28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Kryemadhi tregon detajin e turpshëm të Knutit në takimin me opozitën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur eurodeputetit Knut Fleckenstein në studio e emisionit “Të Paekspozuarit”.
Fleckenstein deklaroi se Kryemadhi po pengon integrimin dhe se kërkon thjesht ndryshimin e pushtetit në Shqipëri.
Kryemadhi u shpreh se për Fleckenstein negociatat janë hapur, njëlloj sic propagandon Edi Rama. Kryemadhi tha se në takim nuk ka thënë ato gjëra që citon Fleckenstein, por se eurodeputeti është shqetësuar kur opozita ka folur për dosjen 339 dhe është larguar për disa minuta nga takimi.
“A para, nuk është problem se u zhgënjye Fleckenstein nga unë, rëndëi ka të mos zhgënjehen shqiptarët. Kam një status të Knut, ku ky thotë se është hapur integrimi për Shqipërinë. Sipas Knutit dhe Edi Ramës, negociatat janë hapur. Tani më thoni mua kush gënjen unë apo Knuti.
Ky thotë në status, urime Shqipëria është në BE.
T’ju sqaroj pse është zhgënjyer zoti Knut. Kushdo ndërkombëtar, nuk më intimidon, as më kërcënon dot mua apo çdo shqitpar, edhe pse jemi popull i vogël dhe i varfër. Integritetin dhe dinjitetin nuk na e marrin dot.
Nëse Knut i është drejtuar Monikës si zonja e parë, e para me sa duket zoti Knut, sa herë ka ardhur këtu nuk është marrë me punët e veta por me punë jashtë institucionit, sepse Monika nuk është zonjë e parë dhe nuk ekziston institucioni i Zonjës së Parë në Shqipëri.

Unë jam gruaja e Ilir Metës dhe jo gruaja e presidentit, jam Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.
Kryetarja e LSI-së ka treguar detajin e turpshëm të Knutit në momentin kur Basha ka përmendur në takimin me delegacionin europian dosjen 339.
“Kur zoti Basha përmendi dosjen 339, asnjë eurodeputet nuk ishte i informuar. Sapo u tha kjo, zoti Knut u ngrit dhe u shqetësua shumë dhe u largua nga takimi 25 minuta. E kuptoj se mund të ketë dalë për cigare po nuk harxhohet kaq kohë për këtë. Knuti ishte shumë i shqetësuar për dosjen 339, vetëm Edi Ramën kam parë të shqetësohet kështu”, tha Kryemadhi.
Ja cfarë i kam thënë unë zotit Knut në takim.
“Nëse ka stalibitet për krimin në Shqipëri, kjo do të thotë destabilitet për Evropën. Ju e dini shumë mirë ndikimin e grupeve kriminale shqiptare të drogës në Londër, në Spanjë, në Hamburg të Gjermanisë”.
Ju veproni si të mendoni. Ne kemi vendosur ta destabilizojmë krimin, që të mbrojmë fëmijët tanë dhe nuk kthehemi më pas.
Nëse Merkel apo deputetë gjermanë, do ishin kapur duke bashkëpunuar me krimin për të blerë vota, çfarë do të ndodhte? Minimalja do të kishte një investigim; ndërkohë këtu ka 2 vjet që dosja nuk hetohet, është bllokuar hetimi dhe po tentohet të asgjesohet”.
Ju kujtoj, deputeti Sloven dha dorëheqjen sepse kishte harruar të paguante një sandëich”. Zotërinj, ne kërkojmë këto standarte dhe vlera në Shqipëri.
Sot koka e krimit të organizuar është Edi Rama.
I thashë këtë Knutit dhe i dhembi shumë”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi: Ndërkombëtarët kanë bërë pazare me Shqipërinë
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj ndërkombëtarëve, ndërsa tha se ata kanë bërë pazare për të shtyrë mandatin e tyre në Shqipëri.
Ajo u shpreh në emisionin “Të Pa Ekzpozuarit” në News 24 se faktori ndërkombëtar është një element perfierik në Shqipëri. Kryemadhi nuk kurseu as shefin e qeverisë, të cilin e quajti si “kokën e krimit të organizuar”.
“Ne kërkojmë standarde dhe vlera për të cilin ju na flisni dhe keni në vendin tuaj. Koka e krimit të organizuar është Edi Rama. Kjo i dhembte shumë Fleckenstienit.
Asnjëri nga ne nuk është prokuror e gjykatës. Thash e theme ka sa të duash. Unë kam informacion, por nuk i faktoi dot sot, por di që ka nisur një investigimi për një euro deputet që është i përfshirë në koncesione në shishe plastike.
OSEB Ka dhjetë vite që bën pazare me qeverinë shqiptare për të shtyrë misionin e saj në Shqipëri. Ata flasin për të drejtat e homoseksualeve jo më për zgjedhjet. Nuk duhet të merremi më me ta. Sa më shumë rrëmujë të ketë në Shqipëri aq më të larta i kanë rrogat ata. Ndërkombëtarët janë një element periferik në Shqipëri”, tha Kryemdhi.

