40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Nëndetësja 105 në ndihmë të Dosjes 339

Nga Desada METAJ 

Që nga koha kur filmi i realizmit socialist “Ballë për Ballë” shfaqej rëndom në ekranet tona televizive, pakkush kishte dëgjuar të flitej seriozisht për lajme me legjenda dhe paranoja të infiltrimit të spiunazhit rus në Shqipëri.
Kjo, deri më sot, kur shefi i shërbimit sekret shqiptar, në një seancë solemne të Komisionit parlamentar të Sigurisë, vetëm me deputetë të mazhorancës, foli për rrezikun e spiunazhit rus në Shqipëri. Askush më shumë se shqiptarët— një popull që ka jetuar për më shumë se 50 vjet në izolim total, me armiq imagjinarë të brendshëm dhe të jashtëm— nuk mund të intrigohet nga një lajm ku përzihen spiunazhi dhe pushteti. Është një koktejl dehës, që trullos dhe shpërqëndron trurin e shqiptarëve nga varfëria, korrupsioni, krimi, skandalet apo kriza politike.
Dhe propaganda e PS-së, pasardhësja e Partisë së Punës, e cila në themel kishte “shkatërrimin e spiunazhit të armikut të jashtëm”, di mirë si ta servirë një mbledhje të tillë. Por aktori i vërtetë i teatrit të sotëm ka qenë patjetër shefi i shërbimit sekret, i cili sot raporti pa e tradhtuar seriozitetin e tij asnjë çast para deputetëve, më shumë se gjysmën e të cilëve ai i ka dëgjuar në dosje përgjimi se kanë udhëtuar, kaluar pushimet, bashkëpunuar, kanë shitur e blerë pasuri të patundshme me kriminelë të rrezikshëm, që sot ndodhen në burgjet shqiptare apo italiane.
Ka një arsye pse kjo nuk ndodh. Ka, pa dyshim, një forcë madhore, që e detyron kreun e shërbimit sekret shqiptar të aktrojë në një mbledhje komisioni parlamentar duke recituar histori konspirative spiunazhi. Për të shpjeguar sjelljen e tij, të gjitha fijet të çojnë tek kreu i qeverisë.

Tek i njëjti person që, pasi vuri nën hyqmin e tij prokurorinë, me shpresën se do të mund të fshehë apo zhdukë dosjet e përfshirjes së bashkëpunëtorëve të tij të afërt, tashmë duket se ia ka dalë të ketë nën kontroll dhe në shërbim të tij edhe shërbimin informativ.
Në një mbledhje që ligjërisht mendohet të jetë e një rëndësie të posaçme, raportimet vetëm pak pasi ka mbaruar mbledhja nuk janë në gjendje të thonë as një gjysëm fjale se kush apo çfarë janë atë në listën e “spiunëve” rusë, apo se cilat janë përpjekjet apo ndërhyrjet ruse në Shqipëri, që rrezikojnë vendin.
Dhe kjo flet qartë jo vetëm për mungesën e seriozitet, por edhe për stisjen që i është bërë të gjithë skemës për ta bërë sa më të besueshëm këtë skenar.
Nëse drejtori i SHISH paska informacione kaq të sigurta dhe të rrezikshme për shtimin e numrit të kontakteve të spiunazhit rus në Shqipëri, a ka përfshirë ai në informacionin që ka ndarë me deputetët se si është bërë e mundur që të vërë nën kontroll gjysmën e naftës shqiptare kompania ruse Gunvor, e cila përfaqëson interesat e Putinit jashtë Rusisë dhe ndodhet në listën e zezë të Departamentit të Shtetit Amerikan.
A i ka raportuar ai deputetëve se shefi i Gunvorit ka qenë dy herë në zyrën e Kryeministrit Rama (herën e parë ai e ka pranuar vetë publikisht, ndërsa hera e dytë ka qenë në qershor 2018)?
A kanë qenë vallë të interesuar deputetët e Komisionit të Sigurisë të kenë më shumë informacion për kompaninë tjetër ruse, Jurimex, me të cilën qeveria shqiptare zhvilloi negociata të gjata për t’i dhënë koncesione për nxjerrjen e naftës në Shqipëri?
Po për ish-ministrat e Kryeministrit Rama, që kanë vizituar Rusinë dhe kanë kryer bisedime dhe transaksione me oligarkët e Putinit, a ka informuar sot shefi i shërbimeve sekrete?

Të gjitha këto, por dhe të tjera pyetje që lidhen me kompani ruso-bullgaro apo ruso-maqedonese, që ose kanë shtënë në dorë, ose priten të shtien në dorë asete të rëndësishme në sektorë strategjikë në Shqipëri dhe Kosovë, përfshi telekomunikacionin dhe sektorin bankar, jam e sigurt që kanë mbetur pa përgjigje.
Sepse askush nga deputetët e pranishëm sot në mbledhje (e që kanë halle të vetat, me dosje nën hetim) nuk ka dashur t’i prishë shefit të shërbimit sekret rolin që i ishte caktuar. Rol që ai e përmbushi me sukses.
Sepse në varfëri e skamje, kriminalitet e pasiguri, telenovelat me spiunë dhe me armiq të jashtëm janë mënyra më e mirë për të bërë propagandë.
Pa dyshim, problemi i ekspansionit rus në Ballkan mbetet rrezik për sa kohë Shqipëria është një vend me demokraci hibride dhe me institucione pa kurrfarë besueshmërie. Në një vend ku krimi dhe politika bashkëqeverisin pa kurrfarë problemi, ku prokuroria dhe kryeministria janë në sinkron për fshehjen dhe moshetimin e skandaleve, pakkush e ka mendjen tek “armiku i jashtëm”.
Sikundër ndodhi në fundvitet ‘80-të, kur rreziku dhe armiku ishin diku përtej kufijve, sikundër ka ndodhur dhe në vitin ’97-të, kur prapë armiku i jashtëm, atëhere CIA amerikane, u sulmua si shkaktar i problemeve tona, edhe sot duhet shpikur patjetër një armik i jashtëm.
Pra, që edhe nëse ndodh që të tjera skandale të plasin kundër qeverisë, të jenë gati armiqtë e huaj. Që, nëse Dosjes 339 do t’i shtohet Dosja 184, ato të mos na shpërqëndrojnë dhe ulin vigjilencën ndaj “spiunëve të jashtëm”, të cilët duhen shkatërruar për të mirën e Shqipërisë. Që atëherë të kenë mundësi të përsërisin frazën popullore “ngjarje të tilla ndodhin edhe në Amerikë, madje për to janë bërë edhe filma”.
Dhe ne e kemi gati një film të tillë për Nëndetësen 105.

