Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Rudina Hajdarit e cila në një intervistë për Zërin e Amerikës, bëri të ditur se nuk do të dorëzonte mandatin e deputetes.
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi, në një deklaratë të shpërndarë para pak minutash, theksoi se vendimi i Rudina Hajdarit është personal.
Në deklaratën e Bardhit theksohet se “Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton! Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike.
Më tej Bardhi shton se Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike.
Deklarate e plotë e Sekretarit te Pergjithshem te PD, Gazment Bardhi
Vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton!
Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike.
Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar. Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 Marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve. Sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm.
Demokratët dhe qytetarët janë në këmbë për të mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë, për të mos lejuar që shqiptarët të qeverisen nga krimi. Ata kanë folur qartë më 16 Shkurt dhe do të flasin edhe më qartë më 16 Mars: Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!
Nga sot Rudina Hajdari nuk përfaqëson PD, s’është anëtare, Azemi, simbol i PD
Zidane rikthehet tek Real Madridi, fjalët e para gjatë prezantimit
Zinedine Zidane është prezantuar në zyrat e Santiago Bernabeu si trajner i Real Madridit. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 me klubin që fitoi tre trofe të Champions League.
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi. S’kam çfarë të them, edhe pse keni shumë pyetje, por unë s’kam çfarë të them, vetëm dua të vazhdoj sërish të punoj për të dërguar këtë kub aty ku i takon. Ajo çfarë dua është që nesër të nis punën. Jam shumë i lumtur”, tha ai.
“A do të kesh më shumë autoritet? Do të shohim. Do të ndryshojnë disa gjëra për vitet e ardhshme. Por, do të kemi kohë për të folur për të ardhmen, sot kjo nuk është tema, por për ndeshjet që kanë mbetur dhe duam që të përfundojmë sezonin sa më mirë”.
“Kisha oferta tjera, por nuk doja asnjë skuadër tjetër, vetëm Real Madridin dhe është koha të nisim punën dhe unë, më besoni, kam shumë shumë ende për të dhënë dhe dëshirë të madhe për të punuar që nga nesër”.
“Çfarë të tha Perezi kur te telefonoi? “Që të kthehem dhe ja ku jam”.
“Ky ekip kishte nevojë vetëm për ndryshim, pas gjithçka që ka fituar. Kur u largova thash se kishte nevojë për ndryshim dhe pas disa muajsh jam sërish këtu dhe gati sërish. Kurse për sezonin e ardhshëm do të shohim, do të flasim në verë”.
“Ka qenë e vështirë të shoh nga larg atë që i ndodhi Realit, por unë tashmë jam kthyer dhe dëshirojmë sërish të ndërtojmë një skuadër të fortë dhe të vazhdojmë para”, shtoi ai.
Rama vret për së dyti 4 oficerët e policisë, urdhëron bllokimin e shqyrtimit të çështjes së Dritan Dajtit
Dritan Dajti dhe procesi i tij gjyqësor shumë i përfolur që u mbyll me dënimin e tij 25 vjet, duke u shmngur dënimi i përjetshëm, tronditi opinionin publik dhe jo vetëm.
Pas vendimit të gjykatës, reagoi edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ajo e cilësoi vendimin si skandaloz, që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm për drejtësinë shqiptare. Ajo njoftoi se do i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për procedimin e trupës së gjyqtarëve që dha vendimin. Por siç duket, por sipas asaj që shkruan ish-Kryeministri Berisha, diçka e tillë nuk është bërë.
Sipas Berishës, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur së fundmi bllokimin e shqyrtimit të çështjes së tij dhe kjo sipas tij, me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Edvini eshte autori i vrasjes per se dyti e kater oficereve qe rane ne krye te detyres.
Miq, Krye krye kreu i Meduzes pasi urdheroi heqjen e kater denimeve me vdekje te vrasesit serial te kater martireve te rendit dhe sigurise, mikut te tij Dritan Dajti, urdheroi bllokimin e shqyrtimit te vrasjes per se dyti me urdher te tij te oficereve te policise nga KLGJ qe vete kryeson.
