28.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Protestat, uragani që pastron Shqipërinë nga banorët e kënetës

Nga Artur ZHEJI

Jemi duke jetuar në një teprim të madh. Një qeveri, moralisht e rrëzuar disa herë, kërkon të mbahet më këmbë, tërhiq e mos e këput.
Dekërbishtizimi, është një tipar që ky kryeministër, po mundohet të ushtrojë, sëpari në palestrën e tij mendore, më pas në palestrën e ushtrimeve vetmitare, e sot, në qajen publike.
Dekërbishtizimi është heqja e kërbishtes, ose heqja e shtyllës kurrizore, që të lejon përkuljen e shumtë deri në këmbëputhje, kamaleontizmin e qënies përpara kamerave, si një gjynafqar që i ka rënë për pjesë, një Shqipëri që nuk e meriton, por që ay, Kryeministri e lajkaton plot shpresë…
Kështu ka bërë ky njeri i gjatë, por krejt i dekërbishtizuar, në lojën e vjetër dinake, ndërmjet Metës dhe Fatos Nanos, duke ua hedhur të dyve, pastaj përsëri me Metën dhe kundër Metës, ndërsa tani një grabitqar që pas grabitjes së rradhës, drejton gishtin diku tjetër, sepse e keqja është gjithmonë tjetërkund dhe askurrë tek ay vetë, Kryeministri.
Sepse ku do të mund të shkojë ay, nëse e rrëzojnë si kryeministër, a di vallë, me të vërtetë të rindërtojë një jetë tjetër?
Kjo është në të vërtetë pikëpyetja e tij dhe jo e shqiptarëve. Sëfundmi ay po kupton, edhe shqiptarët po kuptojnë, se ky kryeministër dhe populli, kanë axhenda të ndryshme dhe hap pas hapi, axhenda të kundërta.

Gazi lotsjellës dhe muskujt e policisë, janë streha e fundit e rregjimeve në rënie dhe janë në të vërtetë përpëlitje apo kafshime të krijesës së plagosur pa shpresë, që kafshon për instikt, por pa e ndrruar dot rrjedhën e gjërave që kanë marrë tatëpjetën.
Personalisht, më vjen shumë keq, që duke shkelur mbi kohën time, shkruaj edhe bëj analiza, për aktin e fundit të një dështimi, që filloj pak vite më parë si një alternativë shtetformuese e një zotërie që e kam ndihur me zell dhe sinqeritet të plotë, në rininë e vet, por vërej, pa ndonjë kënaqësi te veçantë që 20-30.000 njerëz të panjohur për mua i lexojnë dhe u zbardhen ca dritë hije. Dhe kjo është e dobishme.
Dhe atyre u them, se protestat, instrumenti i sotëm kundër këtij rregjimi dhe kultura e nesërme për të parandaluar rregjimet, është shansi ynë i fundit, që të këpusim zinxhirët e tiranisë së të fortëve, të monopoleve të oligarkëve që dhjetëra fishojnë paratë e tyre dhe nuk pjerdhin asfare për të përditëshmen dhe hallet tona jetike.
Edhe këta dezertorët e Kuvendit, që po aplikojnë për tu bërë deputetë në këto kohëra zymtake, në kërkim të një llokme në kurriz të partive të tyre opozitare, do të harroen shpejt, sepse urragani i protestave do ta spastrojë kënetën, nga banorët e vet të fundit dhe ndoshta do të vendosen më në fund ca rregulla të reja.
Porse para së gjithash, do të hidhen në det, ca rrangulla dhe do të futen sërish në ca vrima miu, ushtria e banditëve që kontrollon territorin e qyteteve dhe burimeve tona ekonomike, sot më shumë se asnjëherë tjetër…

Erion Veliaj është kapur në flagrancë duke grumbulluar karta identiteti për të vjedhur votat në zgjedhjet lokale

• Prindërve të fëmijëve në çerdhe dhe kopshte u është shpërndarë formulari për dorëzimin e numrit të kartës së identitetit.
• Është brenda mandatit të OSBE-së të verifikojë dhe të denoncojë marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të numrit të kartave të identitetit.

DEKLARATE E ALBANA VOKSHIT, ANËTARE E KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE
Vjedhja e votave dhe manipulimi i zgjedhjeve është prioriteti numër një i Edi Ramës dhe pupacit të tij në Tiranë, Erion Veliaj.
Skema e manipulimit, edhe në Bashkinë e Tiranës, është e njëjta me atë që Partia Demokratike ka denoncuar më herët me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë – detyrimi i prindërve për t’i dorëzuar Bashkisë numrin e kartës së identitetit, që futet në të dhënat personale që mbrohen me ligj.
Në përfundim të mandatit të tij
• Me nje bilanc të frikshëm korrupsioni;
• Simbol i betonizimit dhe kullave klienteliste, ku pastrohen paratë e pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar;
• Simbol i kryebashkiakut që fshehu vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj, për t’i shërbyer mafias së plehrave;

• Simbol i kryebashkiakut që ka vënë nën kontroll pothuajse çdo media në vend
Erion Veliaj është kapur në flagrancë duke grumbulluar karta identiteti për të vjedhur votat.
Me urdhër të Erion Veliajt, ky formular u është shpërndarë prindërve që kanë femijët në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, për t’u marrë gjoja leje për publikimin e fotove të tyre. Një nga kërkesat e formularit, është dorëzimi i të dhënave personale, përfshirë numrin e kartës së identitetit.
Urdhri i Erion Veliajt është i paligjshëm. Ligji e ndalon Bashkinë e Tiranës apo çdo institucion tjetër, të marrë të dhënat personale të qytetarëve të saj. Numri i kartës së identitetit është një prej këtyre të dhënave dhe përbën një informacion kyç për zgjedhjet, përsa kohë, karta e identitetit është mjeti kryesor i votimit.
Urdhri i Erion Veliajt nuk i shërben as sigurisë së fëmijëve. Ai rrezikon ekspozimin e fëmijëve me fotografimin e tyre për llogari të fushatës elektorale të mashtruesit numër 1 të Tiranës.
Erion Veliaj nuk njeh asnjë limit, kërkon të përdorë edhe fëmijët e vegjël në çerdhe për interesa të tij përsonalë pushteti.