Gjykata i bindet Ramës, lë në burg Florenc Hoxhën dhe 5 protestues të tjerë të 16 shkurtit

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit për 19 të arrestuarit e protestës së 16 shkurtit para Kryeministrisë.
Nga 6 të arrestuarit që u dha masa “arrest me burg” është dhe ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha i cili dhe pas vendimit të Apelit mbetet sërish prapa hekurave.
Apeli hodhi poshtë dhe kërkesen e Prokurorisë për dhënien “arrest me burg” të 19 të ndaluarve të kësaj proteste.
Ndërkohë që për 19 të ndaluarit Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë përkatësisht vendimin:
Florenc Hoxha, arrest me burg
Emanuel Nallbani, arrest shtëpie
Naim Haxhiu, arrest shtepie
Andon Gjini, arrest shtëpie
Resul Daci, arrest burg
Suzana Dimushi, detyrim paraqitje
David Linati, arrest shtëpie
Hasan Jakupi, arrest shtëpie
Ilir Hamedini, arrest ne burg
Festim Taku, arrest ne shpi
Sajmir Rexhepi, arrest me burg
Mitat Fieraku, detyrim paraqitje
Lefter Jakupi, detyrim paraqitje
Pellumb Shelna, detyrim paraqitje
Veljon Dine arrest shtepie
Ndue Tuci arrest shtepie
Shpresa Lini detyrim paraqitje
Agim Peposhi arrest me burg
Ferit Dankshi arrest me burg
Këto masa arresti mbeten në fuqi pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit për 19 të ndaluarit e protestës së dhunshme të 16 shkurtit para Kryeministrise ku protestuesit shkatërruan kerpudhën dhe një pjesë te dekorit para ketij institucioni si dhe shkallmuan derën kryesore.

Përgjimi i liderit të opozitës nga policia, reagon Berisha: Një Super Watergate i Edvin Kristaq Urrejtjes!

Vënia në përgjim e kreut të opozitës Lulzim Basha dhe e ambjenteve të PD është një super Watergate. Kështu ka deklaruar ish-Kryeministri Sali Berisha në një reagim të ashpër pas publikimit të videos skandaloze të përgjimit të liderit demokrat Basha.
Berisha e cilësoi Ramën si bastard të xhelatëve të diktaturës hoxhiste.
Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Super Watergati i Edvin Kristaq Urrejtjes!
Miq, Ervin Saljani nxjerr fytyren reale te Edvin Kristaq Urrejtes dhe klikes se tij.
Ne nje akt stalinist antikushtetues, ne nje sakndal si super Watergate, Edvini vendos ne pergjim ambjental seline e Partise Demokratike, Kryetarin e saj Lulzim Basha dhe drejtuesve e deputeteve te saj. Kjo eshte fytyra reale e Edvin Kristaq Urrejtjes dhe klikes se tij.
Qytetare, imagjinoni se ku mund te arrije skizoidi Edvin Kristaq Urrejtja, ky bastard i xhelateve te diktatures hoxhiste. sb
Policia e Shtetit është përfshirë në një skandal të madh, pasi janë bërë publike pamje skandaloze, ku punonjës të njësisë operacionale kanë përgjuar kreun e PD-së Lulzim Basha.
Pamjet janë bërë publike gjatë emisionit ‘Open’ të Eni Vasilit.
Ai tha se Basha është përgjuar nga policia, ndërsa ka bërë publike edhe një video ku shihet Basha dhe njëri prej policëve, sipas Salianjit, që shprehet drejt policëve të tjerë se nuk duhet të tremben pasi ai vetë ka tre ditë që e bën këtë gjë.
Ish-deputeti Ervin Salianji ka qenë ai që ka bërë publike edhe pamjet e përgjimeve, ku duket se oficerët e policisë komunikojnë dhe kanë regjistruar edhe veten.
‘Mos e lini kaq shpejt, kam 3 ditë që më shohin’, thotë njëri nga oficerët e policisë që janë duke përgjuar në mënyrë të paligjshme kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Lleshi pushon nga puna policen që protestoi dje tek “Petro Nini” për mbrojtjen e shtëpisë