Berisha paralajmëron Ramën për helmin: Nëse nuk respekton rregullat populli i padukshëm do të…

Ish-Kryeministri Berisha ka paralajmëruar Ramën për helmimin masiv të qytetarëve me gazin helmues në protest se në rast se nuk respekton rregullat politike atëhere populli i padukshëm do ti përgjigjet atij me të gjitha mënyrat. Berisha tha se protestat e qytetarëve kanë qenë paqësore dhe se protestuesit po provokohen në mënyrë të vazhdueshme nga forcat special të urdhëruara nga Rama. “Shqiptarët do t’i tregojnë Ramës vendin shumë shpejt. Shqipëria ka sot opozitën më të fortë që viti 1990”, tha Berisha.
I ftuar në “360 Gradë” në Ora News, Berisha e konsideroi kryeministrin Edi Rama një kufomë politike.
“Ai është një zhgarravitës dhe mënyrë absolute asgjë tjetër. Janë të pavdekshme cilësimet që i kanë bërë kritikët e artit italianë, që thanë zhgarravinat e një adulti të droguar. Kaq janë ato. Problemi i tij është ky; ai është kufomë politike e pa kallur. A do ta kuptojë ai, kjo është gjë tjetër. Sa të jetë në fazë maniakale, ai nuk ka vesh që të dëgjojë, nuk ka sy që të dëgjojë”, u shpreh Berisha.
Berisha theksoi më tej se, se Rama i ka kohërat e numëruara.
“Rama i ka kohërat e numëruara. Por ka një problem të madh. Atij i janë verbuar sytë e mendjes dhe i janë shurdhuar veshët e mendjes.
Në mbarë vendin po jehojnë sirenat e shpresës.

Sot Shqipëria ka një opozitë, më të fortë se kurrë më parë.
Rama ngjet si një mi në kafaz.
Amerikanët pajtuan 23 psikiatër për Hrushovin, sic kanë bërë sot për Kim Jong Un.
Hrushovi, nga vëzhgimi i tyre, rezultoi manjako-depresiv.
Për të ardhur në Shqipëri, Rama, përvec kësaj, ka vuajtur nga kompleksi i vdekjes.
Ai vetë ka thënë në mediar italiane se ka menduar që të vrasë veten
Ai nuk është artist por një zhgarravitës (adult i droguar)”, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se eurodeputeti Knut Fleckenstein është i lidhur me rusët.
“Erdhi ky në Tiranë, Knuti në verë dhe takoi shoqërinë civile. 5 organizata, që të 5-ta të sponsorizuara nga Soros dhe u tha mos u mërzisni se Saliun e nxisin rusët. Ndërkohë që vetë i ka lidhet me rusët vetë të dokumentuara”, tha Berisha.
Berisha tha se para se të zbulohej nga Zëri i Amerikës, nuk kishte dijeni për dosjen 339 për blerjen e votave.
“Ti i di qëndrimet e mia pas zgjedhjeve. Nuk i dija unë këto që i ka dosja 339. Akuzat janë njëra anë. Po të jetë puna për vendime të mëdha ti kurrë nuk mund t’i marrësh pa fakte. Isha i bindur që Edi Rama nuk do të bënte zgjedhje. Kam bërë gjithçka që kam pasur në dorë që PD të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Berisha.

Deklaratat ndaj Kryemadhit, Berisha: Knuti i mërzitur për çështje “la femme”
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u pyet edhe për deklaratat e eurodeputetit Knutt Fleckenstein ndaj kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Pjesë nga biseda:
Berisha: Knut gaboi. Së pari nuk i takon atij të përdor formula siç i thotë Edi Rama. Së dyti, gosipi është gosip dhe tani nga darka fliste për “shershe la femme”. Ai dëshpërim që shtyu atë në urrejtje personale ndaj Monikës, gojët e liga thonë se ajo mund t’i ketë prishur diku punë.
Zheji: Mos është fjala për ndonjë ish-ambasadore?
Berisha: Nuk e di! Nuk shkoj aq thellë. Unë them që nuk bëri mirë që i tha ato. Jam i bindur që i nderuari deputet, po t’i gjykonte sonte, do t’i hiqte ato që tha ndaj një zonje, që është kryetare partie.

Gazi lotsjellës i protestës u soll nga Serbia nga banda e Gjolekë Malajt
Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se gazi i lëshuar mbi protestuesit përdoret për grupet terroriste.
“E ka sjellë banda e Gjolekë Malajt, një nga banditët e ’97-s. Ai ka bërë importin e gazit dhe ato janë gazra të sjella nga një grua. Dhe është gjithçka nëpër banda. Informacionin ma ka dërguar një specialist i ushtrisë së Kosovës, që është i njohur me armatimin e ushtrisë serbe të kohës së Millosheviçit.
Policia e ka në rregullore kur përdor gaz-lotsjellës, por ai gaz përdoret për grupet terroriste. Unë mendoj dhe e paralajmëroj Edvinin, të ketë kujdes se populli i ka të gjitha mundësitë dhe aftësisë për të reaguar në të gjitha mënyrat”, tha Berisha.

Inspektori ndërton shtëpinë e tij pa leje, banorin nuk e lejon të riparojë shtëpinë e tij

Një qytetar nga Konispoli ka denoncuar punonjësin e inspektoriatit të zonës së që sipas tij i ka nxirë jetën duke mos e lejuar që të vijonte punimet për shtëpinë e ndërtuar fillimisht në vitin 1983, por nga ana tjetër, sipas qytetarit inspektori po ndërton shtëpinë e vet pa lejën e posaçme.
Rastin e qytetarit në fjalë e ka bërë publik ish-kryeministri, Sali Berisha ku shkruan se ky është ligji i Kakistokracisë.
Statusi i plotë i Berishës
Ky eshte ligji ne Kakistokraci: inspektori i nxine jeten banorit, kurse per vete nderton pa leje!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje!
Jam nje banor i Konispolit i quajtur L. D. Kete video ua nis per t’ju treguae se kjo eshte Shqiperia qe duam, kjo eshte Shqiperia e Edi Rames. Kjo qe shikoni ne pamje te pare nuk eshte se fillimisht mund t’ju bej pershtypje, duket cdo gje ne rregull.
Por ky qe nderton ne mes te dites, pa leje dhe pa ia ndier fare, eshte inspektori i zones se Konispolit, ku mua personalisht me ka nxire jeten duke mos me lejuar te vazhdoj ndertimin e shtepise qe fillimisht eshte ndertuar qe ne vitin 1983.
Ky eshte turpi i kesaj qeveria, kjo eshte policia e Edi Rames. Te rrojne sigurimsat qe ky Kryeminister ka zgjedhur, sepse per ta nuk ka ligje dhe nuk duhet leje.
Me respekt

