Zbulohet misteri i vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Arabinë Saudite. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh në Kuvend se, Rama shkoi në Arabi për të rikuperuar paratë që humbi në bankat e Azisë!
“Për të rikuperuar paratë e humbura në bankat e falimentuara të Azisë së Largët, shkon në vendet arabe …”, tha shprehimisht Kryemadhi.
“Kjo është metoda e Kryeministrit; “Gënje, se shqiptarët do ta besojnë”, tha kryetarja e LSI-së. – U tallën të gjithë studentët dje me studentet e ekselencës, që doli se ishte bashkëshortja e një drejtori të naftës në ministri, që punonte në ministri dhe quhej “studente e ekselencës” dhe hidhen në treg si ushqim për njerëzit që kanë mungesë informacioni. Ku ta nisësh dhe ta vazhdosh?!
Ta vazhdosh me taksat e larta, me çmimet e larta, me njërëzit që ikin apo me një kryeministër të papërgjegjshëm, që për të rikuperuar paratë e humbura në bankat e falimentuara të Azisë së Largët, shkon në vendet arabe në mënyrë të tillë për të bërë e lëvruar borxhet e falimentuara të tij dhe që andej fillon e përdor zhargonin e tij elokuent ndaj pedagogëve duke i quajtur qenër!”, nënvizoi Kryemadhi.
Deklarata e fortë: Rama shkoi në Arabi për të rikuperuar paratë që humbi në bankat e Azisë!
Kryemadhi paralajmëron ministren: Kujdes me mesazhet që dërgon, të ka Meta dhe kushërirë!
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj sot në Kuvend akuzoi ministren e Drjetësisë, Etilda Gjonaj pasi ka shantazhuar nërpermjet sms-ve dhe telefonatave gjyqtarët dhe prokurorët.
Sipas Kryemadhit, bashkëshorti i Etilda Gjonajt, gjithashtu është përfshirë në korrupsion, dhe se ka lidhje me Ervis Martinajn dhe shumë pika të tjera bastesh.
“Ilir Meta e ka dhe kushërirë, por kjo nuk më ndalon të flas për shkak të lidhjeve familjare. Nuk ka asnjë lloj mënyre që mund ta mbrojë ministren e Drejtësisë. Ajo ka shantazhuar punonjësit. Ajo mund ta dijë shumë mirë që korrupsioni është Brenda familjes së saj. Le të tregojë ministrja se pse është pushuar bashkëshorti i saj nga puna disa herë.
Të jetë shumë e kujdesshme në telefonatat dhe mesazhet që u dërgon gjyqtarëve dhe prokurorëve. Spese SPAKU do të fillojë nga ato që e shantazhojnë”, tha Kryemadhi.
Kujtojmë se ditën djeshme janë arrestuar katër ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë me akuzën e abuzimeve me tendera. Gjonaj deklaroi dje se janë në verefikim dhe dy ish-ministra të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
Policia mësyn në ambientet e Fakultetit të Filologjikut, studentët: Po na bëjnë presion!
Forca të shumta të policisë kanë hyrë sot në fakultetin e Histori-Filologjisë. Studentët shprehen se u kanë kërkuar policëve leje se pse janë futur brenda, ndërkohë që këto të fundit nuk janë prononcuar. Studentët kanë deklaruar se kjo është një formë kërcënimi për studentët që kanë vendsur të bojkotojnë mësimin.
Studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në përkatësi të çdo departamenti dhe viti arsimor në fakultet kërkojnë nga dekanati i këtij fakulteti garantimin e të drejtës themelore të studentëve, atë për të protestuar.
Nisur nga ngjarjet aspak të këndshme që kanë ndodhur në hapësirën e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, presionit të disa prej pedagogëve në këtë institucion, vendimeve konfuze të Asamblesë dhe segmenteve të caktuara brenda studentëve, të cilët kanë shpërndarë dezinformim në masën e gjerë, ne kërkojmë:
Mosnjohje të asnjë mase disiplinore ndaj studentëve nisur nga data 5 dhjetor dhe në vazhdim.
Garantim të barazisë mes studentëve që zgjedhin të bojkotojnë mësimin deri në plotësim të kushteve të panegociueshme dhe studentëve që zgjedhin të frekuentojnë mësimin.
Studentët, të ashtuquajturit “studentë të bojkotit” të trajtohen të barabartë në sezonin e provimeve, ashtu si edhe ata që zgjedhin frekuentimin e mësimit në periudhën në vazhdim, pa asnjë penalizim.
[UNANIMISHT] Garanci nga Dekanati i fakultetit tonë për mos-djegie të vitit akademik 2018-2019 dhe përfundim të këtij viti akademik deri në 31 korrik 2019.
Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin, presim një vendimin dekanati lidhur me këto çështje sa më shpejt të jetë e mundur.
Berisha: Mazhoranca e përdhunuesve fshehu përdhunimin njësoj si të sëmurës me AIDS nga Balla
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar me ashpërsi nga foltorja e Kuvendit, Kryeministrin Edi Rama dhe Policinë që fshehën abuzimin me të miturën në Kavajë dhe ka zbuluar një detaj tjetër tronditës, teksa ngriti gishtin e akuzës mbi Taulant Ballën, kreun e Grupit të PS.
“Qytetarë! Sot keni para jush mazhorancën e përdhunuesve. Në një krim të shëmtuar që ndodhi në qytetin e Kavajës, përdhunim kolektiv, Policia u njoftua. Policia ishte në anën e përdhunuesve dhe heshti, fshehu krimin.
Shërbimi Informativ njoftoi Kryeministrin dhe ministrat respektivë. Kryeministri ishte në anën e përdhunuesve. Vasalët e tij pa moral heshtën dhe fshehën krimin. Përsëritën të njëjtin skenar këta përdhunues, si tre muaj më parë me djalin e deputeti të tyre;
Përsëritën të njëjtin rast kur një e sëmurë me AIDS sulmoi kryetarin aktual të Grupit për përdhunim….(dhe tregon me gisht në radhët e deputetëve socialistë).
Është dita juaj pra! Nëse nuk i kërreni, nuk do të keni kurrë fëmijë të sigurtë në shkollat tuaja. Këta kanë moralin e përdhunuesve. Këta akuzojnë viktimat!”, tha Berisha.
LIVE – Sali Berisha nga Kuvendi i Shqipërisë.
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 7. Februar 2019
Basha: I keni marrë mesazhet në Berlin, në qershor nuk do të ketë hapje negociatash, përgjegjësi është kryehajduti!
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka bërë një parashikim të hidhur sot në Kuvend lidhur me hapjen e negociatave të vendit me BE-në, por ndërkohë i ka dhënë edhe një paralajmërim të fortë qeverisë.
“Ne e kemi fare të qartë se pse e rrëzuat Vetingun në politikë, tha Basha. Por duhet ta kini fare të qartë se as Shqipëria dhe as Evropa nuk do t’ju lejonë ta vazhdoni më tej këtë maskaradë. Disa prej jush i keni marrë mesazhet në Berlin këtë javë. Në qershor nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë!
Nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë në qershor dhe përgjegjësi i vetëm për këtë është kryehajduti që është ulur në atë karrike me votën e krimit.
Kjo është faturë e rëndë për vendin. Nuk kemi pse ta paguajmë këtë faturë. Thirrni mendjes. Dëgjojini edhe socialistët e ndershëm, të harruarit.
Jepini rrugë politikë, zgjidheni politikisht këtë këtë krizë, sepse më 16 shkurt shqiptarët do ta marrin fatin e tyre në dorë duke nisur me spastrimin e saj nga shërbëtorët e krimit që e kanë vendin prapa hekurave të drejtësisë.
Basha: Në protestën e 16 Shkurtit nuk do të ketë fjalime, por…
Kryetari i PD, Basha deklaroi nga Vora se me 16 Shkurt nuk do të ketë fjaliume, por fjalën do ta ketë populli me revoltën e tij. Kryetari iPD prej më shumë se një jave po zhvillon një tur takimesh me qytetarët për protestën e 16 Shkurtit si dhe për të paraqitur alternativën e PD për një ndryshim të madh ekonomik dhe për të rikthyer në xhepat e qytetarëve paratë që Rama ka propjektuar për veten dhe oligarkët.
Fjala e Bashës
Mjafton të hysh në dyqan, dhe dëgjon të thonë se nuk ka xhiro, nuk ka lek. Si në një dyqan ku më thanë që nuk kanë lek për një bateri. 1/10 shqiptar ushqehet një herë në ditë, gjysma e shqiptarëve mbahet me 5 mijë lek të vjetra ne ditë. Edi Rama bredh nga Berlini tek Sheikët dhe kthehet duke i nxjerrë gjuhën shqiptarëve. Shumë jeni ndjerë të fyer, të tjerë kanë thënë se dukej si majmun. Skandali që zbuloi Zëri i Amerikës tregon se Edi Rama nuk është kryeministër i shqiptarëve, por është i oligarkëve, kriminelëve, Bajrëve, Ndokëve, i llumit. Kjo është një qeveri e llumit.
