23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Basha nga Shkodra: Rrugëtimi jonë është rrugëtim drejt Europës!

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me strukturat në Shkodër, ndërsa pas takimit dha një prononcim për mediat.
“A do të pranoni për vendin tuaj, këtë që ju i kërkoni shqiptarëve të pranojnë“? Kjo ishte pyetja që kreu i opozitës, Lulzim Basha, i ka drejtuar sot nga Shkodra, eurodeputetëve të PE-së, që kritikuan aksionin e opozitës
“Mos më kërkoni asgjë që nuk do të pranonit për popullin tuaj! Ne jemi të vendosur që përmes këtij rrugëtimi të sjellim vlerat europiane në Shqipëri”, u përgjigj Basha.
Basha tha më tej se, rrugëtimi jonë është një rrugëtim i dhimbshëm, por është rrugëtim drejt Evropës.
“Kemi 3 dekada që udhëtojmë drejt Evropës. Ky është një rrugëtim i dhimbshëm, por është rruga e vetme që do ta çojë Shqipërinë në Evropë dhe drejt mirëqënies. Në këtë rrugëtim është radha jonë të bëjmë këtë sakrificë sepse ne luftojmë për vlerat e Evropës. Rrugën drejt Evropës e pengon krimi dhe korrupsioni. Nuk shkohet me gënjeshtra, por me vlera. Pengesa kryesore për integrimin në BE është Shqipëria si Kolumbia”, tha Basha.

Pjesë nga deklarata e kryetarit Basha për mediat
“Rruga është drejt Evropës është rruga e vetme që do ta çojë Shqipërinë drejt dinjitetit. Në këtë rrugëtim, është radha jonë të bëjmë një sakrificë. Ne e bëjme këtë sakrificë sepse ne luftojmë ëpr vlerat e Evropës, sepse është e domosdoshme për të zhbllokuar rrugën e Evropës nga pengesat që i janë vënë asaj në këto 5 vite e akoma më shumë në këto 2 vitet e fundit.
Rrugën drejt Europës e pengon korrupsioni dhe ortakllëku me krimin e organizuar. Të gjtihë në Shqipërinë e dinë dhe në Europë e kanë dëgjuar.
E vërteta dhe faktet na çojnë drejt Europës, nuk shkohet me hilera. Ne këtë rrugëtim e nisim me vlera dhe sakrifica e opozitës është për të kthyer demokracinë e vërtetë.
Pengesa kryesore për integrimin e vendit në Europë është “Shqipëria si Kolumbi”, vjedhja me qindra milionë milionë e taksave të shqiptarëve dhe derdhja në xhepat e oligarkëve, pengesa kryesore është qeveria e lidhur me krimin, pengesa kryesore janë zgjedhjet e vjedhura në bashkëpunim me krimin.

Kështu nuk shkohet në Europë. Në Europë shkohet me vlera, me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në cilin vend të Europës kapet qeveria duke vjedhur zgjedhjet dhe ikën populli në emigracioni?!
Ndaj rrugëtimi ynë është europian, duke zgjidhuar duart e drejtësisë dhe duke çuar para saj ata që kanë vjedhur zgjedhjet.
Jam me shumë besim dhe zemër të plotë si gjithmonë kur jam në Shkodër. Shkodranët do t’i prijnë edhe këtij rrugëtimi final, që do të ketë një përfundim, zgjedhje të reja dhe të ndershme.
Nuk ka parlament Republika e Shqipërisë, por një bandë që është faktuar në sytë e botës si produkt i Edi Ramës me krimin e organizuar. Një bandë që përfaqëson Niçet, Shullazët, Bajrët… Hapat e mëtejshëm të opozitës janë me qytetarët dhe për qytetarët.”
I pyetur nga mediat se si i komentote deklaratat e eurodeputetëve sot, Basha tha se kishte një pyetje:
“A do të pranoni për vendin tuaj, këtë që ju i kërkoni shqiptarëve të pranojnë?! …Mos më kërkoni asgjë që nuk do të pranonit për popullin tuaj! Ne jemi të vendosur që përmes këtij rrugëtimi të sjellim vlerat europiane në Shqipëri.

