30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

“Ofshet” e popullit i kanë lënë Zotin qeverisjes

Pirro GUREMANI

Çfarë nuk po shohim e çfarë nuk po dëgjojmë në këtë vendin tonë dhe si një profeci po kuptojmë se sa të drejtë paska pasur Edi Rama kur ka thënë “nuk keni parë gjë akoma”. Është populli i tërë dhe ata “një milionët” e votave që po mbarset me “ofshet” e dhimbjes nga keqqeverisja e një njeriu që nuk paska të ngopur me vuajtjet që po i shkakton popullit të tij që po e trajton si një skllav në duart e mafiozëve të qeverisjes dhe kriminelëve të rrugëve.
“Ofshet” e popullit janë të rrezikshme jo thjesht për një nejri, por edhe për një grup njerëzish që i sjellin atij vuajtje në jetën e tij. Çfarë ka mbetur më për të provuar një shoqëri si kjo e jona që po përballet me fasadat dhe mashtrimet, me vjedhjet e paskrupullta dhe me pedonalet e qyteteve që nuk i hyjnë në punë askujt, po përjeton mungesën e shpresës se ka ndonjë dritë jeshile, por njëherazi po përjeton krimin, burgun, drogërinë, hajdutërinë e bankave dhe hajdutërinë me koncesione.
Shpesh kemi dëgjuar ndër njerëz që thonë se “ruaju nga ofshet e popullit, se janë të rrezikshme”. Po mund të kuptojë këtë fjalë të urtë një njeri si Edi Rama që në krye të qeverisjes po na prezantohet si harbut dhe i pangopur me pasuri, pasanik dhe i pashpirt, që manifeton si në fasadë piktura tallëse deri edhe me personalitete të botës politike, në një kohë që haptaz tallet me fukarallëkun e një popullti që po flet me vete nga varfëria.
Një djalë mbyti me duar nënën e tij, sepse e kishin hequr nga puna dhe mendja si një kokërr gruri e çoi në zullumin më të madh të jetës së tij sa të mbyste atë që i kishte bërë kokën. I ka ikur mendja popullit që tanimë nuk di se çfarë të bëjë dhe ku është kufiri mes së drejtës dhe të padrejtës, ku qëndron e mria në raport me të keqen, sepse padrejtësia po bëhet normë dhe e keqa po bëhet pjesë e jetës së shqiptarëve.  Dhe këto të gjitha kanë një kosto të rëndë për një popull që nuk po orientohet se kë voton dhe kë sjell në pushtet dhe më pas shpërthen në “ofshe” mallkimesh që nuk dihet se kur zënë vend. Janë “ofshet” e një nëne që jep shpirt dhe një babai që nuk ka se me se të ushqejë familjen, janë “ofshet” e një gruaje që dhunohet dhe vritet në sytë e fëmijëve, por edhe të një plaku e plake që nuk po mbushin barkun me bukë dhe nuk gjejnë ilaçe shërimi për shëndetin e tyre që gjithnjë e më shumë rëndohet. Dhe të gjitha këto janë momentet e jetës së një populli që i është sosur durimi.
Nëse mësuam se çfarë janë “ofshorët” që do të thotë para të hajdutëve pa djersë dhe përvetësim i pasurisë kombëtare në forma korruptive, historia ka treguar se asgjë në këtë botë nuk ikën pa marrë hak dhe pa dhënë llogari, se vërtet ka një Zot që shikon dhe gjykon dhe i jep drejtësinë gjithkujt që është në të keqen me popullin e tij. Veçanërisht ka një këshillë popullore që thotë “ruaju nga “ofshet” e të varfërit dhe të nëpërkëmburit”.
Para ca kohësh dëgjova ministren Mimi Kodheli që tha një batutë pak a shumë të tillë që “i kam lënë Zotin”. Nuk ka rëndësi se kujt ia tha, por fakti që këtë fjalë me ofsh e tha një ministre që është pjesë e një qeverisjeje që nënshtron një popull dhe vjedh qytetarët e tij, i vret me kriminelë dhe i poshtëron deri edhe me forma moderne, nuk ka Zot që e dëgjon këtë lutje të kësaj ministreje, se ajo i kthehet në të kundërt se helikopteri i kësaj ministrie mori dy jetë njerëzish pa shkak dhe në enigmë të plotë dhe ministra kërkon të gjejë shpëtim tek Zoti. Jo nuk ngjit, por kthehet në të kundërtën e saj.
Ajo çfarë po shohim e po dëgjojmë në këtë Shqipërinë tonë është baza më e sigurtë se këtë qeverisje do ta zërë haku i popullit për mashtrimin dhe humbjen e shpresës, për krimin dhe varfërinë që e zhyti në depresion. Ne e kemi besuar pa mëdyshje të madhin Faik Konica kur ka thënë se, “Populli shqiptar ka disa veti shumë të mira … por një bandë maskarenjsh, rryshfetxhinjsh, hafijesh dhe dallaverxhinjsh kanë zënë të gjithë pozitat kyçe në politikën e vendit dhe është fare e pamundur t’i shkulësh”. Ndoshta këtu mund të nisë zbatimi i filozofisë së shkuljes së kësaj bande me ose pa kollare me çdo mjet, se “ofshet” e njerëzve nuk mund të shkojnë kot dhe nuk bëhen më “ofshoret e Panamasë për llogaritë e qeveritarëve të pabesë dhe të pashpirt.