sb

Ky eshte ligji ne Kakistokraci: inspektori i nxine jeten banorit, kurse per vete nderton pa leje!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sbPershendetje!Jam nje banor i Konispolit i quajtur L. D. Kete video ua nis per t’ju treguae se kjo eshte Shqiperia qe duam, kjo eshte Shqiperia e Edi Rames. Kjo qe shikoni ne pamje te pare nuk eshte se fillimisht mund t’ju bej pershtypje, duket cdo gje ne rregull.Por ky qe nderton ne mes te dites, pa leje dhe pa ia ndier fare, eshte inspektori i zones se Konispolit, ku mua personalisht me ka nxire jeten duke mos me lejuar te vazhdoj ndertimin e shtepise qe fillimisht eshte ndertuar qe ne vitin 1983.Ky eshte turpi i kesaj qeveria, kjo eshte policia e Edi Rames. Te rrojne sigurimsat qe ky Kryeminister ka zgjedhur, sepse per ta nuk ka ligje dhe nuk duhet leje.Me respekt,

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 28. Februar 2019

700 mijë të larguar në 6 vite, të gjitha pushtetet në duart e qeverisë dhe oligarkëve

Haris VONGLI

Në një kohë kur Shqipëria po vuan një destabilitet të theksuar ekonomik, social e politik, një qeverisje të bërë palë me krimin, aksioni opozitar për djegien e mandateve dhe protestat masive në mbarë vendin, janë hapi final i cili kundërshton fort ilegjitimitetin e Parlamentit.
Ky vendim duhet të lexohet drejtë pasi janë njerëzit që e kanë kërkuar dhe është detyra e opozitës të jetë sa më pranë tyre. Qeveria, që nga viti 2013, erdhi në pushtet me një ofertë, nga një marrëveshje e bërë me qytetarët shqiptarë të cilëve u premtoi stabilitet, taksim të ndershëm, çmim më të ulët të ushqimeve, dritave, ujit, naftës, etj,; premtoi vëmendje të veçantë ndaj biznesit, ndihmë ekonomike ndaj familjeve në nevojë, hapjen e 300 mijë vendeve të reja pune, etj. Ndërkaq sot gjendemi përpara faktit se nuk është mbajtur asnjë nga premtimet e lartpërmendura.
Nga Shqipëria janë larguar 700.000 qytetarë, vetëm në 6 vjetët e fundit, shifër kjo alarmante që tregon se varfëria dhe pasiguria në vend ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve.

Qeveria dhe oligarkët në të e palë me të, kanë kapur plotësisht median, legjislativin, ekzekutivin, sistemin e drejtësisë, institucionet e të cilit, si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe ajo e Apelit, janë inekzistente, duke u shndërruar kështu në një mekanizëm korruptiv që shfaqet i verbër ndaj nevojave të qytetarëve.
Propaganda dhe arroganca e pushtetit janë të fundit armë me të cilat mbahet qeveria Rama e cila e shet realitetin ndryshe nga çfarë është në të vërtetë. Funksionarët e lartë të saj janë të shkëputur nga realiteti i bazës të cilët u kanë dhënë votëbesimin për një qeverisje më të mirë, pasi ata rrinë me të ngjashmit e tyre dhe nuk kanë vuajtur kurrë për bukën e gojës.
Edhe kur pushteti absolut është në duart e tyre, makineria e propagandës dhe retorikave boshe i vihet kundër opozitës që prej vitesh denoncon, në mënyrë konstante, skandale pas skandalesh, të cilat faktojnë asgjë më shume se sa keqqeverisjen dhe arrogancën e theksuar të pushtetit në krye. –
Ndërkombëtarët kanë për detyrë të bëjnë thirrje për stabilitet, por në të njëjtën kohë ata bien dakord me opozitën se vendi nuk mund të qeveriset me vota te blera dhe as me krimin e organizuar.
Në një kohë protestash në mbarë Europen, ndërkombëtaret shqetësohen, me të drejtë, se lënia e mandateve në Shqipëri mund të kthehet në efekt domino edhe në vendet e tjera. Por ato që kërkohen me vendosshmëri nga ta janë funksionimi i shteti të së drejtës, transparenca dhe demokracia.

Studentët “luftë” për një abone…

Një ndër shqetësimet e ngritura të strudentëve gjatë protestës së tyren ishte edhe aboneja e studentit.
Tani studentëve i duhet të debatojnë në fund të çdo muaji me punonjësit e Drejtorisë së Konvikteve. Më pak se 1.500 abone studenti janë të disponueshme për rreth 70 mijë studentë të universiteteve publike dhe private.
Studentët tregojnë rastin abuziv, të cilët vetëm pasi përmendin median mund të marrin zgjidhje. Nëse jo, abonetë e studentit që kushtojnë 600 lekë i përfitojnë ata që janë me fat, ose me mik.
“Kam ardhur sot në mëngjes për të blerë abone. Lashë orën e mësimit dhe jam këtu deri tani. Në momentin që u ushtruam presion atyre, nuk kishin më si të na nxirrnin. Edhe unë që humba dy orë seminar, e duhet të vazhdoj ende mësimin pavarësisht se mora mungesa”, tha studentja.
Nga ana tjetër, drejtoresha e Shërbimeve Studentore, Ornela Dume thotë se studentët që u ankuan për mungesën e aboneve të ripyeten edhe njëherë, kjo pasi situata mori zgjidhje.