Mustafa-Thaçit: LDK nuk do të pajtohet në asnjë mënyrë që të dialogohet për territorin

Nga Isa MUSTAFA

Mbrëmë e takova Presidentin Thaçi në shtëpinë time. Kërkoi të më informojë, si kryetarin e partisë më të madhe politike, për kërkesat por edhe paralajmërimet për masa, shumë serioze, ndaj Kosovës, të deklaruara nga delegacioni i lartë i SHBA-së.
Ia shpreha brengosjen time dhe të LDK-së për situatën në të cilën koalicioni qeverisës e ka sjellë vendin. Kërkova nga Presidenti që të heqë dorë nga orientimi i tij dhe diskursi politik për korrigjim të kufijve, në mënyrë që të krijohet një ambient normal për dialog dhe të evitohet frika nga dialogu. Se LDK nuk do të pajtohet në asnjë mënyrë që të dialogohet për territorin, sepse kjo çon në rihapje të shtetësisë. Poashtu, theksova se është përgjegjësi e koalicionit qeverisës që të gjejë zgjidhje, në mënyrë që të ruhet partneriteti me SHBA-të, si aleatin tonë strategjik. Ia shpreha qëndrimet e LDK-së për dialogun dhe nevojën që para dialogut të shkohet në zgjedhje, për të siguruar legjitimitetin.
Kam vërejtur se ka pasur spekulime si dhe akuza për këtë takim; disa budallenj e kanë cilësuar edhe si tradhti. Të tillët janë injorantë e zjarrëvënës.
Kur është në pyetje interesi i shtetit dhe partneriteti me SHBA-të do të bisedoj dhe do të takohem me të gjithë, sepse i besoj programit dhe frymës së LDK-së. LDK nuk është parti diskomunikuese, nuk frikësohemi nga takimet, sepse u qëndrojmë besnik zotimeve tona politike.
Ditet e kaluara kam komunikuar edhe me Kryeministrin Haradinaj dhe me zv.kryeministrin Limaj. Më herët edhe me z. Kurti. Të gjithë ne kemi përgjegjësi për këtë vend, si pozitë dhe si opozitë.

Trafiku i drogës/ Tahiri mbërrin në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat

Pak ditë më parë u njoftua se prokurorët që po hetonin ish ministrin e Brëndshëm, Saimir Tahiri kishin dërguar dosjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ndërkohë ish-ministri i Brendshëm ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat. Ai shoqërohet nga avokati i tij, Maksim Haxhia.
Prokurorët e çështjes Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arenc Çela mbyllën hetimet duke e marrë ish-ministrin të pandehur, për zkuzat, “trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror”.
Pas njoftimit të vendimit Tahiri dhe avokati, i tij kanë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet dhe më pas do të jetë gjyqtari paraprak që do të vendosë për dërgimin apo jo të çështjes për gjykim, me provat e mbledhura nga akuza.

Trump: Bisedimet me Kimin dështuan për shkak të sanksioneve

Samiti në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong-un ka përfunduar pa marrëveshje, pasi Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesat e verikoreanëve për të hequr sanksionet ndaj shtetit të tyre.
“Ka pasur të bëjë me sanksionet”, ka thënë Trump në një konferencë për media. Ata kanë kërkuar që sanksionet të heqen në tërsi dhe ne nuk mund ta bëjmë atë”, shtoi ai.
Të dy liderët është pritur që të njoftojnë për përparimin e bërë në negociatat për denuklearizim.
“Ndonjëherë duhet të largoheni dhe ky ka qenë një nga ato raste” ka thënë Trump.
Duke folur në një konferencë për media në Hanoi, presidenti amerikan ka njoftuar se nuk ka plane për mbajtjen e një samiti të tretë me Kimin.
Në programin origjinal të Shtëpisë së Bardhë, ishte planifikuar që të enjten të organizohet “Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët”, si dhe një drekë pune në mes të dy liderëve, mirëpo pritshmëritë janë shuar, kur të dyja ngjarjet janë anuluar në mëngjesin e së enjtes.
Sipas presidentit Trump, lideri verikorean ka pasur gatishmëri për të shkatërruar kompleksin, Yongbyon, zonë për zhvillimin dhe testimin e programit bërthamor të Koresë Veriore, mirëpo ka kërkuar lirim nga të gjitha sanksionet, diçka për të cilën SHBA-ja nuk ka qenë e gatshme.
Megjithatë dy liderët është thënë të kenë pasur diskutime përmbajësore sikurse në samitin e parë, të mbajtur në qershor të vitit të kalur në Singapor.
Megjithatë samiti është kritikuar për faktin se nuk janë ofruar detaje të tij, çka pati rritur pritshmëritë se Trump do të shtynte përpara idenë e arritjes së një marrëveshjeje për denuklearizim.