Vendi nuk ka qeveri, por ka një bandë që nuk ka ardhur me vota dhe nuk ka asnjë arsye t’i shërbejë qytetarëve. Mendon se me banda e krim do të marrë përsëri pushtetin. PD ka një plan dhe program për nxjerrjen e vendin nga kriza ekonomike me mbështetje të perëndimit. – Që ditën e parë do të ulim çmimin e naftës më 300 lek për litër. – Do të ulim çmimin e energjisë për veprimtarinë prodhuese 30-40%, për biznesin e vogël jo më pak se 20% Me një dorë kanë vjedhur nga energjia 4 milionë e gjysëm euro. Janë mjaftueshëm për të trefishuar pensionet dhe pesëfishuar ndihmën ekonomike të Bashkisë së Vorës. Prioriteti ynë është punësimi i të rinjve, këtu në vendin e tyre dhe jo largimi në emigracion.
Basha takon të rinj të cilët thonë se tarifat e universitetit ia kanë vështirësuar mundësinë për studim të mirëfilltë Basha: Përsa i përket taksave të universitetit, kjo nuk do të vazhdojë. Ndaj janë ngritur studentët për këtë qëndrojmë edhe ne si opozitë. Plani ynë është që tarifat universitare për të gjitha familjet që kanë 640 mijë lek të vjetra për të shpenzuar në muaj, t’i zerojmë. T’i përgjysmojmë për ata që kanë të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj të ardhura. Të investojmë që të shkoni në universitet me cilësi. Me laboratorë e mësues të ditur. Do t’ju financojë qeveria deri në 300 mijë lek të vjetra në muaj që të filloni të merrni profesionin. Të shkoni në një kompani që në vitin e dytë ose të tretë të studimeve. Ky është model gjerman dhe jo model që e kemi shpikur ne. Që paratë të mos shkojnë për PPP e hajdutllëqe por për ju, rininë.
Biznesmeni i shkruan Berishës: Droga më falimentoi biznesin e ndershëm!
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një biznesmeni, i cili i kërkon që të ndërhyjë dhe t’i ndihmojë, pasi trafikantët e drogës po falimentojnë bizneset e ndershme.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Droga falimenton bizneset e ndershme ne Narkoshtetin e Kakistokracise!
Lexoni mesazhin e biznesmenit dixhital. sb
Pershendetje z.Berisha! Jemi kaq te mbushur cdo dite halle dhe bizneset qe po ma falimentojne per shkak te trrafikante te droges qe pastrojne parate me super investimet qindra mijera eurosh dhe askush nuk u kerkon llogari! Une nje shtepi shume te vogel bleva ne Tr para 3 vjetesh dhe banka me ka bere nje mal me pyetje se ku i gjeta leket!! Kurse maskarenjt po ma falimentojne ne qe nuk kemi para te llukse e salltanete sic bejne cdo vit keta super kriminela tepelens… Ju lutem z.Berisha beni dicka per Shqiptaret e ndershem… kur do ndershkohen keta maskarenj qe po shtohen si kerpudha fale kesaj qeverie maskareshe, se ka 5 vjet qe vec vuajte po kalojme.
Pse të rinjtë duhet t’i bashkohen protestës mbarë qytetare të 16 Shkurtit?
Stiliano RUSHAJ
Të protestosh është një e drejtë që buron nga vetë kushtetuta, ligji themlor për çdo shtet që përpiqet të garantojë një rend demokratik dhe të konsolidojë një shtet të së drejtës për çdo qytetar. Shqipëria këto vitet e fundit ka pësuar një regres të dukshëm për shkak të një modeli të gabuar të zhvillimi ekonomik e social të bazuar në qeverisje me tipare klienteliste dhe aspak tranparente. Poashtu modeli politik i Rilindjes është në koherencën të plotë me përpjekjen për të rivijëzuar konturet e institucioneve demokratike e kushtetuese të ndërtuara tashmë prej fillimit të viteve 90’, duke e gërryer në vënd të konsolidojë proçesin e demokratizimit të vendit.
Ndaj dhe protestat e studentëve që nisën si një “Dhjetor të dytë” kishin në thelb një kundërshtim ndaj këtij modeli jo të drejtë e në dëm për qytetarët. Ndonëse jo të artikuluara qartë apo të privuara nga ndikimi i grupeve afër qeverisë, arsyet kryesore pse të rinjtë nisën të protestonin ishin ekonomike dhe politike njëherazi. Ekonomike sepse modeli i gabuar ekonomik rrit barrën e taksave për qytetarët por centralizon në mënyrë korruptive rishpërndarjen e tyre vetëm tek një grusht oligarkësh. Ndërsa politike, sepse me kapjen e sistemit të votës së lirë dhe të drejtë, kompromentohet i gjithë proçesi demokratik dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës. Në këtë kuptim 16 Shkurti duhet ti bëjë bashkë studentët e të rinjtë e “Dhjetorit të dytë” për t’iu bashkuar një proteste mbarë qytetare e cila kërkon të rikthejë shpresë dhe zhvillim për dy arsye thelbësorë në funksionimin e një Shqipërie të drejtë.