Dogana e Kosovës: Do krijojmë lehtësira tregtare

Dogana e Kosovës si rezultat i kompjuterizimit të procedurave doganore të cilin e ka arritur ta zhvillojë si koncept bashkëkohor, ku tanimë kemi për herë të parë në Ballkan zhdoganimin e mallit pa-letër si dhe shumë procedura të reja të cilat janë zhvilluar si pjesë e reformës së filluar gjatë vitit 2014. Tani Dogana ka në plan që gjatë javës së ardhshme të lançoi tutje procedurën e re elektronike për krijim e lehtësirat për biznesin.
Plani i doganës parasheh që të gjitha dërgesat mallrave të cilat hyjnë në kanalit e verdhë (rreth 80% e të gjitha dërgesave) të përfundojnë procedurat doganore për jo më shumë se 5 minuta nga momenti i deklarimit të tyre, kjo nënkupton që të gjitha deklarata doganore të cilat deri më tani janë proceduar nga ana e oficereve doganor ti kalojnë në procesim sistemit elektronik, vetë sistemi elektronik do ti procedojë deklaratat unike doganore në kanalin e verdhë.
Për këtë qëllim, sot drejtori i përgjithshëm z. Lulzim Rafuna me bashkëpunëtor takoi kryetarin e Odës Ekonomike zt. Safet Gerxhaliu si dhe kryetarin e agjentëve doganor (shpedicioneve) ku u diskutuan lehtësirat për zhdoganimin e mallrave. Në ketë takimi drejtori i përgjithshëm z. Rafuna prezantoi dhe kërkoi mendimin e biznesit si dhe agjentëve doganor lidhur me këtë ndryshim që pritet të ndodhë. Duhet theksuar se kjo iniciativë e doganës u mirëprit nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e agjentëve doganor që ofruan përkrahjen maksimale të tyre.
Gërxhaliu në përfundim të takimit theksoi ”Iniciativat e doganës duhet të zgjerohen edhe tek institucionet tjera, pasi dogana ka bërë shumë për biznesin prandaj edhe ne e përkrahim fuqishëm. Viti 2016 edhe një herë u dëshmua si vit i diskutimit publiko privat me qëllim të avancimit të agjendës ekonomike”

Diaspora, 752 milionë euro për Kosovën

Dërgesat nga diaspora gjatë vitit që lamë pas kanë arritur kulmin duke arritur në 752,4 milionë euro, apo 58,7 milionë euro më shumë sesa në vitin paraprak. Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), po shihet qartë se shuma e dërgesave nga diaspora është duke u rritur nga viti në vit.  Gjatë vitit që lamë pas sipas të dhënave të BQK-së shihet se 190,2 milionë euro në vendin tonë kanë ardhur përmes bankave, 314,3 milionë euro përmes agjencive për transfere të mjeteve, si dhe 247,9 milionë euro kanë ardhur përmes rrugëve tjera pa e saktësuar se sipas cilave rrugë behët fjalë.
Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare të BQK-së shihet se gjatë vitit 2014 dërgesat nga diaspora ishin 693,7 milionë euro.
Po ashtu, dërgesat nga diaspora gjatë vitit 2013 ishin në vlerë prej 620,8 milionë eurosh, gjatë vitit 2012 ishin në vlerë prej 605,6 milionë eurosh, gjatë vitit 2011 ishin 584,8 milionë euro, gjatë vitit 2010 ishin në vlerë prej 584,3 milionë eurosh. Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë vitit 2009 nga diaspora për në vendin tonë erdhën hiç më pak se 585,7 milionë euro, gjatë vitit 2008 erdhën 608,7 milionë euro, gjatë vitit 2007 erdhën nga diaspora 515,6 milionë euro, gjatë vitit 2006 bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës dërguan në Kosovë 467,2 milionë euro, në vitin 2005 ata dërguan 418 milionë euro, si dhe gjatë vitit 2004 ata dërguan 357 milionë euro.

