37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Victor Orban ja kush janë “idiotët e dobishëm” në PE

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban akuzon rëndë kritikët e tij në PPE. Ai i quan ata “idiotë” dhe paralajmëron vazhdimin e politikës së tij të deritanishme.
“Idiotë të dobishëm” janë majtistët, kritikët e tij në Partitë Popullore Evropiane (PPE), theksoi kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”. “Përderisa ata besojnë se po bëjnë një luftë shpirtërore, në fakt po u shërbejnë interesave të të tjerëve, kundërshtarëve tanë.”
Udhëheqësit e partive kryesore kristiandemokrate dhe konservatore kanë kërkuar këtë javë që partia e Orbanit, Fidesz të përjashtohet nga gjiri i familjes së Partive Popullore Evropiane. Edhe kandidati kryesor i PPE në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat zhvillohen në maj, politikani gjerman Manfred Weber, ka mbështetur këtë mundësi.
Raportet e vështira
Orbani pranon se aktualisht kemi një “thyerje” në raportet gjermano-hungareze. Kjo ka ndodhur “për shkak të dallimeve në çështjen e migracionit”. Hungaria insiston që “kombet të kenë të drejtën të mbrohen; Gjermania ka një filozofi tjetër”, pohon kryeministri djathtist hungarez. Orban mendon se kriza me refugjatët nuk ka përfunduar. “Të gjitha ato që kemi përjetuar në vitin 2015, do të përsëriten edhe më fuqishëm”, pohon Organ. Në vendet arabe dhe vendet me popullatë me ngjyrë në Afrikë po vazhdon të shtohet numri i banorëve. Së shpejti atje nuk do të ketë ushqime të mjaftueshme për të gjithë. Hungaria megjithatë është e vendosur që të mbrojë kufijtë ve vet.
Orban në këtë kontest flet për një rregull të ri në politikën e migrimeve. Vendet duhet që këtë “çështje t’ia marrin nga dora Komisionit Evropian”. “Kërkohen metoda, me të cilat mund të jetojmë së bashku, megjithë dallimet që kemi”.
Fushata e re
Fushata e tij kontestuese për këto zgjedhje dhe pankartat kundër komisionerit të BE Jean-Claude Juncker, sipas Orbanit, do të përfundojnë nga mesi i marsit. Por njëkohësisht do të fillojë një fushatë tjetër. “Në fazën e re të fushatës elektorale në pankarta do të jetë – zoti Timmermans”, theksoi Orban. Socialdemokrati Frans Timmermans është zëvendëspresident i Komisionit Evropian të BE, i ngarkuar për çështjet e drejtësisë. Në shtatorin e vitit të kaluar Parlamenti Evropian ka nisur një procedurë kundër Hungarisë, për shkak të shkeljes së vlerave elementare evropiane.

Nga shitës gazi në europarlamentar, historia e njeriut pa shkollë që jep mend në Shqipëri

Knut Fleckenstein, eurodeputet dhe Raportues në Parlamentin Europian për Shqipërinë, ishte pak ditë më parë bashkë me disa kolegë të tjerë të PE-së, në Tiranë, ku komentoi edhe krizën politike në Shqipëri.
Fleckenstein mbajti një qëndrim kundër veprimeve të opozitës, qoftë përsa i takon bojkotit, ashtu edhe dorëzimit të mandateve, ndërsa përkrahu idenë që kandidatët në listat shumëemërore të merrnin mandatet e lëna bosh duke plotësuar vakancën.
Fleckenstein, prej disa vitesh, trajtohet në Shqipëri si një nga figurat politike ndërkombëtare me më shumë ndikim.
Me kostumin e europarlamentarit, Fleckenstein paraqitet si një politikan me eksperiencë të gjatë, këshillat e të cilit janë marrë shabllon për t’u zbatuar nga politikanë shqiptarë, ndërsa e majta në Shqipëri, i ka përdorur si gomone shpëtimi në momente kritike.
Por kush është Knut Fleckenstein, europarlamentari që shfaqet sa herë ka kriza në Shqipëri, që mbështet të majtën dhe që është akuzuar si ndër njerëzit e Soros në Parlamentin Europian?
Referuar CV së publikuar në faqen zyrtare të PE-së, europarlamentari Fleckenstein ka arsimin e mesëm, i mungon diploma universitare, nuk ka eksperiencë politike, ka punuar në tregtinë e gazit dhe naftës, në industrinë e transportit. Ai ka qenë anëtar i SPD-së gjermane në 1974 dhe ska pasur funksione të tjera në drejtim politik.
Me pak fjalë, Fleckenstein është një politikan që në Shqipëri mund të gjesh me dhjetra homologë të tij, me arsim apo eksperiencë, në 28 vitet e pluralizmit shqiptar, apo edhe më parë.
Nëse i referohesh arsimimit ai mund të klasifikohet si shumica e anëtarëve të Byrosë Politike të PPSH-së dhe ndoshta mund të ketë po aq klasë shkollë sa Haxhi Lleshi, Pali Miska, Lenka Çuko etj. Por Fleckesntein rezulton se ka pasur më shumë shkollë se bie fjala Koci Xoxe, që ka pasur 4 klasë, apo Beqir Balluku.

