20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

“Neue Zuercher Zeitung”: Protestat nuk ndalen kundër Edi Ramës, Brukseli po sheh krejt i pafuqishëm situatën

Një ditë pasi revista më e madhe europiane, Der Spiegel, shkroi se në rajonin tonë ka nisur Pranvera Ballkanike, që ka për synim largimin e liderëve autokratë dhe të korruptuar, vijnë edhe dy shkrime të tjera në këtë frymë.
Njësoj si shkrimi i Der Spiegel, që shënjestronte Brukselin me akuza se po përkrah liderët e korruptuar dhe autokratë, edhe gazeta irlandeze ‘Irish Times’ dhe ajo më e rëndësishmja në Zvicër, NZZ, shkruajnë se në rajon ka nisur Pranvera Ballkanike, edhe pse BE nuk po e pranon.
Madje të dyja shkruajnë se Brukseli ka mbetur i trullosur dhe i habitur nga kjo situatë.
“Terreni për këtë frustrim është i ngjashëm në të gjitha vendet. Ai ka një komponent ekonomik dhe një komponent politik. Ekonomia është në stanjacion, papunësia po rritet me ritme të larta dhe punëtorët e kualifikuar po shpërngulen në numër të madh.
Sistemi politikisht është vetëm nominalisht demokratik, por i mungojnë mekanizmat e kontrollit që përbëjnë një demokraci liberale.
Në vend të kësaj, fuqia e ekzekutivit është vendimtare dhe ajo mishërohet nga autokratët Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Milo Gjukanoviç dhe Milorad Dodik. Parlamenti është në rënie dhe gjyqësori nuk guxon të jetë i pavarur. Pjesa më e madhe e mediave raporton në frymën e qeverisë.

Zgjedhjet në këto rrethana janë thjesht plebishite, në të cilat udhëheqësit vetëm sa legjitimojnë pushtetin e tyre periodikisht.
Të katër vendet kanë gjithashtu një tipar të përbashkët, janë të gjitha vende kandidate për në BE. Serbia dhe Mali i Zi kanë nisur negociatat e pranimit. Brukseli po sheh krejt i pafuqishëm situatën.
Kur zëdhënësja e Komisionit u pyet në fillim të javës nëse shihte një Pranverë Ballkanike në sfond, ajo e mohoi me forcë. Protestat kanë karakteristika të ndryshme, tha ajo, ndaj nuk duhen krahasuar.
Dhe si gjithmonë, kur gjërat shkojnë keq në Ballkanin Perëndimor, zëdhënësja e BE e ka gati frazën standarde: Rajoni ka një perspektivë të qartë europiane nëse vazhdon të reformojë vetveten”, shkruan Neue Zuercher Zeitung.

Nesër në orën 10:00 protestë e fuqishme tek Parlamenti

Deputetët e Edi Ramës do të mblidhet ditën e nesërme në seancën në parlament.
Pas shumë mundimesh, Gramoz Ruçi e ka bërë të ditur më në fund orarin kur do të nisë seanca parlamentare.
Ruçi ka bërë të ditur se, në orën 10:00 deputetët do të mblidhen në seancë.
Siç është bërë e ditur që më parë edhe opozita së bashku me qytetarët do të protestojnë në çdo ditë kur të mblidhet parlamenti.
Kështu që nesër në orën 10:00 do të ketë një tjetër protestë të madhe tek parlamenti.
Policia nuk jep leje për protestën para Parlamentit
Opozita e bashkuar ka paralajmëruar që më 5 mars të zhvillojë protestën e radhës para Parlamentit, ditë kur edhe është përcaktuar të mbahet seanca e radhës plenare.
Ndërkohë, Policia ka njoftuar se nuk do të japë leje që protesta të zhvillohet përpara parlamentit
Policia ka refuzuar të lejojë protestën e radhës nga opozita me pretendimin se pengon hyrjen e deputetëve në Kuvend dhe se vë në rrezik jetët e tyre.
“Protesta e planifikuar nga PD pengon hyrjen e deputetëve në Kuvend dhe vë në rrezik jetët e tyre. Në protestën e 26 shkurtit pati dhunë ndaj efektiveve të policisë”, mësohet të ketë pretenduar policia, ndërsa PD i është përgjigjur duke i kujtuar se Policia po shkel kushtetutën për ligjin për tubimet.

