21.5 C
Tirana
E martë, 6 Maj, 2025

Ushtrimet që duhet të bëni për të shmangur hipertensionin

Veçse e dimë se shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje e cila i prekë miliona njerëz anë e mbanë botës, ndërkaq shkaktohet duke mos bërë mjaftueshëm ushtrime fizike dhe si pasojë e një diete të pashëndetshme.
Hipertensioni shkakton stres ekstra në enë të gjakut dhe është vital për organet. Ju mund t’i zvogëloni simptomat vdekjeprurëse të shtypjes së gjakut duke bërë rregullisht peshëngritje, transmeton Telegrafi.
Daria Kantor, themeluese e aplikacionit të fitnesit ‘TrueBe’, thotë se ushtrimet me peshëngritje janë më të mirat për t’ju ndihmuar ta ulni shtypjen e lartë të gjakut.
Ndonëse ka gjasa të shkaktojë rritje të shpejtë të shtypjes së gjakut kur i filloni ushtrimet me peshëngritje, ato do t’ju ndihmojnë ta zvogëloni rrezikun e hipertensionit përgjatë një periudhe disa mujore.
Kantor thotë se peshëngritja ka efekte pozitive në shëndetin e përgjithshëm.
Vlen të ceket se shtypja e lartë e gjakut është diçka që gjithsecili njeri duhet të synojë ta shmangë, pasi që në mënyrë drastike e rritë rrezikun e sëmundjeve serioze si ato të zemrës, bllokadat e gjakut, sulmet e trurit, sëmundjet e veshkave, etj.

Tre pika konkrete për shpronësimin e kuksianëve nga përmbytja për HEC-in

Tre pika konkrete zgjidhjeje ju dha kreu i opozitës, Lulzim Basha kuksianëve të pashpronësuar nga përmbytja e tokave për HEC-in, problem i pazgjidhur në vite.
“Ky vend po qeveriset nga një grusht shteti, vetëm se grushtin e shtetit nuk e kanë bërë ushtarakët, nuk e kanë bërë serbët, e kanë bërë një grusht oligarkësh, një grusht kriminelësh me Edi Ramën, tha Basha. Problemin me tokën, shtëpitë dhe pasuritë e përmbytura e njoh me detaje, që kur kemi qenë në qeveri.
Fatura totale e shpronësimit për afro 5 mijë familje është rreth 70 milionë euro, kjo nuk është fatura e talljes.
Përse tallen me ju? Unë s’kam ardhur si kontabilist. Vitin që shkoi OSSH e ka mbyllur me 70 milionë euro fitim, por ka krijuar fitim edhe për kompani fantazëm ku gazetarë hetues të Sllovenisë thonë që janë familjarë të lidhur me Edi Ramën që për 8 orë ka bërë 4 milionë e gjysëm euro fitim.
Nuk dëmshpërbleheni, jo sepse s’ka lekë, por sepse lekët tuaja i merr Edi Rama. Kjo me ne do marrë fund.
1. Do të ngremë komisionin e posatshëm shtetëror për shpronësimin dhe dëmshpërblimin tuaj.
2. Të gjitha vlerat e shpronësimit do të jenë me vlerë tregu. Jo me VKM por me ligj në Parlament.
3. Do të bëjmë gjithçka që brenda dy viteve të para që buxheti i shtetit të bëjë rakordime me maskarallëqet që ju rrinë në qafë me kamatvonesatr e më të gjitha të tjerat. Këto janë pikat e mia për kuksianët e pashpronësuar.

Caktohet data e gjyqit për Balilin

Seanca e parë gjyqësore për Klement Balilin do të mbahet me 25 shkurt, ora 10:00 në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Trupa gjykuese përbëhet nga një treshe gjyqtarësh, të kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Balili akuzohet për veprat penale ” trafik të narkotikëve”, “grup i strukturuar kriminal”, mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim parash”.
Avokati i Balilit ka dorëzuar edhe një kerkesë për të proceduar me gjykim të shkurtuar. Pretendimi i mbrojtësit ligjor pritet të shqyrtohet ne seancën e parë të gjykimit te çështjes.
Në dosjen e prokurorise thuhet se nga informacioni i policisë, rezultonte se nga fundi i muajit Maj 2015 shërbimet ligjzbatuese greke dhe DEA- s në Athinë kanë qenë duke hetuar në lidhje me një organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike e përbërë nga shtetas grekë, shqiptarë dhe nga vendet e Evropës Qëndrore.
Kjo organizatë kriminale merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa duke përdorur për transport kamionë që janë të regjistruar në vende të ndryshme të Evropës në pronësi të kompanive që zotërohen nga shtetas grekë dhe përdorin si përfaqësues të këtyre firmave njërëz të ndryshëm.
Balili nuk e ka pranuar akuzat ndërsa pas rreth dy vjet ne kerkim ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.