Ndër politikanët e 28 viteve të fundit, Fleckenstein mund të krahasohet me Sadri Abazin, Rrahman Rrahjën, Armando Prenga, Lefter Koka, etj, për të mos përmendur këtu edhe mininalisht 9 ligjvënës që kanë mbaruar Universitetin pa pasur diploma të shkollës së mesme.
CV zyrtare e Knut Fleckenstein
Curriculum vitae (The MEP is solely responsible for the information published)
Arsimimi (Kualifikime dhe Diploma)
1974-1974 : Shkolla e Gramatikës, ‘Obelsrater’ në Hamburg
1974-1976 : Edukim i Lartë, (jo universitar) dhe specializime të tjera, Commerzbank AG
Karriera Profesionale
1978-1984 : Ka punuar në tregtinë e gazit dhe naftës në sektorin si dhe fusha të tjera
1984-1991 : Kreu i Departamentit të Marrëdhënieneve me Europën, Këhsilli i Hamburgut, (Sektori publik/qeveritar dhe të tjera)
1991-1994 : Ka punuar në industrinë e transportit (Sektori privat dhe të tjera)
1994-2009 : Manaxher, Manager,Federata e Punonjësve Samaritan, në Hamburg/ (Shoqata JO Qeveritare dhe fusha të tjera)
Karriera Politike
Detyra të mbajtura nga partitë politike si dhe sindikatat kombëtare
1974-… : Anëtar i SPD
1994-2004 : Anëtar i SPD, Ekzekutiv Rajonal në Hamburg
2007-2009 : Anëtar i SPD, Ekzekutiv Rajonal në Hamburg
2008-… : Anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet me Europën për SPD, pozicion i mbajtur nga
Institucionet e Bashkimit Europian
2009-… : Anëtar i Parlamentit Europian
Aktivitete të Tjera
2007-… : Anëtar dhe Kreu i Bordit të Drejtuesve në BERTINIPREIS e.V, Hamburg
2007-2009 : Anëtar i Ekzekutivit në Forumin Social-Demokrat dhe Kulturor në Berlin

“Boldnews.al”

Të jetosh si në luftë, mbi 20 atentate e zjarrvënie të pazbardhura në Vlorë

Pesë makina u dogjën të parkuara para një kompleksi pallatesh në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë më 26 shkurt. Policia njoftoi se ngjarja, ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit. Zjarrvënia u përcaktua si e qëllimshme. Pranë makinave u gjetën dy bidonë 5 litërsh me benzinë, me të cilët dyshohet se u spërkatën automjetet para se tu vihej flaka.
Policia identifikoi si shenjestër të mundshme makinën e drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Vlorës, Gentian Sherifaj. Ngjitur me të ndodheshin makina e bashkëshortes dhe tre mjete të tjera të cilat po ashtu u dogjën.
Sherifaj, i cili është edhe në hetim nga prokuoria e Vlorës për koncensionin e parkimeve, mohoi i pyetur nga policia të kishte konflikte që mund të kishin sjellë këtë akt. Sherifaj refuzoi të komentonte ngjarjen për BIRN.
Djegia e makinave të Sherifajt dhe tre personave të tjerë nuk është ngjarje e veçuar. Në të njëjtën zonë të Vlorës në fund të janarit u dogjën 3 makina. Sipas policisë makinat një Smart dhe një Audi ishin në pronësi të Ervis H., ndërsa një Land Rover është në pronësi të hallës së tij. Pronarët e makinave të djegura kanë në bashkëpronësi një lokal pranë gjykatës së Vlorës, ndërsa policia bëri me dije se zjarrvënia është e qëllimshme pasi makinat nuk ishin pranë njëra tjetrës.
Për asnjë prej ngjarjeve policia nuk ka njoftuar arrestim autorësh. Ndërkohë në dy vitet e fundit 2017-2018 BIRN identifikoi 19 raste zjarrvënie dhe shkatërrimi makinash apo dyersh shtëpie përmes eksplozivëve në qytetin e Vlorës.

7 në vitin 2017 dhe 12 në 2018-tën. Dy persona janë plagosur rëndë prej këtyre atentateve.
Statistikisht policia nuk i ndan këto ngjarje nga djegia e kullotave dhe pyjeve duke i klasifikuar si “shkatërrim prone”, megjithëse motivet e tyre janë të ndryshme. BIRN mësoi ndërkohë se numri në rritje i atentateve paralajmëruese nuk është shoqëruar me zbulueshmëri. Nga të dhënat prej Gjykatës së Rrethit Vlorë, asnjë prej rasteve nuk është dërguar për gjykim dhe sipas policisë e prokurorisë shumica e tyre janë pa autorë.
Situata ka alarmuar operatorët turistikë. “Vlora është qytet turistik, nuk mund të identifikohet vazhdimisht si qytet krimi”, i tha BIRN Vasil Bedinaj, kreu i shoqatës së operatorëve turistikë për Jugun e vendit.
Për banorë të Vlorës ajo duhet të ndryshojë menjëherë, ndërsa ka mbjellë pasiguri edhe për të dalë në rrugë. Hajrie Shabani, i tha BIRN se qyteti kishte humbur sigurinë. “Nuk dimë çfarë mund t’ju ndodh fëmijëve në rrugë. Kjo situatë me këto vrasjet e tritolet nuk është normale”, thotë Shabani.
Bedinaj beson se problemi qëndron te policia lokale. “Ne si shoqatë turizmi kërkojmë nga Ministria e Brendshme spastrimin e ekponentëve të policisë të cilët janë dorëzuar përpara personazheve të krimit. Mendojmë se është shumë e thjeshtë të dënohen keqbërësit nëse kemi punonjës policie me integritet e të pa përlyer”, tha Bedinaj.