PD ka sqaruar se pavarësisht mosdhënies së lejes, protesta e 5 marsit do të zhvillohet sërish.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka reaguar duke e cilësuar vendimin e policisë për të mos dhënë leje për protestën si shkeljet të Kushtetutës. Pda u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë me 5 mars para Parlamentit.
Kujtojmë se disa prej përfaqësuesve të mazhorancës u zunë pritë në hyrje të parlamentit më 26 shkurt.
Me një situatë të tillë u përball ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, por me ndërhyrjen e policisë ai ka mundur të futet brenda institucionit.
E njëjta gjë i ndodhi edhe deputetit Paulin Sterkaj, i cili zgjodhi hyrjen anësore, pranë Akademisë së Shkencave
Ndërkohë, pjesa tjetër e deputetëve janë shfaqur më të qetë, pasi të “blinduar” nga forcat e sigurisë kanë zgjedhur nga një hyrje tjetër të hyjnë në parlament të shoqëruar nga Garda.

Njoftimi i policise

Samiti i Diasporës, apo i militantëve të PS që jetojnë në emigracion?

Nga Fatmir Gjoçi

Edi Rama, mbledh drejtues aktiv dhe militante te PS qe jetojne jashtë territorit shqiptar, për te organizuar Samitin e dyte te Diaspores. Por pse u braktis dhe nga mbështetësit e tij!
Te dashur miq, siç jeni ne dijeni, gjate këtyre ditëve u zhvillua Samiti i dyte i Diaspores. Edi Rama i etur si gjithmonë për reklama dhe fasada paradoksale, organizoje Samitin e dyte te Diaspores, duke harxhuar mijëra e mijëra euro (500 mije €) i miratuar ky nga buxheti i shtetit.
Projekti farse i radhës qe Kryeministri i vendit ndërmori, nuk ja arriti dot me sukses, pasi kësaj radhe pati bojkot te bujshëm nga shqiptarët e Diaspores.
Po e nis duke cilësuar saktësisht, koston marramendëse te këtij Samiti, pasi këtu nis dhe hendeku i madh i korrupsionit, plot 66 972 800 leke te reja( gjashtëdhjetë e gjashte milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy mije e tetëqind lek te reja).
Fatkeqësisht sot ne projektet e ndërmarra te rilindjes, nuk përmbajnë sens problematik apo rreziku ne lidhje me harxhimet e miliona eurove, thjeshte reklamat parazgjedhore te qeverise Rama te shiten dhe vlerësohen ne treg, pasi siç është një shprehje e vjetër popullore (reklama është shpirti i tregtisë), ndaj dhe fokusimi i këtij Samiti ishte thjeshte propaganda e Partisë për ta zgjeruar dhe për ti dhënë përmasa dhe dimension organizativ dhe ne Diaspore.
Dua te theksoj dhe te ndalem konkretisht ne komunitetin shqiptar qe jetojne dhe punojnë ne Greqi, pra jemi rreth 700 mije shqiptare një nder këta jam edhe unë.