Ashtu siç edhe u parashikua dje, është pezulluar nga puna efektivja e forcave Shqiponja Blerta Dervishi, e cila u përpoq dje që të mbronte banesën e saj nga prishja, në zonën pranë shkollës Petro Nini. Vendimi për pezullimin e saj nga puna i është komunikuar gojarisht nga eprori i saj.
Pavarësisht se sjellja e policisë u cilësua jo dinjitoze edhe nga ana e ministrit Sandër Lleshaj, kjo duket se nuk e ka shpëtuar efektiven Dervishi nga pezullimi nga puna.
Efektivja përgjatë gjithë ditës së djeshme ishte në mbrojtje të familjes së saj, të dërrmuar emocionalisht, mes tyre dhe një person me problem mendore, dhe një grua shtatzënë, si dhe tre fëmijë. Dy prej fëmijëve u shpëtuan nga vetë efektivja në një moment që tentuan që të hidheshin nga çatia e banesës, duke shkaktuar jo pak ankth te të pranishmit.
Tashmë kjo familje, përveç problemeve që ka me pronën, me gjendjen e vështirë emocionale, do të duhet të përballet dhe me papunësisë e Blertës, e cila ishte shndërruar në një nga shtyllat e kësaj familjeje.
Çfarë deklaroi dje Blerta Dervishi
Unë jam në proces legalizimi, nuk na merrnin denoncimin, unë mund të humbas punën, po nuk më shqetëson kjo gjë.
Ç’faj kemi ne? Nuk i kemi vjedhur askujt, Aleksandër Gavoci nuk është burrë, nuk është njeri, nuk është biznesmen. Jemi ulur me të në tavolinë dhe të nesërmen na sjell përmbarimi.
Unë e di që ky është një vend i lakmuar, ai thotë që këtu do vijnë njerëz VIP-a, dhe ne jemi askush, se jemi të varfër. Nuk jemi prokurorë, të gjithë mbahen me rrogën time. Shteti të vëjë dorën në zemër, sot nuk i kam çuar fëmijët në shkollë, se do mbrojnë shtëpinë, ai e ka korruptuar të gjithë, gjyqtarë dhe prokurorë.
Të gjithë gjyqtarët që kanë trajtuar çështjen tonë janë jashtë nga Vetingut, dhe ne humbasin pronën tonë, jemi brezi i katërt që lindim në këtë banesë, dhe ende na quajnë të ardhur.

Gjykata liron protestuesit kundër Ramës në Fier

Gjykata e Fierit ka lënë të lirë 4 protestuesit e arrestuar pas revoltës kundër vizitës së Ramës në këtë qytet. Mase e dhënë është “detyrim parqitje”.
Protestuesit, të cilët u arrestuan më datë 9 mars në Fier. Tre protestues janë nga Patosi dhe një nga Roskoveci. Ata janë Behar Xhelo 56 vjeç, Besnik Jaupaj 56 vjeç, Gezim Balla 56 vjeç dhe Hysen Hoxha 59 vjeç.
Veprat penale për të cilat ata akuzoheshin ishin “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Kreu i Degës së PD Fier, Luan Baçi ka kërkuar të bëhet pjesë e seancës. Mirpo, ky i fundit nuk është lejuar nga policia që të hyjë në ambientet e brendshme të Gjykatës. Insistimit të Baçit për të ditur arsyen e refuzimit të hyrjes së tij në Gjykatë, policët iu përgjigjën se “kemi urdher nga shefi”, “fol me shefin”.

U lirua nga burgu, video me të cilën anëtari i bandës së Shijakut kërcënoi Ramën

Kryetari i PD, Basha ka bërë një deklaratë të fortë nga qyteti i Korçës gjatë takimit me të rinjtë. Basha ka treguar se si një nga anëtarët e bandës së Shijakut ka kërcënuar Ramën dhe më pas ky i fundit është detyruar që ta lirojë nga burgu. Eshtë një rast skandaloz që tregon për nënshtrimin e drejtësisë nga kreu I qeverisë dhe vendosjen e saj nën kontrollin e krimit të organizuar.
“Një anëtar i bandave të Shijakut u arrestua me kërkesë të gjermanëve dhe i tha Vangjush Dakos më nxirr brenda 24 orëve. Vangjushi nuk i shkoi dhe çfarë bëri? I çoi një video e i tha Edi Ramës: Ja ku e ke videon ku unë jam duke mbushur nr 2 për ty. Qindra fletë votimi. O më nxirr nga burgu ose përndryshe këtë video ta botova. Çfarë bëri Edi Rama? E nxori nga burgu”, tha Bashan ë takim.
Basha ka premtuar një betejë për ndryshimin në protstën e datës 16 Mars. “Parlamenti sot është paradhomë e kryeministrit. Mos të përdor ndonjë shprehje tjetër, se mund të them që në këto momente; ËC e kryeministrit. Drejtësia sot është një grup kriminal që mbyllë dosjet me një fishkëllimë të Edi Ramës dhe të sejmenëve të tij.
Nuk është një betejë për pushtet, por është një betejë për ndryshim. Nuk bëhet për pushtetin e asnjë njeriu dhe për pushtetin e asnjë partie. Bëhet për ndryshim. Ndryshimi do të vijë. Ndryshimi është i pashmangshëm. Takimi me datë 16 mars ora 11.00, është takimi me historinë
Si ka mundësi që një qeveri që nuk mban premtimet merr më shumë vota herën e dytë se sa herën e parë? Këtë ne e kemi thënë prej ditës së parë. E ka “Dosja 339” si i mori votat. E ke Vangjush Dakon në telefon me Avdylajt, i ke drejtues të lartë socialistë në telefon me bandat kudo
Me 105 milion euro të dhëna për PPP-të, mund të zeronte tarifën për master e bachelor për të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lek të vjetra në muaj dhe përgjysmim tarife studentët nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lek të vjetra në muaj

U thamë, hiqua horrave dhe jepua studentëve. Janë paratë e taksave të shqiptarëve, jo të Edi Ramës. Ky këto para i merr dhe ia çon 5 oligarkëve, në vend që t’i sjellë tek ju. Unë citoj atë që keni thënë ju: Shqipëria nuk është e varfër, është e vjedhur.
Unë kam në dorë propozimin, ju keni në dorë bashkë me qytetarët e tjerë ta bëni realitet. Por ta dini, tek unë dhe Partia Demokratike, keni garancinë për këtë që ju thashë. Misioni ynë tani është: të përgatitim rrugën që Shqipërinë europiane ta merrni ju, ta marrë në dorë brezi i ri”, tha Basha.

BASHKËBISEDIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA ME STUDENTËT E KORÇËS
Mirë se ju gjej, jeni mirë? Apo çka? Apo keq? Për gjendjen ju pyes, jo për takimin sot. Që jeni të gëzuar për këtë takim e shikoj në fytyrat tuaja.
Kam një këshillë përpara se ta nisim bashkëbisedimin. Dua të jetë bashkëbisedim i vërtetë, i lirshëm, dua të ndjeheni komplet të relaksuar dhe të flasim fare lirshëm me njëri-tjetrin.
Dua në fillim të dëgjoj për gjendje, për vështirësitë, çfarë ndjeni personalkisht, çfarë sygjeroni në raport me problemin që keni, që mund të jetë problem i lidhur me arsimin, mund të jetë problem i lidhur me studimet, mund të jetë problem i lidhur më stazhin, apo mungesën e stazhit, punësimin, tarifën, cilësinë e mësimdhënies, mund të jetë çfarëdo problemi tjetër që ju godet ju, bashkëmoshatarët tuaj, ndonëse do të doja që fokusin ta mbajmë tek rinia dhe tek çështja e studentëve dhe universitetit dhe shkollimit parauniversitar. Ju kërkoj të jeni sa më të lirshëm dhe vetëvetja, dua të jeni të relaksuar në bisedën që do të zhvillojmë me njëri-tjetrin.
Dua t’ju dëgjoj, kushdo që dëshiron të bëjë pyetje, sygjerime, do t’i mbaj shënim të gjitha dhe pastaj do të mundohem t’i jap përgjigje. Mirënjohje ju studentëve të Universitetit të Korçës, mirënjohje edhe pedagogëve që na janë bashkëngjitur.
Quhem Esmeralda Serdolli. Jam studente e Universitetit “Fan Noli”, kryetare e Këshillit Studentor. Sapo mora vesh që këtu do të organizohej një takim me të rinjtë, nuk mund të rrija indiferente duhet të isha patjetër për të shprehur kërkesat, problematikat, shqetësimet e studentëve. Nuk do ta lidhja me problematikat që kanë studentët vetëm me arsimin dhe sistemin arsimor. Jam ne kontakt me studentët dhe një pjesë të madhe e njoh shumë mirë dhe nuk kam dëgjuar asnjë student që të thotë; Unë dua të qëndroj në këtë vend. Është shumë e vështirë ta dëgjosh këtë, por në anën tjetër është pjesë e realitetit. Të rinjtë me mundësinë e parë duan të ikin jashtë vendit. Na jepni një arsye përse ne si të rinj duhet të qëndrojmë në Shqipëri?

Hansi Zeneli, student: Mendoj se problemi është mungesa e votës së lirë. Gjithkush mund të ketë probleme, probleme ekonomike, sociale, por kush është gjeneza e këtyre problemeve? Përse nuk funksionon demokracia jonë? Nuk funksionon sepse vota këtu është e pavlefshme. Demokracia është problem parësor dhe nuk mund ta trajtojmë si problem dytësor.
Basha: Do të bëj dy ndërhyrje të shkurtra mqse tre herë folësit, edhe Esmeralda, edhe Hansi, edhe Geraldo m’u drejtuan me pyetje; e para, ne kemi një plan për Arsimin e Lartë. Nqse flet vetëm dhe thjesht për çështjen e Universitetit që unë e di se nuk ishte arsyeja e vetme e protestës, ne e kemi planin për Universitetin dhe e kemi shpalosur këtë, madje e kërkuam edhe në një nga seancat e fundit në Parlament, përpara se t’i jepnim fund pranisë sonë në atë Parlament, që mendoj se ishte vendim i duhur dhe dua t’ju pyes edhe ju se çfarë mendoni për atë vendim.
Sepse ai vetëm Parlament nuk mund të jetë.
Të jap një arsye më shumë se përse nuk është ai Parlament, por është një bandë që merr vendime kundër shqiptarëve, në këtë rast kundër studentëve.

Morëm buxhetin e vitit 2019 dhe u thamë: Ja ku keni paratë që jo vetëm të plotësoni, por të tejkaloni kërkesat e studentëve dhe të bëni një plan afatgjatë për t’iu ardhur në ndihmë universiteteve dhe po ta bëni ne do e votojmë, ne opozita që nuk duam t’ju shohim me sy për të gjitha të zezat që i keni bërë këtij vendi, dhe përsëri keni sjellë kriminelë në Parlament, por për studentët ne këtë plan do ta votojmë.
Dhe u thamë 21 milionë euro koncesion në shëndetësi. Check up i famshëm që i nxjerr burrat me barrë dhe gratë me prostatë, hiqe.
Inceneratorët e Arben Ahmetaj që helmojnë fëmijët nga Fieri në Elbasan e në Tiranë, hiqe.Para që i paguajnë shqiptarët për të ndërtuar inceneratorë korruptivë. 30% të kapacitetit punon ai i Elbasanit. Fieri ka marrë miliona euro pa vënë akoma një tullë.
I kishte rritur 18 milionë euro shpenzimet “operative” për qeverinë, gjoja, goma, karburant, bileta avioni, hotele luksoze. Charterat i ka qejf ai. Ju nuk paguani dot biletën e autobusit, ai ka qejf charterin. Hotelin e do me 5 yje plus mundesisht. Këtej Shqipëria ai hap ekspozitë pikture, skultpure. Hiqi edhe këto.
Hiq paratë që ke ndarë për koncesione dhe PPP. Ku i mblodhëm ishin 105 milionë euro.