Çfarë nënkuptohet me “denuklearizim”?
Aktualisht çështja më e diskutueshme mbetet se si të dyja palët e interpretojnë denukealizimin.
Uashingtoni ka thënë më parë se Koreja Veriore duhet të heqë dorë njëanshëm nga armët bërthamore, në mënyrë që të lirohet nga sanksionet, derisa është po kjo pikë që ka krijuar bllokadë për verikoreanët.
I pyetur në një konferencë për media të enjten se çfarë nënkupton me denuklarizim, Trump ka thënë: Për mua është shumë e qartë, duhet të lirohemi nga armët bërthamore”.
Trump ka thënë se delegacioni amerikan “ka disa mundësi për të shqyrtuar mirëpo tani ka vendosur të mos e bëjë një gjë të tillë”.
Ai ka shtuar se është “optimist” dhe ka thënë se bisedimet i kanë vendosur të dyja shtetet “në një pozitë për arritjen një rezultati të mirë” në të ardhmen.
Pavarësisht mosarritjes së një pakti në Hanoi, samiti i dytë Trump-Kim ka shpërfaqur edhe një herë marrëdhënie të përmirësura në mes të të dyja kombeve.
Në fund të vitit 2017, liderët e këtij samiti patën shkëmbyer kërcënime, pasi Trump e pati cilësuar Kimin “njeri të raketave”, derisa Kim pati thënë se Trump ka “probleme mendore”.
Mirëpo duke folur të enjten në Hanoi, Trump ka thënë Kim është “njeri i mirë me karakter” dhe e ka përshkruar lidhjen e tyre si “shumë të fuqishme”.
Para mbajtjes së samitit, ka pasur zëra për përfundimin zyrtar të Luftës Koreane, të viteve 1950-1953, e cila ka përfunduar me një armëpushim në vend të ndonjë traktati të plotë të paqes.
Përveç tjerash, ka pasur edhe shpresa se Kim mund të zotohet për të shkatërruar kompeksin bërthamor Yongbyon, i cili gjendet në zemër të programit bërthamor të verikoreanëve.

Armë gjermane në Jemen, qeveria: “Nuk dimë asgjë”

Armët gjermane kanë luajtur në Jemen një rol shumë më të rëndësishëm se sa ka qenë e njohur deri tani. Këtë e zbuloi një ekip gazetarësh me pjesëmarrjen edhe të DW. Armët gjermane kanë luajtur në Jemen një rol shumë më të madh se sa ka qenë e ditur deri tani. Këtë e zbuloi një ekip gazetarësh me pjesëmarrjen edhe të Deutsche Welles. Qeveria gjermane thotë se nuk ka pasur njohuri për këtë.
Një konvoj ushtarak lëviz ngadalë në një rrugë me pluhur në jug të Jemenit. Nga makinat xhip të hapura, ushtarë me uniforma sudaneze përshëndesin me dorë. Disa prej tyre tregojnë duke qeshur sinjalin e fitores dhe ngrenë në ajër armët. Janë mercenarë nga Sudani, që kanë ardhur për të luftuar në Jemen. Në përkrahje të aleancës të kryesuar nga Arabia Saudite, që përkrah qeverinë jemenite dhe luftojnë kundër rebelëve huthi. Lufta ka shpërthyer që më 2015 në Jemen dhe mijëra civilë janë viktima të saj. Kombet e Bashkuara flasin për një nga krizat më të mëdha humanitare të kohës sonë. Miliona jemenitë rrezikojnë të vdesin nga uria, shumë prej tyre fëmijë.
Stacione armësh të prodhimit gjerman
Agjencia e lajmeve AP, ka xhiruar konvojin në nëntor 2015 në afërti së qytetit port Aden. Mercenarët sudanezë nuk janë vetëm: Në video shihen automjete luftarake të ushtrisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. Janë “oshkosh” të blinduar të prodhiit amerikan, të kombinuar me teknologji gjermane armësh. Në automjete janë montuar stacionet e armëve të modelit “fewas”, që janë prodhuar nga firma gjermane e armatimeve, Dynamit Nobel Defence që ndodhet në Burbach. Dy automjete u lokalizuan nga ekipi i gazetarëve, njëri në Aden dhe njëri në afërsi të qytetit bregdetar jemenit, Al Khawkhah. Në vitin 2009, qeveria gjermane i dha firmës Dynamit Nobel lejen për të eksportuarr stacione armatësh në vlerën e 81 milionë eurove, tel Emiratet të cilat zhvillojnë ofensivën tokësore kundër huthis në Jemen.