Fajin te zbuleshmëria e ulët e krimit e gjen edhe kreu i gjykatës së Vlorës Skënder Haluci. Haluci tha se zbuleshmëria e këtyrë “ngjarjeve kriminale nga ana e policisë dhe prokurorisë është “zero”. Haluci thotë se vetëm “rritja maksimale e zbulueshmërisë dhe krimit”, mund të sjellë reduktim të këtyre ngjarjeve.
Por policia thotë se përdorimi i zjarrit dhe eksplozivit nuk lë pas shumë gjurmë dhe se megjithë përpjekjet, një pjesë e mirë e këtyre ngjarjeve mbeten pa autorë. I pyetur nga BIRN, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj tha se zbulimi i këtyre ngjarjeve ishte mjaft i vështirë. “Kjo është një problematikë e evidentuar edhe në qarqe të tjera të vendit”, tha Shehaj.
Sipas drejtuesit të policisë zgjidhje do ishte paisja “me kamera sigurie e qyteteve kryesore të vendit”. Megjithatë kamerat edhe në rastet kur kanëe filmuar ngjarjen nuk kanë shërbyer shumë për ta zbardhur atë.
BIRN mësoi se policia nuk kishte hetues të specializuar në këtë fushë dhe se megjithëse kishte ekspertë kriminalistë laboratori i vetëm për gjurmë daktiloskopike ndodhej në Tiranë. Në kofidecialitet punonjës të policisë pranuan se motivet kryesore të këtyre atentateve janë pazaret e prishura të drogës apo përfshirja në aktivitet kriminale, kjo ka bërë që në shumicën e rasteve viktimat nuk kanë denoncuar autorë të mundshëm.
Sipas policisë në pjesën më të madhe të rasteve personat që goditen prej këtyre akteve nuk pranojnë të kenë konflikte. Ndërkohë që kryesisht për policinë djegia e makinave apo vendosja e tritolit janë mesazhe të koduara që lënë pak gjurmë dhe nuk zbardhen pa bashkëpunim të viktimave.
/BoldNews

Ligji absurd i Ramës për ti kaluar shitjen e cigareve oligarkut mediatik; nuk do lejohet shitja në dyqane

Së shpejti, një paketë cigare nuk do të mund ta blesh dot në çdo dyqan lagje, apo supermarket, apo lokal. Ministria e Shëndetësisë me anë të një projekligji për ndryshimin e ligjit për duhanin, kërkon që pikat e shitjes së produkteve të duhanit të pajisen me një licence të vaçantë. Qëllimi i këtij ndryshimi në ligjin “për mbrojtjen e shëndetit të nga produktet e duhanit” është kufizimi i numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend. Ndryshimet parashikojnë dhe ndalimin e shitjes së paketave me 10 cigare ose më pak. Në fakt qëllimi real ndryshe nga sa pretendon qeveria është që shitja e paketave të cigareve ti kalojë një oligarku meditiak që I vendos gjoba bizneseve dhe nga ana tjetër i shërben në gjunjë qeverisë. Kjo është një tjetër goditje që i bëhet marketeve dhe në të njtën kohë edhe një tjetër shërbim për oligarkinë. Pas këtij ligji do të kemi edhe vendosjen e çmimeve monopol në shitjen e paketave të cigareve.
Në nenin 8 pas paragrafit të parë të shtohen paragrafet me këtë përmbajtje:
“Prodhuesit dhe/ose importuesit e produkteve të duhanit janë të detyruara të lajmërojnë Ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, për çdo produkt të ri jo karakteristik që fut në vend, cigare elektronike apo çdo produkt që do të dalë në treg në vitet e ardhshme”.
“Pikat e shitjes së produkteve të duhanit pajisen me një licencë të veçantë , me qëllim kufizimin e numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend”. Në nenin 11 pas fjalisë së parë të shtohen fjaliame këtë përmbajtje: “Ndalohet shitja e paketave me 10 cigare ose më pak, si edhe e cigareve apo duhanit të dredhur, i cili, ka shije që fsheh atë origjinale si menthol, vanilje etj”.