Ne këtë Samit, duke ju referuar kandidaturave për ne Këshillin drejtues te Diaspores, nga Greqia janë vetëm 4 kandidatura, ku sipas informacioneve qe kam, dy nga kandidaturat janë drejtues Kryesore te PS ne Greqi, dy te tjerë rreth miqësie e Kryeministrit dhe dashamires te Ambasadës Shqiptare ne Athine.
Nisma e Edi Rames ne lidhje me Samitin e Diaspores kishte si qellim, mbledhjen e koordinatorëve te strukturave te PS ne Tirane, nga te gjithë vendet ku jetojne shqiptarët, asgje me shume, ky është një fakt tashme i kryer.
Persa i përket kandidaturave, emrat janë. Eda Gemi, Rodolf Xhillari, Artur Bibe, Aqif Bozhiqi.
Pra këtu nis gjithçka, qe opinioni ynë duhet ta kuptoj mire dhe pse jo duhet reagim shume serioz.
Komuniteti ynë ne Greqi ka një kontingjent goxha te integruar, ku mijëra e mijëra intelektual, studente, biznesmen njerëz te fushave te ndryshme, qe kane dhënë shume për komunitetin tone, për Shqipërinë, njëkohësisht dhe vendin ku ne jetojmë Greqinë.
Lind pyetja:
-Pse z. Rama ndodh kjo, çfarë kriteresh morët për baze kur u zgjodhën këto kandidatura?
-Kush i propozoj?
-Çfarë procedure ligjore ndoqët?
Apo ishin te privilegjuarit e Ambasadës dhe Partisë se Rilindjes?
Jo pa qellim i shtroj pyetjen Kryeministrit dhe jo z. Majko.., pasi nënkuptohet gjithçka se ku dhe kush investon te tilla organizimesh.

Duke u nisur nga informacionet e deritanishme te Samitit te dyte, u vu re një bojkot i pa llogaritur, duke shkaktuar një zhgënjim total me atë te Samitit te pare, (pasi ne samitin e pare, disi eci gënjeshtra).
Ju z. Kryeministër u braktiset nga një numër i madh anëtaresh dhe simpatizantësh, pjese e strukturave te PS ne Greqi, për këtë kam fakte dhe jo fjale. Kjo beri qe opinioni ne komunitet te ishte goxha ndikues, pasi ju nuk arritët dot te bindnit anëtaret tuaj, e jo me ne shtresën tjetër.
Juve z. Kryeministër u braktiset nga Federata e Shoqatave Shqiptare ne Greqi, u braktiset nga intelektualet, u braktiset nga komuniteti ynë ne tersi, nga njerëzit me qendrestar dhe kontribuues te vlerave kulturore dhe patriotike, u braktiset nga forca gjigande e atyre njerëzve te thjeshte qe krijuan themelet dhe stabilitetin ekonomik te vendit tone gjate gjithë këtyre viteve Demokraci, pra u braktiset nga çdo shtrese, pasi ju tashme jeni bere qesharak dështak, mosbesues, inferior dhe mospërfillës i popullit qe ju dha shansin për te qeverisur.
Z. Kryeministër ju po ndiqni një politike te korruptuar, qe po doni ta avanconi atë dhe jashtë territorit te Shqipërisë..! Është për te ardhur turp, kur ju vazhdoni te tregoheni kaq arrogant dhe i prire për te përçarë dhe për te shkatërruar shoqërinë tone.
Ju tashme po insistoni ne destabilizimin e vendit! Sigurisht qe koha ka ardhur, Shqiptarët tashme duhet t’ju japin atë qe meritoni! Jua përsëris për te shumtën here, qe do mbeteni ne histori, si Kryeministër me i dështuar i te gjithë kohërave. Rrëzimi i sistemit tuaj ka nisur dhe nuk ka kthim mbrapa!
Fitorja e Shqiptareve po afron.