Mustafaj flet për qëndrimin e Fleckenstein ndaj Kryemadhit: Gjuha e tij është si gjuha e Ramës!

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi deklaratën e raportuesit për Shqipërinë, Knut Fleckenstein të bërë sot pas takimeve në Tiranë me përfaqësues të mazhorancës e opozitës. Ndërsa Fleckenstein tha se ishte zhgënjyer me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin.
“Zonja Kryemadhi ka shprehur vetëm vendosmërinë për të mos u kthyer mbrapsht, me gjuhën e saj të drejtpërdrejtë ka shprehur se Shqipëria është e shqiptarëve dhe këtu vendosim ne. Kjo i jep rast Fleckenstein të shprehet për të. Ajo nuk është liderja e opozitës është krahu i opozitës, pra do ishte më e vështirë që ai të fliste për Bashën. Gjuha e tij është si gjuha e Ramës, konfirmon qëndrimet e njëanshme. Ai në asnjë rast nuk ka dalë nga simpatitë e tij si socialdemokrat”.
Mustafaj thotë se ndërkombëtarët zgjedhin të bëjnë gjënë më të lehtë, t’i bëjnë presion palës më të dobët, në këtë rast opozitës.
“Gjithmonë është më e lehtë t’i bësh presion opozitës, këtë rrugë xgjedhin ndërkombëtarët, më të lëhtën por edhe për faktin se është opozita ajo që ka braktisur parlamentin. Nuk ka ndonjë surprizë në sjelljen e tyre”, u shpreh ai.

Megjithatë, Mustafaj këshillon se opozita duhet të tregohet shumë e durueshme me ta.
“Nga opozita kërkohet një gjë esenciale, durimi. Nuk duhet aspak nervozizëm me ndërkombëtarët, pra duhet të jenë të durueshëm. Të bëjnë atë që se kanë bërë më parë, shpjegimin me argumente të vendimit të tyre. Pra, të tregojnë me fakte se masa ekstreme e marrë prej tyre nuk është kaprico”,- shtoi Mustafaj.
Rrezikun e mos hapjes së negociatave, ish-ministri i Jashtëm Mustafaj nuk e lidh aspak me vendimin ekstrem të opozitës.
“Vendimi për çeljen e negociatave merret nga Këshilli i Ministrave të BE. Dekarata për gotën që shihet herë gjysmë plot dhe herë gjysëm bosh trego se ky vendim do jetë negativ edhe në qershor, çfarëdo që të bëjë Shqipëria. Ministrat e jashtëm janë të njëjtët, asnjëri nuk ka ndryshuar, ashtu siç nuk kanë ndryshaur edhe opinionet e tyre”, tha Mustafaj.

Mustafaj i cilësoi tejet të rëndësishme zgjedhjet që do të mbahen në Tuz të Malit të Zi të dielën e 3 marsit.
Mustafaj tha se për herë të parë tre forcat politike shqiptare atje kanë dalë me një listë të vetme dhe ka shumë gjasa që të zgjedhjet një kandidat shqiptar. Por përveç kësaj, Tuzi, siç tha Mustafaj për herë të parë shpallet komunë e pavarur me të drejta të plota.
“Është një moment shumë i rëndësishëm për shqiptarët e Malit të Zi, shumë i rëndësishëm se realizohet një ëndërr shumë e gjatë e shqiptarëve të Tuzit dhe malësisë përreth për të pasur Tuzin komunë të pavarur me të drejta të plota, sepse deri tani Tuzi ka qenë pjesë e komunës së Podgoricës. Kjo për arsye se Gjukanovicit i duhej vota e shqiptarëve dhe malazezëve për të mundur kandidatët pro serbë që ishin për Bashkinë e Podgoricës. E dyta është shumë e rëndësishme sepse për herë të parë shohim përfaqësuesit e të tre forcave politike të shqiptarëve, Aleancën për Shqiptarët, Unionin Demokratik të Shqiptarëve dhe Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve të dalin me një listë të përbashkët. Po i japin një shembull pjekurie për tu ngritur mbi egot e tyre absurde, por reale, për të ndërtuar një listë të përbashkët e cila do të minimizojë firot e votave. Dhe këta si komuniteti më i rëndësishëm numerikisht i kanë të gjitha shanset të marrin kryetarin e bashkisë së Tuzit. E treta, diaspora e Malit të Zi është ankuar gjithmonë. Tani e kanë një rast të tregojnë veten dhe të shkojnë të votojnë, ia kanë borxh vendlindjes”, tha Mustafaj.

 