Partia Demonratike u bën thirrje prindërve të refuzojnë të japin të dhënat e tyre personale, sepse:
Urdhëri i Erjon Veliajt është i paligjshëm
Urdhëri ka për qëllim manipulimin e zgjedhjeve,
E mbi të gjitha urdhëri përbën kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve të tyre!
Abuzimi flagrant me detyrën i Erion Veliajt, në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi duhet të jetë këmbanë alarmi për institucionet e drejtësisë.
Prokuroria dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duhet të urdhërojnë nisjen e hetimeve për të ndaluar skemat e vjedhjes së votave dhe jetëve të qytetarëve!
Abuzimi me kartat e identitetit është një nga shqetësimet e ngritura nga OSBE në zgjedhjet e kaluara dhe pjesë e rekomandimit prioritar numur 3 në raportin final të OSBE/ODHIR.
Është brenda mandatit të OSBE-së të verifikojë dhe të denoncojë marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të numrit të kartave të identitetit nga prindërit e fëmijëve në çerdhe dhe në kopshte, për t’i përdorur ato në zgjedhje.

Luan Baçi: Asnjë palaço nuk do të gëzojë mandatin

Luan BAÇI

Vazhdon, maskarada, e plotsimit, te vakancave, ne listen e Deputeteve, te Opozites, pas djegies, se mandateve.
Shikoj palaço, te pafytyre, bastarde, njerez pa integritet, pa dinjitet, te peshtire, injorante, te babezitur, vemje dhe shume te ndyre, qe, po qurraviten dhe mundohen te behen persona publik, duke, pranuar mandatin e Deputetit.
Ju harroni, se mandatet nuk jane personal, ato jane mandate, qe perfaqsojne, votuesit tane, jane mandate, te antareve, simpatizanteve dhe votuesve te Partise Demokratike.
Keto mandate ne i dogjem me koshience te plote, te ndergjegjeshem dhe te pergjegjshem, para qytetareve Shqiptare, duke ju pergjigjur thirrjes se tyre, duke u bashkuar me ta, duke qene prane, tyre, ne krahe te tyre, ne balle te tyre.
Ne i dogjem, jo per te abuzuar ju, o te pafytyre, por per ti shtuar, per te marr aq mandata sa i takojne PD, per te marr mandatet, qe na vodhen ne 2017 dhe qe do ti marrim me patjeter.
Nuk ka burra, qe mund te marr mandatet e Demokrateve.
Prandaj ju o te pafytyre, kushdo qofshi dhe nga do qofshi, para se te vendosni per marrjen ose jo te mandateve, pyesini Qytetaret, Antaret dhe votuesit e PD, merrni lejen e tyre.
Ne pyetem ata dhe ju pergjigjem thirrjes se tyre, pyesni dhe ju dhe degjoni pergjigjen e tyre.
SE NE QOFTE SE ATA NUK JANE DAKORTE, MENDONI SE DO TI GEZONI ATO MANDATE ?
ESHTE MIRE TE PYESNI DHE TE MENDOHENI GJATE, DEGJOJENI KESHILLEN TIME.

Rama i rrethuar nga revolta popullore, anullon nga frika vizitën e paralajmëruar në Shkodër

Rama është i rrethuar nga revolta popullore dhe tani ai nuk ndjehet më i sigurtë në asnjë vend ku shkon. Rama ka anulluar sot vizitën që kishte paralajmëruar për në Shkodër pasi ishte informuar se do të pritej nga protesta masive. Nga frika Rama nuk ka shkuar në Shkodër. Kjo është një shenjë e qartë se ai tashmë është vetëm një i mbaruar që i trembet revoltës popullore.
Ish- deputetja demokrate Izmira Ulqinaku shkruan se kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën që kishte planifikuar të organizonte sot në Shkodër pasi, sipas saj e dinte si do e prisnin shkodranët.
Teksa ka publikuar një foto në Facebook ku shihet një numër i konsiderueshëm policësh, Ulqinaku shkruan se Shkodra nështë shtetrrethim, pasi “po vjen partia”.
Reagimi i Ulqinakut:
Shkodra në shtetrrethim!
Policia kudo sot!
Rrugët janë bllokuar, sepse vjen PARIA nga Tirana. Vijnë ministrat e ish ministrat. Vijnë ato që deri tani nuk e dinin nga i bie Shkodra. Vijnë ato të cilët nuk sollën asnjë investim në Shkodër.
Edi Rama anulloi viziten në qytetin tonë sepse e dinte pritjen që do i bënim. Solli argatët e tij. Solli kukullat e tij pa zë, pa gojë e pa mend.
Shkodra është e djathtë! Shkodranët janë demokratë. Nga Shkodra vjen largimi i Ramës e diktaturës!
Katër ditë më parë protestuesit në Tiranë para Parlamentit janë përplasur me policinë nën ritmin e thirrjeve “Rama ik”. Ata nisën të shtyjnë kordonin e policisë për të hyrë në Parlament. Ndërkohë deputetët po bënin përpjekje për të qetësuar turmën.
FSHN hoqi skafandrat duke vendosur maskat anti-gaz, për ti hedhur më pas gaz lotsjellës protestuesve.
Pretestuesit reaguan me gurë, shkopinj e sende të tjera të forta në drejtim të policisë.