Me këto para mund të zeronte tarifën për master dhe bachelor për të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lek të vjetra në muaj, mund të përgjysmosh tarifën për të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lek të vjetra në muaj dhe prapë të mbeten 32 milionë euro për t’i shpenzuar për konvikte, për biblioteka, për auditorë, teknologjinë e informacionit, për të investuar në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, madje të marrësh edhe pedagogë të huaj. Janë mjaftueshëm para për të gjithë universitetet publike.
Kalojmë tek thelbi i vendimmarrjes politike. Çfarë është thelbi i vendimmarrjes politike. Mund të zgjidhej ky skenar i cili do të çonte që 90% e studentëve vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj, edhe këtu po të bëjmë një sondazh të vogël, shumica e familjeve tuaja nuk kanë më shumë se 640 mijë lek të vjetra në muaj. 90% e studentëve do të përfitonte dhe do të zerohej tarifa.
Ndërsa pjesa tjetër që janë 10% e studentëve do t’u përgjysmohej tarifa. Do të kishte mjaftueshëm para për të filluar investime në konvikte që Hansi tha, i kërkova edhe në 2015-ën, dhe asgjë s’ka ndodhur, po kështu në infrastrukturën universitare do të kishte mjaftueshëm para për të ndihmuar afro 5 mijë studentë sepse atyre nuk u mjafton reduktimi i tarifës pasi ata përsëri mbeten pa para për byrekun, të mos themi për drekën apo darkën se unë e di se çfarë është dieta e studentit, për byrekun apo shishen e dhallës, apo jo… për librat, për një palë këpucë, një palë në verë e një palë në dimër dhe një palë xhinse, janë 5 mijë të tillë të cilët do të mbështeteshin me bursë nga shteti, me bursë nga shteti prej 2 milionë e 200 mijë lek në vit, jo ndonjë lluks.
U thamë, hiqua këtyre horrave dhe të babëziturve dhe jepua studentëve.
Janë paratë e taksave të shqiptarëve dhe jo Edi Ramës.
Ky këto para i merr dhe ia çon 5 oligarkëve, hajdutëve me çizme, në vend që t’i sjellë tek ju.

Unë citoj atë që keni thënë ju: Shqipëria nuk është e varfër, është e vjedhur”. Studentët nuk janë të varfër, janë të vjedhur. Prindërit tuaj nuk janë të varfër, janë të vjedhur. Ekonomia jonë i ka të gjitha mundësitë të mbështesë një hap cilësor për arsimin e lartë.
Kjo ndodh sepse kjo qeveri nuk e ka lidhur fatin me votuesin shqiptar.
Këta nuk kanë ardhur në pushtet me votë.
Herën e dytë nuk bëri premtime fare, herën e parë i mbani mend premtimet. 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, 97.5% e shqiptarëve do të paguanin taksa më të ulëta, legalizime falas etj, u hap thesi dhe i mori me mashtrim.
Herën e dytë doli përpara shqiptarëve dhe nuk kishte mbatur asnjë premtim.
Jo vetëm 300 mijë vende pune që nuk hapi, por mbylli me qindra mijëra vende pune dhe çoi 500 mijë shqiptarë në azil, në kurbet.
Jo shëndetësi falas, por shëndetësia është në ditën e saj më të zezë.
Jo ulje e çdo takse për 97.5% të shqiptarëve, por u rrit fatura e energjisë, u rrit fatura e naftës dhe ka njerëz që i kanë hequr nga ndihma ekonomike por fatura e energjisë u shkon dyfish më e lartë se para 5 vitesh.
Si i mori votat pa mbajtur premtimet?
Si ka mundësi që një qeveri që nuk mban premtimet merr më shumë vota herën e dytë se sa herën e parë?
Këtë ne e kemi thënë prej ditës së parë.
Tani nuk është më çështje fjalësh, por është çështje dosjesh.
E ka “Dosja 339” se si i mori votat. E ke Vangjush Dakon në telefon me Avdylajt, i ke drejtues të lartë socialistë në telefon me bandat kudo. Me këta i morën, me kriminelët. Me banda morën votat. Mbushën kutitë e votimit, ato dosje kanë mbushur kutitë e votimit, jo thjesht kanë blerë vota.

Një anëtar i bandave të Shijakut u arrestua me kërkesë të gjermanëve dhe i tha Vangjush Dakos më nxirr brenda 24 orëve. Vangjushi nuk i shkoi dhe çfarë bëri? I çoi një video i tha Edi Ramës. Ja ku e ke videon ku unë jam duke mbushur nr 2 për ty.
Qindra fletë votimi. O më nxirr nga burgu ose përndryshe këtë video ta botova. Çfarë bëri Edi Rama? E nxori nga burgu.
Ky është realiteti.
Kjo qeveri ka ardhur në pushtet me krimin e organizuar, këtë e di e gjith bota, sepse minuta të kësaj dosje reguan se si i ka marrë votat në Tiranë, në Shkodër, në Lezhë, në Dibër, në Durrës.
Përse është problem ky, sepse demokracia ka kuptim kur pushtetari e ka të lidhur fatin me qytetarin. Prandaj qyhet demokraci. Dmth unë të kërkoj votën, të bëj një premtim apo kam një plan për ty, të kërkoj votën, ti më jep votën më pas ti do më kërkosh llogari mua. Do të vijë përsëri dita e votimit. Do të përballemi përsëri bashkë. Kur e pret këtë lidhje midis nesh, atëherë nuk ka më demokraci. Ky kryeministër, ky kryebandit, e ka lidhur fatin me banditin, e ka lidhur fatin me kriminelët, oligarkët, jo me qytetarët.
Drejtues normalë, udhëheqës normalë, që vijnë në pushtet normalisht, qeverisin normalisht dhe largohen normalisht si kudo në Europë. Pushtete të ndara që kontrollojnë njëra-tjetrën.
Çfarë është parlamenti sot? Paradhomë e kryeministrit. Mos të përdor ndonjë shprehje tjetër, se mund të them që në këto momente; ËC e kryeministrit.
Çfarë është drejtësia sot? Drejtësia sot është një grup kriminal që mbyllë dosjet me një fishkëllimë të Edi Ramës dhe të sejmenëve të tij.
Fishkëllen Edi Rama, mbyllet dosja e Vangjush Dakos.
Heq edhe Fatmir Xhafën me këtë rast.
Fishkëllen Edi Rama, mbyllet dosja e Fatmir Xhafës dhe Geron Xhafës. Fishkëllen Edi Rama dhe thonë: ky që e denoncoi, Ervin Salianji do merret i pandehur, jo Geroni që ka bërë drogë, por ky që tha se ka bërë drogë dhe është kapur me drogë, ky do të shkojë përpara drejtësisë. E kuptoni se çfarë perversioni, çfarë perversiteti?
Pushtetet në Europë janë të ndara dhe kontrollojnë njëra-tjetrën.Parlamenti nuk është noter i Kryeministrit, por është kontrollor i deputetit.