“Vatra” në krye të Diasporës që refuzon Samitin farsë të qeverisë Rama

Nga DALIP GRECA

Të shkosh në një Samit aq të fryrë nga propaganda qeveritare, aq pompoz, ku janë parashikuar 3 ditë aktivitete dhe mijëra Euro shpenzime, në një kohë kur vendi është në kaos, në krizë totale dhe i trazuar nga protestat që kërkojnë largimin e “kryeparit” të akuzuar për korrupsion, nuk ka asnjë kuptim tjetër, veçse të tentosh t’i vendosësh një patericë mbajtëse Qeverisë në kohë të vështira dhe t’u bësh karshillëk atyre që protestojnë dhe kërkojnë ikjen e tij.
– Të shkosh dhe të shpenzosh për 3 ditë paratë e shqiptarëve që vuajnë për bukën e gojës, është një tjetër karshillëk që u bëhet qytetarëve të varfër të atij vendi….
– Është më shumë se sa një Farsë e gjithë kjo komedi. Një qeveri që ka nda e përça shqiptarët në Atdhe si mund të bashkojë mërgimtarët nëpër Botë, një pjesë të të cilëve i ka përzënë ajo vetë duke ua bërë të pamundur jetesën në Vendlindje!?
Të Enjten, 28 Shkurt 2019, ora 7.00 P.M. fillon Samiti fasadë i Diasporës, organizuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko nën kujdestarinë e organizatorit real, Kryeministrit aq të përfolur e aq të kontestuar prej shqiptarëve.
Ministri i Diasporës, për gati dy vjet, u përpoq shumë që të bënte “babaxhanin” për t’ia mbushë mendjen Diasporës se ky Samit nuk do t’i ngjajë atij të parit, të Ramës, kur përveç fotografisë me Naltmadhninë e Tij-Kryeministrin, nuk ka mbetë asnjë gjurmë pas.
Majko bëri të pamundurën për t’u mbushë mendjen emigrantëve që të bëheshin pjesë e Samitit sepse “kohët paskan ndryshuar” dhe se në krye është ai vetë! Vetëm naivët mund t’i besojë premtimeve të një qeverie që i ka detyruar shqiptarët të marrin rrugët e Botës dhe çdo ditë zbrazin vendin. Të shkosh në një Samit aq të fryrë nga propaganda qeveritare, aq pompoz, ku janë parashikuar 3 ditë aktivitete dhe mijëra Euro shpenzime, në një kohë kur vendi është në kaos, në krizë totale dhe i trazuar nga protestat që kërkojnë largimin e “kryeparit” të akuzuar për korrupsion, nuk ka asnjë kuptim tjetër përveçse të tentosh t’i vendosësh një patericë mbajtëse Qeverisë në kohë të vështira dhe t’u bësh karshillëk atyre që protestojnë dhe kërkojnë ikjen e tij.
Vetë Ministria që mbanë emrin e Diasporës s’është gjë tjetër veçse një Ministri Fantazmë, që përveç shëtitjeve të Ministrit në SHBA , Kanada e Evropë me paratë e shqiptarëve, në përpjekjet e dëshpëruar për ta çuar në Samit, asgjë tjetër nuk i ka ofruar mërgimtarëve.

Të shkosh dhe të shpenzosh paratë e shqiptarëve, që vuajnë për bukën e gojës, është një tjetër karshillëk që u bëhet qytetarëve shqiptarë.
Është ironike kapja pas Bashkimit folklorik Kombëtar, emërtimit patriotik, që ka zgjedhë qeveria për ta shitur Samitin në Ditën historike të Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës si akt Kombëtar në kohët e reja!!!! Është më shumë se sa një Farsë e gjithë kjo komedi. Një qeveri që ka nda e përça shqiptarët në Atdhe si mund të bashkojë mërgimtarët nëpër Botë, një pjesë të të cilëve i ka përzënë ajo vetë duke ua bërë të pamundur jetesën në Vendlindje!?
VATRA ndjehet mirë që i doli parashikimi për Samitin e shkuar të Ramës. Ajo e denoncojë atë si fasadë të Kryeministrit siç kishte bërë para atij Samiti edhe me mjekët shqiptarë nëpër Botë; që i mblodhi, u fotografua me ata dhe bëri të kundërtën e këshillave të tyre. Propozimet e mjekëve i mori era, ndërsa shërbimi mjekësor ka shënuar nivelet më të ulta.
Pavarësisht peshës që përpiqen t’i japin vetes ata që shkuan në SAMIT, Diaspora në SHBA, është në krye të refuzimit të atij Samiti. Katër degët e Vatrës në Florida, dhe jo vetëm degët e Vatrës por asnjë shoqatë tjetër me peshë në komunitet nuk shkoi në Samit, ashtu si edhe në Nju Jork, ku me përjashtim të ndonjë përfaqësuesi-shoqërues të ndonjë shoqate lokale, Organizatat serioze nuk e morën mundimin të shkojnë pas qeverisë. E njëjta gjë ndodhi në Michigan kur Vatra e refuzoi prerazi, dhe haptazi Ministrin Majko që në ballafaqim me komunitetin, siç refuzoi VATRA edhe në Toronto, por jo vetëm Vatra, edhe organizatat e tjera të Kandasë me përjashtim të pjesëmarrësve të Samitit të parë, të tjerët nuk u bënë pjesë e farsës.
Po të nisemi nga ajo ç’ka kanë bërë publike organizatorët, në panele do të diskutohet :Të Drejtën e Votës për emigrantët, Zhvillimi ekonomik dhe i qëndrueshëm si dhe Identiteti Shqiptar. E drejta e votës është e drejtë Kushtetuese që nuk ka nevojë ta tjerrësh në Samite, ndërsa për Identitetin, Shqiptarët në Diasporë i kanë dhënë leksion shtetit shqiptar për më shumë se 100 Vjet, pastaj një Kryeministër që shpërfytyron Simbolet Kombëtare nuk mund të japë leksione për identitetin Kombëtar.
Ka një mijë arsye pse Vatra i tha Jo Samitit të Dytë të Diasporës, por në thelb, arsyet janë po ato të refuzimit të Samitit të parë, janë arsye logjike, parimore. Po sjellim të plotë tekstin e refuzimit që i bëri VATRA Samitit të parë, pa bërë asnjë ndryshim. Shiheni vetë nëse I qëndroi kohës parashikimi i Vatrës.