I. Të rinjtë duhet ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Të rinjtë, profesionistët vazhdojnë të largohen masivisht nga Shqipëria. Mundësia për një arsimim cilësor dhe meritokratik është zbehur dukshëm. Nga ana tjetër, mundësitë për tu punësuar apo vetëpunësuar në sektorin privat janë bërë poashtu të pamundura për shkak të një regjimi taksash aspak të drejtë e favorshëm dhe nga mungesë e theksuar investime të huaja.
Ndërkohë që në Shqipëri, afro një brez i tërë është zhdukur këto 6 vitet e fundit, aq sa sipas një studimi të Bankës Botërore, grupmosha më vitale e popullsisë 15-25 vjeç është zvogëluar nga 25% e popullsisë së përgjithshme në vetëm 20% të popullsisë së përgjithshme. Këta të rinj që i ikin Shqipërisë dhe përfundojnë në vendet e BE, si Gjermania vetëm vitin e fundit kanë qënë një kontribues i rëndësishëm për rritjen ekonomike.
Në Shqipëri rritja ekonomike nuk mund të ndihet nga qytetarët pasi kontribuesit kryesor janë tranzaksionet apo paratë që kanë burim nga trafiqet e lëndëve narkotike dhe ato të korrupsionit qeveritar. Ndërsa në Gjermani të rinjtë e të rejat që kanë emigruar vitin e fundit, sipas Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) i kanë sjellë rreth 1/7 e rritjes ekonomike ose 0.2% nga 1.5% rritjë reale që ka patur vendi. Për ta kontekstualizuar, ekonomia e Gjermanisë është rreth 300 herë më e madhe se ekonomia e vendit tonë, ndaj dhe një shtim prej 0.2% do të thotë plotë 6 miliard euro, ose 3/5 e gjithë ekonomisë sonë, apo 2 buxheti shteti të njëpasnjëshme.
Ndaj nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë, duke mos tu garantuar asnjë e ardhme për të rinjtë, ata të detyruar do vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre masivisht duke kontribuar në vende të tjera dhe jo në Shqipëri.
II. Të rinjtë duhet të kenë mundësi të votojnë në mënyrë të lirë dhe të drejtë. Qytetarëve duhet ti rikthehet pushteti legjitim i votës por vetëm nëpërmjet një qeverie që do mund t’ia mundësojë. Tashmë është e njohur botërisht jo vetëm nga raporti i OSBE-
OHDIR për zgjedhjet e 2017, apo dhe nga studimi i mbështetur prej Bashkimit Europian, që evidentonte se mbi 20% votave ishin tentuar të bliheshin apo ishin blerë përgjatë zgjedheve të përgjithshme të vitit 2017.
Së fundmi edhe instituti mirënjohur suedez “V-Dem”, pranë universitetit të Gotenburgut vlerëson se ndonëse Shqipëria shfaqet si një vend me demokraci liberale nga pikëpamja formale – pra me një ndarje pushteti, ekonomi tregu apo dhe institucione demokratike – në fakt standartet e votimeve janë jo vetëm disa herë nën ato të vendeve të Bashkimit Europian por dhe ato mbeten nën mesataren e vetë vendeve të rajonit të Ballkanit. Ky përkeqësim ka ndodhur sidomos vitet e fundit ç’ka është reflektuar edhe në mungesë të theksuar të debatit publik, e cila nga ana e saj ka prodhuar ligje anti-qytetare siç ishte ai për teatrin kombëtar (ligji Fusha), ligji për arsimin e lartë, apo dhe shumë projekte të tjera korruptive e jo transparente.
Gjithashtu rritja ekonomike që pretendohet nga qeveria, raporti e vë theksin, se nuk ka krijuar mirëqënie por përkundrazi ka shtuar pabarazitë socio-ekonomike, sepse në fakt shumica e popullsisë nuk kanë ndikim në politikat kryesore publike. Kjo në fakt është mjaft e evidentueshme nëse do të vëmë re ndarjen e buxhetit të shtetit, ku pjesën më të madhe e zënë shpenzimet për “PPP”, shpenzimet për konçensione e tendera për oligarkët e qeverisë qëndrore dhe ato të qeverisjes lokale dhe asgjë për mbështjetje të fermerëve, industrisë së lehtë dhe ushqimore, agro-turizmit, sipermarrësve të rinj, profesionistëve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, etj.
