Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas situatës së tensionuar tek Petro Nini, kur permbaruast të mbështeteur nga policia u përplsen me banorët e një godine.
Në një postim në faqen e tij në facebook Berisha shkruan duke quajtur këtë sjellje një, “krim i shëmtuar”.
Postimi i Berishës
Barbarizem i vertetë i narkoshtetit, i prishin shtëpinë dhe e nxjerrin në rrugë. Krim i shëmtuar. sb
Berisha reagon ndaj shembjes së banesave tek “Petro Nini”: Barbarizëm i vërtetë!…
Protesta/ Emigrantët rrethojnë ambasadën shqiptare në Athinë: “Rama ik”!
Me thirrjet “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, emigrantët shqiptarë në Greqi, protestuan dje para ambasadës shqiptare në Athinë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Kjo protestë ka pasuar atë të emigrantëve shqiptarë në Nju jork disa javë më parë, më 23 shkurt 2019, që u mblodhën përpara ambasadës shqiptare për të mbështetur familjet e tyre në Shqipëri dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Më poshtë, protesta e shqiptarëve në Nju Jork më 23 shkurt 2019
Djathtas dhe Drejt, alternativa e Partisë Demokratike për të shpëtuar vendin
Erl KODRA
A është e mundur që Partia Demokratike të rrëzoj qeverinë e Kryeministrit Edi Rama dhe të fitojë besimin e shqiptarve? Unë them se po, mundet. Por, për të arritur këtë objektiv, ajo më parë duhet të fitojë mbështetjen e madhe të dy grupeve shoqërore që janë:
1. 400.000 deri 500.000 shqiptarë që mbijetojnë në kushtet ekstreme ekonomike. dhe
2. Elektorati indiferent që nuk voton, shtresa më skeptike por edhe fodulle e shoqërisë shqiptare.
Si mund të fitohet mbështetja e këtyre dy grupeve të mëdha shoqërore, që për hirë të së vërtetës, pikërisht këto grupe do të jenë edhe çelësi i suksesit ekonomik të Shqipërisë?
Shqipëria është një vend i varfër. Në fakt është disi e vështirë për të dhënë një definicion përfundimtar se çfarë është saktësisht Shqipëria, në kuptimin e resurseve dhe potencialit ekonomik, pasurive të saj përfshirë edhe ato natyrore, tokësore dhe mbitokësore, klimës dhe pozicionit gjeografik. Të gjitha elementët e përmendura më sipër të çojnë në përfundimin se Shqipëria nuk duhej të ishte në këtë gjendje ekonomike, sepse Zoti na ka vendosur në këtë pjesë të botës ku gjithçka është me bollëk; male, fusha, lumenjë, liqene, kodra, diell dhe det, pa harruar nëntokën e pasur me naftë dhe minerale. Një Parajsë e tillë ka qenë dhe mbetet edhe ëndërra e fqinjëve tanë në shekuj.
Por jo, Shqipëria është vendi të cilin e kanë braktisur afërsisht dy milion shqiptar që prej vitit 1990 e deri më sot. Edhe autori i këtyre rradhëve është njëri prej tyre. Braktisja e vendit ka ardhur saktësisht për arsye llogjike; në Shqipëri nuk ka patur dhe nuk ka një politikë të tillë shtetërore, që t’i mbaj njerëzit të lidhur me vendin e tyre. Për më tepër, politika shqiptare ka ndërtuar apriori një “politikë në funksion të vetvetes”, pra ajo ka operuar në mënyrën më idiote dhe të pacipë; politikë në funksion të kontribuesve të saj.
