28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Lippi: Ata që besojnë se Juve është eliminuar, nuk e njohin fare atë!

Marcello Lippi, trajneri që fitoi të fundit Kupë Europiane me Juventusin, në vitin 1996, tha të hënën se ata që besojnë se skuadra torineze është jashtë Champions-it, pas disfatës 2-0 në “Wanda Metropolitano”, nuk e njeh frymën e bardhezinjve.
Lippi mendonin se trajneri Massimiliano Allegri dhe lojtarët e tij kanë potencial të mjaftueshëm për të përmbysur rezultatin. Në një intervistë të dhënë të hënën për gazetën italiane “La Repubblica”, kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 nënvizoi: “Juventusi nuk vdes kurrë. Ata që besojnë se është jashtë Champions-it, nuk e njohin atë. Juventusi është në njëfarë mënyre i pavdekshëm, sidomos kur e ke lënduar atë”.
Lippi, i cili e ka bërë një përmbysje (2-1 humbi në Spanjë dhe fitoi 3-1 në Torino), kur ishte në krye të ekipit bardhezi, në vitin 2003, kundër Real Madridit, jep recetën e tij: “Skuadra duhet të jetë e qetë para gjykimit të opinionit se ky është viti i Juventusit. Bardhezinjtë nuk kanë shtatë jetë (shpirtra), por shtatëdhjetë të tilla. Në skuadër ka lojtarë veteranë, që dinë t’i menaxhojnë momentet e vuajtjes. Ata nuk duhet të humbasin përqendrimin dhe të jenë të durueshëm. Patjetër, do të vijnë edhe golat”.

Lippi mori si shembull performancën e Juventusit vitin e kaluar, kundër Real Madridit, kur bëri përmbysjen historike, duke fituar 3-1 në “Santiago Bernabeu”, pasi e humbi ndeshjen e parë 3-0 në Torino: “Në Ligën e Kampionëve luan kundër më të mirëve në Europë, ndaj është i mjaftueshëm një detaj i munguar dhe dilni jashtë garës. Në këtë kompeticion, gjithashtu duhet pak fat, të cilin Juventusi nuk e ka pasur shpesh. Sidoqoftë, mos harroni se çfarë është arritur vitin e kaluar në “Bernabeu”, kjo gjë dihet mirë edhe nga Atlético Madrid”.
Lippi, gjithashtu mbrojti pozitën e trajnerit Massimiliano Allegri, i cili, edhe pse ka fituar katër tituj të Serie A dhe katër Kupa të Italisë, ka shkuar në dy finale të Ligës së Kampionëve, është në qendër të kritikave nga tifozët bardhezinj: “Fitorja është një mënyrë e shkëlqyer për të luajtur mirë, gjithçka tjetër është fjalë e padobishme. Më duket e pakuptimtë të vësh në diskutim punën e Allegrit, pasi pothuajse ka fituar titullin e pestë në po kaq vite. Si mund të thuhet se stili i lojës së tij nuk vlen, se duhet të përfundojë në azil…”.

Shteti i Ulsiut, 13 familjarët që ka punësuar në poste drejtuese dhe bizneset

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një listë me emra, njerëz të afërt të deputetit të PS-së Ulsi Manja.
Ka qenë një denoncues që i ka dërguar ish-kryeministrit, listën me emra dhe punimet e tyre.
Denoncimi nga ish-Kryeministri Berisha
Ulsi Manja vetem qenin e shtepise nuk e ka rrogtar shtetit!
Lexoni mesazhin e dibranit dixhital. sb
Përshendetje Doktor Berisha, ju lutem publikoni kte informacjon qe poplli ta marre vesh se cila eshte “bashkeqeverisja me qytetarët” dhe “konkurset” e Edi Rames ne administrate. Ulsi Manja vec qenin e shpise e ka pa pune! Ju faleminderit, te lutem anonim
Të punësuarti e Ulsi Manes nga familja e tije, pasi është bërë deputet
1.Drejtori Shendetit Publik Dibër
Hasan Manja i vëllai
2.Në Drejtorinë e Shendetit Publik Dibër
Roza Manja nusja e Hasanit
3. Në OSHE Dibër
Fari Manja i vëllai
4.Drejtoria e Pyores Dibër
Klodian Manja djali i vëllait
5.Spitali Peshkopi
Ornela Manja nusja e Klodianit
6.Drejtori i Trajtimit të Studentëve tek Teknologjiku
Shaziman Manja i vëllai
7.Nëndrejtoresh shkolle në Laprakë
Marjeta Manja nusja e vëllait

8. Albgazi SHA
Mira Manja e shoqja ekonomiste
9.Drejtor i Hetimit Tatimore te Republikës
Ardian Shehu dhëndri i vëllait ( i kapur ne flagrance nga pergjimet e prokurorise Durrës në rrugë procedurjale dhe për shkak të influencës e ndërhyrjeve të Ulsiut vazhdon detyren dhe pse duhet të jetë në burg.
10.Kthimi dhe kompensimi i pronave
Emri Manja djali i vëllait
11.INUKU Tiranë
Florian Elezi djali i motrës
12. Aviacioni civil
Qerim Manja djali i vëllait.
13. Në Bashkinë Tiranë punësuar
Pranvera Manja goca e vellait të deputetit dhe nusja e Ardian Shehut drejtorit te hetimit tatimore.
Shtepi tek Zogu i Zi
Shtepi plazhi ne Durres
Makine foristradë e tipit ML Benz Mercedez e blere vitin e fundit 35.000 Euro. Kjo për deputetin që deklarohej se ishte i vetmi pa makine.
Aksioner ne ndertimin e nje hidr0centrali ne fshatin e Ulsiut në Duhashisht te Dibres, pikërisht ne zonen e deputetit Ulsi Manja. Aksioner jane: Bert Çupi nga Burreli, Paulin Rajta ish drejtor i Aluiznit Tirane dhe Flamur Ndreka qe perdore leket e Ulsiut, eshte shofer i tij për të cilin pot ë verefikohet thuhet se denuar disa here për grabitje e vjedhje ne Itali.
Është nga Gryk Noka e Dibrës dhe banon në Tiranë.