****
PËRSE VATRA I THA JO SAMITIT TË EDI RAMËS?
Edhe pak ditë na ndajnë nga i ashtuquajturi ”Samit i Diasporës” i kryeministrit të Shqipërisë. Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”, në respekt të qytetarëve shqiptarë, nuk do të jetë e përfaqësuar në atë paradë paraelktorale të kryeministrit, që nuk ka bërë asgjë për diasporën në tre vitet e keqqeverisjes, që i ka lënë shqiptarët e Amerikës pa konsullatë,( tash e ka bashkuar ne një zgiq, gjoja zyre, por vetëm zyra nuk mund te jene, një hapësirë ku te zihet fryma nga ngushtësia)… Dhe kjo ndodh ne SHBA, ku jetojnë së paku gjysëm milion shqiptarë.
Vendimi i Federatës “Vatra” për të mos marrë pjesë në Samitin e Ramës u mor nga strukturat e saj. Fillimisht ishte kryesia që e diskutoi pjesëmarrjen ose jo në këtë Samit ndërshqiptar të diasporës, siç e quan kryeministri. Me vota të hapura u vendos që Vatra të mos bëhej pjesë e një farse paraelektorale të Kryeministrit me argumentin se pjesëmarrja dekorative në atë Samit nuk i shërben diasporës, nuk i shërben qytetarëve shqiptarë, por vetëm partisë së Kryeministrit.
Edhe Këshilli Drejtues i Vatrës, i mbledhur me 1 Tetor 2016, e la në fuqi vendimin e Kryesisë për mospjesmarrje në Samitin e nëntorit, që po propagandon me aq zhurmë Edi Rama dhe instrumentet e tij këtu në diasporë. Natyrisht që ka dhe vatranë, siç kishte dhe anëtarë të Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues, që mendojnë se Vatra duhet të marrë pjesë në Samitin e Ramës ,me qëllim që ajo të mos ”vetëizolohej” apo “vetëpërjashtohej” nga samiti. Argumenti i atyre që votuan “pro” shkuarjes ishte që Vatra të ishte pjesëmarrëse dhe t’ia thoshte në sy kryeministrit se ky Samit është thjeshtë një farsë dhe asgjë më shumë, se ai nuk mund dhe nuk duhet ta manipulojë e as ta politizojë diasporën, të mos e përçajë atë, se ai në tre vitet e qeverisjes nuk ka bërë asgjë për diasporën, jo vetëm kaq por, ia hoqi edhe zyrën konsullore në metropolin e Nju Jork-ut, kur kjo zyrë ka qenë e pranishme që në vitet ’20 të shekullit të shkuar( Edi Rama e mbylli ashtu siç kishte bërë diktatori Enver Hoxha), se ai s’ka bërë asgjë për të tërhequr investitorë nga diaspora, përkundrazi dhe ato pak biznesmenë që gjeti ua ka prurë në majë të hundës me vështirësitë fiskale dhe pasigurinë, t’i thoshte se ne emigrantët nuk duam Shqipëri të mbytur nga krimi dhe mafia, një Shqipëri të mbuluar nga droga, një Parlament, ku strehohen kriminelët etj… etj.

Por ku dhe si t’ia thoje Ramës të gjitha këto në një 5 minutëshin, që ai ka vënë në dispozicion si për një individ, që plotëson formularin e tij, apo për një organizatë krahine apo fshati, po aq edhe për organizatat historike, siç është Vatra me 104 vite jetë në SHBA?
Çfarë t’i thuash më parë Edi Ramës për 5 minuta në një Samit, që nuk është për Diasporën, por reklamë për atë vetë? A nuk qe i atillë takimi me mjekët e diasporës në vitin 2013? Përveç fotogarfisë me kryeministrin, çfarë mbeti nga ajo paradë? Në ç’gjendje është sot shëndetësia shqiptare? Ku shkuan idetë që dhanë mjekët nga diaspora? Nga ky samit kanë për të mbetur pas: Fotografitë e Ramë(edhe në Fb), shëtitjet e planifikuara në qytetet turistike, dhe fjalimet e Ramës dhe të ministrave të tij.
Serioziteti i këtij Samiti duket që në formularin e propaganduar me aq zë nga ambasada në Washington dhe disa instrumente në shërbim të tij këtu në SHBA. Sipas formularit në Samitin e Ramës mund të shkojë kush të dojë si individ, ndërsa Vatrës i kanë bërë së fundmi dhe një ofertë bujare: mund të vini edhe me dy përfaqësues! Çfarë ndreqi shtimi i një përfaqësuesi, kur secili person mund të plotësonte formularin dhe të shkojë në Tiranë si turist?
Mënyra se si po e organizon kryeministri Samitin është e dështuar që në nisje. Ashtu siç qeveris, pa pyetur kënd, po ashtu po e organizon edhe këtë Samit, pa e pyetur Diasporën se çfarë problemesh ka ajo, çfarë mendon ajo për punën e qeverisë në raport me diasporën, çfarë mendon ajo për keqeverisjen që e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbi, pa organizuar ndonjë anketë a sondazh. Kryeminstri vetë vendos e vetë vulos, pa i përfillur grupet e interesit. Ky është modeli i tij i qeverisjes.
Ka zëra që thonë se Vatra nuk shkon në Samitin e Ramës sepse mbështet opozitën, të cilën Kryeministri e ka përjashtuar nga Samiti, ashtu siç ka përjashtuar edhe institucionin e presidencës së Republikës së Shqipërisë.