Qeveria gjermane: “Ne nuk dimë gjë”
Armë gjermane në luftën e Jemenit? Qeveria gjermane thotë se gjoja nuk di gjë. “Unë nuk kam njohuri për një gjë të tillë,” i tha Deutsche Welles ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier (CDU). Armët gjermane, thonë ligjet për eksportin e armatimeve, nuk duhen dërguar në vende ku zhvillohen luftime të armatosura, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë të dy vendet, të cilat qeveria gjermane i sheh si “partnerë strategjikë”, kanë vazhduar të blejnë armë gjermane edhe pas fillimit të luftës. Por ministri thotë se ai nuk është në dijeni se armët përdoren atje.
Por nëse sheh me kudjes prodhimet e firmave gjermane të armatimeve dallohen tek fotografitë dhe videot që gjenden në internet në Youtue, Twitter dhe Google Earth. Një numër i madh burimesh të tilla ka analizuar projekti investigativ #GermanArms. Gazetarë të Deutsche Welles, revistës “Stern”, televizionit ARD, emisioni “report Mynih”, zyra hollandeze e kërkimeve “Lighthouse Reports” dhe rrjeti investigativ “Bellingcat” kanë gjetur shumë dëshmi të përdorimit të armëve gjermane në luftën e Jemenit, në tokë, ajër dhe det.
Assab: Bazë operacionale për luftën në Jemen
Në bazë të imazheve satelitore mund të dallohet se anijet luftarake që Emiratet kanë blerë në Gjermani, përdoren në Jemen. Për këtë ato drejtohen nga porti Assab në Eritrea, pika strategjike Meerenge Bab al-Mandab (“Porta e lotëve”). Assab ndodhet vetëm 60 kilometra larg nga bregdeti jemenit. Prej këtu anijet luftarake e Emirateve të Bashkuara Arabe mbërrijnë në bregdetin jemenit shumë më shpejt se sa po të niseshin nga Gjiri i Adenit. Bllokada e porteve si përshembull Hodeidas, nga anijet luftarake të koalicionit saudit ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për gjendjen e vështirë rë popullsisë jemenite.
Sipas të dhënave të OKB edhe mercenarët dërgohen në Jemen nëpërmjet portit të Assabit. Kjo është e mundur nëpërmjet një marrëveshjeje të Emirateve të Bashkuara Arabe me Eritrenë. Kjo marrëveshje i kep mundësi Emirateve, që përdorin bazën ushtarake të Assabit, me përfimit të pafund strategjik në luftën e Jemenit. OKB e kritikon këtë marrëveshje si shkelje të embargos së armëve, që u vendos më 2009 kundër regjimit totalitar të presidentit eritreas, Isaias Afwerki. Embargo ka qenë në fuqi deri në nëntor 2018.
Anije luftarake “made in Germany”
Por Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë shqetësuar për embargon. Ata e vendosën një pjesë të flotës së tyre në portin e Assabit, mes tyre ka në mënyrë të përsëritur edhe anije luftarake të blera në Gjermani. Në imazhet satelitore shihen anije luftarake të tipit “Muray Jib” që prodhohen nga firma gjermane Lürssen, me seli në Bremen. Prodhuesi i përshkruan ato si anije 65 metra të gjata, të armatosura me raketa, dhe që janë të përshatshme për “operacione që kryhen në ujëra të qeta”. Së fundi anije të tipit “Muray Jib” shihen në shtator 2018 dhe shkurt 2019 në imazhet satelitore të portit të Assabit.
Mbas marsit 2017 edhe një anije tjetër ndodhet disa herë në portin e Assabit, anije e klasës Frankenthal. Dy nga këto anije, që kërkojnë minat janë blerë në Gjermani nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 2006. Më parë ushtria gjermane Bundeswehr i pati përdorur vetë ato. Në një video të televizionit “Al Jazeera” të tetorit 2017 dallohet një anije e klasës Frankethal në portin e Mokhas, që ndodhet përballë Assabit. Porti sapo ishte pushtuar nga koalicioni i drejtuar prej sauditëve. Koordinatat e sakta të anijes u lokalizuan nga #GermanArms. Një tregues tjetër që thotë se anijet për kërkimin e minave janë përdorur në luftë, jepet nga rebelët Huthis, të cilët kanë publikuar fotografi të një anijeje që e kanë qëlluar më korrik 2017 dhe e kanë dëmtuar rëndë.