Akualisht produktet e duhanit shiten në të gjitha supermarketet, dyqanet e vogla, dyqanet e dedikuara, bare, restorante dhe lokale nate dhe në total përllogariten rreth 20 mijë pika formale të shitjes, por pesha që zë tregtia e paligjshme shitjet në rrugë apo tregje të hapura është e konsiderueshme, ku sipas operatorëve të tregut shkon deri në 40%.
Operatorët e tregut pohojnë se kufizimi i pikave të shitjes me anë të një ligji rrezikon rritjen e informalitetit në treg, duke aplikuar çmime më të lira për shkak të mungesës së taksave dhe duke futur në treg produkte të pakontrolluara. Nga ana tjetër ky draft mund të çojë dhe në monopolizimin e tregtimit të këtij produkti përmes kushteve që mund të vendosen për marrjen e kësaj licence.
Në Shqipëri, konsumi i duhanit u reduktua
Pirja e duhanit dhe cigareve ka rënë nga 43% e popullsisë së rritur në 2008 në 35% më 2018 në meshkujt e moshës 15-49 vjeç, teksa është rritur me 1 pikë përqindje pirja e cigares tek femrat për të njëjtën periudhë, sipas një anketë të INSTAT të zhvilluar më 2018 në lidhje me faktorët e riskut që cenojnë shëndetin e popullatës.
Duhanpirësit u reduktuan me rreth 7 për qind përgjatë një dekade teksa qeveria shtrëngoi masat e kundër pirjes së duhanit, kryesisht duke mos lejuar konsumin e tij në ambientet kolektive dhe të mbyllura. Gjithashtu u rrit edhe niveli i taksimit. Rritja e akcizës për disa vite rresht ndaj cigareve, rriti çmimin tyre, duke ndikuar edhe në frenimin e konsumit.
Mirëpo siç shihet nga të dhënat zyrtare, importet e cigareve janë ulur disa herë më shumë se numri i duhanpirësve.Gjatë periudhës 2010-2017, importi i cigareve ra me 31 për qind, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, ndërsa numri duhanpirësve është ulur vetëm më 7%. /Monitor

“Der Spiegel”: Diplomati i lartë europian, BE dështoi në Ballkan, tani pranvera e protestave

FILE PHOTO: Supporters of the opposition party shout slogans during an anti-government protest in front of the Prime Minister Edi Rama's office in Tirana, Albania February 16, 2019. REUTERS/Florion Goga/File Photo

“Ne jemi shteti!”: Në vendet e Ballkanit Perëndimor, njerëzit e pakënaqur dalin në rrugë kundër qeverive të tyre të korruptuara dhe autoritare. BE nuk shikohet më si shpresë për të pakënaqurit – pse jo?
Ekzistojnë dhjetëra mijëra pjesëmarrës çdo fundjavë. Punonjës të thjeshtë, sipërmarrës të vegjël dhe intelektualë, studentë, akademikë dhe pensionistë. Lëvizjet e tyre quhen “Drejtësia për Davidin”, “Një në pesë milionë” ose “Resist!”. Kur ata dalin në rrugë, ata bërtasin: “Hajdutët!”, “Dorëheqje!” ose “Ne jemi shteti!”
Aktivistët në rrjetet sociale e quajnë atë “Balkan Spring” : Protesta në Ballkanin Perëndimor: Në Serbi, Republika Srpska Boshnjake, Mali i Zi dhe Shqipëria po demonstrojnë vazhdimisht qytetarë të pakënaqur kundër sunduesve të tyre të korruptuar dhe autoritarë. Kryesisht të shtunave, disa për disa javë, disa madje edhe për muaj.
Secili rast u shkaktua nga raste individuale që fillimisht ofenduan një publik të vogël, por shpejt u shndërruan në një zemërim të gjerë dhe të përgjithshëm – në lidhje me klientelizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivel qeveritar dhe një jetë me mungesë gjithnjë e më të madhe të perspektivave.
Në Banja Luka, kryeqyteti i Republika Srpska në shtetin e Bosnjë-Hercegovinës, u krijua lëvizja e të drejtave civile “Drejtësi për Davidin” në prill 2018 pas vdekjes së pashpjegueshme të një 21-vjeçari. Për muaj, ajo mobilizoi dhjetëra mijëra njerëz për të protestuar kundër regjimit të korruptuar, represiv të nacionalistit serbo-boshnjak Milorad Dodik.
Në qytetin jo-serb të Krushevcit në nëntor 2018, politikani i opozitës Borko Stefanoviç u rrah brutalisht dhe u plagos rëndë. Që atëherë, dhjetëra mijëra njerëz kanë demonstruar kundër regjimit autoritar të presidentit Aleksandar Vuçiç çdo të shtunë në Serbi, nën sloganin “Një në pesë milionë” në mbarë vendin.
Në Shqipëri, ndër të tjera, në dhjetor të vitit të kaluar, studentët filluan të demonstronin kundër taksave të shkollimit dhe kushteve të mjerueshme të jetesës. Ndërkohë, protestat janë drejtuar në përgjithësi kundër qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama dhe kundër lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar.