Përralla nga “moderniteti”!!!

Luçiano BOÇI

I tillë ishte “recitimi” që Rama bëri sot me rastin e 90-vjetorit të gjimnazit “Qemal Stafa”!
Hapi thesin si gjithmonë. Foli për “modernizim” të sistemit, për “reforma” e arritje. Për tekste “të jashtme” e kurrikul “me salltanete” perëndimore.
“Harroi”, ose me saktë bëri sikur harroi që dje për shkak të këtij modernizimi “të jashtëzakonshëm” të qeverisë së tij, 10 nxënës e mësues të Pukës, rrezikuan jetën në një aksident dramatik, siç rrezikojnë një pjesë e madhe çdo ditë.
Ato transportoheshin me një mjet arkaik, por “modern” për k/ministrin. (foto poshtë)
10 veta, mësues e nxënës bashkë, “të bërë sardele”, të futur me zor politik, në një makinë për katër persona, tip “Fuoristradë”.
“Modernisht” krejtësisht pa dokumenta dhe me një shofer-roje, si pjesë e gjeneratës tjetër!!
Foli për mësues të shquar, por harroi përçmimin e plotë të sotëm ndaj figurës së mësuesit!
Nuk tha asnjë fjalë për trajtimin poshtërues politik që i bëhet atij.
Nuk përmendi as mungesën absurde të vlerësimit material e moral të mësuesit.
Shmangu të thotë që në këto vite “të modernitetit”, qeveria e tij ka bërë investime qesharake në shkolla.
E që në Shqipëri klasat kolektive shtohen si “këpurdhat pas shiut”, sepse askush nuk e ka mendjen tek cilësia dhe kujdesi për fëmijët tanë.
Që dhuna në shkolla është fenomen endemik dhe ai “modernisht” si K/ministër “rri e vështron”!
Ose reciton ndonjë poezi!
Por në vend të poezive, do kishte bërë mirë dhe kështu njëherë të vetme në jetën e tij do ishte treguar i sinqertë me mësuesit, nqs do lexonte sot, para tyre, letrën që Entela Kasi, mësuesja e dikurshme e “Qemal Stafës” dhe e Gregut, ja dërgonte muaj më parë.
Po ju kujtoj, me këtë rast, z. K/ministër piskamën e dhimbjes së saj, të ish-mësueses së gjimnazit, ku ju “rrëfyet e recituat”, përrallën e modernitetit tuaj të pështirë.
Ajo është një ulërimë për gjendjen ku e keni zhytur arsimin, që ju e quani “gjendje moderne”:
“Sot, e shoh të pamundur të ushtroj detyrën time si mësuese në një mjedis të dhunshëm, ku janë përmbysur të gjitha vlerat dhe mbi të gjitha ku triumfon dhuna.
Sot, unë nuk mundem të jem përballë drejtuesish të tillë e garantuar dhe e sigurt në ushtrimin e profesionit tim.
Sot unë e shoh të pamundur që të ushtroj detyrën time, duke edukuar të kundërtën e dhunës, vlerat universale të lirisë tek nxënësit e mi, të cilët unë mësuesja e tyre nuk kam fuqi t’i mbështes apo mbroj nga e keqja me të cilën përballen në çdo minutë të kohës së tyre në shkollë”.
Të paktën, për moralin tënd, t’i përmendje emrin! Gjithsesi përralla-marrëzi e juaja nuk e zbeh urimin e të gjithëve, për gjimnazin “Qemal Stafa”:
“Nderime për stafet e nxënësit e tij ndër vite! Rrugë të gjatë në përçimin e dijes e vlerave njerëzore!”

