21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Deklarata e mjekut për sulmin e policisë mbi protestuesit: Eshtë gaz helmues i ndaluar edhe në luftëra

Gazi lotsjellës i përdoruar nga forcat e rendit në protestën e opozitës së bashkuar, shkaktoi debat për mënyrën se si u përdor ai si edhe për efektet që shkakton te protestuesit. Lidhur me këto efekte mjeku pneumolog në Spitalin Amerikan, Adrian Jorgji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” tha se gazi lotsjellës hyn në familjen e lëndëve helmuese dhe është i ndaluar me konventë ndërkombëtare të përdoret edhe në luftë.
“Janë në familjen e lëndëve helmuese dikur përdoreshin në luftëra. Janë ndaluar tani me konventën ndërkombëtare, sot përdoren në tubime masive për të ulur efektin e demonstrimit të masave. Qëllimi i tyre është të bëjë masën inaktive, të pafuqishme për të reaguar, neutralizuar, mungesën e rezistencës dhe shpeshherë edhe të largimit që të kontrollet më mirë nga forcat e rendit.”-tha doktor Jorgji, ndërsa u shpreh se çdo person reagon në mënyrë të ndryshme ndaj gazit helmues. Mjeku tha se reagimi ndaj efektit të gazit varet nga shumë faktorë, dhe mund të sjellë edhe agravim të situatës.
“Për kardiakët mund të ketë deri në pasoja vdekjeprurëse. Shkakton rritje të tensionit, mund të çojë në çrregullime të ritmit deri në goditje kardiake, të cilat shoqërohen deri edhe me vdekje” – vijoi më tej doktor Jorgji foli edhe për efektet që shkakton gazi lot sjellës në trupin e njeriut.
“Në sy mund të shkaktojë deri verbim të përkohshëm. Në rrugët respiratore shkakton inflamacion të mukozës me tregues më të thjeshtë kollën deri vështirësi në frymëmarrje, në pneumoni kimike apo edemë pulmonare, situata këto shumë të rrezikshme dhe me pasoja për organizmin. Për sa i përket anës nervore, mund të shkaktojë që nga ankth deri në kriza paniku, rritje të pulsit, tensionit etj. Mund të japin edhe infeksione në mëlçi apo lëkurë, djegie të shkallës së parë” -theksoi më tej ai, ndërsa shtoi se efektet llogariten nga 30 minuta në disa ditë.
“Mënyra e përdorimit të gazit lotsjellës, ka rregullat e veta të përdorimit. Ka rëndësi intensiteti, forca e hedhjes, largësia nga ku niset. Edhe ata që e përdorin kanë rregulla sepse ka pasoja. Ka libra që thonë nuk mund të hidhet drejtpërdrejt, nuk mund të hidhet në largësi më të pakët se 4 – 6 metra. Efekti mban nga 10 deri 30 minuta, nëse je larguar nga vendi. Më e rëndë situata bëhet në ambiente të mbyllura apo kur nuk ka erë.”

Kim Mehmeti: Rama knabizoi Shqipërinë dhe e bëri vend njëpartiak si në kohën e Enverit!

Shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti në një intervistë për Kallxo.com, ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë duke vënë theksin te situata politike në vendin tonë, por edhe te marrëveshja e mundshme Kosovë-Serbi.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pati vetëm një qëllim sipas shkrimtarit dhe publicisti shqiptar Kim Mehmetit. Qëllimi ishte “të lodhej populli kosovar nga këto bisedime”.
“Ai dialog pati vetëm një qëllim dhe e arriti atë qëllim sipas meje, dhe që nuk them këtë sot por e kam thënë këtë qysh atëherë janë argumentet që ishin. Qëllimi ishte ky, që populli kosovar të lodhet, të lodhet nga kërkuari formulë sesi do të zgjidhet me komunat serbe, çfarë do bëhet dhe që të vij koha që tani vetë populli shqiptarë në Kosovë nga lodhja të thotë bëni çfarë doni vetëm një ditë të na lini të qetë”, tha Mehmeti në një intervistë për KALLXO.com.
“Ai dialog pati vetëm një qëllim dhe e arriti atë qëllim sipas meje, dhe që nuk them këtë sot por e kam thënë këtë qysh atëherë janë argumentet që ishin. Qëllimi ishte ky, që populli kosovar të lodhet, të lodhet nga kërkuari formulë sesi do të zgjidhet me komunat serbe, çfarë do bëhet dhe që të vij koha që tani vetë populli shqiptarë në Kosovë nga lodhja të thotë bëni çfarë doni vetëm një ditë të na lini të qetë”, tha Mehmeti në një intervistë për KALLXO.com.