*) Që të kuptohet ideja e asaj çfarë dua të them, ju lutem përpiquni të shikoni “ngrehinën” që është ngritur dhe bënë hije mbi këtë dhe: Partia shikohet si pjesa më e ndritur e shoqërisë, që i meriton dhe i takojnë të gjitha; asaj i takon pushteti, asaj i takon forca, asaj i takon lavdia, Partia është ajo që të bën dikushin në jetë, ajo ka të drejtë të të punësoj, të shpërndajë fonde dhe ofiqe, partia të bën ministër e deputet, dhe ti pas kësaj ke të drejtën e përjetshme të mbetesh aty, të mos shkulesh prej karriges dhe pozitës që ke patur tash e 27 vjet “demokraci”. Shkurt, partia (nënkupto eksponentët e partisë) shikohet gjithmonë si diçka sipër teje, që e meriton të qëndroj diku lart sipër qafës tënde në jetë të jetëve, dhe ti, individi që e voton atë, duhet të jesh gjithmonë ai që i lutesh asaj (nënkupto figurat e partisë) për të të gjetur një punë, që për ty përkthehet në dilemën më të madhe të jetës; të jetosh në Shqipëri, apo ta braktishësh atë.
Shënim:
Saktësisht, paragrafi i shënuar me këtë simbol – *)-, ka qenë arsyeja kryesore pse Partia Demokratike humbi zgjedhjet e vitit 2013. Të gjithëve u kujtohet “nuri” hijerëndë i kamjes dhe i vetkënaqësisë që i kishte kapluar ish ministrat e Partisë Demokratike dhe “kastën e drejtorëve” të gjithëpushtetshëm, që të dërrmonin vetëm me madhështi boshe, pa e kuptuar se në të vërtetë, ata janë kurrkushi. Kurrkushi, mes të tjerash do të thotë, kur ti nuk je në gjendje të artikulosh asnjë ide tënden politike dhe ekonomike, ide e cila do të mund të merret nga partia jote për t’u implementuar në programin e saj politik dhe ekonomik, me qëllimin e vetëm ngritjen e vendit, nxjerrjen e tij nga varfëria ekstreme, dhe “globalzimin” e Shqipërisë me pjesën tjetër të Europës.
Partia (kjo është karakteristika thelemore e të majtës shqiptare) ka edhe një aftësi speciale për të krijuar lidhje të veçanta, të dallueshme edhe me sy të lirë, me dy “kasta” të fuqishme shoqërore, të cilat në vetvete pothuajse janë të shkrira në një; biznesi dhe krimi i organizuar. Në këtë mënyrë, tashmë është krijuar lloji i lidhjes që pothuaj e asgjëson krejtësisht nevojën për të patur programe politike dhe ekonomike, për të cilat një forcë politike pretendon se ekziston.
Kështu krijohet shoqëria “kastave”, ku, dy janë “kastat” që nuk munden ose nuk duan të përzihen me partinë; 1. Shtresa e varfanjakëve dhe e të mjerëve, dhe 2. Shtresa e indiferentëve fodull, që e përçmojnë në bllok politikën e partive shqiptare.
Si mundet Partia Demokratike që të fitojë vëmendjen dhe mbështetjen e këtyre dy “kastave” shoqërore?
Në të vërtetë, kjo nuk është aspak e vështirë. Madje, mund të thuhet me bindje të plotë, se nuk ka një vend të botës ku njerëzit gënjehen dhe ushqehen me lugë bosh nga politikanët e saj, ashtu si në Shqipëri. Ndaj, nuk është aspak çudi, që nëse Partia Demokratike fillon hartimin e një programi serioz politik dhe ekonomik, por kësaj here të mbështetur në shifra dhe fakte reale, për “kastën” e të mjerëve të Shqipërisë, me siguri që ajo do të fitojë vëmendjen e thellë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të 500.000 shqiptarve që jetojnë në zgrip të ekzistencës fizike. Nuk ka forcë më të madhe njerëzore se sa kur u jep shpresë ëndrrave të nënave dhe baballarëve, se fëmijët e tyre do të mund të shkëputen nga kthetrat e varfërisë.