Basha, thirrje për protesta: Asamblesë së krimit i ka ardhur fundi, nuk shpëtojnë, s’ka dialog me krimin

Kryetari i PD, Basha deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë se Asamblesë së krimit (Parlamentit) i ka ardhur fundi dhe se nuk mund të shpëtojë as me joshje as me blerje mandatesh. Basha paralajmëroi për një protestë të madhe kombëtare me 16 Mars. Ai u shpreh se nuk nuk ka dialog me një qeveri të kapur nga krimi i organizuar. “Me kë të bisedojmë me Rrajat dhe Çyrbet?”, pyeti Basha në mënyrë retorike. Basha tha se vendi duhet të ketë një Parlament të zgjedhur nga populli dhe jot ë blerë me paratë e krimit.
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh i qartë në një proonincim për mediat se, i vetmi takim që ai do të zhvillojë është me popullin më 16 mars.
“Do t’i japim fund qeverisë së lidhur me krimin dhe do zgjedhim një qeveri të popullit. Takim i vetëm që do zhvilloj është ai me qindra mijëra shqiptarë më 16 mars”, tha Basha.
Një qeveri fasade dhe nuk do të ketë më. Nuk mund të vazhdohet kështu me një qeveri të kapur në flagrancë në vjedhje
Në Europë nuk të pranojnë nëse vendi qeveriset nga poltitikënë të lidhur me banditët dhe me krimin, tha Basha.
Vendi është në emergjencë kombëtare. Të kemi parlament me standarte dhe jo një kuvend të bëre me votat e vejdhura të krimit.

Të kemi parlament të zgjedhur nga populli. Ndërkombëtarët nuk janë të informuar.
Basha gjatë prononcimit të tij ftoj shqiptarët të bashkohen në protesten e 16 marsit”, tha Basha.
Basha ka një përgjigje dhe për ndërkombëtarët të cilët ishin kundër qeverisë tranzitore dhe djegien e mandateve.
“Në vendet e tyre nëse qeveria kapet duke vjedhur votat ikën qeveria dhe personat përgjegjës shkojnë në burg. Kjo ndodh në cdo vend të Europës ku emigrojnë shqiptarët. Detyra jonë është që këto standarde tia garantojmë shqiptarëve në vendin tonë. Nuk do pranojmë asgjë më pak pavarësisht se vjen kërkesa nga njerëz të painformuar apo nga njerëz që bëjnë touch doën dhe kthehen në vendet e tyre. Shqiptarët nuk hanë e pinë në pritje luksoze në Rogner. Nuk hanë e pinë në përfaqësi diplomatike por jetojnë në kushte të vështira”, tha lideri i opozitës.
Basha foli edhe dhe për sakrificën e opozitës: Dorëzimi i mandateve i rrogave dhe i imunitetit është një sakrificë që opozita e bashku me qytetarët bën për të hapur rrugën e futjes së Shqipërisë në Europë”, tha Basha.
PD mblodhi sot grupin parlamentar dhe Basha në prononcimin për median ftoi qytetarët në protestën e 16 marsit.

Tensioni në kulm, tifozët sulmojnë lojtarët e Realit. Duhej ndërhyrja e policisë

Real Madridi do të luajë sot “El Clasico” e dytë brenda kësaj jave. Nëse të mërkurën, skuadra e Solarit u mund 3-0 në “Santiago Bernabeu”, në kuadrin e raundit gjysmëfinal të Kupës së Mbretit (prej nga u eliminua), sonte do të jetë tjetër histori. Bëhet fjalë për klasiken e La Liga-s, e dyta në këtë sezon.
Zhgënjimi te tifozët e bardhë është maksimal, tensioni në kulm. Ata nuk mund ta kapërdijnë turpërimin nga “armiku” më i madh, ndaj e kanë shfryrë dufin në seancën e fundit stërvitore të skuadrës së tyre, në qendrën sportive “Valdebebas”.
Një grup mbështetësish të Real Madridit i ka pritur me kritika dhe ofendime lojtarët, që vinin në stërvitje me makinat e tyre. Situata ka qenë e tensionuar, aq sa është bllokuar edhe qarkullimi në një moment, ndaj duhej të ndërhynte policia.
Tifozët nuk kërkonin më autografe nga idhujt e tyre, por iu zinin rrugën makinave dhe përplasnin në xhamat e tyre të mbyllur tërë zemërimin përmes fyrjesh. Kamerat sportive i kapën të gjitha tensionet, që u përjetuan të premten, në fillim të trajnimit të Real Madridit. “Marca” i ka bërë publike këto pamje, përmes videos së mëposhtme.