Ai tha tutje se në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur gjithëherë kërkesa për palën kosovare.
“Por, çfarë mundet Kosova t’i jep Serbisë më shumë se ata 10 mijë të vrarë, çfarë mund t’i jep Kosova Serbisë më shumë se ato 10 mijë femra, gra e motra tonat të dhunuara, çfarë mund t’i jep më shumë Kosova se ato fshatra të rrafshuara me tokë, çfarë mund të u jep më shumë se shkatërrimin e çdo gjëje që ishte e vlefshme edhe në kontekstin historik, çfarë duhet të jep më shumë”, shton Mehmeti.
Shkrimtari i njohur shqiptar ka thënë se elitat politike në Kosovë dhe në Shqipëri kanë bërë që shumë të rinj t’i lëshojnë këto dy vende çdo ditë e më shumë. nuk le pa përmendur edhe situatën politike në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Rama si kanabizues i vendit..
“Kryeministri i Shqipërisë don që copëzimin dhe kanabizimin që ia bëri vendit, ta mbulojë me përkushtimin e tij për ta bashkuar shqiptarinë! Mund ta paramendoni dhe ta besoni se do na bashkojë ai që Shqipërinë e bëri vend njëpartiak si në kohën e Enverit?!”, deklaron publicisti i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti.

Kryebashkiakia Ademi: Shkodranët ta kanë treguar gjithmonë vendin Edi Ramës

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar lidhur me vizitën e e planifikuar të Ramës për të zhvilluar gjatë ditës së sotme por që u anullua në kryeqendrën e veriut. 
Sipas Ademit, Rama e ka humbur Shkodrën, jo vetëm në zgjedhjet e 2015-ës, pasi sipas saj, në 6 vite nuk është kujtuar për Shkodrën duke i sjellë këtij qyteti vetëm papunësi, korrupsion, mungesë shërbimi, mashtrime dhe bandat e krimit.
Kryebashkiakja shkruan se shkodranët kanë ditur përherë t’i tregojnë vendin Ramës dhe etërve të tyre politikë.
Ajo e mbyllë reagimin duke thënë: “Ti nuk erdhe sot në Shkodër dhe jam e bindur se do i’a kursesh vetes ardhjet e tua në këtë qytet, pasi përherë je ndjerë i tepërt në qytetin e antikomunizmit i cili ta ka demostruar me votë dhe përçmim keqqeverisjen tënde!”
Reagimi i plotë i Voltana Ademit
Të dërguarit e Ramës zgjodhën Shkodrën për t’i lëshuar mesazhe opozitës pasi e dinë se në Shkodër nuk mund të përballen drejtpërdrejtë me qytetarët pasi ata do ti jepnin përgjigjen më të mirë, se përse Rama është i padëshiruar në këtë qytet.

Ato mund të bashkohen vetëm me njeri- tjetrin duke bërë demagogji politike, dhe sulme ndaj opozitës por nuk mund të përballen me banorët e këtij qyteti të braktisur nga qeveria.
Rama e ka humbur Shkodrën, jo vetëm në zgjedhjet e 2015-ës, por zhgënjimi ka ardhur duke u thelluar më shumë ndaj tij, pasi në 6 vite nuk është kujtuar për Shkodrën duke i sjellë këtij qyteti vetëm papunësi, korrupsion, mungesë shërbimi, mashtrime dhe bandat e krimit.
Deputetët që vijnë rrallëherë e vetëm në fundjavë në Shkodër, mund t’a konfirmojnë këtë fare mirë, duke pyetur shkodranët për shëndetësinë, arsimin, ndihmën ekonomike, energjinë elektrike, biznesin dhe gjobëveniet e tatimeve e veçanërisht ato të krimit.
Të marrë guximin një ditë të vetme Rama dhe grupi i tij që ngushtohet dita ditës, të bëjnë një xhiro siç bëj unë në rrugët e Shkodrës e të fshatrave të saj dhe do ta kuptojë se pse është i paftuar në Shkodër.
Shkodranët kanë ditur përherë t’i tregojnë vendin Ramës dhe etërve të tyre politikë dhe kurrë, asnjë shfaqje në ambjente të mbyllura në makina luksoze, nuk do të impresionojë shkodranët.
Ti nuk erdhe sot në Shkodër dhe jam e bindur se do i’a kursesh vetes ardhjet e tua në këtë qytet, pasi përherë je ndjerë i tepërt në qytetin e antikomunizmit i cili ta ka demostruar me votë dhe përçmim keqqeverisjen tënde!