Mungojnë në mënyrë të theksuar strategji dhe mbështetje direkte për të rinjtë, studentët, mësuesit, infermierët, mjekët, policët, pedagogët, pensionistët, naftëtarët, puntorët , etj.
Ndaj 16 Shkurti duhet ti bëjë bashkë të gjithë si qytetarë të këtij vendi për të kërkuar dhe protestuar që Shqipërisë ti rikthehet së pari e drejta për të votuar e zgjedhur në mënyrë të lirë dhe të drejtë, dhe së dyti të kenë mundësinë për të zgjedhur një model ekonomik i cili të jetë funksional dhe të sjellë zhvillim të qëndrueshëm për rininë, dhe për të gjithë qytetarët.
Ndryshimi i kufijve, Thaçi zbulon publikisht paktin që ka arritur me Putin: Më konfirmoi se…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet këto ditë në Uashington ku të enjten zhvillohet Mëngjesi i Lutjeve, një aktivitet që tradicionalisht grumbullon në kryeqytetin amerikan udhëheqës dhe zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme të botës. Të martën Presidenti Thaçi ishte ftuar për të folur në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë mbi gjendjen aktuale në Kosovë dhe sfidat me të cilat ndeshet vendi i tij në këtë fazë të rëndësishme të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Presidenti Thaçi ishte i ftuar për një intervistë të drejtpërdrejtë në studiot e Ditarit:
Zëri i Amerikës: Z. President, Uashingtoni bëri sërish thirrje për pezullimin e tarifave që qeveria juaj ka vënë për mallrat nga Serbia. Një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Trump u shpreh, po citoj, “tarifat krijojnë sfida për marrëdhëniet tradicionale, të forta, dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe se udhëheqësit tuaj e kanë të qartë seriozitetin e qëndrimit të Ëashingtonit”. Si i lexoni ju komente të tilla? Përmbajnë ato elemente paralajmëruese për Kosovën?
Hashim Thaçi: Ajo që dua të theksoj qysh në fillim është se çdo herë që kemi qenë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, si Kosovë kemi dalur mirë dhe kemi dalur fitues, qoftë në Rambuje që sot shënojmë 20 vjetorin e fillimit të konferencës, qoftë në procesin e bërjes së pavarësisë, e në të njëjtën kohë edhe tash të themelimit të ushtrisë.
Prandaj çdo këshillë dhe mesazh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të respektohet me përpikërinë më të lartë prej institucioneve të vendit. Por duhet kuptuar edhe diçka, ne jemi ballafaquar si shtet i Kosovës me veprime agresive nga ana e Serbisë, veprime këto që e kanë lënduar shtetin e Kosovës, funksionimin e shtetit edhe në rrafshin e brendshëm edhe në rrafshin ndërkombëtar.
Prandaj, masa e ndërmarrë nga institucionet e Kosovës ka qenë veprim i duhur në kohën e përshtatshme, por në të njëjtën kohë, tash duhet të mendojmë të shikojmë nga e ardhmja dhe e ardhmja është respektimi i një opinioni dominues prej skenës politike për jo heqjen e tarifës, por pezullimin e tarifës, ashtu siç është edhe këshilla prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s, spektrit politik kosovar, nga shoqëria civile, në mënyrë që të hapet rruga për vazhdimin e dialogut mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe në të njëjtën kohë të ruajmë dhe kultivojmë partneritetin me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Tek e fundit, më të çmueshme janë raportet tona të shkëlqyera dhe ruajtja e këtyre raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa ndonjë veprim që e ngulfat Kosovën, e izolon Kosovën apo që në të njëjtën kohë dërgon mesazh se Kosova po luan rolin e destruktivit në proces të dialogut, prandaj një percepsion i tillë nuk duhet të lejojmë që të krijohet në Uashington, në Bruksel dhe as kudo, por veprimi i institucioneve të vendit ka qenë i drejtë.
Zëri i Amerikës: Por si do ta parandaloni këtë gjë kur kryeministri i vendit tuaj këmbëngul që tarifat duhet të mbahen derisa Serbia të njohë Kosovën. A prisni që tarifat të pezullohen?
Hashim Thaçi: Unë pres maturi, veprime të interesit gjithëpërfshirës, të interesit lokal, por edhe të interesit të investimeve strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s. Nuk mund te kemi sukses të vetmuar në asnjë proces. Është një Amerikë, nuk janë disa. Ne bashkë kemi fituar lirinë dhe pavarësinë dhe SHBA-të ishin të vetmet që na mbështetën për themelimin e ushtrisë, prandaj është e njëjta Amerikë dhe duhet të kemi parasysh se veprime të mëtutjeshme do të jenë të koordinuara mes institucioneve të vendit, megjithëse pushtetet janë të ndara, por duhet të shikojmë më tepër në interesin strategjik sesa në interesin politik ditor.