Basha: Ne do të marrim përvojën më të mirë gjermane sepse gjermanët i kemi në krah

Kryetari i PD, Basha u shpreh para banorëve të Kukësit se, këtu do të ndërtojmë modelin gjerman. “Ne do të marrim përvojën më të mirë gjermane sepse gjermanët i kemi në krah. Ne këtu do të ndërtojmë modelin gjerman, ku gjysmën e kohës studenti ta kalojë në Universitet, gjysmën e kohës ta bëjë stazh pune. Jo vetëm do të sjellim profesorë e docentë, por do ta bëjmë qendër universitare të veriut të Shqipërisë, ku të vijnë nga Prizreni dhe zonat përreth”, Tha Basha.
Tregtar ambulant: Jemi tregtarë ambulantë që paguajmë rregullisht taksat shtetit.
Çdo ditë përballemi me vafrëri ekstreme. Të gjithë janë pa punë. Ardhja jote është shumë kënaqësi sepse je i vetmi që vjen në kembë dhe qan hallin me ne.
Ai tjetri vetëm merr votën dhe nuk vjen kurrë të na shohë.
Gjysma e popullsisë është atje në male, të cilët janë pa drita, pa bukë, pa ujë.
Largimi i kuksianëve ka ndikuar shumë keq. Është zbrazur. Vendosja e taksës në Rrugën e Kombit është shumë kriminale. Ne nuk kemi asnjë të drejtë. Mbylli universitetin. Tokat janë të gjitha të përmbytura. Lekët e hidrocentralit i merr për vete.
Ne nuk kemi nevojë të na japë ai lek, ne duam të jemi të barabartë si i gjithë populli shqiptar.
Duam shpronësimin urgjent sepse me ato lek paguajmë taksat e tatimet.
Ne duam vende pune, të jetojmë si të gjithë shqiptarët.
Ti je ndihma jonë.

Kemi dy dogana, një në Kalimash një në Morinë. Jemi më të izoluarit. Dy dogana.
Basha: Gjendja është më e rëndë. Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari, a ka mundësi me e heq Kukësin e me ja çu Kosovës që të mos kemi votën e kuksianëve. Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t’i larguar nga shtëpitë e tyre dhe Kukësi kja shkallën më të lartë të emigracioni në të gjithë Shqoipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e Universitetit, mbytja dhe shkatërrimi i biznesit, ka goditur Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.
Zotohem para jush, çdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë kundër kuksianëve, ju premtoj që do ta zhbëjnë që në javët tona të para në pushtet.
Duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t’ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë.
Do të zerojmë taksën. Ju e arritët një sukses dhe i treguat rrugën se si komunikohet me Edi Ramën.
“Do ta kthejmë Kukësin në qendrën universitare të veriut të Shqipërisë”. Ky qe një ndër premtimet konkrete me përfitim të drejtpërdrejtë për qytetarët, që kreu i opozitës bëri sot në Kukës.
“Ne do të rihapim Universitetin e Kukësit. Rihapja e universitetit do të rikthejë këtu fëmijët tuaj, me kosto më të ulët. Do të financojmë praninë e pedagogëve në mënyrë që këtu të jetë një qendër universitare e kërkimit shkencor, e trajnimit profesional.

Basha: Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ndodhet sot në qarkun e Kukësit, në kuadrin e përgatitjes së protestës kombëtare të 16 Shkurtit. Dy qenë premtimet më të mëdha që Basha u bëri banorëve të këtij qarku në veçanti: heqja e taksës në rrugën e Kombit dhe rikthimin e universitetit. Basha theksoi se duke qënë se Rama tashmë është faktuar si kryeministër i paligjshëm, i mbetet vetëm një javë kohë për t’u larguar.
Plani i Ramës për të shkretuar Kukësin nuk do të ecë, theksoi Basha. “Një nga hapat kryesore do të jetë rihapja e Universitetit të Kukësit, që bijtë dhe bijat tuaja të studiojnë këtu me kosto të ulët dhe të ngremë këtu një qëndër universitare. Ne gjermanët i kemi në krah dhe do të ndërtojmë modelin gjerman, që gjysmën e kohës të mësojë dhe gjysmën e kohës të bëjë stazh. Ne do të bëjmë që Kukësi të jetë qëndër universitare që të vijnë këtu edhe nga Prizreni…”.
Duke i mëshuar rëndësisë së protestës së 16 Shkurtit, kreu i opozitës tha: “Ju keni detyrimin për t’i dhënë vendit, zgjidhjen që politika nuk ia jep. Je kapur në flagrancë si kryeministër i paligjshëm. Duhet të largohesh nga ajo karrige. E ka mohuar dhe tani ka vetëm një javë kohë”.

Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari: a ka mundësi ta heqë Kukësin e t’ia çojë Kosovës?! Që të mos e kemi votën e kuksianëve!
Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t’i larguar nga shtëpitë e tyre! Kukësi ka shkallën më të lartë të emigracioni në të gjithë Shqoipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e Universitetit, mbytja dhe shkatërrimi i biznesit, ka goditur Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.
Zotohem para jush se çdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë kundër kuksianëve, do ta zhbëjmë që në javët tona të para në pushtet, duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t’ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Do të zerojmë taksën! Ju e arritët një sukses dhe i treguat rrugën se si komunikohet me Edi Ramën”.

Shqiptari kapet në Itali me 4.5 kg kokainë të pastër

Një shqiptar është prangosur nga policia italiane pasi i është gjetur një sasi e madhe kokaine.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari me inicialet S. J., është ndaluar ndërsa udhëtonte me automjetin e tij në një nga daljet e autostradës Buonfomello-Termini Imerese, pranë Palermos.
Policia e Palermos në Itali ka arrestuar një korrier shqiptar droge me 4.5 kg kokainë të pastër, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e mbi 130 mijë eurove.
Pas një kontrolli rrugor e me ndihmën e qenit antidrogë Elisir, në automjetin e shqiptarit është gjetur kokaina e fshehur në një vend të modifikuar enkas pranë airbagut në anën e pasagjerit.
Kokaina e një cilësie shumë të pastër ishte e ndarë në 4 pako me një peshë totale 4.5 kg.
Shqiptari i arrestuar S. J., është vënë në pranga e është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Basha në Kukës: Do të zerojmë taksën që u ka vënë Rama, do të rihapim universitetin

Kreui i PD, Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në Kukës, ku po zhvillon takime me banorët e zonës.
Këta të fundit, gjatë takimit me Bashën janë ankuar për taksën në Rrugën e Kombit dhe faktin se ndihen të diskriminuar dhe me më pak të drejta se një minoritet.
Pjesë nga bashkëbisedimi i Bashës me kuksianët
Tregtar ambulant: Jemi tregtarë ambulantë që paguajmë rregullisht taksat shtetit.
Çdo ditë përballemi me vafrëri ekstreme. Të gjithë janë pa punë. Ardhja jote është shumë kënaqësi sepse je i vetmi që vjen në kembë dhe qan hallin me ne.
Ai tjetri vetëm merr votën dhe nuk vjen kurrë të na shohë.
Gjysma e popullsisë është atje në male, të cilët janë pa drita, pa bukë, pa ujë.
Largimi i kuksianëve ka ndikuar shumë keq. Është zbrazur. Vendosja e taksës në Rrugën e Kombit është shumë kriminale. Ne nuk kemi asnjë të drejtë. Mbylli universitetin. Tokat janë të gjitha të përmbytura. Lekët e hidrocentralit i merr për vete.
Ne nuk kemi nevojë të na japë ai lek, ne duam të jemi të barabartë si i gjithë populli shqiptar.

Duam shpronësimin urgjent sepse me ato lek paguajmë taksat e tatimet.
Ne duam vende pune, të jetojmë si të gjithë shqiptarët.
Ti je ndihma jonë.
Kemi dy dogana, një në Kalimash një në Morinë. Jemi më të izoluarit. Dy dogana.
Basha: Gjendja është më e rëndë nga ajo kur isha këtu. Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari, a ka mundësi me e heq Kukësin e me ja çu Kosovës që të mos kemi votën e kuksianëve. Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t’i larguar nga shtëpitë e tyre dhe Kukësi kja shkallën më të lartë të emigracioni në të gjithë Shqoipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e Universitetit, mbytja dhe shkatërrimi i biznesit, ka goditur Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.
Zotohem para jush, çdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë kundër kuksianëve, ju premtoj që do ta zhbëjnë që në javët tona të para në pushtet.
Duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t’ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë.
Do të zerojmë taksën do të rihapim univresitetin në Kukës. Ju e arritët një sukses dhe i treguat rrugën se si komunikohet me Edi Ramën.