“Unë, njeriu që spiunoja Diego Armando Maradonën”

Rrëfimet e hetuesit privat Antonino Restino: “Kam qenë për 1 vit e gjysmë miku i tij më i mira, ndoshta i vetmi, por nuk jemi njohur kurrë
Qenë Ferlaino dhe Moggi ata që ma ngarkuan detyrën. Një herë, gjatë një survejimi, u largova: E gjeta Maradonën që po e provonte me kolegen time të punës, më shpatullën time. Ishte e pabesueshme…”

«Kam qenë për 1 vit e gjysmë miku i tij më i mirë, ndoshta miku i vetëm i vërtetë i tij. një lloj engjëlli mbrojtës. Por nuk jemi njohur kurrë, për të jam një fantazëm». Diego Armando Maradona gjithmonë dhe vetëm ka dyshuar se është spiunuar e survejuar gjatë netëve të tij të ndaluara në Napoli. Por nuk ka pasur siguri. Qysh sot njeh edhe emrin e 007-ës, të atij që për 18 muaj e ka ndjekur dhe përgjuar midis alkovash, diskotekash, lokalesh të dyshimta dhe hotelesh: quhet Antonino Restino, hetues privat në krye të holdingut Gruppo Az Investigation, agjencisë më të rëndësishme të sektorit në Itali.

Spia de Dios
Ka rrëfyer në librin «La Spia de Dios», botuar nga Rogiosi dhe shkruar nga Elisabetta Masso e Carla Reschia, ato ditë të pambarimta me frymën në fyt në gjurmët e kampionit më të dashur të të gjitha kohërave, për të gjurmuar kapriçot dhe tepritë e tij. Që qenë në gojët e të gjithëve dhe që ai i grumbullonte hollësisht në dosjen që dorëzonte çdo javë në Hotelin Majestic. Kushedi sa do të befasohet Maradona kur do të mësojë se netët e tij të çfrenuara dhe mëngjeset e tij të zbardhura janë fotografuar dhe filmuar muaj për muaj. Por edhe kur të mësojë emrat e porositësve të aktivitetit të spiunazhit: Corrado Ferlaino e Luciano Moggi. «Qenë ata që më ngarkuan këtë detyrë në kuadër të asaj që ishte e drejta e tyre në mbrojtje të pronësisë dhe të pasurisë së kompanisë. Qenë të preokupuar nga zërat këmbëngulës lidhur me të, me jetën e çrregullt pak të përshtatshme për një atlet. Por për Maradonën vetëm Maradona do të mund të kishte bërë diçka, ta shpëtonte nga veset e tij».

Ndjekja
«Më 24 janar 1988 jam takuar me Giorgio Curti (Drejtori Financiar i klubit, shënimi im.) dhe Drejtorin e Përgjithshëm Luciano Moggi, rrëfen Restino. Interesi i vërtetë i shoqërisë ishte të kontrollohej Maradona, të ndiqej në sferën private, e cila kohët e fundit nuk ishte më në linjë me rregullat e vendosura nga trajneri dhe me stilin e jetesës që një atlet profesionist duhet të respektojë. Për më tepër, lidhur me kampionin qarkullonin zëra të shëmtuara, gjithnjë e më shqetësuese. Gjithnjë e më preokupues dhe të pakontrolluar. Shihet, duket, thonë, tregojnë. Moggi nuk çekuilibrohej, ecte me hapa të matur, përdorte gjithmonë kushtoren».
Pak ditë dhe dedektivi bën zbulimet e para: «Hotel Paradiso ishte vendi i tij i preferuar, zakonisht vinte pasdite vonë në Via Catullo, për t’u kthyer më pas në shtëpi vetëm në orët e para të mëngjesit. Një herë, gjatë një survejimi, u largova: e gjeta Maradonën që po e provonte me kolegen time të punës, me shpatullën time. Ishte e pabesueshme». Femra, shumë. secila e kataloguar me emër, mbiemër dhe adresë. «Çfarë bënte në ato murë të Dhomës Nr. 415? Unë mund të flas për gratë dhe burrat që hynin në të, sigurisht nuk e di se çfarë kishin më vete». Dyshime, shumë. Rrëfen akoma Restino: «Guillermo Coppola, menaxheri dhe miku i tij i mirë i atyre viteve ka mbetur për mua një objekt misterioz. I akuzuar më pas nga kampioni se i ka zhvatur deri qindarkën e fundit, neve na dukej me një besnikëri si prej qeni. E ndiqte kudo, i shërbente në gjithçka, i përkushtohej çdo kërkese dhe nevoje minimale të tij. Më shumë sesa menaxher, ishte diçka e mesme midis një shoku aventurash dhe një shërbëtori. Për të survejuar Coppola që shkonte në farmaci kundërtabelë, deri mund të vdisja».
Për një natë me Maradonën, femrat qenë të gatshme për gjithçka. «Ho visto donne fare un passo alla volta: farsi presentare all’amico dell’ amico, poi a qualcuno più vicino fino ad arrivare a lui, al re». Vazhdon më tej: «Për një periudhë të gjatë në Via Capece, pikërisht nën shtëpinë e tij, silleshin dy vajza, të veshura, ose më mirë, të çveshura më shumë se duhet, që shëtisnin për orë të tëra aty. Derikur një ditë gruaja e Maradonës, Claudia Villafane, zbriti dhe i mbyti me një lumë të sharash, duke i kërcenuar se do t’i rrithte po të vazhdonte t’i shihte akoma përreth».

Raporti me Moggi
«Pinim nga një kafe, më pas i dorëzoja zarfin. Moggi e hapte, e lexonte i etur dhe niste të më bombardonte me pyete. Të premtenn? Paska ndryshuar orar! Pse ka bërë rrugë tjetër? Ishte ora 4 e mëngjesit. Na kërkonte të gjithë fotot dhe filmimet. Edhe kur nisi të luante nëpër rrugë me fëmijët dhe një grua i hodhi një broke me ujë nga ballkoni. Nuk e kishte njohur». Por vetëm rrallë Moggi është befasuar vërtet.
«Vetëm një herë e kam parë vërtet të tronditur: kur zbuloi se në garazhin e shtëpisë stërvitej i vetëm me trajnerin e tij personal, Fernando Signorini, përgatitësi atletik historik i tij. I vetmi që e dinte se çfarë i nevojitej për të dhënë maksimumin, duke i shmangur sidomos ushtrimet që Maradona i konsideronte të kota dhe të mërzitshme. Por për ato stërvitje misterioze dhe ekskluzive në palestrën poshtë shtëpisë, afër garazhit përkrah parkut të makinave të tij të shumta, shoqëria futbollistike nuk dinte asgjë». Lokalet ku Diego kalonte netët e tij të çmendura dhe ato galante janë zhdukur thuajse të gjithë. Nuk është më “La Sacrestia” në Via Orazio dhe as “La Stangata” në Via Martucci. «Por atëhere këto dhe vende të tjera qenë fusha e tij e lojës së natës. Me mbarimin e festimeve dhe netëve të çmendura, shkonte tek “Paradiso” i tij në Via Catullo ku kamarierët dhe punonjësit e recepsionit e prisnin si njeri të familjes dhe ku ne, që nuk i largoheshim kurrë, zotëronim sekretet e tij».