Kjo deshmon dhe nje here se ai eshte serial killeri i vrasjes per se dyti te martireve te sigurise dhe rendit qe rane per tu bere te pavdekshem nga dora e vrasesit serial, mikut te tij Dritan Dajti. sb
Dritan Dajti u shpall fajtor si autor i “Masakrës së Durrësit”, ngjarjes së rëndë të ndodhur më 7 gusht 2009, ku mbetën të vrarë 4 efektivë policie.
Sipas vendimit të Apelit, Dritan Dajtit që vrau 4 efektivët të cilët kishin shkuar ta arrestonin në një apartament pranë plazhit “Iliria”, do t’i duhet të kryejë vetëm 25 vite burg.
Nëse avokatët mbrojtës të tij dorëzojnë një kërkesë në gjykatë për lehtësim dënimi për shkak të këtyre kushteve dhe ajo pranohet, atëherë Dritan Dajti mund ta lërë qelinë brenda 7 viteve.
Ndërkohë, kujtojmë se përveç ngjarjes në fjalë, Dritan Dajti ka qenë në kërkim nga policia pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.
Edhe Mimi e “tradhëton” Ramën: Përgjegjës për situatat e krijuara në vend
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka qenë e ftuar në studion e lajmeve tek “Ora News” ku ka reaguar ashpër ndaj qeverisë. Ajo tha se mazhoranca ka përgjegjësitë e veta për ngërçin politik në vend.
Kodheli shkon edhe më tej kur thotë se, “mua më vjen shumë keq që retorika politike e ka sjellë vendin në këtë derexhe”, ndërsa shton se nuk është mirë që gjithçka po ndodh në prag të vendimit për negociatat.
“Qeveria duhet të ndjejë përgjegjësi për të gjitha situatat e krijuara në vend, problemi është që qeveria nuk është aktori dhe faktori i vetëm i jetës politike, ndaj në një demokraci funksionale duhet që të dyja anët e ekuilibrit politik të funksionojnë në mënyrë që gjërat të shkojnë më mirë se ç’duhet. Patjetër që qeveria ndjen dhe ka përgjegjësitë e veta. Mua më vjen shumë keq që retorika politike e ka sjellë vendin në këtë derexhe.
Në të gjitha momentet e rëndësishme, kush ka ditur të tregohet burrë apo grua shteti apo forcë politike serioze e ka demonstruar këtë përtej gjithë retorikës politike dhe vështirësive që ka pasur në atë moment politika. Të krijohet ideja sikur ka një acarim social që nuk është e votuesve por e politikës në momente kyçe siç është hapja e negociatave”, përfundoi Kodheli.
Jo vetëm të poshtër, por edhe qesharakë! Drejtori i Policisë së Tiranës u shkarkua para 3 ditësh, Lleshi e deklaron si masë për dhunën te “Petro Nini”
Ngjarjet e sotme pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, që po bëjnë xhiron e rrjetit dhe u kthyen në kryefjalë të ditës, si dhe bërja publike e shkarkimit të drejtorit të Policisë së Tiranës, kanë sjellë edhe reagimin e ish deputetit të PD-së, Ervin Salianji.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ky i fundit sulmon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, të cilin e krahason me Ponc Pilatin dhe shkruan se, numri një i policisë së kryeqytetit është shkarkuar para tre ditësh dhe jo sot.
“Pasi i përdorin pa mëshirë kundër popullit të tyre, Rama dhe Lleshaj po largojnë drejtorët e policive në përpjekje pêr të pastruar imazhin e tyre si politikanët më të urryer!”, shkruan ish deputeti demokrat.
Postimi i Ervin Salianjit
Lleshaj si Ponc Pilati!
Pasi i përdorin pa mëshirë kundër popullit të tyre, Rama dhe Lleshaj po largojnë drejtorët e policive në përpjekje pêr të pastruar imazhin e tyre si politikanët më të urryer!
Policia u përplas 6 orë më gra dhe fëmijë të pambrojtur në hall, me urdhër të Sandër Lleshajt, me dijëninë dhe me miratimin e tij dhe të kryeministrit. Tani është shumë vonë që të shfaqet i pafajshëm dhe të lajë duart si Ponc Pilati.
Presioni i opinionit publik po i bën të reagojnë në panik dhe të bëhen qesharakë. Policët e dinë se Drejtori i Tiranës është larguar tre ditë më parë nga detyra.