Shënohet viktima e katërt nga gripi i derrit, mjekja jep alarmin: 10 pacientë në reanimacion

Janë konfirmuar 4 vdekje në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”për shkak të virusit AH1N1, brenda një jave. Viktima e fundit ka qenë një grua 75 vjeçare nga Lushnja.
Gruaja ka humbur jetën ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa lajmi është konfirmuar për Fax News nga doktoreshë Silvana Bala. Ajo ka ardhur në gjendje të rëndë nga spitali i Lushnjes, ndërsa ka qendruar 8 orë në gjendje jete në spitalin Shefqet Ndroqi.
Mjekja shprehet më tej se 10 pacientë të tjerë me virusin AH1N1 ndodhet në reanimacion, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar aktualisht në spital.
Bala ka thënë se ende nuk mund të flasim për një alarm nga gripi në vendin tonë.
Këshilla si të mbrohemi nga gripi
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes faqes zyrtare ka publikuar material informuese me qëllim parandalimin e përhapjes së gripit në popullatë.
Gripi
Aktualisht Shqipëria gjendet në sezonin e gripit stinor. Të gjitha të dhënat e mëposhtme vlejnë për të mbrojtur popullatën nga virusi i gripit dhe sidomos format e rënda të tij të cilat shkaktojnë insuficienca të rënda respiratore.
Gripi nuk duhet të neglizhohet dhe që në shenjat e para të tij konsultohuni me mjekun e familjes. Mjeku i familjes duhet të vlerësojë me seriozitet të gjitha shenjat me të cilat çdo i sëmurë dyshohet i infektuar me virusin e gripit. Perdorimi i medikamenteve kundër Gripit si Tamiflu është i përshtatshëm vetëm me rekomandimin e mjekut dhe kur ai e shikon të nevojshme. Ndiqni masat e mëposhtme sidomos ato të higjenës respiratore dhe të përgjithshme.

Vaksinimi me vaksinën e Gripit ndonëse jo me një efikasitet të lartë ka vlerë edhe tani.
Çfarë është gripi dhe si mbrohemi prej tij?
Gripi sezonal është një infeksion viral akut shkaktuar nga virusi i gripit, i cili përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu. Gripi mund të prekë çdo njeri në çdo grupmoshë.
Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjate teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit. Më rrallë një individ mund infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të ndotura me këtë virus dhe pastaj individi të prekë gojën apo hundën e tij me duart e infektuara.
Një individ i infektuar mund të infektojë të tjerët 1 ditë para se simptomat të shfaqen deri në 5-7 ditë pasi është sëmurë. Simptomat shfaqen 1-4 ditë pasi virusi është futur në trup. Pra ju mund ta transmetoni virusin dikujt tjetër përpara se ta kuptoni që jeni sëmurë, gjithashtu e transmetoni virusin edhe kur jeni të sëmurë.
Shenjat e gripit
Shenjat më të zakonshme të gripit janë:
Temperaturë e lartë, kollë, dhimbje fyti. Shenja të tjera të mundshme janë: lodhje, dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje të hundëve si dhe dhimbje muskujsh.

Çfarë mund të bëjmë për tu mbrojtur nga virusi i gripit
Tre hapat që duhen të ndiqen për të luftuar gripin janë: vaksinimi me vaksinën kundër gripit, marrja e masave të nevojshme cdo ditë për të parandaluar përhapjen e virusit të gripit si dhe përdorimi i medikamenteve antivirale nën përshkrimin e mjekut.
Mënyra më e mirë e parandalimit të virusit të gripit është vaksinimi me vaksinën kundër gripit.
Vaksinimi mbron vete personin si dhe ndihmon në mos përhapjen e gripit.
• Vaksinimi cdo vit është e rëndësishme pasi virusi i gripit është i paparashikueshëm, pasi viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti nga vaksina e bërë bie me kalimin e kohës.
• ISHP rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mënyra e parë dhe më e mirë për tu mbrojtur nga gripi.
• Vaksina e gripit mund të reduktojë sëmundjet prej gripit, vizitat tek doktori, mungesat në punë dhe në shkollë prej gripit si dhe parandalon shtrimet në spital si rrjedhojë e gripit.
• Vaksinën kundër gripit duhet ta bëjnë të gjithë individët në risk të lartë për të zhvilluar komplikacione të rënda ndaj gripit si:
o Fëmijët mbi 6 muaj
o Gratë shtatzëna
o Individë me sëmundje kronike si astma, diabeti, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje pulmonare si dhe individët e moshës mbi 65 vjeç.
• Vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur vetveten dhe sidomos pacientët të cilët janë në grupet në risk.
Nuk duhet të vaksinohen me vaksinën kundër gripit: persona qe kanë alergji nga veza, persona në gjendje akute me temperaturë, persona që kanë pasur reaksione të mëparshme si dhe fëmijët nën 6 muajsh.
Veprimet e përditshme të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.