Shikoni taksat e karburanteve, shqiptarët paguajnë më shtrenjtë, 3 herë më të larta se maqedonasit

Ky është një grafik i taksave të karburanteve në rjon. Sikurse shikohet nga ky grafik i publikuar nga radio “Europa e Lirë” shqiptarët paguajnë taksat më të larta në rajon. Këto taksa janë tre herë më të larta se ato që paguajnë qytetarët maqedonas dhe dy herë më të shtrenjta se Koosva dhe Mali i Zi. Kjo është edhe arsyeja që sot shqiptarët pahuajnë çmimin e një litri karburant ndër më të shtrenjtit jo vetëm në Europë, por vedhe në botë, ndërkohë që paratë shkojnë në xhepoat e oligarkëve të Ramës që ndajnë koncesionet mes tyre.
Këto taksa nuk kanë asnjë mundësi që të ulen me qeverinë e Ramës. E kundërta pritet të ndodhë gjatë javëve të ardhshme nëse qeveria do ti rezistojë protestave popullore. Rama ka planifikuar që të shtojë edhe dy taksa të tjera, barra e të cilave do të bjerë sërish tek qytetarët që do të paguajnë karburantin edhe më shtrenjtë se tani.
Kryetari I PD, Basha ka deklaruar gjatë turit të fundit të takimit me qytetarët se PD sapo të vijë në pushtet do të ulë me 300 lekë litrin e karburanteve duke hequr taksën e shtuar nga Rama.
Shqipëria renditet e pesta më e shtrenjtë në botë përsa i përket çmimit të karburanteve në krahasim me të ardhurat për frymë, pas Moldavisë, Indisë, Jordanisë dhe Marokut. Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor”, bazuar në informacionin mbi çmimin e benzinës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore. Treguesi mat përballueshmërinë, në bazë të përqindje së të ardhurave ditore që duhet për një litër karburant.

Çmimi i benzinës, që merret për referencë nga Global Price Petrol ishte 1.68 dollarë/litër në Shqipëri, në nivele të ngjashme me shtete që kanë të ardhura për frymë shumë më të larta sesa Shqipëria, si Gjermania, Belgjika, Holanda, Danimarka, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia etj. Në vlerë absolute Shqipëria renditet e 23-a më e shtrenjtë në botë.
Shqiptarëve u duhen 5.3% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Ndonëse Norvegjia, psh, ka ndër çmimet më të shtrenjta në botë të naftës në vlerë absolute (2.05 USD/litër), qytetarët e saj mund ta përballojnë fare mirë, pasi u duhen vetëm 1.3% të të ardhurave ditore për të furnizuar makinën me një karburant.
Maqedonasve dhe malazezëve u duhen 3.2% të të ardhurave ditore, serbëve 3.7%, ndërsa shtetasve të Kosovës 3.9%. Greqia e ka këtë tregues 2.6%, ndërsa Italia 1.8%, Bullgaria 2.4%.
Në Moldavi, që është më e shtrenjta në botë për karburantet, sipas fuqisë blerëse, duhen 7.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant.
Pse e paguajmë kaq shtrenjtë naftën?
Taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku 60% të çmimit e përbëjnë taksat.
“Monitor” krahasoi strukturën e çmimit të naftës në Shqipëri dhe Maqedoni:
Në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare, nafta kushton aktualisht 63 dinarë maqedonas, ose 130 lekë, ndërsa në Shqipëri nafta kushton mesatarisht rreth 170 lekë, apo rreth 30% më e shtrenjtë. Më poshtë jepet e detajuar se si formohet ky çmim:

Çmimi i blerjes në port llogaritet i ngjashëm për të dy vendet, në rreth 53 lekë për litër në Shqipëri dhe 60 lekë për litër në Maqedoni, pasi ka kosto më të larta transporti për shkak të mungesës së portit. (një ton naftë sot blihet në bursa me rreth 600 dollarë)
Në Maqedoni, taksat direkte mbi naftën janë vetëm akciza, me rreth 28 lek për litër (0.2 cent për litër) dhe TVSH, në rreth 20 lekë për litër (norma e TVSH-së në Maqedoni është 18%, ndërsa zbatohet mbi një çmim 30% më të ulët se në Shqipëri).
Ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia nuk e ka taksën e qarkullimit të përfshirë në çmimin e naftës, por e merr direkt tek automjetet.
Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila. TVSH totale arrin në 28 lekë për litër.
Në total, në Maqedoni taksat direkte janë rreth 48 lekë për litër dhe në Shqipëri 97 lekë për litër, pra dyfishi.
Krahas tyre, në Shqipëri është rritur ndjeshëm tarifa e rilicencimit të pikave të tregtimit të karburanteve, që sipas operatorëve llogarit një kosto shtesë prej 3-5 lekë për litër. Kosto të tjera përfshijnë tarifat për Inspektoriatin Qendror Teknik, taksë tabele, taksë reklame, amortizim etj, që duke shtuar dhe një marzh fitimi e çojnë çmimin final në rreth 170 lekë për litër, ose rreth 30% më shtrenjtë se në Maqedoni.

Pyetje fatale për Edvinin dhe narkoqeverinë e tij nga Gjermania!