Zëri i Amerikës: A jeni optimist se tarifat do të pezullohen së shpejti?
Hashim Thaçi: Jam optimist në vendime të drejta, në vendime strategjike, jam optimist se Kosova nuk do ta merr barrën e bllokadës së procesit të negociatave. Ne kemi insistuar që të vazhdojë dialogu, pavarësisht taksës, por kemi një këshillë këmbëngulëse edhe prej Uashingtonit edhe prej Bashkimit Evropian, që së paku për disa kohë, tre mujore ose katër mujore, të pezullohet kjo çështje që t’i hapet mundësi e re vazhdimit të dialogut dhe mundësi arritjes së një marrëveshjeje paqësore në mes të dy vendeve.
Zëri i Amerikës: Siç u shprehët edhe ju, tarifat duhet të pezullohen që të fillojë dialogu i bllokuar me Serbinë…
Hashim Thaçi: Unë nuk pajtohem në asnjë rrethanë me kushtëzimin e Serbisë për dialog, por e kemi këtë realitet të tarifës dhe kushtëzimin nga Serbia prandaj duhet të manovrojmë për të gjetur një zgjidhje kreative në mënyrë që t’i hapet mundësia vazhdimit të dialogut.
Zëri i Amerikës: Dje në takimin që patët në Këshillin e Marrëdhënieve me jashtë, organizata më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara e cila grupon ekspertët më të mirë të politikës së jashtme amerikane, ju u shprehët për një korrigjim të lehtë të kufijve. Çfarë nënkuptoni me këtë?
Hashim Thaçi: Unë e kam theksuar edhe më herët, e ritheksoj edhe sot se unë punoj që në kuadër të përmbylljes së dialogut Kosovë-Serbi të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që nënkupton zgjidhjen përfundimtare të çështjes së të zhdukurve, të refugjatëve, të edukimit, të shëndetësisë, të trashëgimisë kulturore serbe, artefaktet arkeologjike, që i hap mundësi zhvillimit ekonomik dhe që në fund benefiti për Kosovën do të jetë njohja nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran, anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, njohja edhe prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian dhe hapet mundësia për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian. Tash do të punojmë për një zgjidhje kreative në fund, ku të dy palëve do t’u plotësohen interesat edhe shtetit të Kosovës dhe të Serbisë. por edhe interesat e investimeve strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Dhe natyrisht se në fund nuk ka njohje mes dy vendeve pa definimin e qartë të kufijve ndërshtetërorë Kosovë-Serbi. Unë e kam theksuar edhe më herët e ritheksoj edhe sot se punoj dhe mendoj se do ishte shumë e logjikshme përfshirja e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në territorin e Republikës së Kosovës duke mos i cenuar në asnjë rrethanë resurset e shtetit të Kosovës, as Gazivodën, as veriun e Mitrovicës, as Trepçën dhe as hapësirat e tjera.
Zëri i Amerikës: A ka tjera vija të kuqe Kosova që nuk duhen cenuar? Për shembull, komunat që janë në veri, komunat me shumicë serbe flas, a janë ato pjesë e negociatave që mund të ndodhin?
Hashim Thaçi: Vijë e kuqe për Kosovën është nën një, që nuk ka dialog ku nuk ka siguri për njohje nga Serbia në fund dhe për t’i hapur mundësi anëtarësimi Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Pa këto dy gjëra nuk ka kuptim asnjë dialog.
Zëri i Amerikës: Në qoftë se kjo marrëveshje do të nënkuptojë njohje nga Serbia, anëtarësim në OKB, por do të kërkojë si shkëmbim që të negociohen kufiri verior i Kosovës për rajonet me shumicë serbe, a është kjo pjesë e negociatave?
Hashim Thaçi: Unë nuk mund të përgjigjem në diçka që nuk është kërkuar dhe nuk mund të përgjigjem në diçka që mund të shtrojë si çështje Serbia, por mund të konfirmoj se askush nuk ka hedhur në tavolinë hartat. Por ajo që mund të them përsëri është se marrëveshja do të arrihet ndërmjet dy vendeve sovrane me njohje reciproke.
Zëri i Amerikës: Atëherë si e shpjegoni faktin se ekspertë, ish zyrtarë, analistë në Shqipëri, në Kosovë, në pjesën perëndimore, të gjithë flasin për mundësinë e ndryshimit të kufirit, jo thjesht definim, që është bërë ndërmjet Kosovës e Malit të Zi apo në mes të Kosovës e Maqedonisë. Ju jeni shprehur për korrigjim të lehtë që përpara ka qenë tabu dhe nuk hapej, tashmë ju e keni hapur.