• Mundohuni të evitoni kontaktet e afërta me individë të sëmurë.
• Nëse jeni të sëmure qëndroni në shtëpi për të paktën 24 orë.
• Nëse jeni të sëmurë evitoni kontaktet me të tjerët pasi virusi i kripit është shumë ngjitës.
• Mbuloni hundën dhe gojen me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni pasi ta keni përdorur.
• Lani duart shpesh dhe me sapun dhe ujë ose përdorni solucione duarsh me alkool.
• Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.
• Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar me virus.
Konsultohuni me mjekun per mjekimin me ilaçe kundër gripit.
• Ilaçet kundër gripit mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip, dhe të rekomanduara nga mjeku.
• Ilaçet kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes.
• Ilaçet ndaj gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën që ju jeni të sëmurë. Ato mund të parandalojnë edhe komplikacionet e rënda që mund të vijnë nga gripit.

Protesta e studentëve një bombë pa siguresë në duart e Edi Ramës

Nga Fatmir GUDA

Tanimë mund të thuhet se greva e studentëve pothuajse nuk po ndihet më në formën dhe përmasat me të cilat filloi. Jehona e saj sidomos gjatë muajit dhjetor, ku pati dhe kulmin e vet padiskutim ishte ndodhia më europianiste, që shqiptarët kanë prodhuar me vetëdije të lartë qytetare në 28 vite tranzicion.
Ata, të rrinjtë e auditoreve studentore në të gjithë vëndin, farkëtuan mes tyre krejt natyrshëm një kallje date për pushtetin, i cili nga një arrogancë sunduese me frymë autoritarizmi, krejt papritur u mblodh sa një grusht, e personifikuar më së miri në fytyrën dyll të verdhë dhe zërin pothuajse të fikur të kryeministrit, i gatshëm të pranonte gjithçka për të shpëtuar karrigen e vet.
Goditjet e kësaj proteste ndaj qeverisë gjetën një dakortësi mbarë kombëtare duke u shndëruar rreze shprese për qytetarët dhe një bombë vrastare për pushtetin e Edi Ramës. Ndaj dhe ky i fundit vuri në përdorim të gjitha metodat dhe mekanizmat e pushtetit për të mos lejuar shpërthimin e bombës, së cilës për fatin e saj tashmë ju arrit t’i hiqej siguresa.
Pra, sot që po flasim kjo bombë pa siguresë, pavarsisht statusit nëse ka arritur akoma të bjerrë apo jo në dorë të Edi Ramës, përbën padyshim një rrezik potencial për pushtetin e kryeministrit, në derë të cilit, sapo është duke ardhur ndërkohë një tjetër sulm frontal, demonstrim force i paralajmëruar nga opozita.