Ky program politik dhe ekonomik për të varfërit e Shqipërisë, në të vërtetë është i thjeshtë, efikas, i realizuashëm dhe i zbatueshëm, dhe do të sigurojë një rritje ekonomike të fortë dhe të menjëhershme, duke gjallëruar konsumin e brendshëm dhe prodhimin, bujqesinë dhe turizmin, gjithashtu do të ulë menjëherë numrin e shqiptarve që braktisin vendin. Ky program nuk ka nevojë për ndonjë ekspertizë të jashtëzakonshme ekonomike, por thjeshtë për një vullnet politik të Partisë Demokratike, për të adapttuar përvojat më të mira të Partive Popullore europiane në funksion të qytetarve shqiptar në nevojë dhe jo vetëm.
Zakonisht, po të vëzhgosh fushatat elektorale të partive politike në BE, bie në sy se i gjithë diskursi politik i tyre përqëndrohet në projekte konkrete, siç është përshembull politika që propozon Partia X në favor të zhvillimit të sektorit të prodhuesve të makinave, të industrisë, politikave mjedisore, politikave sociale, apo të zhvillimit të arsimit. Përshëmbull, të ndërtosh një fushatë elektorale me propozime të tilla se “ne do të rrisim fondet për arsimin dhe shëndetësinë me X milion euro, në mënyrë që të
sigurojmë një të ardhme më të mirë për të rinjtë e këtij vendi” është një shembull konkret se pse ekzistonë Partia X në një vend të BE-së. Në Shqipëri, Partia Demokratike duhet të ndërtojë diskursin e saj politik duke filluar me këtë sllogan;
“Ne do të përpiqemi të zhdukim varfërinë nga ky vend, duke u miratuar me ligj:
1) Minimumin Jetik Ligjor, bazuar në çmime reale dhe analiza shkencore,
2) Sigurimin me Ligj të këtij minimumi jetik nga shteti, për të gjithë shtetasit shqiptar”.
Sepse, nëse e keni vënë re, varfëria në këtë vend është bërë një lloj pandemie, e shtrirë nga Veriu në Jug, fakt ky që po e mban peng jo vetëm zhvillimin e vendit, por po e shtynë Shqipërinë perherë e më shumë drejt braktisjes dhe shpërbërjes strukturore të popullsisë. Kjo do të thotë se, nëse nuk ndërhyhet me forcë dhe në kohën e duhur, Shqipëria do të zhytet në një kaos të atillë, që unë do ta quaja ‘kaos social strukturor’, të përmasave katastrofike, prej të cilit rrezikohet seriozisht siguria kombëtare dhe ekzistenca e gjithësejcilit.
Në këtë rast, ata që kanë dy pare mend në kokë, duhet të shohin seriozisht dhe ta kuptojnë përfundimisht, se qeverisja e Kryeministrit Edi Rama në të vertetë nuk ka si qellim qeverisjen e askujt, as sigurinë e vendit, as të ardhmen e të rinjëve, as zhvillimin ekonomik, as arsimin dhe shëndetsinë. Qeverisja e Kryeministrit Edi Rama që në krye të herës ka patur dhe ka një qëllim të qartë; të përdor gjithçka në funksion të Rilindjes ekonomike dhe politike të një “kaste” që e humbi eksluzivitetin e pushtetit politik në vitin 1990. Në këtë kuptim, Kryeministri Edi Rama zhvillon një luftë të ndyrë dhe të jashtëzakonshme politike, duke mos kursyer asgjë, madje duke rrezikuar edhe sigurinë kombëtare dhe integritetin e vendit. Faktet janë këtu mes nesh, por edhe rezultatet; drogë, krim, konçensione, shpopullim masiv i vendit, ekonomi në kolaps. Historianët flasin shpesh për shpërngulje masive (dëbime) të popullsive shqiptare nga trojet e tyre në Kosovë dhe Çamëri. Këtë e kanë bërë regjimet antishqiptare të fqinjëve tanë. Në Serbi këtë e ka bërë Nikolla Pashiq, në Greqi këtë e ka bërë Napoleon Zervas. Në Shqipëri këtë po e bën qeveria e Kryeministrit Edi Rama, që i detyron shqitarët nën kërcënimin e urisë, të braktisin masivisht vendin e tyre në kërkim të mbijetesës. Ose i detyron që, po masivisht, të merren me kultivimin dhe trafikimin e drogave. Në të vërtetë kjo është e vetmja arritje reale e qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama.