Secili ka mendjen e vet dhe mund të arsyetojë ashtu siç ia thotë mendja, por Vatra i ka dalë për borxh kryeministrit socialist, edhe pse vetë Rama, nga foltorja e Partisë së Shpëtim Idrizit (Kongresi i PDIU, qershor 2016), u ankua se “ Vatra më sheh si një njeri të dyshimtë”….
Në fakt e vërteta është krejt ndryshe: Kryeministri e sheh Vatrën me dyshim. Vatra e takoi Kryeministrin Edi Rama më 26 shtator 2013 në hotelin”Four Sizen” në Manhattan, dhe e uroi për mandatin që i dhanë votuesit shqiptar.
Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj, ndër të tjera i tha Kryeministrit Rama në prani të ambasadorit Ferid Hoxha dhe këshilltares së tij Ina Kuka: “Për zgjedhjet e 23 qershorit, shumica e veteraneve patën shprehur mendimin që proceset e integrimit dhe programet ekonomike të mos ndërpriteshin nga ndërrimi i administratës qeveritare dhe, solidarë me shtresën e ish të persekutuarëve, kanë shprehur shqetësimin nga disa shenja recidive komuniste dhe zëra revanshiste të vrenjtura në fushatën paraelektorale të koalicionit socialist.
Megjithatë, kualifikimin e zgjedhjeve si më të mirat, me standardet më të larta deri tani, njohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe kalimin paqësor të pushtetit tek administrata e re, i vlerësojmë pozitive. Ju urojmë për fitoren, për të cilën keni bërë përpjekje të mëdha, në gjykimin tonë ndonjëherë dhe me tepri. Ju dëshirojmë sinqerisht, në vazhdimësi si administratave të më parshme, arritje të suksesshme në dobinë e vendit e të kombit. “Vatra” do të mbështesë përpjekjet për të arritur suksese në dobinë e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar dhe, gjithashtu në vazhdimësi, ne do të shprehim mospajtimin dhe do të bëjmë presion konstruktiv kur ta shohim të nevojshme.”
Vatra i është përmbajtur fjalës së dhënë, ndërsa Kryeministri që premtoi bashkëpunim, Jo.

Vatra ka vazhduar ta bëjë oponencën konstruktive, me deklarata e ka këshilluar Kryeministrin në pragvizitat në Beograd, që të mos harrojë kërkesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, i ka kërkuar kryeministrit, që të mos bëjë deklarata delirante si ajo për kandidatin amerikan për president, republikanin Trump, i ka kërkuar që të pastrohet nga akuzat në SHBA për 80 mijë dollarët e Bilalit (ndoshta do ta ketë plotësuar formularin për Samitin edhe Bilali. Pse jo?), i ka kërkuar që të pastrojë Parlamentin nga kriminelët dhe Shqipërinë nga mafia dhe kanabisi, i ka kujtuar ato çfarë i kërkoi Vatra në takimin e 26 shtatorit 2013, por Rama hesht.
Ai ka ardhë shpesh në SHBA, pas atij takimi me Vatrën, por ndërkohë që ka pasë kohë edhe të shkojë në Las Vegas, apo të festojë ditëlindje konsujsh nderi të pa miratuar, por nuk ka pasë kohë që të vijë t’i hedhë një sy Vatrës, nga e cila kanë dalë Kryeministra, ministra, ambasadorë, njerëz të shquar,…qofshin dhe të zakonshmit e sotshëm… Nuk është Vatra që e sheh me dyshim Kryeministrin, por ai largohet në mënyrë të dyshimtë Vatrës.
Në mbyllje të këtij editoriali dhe një pyetje për Kryeministrin: Përse nuk e organizoi këtë biçim samiti në fillim të mandatit, por në fund të tij? Çfarë do të bëjë për diasporën në këta pak muaj që i kanë mbet të qeverisë? Asgjë, veç do ta kthejë këtë Samit në një paradë paraelektorale, ku ai dhe ministrat e tij do të bëjnë paradën e mos-sukseseve (jo të drogës, jo të krimit, jo të pasigurisë, jo të korrupsionit, jo të largimit masiv të shqiptarëve, që shtojën radhët e diasporës dhe pakësojnë popullsinë në vend, nuk do të flasë as për mungesën e konsullatës së shtetit shqiptar në SHBA, as për mungesën e një Ministrie të Diasporës, kur gjysma e popullsisë është realisht në diasporë etj…etj)
Ia pafsh hajrin këtij Samiti farsë i nderuar Kryeministër!

Pse Edi Rama do të tërhiqet ashtu si në rastin e armëve kimike!

Nga Fatmir GUDA

Akti politik i opozitës për djegie mandatesh është hapi më ekstrem që ajo u shmang ta bënte dy vjet më parë më 25 Qërshor 2017. Partisë Demokratike qysh pas 2013-ës, kohë kur ajo kaloi në opozitë, për tja mbërritur në këtë vendimarrje i është dashur të kalojë nëpër një kalvar aksionesh politike me oshilacione të dukshme suksesesh e dështimesh e diktuar mbase edhe prej rregullave të lojës të shtetit ligjor apo rrethanave të krijuara brënda e jashtë vëndit, çka i ka imponuar të bëjë më shumë se një herë edhe hapa mbrapa. Dhe kjo gjë mbase i ka dhënë vlerësime maksimale tek partnerët ndërkombëtarë, por nga ana tjetër edhe i ka dhënë kosto të madhe sa i përket rënies së besueshmërisë tek publiku dhe tek antarësia e saj. Vlen të përmënden dy ndër tërheqjet më të bujshme të saj në këto 6 vite, që janë:
1.Tërheqja nga qëndrimi për mosmarrje pjesë në zgjedhjet lokale të 2015 pas ndarrjes së njëanshme politike që mazhoranca i bëri hartës territoriale dhe
2.Tërheqja nga vendimi për mospjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 2017 me Edi Ramën kryeministër, pas konstatimit të fenomenit të blerjes së votës me lekët e drogës në 3 zgjedhjet e pjesshme vendore në Korçë, Dibër dhe Kolonjë.
Pra, tanimë jemi në pikën kur vendimi për djegie mandatesh përkon me të tretën të vërtetën. Çka do të thotë se opozita është e destinuar jo prej bestytnisë, po prej fatit dhe ardhmërisë së saj t’i shkojë deri në fund këtij vendimi edhe pse gjendet nën presionet e njëpasnjëshme të ndërkombëtarëve, të cilët nga ana e tyre kategorikisht shprehen shabllon kundër bojkotit apo konfliktimit politik me pasojë destabilizimin nga cilado forcë politike në çdo vënd të botës, përfshi edhe vëndet në zhvillim siç është rasti i Shqipërisë.
Opozita në bllok pas aktit të braktisjes së parlamentit për ta detyruar Edi Ramën të dorëhiqet dhe t’i hapë rrugë një qeverie tranzitore, që do përgatiste zgjedhje të lira, ndodhet në një udhë të pashkelur më parë dhe mbi të gjitha pa kthim mbapa drejt arritjes së qëllimit të saj.

