyeja sepse aid he partia që drejton nuk kanë asnjë pretendim.
“Opozita e bashkuar ka denoncuar fuqishëm shit-blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017. Vetëm PS kishte zero pretendim. Kryeministri i prodhuar me votat e kriminelëve në 2017 nuk pati asnjë lloj pretendimi për zgjedhjet dhe shit-blerjen e votës, sepse ishte frymëzuesi dhe përfituesi i vetëm i saj. OSBE -ODIHR e ka vlerësuar se zgjedhjet janë vjedhur e këtu mbytet liria politike”, tha Vasili.

Basha me biznesin fason në Korçë: 16 marsi, beteja për të shkuar në Europë…

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me biznesin fason në Korçë.
Basha theksoi se biznesi është në vështirësi ekonomike nga çmimi i lartë i naftës, çmimi i lartë i energjisë dhe taksat e larta.
Basha tha se 16 marsi është një protestë kombëtare, e cila do të sjellë ndryshimin.
“Beteja është të ndërtojmë një raport tjetër mes qeveritarët dhe qytetarit. Edi Rama ka ndërtuar raportin që qytetari të ketë frikë qeveritarin. Në fakt në Europë nuk shkohet kështu, këtë duhet të ndryshojmë ne”, tha Basha.
Sipas kreut të PD-së, kjo lëvizje e opozitës nuk ka nisur sot që ne të hipim në qeveri, por që qytetarët të jenë zotër të fateve të tyre.
“Kush na thotë se në Europë shkohet kështu na gënjen, pavarësisht gjuhës që e thotë. Në Europë shkohet që qeveria t’i japë llogari qytetarëve.
Në 3 dekada kemi arritur edhe gjëra të mira, por ka ardhur koha që të shkojmë në Europë me një tjetër model, jo si ky që kemi tani”, tha Basha.