Rama dhe Lleshaj e kanë vulosur fatin e çdo polici në këtë shtet. Ata po i përdorin në mënyrë të paligjshme prej tyre dhe, në momentin kur prishin punë, do i flakin si limona të shtrydhur. Këtë ka bërë Rama me paraardhësit e tyre, këtë ka bërë edhe me gjyqtarët dhe prokurorët. Të gjithë të përdorur për pushtetin personal të Ramës!
Në 16 Mars të gjithë në këmbë për Shqipërinë!
Ja çfarë shkruan Lleshaj në Twitter
Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!
Me deklaratën e mësipërme Lleshaj po luan rolin e ‘shejtan budallait’, pasi mendon se pas solidarizimit të qytetarëve me familjet që u dhunuan sot nga policia tek ‘Petro Nini’, lajmi për shkarkimin e drejtuesit të policisë së Tiranës, do të ulte gjakrat si dhe do të rriste besueshmërinë e shqiptarëve tek Rilindja dhe policia e saj.
Por jo, këtu gabon rëndë, sepse lajmi për shkarkimin e Kastriot Skënderajt ka 1 javë që flitet brenda ambienteve të policisë së Tiranës dhe asaj të shtetit. Prej 1 jave në media qarkullon lajmi për ndryshime në kupolën e policisë, dhe emri i Skënderajt ka qenë një nga më të përmendurit.
Prandaj që sot në 2019-n tu shesësh shqiptarëve ‘sapunin për djathë’ ose bën ose je budalla.
Arsyeja e vërtetë e shkarkimit të Drejtorit të Policisë së Tiranës
Me pretekstin e ngjarjeve të sotme pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku banorët u dhunuan nga Policia e Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka njoftuar shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë Vendore të Tiranës, Kastriot Skënderaj.
Vetë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nxitoi të deklaronte se ky ishte vendimi i duhur pas ngjarjes së sotme.
Por si qëndron e vërteta!
Kastriot Skënderaj ka 3 ditë që është shkarkuar dhe masa ndaj tij nuk ka lidhje me dhunimin e sotëm të banorëve afër “Petro Ninit”, por me natën pas protestës së madhe të opozitës më 16 shkurt.
Atë natë policia ndaloi me dhjetra protestues, dhe në kohën kur deputetët e PD shkuan në Drejtorinë e Tiranës për të mbështetues qytetarët e arrestuar, u lanë fillimisht 1 orë jashtë duke pritur, pasi Kastriot Skënderaj po pinte alkool në zyrë me disa prej vartësve të tij, oficerë policie.
Ky skandal, u denoncua menjëherë nga ish-deputeti Flamur Noka. Ndërkohë ka informacione se gjithcka që lidhet me këtë skandal është e filmuar.
Pra shkarkimi i Skënderajt ka lidhje me këtë ngjarje dhe përgënjeshtron përpjekjet e qeverisë dhe propagandës pranë saj, që po mundohen ta shesin këtë si reagim pas shfaqjes së shëmtuar të policisë ditën e sotme ndaj banorëve te shkolla “Petro Nini Luarsi”.
Plazhi i Godullës bekim i natyrës, peng i paaftësisë!
Nga Elton LASKA
Vetëm 2 kilometra nga qyteti i Mamurrasit ndodhet plazhi i Godullës, një dhuratë bujare që natyra ia ka dhënë Kurbinit, por që njeriu me paaftësinë dhe neglizhencën e tij, e ka masakruar.
Segmenti rrugor që lidh Fushë -Mamurrasin me Gotullën, është lënë në mëshirë të fatit, ndërsa ky plazh, bndër më të bukurit në Ballkan, është kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh urbane.
Pak vite më parë, u hartua dhe u zbatua nga ndërkombëtarët një projekt për ta pastruar plazhin nga mbetjet që shkarkoheshin aty nga lumenjtë.
Nisi implimentimi i projektit dhe rezultatet ishin të mahnitshme, por nuk zgjati shumë, pasi pushteti vendor refuzoi të paguante punonjës që do kujdeseshin me makineritë që bënin përpunimin e mbetjeve.