Titulli i humbur
«Kanë thënë e çfarë nuk kanë thënë për atë kalim të Milanit ndaj Napolit, por mund të them me siguri se Diego nuk do të kishte bërë me asnjeri për humbje. Sepse futbolli ishte pjesa e tij më e mirë, nuk do ta pranonte kurrë një gjë të tillë». Bota që rrethonte, sipas spiunit, donte vetëm të përfitonte prej tij. Një botë me njerëz jo të dyshimte. Të gatshëm për çdo gjë që ta kënaqnin, në çdo kërkesë të tij.

Tundimi
«Shpresa ime është se kur sillja provat e netëve të tij pagjumë, ata të ndërhynin. Por në fakt kujtoj Luciano Moggi që i dëgjonte rapirtimet e mia në heshtje dhe më pas asgjë nuk ndryshonte. Nuk e kuptoja pse-në, por me kalimin e kohës e kam kuptuar: Diego nuk do të pranonte ndërhyrje në jetën e tij. Nga askush. Edhe sikur Napoli t’ia përplaste në fytyrë provat e asaj që po bënte, ai nuk do ta ndryshonte me asnjë presje mënyrën e tij të të vepruarit, sjelljet e tij».
Dhe Antonino Restino konkludon: «E ndiqja për arsye pune, por isha i magjepsur prej tij. Isha magjepsur, pasi për Napolin do të kisha bërë çdo gjë. E provova shumë herë tundimin që të dilja nga roli im e t’i afrohesha për ta paralajmëruar, për t’i thënë që ta hiqte qafe gjithë atë ushtri përfituesish, kureshtarësh, spaçatorësh dhe putanash që e rrethonte dhe të rigjente natyrën diellore, vitale, bujare, që ishte thelbi i talentit të tij. Nëse do të kthehesha prapa? Sot atë këshillë do t’ia jepja. Në dreq vaftë hetimi. Tani ëndërroj që ta mbroj. Edhe pse pak e njohin më shumë se unë».
(nga Il Mattino)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Lleshajt nuk i mjaftojnë prangat, emrat e 100 protestuesve të tjerë që do të arrestohen me urdhër të Ramës

Protesta e banorëve të Fierit kundër kryeministrit Edi Rama po pasohet nga një raprezalje e fuqishme e Policisë së Shtetit kundër protestuesve; një listë e re me 100 emra është hartuar nga Policia. Lajmi bëhet i ditur nga Luan Baçi, kreu i degës së PD në Fier, i cili ka drejtuar nëj thirrje sot, kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, të ndalë terrorin.
“Vazhdon fushata e arrestimeve dhe shoqërimeve në Polici për fierakët. Arsyeja pse se protestuan kundër Kryeministrit, shkruan ai në Facebook. Nuk kanë shkelur asnjë ligj, nuk kanë kryer asnjë krim, por Kryeministri ka kërkuar hakmarrje.
Vazhdon lista dhe me 100 të tjerë. Kanë arrestuar dhe Enkelejd Kafaranin, Vladimir Zykajn, që nuk janë në këtë listë, por janë shumë të tjerë që po përndiqen.
Edhe njëherë i bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, mos i terrorizoni qytetarët fierakë; ata nuk kanë bërë asgjë, ata thjeshtë protestuan për më shumë punë, për shumë siguri, për varfërinë e tyre dhe arsyeja e vetme është ky kryeministër ilegjitim”.
“Nuk kane shkelur asnje ligj, nuk kane kryer asnje krim, por Krye M, ka kerkuar hakmarrje.
Vazhdon lista dhe me 100 te tjere.
Kane arrestuar dhe Enkelejd Kafaranin, Vladimir Zykajn. Qe nuk jane ne kete liste, jane shume te tjere, qe po pendiqen.
Edhe njehere i bej thirrje Drejteorit te Pergjithshem te Policise, mos i terrorizoni qytetaret Fierak ata nuk kane bere asgje, ata thjeshte protestuan, per me shume pune per shume siguri, per varferin e tyre dhe arsyeja e vetme eshte ky Krye Minister ilegjitim”, shkruan Baçi.

Ekonomia e Turqisë bie në recesion

Turqia ka hyrë në recesion në fund të vitit të kaluar, bëjnë të ditur të dhënat zyrtare.
Sipas Institutit të Statistikave të Turqisë, ekonomia është tkurrur për 2.4% në çerekun e katërt të vitit 2018, krahasuar me çerekun paraprak.
Tkurrje për 1.6% ka pasur edhe në tremujorin e tretë.
Rënia në dy çerekë një pas një e definon recesionin.
Një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara ka bërë që monedha turke të bie dhe importet të shtrenjtohen.
Vitin e kaluar, lira ka rënë për 30% kundrejt dollarit amerikan.
Dy vendet kanë qëndrime të kundërta për nja varg çështjesh, përfshirë mënyrën se si të luftohet grupi militant Shteti Islamik në Siri dhe planet e Turqisë për të blerë sisteme të mbrojtjes raketore nga Rusia.
Ankaraja po ashtu dëshiron që SHBA-ja ta ekstradojë klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin e akuzon për përpjekje për grushtshtet në Turqi në vitin 2016.
Uashingtoni thotë se nuk ka prova të mjaftueshme për ekstradimin e Gulenit.