ZDF, rrjeti televiziv më i madh gjerman, në një emision kushtuar revolucionit demokratik në Shqipëri, pyet: “Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje me kriminelët?!”
Revolucioni demokratik popullor shqiptar ka patur jehonë botërore. Mediat më kryesore të botës, ato të SHBA, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Japonisë, Spanjës etj etj. damkosin përfundimisht Edvin Kristaq Ramën dhe narkoqeverinë e narkoshtetit të tij. Ato kanë denoncuar vjedhjen e votave nga bandat e qeverisë, lidhjet e Edvinit dhe ministrave të tij me drogën, krimin, korrupsionin.
Në një akt të pazakontë, rrjeti televiziv publik i Germanisë shtrin pyetje fatale për Edvinin drejtuar Brukselit, “deri kur mund të mbështetet qeveria e krimit e Edi Ramës”? Natyrisht kësaj pyetjeje, vetkuptohet, mund dhe po i përgjigjen shqiptarët me revolucionin kundër narkoshtetit të Kakistokracisë.
Kwtu mw poshtw keni tekstin dhe videon e emisionit të ZDF, kushtuar Shqipërisë”.
TV gjerman ZDF: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje me kriminelët?!
Gazetarë të televizionit gjerman ZDF kanë ardhur në Tiranë, nga ku janë informuar nga afër për gjithçka ka ndodhur në vend së fundmi.

Kronika e tyre nis me situatën në Unazën e Re, ndërsa theksohet se qytetarët që detyrohet të largohen nga shtëpitë e tyre për t’i lënë vend zgjerimit të autostradës, duhet të dëmshpërblehen.
Për këtë, ata duhet të dëmshpërblehen nga qeveria shqiptare. Por, siç ndodh shpesh, milionat duket se janë tretur diku rrugës, sepse tek njerëzit nuk mbërrin, pothuajse asgjë”, thuhet në kronikën e televizionit gjerman.
Ndërsa qytetarët përgjigjen: “Ata thonë se do të na paguajnë 2 vjet qira dhe pastaj, ne do të përfundojmë në rrugë të madhe. Unë jam 63 vjeç”,- thotë një grua. “Jo vetëm brezi im, por edhe fëmijët tanë kanë punuar për këto shtëpi. Qeveria mban përgjegjësi për më shumë se 1000 familje”, thotë një tjetër banor.
Pronarët e shtëpive protestojnë çdo ditë, thotë ZDF, ndërsa e quan këtë një nga shumë rastet e korrupsionit të shfrenuar në Shqipëri. Më tej në kronikë thuhet se në shenjë proteste ndaj qeverisjes së Ramës, 56 opozitarë dorëzuan mandatet e tyre parlamentare.
Aktualisht, Shqipëria nuk po bën përparim përsa i përket demokracisë dhe mirëqenies së njerëzve, përkundrazi, po bën hapa të mëdhenj mbrapa. Njerëzit po largohen masivisht nga vendi. Megjithatë, për BE, kryeministri Rama duket, ende, si e keqja më e vogël në politikën e Shqipërisë. Prandaj, Brukseli kërkon nga opozita dhe njerëzit që protestojnë prej javësh, të vetëpërmbahen:,- theksohet ndër të tjera në kronikë.
ZDF e mbyll shkrimin me një pyetje: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!

Kronika e plotë
Shtëpitë e tyre dhe gjithçka kanë duhet t’i lënë vendin një autostrade. Për këtë, ata duhet të dëmshpërblehen nga qeveria shqiptare. Por, siç ndodh shpesh, milionat duket se janë tretur diku rrugës, sepse tek njerëzit nuk mbërrin, pothuajse asgjë.
Ku do të shkojmë ne? Ata thonë se do të na paguajnë 2 vjet qera dhe, pastaj, ne do të përfundojmë në rrugë të madhe. Une jam 63 vjeç. Jo vetem brezi im, por edhe femijët tanë kanë punuar për këto shtëpi. Qeveria mban përgjegjësi për më shumë se 1000 familje.
Pronarët e shtëpive protestojnë çdo ditë. Ky është një nga shumë rastet e korrupsionit të shfrenuar në Shqipëri. Gazetarja për çështjet e drejtësisë Lala ka publikuar protokolle përgjimi që zbulojnë sesi anëtarë të qeverisë kanë blere vota në zgjedhjet e fundit nga pjesëtarë të bandave mafioze.
Une kam 6 njerëz. Ok, thuaji Kryetarit të Bashkisë, Vangjushit, t’u japë atyre lekët që të votojnë siç duhet. Në një bisedë tjetër thuhet se një person duhet të kthejë lekët mbrapsht, sepse nuk ka votuar siç duhet. Kjo provon se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të fshehta.
Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, të cilin, këtu e gjuajnë me vezë. Në shenjë proteste ndaj qeverisjes së tij, 56 opozitarë dorëzuan mandatet e tyre parlamentare. Aktualisht, Shqipëria nuk po bën perparim përsa i përket demokracisë dhe mirëqenies së njerëzve, përkundrazi, po bën hapa të mëdhenj mbrapa.
Njerëzit po largohen masivisht nga vendi. Megjithatë, për BE, kryeministri Rama duket, ende, si e keqja më e vogël në politikën e Shqipërisë. Prandaj, Brukseli kërkon nga opozita dhe njerëzit që protestojnë prej javësh, të vetëpërmbahen.
Por pyetja është: sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!