Në Malin e Zi në janar, një biznesmen publikoi një video në lidhje me pagimin e ryshfetit prej 100,000 eurosh për partinë e presidentit Milo Gjukanoviç. Ai dhe familja e tij kanë qeverisur vendin për gati 30 vjet duke përdorur metoda të ngjashme me mafien. Çështja “zarf” ka provokuar në vend protestat më të mëdha në rrugë me vite, motoja e tyre: “rezistoni!”
Në vitet e fundit, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka përjetuar në mënyrë të përsëritur lëvizjet individuale të protestave si “Pranvera Boshnjake 2014” ose “Revolucioni Colorful” në Maqedoni në vitin 2016. Aktualisht është e dukshme që njerëzit në rajon po dalin në rrugë pothuajse kudo.
“Për herë të parë në shumë vite, ka një moment në rajon, ku gjithnjë e më shumë njerëz nuk duan të mbyllin sytë tek makinacionet e klikave në pushtet”, – thotë politologu dhe eksperti i Ballkanit Perëndimor Vedran Dzihic nga Universiteti i Vjenës për DER SPIEGEL.
Rajoni ndryshon midis eksodit dhe rebelimit
Ende është e vështirë të parashikohet nëse protestat do të çojnë në ndryshime, tha Dzhiç. Sidoqoftë, elementi kyç është dëshira e qytetarëve për më shumë demokraci dhe vendosmëria e tyre për të mos u frikësuar, thotë Dzhiç.
Dy dekada pas përfundimit të luftërave në Jugosllavi, rajoni luhatet midis eksodit dhe rebelimit. Nga zhgënjimi për mungesën e perspektivave, dhjetëra mijëra njerëz nga Ballkani Perëndimor migrojnë çdo vit. Në të njëjtën kohë, ata që jetojnë në shtëpi po bëhen gjithnjë e më të pakënaqur me kujdesin shëndetësor katastrofik dhe emergjencat arsimore, infrastrukturën e dobët publike dhe problemet mjedisore.
Megjithëse konsiderohet si një farë shprese, Bashkimi Europian ka humbur reputacionin e tij në terren, sepse, në sytë e shumë njerëzve, mbështetet shumë tek udhëheqësit autoritarë si partnerë politikë. Edhe politikanët e BE po shkaktojnë zemërim: Pasi partitë e opozitës në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri deklaruan një bojkot parlamentar, Brukseli nuk u mendua gjatë dhe e preu shkurt me frazat lapidar se vetëm parlamenti mund të ishte skena e një dialogu politik dhe se opozita duhet të kthehej atje. Bojkoti është i kuptueshëm, thotë shkencëtari politik Dzhiç. “Kultura e informalitetit autoritar zvogëlon parlamentet në skena të demokracive false të rajonit”.
Një diplomat evropian i rangut të lartë në Beograd, i cili dëshiron të mbetet anonim, ka një qëndrim të ashpër kundër SPIEGEL-it me BE-në: “Ne jemi dëshmitarë të dështimit të politikës së BE-së për Ballkanin Perëndimor”. Në Komisionin e Europian në Bruksel koherenca dhe mbikëqyrja duket se kanë dështuar. Protestat masive në rajon thjesht nuk arrihen të kuptohen.
Ndoshta kjo është arsyeja pse demonstratave u mungon plotësisht një simbol që shihej shpesh më parë: flamuri evropian.

Baba Zylyfi dhe çanta e tij e zezë! Pse e ndryshoi emrin Baba Taku?

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, Spartak Braho ka ndryshuar emrin e tij, pasi më parë e ka patur Zylyftar Braho.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Baba Zylyfi dhe çanta e tij e zeze!
Lexoni mesazhin e babait dixhital. sb
Pershendetje dr. Baba dixhital nxjer nga canta e zeze e Baba Takut te verteten e ndryshimi te emrit te Spartak Brahos Ne feminine e tij deri ne shkollen e mesme Ai e ka patur emrin Zylyftar Braho shoket e feminise e theritnin shkurt Zylyf por me vone e nderoi emrin dhe e beri Spartak keto jane nga burime mjaft te sigurta te dale nga familja e tij ndersa per veprimtarine here si gazetar here ne komitet te rinise dhe here si prokuror politik dhe vitet 1991 deri me sot si deputet ka lene nam vetem negativitet ka prodhuar dhe vazhdon gati mbi 45vjet ne Durres a thua se Durresit i mungon ky mbivlere qe ne fakt eshte bere i peshtire Me rrespekt Baba Dixhital me cante te zeze.

Hashimi ose Hasha! Hasha në shqip do të thotë rrenë!

Enver Bytyçi

Gjithë jetën e tij Hashim Thaçi ka rrëshqit në politikë përmes rrenës e mashtrimit. Kurrë nuk tha një fjalë të vërtetë, kurrë nuk dëshmoi dinjitet e integritet moral e politik e megjithatë ende është në gjendje të vazhdojë në rrugën e gënjeshtrës e të mashtrimit! Gënjeu për njohjet, sepse premtoi 100 njohje në tre muaj! Gënjeu kur tha se “nuk do të ketë bisedime politike me Serbinë”! Gënjeu njëmijë herë për vizat! Gënjeu kur tha se “nënshkrova marrëveshje me presidentin e Malit të Zi për ta rishikuar demarkacionin pas ratifikimit në parlament”! Gënjeu për Asosacionin, kur tha se “nuk do të ketë kurrë kompetenca ekzekutive”!
Më së fundi, prej më shumë se një viti, po gënjen në ditën për diell gjatë fushatës së tij antikombëtare për ndarjen e Kosovës! Cilat janë gënjeshtrat e tij në këtë periudhë?
Përmes këshilltarit të tij, Bekim Çollaku, në shkurt 2018 njoftoi se “Marrëveshja me Serbinë do të jetë e dhimbshme për Kosovën”! Shqiptarët donin të dinin kuptimin e kësaj dhimbjeje dhe pas shumë debatesh, po këshilltari i tij tha se “Kosova do të detyrohet të lëshojë territore në këmbim të njohjes nga Beogradi”! Kur opinioni publik reagoi me ashpërsi për këtë projekt, atëherë deri në korrik të vitit të kaluar Hashim Thaçi u mor me delegacionet nga Presheva dhe u betua se “do ta bashkojë Luginën e Preshevës me Kosovën”, pa thënë asnjë fjalë se çfarë do të japë në këmbim të saj! Dhe disa akrobatë politikë të Preshevës e besuan. I doli në krah dhe akademiku preshevar, Nexhat Daci.
Së paku nja dy muaj vazhdoi me këtë retorikë, derisa në fillim të gushtit 2018 presidenti i Kosovës shpalli projektin e tij “për korrigjimin e kufijve”! Pardje u betua në Mbledhjen e diasporistëve në Tiranë se “Duhet të kalohet mbi trupin tim që të preket një mm territor i Kosovës”! Dje tha se “Korrigjimi i kufijve do të ndodhë” dhe se është i angazhuar për këtë.