Ajo që deklarohet nga PD dhe partitë e mbledhura rreth saj është vendimi për t’u bërë njësh me popullin në protesta e përballje si ato që kanë ndodhur më 16, 21, 27 Shkurt, të cilat përveçse masivitetit e përkrahjes së gjerë qytetare, janë shoqëruar edhe me incidente e provokime të dhunshme midis protestuesve dhe kordoneve policore.
Dmth me gjithë kostot e mundshme për vëndin dhe vehten, opozita tanimë në një front akoma më të zgjeruar me dy ish-aleatë të “rilindjes” LSI dhe PDIU është stoike në hapat e hedhur duke paralajmëruar, se zgjatja sa më shumë në kohë e një mosreagimi nga ana e qeverisë do rrezikonte ta çonte vëndin edhe drejt destabilizimit.
Nga ana tjetër me kalimin e kohës edhe qeveria nuk do t’i shpëtojë syrit të ciklonit të faktorit ndërkombëtar, i cili po mëson çdo ditë fakte të reja mbi fajësinë e saj për situatën e krijuar në vënd dhe padyshim që me kohë presioni do kalojë tërësisht mbi mazhorancën, nga e cila do kërkohet zgjidhje me çdo kusht. Gjë që do të thotë, se Edi Rama, për të parën herë në përballjen e tij me Lulzim Bashën do të jetë i dënuar të bëjë mbrapa, pasi në të kundërt krriza mund të eskalojë parashikimet drejt një konflikti civil, duke i kushtuar vëndit dhe atij vetë shumë më shumë sesa meraku që ai ka për mosrrëzimin e mitit të pathyeshmërisë së tij në betejat me opozitën.
Për të patur një parashikim më të qartë mbi atë çka mund të ndodhë në një të ardhme të afërt, mjafton tu referohemi preçedentëve në këto 6 vite, ku Edi Rama edhe pse me reputacion më të konsoliduar në publik është parë edhe të bëjë tërheqje taktike. Sidomos kur është gjendur në përballjet që shoqërohen me një frymë mbarë kombëtare, sikurse ka qënë rasti i importit të armëve kimike apo protesta e studentëve në dhjetor 2018. Thënë kjo, shtimi i masivitetit të pjesmarrjes së qytetarëve përtej edhe numurit të atyre që tubuan më 16 Shkurt dhe rezistenca në kohë e protestës do ta çonte pashmangshmërisht kryeministrin drejt dorëzimit, paçka se për inerci të fitoreve arritur në përballjet e mëparshme me opozitën dhe momentit të presionit të ndërkombëtarëve po mbi opozitën i japin aktualisht favorin të deklarohet i vendosur për të mos bërë mbapa. Situatë kjo që po vazhdoi gjatë do të përkthehej në fund të fundit në hapa akoma më mbrapa për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Berisha zbulon skandalin: Kulla 25-katëshe që po ndërtohet tek Sahati është e Olsi Ramës e Agron Xhafajt

Kulla 25-katëshe që ka nisur të ndërtohet në qendër të Tiranës, e cila do të mbulojë Kullën e Sahatit ka për pronarë vëllain e kryeministrit, Olsi Rama dhe trafikantin e drogës Agron Xhafa. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se, kompania që pritet të ndërtojë gradaçelën është përfolur për lidhje me villain e kryeministrit dhe atë të isho-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Ja si do te fshehe simbolin e Tirane me kullen e saj Kompania Apeks e denoncuar per lidhje me Agron Xhafen dhe Olsi Ramen.
Ky krim i shemtuar bazohet ne vendimin e direkt Edvinit per ti dhene leje Apeks qe te ndertoje kullen 25 kateshe dhe fshehjen e plote te Sahatit, ikones se vertet te qytetit te Tiranes. sb
Aktivistë të shoqërisë civile ngrinin zërin ditën e dielë për atë po ndodhte në zemër të kryeqytetit.

Kandidatja refuzon KQZ-në për të zënë vendin e Berishës: Më vjen keq, por nuk e zëvendësoj dot!

Djegia e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, ka bërë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të nisë procedurat e tij, për zëvendësimin e tyre.
KQZ ka ftuar kandidaten Ina Haxhija për të zëvendësuar ish-Kryeministrin Sali Berisha, por në një shkrim të shkurtër në Facebook, ajo përgjigjet:
‘Më vjen keq, por nuk e zëvendësoj dot’.
Kuvendi ka shpallur zyrtarisht vakancat në parlament, dhe KQZ tanimë pritet t’ju kaloje mandatet pasuesve në listën e opozitës.