KLSH, shifrat e zhvatjes së parave publike

– Në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore në shumën 100,484,212 mijë lekë ose 733.4 milionë euro;
– Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara me shumën 257.7 milionë euro;
– Në fushën e prokurimeve dëmi në vlerën 19 milionë euro;
– Në fushën e shpenzimeve operative, në shumën e përgjithshme prej 533,423 eurosh;
– Në fushën e urbanistikës 462,204 euro;
– Në fushën e shpërblimeve, në shumën e përgjithshme prej 2,019,861 eurosh;
– Në fushën e sistemit të pagave në shumën 346,810 euro.

Qoka me tender e Tahirit, 319 milionë lekë për ofertën më të lartë dhe me një garues

Qendra e Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, institucion nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, ka tenderuar shërbimin “Blerje pjesë këmbimi për grup mjetesh në administrim të QSHAMT-së, si dhe të njësive shpenzuese të Drejtorisë së Policisë së Shtetit”.
Janë dy elementë ato, të cilët e bëjnë dyshuese tenderin në fjalë. Bëhet fjalë për mungesën e konkurrentëve në garë dhe shpalljen e fituesit me 99.9% të vlerës së fondit limit. Siç duket edhe në faktet e mëposhtme, në garë është paraqitur vetëm një ofertues. Ky i fundit është subjekti “Universal”.
Ndërkohë, referuar publikimit të fundit nga Agjencia e Prokurimeve Publike, në njoftimin e shpalljes së fituesit nuk është vendosur fondi limit. Por sipas një kërkimi të “citynews”, rezulton se fondi limit i tenderit në fjalë është 31 645 054 lekë të reja pa TVSH. Ndërsa fituesi, konkurrenti i vetëm në garë, është shpallur me vlerën 31 280 000 lekë të reja pa TVSH. Pra, siç duket edhe nga shifrat zyrtare, tenderi është fituar me 99% të vlerës së fondit limit.
Faktet e renditura nga “citynews” lindin dyshime se kemi të bëjmë me favorizim të një ofertuesi në tenderin e Ministrisë së Brendshme, të drejtuar nga ministri Saimir Tahiri.

BSH: Qeveria e rriti borxhin me 645 milionë euro

Departamenti i Statistikave në Bankën e Shqipërisë ka publikuar së fundmi një raport ku ofrohen të dhëna mbi borxhin e jashtëm bruto të Shqipërisë. Në raport specifikohen sasitë e borxhit sipas zërave; ndërsa Banka e Shqipërisë shprehet se borxhi qeveritar zë peshën më të madhe dhe se ky borxh ishte 24% më i lartë në vitin 2015 krahasuar me vitin paraardhës. Sipas raportit, sektori me peshën më të madhe në stokun e borxhit të jashtëm mbetet sektori i qeverisë së përgjithshme. Në fund të periudhës (dhjetor 2015), borxhi i jashtëm i këtij sektori ishte rreth 3 miliardë e 293 milionë euro ose rreth 24% më i lartë ndaj një viti më parë (2014). Rritja i dedikohet rritjes së stokut të huave afatgjata me rreth 504 milionë euro dhe emetimit të eurobondit, i cili solli një zgjerim të stokut me rreth 141 milionë euro”.
Pra, bëhet fjalë për një rritje të borxhit qeveritar në vlerën e 645 milionë eurove në total sipas Bankës së Shqipërisë. Rreth 79% e stokut të borxhit është borxh afatgjatë kryesisht në formën e huave, ndërsa pjesa tjetër është borxh afatshkurtër kryesisht i marrë nga sektori bankar. Sektori i qeverisë së përgjithshme zotëron pjesën kryesore të borxhit të jashtëm me rreth 43% të vlerës së përgjithshme. Pjesa tjetër është e shpërndarë midis bankave (17%), sektorëve të tjerë (17%), autoritetit monetar (1%) dhe si hua midis kompanive (22%).
Raporti global mbi borxhet që u publikua së fundmi nga dy organizatat gjermane Misereor dhe Erlassjahr.de ka shkaktuar diskutime në radhët e ekspertëve dhe analistëve shqiptarë të ekonomisë. Panaroma e raportit ishte e zymtë, duke vlerësuar edhe se borxhet shtetërore kundrejt donatorëve të jashtëm në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion janë në rritje prej vitesh dhe kanë arritur, ndërkohë një shumë të përgjithshme prej rreth 5,4 bilionë dollarë, rritje e cila përshkruhet si pesë herë më e madhe se para 25 vjetësh. Referuar raportit, 108 shtete konsiderohen si “me borxhe kritike”.
Raste dramatike paraqiten në periferinë europiane si në Kroaci, Serbi, Ukrainë e Shqipëri. Këtyre u shtohen edhe vende si Gambia, Gana dhe Mauritania në Afrikë, India e Pakistani si dhe Libani e Jordania në Lindjen e Mesme. Dr. Selami Xhepa, dekan i Fakultetit të Biznesit, në Institutin Kanadez të Teknologjisë thotë se, shqetësimi i ngritur në raportin e Misereor dhe Erlassjahr.de është i njohur dhe diskutuar prej kohësh në ambientet e brendshme akademike dhe kërkimore, duke e konsideruar atë si një nga rreziqet serioze me të cilat vendi mund të përballet në të ardhmen. Sipas tij, një arsye është se edhe në nivelet më modeste te borxhit publik, nën 60% të PBB-së, kostoja e shërbimit të borxhit ka qendruar në nivele 3.4-3.8% të PBB-së, një shumë kjo e konsiderueshme, pothuaj sa 60% e totalit të investimeve publike të vendit.