Sot, plazhi i Godullës është rikthyer në një vendgrumbullim mbetjesh urbane dhe spitalore, duke krijuar një masakër ekologjike, teksa duhej të ishte një nga TOP destinacionet turistike të Shqipërisë, për shkak të pamjes magjepsëse, ku ndërthuren në mënyrën më harmonike të mundshme kodrinat dhe deti, ajri i pastër dhe rëra kurative.
Do mjaftonte vetëm ndërtimi i një rruge me parametra bashkëkohorë, që investitorët nga mbarë Ballkani të dyndeshin në këtë destinacion, për të ngritur resorte turistike.
Kjo do pasohej me hapjen e mijëra vendeve të reja të punës në sektorin e hoteleri – turizmit dhe do ishin një zinxhir biznesesh në Kurbin, që do të përfitonin nga zhvillimi i turizmit në këtë plazh.
Ndonëse dëmi i shkaktuar nga neglizhenca është i jashtëzakonshëm, mundësitë dhe shpresat që ky plazh përrallor të rikthehet në identitet, nuk janë shuar.
Duhet vetëm këmbëngulje dhe një projekt ambicioz, ngritja e një grupi pune, që të ushtrojë “presion” tek pushteti lokal dhe ai qëndror, për akordimin e një fondi për rikonstruksionin e rrugës me parametra bashkëkohorë, promovimi në mediat vendase dhe të huaja i këtij destinacioni dhe bindja e investitorëve të huaj për potencialin që ka ky plazh.
Ministria e Mjedisit dhe Turizmit urgjentisht duhet të kthejë vëmendjen nga Kurbini, që është një trevë që ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit në të katër stinët e vitit.
50 provat e Prokurorisë që çojnë në burg Tahirin
Është dorëzuar në gjykatë dosja ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa ditën e mërkurë pritet të hidhet shorti për gjyqtarin paraprak.
Sipas raportimeve ësohet se, dosja përbëhet nga 50 fashikuj dhe brenda këtyre 10 ditëve, gjykata të marrë në shqyrtim dosjen dhe të dalë me një vendim.
Më herët, avokati i Tahirit, është shprehur se do të kërkojnë pushimin e çështjes, me pretendimin se akuza nuk ka prova për akuzat e ngritura.
Kujtojmë se gjykata i kishte lënë kohë prokurorisë deri në 10 mars, afat i cili u mbyll dje.
Saimir Tahiri është marrë i pandehur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për si pjese e grupit Habilaj, te cilet trafikonin droge drejt Italise.
Akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit jane: ‘Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’, ‘trafik lëndësh narkotike’ dhe ‘korrupsion i zyrtareve te larte’.
Tahiri i ka mohuar akuzat, ndërkohë që ish-kreu i Policisë së Vlorës Jaeld Çela ndodhet prej një viti e gjysmë në arrati së bashku me dy drejtues të tjerë të policisë lokale, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.
Bashkëshortja e Saimir Tahirit, babai i tij dhe Moisi Habilaj, kanë udhëtuar së bashku drejt Italisë dhe janë rikthyer po së bashku pas dy ditësh.
Ka prova dhe fakte shkresore që provojnë atë çka ministri me paë kishte mohuar. Me 8 korrik 2014, Bashkim Tahiri, Fatlinda Tahiri dhe Moisi Habilaj kanë udhëtuar nga Rinasi drejt Romës dhe janë kthyer me datë 10 korrik po të tre së bashku.
Madje biletat dhe lista e udhëtarëve të kompanisë së fluturimeve konfirmon faktin se të tre udhëtaret ndodheshin në ndenjëset 32 A, 32 B, dhe 32 C. Por ajo që Prokuroria ka në dosje, ka të bëjë me faktin se të afërmit e ish-ministrit nuk janë të regjistruar në sistemin TIMS, por thjeshtë janë vulosur pasaportat si në Rinas dhe në anën italiane.
Faktet janë zbuluar pasi akuza ka sekuestruar edhe pasaportat edhe librat e duhur të udhëtimeve, duke konfirmuar faktet që më pareë kundërshtoheshin nga i akuzuari. Prokuroia ka prova dhe fakte, të cilat nuk i ka bërë prezent ende, për Sajmir Tahirin, tashmë zyrtarisht i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Hetuesit pohojnë se ka së paku 8 letërporosi të ardhura nga Mali i Zi si dhe një numër të konsiderueshëm faktesh që provojnë lidhjet Habilaj-Tahiri dhe shërbejnë për të provuar akuzën e ngritur.