Shënim:
*) Në të vërtetë, organet ligjzbatuese të vendit i kanë të gjitha provat se Kryeministri Edi Rama ka shkelur një sërë ligjesh penale dhe kushtetuese, duke konsumuar plotësisht elemente të tradhëtisë kombëtare, siç është ‘fshehja e faktit’, domethënë e Raporteve Zyrtare të Shërbimit Informativ për kultivimin, trafikimin dhe përfshirjen e Policisë së Shtetit në këtë aktivitet kriminal. Partia Demokratike i ka të gjitha mundësitë, mekanizmat dhe informacionet e nevojshme, për ta paditur penalisht Kryeministrin Edi Rama. Kjo padi mund të ngrihet nëpërmjet një grupi avokatësh profesionistë, të cilët më e pakta do të qartësojnë opinionin publik se kush është dhe çfarë interesash përfaqëson në të vërtetë Kryeministri Edi Rama.
Shënim 2:
Ky tekst është shkruar një vit më parë, ndërkohë që situata politike dhe kriza e rëndë që ka përfshirë vendin është në zenitin e saj. Unë besoj fort se shumica e qytetarëve shqiptar kërkojnë rrëzimin e qeverisë kriminale të Kumbarit Edi Rama, ndërsa shembja e Shtetit të Mafias do të çlirojë përfundimisht energji të mëdha për të mëkëmbur ekonominë kombëtare dhe do të ndalojë zhbërjen strukturore të popullsisë; rreziku më i madh që i kanoset kombit tonë.
Banda me kapuçë dhe leva sulmon banorët që po u shemben shtëpitë, Policia i lejon të përplasen me protestuesit
Vijon të jetë e tensionuar situata pranë shkollës së Petro Ninit, ku persona të paidentifikuar me leva dhe me kapuç kanë tentuar që të shembin derën e banesës, ku prej mëngjesit të sotëm ka një situatë të tensionuar.
Policia duket se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për t’i larguar këta persona, që nuk kanë asnjë lloj statusi, edhe pse mendohet se janë pjesë e punonjësve të përmbarimit.
Ndërkohë që në mbështetje të banorëve, kanë mbërritur dhe banorë të tjerë të lagjes, të cilët shprehen se kjo situatë është e patolerueshme.
Familjarët e një banese që rrezikon të shembet pranë Shkollës ”Petro Nini Luarasi” janë shfaqur në një gjendje tepër të rënduar mëngjesin e sotëm.
Banorët e familjes janë shtrirë në rrugë, dhe kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës tejet të tensionuar.
Ata iu kanë dalë para makinave dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesës së tyre, të cilën e kanë me dokumente të rregullta.
“Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne? Oligarkë, ku të shkojmë”, janë disa prej thirrjeve të banorëve. Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur me disa minuta vonesë, po banorët insistojnë që të mos largohen prej aty.
Rekomandimi i fundit i Knutit pas dy shisheve verë me zv.ministren
Knuti shfaqet sërish. Kësaj rradhe pas një darke të këndshme me zv.ministren e Drejtësisë ai bën thirrje për reformat ë forta. Rekomandimi i fundit i Knutit ka ardhur pas dy shisheve me verë me Teutën.
Lexojeni çfarë thotë Knuti pas drekës me Teutën
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, si dhe delegacioni i BE-së që e shoqëroi pak kohë më parë në Tiranë, kritikoi opozitën për vendimin e djegies së mandatave. Kritikat e tij u adresuan kryesisht ndaj LSI, por pati edhe kundërpërgjigje të ashpra nga opozita kundrejt Fleckenstein.