Rama tmerrohet nga protesta, urdhëron kreun e policisë të ngrejë postblloqe për të penguar protestuesit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri policie, sipas të cilit, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka urdhëruar ngritjen e postblloqeve për të penguar ardhjen e protestuesve në Tiranë.
Berisha shkruan në jnjë postim në Facebook se, badiguardi Eskobarit, narkodrejtori i përgjithshëm Geron Veliu urdhëron postblloqe dhe pengesa në mbarë vendin për të ardhur në Tiranë.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Kakistokracia po ngordh nga frika!
Badiguardi Eskobarit, narkodrejtori i pergjithshem Geron Veliu urdheron postblloqe dhe pengesa ne mbare vendin per te ardhur ne Tirane.
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital mbi urdherin e badiguardit te Balilit. sb
Mirembrema Doktor. Sipas nje urdheri te Drejtorit te Pergjithshem te Policise date 3 mars 2019 nga ora 12 e dates 4 mars e ne vazhdim nga te gjitha Komisariatet e Policise do te ngrihen postoblloqe per te penguar ardhjen e protestuesve ne Tirane.

Ramën s’mund ta shpëtojë më as pushteti i përvetësuar i tëri nga ai

Nga Orjola PAMPURI

Edi Rama karrigia nuk mbahet me pahir.
Nisesh për Shkodër, e ndërron agjendë në orët e fundit. Nisesh në Fier e qindra qytetarë të refuzojnë, nisesh fshehurazi për në Durrës, mban të fshehtë orën e seances plenare, vendos tela e kamera në ambjentet e jashtëm të Parlamentit. Të ka mbetur vetëm të veshësh e blindosh deputetet si robokopë.
Ndersa ti sa herë ka seanca parlamentare u ngarkon hallexhinjve karrige në krahë, i rreshton në ndonjë lulishte larg Tiranës, e u tregon perralla me dele. Nga ana tjetër ke porositur grupin e posaçëm t’i verë flakën sistemit TIMS, izolon deputetët të përballen me faktet në debate televizive, por asgjë s’mund të mbulojë me bemat e tua. Ti s’mund te shpëtosh nga akuzat për abuzime me PPP, Koncensione e shitblerje votash të faktuara, e bashkëpunim me bandat e krimit. Ty s’mund të të shpëtojë me as pushteti i pervetësuar i teri nga ty. Ti s’mund të mbulosh diellin me shoshë. Fundi yt eshtë fare afër.
Me 5 Mars po të presim bashkë me mijera qytetarë përpara, Parlamentit. Revolta popullore sapo ka nisur, deri në largimin tënd……

Fitore historike! Tuzi i shqiptarëve!…

Shqiptarët në Malin e Zi kanë festuar mbrëmë me flamujt kuq e zi në rrugët e Tuzit, pas fitores së zgjedhjeve lokale.
Fituesi Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar të cilët u bashkuan nën siglën ‘Malësia na bashkon’.
Nikë Gjeloshaj fitoi zgjedhjet ndaj rivalëve të tij malazez, boshnjak dhe serbë. Ai ka marrë 3682 vota, ose rreth 50% të totalit, ndërsa ndiqen nga partia e kryeministrit Milo Gjukanoviç.
‘Në malësi fitojnë shqiptarët’, tha Nik Gjeloshaj teksa mbajti fjalën para mbështetësve të tij.
Tuzi u nda nga Podgorica në 1 shtator 2018 dhe bëhet komuna e dytë e Malit të Zi, që drejtohet nga shqiptarët, pas komunës së Ulqinit.