Saimir Tahiri është i bashkëakuzuar në këtë çështje me ish-vartësit e tij, drejtues policie, Jaeld Cela, Gjergj Kohilas dhe Sokol Bode. Ndonëse akuza që rëndon ndaj Tahirit, është e rëndë dhe parashikon një dënim nga 10 në 20 vite burg, i akuzuari gjendet pa masë sigurie, duke qenë rasti unik në historikun 30 vjeçar të drejtësisë.
Shpërthen revolta qytetare në rrjetet sociale pas terrorit policor tek “Petro Nini”
Ngjarja e sotme pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku fëmijë, gra dhe pleq u përplasën me policinë në mbrojtje të shtëpive të tyre, ka sjellë mjaft reagime.
Përveç qytetarëve që iu bashkuan protestës së tyre duke neveritur veprimet e policisë së shtetit, shumë të tjerë kundërshtuan veprimet përmes rrjeteve sociale.
Fotot e familjarëve në fjalë u bënë virale, ndërsa sensibilizimi dhe solidarizimi me ta u bë edhe përmes memeve.
Ja disa prej tyre
“Unaza e Re” në mbështetje të banorëve të “Petro Ninit”: Do mblidhemi aty nëse afrohet policia
Banorët e Unazës së Re në Tiranë kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër projektit që prek banesat e tyre.
Sot, përveç problemit të tyre, ata janë solidarizuar edhe me familjet tek ‘Petro Nini’ të cilat u përplasën sot me forcat e policisë në mbrojtje të banesave të tyre.
“Solidarizohemi me ta dhe në momentin e parë që do kenë nevojë do jemi aty, aty duhet të mblidhen të gjithë ata që janë qytetarët”, u shpreh banorët.
Në protestë merrte pjesë edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Anëtari i Kryesisë së PD-së iu drejtua kryeministrit Rama, duke u shprehur se, sot shqiptarët nuk e kanë më frikë dhe ai nuk do të mund të nxjerrë askënd nga shtëpia, duke i kujtuar edhe protestën e 16 Marsit.
“Skena e sotme skena horrori për ju një dezha vu e saj që ka ndodhur jo më larg se dy muaj më parë këtu te unaza. Skena kur policia i vërsulej një fëmijë që e hehdin sipërkfanos shkojnë atje a thua se gjetën binlandenin, 500 policia thua se kapën banditin e ballknait, për ca ishin atje. Asnjë nuk do nxjerrësh nga shtëpia, janë shqiptarët që do të të nxjerrin në datë 16 nga kryeministria’, deklaroi Balliu nga protesta e Unazës së Re.
Fëmija i del para makinës së Policisë: Mos ma merrni babin! Këngëtari: Kjo është dhimbja më e madhe nga ky regjim
Ajo që po ndodh në një shtëpi përballë shkollës ‘Petro Nini’ në zonën e Tiranës së re, ka prekur jo pak njerëz.
Forca policie që nxjerrin njerëz nga shtëpitë e tyre, policë që arrestojnë qytetarë që mbrojnë të drejtën e tyre kanë bërë që reagimet të jenë të shumta.
Mes tyre ka ardhur edhe reagimi i këngëtarit shumë të njohur shqiptar, Dashnor Diko.
Ai shkruan në Facebook se këto janë pamje që nuk shikohen as në Siri.
Reagimi i Dashnor Dikos në Facebook
Mos ma merrni Babin……..
Kjo eshte dhimbja me e madhe nga ky regjim, keto pamje i shikoja ne luften e Sirise, mos more mos se po shkaktoni demin me te madh ne zemren e ketij femije, ai do mbaje mend gjith jeten e tij kete ngjarje saqe kur te rritet do ket akumuluar nje mllef shum te madh, janë disa ngjarje ne jete qe nuk harroen tek personi, kjo skene vlen shume per gjith popullin, mallkuar qofshin te gjith ata qe po rrenojne kete popull…