Teuta Vodo, Zëvendësministre e Drejtësisë, pas një dreke pune sot me Knut Fleckenstein ka konfirmuar vendosmërinë e qeverisë se nuk ka do të ketë asnjë hap pas, pavarësisht kërkesave të Opozitës, raporton afp.al.
“Kënaqësi e veçantë diskutimi me Knut Fleckenstein sot mbi ecurinë e mëtejshme te së ardhmes tonë , e cila kërkon dialog dhe bashkëpunim.”
“Përkushtimi që kemi treguar deri më sot për t’i shërbyer identitetit tonë nuk do të kthehet asnjë hap mbrapa. Kemi treguar angazhim dhe do të vazhdojmë ta bëjmë punën tonë drejt me këmbëngulje, me ndihmën dhe mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtarë,” – theksoi Hodo, teksa është shoqëruar edhe në një drekë nga Knut Fleckenstein.
Kujtojmë se BE dhe SHBA përveç kritikave për djegien e mandatave, thuajse e kanë kaluar në plan të dytë debatin apo krizën politike në vend, duke e përqëndruar të gjithë fokusin e tyre te Reforma në Drejtësi, për të cilën drejtuesit e ministrisë përkatëse duhet të udhëtojnë shpesh e të japin llogari para Brukselit, si kushti kryesor dhe kyç i Shqipërisë në aderimin drejt familjes së madhe europiane.
Policja në protestë kundër shembjes së shtëpisë, tani rrezikon të pushohet edhe nga puna
Banorja që rrezikon të dalë sot nga banesa, emri i të cilës nuk bëhet e ditur, është njëherësh dhe punonjëse e forcave të rendit. Në rrezikun e prishjes së banesës, ajo rrezikon që të mbetet dhe pa punë për shkak të protestës së saj.
Duke folur në Fax News ajo ka treguar dhe dredhitë që sipas saj biznesmeni Aleksandër Gavoci ka bërë ndaj tyre.
‘’Unë jam në proces legalizimi, nuk na merrnin denoncimin, unë mund të humbas punën, po nuk më shqetëson kjo gjë.
Ç’faj kemi ne? Nuk i kemi vjedhur askujt, Aleksandër Gavoci nuk është burrë, nuk është njeri, nuk është biznesmen. Jemi ulur me të në tavolinë dhe të nesërmen na sjell përmbarimi.
Unë e di që ky është një vend i lakmuar, ai thotë që këtu do vijnë njerëz VIP-a, dhe ne jemi askush, se jemi të varfër. Nuk jemi prokurorë, të gjithë mbahen me rrogën time. Shteti të vëjë dorën në zemër, sot nuk i kam çuar fëmijët në shkollë, se do mbrojnë shtëpinë, ai e ka korruptuar të gjithë, gjyqtarë dhe prokurorë.
Të gjithë gjyqtarët që kanë trajtuar çështjen tonë janë jashtë nga Vetingut, dhe ne humbasin pronën tonë, jemi brezi i katërt që lindim në këtë banesë, dhe ende na quajnë të ardhur”, shprehet banorja, e cila është njëherësh dhe efektive e policisë.
TEC-i në Korçë aferë korruptive, do të helmojë korçarët dhe do të pasurojë Ramën
TEC në Korçë, aferë korruptive, nuk do të prodhojë energji për sistemin energjik shqiptar, por për vendet fqinje që e kanë refuzuar. Do të helmojnë popullin e Korçës për t’u pasuar Edi Rama.