Prandaj na duhen deputetë me dinjitet që e lidhin fatin me ju në rradhë të parë, jo thjesht me kryetarin e Partisë.Unë kam vendosur të sjell modelin perëndimor të demokracisë në PD, dhe për këtë kam mbështejen e gjithë botës demokratike. Kam mbështetjen e amerikanëve, britanikëve dhe të gjermanëve. Një model që dua të sjellë është që kandidatët tanë për deputetë të jenë produkt i një konsulte dhe e një vote të të gjithë anëtarësisë.
Kjo nuk mbajton, duhet partia të hapet dhe ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj hapje. Kjo sdo të thotë të vini të gjithë e të bëheni anëtarë të Partisë Demokratike, por të jemi bashkë në një dialog kombëtar, në një konsultë kombëtare për këtë pakt të ri kombëtar, për këtë ndryshim, jo thjeshtë largim të Ramës, por një ndryshim kokë e këmbë të mënyrës se si funksionon qeveria. Një ndryshim të raportit të qeverisë me qytetarin.
Dhe kjo është në dorën tuaj. Unë kam në dorë propozimin, ju keni në dorë bashkë me qytetarët e tjerë ta bëni realitet. Por ta dini, tek unë dhe Partia Demokratike, keni garancinë për këtë që ju thashë.
Misioni ynë tani është: të përgatitim rrugën që Shqipërinë europiane ta merrni ju, ta marrë në dorë brezi i ri.
Mjafton kjo si arsye që të mos largohemi, se po u larguat kush do ta marri në dorë?
Çfarë do të thotë në kuptimin praktik kjo? Në kuptimin praktik do të thotë që menjëherë tek masat e menjëhershme, të kemi atë planin për arsimin që këta nuk e votojnë, se i çojnë lekët atje. Me këtë plan për arsimin, t’ju japim mundësi ju të përfundoni me dinjitet studimet, të rritet cilësia e mësimdhënies. Të demokratizohet dhe të modernizohet mënyra e organizimit të universiteteve dhe të krijohet mundësia për një treg pune dinamik. Se mirë mbaruat studimet, po ku do të shkoni?! Në një ekonomi që asgjëson, që han 50 biznese në ditë dhe që të krjojë vende pune?! Kjo është plotësisht e mundur. Ne e dimë se çfarë duhet, duhet kapital, duhen investime të huaja, kemi një plan special për investimet e huaja.
Nuk ka pasur asnjë investim të huaj në 6 vite. Pyeteni Edi Ramën: Çfarë investimi të huaj ke sjellë zotrote për 6 vite? Anjë! Asgjë! Investimet e fundit të huaja janë ato që u kontraktuan para 6 vitesh. E dini ju, gazjellësi TAP dhe HEC-et e Devollit. Asgjë nuk ka sjellë përveç investimeve per pastrimin e parave të drogës. Po kështu nuk ecet përpara.

Ne kemi një plan që investimet e huaja të vijnë në Shqipëri, të krijojnë vende pune dhe në ndihmë të kësaj, prapë do të destinojmë para të buxhetit për stazhe për studentët. Sistemi gjerman, që përveç trajnimit në auditor të kemi dhe stazhin e punës. Është sistemi gjerman dhe ne këtë do të bëjmë, kemi ndihmë europiane që këtë ta vëmë në jetë një orë e më parë dhe 10 mijë studentë të universiteteve publike që mbarojnë çdo vit, më të mirët do të përfitojnë stazh me pagesë 300 mijë lek të vjetra në muaj për një vit që të ambientohen me tregun e punës dhe të futen në tregun e punës.
Hansi tha që ne nuk u ngritëm thjeshtë për tarifat univeristare, e tha edhe Esmeralda, u ngritën për shumë më shumë se kaq. U ngritën për një Shqipëri, jo të padrejtësisë por të drejtësisë, për një Shqipëri të barazisë para ligjit dhe mbi të gjitha, për themelin e bashkëjetesës që është: vota e lirë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pa siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, asgjë nuk do të ecë përpara. Prandaj është e domosdoshme, që të bashkoheni edhe ju në këtë betejë.
Unë nuk besoj se ju e humbët betejën. U tha dështoi, jo nuk dështoi. Atë që i bëtë ju Edi Ramës, ju i shkatërruat propagandën. E zhveshët, e nxorët lakuriq para shqiptarëve. Ju i shkatërruat propagandën, ne i shkatërruam fasadën, se e donte atë kartolinën ai. Këtej horra, kriminelë, oligarkë, edhe deputetë gojëmbyllur. Një në tre deputetë ose është produkt i krimit ose përfaqësues i krimit. Këtej opozita që rrinte aty dhe nganjëherë si jepej as e drejta e fjalës, e drejta për të ndryshuar ligje jo e jo dhe tregonte kartolinën ky dhe thoshte: ja parlamenti. Tani nuk e ka më atë kartolinë, tani ka vetëm atë krahun andej, dhe atë nuk do ta ketë shumë shpejt.
Por, të gjitha këto mbeten parashtrime në qofte se kjo betejë nuk shkon deri në fund. Dhe që beteja të shkojë deri në fund, bashkimi i qytetarëve që nisi me 16 shkurt duhet të vazhdojë. Protesta është vendimmarrja dhe unë ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj vendimmarrje, duke nisur nga e shtuna e ardhshme me datë 16 mars. Dua ta shoh këtë rini universitare të Korçës masivisht në sheshin e protestës.