Pyetje fatale per Edvinin dhe narkoqeverine e tij!ZDF rrjeti televiziv me i madh gjerman ne nje emision kushtuar revolucionit demokratik ne Shqiperi pyet:“Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje me kriminelët?!”Te dashur miq, revolucioni demokratik popullor shqiptar ka patur jehone boterore.Mediat me kryesore te botes ato SHBA, Gjermanise, Britanise se Madhe, Frances, Italise, Japonise, Spanjes etj etj damkosin perfundimisht Edvin Kristaq Ramen dhe narkoqeverine e narkoshtetit te tij. Ato kane denoncuar vjedhjen e votave nga bandat e qeverise, lidhjet e Edvinit dhe ministrave te tij me drogen, krimin, korrupsionin.Ne nje akt te pazakonte rrjeti televiziv publik i Germanise shtrin pyetje fatale per Edvinin drejtuar Brukselit, deri kur mund te mbeshtetet qeveria e krimit e Edi Rames. Natyrisht kesaj pyetje vetkuptohet mund dhe po i pergjigjen shqiptaret me revolucionin kunder narkoshtetit te Kakistokracise.Ketu me poshte keni tekstin dhe videon e emisionit te ZDF kushtuar Shqiperise. sbTV gjerman ZDF: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje me kriminelët?!Gazetarë të televizionit gjerman ZDF kanë ardhur në Tiranë, nga ku janë informuar nga afër për gjithçka ka ndodhur në vend së fundmi.Kronika e tyre nis me situatën në Unazën e Re, ndërsa theksohet se qytetarët që detyrohet të largohen nga shtëpitë e tyre për t’i lënë vend zgjerimit të autostradës, duhet të dëmshpërblehen.Për këtë, ata duhet të dëmshpërblehen nga qeveria shqiptare. Por, siç ndodh shpesh, milionat duket se janë tretur diku rrugës, sepse tek njerëzit nuk mbërrin, pothuajse asgjë”, thuhet në kronikën e televizionit gjerman.Ndërsa qytetarët përgjigjen: “Ata thonë se do të na paguajnë 2 vjet qira dhe pastaj, ne do të përfundojmë në rrugë të madhe. Unë jam 63 vjeç”,- thotë një grua.“Jo vetëm brezi im, por edhe fëmijët tanë kanë punuar për këto shtëpi. Qeveria mban përgjegjësi për më shumë se 1000 familje”,- thotë një tjetër banor.Pronarët e shtëpive protestojnë çdo ditë, thotë ZDF, ndërsa e quan këtë një nga shumë rastet e korrupsionit të shfrenuar në Shqipëri.Më tej në kronikë thuhet se në shenjë proteste ndaj qeverisjes së Ramës, 56 opozitarë dorëzuan mandatet e tyre parlamentare.Aktualisht, Shqipëria nuk po bën përparim përsa i përket demokracisë dhe mirëqenies së njerëzve, përkundrazi, po bën hapa të mëdhenj mbrapa. Njerëzit po largohen masivisht nga vendi. Megjithatë, për BE, kryeministri Rama duket, ende, si e keqja më e vogël në politikën e Shqipërisë. Prandaj, Brukseli kërkon nga opozita dhe njerëzit që protestojnë prej javësh, të vetëpërmbahen:,- theksohet ndër të tjera në kronikë.ZDF e mbyll shkrimin me një pyetje: Sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!Kronika e plotë:Shtëpitë e tyre dhe gjithçka kanë duhet t’i lënë vendin një autostrade. Për këtë, ata duhet të dëmshpërblehen nga qeveria shqiptare. Por, siç ndodh shpesh, milionat duket se janë tretur diku rrugës, sepse tek njerëzit nuk mbërrin, pothuajse asgjë.Ku do të shkojmë ne? Ata thonë se do të na paguajnë 2 vjet qera dhe, pastaj, ne do të përfundojmë në rrugë të madhe. Une jam 63 vjeç. Jo vetem brezi im, por edhe femijët tanë kanë punuar për këto shtëpi. Qeveria mban përgjegjësi për më shumë se 1000 familje.Pronarët e shtëpive protestojnë çdo ditë. Ky është një nga shumë rastet e korrupsionit të shfrenuar në Shqipëri. Gazetarja për çështjet e drejtësisë Lala ka publikuar protokolle përgjimi që zbulojnë sesi anëtarë të qeverisë kanë blere vota në zgjedhjet e fundit nga pjesëtarë të bandave mafioze.Une kam 6 njerëz. Ok, thuaji Kryetarit të Bashkisë, Vangjushit, t’u japë atyre lekët që të votojnë siç duhet. Në një bisedë tjetër thuhet se një person duhet të kthejë lekët mbrapsht, sepse nuk ka votuar siç duhet. Kjo provon se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të fshehta.Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama, të cilin, këtu e gjuajnë me vezë. Në shenjë proteste ndaj qeverisjes së tij, 56 opozitarë dorëzuan mandatet e tyre parlamentare. Aktualisht, Shqipëria nuk po bën perparim përsa i përket demokracisë dhe mirëqenies së njerëzve, përkundrazi, po bën hapa të mëdhenj mbrapa.Njerëzit po largohen masivisht nga vendi. Megjithatë, për BE, kryeministri Rama duket, ende, si e keqja më e vogël në politikën e Shqipërisë. Prandaj, Brukseli kërkon nga opozita dhe njerëzit që protestojnë prej javësh, të vetëpërmbahen.Por pyetja është: sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 2. März 2019

Kryetari i PE, Tajani: Situata shumë e vështirë në Shqipëri, “luftë civile” mes opozitës dhe qeverisë

Kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, e quan shumë të vështirë situatën në Shqipëri, ku ka filluar një “luftë civile”, (në thojza), midis qeverisë dhe opozitës. Këto komente, Antoni Tajani i bëri në kuadër të një vizite në SHBA, gjatë të cilës ai qëndroi edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në Neë York.
Kujdes me Ballkanin!
Mbas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Tajani tregoi në konferencën e shtypit (28.02) se ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres për Ballkanin, sepse “Ballkani është një çështje me të cilën ne merremi vazhdimisht. Stabiliteti i Ballkanit është po ashtu stabilitet i Europës”.
Ai shpjegoi se kanë folur për situatën në Shqipëri: “sepse situata është shumë e vështirë. Është “luftë civile” (në thojza) midis qeverisë dhe opozitës. Kjo është shumë e rrezikshme për stabilitetin”.
Kryetari i PE, thotë po ashtu se në Ballkan ”duhet të shohim çfarë investimesh vijnë nga jashtë rajonit. Aty bëhen investime me diferenca të ndryshme, jo vetëm europiane por edhe ruse, arabe dhe turke. Kjo është lojë e vështirë”. Ai thotë se Europa duhet të jetë aktive, por edhe e matur në Ballkan.

Situata në Bosnje-Hercegovinë vlerësohet më kritike se në Kosovë
Në konferencën e shtypit, presidenti i Parlamentit Europian, Antoni Tajani u pyet edhe për mundvsinë e vendosjes së sanksioneve kundër presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodikut, në Bosnjë Hercegovinë. Tajani u përgjigj, se “nuk është një vendim që e marrim ne” dhe kërkon që të punohet për të arritur një zgjidhje të mirë, një marrëveshje midis palëve të ndryshme.
Më tej Tajani theksoi, se: “ne duhet të jemi të matur dhe të punojmë për të gjetur një zgjidhje. Ne si Parlament Europian jemi të angazhuar për paqe, në mbrojtje të të drejtave të njeriut, në mbrojtje të ligjeve. Sa i përket sanksioneve ne duhet të jemi të matur, në këto momente”.
Por presidenti i Parlamentit Europian e vlerësoi situatën në Bosnjë Hercegovinë më të komplikuar se në Kosovë. I pyetur nga gazetarët, pse Bashkimi Europian nuk ka aprovuar heqjen e vizave për Kosovën, Tajani tha se kjo është një çështje e vendeve anëtare.
Çështje të tjera që Tajani ka diskutuar me Guterres kanë qenë: Venezuela, Mesdheu dhe çështja e migrantëve, Afrika dhe lufta kundër terrorizmit, klima dhe konflikti Indi- Pakistan.

“DW”

Danilo Kish: Këshilla një shkrimtari të ri

– Kultivo dyshimin ndaj ideologjive dhe parimeve dominuese.
– Qëndro larg nga parimet.
– Ki mendjen të mos e ndotësh gjuhën tënde me atë të ideologjive.
– Binde veten se je më i fortë sesa gjeneralët, por mos u mat me ta.
– Mos beso se je më i dobët sesa gjeneralët, por mos u mat me ta.
– Mos beso në projekte utopike, përveç se tek ato që i koncepton vetë ti.
– Tregohu njëlloj krenar përpara parimeve dhe turmave.
– Ki ndërgjegjen e qenë për sa u përket privilegjeve që të jep zanati yt prej shkrimtari.
– Mos ngatërro mallkimin e zgjedhjes tënde me shtypjen klasore.
– Mos u obsesiono nga urgjencat historike dhe mos beso në metaforën e trenave të historisë.
– Domethënë mos vrapo të hipësh në «trenat e historisë»: është vetëm një metaforë idiote.
– Kujto gjithmonë këtë thënie: «Kush centron objektivin, gabon gjithçka».
– Mos shkruaj reportazhe për vende që i ke vizituar si turist: të mos shkruash aspak reportazhe, nuk je gazetar.
– Mos beso në statistikat, numrat, deklaratat publike: realiteti është ajo që nuk shikohet me sy të lirë.
– Mos vizito fabrikat, kolkozet, kantieret: përparimi është diçka që nuk shikohet me sy të lirë.
– Mos u merr me ekonomi, sociologji, psikanalizë.
– Mos ndiq filozofitë orientale, zen-in, budizmin, etj., ke gjëra më të rëndësishme për të bërë.
– Ji i vetëdijshëm për faktin se fantazia është motra e gënjeshtrës, kështu që është e rrezikshme.
– Mos u shoqëro me asgjë: shkrimtari është i vetëm.
– Mos u beso atyre që thonë se kjo është më e keqja e botëve.
– Mos beso tek profetët, pasi je ti profeti.
– Mos bëj profetin, arma jote është dyshimi.
– Ki ndërgjegjen e qetë. Parimet nuk kanë të bëjnë me ty: je ti parim.
– Ki ndërgjegjen e qetë. Minatorët nuk kanë të bëjnë me ty: je ti minator.
– Dije se ajo që nuk u ke thënë kurrë gazetave nuk ka humbur përgjithmonë: është torfa.
– Mos shkruaj me komandë për faktet e ditës.
– Mos vër bast mbi çastin. Do të pendoheshe.
– Mos vër bast as mbi përjetësinë. Do të pendoheshe.