Padi në gjykatë për Veliajn

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës kanë dorëzuar dje në Gjykatën Administrative një padi ndaj Veliajt, për mosrespektimin e vazhdueshëm të ligjit në lidhje me informimin. Veliaj dhe bashkia e tij nuk i janë përgjigjur asnjërës prej dhjetëra kërkesave për informacion e transparencë, që kanë bërë këshilltarët e PD, lidhur me paligjshmëritë në ndërhyrjen tek Parku i Liqenit, tek prokurimet e bëra apo shkarkimet nga puna.
Kreu i këshilltarëve, Leonard Olli u shpreh për mediat se që nga data 20 tetor i vitit të kaluar ku këshilltarët e djathtë kanë kërkuar informacion në lidhje me masterplanin e Liqenit të Tiranës, si dhe në lidhje me informacione mbi projekte të tjera të Bashkisë, nga kjo e fundit nuk i ka bërë të disponueshëm asnjë informacion.
“Sot jemi përpara një realiteti absurd, sepse jemi detyruar t’i drejtohemi gjykatës në mënyrë që Bashkia Tiranë dhe kryetari i saj të marrin mundimin dhe të informojnë këshilltarët bashkiakë për atë çka ndodh sot në Bashkinë e Tiranës. Edhe pse në emër të këshilltarëve i kemi dërguar dhjetëra kërkesa me shkrim Bashkisë Tiranë, duke filluar që nga data 20 tetor, kur ka qenë dhe kërkesa e parë për t’u informuar për masterplanin e famshëm të liqenit dhe ndërhyrjet më pas që po bëheshin aty, por edhe informacione të tjera që lidhen kryesisht me punën e bashkisë; me pushimet nga puna, me ndërhyrjet e ndryshme në pjesë të ndryshme të qytetit, të cilat në gjykimin tona ka një mungesë të theksuar transparence, në raport me shndërrimin e sheshit ‘Nënë Tereza’ në muajin dhjetor si pedonale për aktivitet biznesi, në raport edhe me elementë të tjerë paligjshmërie, për fat të keq edhe sot që flasim, Bashkia Tiranë, z. Veliaj, në flagrancë të plotë, shkel ligjin duke mos dhënë asnjë informacion”, tha ndër të tjera Olli.
Kreu i këshilltarëve të djathtë bëri të ditur se ligji për vetëqeverisjen vendore, nenin 51, pika 3 e të cilit saktëson në mënyrë eksplicite, se këshilltari me kërkesën e tij informohet për gjithçka dhe në çdo kohë nga kryetari i Bashkisë. “Kjo mungesë transparence ka vijuar në të gjitha mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Ky është teatri absurd që ka krijuar në këtë moment Veliaj në funksionimin e Këshillit Bashkiak. Bunkerizim total i Bashkisë, terr i plotë informativ dhe për më tepër në mungesë të respektimit të ligjit që nuk është në varësinë apo dëshirën e z. Veliaj”, u shpreh Olli.