Bombardues me pjesë këmbimi gjermane
Në luftën e Jemenit nuk kanë luajtur rol vetëm anijet luftarake prodhuesit e të cilave merret vesh shumë mirë kush janë. Janë përdorur edhe armë të tjera që janë prodhuar së bashku nga disa vende europiane dhe kanë pjesë përbërëse që janë prodhuar në Gjermani. Për shembull avionët luftarakë të tipit Eurofighter dhe Tornado, me të cilat koalicionit i drejtuar nga sauditët bën sulme ajrore kundër rebelëve huthi. Grupi i gazetarëve #GermanArms gjeti dëshmi për rrëzimin e një tornadoje saudite në janar 2018 në luginën Tal Al-Souh në territoret jemenite Ketaf. Gjermania ka dërguar për Britaninë e Madhe pjesë këmbimi për Tornadot në Arabinë Saudite edhe pas fillimit të luftës së Jemenit.
Ekipi i gazetarëve gjeti po ashtu dëshmi për përdorimin e avionit tank A330 MRTT të koncernit europian Airbus. #GermanArms gjeti një video të një përdoruesi twitteri të afërt me qeverinë saudite, i cili tregon një Eurofighter saudit gjatë furnizimit me karburant. Analiza tregoi se fotografia është bërë në rajonin kufitar të Jemenit.

Macron dhe Merkel diskutojnë për Brexit dhe çështje të tjera të BE-së

Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua të mërkurën në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron, për të diskutuar mbi Brexit-in, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe çështje të tjera europiane.
Takimi i së mërkurës vjen një ditë pasi Kryeministrja britanike Tereza May tha se Parliamentit britanik do t’i jepej rasti të votojë për ta vonuar datën e caktuar për t’u larguar nga Bashkimi Europian, më 29 mars.
Shtyrja e datës do të kërkonte një tjetër miratim nga vendet anëtare të BE-së. Politikanët europianë thonë se Britania duhet të ketë një arsye të besueshme për shtyrjen e datës.
Zoti Macron tha se kjo kërkesë duhet të justifikohet nga “një perspektivë e qartë për këtë qëllim.”
“Ne nuk na duhet kohë. Na duhen vendime”, tha zoti Macron në një konferencë të përbashkët për shtyp që dha në Paris, krahas me kancelaren gjermane.
Zonja Merkel tha se Bashkimi Europian nuk do t’ia refuzonte Britanisë “pak më tepër kohë”.
Ajo tha se “ne po synojmë të ketë një zgjidhje të menduar mirë, një tërheqje të organizuar të britanikëve nga Bashkimi Europian.”
Zonja Merkel dhe zoti Macron thanë se duan ta forcojnë bashkëpunimin mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes, përfshirë zhvillimin e industrisë franko-gjemrmane të armëve dhe një qëndrim të përbashkët për eksportin e armatimeve.
Në janar të dyja vendet nënshkruan një pakt për rinovimin e premtimit dy dekada më parë për paqe dhe miqësi mes të dy vendeve, për t’i lënë mënnjanë një herë e përgjithmonë armiqësitë e periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Pakti i ri kërkon shtimin e bashkëpunimit në fushat e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes, luftës kundër krimit dhe terrorizmit, zhvillimit ndërkombëtar dhe kërkimeve shkencore.