Qeveria në bunker opozita me qytetarët

Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar pas nje takimi të ministres së mbrojtjes zhvilluar në sallë të mbyllur me drejtuesit e PS në Dibër.
“Ministrja e cila sipas ligjit duhet të kryejë detyrën që i është cantuar, në mesin e javës mbledh strukturat e partisë duke braktisur detyrën shtetërore që ka, e këtë e bën në funksion të rilindjes partiake, shkruan Çupi në një positm në faqen e saj në facebook.
“Takimet e mbyllura të këtij pushteti, janë tregues i qartë i frikës që tashmë ka ndaj popullit, revolta e të cilit do ti largojë shumë shpejt nga qeveria dhe parlamenti jolegjitim”, shkruan ajo.
Postimi i plotë
Qeveria në bunker opozita me qytetarët.
Në vijim të takimeve nê ambjente të mbyllura pasi kanë frikë përballjen me popullin, përfaqësuesit e qeverisë takohen në monologjet partiake.
Kësaj radhe ishte ministrja e qeverisë ilegjitime të mbrojtjes, ajo që u mbyll në një sallë në asamblenë e partisë në Dibër.
Ministrja e cila sipas ligjit duhet të kryejë detyrën që i është cantuar, në mesin e javës mbledh strukturat e partisë duke braktisur detyrën shtetërore që ka, e këtë e bën në funksion të rilindjes partiake.
Sigurisht ministrja foli me partinë për partinë dhe në emër të partisë por jo për qytetarët e lirë por të varfër të asaj zone.
Takimet e mbyllura të këtij pushteti, janë tregues i qartë i frikës që tashmë ka ndaj popullit, revolta e të cilit do ti largojë shumë shpejt nga qeveria dhe parlamenti jolegjitim.
Opozita êshtë me qytetarët dhe për qytetarët në këtë betejë me të keqen. Ne të gjithë bashkë, pa patur nevojë për mandat deputeti do të dalim të fituar në këtë betejë për demokracinë.
Opozita janë njerëzit dhe jo kartonat në një parlament jolegjitim. Cdo përpjekje për të emëruar opozitën në demokraci është vecse fundi i shpejtë i cdo pushteti
Prandaj ftesa është për cdo Matjan, Dibranë dhe Shqiptarë, të jemi të gjithë bashkë në protestën e 5 marsit para parlamentit njëpartiak jolegjitim.

Paloka: Rama mendon se me dhunë do qëndrojë ca ditë më shumë, po në fakt zgjat agoninë e tij…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas heshtjes së krerëve të Rilindjes për të deklaruar orën e seancës së radhës në parlament.
“Do jemi ca më shumë këtë herë dhe pak me “të gjallë” se ai gazi na ka ngacmuar ca nerva qe na kishin mbetur te fjetura”, shkruan Paloka duke shtuar se, “Rama ka mbetur vetëm me ca zaberhane e shërbetorë të zhgerryer si ai”.
“Nuk e shihni, shkruan Paloka, Kryeminister që fshihet, Parlament që mblidhet në ilegalitet. Mendon se me dhunë do qendrojë ca ditë më shumë, po në fakt sa zgjat agonine e tij e për fat të keq dhe rrezikun për të gjithë, për ditë shumë më të veshtira.
Postimi i plotë i Palokës
Kot e vonon shpalljen e ores se seances.
Ata qe e kane ndare mendjen jane bere sy e veshe e presin. Do lene cdo gje e do jene aty ku e ndjejne se duhet te jene. Kete here do kesh edhe nga rrethet se i ka bere Berisha rruget dhe nga Kukesi per nje ore je ne Tirane.
Do jemi ca me shume kete here dhe pak me “te gjalle” se ai gazi na ka ngacmuar ca nerva qe na kishin mbetur te fjetura.
Kam nje thirrje vetem per ata qe kur njerzit protestojne, kane qejf te sodisin nga televizionet e kafeneve; ne se nuk vini ne proteste po per arsyet tuaja keni qejfin te rrini ne kafe, zgjidhini kafet sa me larg…
Ndersa ju biznesmene, pronare dyqanesh e baresh qe e dini, si shumica e shqiptareve , se kjo qeveri duhet larguar per te miren e te gjitheve, mos mendoni ate dite per ato pak leke qe nuk do merrni po mbyllet qepenat. Shihni me larg.
Se pari, kjo eshte nje rruge pa kthim dhe sa me shume te qendroj ne ate karrige Rama , aq me shume do perkeqesohet situata edhe per ju. Pra sa me pare te bashkoheni per te larguar Ramen aq me te vogla do jene pasojat.
Se dyti, mos mendoni se cfare humbni ne nje dite , po cfare do fitoni ne vazhdimesi me largimin sa me te shpejte te monstres, kur hapsirat te krijohen per te gjithe e jo vetem per pese kokrrat qe mban Rama.
Sakrifikoni pak sot qe mos shkojme ne sakrifica te papranueshme neser.
Rama ka mbetur vetem me ca zaberhane e sherbetore te zhgerryer si ai. Nuk e shihni; kryeminister qe fshihet; Parlament qe mblidhet ne ilegalitet. Mendon se me dhune do qendroje ca dite me shume, po ne fakt sa zgjat agonine e tij e per fat te keq dhe rrezikun per te gjithe, per dite shume me te veshtira.
Prandaj sa me pare te bashkohemi te gjithe kunder tij, aq me shpejt do dali drita…
Kjo per ate qe me gaz e tela me gjemba mendon se do te zgjasi ditet e tij ne pushtet