Basha: TEC-in në Korçë ne e kemi denoncuar si një aferë korruptive dhe kriminale. Sepse nuk bëhet për sistemin energjik shqiptar. Ai TEC po ndërtohet që energjia të çohet në Greqi. Qytetet fshinje e kanë refuzuar dhe tani korrupsionin është kokë më kokë me biznemenë që i qëndrojnë kësaj afere, që ta ta bëjë TEC –n në Korçë. Të helmojë qytetarët korçarë me miliona ton dioksid karboni. Tani mqse njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe ne kemi ngritur zërin, qeveria ka filluar gjoja të tërhiqet sepse kjo qeveri edhe është hajdute por edhe frikacake.
Ja ku është e vërteta. Edi Rama e ka firmosur dhe bën gjoja sikur tërhiqet. Nxjerr këto qoftet e qeverisë. Jo Blend Klosin e kryetarin e Bashkisë. Të gjithë janë brenda, janë pjesë e kësaj afere. Helmi mbi Korçën pasuron Edi Ramën. Shikojeni firmën e Edi Ramës, Niko Peleshit, Sotiraq Filo. Kjo është qeveri kriminale. Se për të pasuruar Edi Ramën dhe oligarkët e TEC-it, janë gati të helmojnë popullin e tyre. Këtë po bëjnë po në Elbasan, Tiranë, Fier, tani do ta bëjnë me TEC-in në Korçë. E ka kuptuar që populli po ngrihet, por ka filluar të hedhë hapa prapa si akrepi.
Mallkimi i një nëne ndaj kryeministrit: “O Edi Rama mos e pafsh pikën e hajrit”!…
Ka agravuar së tepërmi situata pas tentimit të shembjes së një banese pranë Shkollës Petro Nini Luarasi në kryeqytet.
Banorët janë tepër të irrituar në lidhje më ngjarjen duke e konsideruar atë si një padrejtësi ndaj tyre, dhe kanë hedhur akuza dhe në drejtim të përmbarimit.
Ky irritim i tyre duket dhe në rastin e një zonje të moshuar e cila tënton të shlyej mllefin që ajo ka ndaj situatës së krijuar, aq sa në një moment mallkon Kryeministrin Rama.
“O Edi Rama mos e pafsh pikën e hajrit ishalla”, shprehet e moshuara. Ndërkohë që banorët janë të tmerruar dhe nuk dihet se si do të vejë situata, pasi ata nuk lejohen të hyjnë në shtëpitë e tyre.
IMT kishte marrë urdhër për të shembur një banesë tek shkolla “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, por banorët e saj kanë protestuar duke dalë jashtë goditës e duke u konfrontuar me forcat e policisë.
Disa prej tyre janë shtrirë në rrugë ndërsa të tjerë janë përplasur edhe fizikisht me forcat e policisë për të mos lejuar prishjen e godinës.
Megjithatë, një ndër momentet më kritike ka qenë kur një fëmijë i mitur është bërë pjesë e kësaj përplasjeje. Ai ka tentuar të hipë sipër makinës së policisë për të ndaluar forcat e policisë të marrin me vete familjarët e tij.
Pritje madhështore e Bashës në Korçë, rrugët mbushen plot me njerëz
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në qytetin e Korçës dhe po takohet me qytetarët atje për t’i ftuar një për një në protestën e 16 marsit në Tiranë. Rrugët janë mbushur plot me qytetarë duke i rezervuar Bashës një protje madhështore.
Basha u takua me biznesin e vogël nga ku theksoi se heqja e taksës Rama mbi naftën do të rrisë fuqinë blerëse, do të rrisë të ardhurat e konsumatorit, do të shtojë të ardhurat tek biznesi i vogël dhe i madh.
Basha tha: Ju të keni në dorë qeverisjen dhe qeveria të kujdeset për interesin e njerëzve. Kemi një qeveri që është shkëpur nga njerëzit. Nuk dëgjon njerëzit. Sa herë vij këtu, keq e më keq. Gjendja e biznesit ka ardhur duke u përkeqësuar. Do të heqim “Taksën Rama” mbi naftën me 300 lek që do të japë efekt të menjëhershëm tek biznesi dhe qytetarët.