Opozita thërret qytetarët: Gati për protestën e 5 Marsit

Opozita pritet të zhvillojë protestën tjetër madhështore para Parlanentit ilegjitim të martën e 5 Marsit. Janë ngritur grupet e punës për kontaktet me të gjitha strukturat që do të shkojnë tek qytetarët. Pritet që pjesmarrja të jetë një tjetër record pas tre protestave të tjera që janë zhvilluar nga 16 Shkurti.
Mijërat e qytetarëve janë në revoltë dhe presin thirrjet e opozitës për të protestuar. Rasti më spektakolar ishte protesta e së enjtes, ku mijrëta e qytetarëve ju përgjigjën thirrjes së opozitës në vetëm 4 orë duke rrethuar Parlamentin.
Opozita e ka bërë të qartë se nuk do të tolerojë më provokime që do ti bëhen nga policia duke goditur protestuesit me gaz lotsjellës. Në lidhje me orarin e protestës, kjo pritet të vendoset menjëherë pasi qeveria të legalizojë orën e mbledhjes së Parlamentit, pasi deri tani po e mabjën sekret.

Gjoba zyrtare e Blushit me firmë dhe vulë të Top Channel për katër kompani është 200 mijë euro

Ajo që përflitej prej kohësh duket se tashmë është fakt. Top Channel është shëndrruar në një televizion gjobëvënës. SYRI.net ka siguruar një dokument konfidencial i cili ka mbërritur në adresën e katër kompanive të cilat në rast se nuk pranojnë të “reklamojnë” për 200 mijë euro secila në Top Channel atëhere do të bëhen objekt investigimi i emisionit “Top Story” që menaxhohet direkt nga Drejtori i televizionit Ben Blushi.
Çfarë ka ndodhur?
Me largimin e Sokol Ballës nga Top Channel, televizioni ruajti të drejtën ekskluzive të emisionit “Top Story” që ishte në një krijesë personale e gazetarit Sokol Balla prej shumë vitesh. Por ndryshe nga modeli “hard talk” që Balla e ideoi dikur, “Top Story” u shëndrrua në një emision i llojit investigativ ku Blushi rekrutoi një grup gazetarësh të rinj me në kryëë të grupit kryeredaktor gazetarin Endrit Habilaj.
Pse “Top Story”?
Që prej mbërritjes së tij në krye të Top Channel, Ben Blushi hasi në vështirësi serioze për të vëne nën kontroll direkt emisionin investigativ “Fiks Fare” si pasojë e rezistencës se Filip Çakulit. Si hakmarrje pr këtë rezistencë Ben Blushi nxorri teorinë e “vetfinancimit” për të gjitha emisionet e Top Channel me qëllim që ti detyronte drejtuesit e emisioneve që ti përkuleshin “vullnetit” të tij.