Paloka: Përse sa herë ka protesta opozita lideri “trim dhe sypatrembur” ia mbath?…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguas pas fotos së publikuar nga Rama, i cili shfaqet i ulur në një stol tek Teatri i Operas dhe Baletit. Paloka shkruan në një psotim në Facebook se, frikacaku i shpifur, poston sot një foto për të treguar që ai jo vetëm nuk fshihet e nuk ka frikë, po del dhe si qytetar i thjeshteë në mes të Tiranës. Më tej Paloka shtron pyetjen, Po kjo foto nuk shpjegon se përse sa herë ka protesta opozita lideri “trim dhe sypatrembur” është në Vlorë?!
Postimi i Palokës
Frikacaku i shpifur, qe ka kaq kohe qe fshihet dhe pothuajse ka kaluar ne ilegalitet, poston sot nje foto per te treguar qe ai jo vetem nuk fshihet e nuk ka frike, po del dhe si qytetar i thjeshte ne mes te Tiranes.
Problemi eshte se nuk ka nevoje te jesh “gjeni” si genti i tij per te kuptuar se sa fallco eshte skena e sajuar.
Prane liderit kane vendosur dhe nje cift qe gjoja po puthet pa i bere pershtypje fare qe aty prane eshte ulur Rama…
Nje situate me “normale” dhe nje lider me “te qete” se kaq ne nje kohe qe Presidenti i BE deklaron se Shqiperia po shkon drejt perplasjes civile, ku e gjen?
Sajesa tipike te nje diktatoruci te trembur.
Po kjo foto nuk shpjegon se perse sa here ka protesta opozita lideri “trim dhe sypatrembur” eshte ne Vlore?!
Pse dergoi te marten deputetet e tij ne seance dhe vete nuk pati as guximin e elises per te shkuar ne Parlament?!
Pse niset per ne Shkoder dhe papritur shfaqet si fantazem ne Durres?!
Si tha gomari kur po e hante ujku: “Do Zoti e jam ne enderr”.

Nard Ndoka tërbon Ramën: U kap me presh në dorë, do ikë me preshin aty ku s’thuhet…

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” kreu i PDK, Nard Ndoka komentoi edhe dhunën në protestën e 16 shkurtit, për të cilën tha se ishte qytetare edhe pse u tentua nga protestuesit të futen brenda.
“Pse ca është kryeministria, është një godinë që futesh e del, për qytetarët është edhe ajo. Madje ishte shumë mirë edhe që u tentua të prishet streha e vendosur te kryeministria, se është ndërtim pa leje. Kërpudha dhe streha, ajo ishte pasuria e tij në këto 6 vite. Te kërpudha u bë nami u hodhën disa ‘bomba’ me gaz. Kjo i provokon qytetarët. Unë jam ndjerë i provokuar nga Edi Rama, kur jam përballur me këtë gaz, që çdo njeri nuk e ka marr veten për 3-4 ditë. Janë të dëmshme për shëndetin. Aq më tepër kur dihet sa të dëmshme janë ato, e kur dihet që janë dhuratë nga Serbia, ky është kulmi, që përdor disa mbetje, që kanë mbetur nga lufta me Kosovën”, tha Ndoka, ndërsa theksoi se Rama e ka të qartë se kjo është një revoltë që nuk do të përfundojë asnjëherë.
Për kreun e PDK, Rama është tashmë jashtë sistemit ndaj duhet të largohet, dhe kjo është një përgjegjësi kombëtare e opozitës.
“Është momenti final. Çdo ditë nën qeverisjen e Edi Ramës është një fatkeqësi kombëtare, dhe këtë edhe vetë Rama e kupton. Ai personalisht nuk ka mundësi të dialogojë me opozitën, të firmosë një marrëveshje me opozitën. Prandaj e para është largimi i tij dhe më pas do të jetë një rrugë e hapur për mënyrën se si do të kemi një qeverisje për zgjedhjet e parakohshme. Çdo kosto ka vetëm një emër Edi Rama, është kapur me presh në dorë dhe do ta largojmë me presh aty ku nuk thuhet”, tha Ndoka.