Në 24 orë dy qëndrime: Në njërin rast “I gatshëm të japë jetën për të mbrojtur një mm territor të Kosovës”, pas 24 orësh i gatshëm për korrigjim të kufirit, që do të thotë për t’ia dhënë Serbisë direkt ose indirekt 10 përqind të territorit?! Akrobaci si kjo nuk do të ketë ndodh ndonjëherë në ndonjë vend të botës!
E quan normale që të korrigjohen kufijtë midis Serbisë dhe Kosovës dhe për këtë thirr në ndihmë të gjitha argumentet serbe e ruse. Thotë se “edhe me Maqedoninë dhe Malin e Zi i kemi demarkuar kufijtë”. Por nuk thotë se demarkimi i kufijve me Shkupin e Podgoricën është bërë pasi këto dy kryeqytete e kanë njohur Kosovën. Me Serbinë dëshiron t’I korrigjojë para njohjes!
Thotë se ka edhe raste tjera të korrigjimit të kufijve e përmend Belgjikën. Por nuk thotë se Belgjika nuk ka dhënë asnjë viktimë për territorin që ka, ndërkohë që Kosova ka dhënë mijëra të tillë. Nuk thotë se ajo pjesë e vogël territori I Belgjikës nuk është jetike për atë vend, siç është veriu për Kosovën! Thotë se korrigjimi i kufijve është vullnet i dy palëve! Dhe vullnetin e tij, të Vuçiqit e të Edi Ramës shkon në Uashington dhe e shet si vullnet të Kosovës?! Nuk thotë se në idenë e tij të ndarjes së Kosovës është i vetëm! Prej verës së vitit të kaluar e deri më sot e kemi parë të vrapojë drejt Francës, të takojë Putinin e Medvejevin, si dhe të lobojë me lobistët prorusë e proserbë kudo në botë për ta përligj dhënien e territoreve të Kosovës – Serbisë, por nuk shkoi asnjëherë në Berlin, Londër e qendra të tjera të vendosjes, të cilat janë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan!
E kemi dëgjuar Hashim Thaçin të flasë për “miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” e të thotë se ka mbështetjen e saj për projektin serb të ndryshimit të kufijve. Por nuk kemi dëgjuar asnjë prej shtetasve amerikanë, përjashtuar Bolton, se mund të akceptojë një zgjidhje të tillë!

Hashim Thacci gënjeu pardje kur tha se është gati të bëhet kurban i mosndryshimit të kufijve, sepse projekti i tij për “korrigjim kufijsh” është ndryshim i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Ai ka gënjyer shqiptarët kur thoshte se “Nuk ka kurrëfarë projekt-marrëveshjeje” për këtë, sepse në takimet sekrete me Aleksandër Vuçiq ai nuk ka vallëzuar tango, por ka diskutuar detajet e një marrëveshjeje të tillë. Dhe detajet e saj u dekonspiruan me projektin prej 22 pikash! Gjithçka në atë projekt është në dobi të Serbisë dhe në dëm të Kosovës. Gjithçka që merr Serbia, përfshirë dhe fitimin e realizuar nga Trepça, është pasuri e Kosovës. Projektin e dekonsopiroi dhe zëdhënsja e Mogherinit, kur tha se “Trepça është pjesë e diskutimeve në dialogun Prishtinë-Beograd”! Hashim Thaçi në vend që t’i kërkojë Beogradit dëmshpërblimin për shkatërrimet, vrasjet e përdhunimet e luftës së fundit, dëshiron t’i japë territore e pasuri asaj!
Kjo gënjeshtër dhe ky mashtrim i madh i Hashim Thaçit duhet ndëshkuar një orë e më parë. Kur gënjen dhe mashtron presidenti i Republikës ndëshkimi minimal është shkarkimi i tij, sepse ai nuk votëbesohet nga sovrani që të testohet prej tij! Në Vetëvendosje thonë se po presin të detajohet marrëveshja, por kam frikë se do të jetë vonë për ta ndëshkuar siç e meriton presidentin filoserb të Kosovës!
Hashim Thaçi duhet ndëshkuar sot, nesër do të jetë vonë! Vetë emri i tij, i thirrur shkurt e me përkëdheli “HASHA”, shpreh thelbin e karakterit të Hashimit si mashtrues, gënjeshtar, rrenacak!