I pari që e bëri këtë pas një rezistence të vogël ishte moderatori dhe “producenti” i Top Shoë Alban Dudushi dhe rasti konkret është emisioni i turpshëm i vitit të kaluar kur ky emision u shëndrrua në nje skenë të shëmtuar për llogari të Edi Ramës që ate kohë zhilloi një “one man shoë” sikur por bashkëbisedonte me studentët. Fakt është që emisionit i doli boja brenda pak orësh kur u zbulua se “studentët” me të cilët “bashkëbisedonte” Rama, nuk ishin gjë tjetër veçse armat e Forumit Rinor të PS.
Letra e kërcënimit…
“Top Story” është një emision në dukje investigativ i cili që prej ditës së parë, është shëndrruar në një kamzhik me të cilin po goditen ata që janë armiqtë e pushtetit të Ramës, të jashtëm e te brendshëm. Për këtë mjafton të shikosh emision që i kushtohet Fatmir Xhafajt i cili vetëm pak kohë pasi u shkarkua nga Rama pasi tentoi të arrestonte Vangush Dakon, u telendis njëherë e mirë në “Top Story” me fakte e prova. Disa prej tyre aq intime saqë mund te ishin vetëm produkt i zyrës së propagandës së Edi Ramës. Por ndërkohë që Ben Blushi e ka vënë jo vetëm “Top Story”, por të gjithë “Top Channel” në shërbim të Edi Ramës dhe ky nuk është më sekret, duket se ai ka menduar që të bëjë edhe disa “gola” për hesapet e tij personale. Dokumenti që ka siguruar Syri.net dhe mban firmën e kryeredaktorit të “Top Story” Endrit Habilaj dhe vulën zyrtare te Top Channel është vetëm një pjesë që tregon sesi Ben Blushi vepron me “bllokun e tij personal” duke i bërë presipn bizneseve që të paguajnë haraç. Dhe jo një haraç dosido, por nga 200 mijë euro për kokë për 4 kompani ose 800 mijë euro ne total. Sepse tashmë Beni ecën vetë, dhe me bllok në dorë madje…

“Syri.net”

Ish-Presidenti- delegacionit të PE: Nuk jeni në anën e shqiptarëve

Bujar NISHANI

Shumë e mirëpritur ishte vizita e disa parlamentarëve të Parlamentit Evropian në Shqipëri, për të adresuar situatën e një krize të rëndë politike, institucionale, ekonomike dhe shoqërore që po e çon këtë vend drejt kaosit me impakt të rëndë në të gjithë rajonin.
Për fat të keq rezultati i kësaj vizite rezultoi për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, zhgënjyese.
Mesazhi kryesor që shqiptarët dëgjuan nga disa prej parlamentarëve ishte artikulimi i një ndasie të madhe midis shqiptarëve.
E pasaktë kjo tezë, të nderuar parlamentarë !
Një ide e gabuar për ta kanalizuar kështu krizën e madhe në Shqipëri.
Vërtetë që edhe ne shqiptarët kemi angazhime, përkatësi, ndjeshmëri të ndryshme politike në kuptimin partiak.
Por ne jemi shumë pak që të jemi aq të ndarë sa ç’dëshiron klani anarkist i “rilindjes”.
Demokratë, socialistë, liberalë, konservatorë janë çdo ditë me njëri tjetrin në vendet e tyre të punës, në blloqet e tyre të banimit, në kafenetë e lagjes, madje edhe brenda familjeve të tyre.
Nuk ka asnjë urrejtje apo ndasi midis shqiptarëve, zotërinj !
Ndasia dhe urrejtja është midis qytetarëve me krimin e organizuar, që tek ne për fat të keq ka kapur pushtet politik.
Përballja dhe dallimi i madh është midis popullit që vidhet dhe pushtetarëve që zhvasin popullin më të varfër të Evropës.
Shqiptarët dëgjuan disa mesazhe për bashkëpunimin, respektim institucionesh, integrimin evropian.
Mesazhe këto shumë të mirëpritura.

Por, për fat të keq, shqiptarët nuk dëgjuan asnjë mesazh kundër krimit të organizuar, asnjë mesazh kundër korrupsionit të kthyer në kult dhe sistem, asnjë fjalë kundër përdorimit të vrasësve serial, bosëve të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe detashmenteve partiake në policinë e shtetit, në blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të së djathtës.
Kongresi Amerikan (Voice of America), shumë më larg (në kontekstin gjeografik) ka mundur ta shoh dhe ta denoncoi blerjen e votave nga krimi i organizuar.
Deputetët e Parlamentit Evropian që vizituan Tiranën nuk e kanë parë dot atë maskaradë elektorale.
Mediat prestigjoze italiane, gjermane, britanike, franceze kanë paraqitur fakte dhe prova se si grupet e krimit të organizuar dhe trafikantët ndërkombëtar të drogës kanë tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve dhe se po pregatiten të vendosin rezultatin në zgjedhjet e ardhëshme.
Zëri i këtyre mediave prestigjoze nuk ka mbërritur ende tek parlamentarët që vizituan Tiranën.
Mekanizma të specializuar të Parlamentit Evropian konstatuan se 20% e votave u blenë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
20% e votave në sistemin tonë do të thotë që kjo “shumicë” e sotme, me rezultatin që mori, nuk do të mund të kishte më shumë se 60 vende në Parlament.
Për rrjedhojë do të ishte minorancë dhe jo maxhorancë.
Njëri prej parlamentarëve u tregoi shqiptarëve se kur këto ndodhin në vendin e tij, me këtë çështje merret drejtesia !!!!
Ne shqiptarët e dimë mirë se në vendin e tij, kurrë nuk ka ndodhur e nuk ndodh që bandat e vrasësve dhe trafikantët ndërkombëtar të drogës të përfshihen në proceset zgjedhore e jo më ti sigurojnë 20% të rezultatit partisë qeverisëse.