Velina ndryshon edhe ditën e Verës, do e bëjnë me datë 17 Mars

Një ditë pasi kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj hapi një sondazh në rrjetet sociale lidhur me festimet për Ditën e Verës, sot është mbyllur dilema.
Vetë Veliaj, njofton se festimet për Ditën e Verës nuk do të zhvillohen në 14 mars si çdo vit, por në 17 mars, që sipas tij është një ditë me kohë pa shi.
Kryebashkiaku thotë se ky vendim u mor nga shumica, megjithëse nuk ka komentuar kundërshtitë që nisën që dje në rrjetet sociale.
“Shumica vendosi! Duhet ta bëjmë më shpesh këtë!
Në të tre rrjetet sociale Tëitter, Facebook dhe Instagram mbi 10,000 vetë morën pjesë në votim!
Festimet për Ditën e Verës në Tiranë do të zhvillohen të Dielën 17 Mars – evitojmë shiun, shijojmë mbi 50 evente familjare”, shkruan Veliaj në Facebook.

Valë e re refugjatësh nga Sarajeva drejt BE-së

Nё pranverё do tё ketё njё “pёrshkallёzim tё problemit tё migracionit”, parashikon ministri i Sigurisё, Dragan Mektic nё njё intervistё pёr agjencinё e lajmeve AFP. Ndonёse numri i migrantёve ilegalë ёshtё ulur gjatё muajve tё dimrit janar e shkurt me gjithsej 2300, me rritjen e temperaturave sёrish ata do tё shtohen, thotё Mektic. Kjo prek “jo vetёm Bosnjen por tё gjithё itinerarin” nga kalojnё refugjatёt. Vitin e kaluar mbёrritёn nё Bosnje rreth 22.000 migrantё nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Azia. Sipas ministrit vendi ёshtё i mbingarkuar me kёtё problem.
Qёllimi i refugjatёve tё mbetur nё Bosnje ёshtё kufiri me vendin anёtar tё BE-sё, Kroacia. Sapo ata e kalojnё kёtё kufi, mund tё aplikojnё zyrtarisht pёr azil nё BE. Shumica e refugjatёve duan qё andej tё shkojnё nё Europёn Perёndimore. Aktualisht nё Greqi rreth 70.000 vetё janё duke u pёrgatitur pёr udhёtimin e mёtejshёm pёrmes Ballkanit drejt BE-sё, thotё ministri Mektic. Kёto shifra, thotё ai, i kanё ardhur nga “institucione zyrtare europiane”. Por deri tani BE-ja po e injoron kёtё problem.
“Ne duam tё jemi pjesё e njё zgjidhjeje europiane, por BE-ja nuk mund tё bjerё dakord pёr njё zgjidhje”, kritikon ministri. Vitin e kaluar BE-ja i vuri Bosnjes rreth nёntё milionё Euro nё dispozicion pёr strehimin e refugjatёve. Nё tetё qendra pritjeje, sipas Mektic janё strehuar rreth 3500 vetё.
Kryesisht nё ishullin grek Samos gjendja ёshtё prej muajsh e tensionuar. Atje zyrtarisht ka vend pёr tё strehuar 650 refugjatё, por faktikisht ndodhen rreth 4000 vetё tё strehuar nёpёr ҁadra e kontejerё.
Njё ndihmesё tё vogёl nё lkёtё drejtim pritet tё vijё prej marrёveshjes sё vendosur gjatё javёs sё shkuar mes qeverisё greke dhe asaj portugeze. Nё bazё tё marrёveshjes pёrgjatё njё faze pilot Portugalia do tё marrё 100 refugjatё nga Greqia, kryesisht familje nё nevojё. Lisbona mё vonё do tё pranojё deri nё 900 refugjatё, tё cilёt ndёrkohё ndodhen nё Greqi.

Kramp-Karrenbauer prezanton planet pёr reformimin e BE-sё

Kryetarja e CDU-sё Annegret Kramp-Karrenbauer pas propozimeve tё fundit tё kryeministrit francez Emmanuel Macron pёr reforma nё BE, paraqiti konceptin e saj. Pikёrёndesat janё: Reduktimi i burokracisё dhe fleksibiliteti.
Njё javё pas propozimeve tё fundit tё kryeministrit francez, Emmanuel Macron pёr njё nismё reformash nё BE, kryetarja e CDU-sё nё Gjermani, Annegret Kramp-Karrenbauer ka dhёnё si pёrgjigje pёrfytyrimet e saj pёr reformёn. Nё radhё tё parё ajo sugjeron sigurimin e bazave tё mirёqenies europiane. Kryetarja e kristiandemokratёve (CDU) propozon nё njё shkrim pёr gazetёn “Welt am Sonntag” ndёr tё tjera krijimin e njё “tregu tё brendshёm pёr bankat”. “Njёkohёsisht duhet qё ne tё mbёshtetemi nё mёnyrё konsekuente tek njё sistem i subsidiaritetit, pёrgjegjёsisё vetiake dhe detyrimit qё lidhet me tё”, shkruan kryetarja e CDU-sё duke paralajmёruar njёkohёsisht se: “Centralizmi europian, ekonomia europiane e planifikuar, kolektivizimi i shkollave, europianizimi i sistemeve sociale dhe paga minimale do tё ishin rruga e gabuar.”
Kramp-Karrenbauer do gjithashtu qё tё hiqet selia dytёsore e Parlamentin Europian nё Strasburg – gjё kjo qё ёshtё e papranueshme pёr Francёn. Po ashtu nёpunёsit e BE-sё, sipas saj, nuk duhet tё vazhdojnё tё jenё të pёrjashtuar prej tatimit ndaj tё ardhurave.