Protesta është shprehje e lirisë, është betejë për liri, është betejë për të nesërmen. Gjithçka tjetër mbetet vetëm parashtrim, mbetën ide, mbeten platforma.
Ne kemi nevojë për ju, unë kam nevojë për ju, kam nevojë për ndihmën tuaj, Shqipëria ka nevojë për ndihmën tuaj që gjitha këto të mos mbeten mendime, por ti kthejmë në realitet. Dhe ju ftoj të bëheni edhe bashkë investitorë në këtë, që kur të vini atje në shesh të protestës të jeni ju të parët që kërkoni llogari; kur do ti kryeni premtimet që na dhatë, zoti kryetar? Si do ti kryeni? E kështu me rradhë, do të jemi bashkë në betejë e do të jemi bashkë edhe në ndryshimin e madh që Shqipëria mezi po pret dhe të cilës do ti prini ju, si të rinjtë e këtij vendi.
Egzon Lame: Unë vij nga fshati dhe nga kjo qeveri paguaj një haraç më shumë, sepse ne përveç diskriminim ekonomik na ndodh edhe një diskriminim i madh që na quan shpellarë. Ai na quan shpellarë. Dhe gjithë kjo energji pozotive është shumë e madhe dhe ai nuk do ta përballojë dot. Këtë energji do ta finalizojmë më datën 16 mars në orën 11.00 atje pas jush. Nuk do të ketë të ri që i beson PD tek partia që u kthen vlerat shqiptarëve, dhe mandatin e deputetin ua ktheu shqiptarëve sepse atë mandat ia kanë dhënë shqiptarët. Ne jemi me kauzën tuaj të drejtë. Unë vij nga fshati me kallo në duar për shkak të punës. Nuk më diskriminon dot Edi Rama. Ne jemi të rinjtë ev lerave dhe ndryshimit. I bëj thirrje shpurës së tij që nuk na mposht dot më. Sot jam maturant, në vit të fundit. Kam marrë bjë listë shumë të madhe që po planifikoj për shpenzimet në universitet. Ëndrra ime është historia. Nga shumë prindër e studentë më thonë që nuk ke të ardhme në Shqipëri me këtë degë. Unë kam ëndrrën time dhe nuk dua që për shkak të aferave që Edi Rama bën me bandat e tij, të më pritet ëndrra. Ai nuk ka të drejtë që jo vetëm mua, po asnjë të riu dhe asnjë të reje t’i presë ëndrrën.

Basha: Egzon ti the se do të studiosh histori dhe thonë që nuk ka prespektivë, por ti ke folur si një deputet dinjitoz i Kuvendit. Je vetëm maturant, Flor Mima është prekur por nuk është i vetmi që është prekur. Ja pra, ky është misioni jonë që Egzoni dhe gjithë këta të rinjtë të mrekullueshëm, keni një potencial të jashtëzakonshëm për ta drejtuar vendin dhe detyra ime, detyra e PD-së, është të shtrojmë rrugën që një orë e më parë fatet e këtij vendi të jenë në dorën tuaj, të jenë në dorën e këtij brezi të mrekullueshëm të rinisë shqiptare i cili nuk ka asnjë inferioritet në vlera dhe në aftësi me brezin e ri të europianëve. Ka vetëm inferioritet me atë që u ofron e ashtuquajtura qeveri, sepse ndryshe nga çdo vend tjetër europian, qeverinë nuk e keni në krah por e keni kundër. Ju jap fjalën që qeverinë e ardhëshme do ta keni në krah. Do ta keni në krah për të ju dhënë atë që meritoni, të drejtën tuaj që të ndjeheni ju zotër të së ardhmes tuaj, zotër të fatit tuaj.
Sot, në fakt ka ca kohë që jo më, por akoma bën të duket sikur është ai, Rama, zot i fatit të shqiptarëve. Jo. Ju jeni zotër të fatit tuaj. Prindërit tuaj janë zotër në shtëpinë e tyre, ju jeni zotër të fatit tuaj.
Ndaj ka ardhur koha që ju të vendosni, ju duhet të vendosni dhe unë e di që ju do të vendosni. I keni prirë këtij ndryshimi me protestën tuaj, kurrë mos u bëni pishman, nuk ka qenë një dështim, ka qenë një fitore e jashtëzakonshme, por puna duhet çuar deri në fund. Dhe ajo për të cilën ju ftoj të jemi bashkë me 16 mars, do vini apo jo?
Studentët: Poooo
Nuk është një betejë për pushtet, por është një betejë për ndryshim. Nuk bëhet për pushtetin e asnjë njeriu dhe për pushtetin e asnjë partie. Bëhet për ndryshim. Ndryshimi do të vijë. Ndryshimi është i pashmangshëm. Takimi me datë 16 është takimi me historinë. Shqipëria si gjithë Europa na thërret dhe të parët ju thërret jeni ju, rininë europiane të këtij vendi.
Ju falënderoj edhe njëherë nga zemra, për emocionet jashtëzakonisht pozitive që na falët, mua dhe të gjithë të ftuarve të tjerë në këtë takim.
Mirupafshim të shtunën me 16 mars në orën 11.00 në Tiranë!