Më 16 shkurt është njoftuar nga lideri i opozitës mbajtja e një proteste kombëtare në bulevardin para kryeministrisë dhe nuk do përbënte aspak çudi, që po në këtë moment të gjejë terren për shpërthim zëmërata e akumuluar edhe e protestës studentore, e cila megjithse të krijon përshtypjen se po bie në dorë të kryeministrit, tashmë i ngjan detonatorit pa siguresë.
Kjo pasi dihet shumë mirë që me përjashtim të meremetimit të disa fasadave të fjetinave studentore, asnjë nga 8 pikat e kërkesave të tyre nuk po merret më në shqyrtim për zgjidhje. Madje qeveria ka deklaruar zyrtarisht shyrjen në kohë të fillimit të diskutimit të tyre.
Pjesa më rezistente e protestës studentore është bërë pothuaj e vetëdijshme se arritja e qëllimeve të tyre nuk ka më luksin të arrihet pa një front gjithëpërfshirës dhe duke mbajtur larg faktorët me peshë dhe përfaqsim të gjerë social, qofshin këta edhe politikë.
Natyrisht bashkimit të këtyre risqeve më 16 shkurt po u friket qeveria, e cila po ndjek me shumë interes edhe një rritje të entuziazmit opozitar gjatë masivitetit të takimeve që po zhvillon në qytete të ndryshme të vëndit kreu i opozitës në dakortësi totale ndaj protestës për rrëzimin e Edi Ramës.
Se ç’pasoja do ketë shpërthimi i tyre, padyshim që këtë do ta përcaktojë data 16 Shkurt, pasi ky moment do shënojë dhe kontaktin e parë që pushteti do ketë me forcën e opozitës në rrugë, e cila në vartësi të drejtimit që do të marrë përplasja është investuar më solemnisht se kurrë më parë në çmotimin e atij që ajo e quan rregjim kriminal dhe kleptokratik të Edi Ramës.

Reagimi fortë ndaj ministres Gjonaj: Zonja pulë, bëhu trime dhe trego përse u hoq burri yt nga Tatimet

Anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri ka reaguar ndaj Ministres së Drejtësisë lidhur me replikat e saj me Monika Kryemadhin.
Guri nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar që Gjonaj të tregojë arsyen e vërtetë pse burri i saj u largua nga tatimet. Sipas Gurit, bashkëshoriti i saj u largua për korrupsion dhe shantazh ndaj bizneseve.
“Tani bëhu trime dhe tregojua arsyen, po nuk e munde dot frikën të ndihmoj unë: u hoq për korrupsion dhe shantazh ndaj biznesësve, që donte t’u grabiste mundin dhe gjakun”
Më tej Guri shkruan se dhjetra punonjës në ministrinë e drejtësisë kanë fituar gjuqet por ministrja nuk kthen në punë, por u bën shantazhe me anë të sigurimi të shtetit.
“Po dhjetra punonjës në ministrinë e drejtësisë, që kanë fituar gjyqet, që ti moj pulë e rilindjes nuk i kthen në punë sipas ligjit, por u bën shantazhe si të sigurimit të shtetit me ata që të kanë mësuar dhe që ti i di , këtu në mëmëdhe, por edhe në Kosovë”.
Pergjigje per pulen e kryeministrit ne ministrine e drejtesise
Zonja pule tregoju njerezve perse u hoq burri yt nga tatimet dhe pikerisht nga Komisioni Disiplinor i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe me firmen e Drejtores se Pergjithshme te Tatimeve Briseida Shehaj.
Tani behu trime dhe tregojua arsyen, po nuk e munde dot friken te ndihmoj une: u hoq per korrupsion dhe shantazh ndaj biznesesve, qe donte tu grabiste mundin dhe gjakun.

Edhe gjyqet i fitoi fet e fet se kishte ty minister te rilindjes, ndersa qindra te tjere torturohen me vite per te drejten e tyre.
Po dhjetra punonjes ne ministrin e drejtesise, qe kane fituar gjyqet, qe ti moj pule e rilindjes nuk I kthen ne pune sipas ligjit, por u ben shantazhe si te sigurimit te shtetit me ata qe te kane mesuar dhe qe tI i di , ketu ne memedhe, por edhe ne Kosove.
Ketyre punonjesve kur s’ja dole dot ndryshe per ti hequr, u cove auditin e ministrise se financave te vajzes se tezes tende, qe e ke sekretare te pergjithshme se keshtu jeni ju te rilindjes nepotizem I gjalle.
Doje ti hiqje me cdo kusht se shikonin bemat e tua te gjithfarshme dhe te nxirrnin bojen krejt, me shume se c’te ka dale dhe c’do te te dale…
Punonjesve te thjeshte u shqeve tu heqesh edhe buken kurse Nezar Seitajt I dhe letren qe te bente pushime ne Itali.Mos fli e qete se Nezari do te te lere akoma edhe per shume kohe pa gjume….
Do sqarohet pune e Nezarit shume afer eshte,atehere presim te te shohim cpergjigje do japesh,por sdo te na e japesh neve por SPAK¬-ut qe do te vonoje fare pak qe te shkoje ne vend.
Naten e mire. Ndjese e ku ke gjume te le Nezari ty te flesh???