Njё politikё e jashtme e pёrbashkёt mё e fortё
Pёr BE ajo kёrkon njё vend tё pёrbashkёt tё pёrhershёm nё Kёshillin e Sigurimit tё OKB-sё. Kramp-Karrenbauer as qё nuk e pёrmend fare njё buxhet tё Eurozonёs, njё projekt prej kohёsh ky i preferuar nga Macron. Por ajo qё pёrfytyron politikania gjermane ёshtё njё buxhet investimesh i BE-sё pёr hulumtime tё pёrbashkёta, zhvillim dhe teknologji.
Macron para pak ditёsh me njё apel emocional kёrkoi reforma rrёnjёsore pёr BE-nё. Ai propozoi njё autoritet europian pёr azilimin si dhe njё bankё europiane pёr klimёn, e cila tё financojё kthesёn ekologjike. Qeveria gjermane fillimisht reagoi me rezervё ndaj kёsaj ideje. Macron argumentoi me domosdoshmёrinё pёr t’iu kundёrvёnё nacionalistёve para zgjedhjeve pёr Parlamentin Europian nё fund tё majit.
Jo mё elita nё Europё
Pavarёsisht njё Brexit tё mundshёm kryetarja e CDU-sё Kramp-Karrenbauer ёshtё pёr vazhdimin e bashkёpunimit me Britaninё e Madhe. Ajo e konsideron si opcion njё “Kёshill Europian tё Sigurisё duke pёrfshirё edhe Britaninё e Madhe”, i cili tё vendosё pёr pozicionet e politikёs sё jashtme dhe tё organizojё bashkёveprimin pёr politikёn e sigurisё.
Ajo bёn thirrje, qё “nё bisedimet pёr ndryshimet e marrёveshjeve europiane tё pёrfshihen tё gjitha vendet anёtare. Sepse “nё kёtё kontekst nuk duhet as tё ketё ‘elitё tё Brukselit’ dhe as njё ‘elitё perёndimore’, apo njё elitё tё izoluar ‘pro europiane'”.
Macron pati sugjeruar qё brenda kёtij viti tё organizohet njё “Konferencё pёr Europёn”, ku tё “propozohen tё gjitha ndryshimet e nevojshme pёr projektin tonё politik, pa tabu, duke pёrfshirё edhe rishqyrtimin e marrёveshjeve tё vjetra”.

Eurostat: Shqiptarët jetojnë për t’u ushqyer, një e treta e ekonomisë për bukë e ushqime

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi”. ‘Poema e Mjerimit’ e Migjenit, e shkruar në vitet ’30, duket se është aktuale edhe sot. Shqiptarët, përfshirë qytetarët e Kosovës, janë populli që shpenzojnë më shumë për ushqime në Europë, në raport me atë që prodhon ekonomia e tyre në një vit.
Monitor ka përpunuar të dhënat e Institutit Europian të Statistikave, Eurostat, që ka përditësuar informacionin për shpenzimet nominale për ushqime për vitin 2017. Sipas këtyre të dhënave, për Shqipërinë, shpenzimet nominale për ushqime, përbënin 31% të prodhimit e brendshëm bruto (GDP- që mat prodhimin e ekonomisë në një vit, apo dhe të ardhurat që sigurohen nga puna dhe pronat). Të dhënat kanë përfshirë dy vitet e fundit dhe Kosovën ku treguesi është pak më i ulët se në Shqipëri, në 29.2%% të GDP-së. Kur në këtë tregues llogariten dhe pijet jo-alkoolike, Kosova kalon në vend të parë me 34.1% të GDP-së, ndërsa për Shqipërinë ky tregues rritet lehtë në 31.9% të GDP-së.
Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian, shpenzimet për ushqime në raport me atë që prodhon ekonomia në një vit janë shumë më të larta. Për mesataren e BE-së, ky tregues është vetëm 6% e GDP-së, ku më i larti është në Rumani, me 15.8% të GDP-së dhe më i ulëti në Irlandë dhe Luksemburg me 2.7 dhe 2.6% të PBB-së.
Edhe në raport me vendet e tjera të rajonit, shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës e përdorin pjesën më të madhe të parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer. Për Serbinë, ky tregues është 15.6% e GDP-së dhe më i larti është për Bosnjën dhe Malin e Zi me përkatësisht rreth 23-24% e GDP_së (shih grafikun). Për vendet kandidate dhe potenciale kandidate (pa përfshirë Kosovën dhe Turqinë), mesatarja është 19.7%.

Në vlerë absolute, çdo shqiptar shpenzon për t’u ushqyer në vit 1,248 euro, nga rreth 1800 euro që është shpenzimi mesatar në BE, por duhet të kemi parasysh që të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë vetëm sa 30% e mesatares europiane!
Në një tjetër tregues më të detajuar, të publikuara nga Eurostat, shpenzimet për bukë dhe drithëra në Shqipëri ishin sa 4.9% e GDP-së, sërish më e larta në Europë, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 3.1% të GDP-së (të dhënat për Kosovën mungojnë).
Konsumi i lartë i bukës dhe brumërave është një shenjë e varfërisë dhe e nivelit të ulët të të ardhurave që siguron një vend, që është i detyruar të blejë ushqimet shtrenjtë, për shkak se një pjesë e madhe e tyre importohen (për ironi, Shqipëria ka peshën më të lartë të bujqësisë në Europë me rreth 18-20% të PBB-së nga 2% që është mesatarja e Azisë dhe Europës dhe rreth 8% e Maqedonisë së Veriut).
Vetëm pasi plotëson nevojat primare, ato të të ushqyerit, një familje fillon e mendon për shpenzime të tjera, ku vendin e fundit e zënë ato për udhëtime, apo luks e argëtim.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se jo vetëm shqiptarët shpenzojnë më shumë për të siguruar bukën, por kjo përqindje është më e lartë se 10 vjet më parë. Në 2008-n, viti më i hershëm kur i raporton të dhënat INSTAT, kjo përqindje ishte 4.4, ndërsa në 2016-n u shënua niveli maksimal prej 4.9% e PBB-së, për të rënë lehtë në 4.9% në 2017-n .
Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra ishin 198 euro në vit në 2017-n, më të lartat historike dhe më shumë në rajon. Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt në vlerë absolute, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre. Sipas metodës së fuqisë blerëse (ku mesatarja e Bashkimit Europian merret si referencë me 1), Shqipëria e ka këtë tregues gati 90, më i larti në Europë.