5 ushqime më të yndyrshme se gjalpi

Tasty butter on wooden cutting board

Gjalpit i ka dalë emri i keq, sepse përmban përqendrim të lartë të acideve yndyrore të ngopura që janë të lidhura me rritjen e presionit të gjakut dhe kolesterinës të keqe në gjak. Megjithatë, gjalpi nuk është gjëja “më e keqe” që mund ta vendosni në një fetë buke.
1. Vaji i kokosit – Një lugë e vajit të kokosit përmban madje 11,8 gramë të acideve yndyrore të ngopura që e bëjnë atë bartës të rekordit në kategorinë e ushqimeve me përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura.
2. Djathi i dhisë – Djathi i dhisë shtrihet mirë në bukë, por një racion (rreth tridhjetë gramë) ka 6 gramë yndyrë të ngopur, kështu që është më mirë ta hani atë vetëm herë pas here.
3. Qumështi me më pak yndyrë – Të gjithë e dimë se qumështi është i mbushur me yndyrë, por çuditërisht qumështi me përmbajtje të ulët të yndyrës – p.sh. qumështi me 2 për qind ende dukshëm i shkel rregullat e ushqimit të shëndetshëm. Në 200 ml të këtij qumështi ndodhen rreth 3 për qind të acideve yndyrore të ngopura.
4. Gjalpi i kikirikut – Nga gjalpi i thjeshtë më i yndyrshëm është ai që bëhet nga kikiriku. Në dy lugë të këtij ushqimi amerikan, i cili është përhapur dhe në menytë botërore, ndodhen rreth 3,4 gramë yndyrë e ngopur.
5. Çokollata e zezë – Edhe në qoftë se mund të përmbaheni kur bëhet fjalë për konsumin racional të çokollatës, mund të befasoheni që 30 gramë të çokollatës së zezë përmban 6 gramë yndyrë të ngopur, që është rreth dy herë më shumë se gjalpi.

Përse i harrojmë ëndrrat pas zgjimit?

Është proverbial fakti që ëndrrat në mëngjes avullojnë. Natyrisht, ato mund të kujtohen; sepse ëndrrat i njohim nga kujtimi që na mbetet prej tyre pas zgjimit
Por shpesh kemi përshtypjen se ëndrra na kujtohet vetëm pjesërisht dhe se natën ajo ishte më e gjatë. Mund të vërehet po ashtu se kujtimi i një ëndrre, ende i gjallë në mëngjes, gjatë ditës do të davaritet, duke lënë vetëm ca mbetje të saj.
Shpesh e dimë që kemi ëndërruar, pa e ditur se çfarë; fakti që ëndrrat mund të harrohen është kaq i njohur për ne, saqë nuk shohim kurrfarë absurditeti në mundësinë që natën të kemi ëndërruar dhe në mëngjes të mos jemi të ndërgjegjshëm për atë çka kemi ëndërruar, apo edhe të vetë faktit që kemi ëndërruar.
Nga ana tjetër, ndodh ndonjëherë që ëndrrat të shfaqin një ngulmim të jashtëzakonshëm në kujtesë. Ja çfarë shkruan Frojdi tek “Interpretimi i ëndrrave”.
“Mes pacientëve të mi kam analizuar ëndrra që i kishin parë 25 apo edhe më shumë vjet më parë; edhe unë vetë kujtoj një ëndërr të 37 viteve më parë, që megjithatë më është më e freskët se kurrë në kujtesë. E gjithë kjo është mjaft e çuditshme dhe jo përnjëherë e kuptueshme.
Në radhë të parë, tërë shkaqet që shkaktojnë harrim në jetën e zgjimit, çojnë edhe në harrimin e ëndrrave. Kur jemi zgjuar, harrojmë rregullisht e menjëherë ndijime e perceptime të panumërta, sepse ishin fort të dobëta apo ngaqë eksitimi mendor që i pasonte ishte shumë i lehtë. E njëjta gjë vlen edhe për shumë imazhe onirike; harrohen sepse janë shumë të dobëta, ndërkohë që imazhet më të forta që janë pranë tyre, arrijnë të kujtohen.
Sidoqoftë, faktori intensitet sigurisht që nuk është i mjaftueshëm në vetvete për të përcaktuar kujtimin apo jo të një imazhi onirik.
Strümpell – si edhe autorë të tjerë (Calkins, 1893) – e pranon se shpesh harrojmë imazhe onirike që ishin shumë të gjalla, teksa mbajmë në kujtesë një numër të madh imazhesh të turbullta e pa kuptim.
Për më tepër, kur jemi zgjuar, jemi të prirur ta harrojmë me lehtësi një ngjarje që verifikohet vetëm një herë dhe të kujtojmë me më lehtësi atë që mund të perceptohet në mënyrë të përsëritur. Por pjesa më e madhe e imazheve onirike janë përvoja unike; kjo karakteristikë do të kontribuojë paanësisht për të na bërë t’i harrojmë gjithë ëndrrat njësoj.