Çdo familje që ka një makinë dhe harxhon mesatarisht 100 litra naftë në muaj, kursen 30 mijë lek. Për biznesin e vogël, për një kamionçinë, kursimi shkon në 90 mijë lek në muaj, vetëm nga ulja e çmimit të naftës. Për biznesin e madh kursimi shkon deri në 700 mijë lekë të reja. Vetëm ulja e çmimit të naftës do të sjellë energji të reja në ekonomi. Do të ulë koston, do të rrisë fuqinë blerëse të qytetarëve do të rrisë çmimin dhe qarkullimin.
Në takimin me një shitës mishi, kreu i opozitës dëgjoi në fillim problemin e tij, mungesën e shitjes. Pas kësaj, i bëri ftesë për në protestën e 16 marsit.
“E gjithë Shqipëria punon që të pasurohet një njeri. Kjo duhet të marrë fund. Kryesoja është që vendimmarrja të jetë në duart e njerëzve. Kjo është beteja, në 16 mars kemi takim me historinë, na thërret Europa”.
Më tej, Basha u takua me një shitës materialesh ndërtimi. Ai tregoi se kishte dy vjete gjysëm në atë dyqan dhe nuk kishte fitim; dyqanin e mëparshëm e kishte pasur në pazarin e qytetit, por ia kishin shembur. 17 vjet kishte punuar në atë vend, ndërsa vitet e fundit nuk kishte më fitime pasi ishte larg tregut.
Basha u takua me biznesin e vogël nga ku theksoi se heqja e taksës Rama mbi naftën do të rrisë fuqinë blerëse, do të rrisë të ardhurat e konsumatorit, do të shtojë të ardhurat tek biznesi i vogël dhe i madh.
Basha: Ju të keni në dorë qeverisjen dhe qeveria të kujdeset për interesin e njerëzve. Kemi një qeveri që është shkëpur nga njerëzit. Nuk dëgjon njerëzit. Sa herë vij këtu, keq e më keq. Gjendja e biznesit ka ardhur duke u përkeqësuar. Do të heqim “Taksën Rama” mbi naftën me 300 lek që do të japë efekt të menjëhershëm tek biznesi dhe qytetarët. Çdo familje që ka një makinë dhe harxhon mesatarisht 100 litra naftë në muaj, kursen 30 mijë lek. Për biznesin e vogël, për një kamionçinë, kursimi shkon në 90 mijë lek në muaj, vetëm nga ulja e çmimit të naftës. Për biznesin e madh kursimi shkon deri në 700 mijë lekë të reja. Vetëm ulja e çmimit të naftës do të sjellë energji të reja në ekonomi. Do të ulë koston, do të rrisë fuqinë blerëse të qytetarëve do të rrisë çmimin dhe qarkullimin.
Basha: Shteti vepron si bandë, ja si po gjobiten bizneset…
Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë takimeve me qytetarë në Korçë është njohur edhe me një rast, ku një biznes është gjobitur, sipas një shkrese të Ministrisë së Financave, që nuk ka as numër protokolli dhe as datë.
Basha tha se mënyra sesi po veprohet është e njëjtë me atë të bandave.
Dialogu
Qytetar: Jam mbytur duke më vënë gjoba. Ai thotë, biznesi zero taksë. Unë nuk e kuptoj se ku është zero taksë. Ja lokali bosh. Ka vajtur 1 milionë e 500 mijë lekë.
Basha: Shikoni sa e bukur. Ervin, është si ato shkresat që të vijnë ty nga prokuroria. “Sipas të dhënave që disponojmë pranë drejtorisë së mbledhjes së borxhit, rezulton se ju nuk keni paguar detyrimet e prezantuara përpara jush sipas njoftim-vlerësimit me numër protokolli… hiç asgjë, datë hiç asgjë. Kjo nuk është administratë, kjo është banda.