Norvegjia: Korrupsioni dhe zbatimi i ligjit kanë larguar investitorët e huaj

Flet ambasadori i Norvegjisë në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, z. Per Strand Sjaastad: Ka shumë potencial për të zhvilluar vendin, por ende kuadri dhe situata me zbatimin e ligjit e bën atë më pak tërheqës sesa duhet të ishte dhe kjo duhet të përmirësohet.
Shqipëria dhe Norvegjia janë kaq larg por dhe afër. Nga njëra anë, Norvegjia është një nga vendet më të zhvilluara të Europës, me të ardhura për frymë prej rreth 70 mijë dollarësh, matur sipas fuqisë blerëse, e treta në Europë, ndërsa Shqipëria e ka këtë tregues vetëm 12 mijë dollarë, e fundit në Europë. Nga ana tjetër, dy vendet janë të ngjashme sa u përket burimeve natyrore dhe hidrike.
Shqipëria është e dyta në Europë pas Norvegjisë sa i përket potencialit hidroenergjetik, të dy shtetet kanë burime të shumta natyrore dhe një bregdet, që mundëson zhvillimin e sektorit detar. Pikërisht këto ngjashmëri mund të tërheqin interesin e sipërmarrësve norvegjezë. Por, ambasadori i Norvegjisë në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, z. Per Strand Sjaastad, pohon se investitorët e huaj stepen nga niveli i ulët i zbatimit të ligjit, korrupsioni, mungesa e barazisë në tenderë, problemet me të drejtën e autorit, trajtimin në Gjykata etj.
Ai e përsërit disa herë gjatë intervistës që problemi kryesor që pengon zhvillimin e Shqipërisë dhe ardhjen e investimeve të huaja është zbatimi i ligjit, si dhe korrupsioni, dhe shton se ka nevojë për shumë përmirësime në Shqipëri që të vijnë investitorët e huaj.
Z. Sjaastad thotë në një intervistë për “Monitor” se Shqipëria ka veçanërisht potencial në dy sektorë, në atë të energjisë, ku parësore është krijimi i një burse të energjisë që do të garantonte investitorët për tregun dhe do t’i mundësonte Shqipërisë të kthehej në një nyjë rajonale.
Sektori i dytë është ai detar, për të cilin Norvegjia po asiston për rritjen e kapaciteteve të autoriteteve që janë përgjegjëse për sektorin e marinës, krijimin e një sistemi edukimi dhe përmirësimin e infrastrukturës së lundrimit dhe komunikimit në det. Pas kësaj, ambasadori shpreson se do të rriten investimet e sipërmarrjeve norvegjeze në këtë sektor.

Një tjetër shans për Shqipërinë është fakti që Innovation Norëay, një instrument i rëndësishëm i qeverisë norvegjeze për inovacionin dhe zhvillimin e bizneseve, i cili është i përfaqësuar në 30 vende në mbarë botën, po shikon mundësinë për të zgjeruar aktivitetin në Shqipëri. Nëse ata do të vendosin të vijnë në Shqipëri, sipërmarrjet mund të përfitojnë grante për të rritur kapacitetet e tyre.
Si do t’i vlerësonit marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Norvegjisë?
Arsyeja se pse Norvegjia do të bashkëpunojë me Shqipërinë lidhet me faktin se vendi juaj ka përcaktuar objektiva të qartë për të përmirësuar ekonominë, për të realizuar axhendën e reformave dhe do të bëhet pjesë e bashkëpunimit europian.
Këto janë objektiva që ne i mirëpresim dhe ashtu si Bashkimi Europian dhe vendet e tjera të BE-së, Norvegjia do të donte të asistonte Shqipërinë për të arritur këto objektiva.
Ashtu siç e kam thënë disa herë më parë, Shqipëria ka bërë disa përmirësime gjatë 20 viteve të fundit, si nga ana politike ashtu dhe ekonomike, por ka ende shumë rrugë për të bërë. Besoj se sfida më e madhe aktualisht në sektorin e ekonomisë është situata që ka të bëjë me zbatimin e ligjit dhe korrupsionin. Vendet dhe kompanitë i bëjnë vetes pyetjen se pse duhet të investojmë në Shqipëri, pse të mos shkojmë në një vend tjetër.
Ata duhet të kenë një përgjigje të qartë për të gjitha pyetjet dhe shqetësimet që kanë. Ndoshta këto pyetje kanë të bëjnë me fuqinë punëtore të kualifikuar, ndoshta me situatën e zbatimit të ligjit, ndoshta me sigurinë që e drejta e autorit do të mbrohet dhe ndoshta të kenë sigurinë, që në rast se do të kenë një konflikt, ai do të trajtohet në mënyrë të ndershme në Gjykatë, ndoshta me doganat, apo me korrupsionin. Unë nuk mendoj se këto pyetje sot marrin një përgjigje të kënaqshme. Ka nevojë për shumë përmirësime në Shqipëri që të vijnë investitorët e huaj.