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka thotë se asnjëherë nuk e ka menduar të mos i bashkohet vendimit ekstrem politik të opozitës për të mos e dorëzuar mandatin e deputetit. Ndoka thotë se opozita nuk mund të vijonte të ishte pjesë e një parlamenti ku të drejtat e saj ishin të mohuara, ku kryeministri nuk kishte lënë më hapësira për bashkëpunim me opozitën.
“Kryeministri sot qeveris pa gjykata, madje refuzon edhe kontrollin e lartë të shtetit të cilat janë dy kandidatura që i ka kthyer, është një institucion që e kontrollon kryeministrin dhe kabinetin e tij, një kryeministër që tashmë kërkon të kapë të gjithë shtetin, dhe në këtë sens opozita po mbante një kosto të madhe politike dhe morale”, tha Ndoka për emisionin “Kjo Javë”.
Për Ndokën vendimi i opozitës ka kostot e saj, pasi nuk ka një bashkëpunim institucional me maxhorancën.
“Propaganda e kryeministrit ishte aq e madhe sa qytetarët filluan ta quajnë edhe opozitën si bashkëfajtore, pra si dy pjesë të kalbura të këtij sistemi për faktin që ata mendonin se si një kryeministër i kapur duke vjedhur votat e tyre vijon të qeverisë akoma. Si ka mundësi që një kryeministër me kaq shumë skandale vazhdon të qeverisë akoma. Dhe hedhin fajin te opozita, pse kjo opozitë nuk është e aftë të largojë këtë maxhorancë. Vendimi i guximshëm i opozitës, e ndan tashmë qartazi fajin”, u shpreh Ndoka.

Ndoka sqaron se vendimi për dorëzimin e mandatit, diskutohej prej kohësh brenda opozitës dhe nuk ishte kryedemokrati Basha iniciator i saj.
“Basha është një politika i një formati europian. Basha asnjëherë nuk e donte hapin ekstrem. Pasi gjithmonë ka tentuar të ketë një frymë kompromisi, konsensusi në politikën shqiptare e ka provuar një gjë të tillë edhe me marrëveshjen e famshme të 17 majit, pati jashtëzakonisht probleme për atë marrëveshje për faktin se ishte një marrëveshje krize dhe jo një marrëveshje e një logjike normale politike e një konsensusi të ngritur në mënyrë institucionale, në këtë sens nuk ka qenë Basha iniciator i djegies së mandateve, kanë qene shumë zëra brenda, kanë qenë edhe kryetarët e partive opozitare”, u shpreh Ndoka.
Sa i takon plotësimit të vakancave në parlament, Ndoka thotë se Rama tashmë po luan lojën e matrapazëve, duke theksuar se ky është momenti për të njohur njerëzit.
“ I erdhi dita, që po vijon blerjen e mandateve. Sot kemi një parti politike me tre deputetë në parlament, partia e çamëve, dhe ia ka blerë të tre deputetët. Dhe këtë e ka bërë Edi Rama”, vijoi Ndoka. Për demokristianin Ndoka, tashmë është në fushën e tij.
Duke komentuar qëndrimin e deputetes Rudina Hajdari e cila ende nuk e ka dorëzuar mandatin e deputetes, Ndoka i kërkon asaj të mendojë pse PD e afroi në parti për t’u bërë deputete.
“Unë kam njohje të thella me znj. Hajdari. Kam qenë një mik dhe bashkëpunëtor me Azem Hajdarin, ajo thjesht përfaqëson një emblemë. Ajo thjesht duhet ta ketë të qartë se nuk vlerat e saj personale, se ishte një emër i panjohur por PD e afroi se përfaqësonte një emblemë të PD të historisë së kësaj partie dhe unë gjykoj e mendoj se Basha bëri mirë e futi në parlament. Sot është momenti për të treguar vlerat e veta. A do ta gjejë rrugën znj.Hajdari? Kjo është përgjegjësi e saj”, deklaron Ndoka.