Policia përgjon kreun e opozitës Lulzim Basha, publikohet video e superskandalit

Policia e Shtetit është përfshirë në një skandal të madh, pasi janë bërë publike pamje skandaloze, ku punonjës të njësisë operacionale kanë përgjuar kreun e PD-së Lulzim Basha.
Pamjet janë bërë publike gjatë emisionit ‘Open’ të Eni Vasilit.
Ai tha se Basha është përgjuar nga policia, ndërsa ka bërë publike edhe një video ku shihet Basha dhe njëri prej policëve, sipas Salianjit, që shprehet drejt policëve të tjerë se nuk duhet të tremben pasi ai vetë ka tre ditë që e bën këtë gjë.
Silanji deklaroi në studion e emisionit “Open” se ky është një skandal i madh ku në vend që të përgjohen trafikantët, survejohet kreu i opozitës.
Ish-deputeti Ervin Salianji ka qenë ai që ka bërë publike edhe pamjet e përgjimeve, ku duket se oficerët e policisë komunikojnë dhe kanë regjistruar edhe veten.
‘Mos e lini kaq shpejt, kam 3 ditë që më shohin’, thotë njëri nga oficerët e policisë që janë duke përgjuar në mënyrë të paligjshme kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Terrori policor ndaj fëmijëve e grave, Berisha: Kreu i meduzës lau duart pas barbarisë!

Ish-Kryeministri Berisha hedh akuza të forta nga kryeministrit Edi Rama, ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kupolës së policisë së Shtetit për terrorin policor ndaj fëmijëve dhe grave pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”.
Sipas tij, Rama, “për të lartë duart si krimineli pas krimit, njofton shkarkimin e narkodrejtorit të Policisë së Tiranës, Skënderaj, duke harruar se të gjitha mediat e vendit kishin njoftuar 48 orë më parë shkarkimin e tij nga detyra pa asnjë lidhje me ngjarjen e sotme”.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Krye krye kreu i meduzes Edvini lan duart pas barbarise!
Miq, barbaria e narkopolicise ndaj femijeve, grave qe u flaken ne rruge tek Petro Nini nga narkopolice mizore pa ligj dhe moral, sipas Edvinit nuk ka lidhje me qeverine.
Me kete qendrim cinik, amoral ai kerkon te binde qytetaret se narko lpolicia, Geron, Vasal Lleshaj nuk kane lidhje me te dhe nuk varen direkt prej tij.
Per te lare duar si krimineli pas krimit ai duke u tallur me cinizem dhe paturpesi me qytetaret njoftoi se shkarkoi per kete akt narkodrejtorin e policise se Tiranes, Skenderaj duke harruar se te gjitha mediat e vendit kishin njoftuar 48 ore me pare shkarkimin e tij nga detyra pra pa asnje lidhje me ngjarjen e sotme.
Duke denuar me ashpersine me te madhe Edvin Kristaq Urrejtjen per barbarine e sotme publike ndaj femijeve, grave te pambrojtur iu bej thirrje qytetareve te bashkohen per te shporrur nje minute e me pare Edvin Kristaq Urrejtjen dhe kliken e tij nga pushteti. sb

Rama e pranon për mediat italiane: Po më rrëzojnë fuqitë e huaja

Në versionin e tij të lëshuesit të batutave, Rama gjen gjithmonë armiq imagjinarë që dikur quheshin revizionistë, imperialistë dhe social-imperialistë, që po përpiqen tashmë në kohë tjetër ta rrëzojnë nga pushteti.
Këtë ka lënë të kuptohet edhe sot në një intervistë për të përditshmen italiane “Libero”, ku ka folur se pas protestave të fundit fshihen sipas tij “aksione të fuqive të huaja”
“Dua të çoj vendin tim në Europë, jo aq për ekonominë se sa për politikën e jashtme. Kemi shumë tregues se pas protestave të këtyre ditëve kundër qeverisë time, është aksioni i fuqive të huaja. Në Shqipëri kemi nevojë për institucione të forta e të integruara në BE, për të ndjekur modernizimin e luftuar korrupsionin që ende është i lartë.”
Deklarata e Ramës dhënë për “Libero do habiste vetëm nëse nuk ndjek dialektikën e diktatorit venezuelian Nicolas Maduro, i cili ashtu si kolegu i tij në Ballkan, flet për suksese, për imperialistë, për mundësinë që ka vendi për të çarë bllokadën dhe për suksese në ekonomi.
Rama është shprehur se ekonomia e vendit rritet me 4 % dhe se ka zbuluar që kur taksat janë të ulëta, evazioni është në minimum e arka e shteti mbushet.
Po kështu Rama heq edhe një paralele midis vetes dhe Duçes.
“Në Shqipëri opozita është jashtë parlamentit, të tërhequr mbi “malin Aventino” siç thoni ju italianët shprehje e përdorur gjatë epokës së regjimit fashist në Itali pas largimit të disa deputetëve nga parlamenti pasi ishin kundër fashizmit, por unë nuk jam Duçja ” tha Rama.
Duke marrë rolin e liderit suprem botëror, Rama nuk ka harruar ti japë edhe mend Evropës, duke i tërhequr veshin.
“Europa po sillet në mënyrë hipokrite ndaj emigrantëve e se populistët italianë kanë motivet e tyre për t’u ankuar. Mendoj se BE duhet t’i jap fund sjelljes së saj hipokrite e se është e papranuehsme që BE akuzon Italinë për xenofobi e më pas e braktis në çështjen e emigrantëve” thotë Rama.