– Ji i kënaqur me fatin tënd. Vetëm budallenjtë janë të kënaqur.
– Mos ji i pakënaqur me fatin tënd. Je një njeri i zgjedhur.
– Mos kërko shfajësime morale për njerëz që kanë tradhëtuar.
– Ruaju nga «koherenca e tmerrshme».
– Ruaju nga analogjitë false.
– Besoju atyre që e paguajnë shtrenjtë moskoherencën e tyre. Mos u beso atyre që e shesin shtrenjtë moskoherenca e tyre.
– Mos mbështet relativitetin e të gjitha vlerave. Hierarkia e vlerave ekziston.
– Priti me indiferencë shpërblimet e princave, por mos bëj asgjë për t’i merituar.
– Bindu se gjuha më të cilën shkruan është më e mira e të gjithave, pasi nuk ke tjetër.
– Bindu se gjuha në të cilën shkruan është më e keqja, anipse nuk do ta ndryshoje me asnjë
– Mos ji servil. Princat të marrin për një portier.
– Mos ji mendjemadh. Do te dukesh si portieri i parimeve.
– Mos beso se ajo që shkruan është socialisht e kotë.
– Mos beso se ajo që shkruan është një punë «socialsht e dobishme».
– Mos besoj se ti vetë je një anëtar i dobishëm i shoqërisë.
– Mos lejo të bindesh se për këtë je një parazit i shoqërisë.
– Krijo një opinion personal për gjithçka.
– Mos e shpreh opinionin tënd personal për gjithçka.
– Fjalët e tua janë më të çmuarat.
– Mos fol në emër të kombit tënd. Kush je ti që të përfaqësosh këdo, përveç vetvetes?
– Mos qëndro në opozitë. Ti nuk je përballë, je nën.
– Mos u vendos përkrah pushtetit. Ti je sipër.
– Lufto padrejtësitë sociale, pa e bërë atë program.
– Mos lejo që lufta kundër padrejtësive sociale të shmangë nga rruga jote.
– Njihe opinionin e të tjerëve dhe më pas harroje.
– Mos bëj ndonjë program politik, mos bëj asnjë program. Ti krijon nga magma dhe nga kaosi i botës.
– Ruaju nga kush të propozon zgjidhje finale.
– Mos ji shkrimtar i pakicave.

– Sapo një komunitet kërkon të të adopotojë, vure veten në diskutim.
– Mos shkruaj për «lexuesin mesatar»: të gjithë lexuesit janë mesatarë.
– Mos shkruaj për elitën. Elita nuk ekziston. Elita je ti.
– Mos mendo për vdekjen dhe mos harro se je i vdekshëm.
– Mos beso në pavdekshmërinë e shkrimtarëve, janë budallallëqe profesorësh.
– Mos ji serioz në mënyrë tragjike. Është gjë komike.
– Mos bëj komedianin. Bojarët janë mësuar me argëtimin.
– Mos bëj karagjozin e oborrit.
– Mos beso se shkrimtarët janë «ndërgjegja e njerëzimit»: ke parë tashmë shumë batakçinj.
– Mos e beso se je asgjë dhe askushi: ke eksperimentuar tashmë se princat kanë frikë nga poetët.
– Mos shko drejt vdekjes për asnjë ide dhe mos bind asnjë që ta bëjë.
– Mos ji frikacak dhe përbuz frikacakët.
– Mos harro se heroizmi kërkon një çmim shumë të lartë.
– Mos shkruaj në raste festash dhe përkujtimesh.
– Mos shkruaj elozhe: do të pendoheshe.
– Mos shkruaj fjalime funebër për heronjtë e kombit: do të pendoheshe.
– Nëse nuk mund ta thuash të vërtetën, hesht.
– Ruaju nga gjysmë të vërtetat.
– Kur e gjithë bota feston, nuk ka arsye që edhe ti të marrësh pjesë.
– Mos u bëj favorëve princave dhe bojarëve.
– Mos ji tolerant prej edukatës.
– Mos e përhap të vërtetën me çdo kush: «Me budallenjtë nuk diskutohet».

– Mos u bind se të gjithë kanë njëlloj të drejtë dhe se shijet nuk diskutohen.
– «Të jesh dy veta gabim nuk do të thotë se po dy veta mund të kenë të drejtë» (Karl Popper).
– «Të pranosh se një tjetër ka të drejtë nuk na mbron nga një rrezik i mëtejshëm: të besuarit se ndoshta të gjithë kanë të drejtë» (idem).
– Mos diskuto me injorantët për gjëra që i dëgjojnë për herë të parë nga ty.
– Mos ki mision.
– Ruaji nga ata që kanë mision.
– Mos beso në «mendimin shkencor».
– Mos beso tek intuita.
– Ruaju nga cinizmi, edhe nga i joti.
– Shmang klieshetë ideologjike dhe citimet.
– Ki kurajo të thuash se poezia e Aragonit për lavdinë e GPU-së është turp.
– Mos kërko për të rrethana lehtësuese.
– Mos u bind se në polemikën Sartre – Camus kishin të drejtë të dy.
– Mos beso në të shkruarën automatike dhe në «papërcaktueshmërinë e qëllimshme»: ti aspiron për qartësinë.
– Refuzo shkollat letrare që të imponohen.
– Kur dëgjon të flitet për «realizëm socialist», hiq dorë nga çdo diskutim i mëtejshëm.
– Lidhur me temën «letërsi e impenjuar» rri i heshtur si peshku. Lërua profesorëve.
– Tregoi rrugën kujt krahason kampet e përqëndrimit me Burgun e la Santé.
– Mallkoje 100 herë atë që thotë se Kolyma ushte ndryshe nga Auschwitz.
– Kush pohon se në Auschwitz shfarosnin vetëm morrat dhe jo njerëzit, kape për leckash dhe flake tej.
– Dhe kush thotë se e gjitha kjo përfaqëson një «domosdoshmëri historike», bëji të njëjtën gjë.

Përgatiti
ARMIN TIRANA