Lidhur me plotësimin e vakancave në Parlament, me deputetë të rinj, Ndoka thotë se kjo është një lojë e Edi Rama, ndërsa i thekson këtij të fundit se opozita nuk mund të zëvendësohet. “Jemi përballë kolapsit më të madh të pluralizmit shqiptar dhe këtë e bëri Edi Rama”, tha Ndoka.
Si ish-aleat i Ramës në opozitë, pjesëmarrës gjithashtu në protestën e 21 janarit, kreu i PDK flet me tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama, për të cilin thotë se mbetet një burracak që nuk u ngrit asnjëherë në nivelin e një burri shteti.
“Me PS kemi qenë pjesë e një opozite të përbashkët. Unë kam qenë më 21 janar me PS në protestë, për standardet për zgjedhjet, që këto Rama i shkeli me këmbë. Unë shoh edhe sjelljet e dy liderave në të dy protestat. Edhe protestën që ne bëmë kundër qeverisë së z.Berisha në atë kohë me z.Rama edhe sjellja e asaj kohe të jep një shije të hidhur. Unë kam besuar gjithmonë dhe kam shpresuar që z.Rama nuk do ti përsërisë ato gabime që janë bërë më parë, edhe në hapësirat që lejon për të protestuar.
Nuk është se ne protestuam të lirë edhe në atë kohë e provuam trysninë e pushtetit dhe mendoja në çdo moment kur shikoja z.Rama të strukur diku në atë protestë që kaloi në protestë të dhunshme përballë policisë së shtetit lideri i opozitës është institucion, dhe nuk duhet të provojë trysninë e shtetit. Garancia më e madhe për sistemin është opozita. Ndërsa sot z.Rama duke u ndodhur në pozita të tjera, që ka përgjegjësinë e pushtetit, gjithmonë e mendoja që do të ketë një tolerancë, ky po bën krejt të kundërtën, madje po e tejkalon edhe z.Berisha edhe arrogancën që ka përdor ai pushtet përpara, duke përdorur gazin lotsjellës. Këto janë shenja të agonisë të z.Rama” u shpreh më tej Ndoka, ndërsa e shpreh se e vetmja rrugë për të rrëzuar Ramën nga pushteti janë protestat.

Shpërthen revolta edhe në Fier, mijëra vetë në shesh kundër Ramës

Banorë të qytetit të Fierit dhe simpatizantë të Partisë Demokratike janë ngritur në protestë pasditen e sotme kundër qeverisjes së Kryeministrit Rama.
Mësohet se ata janë mbledhur përpara Perfekturës, ndërsa kanë bllokuar edhe rrugën.
Kjo protestë vjen pas protestave të organizuara nga opozita e bashkuar në Tiranë. Opozita është shprehur se protestat do të shtrihen edhe në qytetet të tjera të vendit dhe do të vazhdojnë deri me dorëheqjen e Kryeministrit Rama.

Ambientalisti Sazan Guri kundër importit të makinave të vjetra!

Nga Elton LASKA

Ministra e Infrastrukturës dhe Energjetikës, ka ndërmarrë një nismë që lejon importimin në Shqipëri të automjeteve më të vjetra se dhjetë vite, në raport me vitin që jemi. Kjo nismë, do të pasohet me një ulje të çmimit të mjeteve të përdorura, që në Shqipëri janë shumë të larta, krahasuar me të ardhurat.
Më 2 dhjetor 2018 hyri në fuqi një vendim i posaçëm, që ndalon importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet dhe makinave më të mëdha, me një moshë mbi 15-vjeçare.
Ky vendim i marrë nga ata që me paratë e taksapaguesve shqiptarë lëvizin me makina të prodhuara vitet e fundit, ishte një favorizim i hapur për koncensionarët, pasi brenda pak vitesh, shqiptarët do detyroheshin të merrnin kredi posaçërisht për të blerë një makinë të re pranë këtyre koncensionarëve.
Tregtarët e makinave të përdorura, të painformuar, ashtu si shumica e shqiptarëve dhe të pa organizuar në shoqata biznesi nuk u organizuan për të dalë kundër këtij vendimi, madje dhe qytetarët, të mësuar më abuzimet e këtyre tregtarëve, nuk denjuan t’i mbështesin.
Për ironi të fatit, dje ishte një ambientalist i kalibrit ndërkombëtar Sazan Guri, që bënte thirrje që Ministrja e Infrastrukturës të ketë kujdes më këtë nismë pasi makinat e vjetra, janë ndotësi kryesor në Shqipëri.
Madje, ai e lidhi ndotjen nga automjetet dhe me numrin e lartë të të prekurve nga sëmundjet kancerogjene.
Sazani, padashur, harroi të fliste për cilësinë e karburantit, që është si në vendet e Afrikës, ndonëse shqiptarët e paguajnë, sikur po e blejnë në Danimarkë.
Ky ambientalist i famshëm, që nuk ndihet për faktin se lumenjtë e Shqipërisë po futen në turbina dhe kanalet e ujërave të zeza po lihen hapur, del e na mban leksione se përse qeveria duhet të ndalojë makinat e vjetra.