Shumë vende dhe kompani e shikojnë Shqipërinë potencialisht si një treg me interes. Vendi ka shumë potencial në sektorin e energjisë. Duke qenë se ka një bregdet të gjatë, ka potencial në sektorin detar dhe në sektorin përpunues, si veshje, këpucë dhe produkte jo shumë të komplikuara, që kanë një kosto të ulët të fuqisë punëtore. Nga ana e Norvegjisë, ne kemi një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri, Statkraft, në sektorin e energjisë dhe ata po planifikojnë që të zgjerohen në aktivitete të tjera. Shpresoj që kompanitë norvegjeze në sektorin detar do të jenë të interesuara që të investojnë këtu.
Së fundmi kemi nisur një projekt me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në sektorin detar, që shpresoj se do të jetë fillimi i një bashkëpunimi mes nesh. Për ta përmbledhur, besoj se ka shumë potencial për të zhvilluar vendin, por ende kuadri dhe situata me zbatimin e ligjit e bën atë më pak tërheqës sesa duhet të ishte dhe kjo duhet të përmirësohet.
Si e vlerësoni situatën politike në Shqipëri dhe ndikimin e saj tek investitorët e huaj?
Situata që ne shohim tani, kur opozita dha dorëheqjen nga funksionet e saj në Parlament nuk është pozitive. E pranoj që realizimi i protestave paqësore është një veprim i ligjshëm në një demokraci, por ndërmarrja e hapave radikalë si dorëheqja nga Parlamenti nuk i shërben një demokracie funksionale. Ajo që duhet bërë në vend të kësaj është të ketë një dialog, midis opozitës dhe qeverisë, për të parë nëse mund të zgjidhen të gjitha diferencat përmes diskutimeve dhe jo veprimeve ligjore.
Kjo tregon që demokracia shqiptare nuk është aq e maturuar sa duhet të ishte. Kam besim se gjërat do të përmirësohen në vitet që do të vijnë dhe realisht shpresoj kështu, por për momentin, kjo situatë nuk është një sinjal i mirë. Kjo është dhe një shenjë që mund ta bëjë më të komplikuar për Shqipërinë që të ecë përpara në rrugën europiane drejt integrimit aq shpejt sa ajo shpresonte.
Ju përmendët se sektori detar është interesant për kompanitë. Nëse mund të flisni më konkretisht…
Për momentin në sektorin detar, ne kemi një plan me dy faza. Në fazën e parë, ne kemi nisur tre projekte së bashku me autoritetet shqiptare. Qëllimi i këtyre projekteve është të rriten kapacitetet e autoriteteve që janë përgjegjëse për sektorin e marinës, të
krijohet një sistem edukimi në mënyrë që të trajnohen njerëzit me njohuri në sektorin e marinës, si dhe përmirësimi i infrastrukturës së lundrimit dhe komunikimit në det.
Kur të zbatohen këto tre projekte, që ne po i zhvillojmë së bashku me autoritetet shqiptare, gjatë dy viteve të vazhdim, kjo do ta bëjë Shqipërinë më të përgatitur që të mirëpresë kompanitë që të investojnë në sektorin detar.
Për momentin, mundësitë e investimit nuk janë shumë të larta, ka disa të tilla në porte, në marinë. Shpresoj që duke përmirësuar infrastrukturën dhe kapacitetet e navigimit dhe komunikimit, mjedisi i investimit në sektorin detar do të jetë shumë më i mirë dhe më pas, do të jeni në gjendje të tërhiqni kompani jo vetëm nga Norvegjia, por dhe nga shtete të tjera fqinjë.
Ju përmendët energjinë si një sektor potencial dhe ne kemi Statkraft që ka investuar në hidrocentrale. A ka biznese të tjera që duan të investojnë?
Ndoshta. Norvegjia po zgjerohet shumë në sektorin e energjisë së rinovueshme, jo vetëm në atë hidro, por edhe në erë dhe atë të diellit. Kam parë që qeveria shqiptare kërkon ta zgjerojë këtë sektor, veçanërisht atë të energjisë së diellit. Ka dhe një zhvillim të shpejtë teknologjik në sistemin e baterive. Për këto ka interes edhe për tregun shqiptar, për të parë mundësi investimi.
Shpresoj që autoritetet shqiptare të bëjnë gjënë e duhur për ta bërë Shqipërinë një nyje energjetike rajonale. Në mënyrë që të arrihet kjo, ata kanë nevojë të nxisin reformat e tregut, të krijohet bursa e energjisë, në mënyrë që të shkëmbehet energjia. Në momentin që bursa e energjisë do të jetë funksionale, kjo do të krijojë incentiva të reja për kompanitë e energjisë që të investojnë më shumë, pasi bursa e energjisë do të garantojë që ata të jenë në gjendje që të shesin produktin, jo vetëm në Shqipëri por edhe në tregun rajonal dhe do t’u japë atyre garanci që duhen për investime të tilla.
Pra nëse autoritetet shqiptare vazhdojnë rrugën dhe zbatojnë mekanizimin e tregut, për të cilin ata po punojnë dhe krijojnë bursën e energjisë, kjo do ta lidhë Shqipërinë me tregun rajonal dhe do ta bëjë tregun e energjisë më funksional këtu. Si rrjedhojë, Shqipëria mund të ketë mundësinë që të kthehet në një nyje rajonale në sektorin e energjisë. Shpresoj të ndodhë kjo, e cila mund të ndodhë realisht.

Po për sektorin e tekstileve e këpucëve, ju përmendët se mund të kishte interes?
Jo aq shumë për kompanitë norvegjeze, ndoshta për të tjera. Norvegjia në vetvete nuk shquhet për prodhimin e tekstileve. Norvegjia është veçanërisht e madhe në dy fusha: energji, gjithçka nga energjia hidro, e rinovueshme, naftë e gaz; sektori i teknologjisë së informacionit dhe kërkimit.
Po për teknologjinë e informacionit si e shikoni Shqipërinë. A mund të bëhet si Bullgaria në rajon, apo si një Indi e vogël?
Mendoj se Shqipëria ka një mundësi të madhe që të rritet në sektorin e teknologjisë së informacionit. Ky sektor po globalizohet. E shikoj si të mundur që Shqipëria të ndërtojë një platformë të qëndrueshme për t’u zgjeruar në këtë sektor. Unë e di që ka kompani në shtetet nordike që do të ishin të interesuara të bënin këtë lloj aktiviteti në Shqipëri. Aktualisht një kompani suedeze ka hapur një call center të madh në Durrës, me rreth 300 të punësuar. Me nivelin e ulët të pagave në Shqipëri, të paktën për momentin, ky do të jetë një treg tërheqës.
Por, në të njëjtën kohë, ju duhet të rrisni aftësitë dhe ky është problemi më i madh aktualisht. Ka një mungesë të forcës së punës së trajnuar e edukuar në Shqipëri. Ju duhet të keni forcë pune të kualifikuar, më shumë vende për të edukuar, mundësi trajnimi për stafin. Por potenciali është aty, duke pasur parasysh dhe prioritetin dhe incentivat që i janë dhënë nga qeveria.
Nëse do ta shihni Shqipërinë në rajon, pse duhet të vijnë investitorët e huaj në Shqipëri, çfarë avantazhesh ka vendi?
Duhet të shikoni tek avantazhet krahasuese që keni. Kur jeni një vend me potencialin e dytë hidroenergjetik në Europë, pas Norvegjisë, ky është një avantazh. Po ashtu dhe për energjinë diellore, veçanërisht në jug të Shqipërisë, që është i shkëlqyer për diellin. Ju keni po ashtu dhe bregdetin. Bregdeti në Shqipëri nuk është shumë i zhvilluar, përkundrazi është i nënzhvilluar. Kushdo e kupton që kjo është një mundësi e humbur.
Shqipëria ishte një vend me marinë të zhvilluar para 100 vitesh, por mund të bëhet sërish i tillë. Duhet të filloni të përdorni bregdetin. Ju keni një bregdet që me shpresë, shumë shpejt, do t’ju japë mundësi për investime.
Janë gjeografia dhe burimet natyrore, që përbëjnë interes për shumë vende, veçanërisht Norvegjinë që ka përvojë në marinë dhe burimet natyrore, si minerale, naftë dhe gaz, energji.