Por është me rëndësi shumë më të madhe një shkak i tretë harrese. Me qëllim që ndijimet, idetë, mendimet e kështu me radhë, të arrijnë njëfarë niveli ndjeshmërie që të mbahen mend, është thelbësore që të mos mbeten të izoluara, por të shfaqen në grupe apo bashkëlidhje të përshtatshme.
Nëse një vjershë e shkurtër ndahet në fjalët e saj përbërëse e këto përzihen njëra me tjetrën, ato bëhen shumë të vështira për t’u mbajtur mend.
“Sikur fjalët të parashtroheshin drejt dhe të viheshin sipas një rregulli logjik, njëra fjalë do të ndihmonte tjetrën dhe tërësia, e pajisur kështu me kuptim, do të ishte lehtësisht e kujtueshme për një kohë të gjatë. Në përgjithësi është po aq e vështirë dhe e pazakontë të kujtosh diçka kontradiktore, sa ç ‘është të kujtosh atë që është konfuze dhe e çrregullt” (Strümpell).
Në përgjithësi ëndrra është e privuar nga rregulli dhe kuptimi. Përbërësit e ëndrrës nuk i kanë ato cilësi që do ta bënin të mundur kujtimin e tyre, ndaj dhe harrohen, sepse, si rregull, një çast më vonë ato shpërbëhen. Megjithatë, Radestock mbështet idenë se ëndrrat më të çuditshme kujtohen më mirë dhe kjo, duhet pranuar, nuk përkon me atë çka është thënë deri tani.
Një tjetër faktor që çon ndoshta në harresën e ëndrrave është interesi i pakët që kanë njerëzit për ëndrrat e veta. Kushdo që u kushton vëmendje ëndrrave për një periudhë të caktuar kohe, ashtu si kërkuesit shkencorë, do të shohë më shumë ëndrra se zakonisht, çka do të thotë që i mban mend ëndrrat me më shumë lehtësi e shpeshtësi.
Pas gjithë këtyre arsyeve të favorshme për harresën e ëndrrave, është vërtet e çuditshme, që arrijnë të ruhen në kujtesë kaq shumë ëndrra. Por kujtimi i ëndrrave në përgjithësi mbetet i zbuluar para një kundërshtimi, që ia ul pashmangshmërisht vlerën para opinionit kritik.
Meqë një pjesë kaq e madhe e ëndrrës humbet krejtësisht, nuk mund të mos dyshojmë se kujtesa jonë e falsifikon atë çka mbetet prej saj.

Antibiotiku natyral, si të forconi imunitetin me ndihmën e Aloe Verës

Ditëve të ftohta më së shpeshti paraqiten turfullimi, hunda e mbyllur, kolla, teshtitja, dhembja e fytit, temperatura e ngritur… Qysh te simptomat e para mendojmë se si të mbrohemi
Para se të merrni medikamentet e zakonshme, mbrohuni nga gripi dhe ftohjet në mënyrë natyrale.
Shumë shpesh dëgjojmë të thonë njerëzit që kanë grip, madje edhe atëherë kur është fjala për ftohje të zakonshme. Prandaj, duhet sqaruar se çfarë është gripi, e çfarë ftohja dhe cilat janë dallimet.
Duke pasur parasysh që simptomat janë shumë të ngjashme, dallimi i rëndësishëm midis ftohjes dhe gripit është në intensitetin e atyre simptomave.
Gripi shfaqet papritur, mund ta ndieni shumë mirë gjithë ditës dhe në mbrëmje vrullshëm t’i ndieni simptomat. Nevojiten disa orë që të shfaqet kolla, dhe atëherë papritur ethet, molisja dhe dhembja e muskujve dhe e trupit.
Ftohjes i nevojitet pak më shumë kohë që të shfaqen simptomat, ashtu që atë gjithsesi duhet ta vëreni. Kur ndiheni keq pas punës apo shkollës, më se e sigurt është fjala për ftohje, duke pasur parasysh që gripi ka simptoma me intensitet shumë më të fuqishëm.
Molisja ekstreme shfaqet si simptomë e ftohjes dhe e gripit, mirëpo kryesisht lidhet me gripin. Te gripi kjo simptomë zgjat me javë (apo derisa të mos shëroheni), derisa ftohja është shumë e butë dhe afatshkurtër, nëse fare është e pranishme.
Nëse nuk kemi investuar shumë përpjekje më herët në forcimin e organizmit tonë, një herë kur sëmuremi të gjitha përpjekjet shkojnë huq.

Të gjitha vitaminat, mineralet dhe shtesat të cilat i konsumojmë kur shfaqet sëmundja nuk do të ndryshojmë shumë rrjedhën sëmundjes dhe këndelljes. Ndaj, duhet të përdorim disa artikuj natyralë për ngritje të imunitetit kur sëmuremi.
Bima e cila ka rolin më të madh në industrinë kozmetike, aloe vera, është e para në listën e të sëmurëve. Aloe vera është bimë e cila është shumë shëruese.
Marrja e saj ngre imunitetin dhe na ndihmon që të ndihemi më mirë edhe para se të këndellemi. Më së shpeshti konsumohet në formë lëngu.
Alove vera përmban 20 deri 22 amino-thartira esenciale, 7 deri 8 thartira yndyrore esenciale, enzima, thartirë salicine, që do të thotë që ka veprim kundër inflamacionit, si dhe shumë substanca të dobishme.
Xhelatina stimulon sistemin e imunitetit të organizmit, ka edhe veprim antibiotik, kundër inflamacionit dhe antiseptik.
Kërkimet shkencore provojnë se efekti kryesor i aloe veras, domethënë aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv akemanan (një kompleks karbohidratesh), i cili thithet nga zorrët dhe grumbullohet në membranat e qelizave. Ky përbërës rrit rezistencën e çdo qelize të veçantë kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve.
Përbërja e të ashtuquajturve antioksidues që gjenden në aloe vera, vitaminat A, C dhe E, niveli i lartë i aminoacideve çon në forcimin e kockave, muskujve, një shpërndarje të mirë të oksigjenit brenda organizmit, një sistem të fortë imuniteti si dhe një mendje të mirëekuilibruar.
Përveç hekurit, kalciumit dhe magnezit, bima shëruese siguron gjithashtu sasi shumë të mëdha kaliumii, të nevojshme për të rregulluar balancën e ujit në trupin tonë.