Hashim Thaçi: Korrigjim të kufirit Kosova ka bërë edhe me shtetin e Maqedonisë, unë e kam nënshkruar. Korrigjim të kufirit ka bërë edhe me Malin e Zi, unë e kam nënshkruar. Ka pasur trazira, ka pasur probleme, gaz lotsjellës, ka pasur demonstrime, dërgime të mesazheve jo të mira për shtetin e Kosovës në botë por në fund të gjithë janë bindur se marrëveshja ka qenë e drejtë dhe e saktë. Në të njëjtën kohë, ne që kemi një kufi, një territor me Serbinë rreth 410 kilometra, duhet definitivisht ta definojmë para përmbylljes së marrëveshjes apo si kusht për përmbyllje të marrëveshjes për njohjen reciproke. Nuk ka njohje reciproke pa definimin e vijave kufitare. Tash unë opinionet e ndryshme i respektoj por mund të them se me saktësi dhe qartësi mund të flasin vetëm ata që janë në proces, ndërsa të tjerët janë opinione të lira.
Tash, shteti i Kosovës ka themeluar delegacionin shtetëror, ata dje kanë qenë në Bruksel dhe janë duke diskutuar çështje të interesit të rëndësishëm për shtetin e Kosovës për mundësinë e përmbylljes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, kështu që duhet të kemi besim te njerëzit që janë zgjedhur nga parlamenti, delegacionin shtetëror, në ata njerëz që kanë edhe integritetin, fuqinë dhe legjitimitetin e legalitetin e institucioneve në Kosovë, tjetër gjithçka do të jetë transparente dhe marrëveshja ne fund ratifikohet nga parlamenti ose përmes një referendumi, kështu që gjithçka do të jetë e hapur dhe informuese botërisht dhe shumë transparente për qytetarët e vendit, sepse askush nuk do të mund të vendos i vetëm, por vendimmarrja përfundimtare i mbetet parlamentit të Kosovës pastaj edhe të autoriteteve të Serbisë siç është edhe me Greqinë e Maqedoninë me rastin e arritjes së marrëveshjes ndërmjet tyre.
Zëri i Amerikës: Dukej që në momentin e parë kur u hap çështja e kufijve, ju keni krijuar shumë kundërshtarë dhe këta kundërshtarë thonë që presidenti nuk po na informon sa duhet dhe ka një mungesë të transparencës për këto që po ndodhin. Ka edhe të tjerë që thonë se po të dinë më shumë, ndoshta ne do të jemi mbështetës të tij. Përse mendoni që është bërë gjithë ky debat i madh në qoftë se kufijtë nuk janë kërkuar apo shtruar?
Hashim Thaçi: Ne jetojmë në një rajon me konspiracione dhe paranoja që unë i kuptoj plotësisht. Kundërshtime ka pasur edhe në konferencën e Rambujes por ne ja kemi dalur mirë. Kundërshtime, refuzime dhe demonstrime ka pasur në rastin edhe të arritjes së marrëveshjes së Vjenës për dokumentin e presidentit Ahtisari prej nga doli pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës. Është fat që kishte unitet pas katër vitesh për themelimin e ushtrisë së Kosovës, sepse kishim një mundësi të tillë në vitin 2014. Tash natyrisht është faza përfundimtare, i kuptoj shqetësimet e sinqerta por në të njëjtën kohë sikur të kisha diçka më tepër natyrisht se do flisja, por nuk kam çfarë të them më tepër nga ajo që sot delegacioni shtetëror ka në duart e veta, është duke diskutuar dhe unë do të shkoj në Bruksel vetëm kur të kërkohet nga autoritetet e Bashkimit Evropian, prej delegacionit shtetëror, prandaj sot adresa e përgjegjësisë për zhvillimin e dialogut mbetet tek delegacioni shtetëror i Kosovës konkretisht nga zoti Limaj dhe zoti Ahmeti. Kështu që, mendoj se definivisht duhet të hiqen konspiracionet, dilemat sepse procesi ka qenë, është dhe do të jetë plotësisht transparent.
Zëri i Amerikës: Zoti president, në qoftë se nuk ka ndonjë element të ri të ndryshimit të kufijve, të definimit të kufirit, të korrigjimit të lehtë të kufirit, atëherë përse po thuhet që momenti është tani. Me këtë që thoni ju, në qoftë se nuk ka ndryshim kufiri, kemi të njëjtat negociata me të gjitha çështjet që ju përmendët por pa elementin e ri të kufirit, ky është ai elementi i ri që ka shkaktuar debate të mëdha. Besoj që ka diçka, ka diçka për kufijtë dhe kjo pikërisht është ajo që u mungon analistëve që thonë se jemi të painformuar?