Sot Shqipëria ka si avantazh kryesor konkurrues koston e lirë të fuqisë punëtore dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore pa vlerë të shtuar. Çfarë duhet të bëjë qeveria për të nxitur zhvillimin e burimeve?
Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është të përmirësoni situatën me zbatimin e ligjit. Për bizneset është tepër e rëndësishme që procedurat tenderuese të jenë të drejta dhe të lira, që të sigurohet që është oferta më e mirë ajo që fiton kontratën. Kjo është shumë e rëndësishme, përndryshe investimet do të dekurajohen. Duhet t’i bëni investitorët të besojnë se ata mund të mbështeten në kuadrin ligjor tek autoritetet kombëtare, në sistemin e pavarur të gjyqësorit, që i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë. Kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni.
Nëse do të mund të bëni një vlerësim nga 1 në 10, si do ta shihnit nivelin e korrupsionit dhe mjedisin për të bërë biznes në Shqipëri dhe krahasimin me rajonin…
Nuk mund të bëj një vlerësim të tillë. Mund të them, që Shqipëria është ndoshta e krahasueshme me shtetet fqinjë, pak a shumë. Është shumë e dukshme që ka pasur përmirësime, por thjesht nuk është e mjaftueshme në nivelin që është aktualisht.
I takon Shqipërisë që të administrojë vendin e saj dhe të vendosë për politikat. Shqetësimi im është se nëse këto politika kanë prioritet zbatimin e ligjit dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit, atëherë shanset për të pasur më shumë investime do të jenë shumë më të larta.
Prej më shumë se 20 vitesh, qeveria po përpiqet t’i rregullojë këto gjëra. Pse mendoni që nuk kanë funksionuar?
Kjo ka të bëjë më shumë me përvojën historike. Shqipëria ka pasur një diktaturë të ashpër për gati 50 vjet. Duhet një kohë e gjatë për të hequr qafe strukturat e vjetra dhe mentalitetin e vjetër. Duhen disa gjenerata. Pra është pak a shumë e pritshme që ju duhet njëfarë kohe. Nuk është i mjaftueshëm vetëm ndryshimi i ligjeve. Duhet të ndryshoni edhe mentalitetin, mënyrën se si bëhen gjërat. Duhet të ndryshojë që në krye dhe po ashtu në fund në të njëjtën kohë, që nga njerëzit e zakonshëm, shoqëria civile, bizneset dhe nga lidershipi politik.

Ky është një ndryshim që duhet të vijë gradualisht, por nuk jam i habitur për situatën që është ende pas kaq vitesh. Ka pasur disa sfida për Shqipërinë në vitet 1990, ndaj mund të themi që transformimi i vërtetë i Shqipërisë ka nisur pas viteve 2000. Pra mund të themi që ka pasur më pak sesa 20 vjet përpjekje reale për t’u reformuar. Dhe do të duhen më shumë se 20 vjet.
Por, ne kemi bukuri natyrore dhe pasuri natyrore, por jemi ende më të varfrit e Europës, sa u përket të ardhurave për frymë…
Duhet kohë. Nuk besoj se Shqipëria po ecën më keq sesa fqinjët. Duhet të mendoni se ku ishte Shqipëria në fillim të viteve ’90, kur u përmbys regjimi komunist. Ju ishit në një situatë shumë të vështirë. Nëse krahasoheni me Serbinë, Maqedoninë, apo Malin e Zi, ato ishin në një pozicion shumë më të fortë në atë kohë. Pra Shqipëria ka shumë punë për të bërë për të kapur ritmin. Është mjaft e natyrshme që kjo të kërkojë kohë.
Por, mendësia duhet të ndryshojë dhe nuk ka ndryshuar ende tërësisht dhe kjo është ajo që e pengon zhvillimin tuaj.
Ka të bëjë me të pasurit durim, por në të njëjtën kohë të mos keni shumë durim, përndryshe gjërat mund të mos bëhen. Për ta përmbledhur mund të them se besoj se situata në Shqipëri do të përmirësohet, por nuk duhet të habisë askënd që gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda natës.
Duke qenë se ju jeni dhe ambasador i Norvegjisë në Kosovë, si e shihni bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve? Si e shihni vendimin e Kosovës për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe?
Është një gjë e mirë që Kosova dhe Shqipëria po bashkëpunojnë më shumë. Është e natyrshme që vendet fqinjë bashkëpunojnë dhe ka një potencial të madh në këtë drejtim. Kur vjen puna te taksa që Kosova i ka vendosur Serbisë, mendoj që dialogu është mënyra e vetme për të ecur përpara dhe shpresoj që palët do të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur.
Besoj se Kosova duhet të mbetet një shtet i pavarur. Nuk besoj se është një ide e mirë që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen, por është një ide e mirë që ato të bashkëpunojnë ngushtë mes tyre.

Së fundmi, një ekip i Innovation Norëay, një instrument i rëndësishëm i qeverisë norvegjeze për inovacionin dhe zhvillimin e bizneseve ishte në Tiranë për të parë mundësinë e bashkëpunimit në Shqipëri. Nëse mund të na thoni më shumë informacione?
Ne shohim se mund të ketë nevojë për më shumë incentiva për bizneset shqiptare. Innovation Norëay ka ngritur një strukturë në Norvegji për të ndihmuar bizneset në rajon. Ata po e bëjnë këtë prej gati 30 vitesh dhe kanë mësuar shumë gjatë këtyre viteve, çka mund të ketë rëndësi për Shqipërinë.
Ata po shqyrtojnë nëse mund të sjellin përvojën dhe ekspertizën e tyre dhe ta përdorin këtu, në mënyrë që të ndihmojnë kompanitë shqiptare që të rriten, të hapin vende pune dhe të krijojnë biznese. Ata janë tashmë në fazën e shqyrtimit të kësaj mundësie dhe ishin në Shqipëri për dy javë së fundmi. Do të diskutojnë gjetjet në Norvegji dhe më pas do të merret vendimi.
Pra nuk është finalizuar ende. Por, shpresoj si ambasador i Kosovës dhe Shqipërisë se konkluzioni do të jetë që ata të vendosin ekipin e tyre në Shqipëri. Kjo do të jetë pozitive për Shqipërinë dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.