PBDNJ: Rama-Kokëdhima, terror ndaj qytetarëve dhe gjenocid me pronat në Himarë

Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut ka akuzuar dje Ramën e Kokëdhimën se po kryejnë një “gjenocid” të mirëfilltë me pronat në Himarë. Përmes një deklarate për mediat, PBDNJ deklaron se të ashtuquajturat projekte në zonën e bregdetit nuk janë gjë tjetër veçse përpjekjet e dyshes Rama-Kokëdhima për të tjetërsuar pronat e për t’i përvetësuar ato. “Këto ditë të Javës së Madhe dhe të Shenjtë të Pashkës Ortodokse, por njëherësh edhe të pragçeljes së sezonit turistik, Dhërmiu dhe Vunoi në veçanti dhe gjithë Bashkia e Himarës në përgjithësi janë vënë ‘nën pushtimin’ e buldozerëve, skrapeve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Diku me evokim selektiv të ligjit dhe diku të ‘maliqit’, vjelin haraçe, prishin objekte, tjetërsojnë prona. Kërcënojnë çdo familje individualisht dhe kultivojnë panik kolektiv”, thuhet në deklaratën e PBDNJ.  “Frymëzimet Kokëdhima-Rama të mishëruara në ‘projekte zhvillimi’ për bregun e Jonit synojnë tjetërsimin tërësor të statusit pronësor në dëm të pronarëve të ligjshëm privatë, komunitarë dhe kishtarë. Thirrja jonë i drejtohet së pari zotit Rama që të ndërpresë menjëherë këtë ndërmarrje që prek caqet e një ‘gjenocidi pronësor’ dhe së dyti komunitetit ndërkombëtar që të kthejë vështrimin dhe të shikojë se si trajtohet komuniteti historik i Himarës nga qeveria e një vendi kandidat të BE”, citohet më tej në deklaratën e PBDNJ.  Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut ka lëshuar akuza të forta dje kundër Koço Kokëdhimës dhe terrorin që ai po ushtron në qytetin e Himarës përmes IKMT, duke prishur objektet e bizneset e qytetarëve të ndershëm me qëllim ndërtimin e bizneseve të tij. PBDNJ Dega Himarë ka bërë të ditur se, në mënyrë të përsëritur, me veprime selektive nga ana e qeverisë, shkatërrohen objekte të ligjshme në Himarë, ku dora e ekzekutimit IKMT vepron në mënyrë të kundraligjshme, të cilat kanë vetëm një qëllim: të dëmtojnë në mënyrë të përsëritur dhe të pakorrigjueshme veprimtarinë ekonomike dhe demografinë të komunitetit helen në Himarë.

Rama kërkon borxh nga paratë e kujdesit shëndetësor të qytetarëve

Kriza financiare ka detyruar qeverinë të kërkojë edhe paratë e sigurimeve shëndetësore, që janë pagesa të qytetarëve për efekt të kujdesit të garantuar shëndetësor. Përveç parave që shpenzohen nga Drejtoria e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, ky institucion ka edhe fondin e vet rezervë. Ky fond vjen nga diferenca e të ardhurave me shpenzimet, pra krijohet nëse qytetarët kanë paguar më shumë lekë se sa kanë marrë shërbime.
Sipas statutit të Fondit, këto para mund të përdoren për disbalancimin e mundshëm të buxhetit gjatë vitit dhe për përballimin e fatkeqësive natyrore. Në të dyja këto raste, përdoret për interesin e qytetarëve. Por qeveria ka marrë disa ditë më parë një vendim të çuditshëm: të përdorë paratë e Fondit për të rregulluar buxhetin e vet. Nëpërmjet një vendimi të datës 20 prill 2016, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar statutin e këtij Fondi, duke shtuar një nen ku i jepet e drejta drejtorit të Përgjithshëm, (me miratimin e Këshillit Administrativ), të investojë këto para në letra me vlerë të qeverisë, deri në lekun e fundit.
Me fjalë të tjera, këto fonde rezervë nuk do të përdoren më për interesin publik, por duket se do të shërbejnë si fonde, të cilat qeveria do i kapë si borxh nëpërmjet skemës së letrave me vlerë.