Hashim Thaçi: Sot kritikë për këtë proces janë edhe disa që mua më kanë këshilluar që të pranoj autonomi të Kosovës nën Serbi, do të thotë edhe para viteve 1998, por edhe pas çlirimit. E lëmë këtë anash. E kuptoj reflektimin dhe avancimin në ide, por pyetja ime për kritikët apo skeptikët është; cila është zgjidhja sipas tyre, si mund të na njeh Serbia neve, si mund ta bindim Rusinë për t’u anëtarësuar në OKB? Pse është momenti tani? Është momenti sepse në Rambuje, Serbia nuk ka marrë pjesë në nënshkrim, e ka refuzuar marrëveshjen, në Vjenë e ka refuzuar ndërsa tash është në tavolinën e diskutimit dhe shpreh vullnet për të diskutuar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje. Do të jetë shumë vështirë të arrihet marrëveshja dhe mund të them lirisht se vetëm një përgjegjësi e lartë burrështetase mund të reflektojë për vendimmarrje për nënshkrimin e marrëveshjes, sepse nuk do të jetë e lehtë as për Kosovën, nuk do të jetë e lehtë as për Serbinë. Por ajo që mund të them është kjo, që Serbia është përfshirë në dialog ka shprehur vullnetin për të diskutuar dhe mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, përndryshe për ne nuk do të kishte fare kuptim ky proces. Por në të njëjtën kohë edhe Rusia ka dërguar mesazhe që nëse palët merren vesh ne do ta mbështesim, gjë që më ka konfirmuar edhe mua personalisht presidenti (Vladimir) Putin por edhe përmes zëdhënësit të Kremlinit. Tjetër, po theksoj që momenti dhe e kemi të angazhuar plotësisht në udhëheqje edhe Bashkimin Evropian dhe mbështetje të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vet presidentit Trump, prandaj gjithë faktorët global janë të fokusuar, të interesuar dhe ne për mundësitë tona që i kemi nuk mendoj se do të mund ta mbajmë këtë fokus ndërkombëtar për kauzën tonë. Përndryshe do të vazhdojmë të mbesim në një konflikt të ngrirë, me potenciale që vazhdimisht të kthehemi tek tragjeditë e së kaluarës, do të mbesim në një status quo që për mua paraqet dëm, është e rrezikshme dhe rikthim prapa për Kosovën. Ata që flasin për kutinë e Pandorës, kjo kuti është e hapur në Ballkanin perëndimor, unë mendoj se një marrëveshje paqësore e mbyll kutinë e Pandorës.
Zëri i Amerikës:A jeni optimist që marrëveshja mund të arrihet këtë vit?
Hashim Thaçi: Jam optimist, realist.
Zëri i Amerikës: A jeni sot më optimist se sa ishit para disa muajsh, apo jeni më pak sot?
Hashim Thaçi: Definitivisht sot jam më optimist se sa kam qenë më herët, shpresoj që nesër të jem edhe më optimist se sot dhe unë ftoj gjithë spektrin politik për reflektim në interes shtetëror, mbi politikat ditore, apo grupore, apo partiak. Besoj në pjekurinë e spektrit politik gjithashtu edhe të shoqërisë civile, të mediave, të njerëzve opinionbërës, sepse marrëveshja paqësore Kosovë-Serbi nënkupton kurrë më luftë në mes të serbëve dhe shqiptarëve, nënkupton paqe përfundimtare dhe ne pastaj e kemi si shtet i Kosovës rrugën për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, Serbia e ka rrugën e vet. Përndryshe, do ta bllokojmë njëra tjetrën, në perspektivën euro-atlantike Kosovën dhe të ardhmen evropiane për Serbinë. E kemi obligim arritjen e kësaj marrëveshjeje edhe për hir të fëmijëve tonë, fëmijëve të fëmijëve tonë, sepse do të hapet mundësia e transformimit të plotë të shoqërisë në Kosovë sepse nuk do të merremi ne si udhëheqës me akuza ndaj Serbisë për të fituar vota por me vizion, me program zhvillimor, krijimin vendeve të punës, mirëqenien sociale dhe natyrisht reformat demokratike në rend, ligj, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, sepse është përzier patriotizmi me qeverisje që nuk vlerësohet ndonjëherë a është e mirë apo e keqe, por mjafton të jesh patriot apo të akuzosh Serbinë, je në rregull, por t’i nuk po sjell jetë më të mirë për qytetarët e vendit.