Ndoka, një mesazh për Rudina Hajdarin

Sa i takon plotësimit të vakancave në parlament, Ndoka thotë se Rama tashmë po luan lojën e matrapazëve, duke theksuar se ky është momenti për të njohur njerëzit.
“ I erdhi dita, që po vijon blerjen e mandateve. Sot kemi një parti politike me tre deputetë në parlament, partia e çamëve, dhe ia ka blerë të tre deputetët. Dhe këtë e ka bërë Edi Rama” – vijoi Ndoka. Për demokristianin Ndoka, tashmë është në fushën e tij.
Duke komentuar qëndrimin e deputetes Rudina Hajdari e cila ende nuk e ka dorëzuar mandatin e deputetes, Ndoka i kërkon asaj të mendojë pse PD e afroi në parti për t’u bërë deputete.
“Unë kam njohje të thella me znj. Hajdari. Kam qenë një mik dhe bashkëpunëtor me Azem Hajdarin, ajo thjesht përfaqëson një emblemë. Ajo thjesht duhet ta ketë të qartë se nuk vlerat e saj personale, se ishte një emër i panjohur por PD e afroi se përfaqësonte një emblemë të PD të historisë së kësaj partie dhe unë gjykoj e mendoj se Basha bëri mirë e futi në parlament. Sot është momenti për të treguar vlerat e veta. A do ta gjejë rrugën znj.Hajdari? Kjo është përgjegjësi e saj”,- deklaron Ndoka.
Lidhur me plotësimin e vakancave në Parlament, me deputetë të rinj, Ndoka thotë se kjo është një lojë e Edi Rama, ndërsa i thekson këtij të fundit se opozita nuk mund të zëvendësohet.
“Jemi përballë kolapsit më të madh të pluralizmit shqiptar dhe këtë e bëri Edi Rama”- tha Ndoka.

Rama në panik nga protestat, Berisha zbulon mesazhin qesharak për policët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar raportimin e një “qytetarit dixhital”, i cili pohon se kryeministri Rama iu ka dërguar sot një mesazh policëve.
Ai shkruan se për shkak të protestës së opozitës, Rama ka kërkuar që policëve t’iu kthen paratë e papaguara për më shumë se një vit si dhe të përjashtohen nga procesi i vettingut.
“Policet brohorasin rrofte protesta!Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sbPershendetje doktor! Nga frika e protestave dhe per te joshur policet, Edi Rama ka dhene urdher te njoftohen policet ne te gjithe vendin se do t’u jepen parate e papaguara prej nje viti per oret shtese etj dhe se nuk do te behet vetingu. Sot paradite, Sander Lleshi, me porosi te Edi Rames, ka shperndare kete urdher tek drejtuesit e larte te policise.
“Ne ëhatsupp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe: Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.
Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit.”
Policet kane nisur te thone se protesta e dha rezultatin e pare! Ata po marrin parate qe s’ua jepnin prej me shume se nje viti dhe shpetojne nga vetingu i drejtuar nga shoferi i Klement Balilit. Policet mezi po presin rezultatin final te protestes qe te çlirohen drejtimi prej sherbetoreve te krimit dhe bandave”, shkruan Berisha.