Sot ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Shqipëri nuk janë automjetet, pasi Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të automjeteve për banorë në Evropë, konkretisht 1 automjet për katër persona.
Pasuritë që zoti bujarisht ia dhuroi kësaj toke, me vendim qeverie po shfrytëzohen barbarisht për pasurimin e disa personave, që kanë ndërtuar Hec-e.
Mjafton të shkosh në Valbonë, për të parë barbarinë që i është bërë natyrë; po të zbresësh më poshtë në Mirditë, është e njëjta panoramë, ndërsa edhe në jug lumenjtë e luginat po burgosen në turbina.
Shqiptarët dhe Shqipëria janë më të humburit nga ky proces, teksa humbasin pasuri të çmuara natyre.
Këta ambientalistë, që sot ankohen për ndotjen e makinave të vjetra, nuk thonë gjysmë fjalë për pyjet, që prej 30 vitesh masakrohen barbarisht e s’ka monatorium që i shpëton.
Ky Sazani, të kalojë ndonjë ditë nga Librazhdi, pasi Lura është shumë larg dhe rruga që të çon në atë perle të natyrës, është si në mesjetë.
Gurorët e Krujës dhe fabrikat e asfaltit në mbarë Shqipërinë, mjaftojnë sa për të ndotur ajrin e gjithë Ballkanit e jo më të këtyre 28 000 km2, që na kanë mbetur si territor.
Këta ambientalistë, që i kemi opinionistë dhe gjithologë, nuk flasin asnjë fjalë për kullat që në Tiranë e qytetet kryesore të vendit, zaptuan çdo hapësirë të gjelbër.
Një pjesë e shoqërisë civile dhe shoqatave për mbrojtjen e mjedisit, janë bërë të dëmshme për vendin, aq sa krimi i organizuar dhe politika e korruptuar.
Njerëz parazitë, që çdo vit marrin miliona euro nga buxheti i shtetit dhe ndërkombëtarët, për të folur për problemet që shqetësojnë këtë vend, brenda pak kohësh kthehen në disa vasalë të politikës dhe oligarkëve.

Rama tmerrohet nga protestat, urdhëron Lleshajn të paguajë pagat shtesë për policët

Rama Protesta e mëdha të opozitës duket se, i kanë dhënë frytet e para. Dhe fituesit në këtë mes duket se janë punonjësit e Policisë së Shtetit.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi policie, i cili shkruyan se, ministri i brendshëm Sandër Lleshi, me urdhër të kryeministrit Rama, ka dhënë urdhër të njoftohen policët në të gjithë vendin se do t’u jepen paratë e papaguara prej një viti për orët shtesë.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Policet brohorasin rrofte protesta!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb
Pershendetje doktor! Nga frika e protestave dhe per te joshur policet, Edi Rama ka dhene urdher te njoftohen policet ne te gjithe vendin se do t’u jepen parate e papaguara prej nje viti per oret shtese etj dhe se nuk do te behet vetingu. Sot paradite, Sander Lleshi, me porosi te Edi Rames, ka shperndare kete urdher tek drejtuesit e larte te policise.
“Ne ëhatsapp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe:
1. Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.
2. Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit”.
Policet kane nisur te thone se protesta e dha rezultatin e pare! Ata po marrin parate qe s’ua jepnin prej me shume se nje viti dhe shpetojne nga vetingu i drejtuar nga shoferi i Klement Balilit. Policet mezi po presin rezultatin final te protestes qe te çlirohen drejtimi prej sherbetoreve te krimit dhe bandave.

Protesta tek Unaza e Re, makina e banditit të qeverisë përplas dy qytetarë dhe largohet me shpejtësi

Banorët e Unazës së Re, kanë vijuar protestën e tyre kundër prishjes së banesave, në ditën e 119-të të saj. Gjatë protestës ndodhi një incident i rëndë ku një makinë me xhama të zinj hyri mes turmës duke goditur dy qytetarë.
Ngjarja e rëndë irritoi banorët të cilët akuzuan qeverinë se po përdor provokime të ndyra ndaj banorëve.
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, tha për ngjarjen e rëndë se: “Ta kapin atë gangsterin që e ka sjellë qeveria.
Policia të shkojë e ta kapë atë që tentoi të trembë e të godasë qytetarët”.
Balliu tha më tej gjatë fjalës së tij se, “Jemi i vetmi vend që kemi një kryeministër që jeton si mafioz dhe i shpallur në kërkim.
Këtë njeri e kanë shpall në kërkim qytetarët dhe rri duke u fshehur”.
Balliu vujoi duke thënë se “Ti je vetëm kryeministër i bandave dhe do të marrësh përgjigje më datë 5 mars.
Nuk do ketë bombul gazi që do të ndalojë qytetarët”.
“Kjo protestë po tregon se fitorja vjen vetëm nga qëndresa. Kanë kaluar 118 ditë dhe shtëpitë janë të paprekura, vetëm nga qëndresa e qytetarëve, ndërkohë që Rama tha se do ti prishte për 10 ditë”, theksoi zyrtari i lartë demokrat.

Fitore për Komunitetin Myslyman, Bujar Spahiu, Kryetar i ri, humbet kandidati i regjimit, Gurra

Kandidati i qeverisë Ylli Gurra ka humbur në garën për kreun e Komunitetit Myslyman duke marrë vetëm 26 vota ndaj 59 votave që ka marrë kandidati tjetër Spahiu. Spahiu është zgjedhur Kryetari i Komunitetit Myslyman. Kjo është një fitore për të gjithë komunitetin myslyman që i ka shpëtuar varësisë politike nga një regjim kriminal.
Nënkryetar i KMSH-së, Bujar Spahiu është zgjedhur sot (2 mars) kryetari i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Ai fitoi përballë dy kandidatëve të tjerë duke siguruar 59 vota.
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra mori 26 vota ndërsa Myftiu i Lushnjës, Gramoz Blliku mori vetëm 2 vota.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman për zgjedhjen e kryetarit të ri nisi në orën 10:30 tek Medreseja e Tiranës.
Nga gjashtë kandidatë mbetën vetëm tre pas tërheqjes nga gara të kreut aktual, Skënder Bruçaj dhe Myftiu të Kukësit, Islam Hoxha, si edhe përjashtimit të imamit të xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi pasi nuk plotësonte kriteret për të qenë kandidat.
Tre kandidatët në garë paraqitën fillimisht platformën e tyre për drejtimin e KMSH-së dhe më pasi nisi procesi i votimit, që përfundoi mesditën e së shtunës rreth orës 13:15 (2 mars).

Përfaqësues të OSBE dhe ambasadës amerikane po monitorojnë zgjedhjet e KMSH.
Tërheqja e dy kandidatëve
Myftiu i Kukësit, Islam Hoxha u tërhoq nga gara ditën e zgjedhjeve, për shkak se është në të njëjtën kohë kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH.
Ndërsa vendimi i Bruçaj për tërheqjen e kandidimit nga erdhi të premten, vetëm një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve për kryetarin e ri të komunitetit fetar më të madh në vend.
Ai tha se u tërhoq nga gara për ti hapur rrugën teologëve të tjerë.
Votimi
Kreu i ri do zgjidhet me votë të fshehtë të 91 anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm (12 anëtarët e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, 35 myftinj si dhe anëtarë nga shoqëria civile) dhe do ketë mandat 5 vjeçar me të drejtë rizgjedhje.
Nëse kandidanti nuk merr mbi 2/3 e votave të antarëvve të Këshillit të Përgjithshëm, mbahet raund tjetër.
Kandidatët
Gramoz Blliku – Myftiu i Lushnjës, 2 vota
Bujar Spahiu – Nënkryetar i KMSH-së, 59 vota
Ylli Gurra – Nënkryetar i KMSH-së 26, vota