Deri këtu jo, ju lutem mos na fyeni !
Shqiptarët nuk dëgjuan asnjë fjalë se çfarë mendojnë parlamentarët evropian për 5 prioritetet e procesit të integrimit evropian.
Si mundet të flitet për integrimin pa gjykuar për procesin drejt tij ?
Njëri prej deputetëve shkoi deri atje sa të inkurajonte kthimin e sistemin monist në Shqipëri !
Kjo përbën fyerjen më të madhe ndaj dinjitetit dhe integritetit të shqiptarëve në këto 27 vite të pluralizmit politik.
Kjo përbën një fyerje ndaj mijëra viktimave të ekzekutuara nga diktatura, ndaj dhjetra mijërave të interrnuar në kampet e përqëndrimit nga rregjimi i Hoxhës për shkak të përpjekjeve të tyre për liri dhe demokraci.
Sot, shqiptarët janë më të vendosur se kurrë më parë që ta kthejnë Shqipërinë në rrugën e idealeve, parimeve, standardeve, dinjitetit, integritetit, civilizimit evropian.
Hapi i parë, i përfaqësuesve të shumicës së shqiptarëve duke dorëzuar mandatet e një parlamenti ilegjitim është një vendim historik në shërbim të një të ardhmje krejt ndryshe nga kjo që sot vuajnë shqiptarët dhe që bie ndesh thelbësisht me standardin evropian.
Sot, në Shqipëri nuk ka një përpjekje politike të partive në opozitë për të marrë pushtetin në tavolinë.
Sot, në Shqipëri ka nisur një lëvizje e madhe qytetare, për një ndryshim të madh në sistemin politik, në proçesin e ndërtimit të institucioneve, në mënyrën e sjelljes së pushtetarëve ndaj qytetarëve, në ekonominë e shqiptarëve, në imazhin dhe dinjitetin e kombit shqiptar.
Ata që nuk e shohin dhe nuk e kuptojnë këtë lëvizje të madhe qytetare, nuk janë në krah të shqiptarëve në përpjekjen për projektin e tyre evropian.

Rrjeshtohu me Shqipërinë që rri në këmbë!

Nga Gent Strazimiri

Ti, që “të vjen turp” nga Shqipëria që proteston për demokraci përballë parlamentit të rrethuar me tela me gjemba, duhet të ishe turpëruar ditën kur more vesh që vullneti i Shqipërisë ishte përdhunuar nga “gjushët” , “gjiknurët” e “niçet” në orgjira sado-mazo me regji të “Rilindjes” …
Ti, që “të vjen turp” nga Shqipëria që i qëndron përballë gazit helmues dhe nuk dorëzohet, duhet të ishe turpëruar ditën kur parlamenti i “gjushëve” u vetë-rrethua me tela me gjemba e policë nga frika e popullit.
Ti, që sot “turpërohesh” nga mungesa e dialogut midis Shqipërisë që nuk dorëzohet dhe “gjush-qeverisë” , duhet të ishe turpëruar ditën kur more vesh që “gjush-qeveria” dialogonte me sukses me krimin e organizuar, trafikantët e drogës e vrasësit për të fituar “tepsinë” !
Ti që të “turpëron” fakti i trishtë që në parlament nuk ka më debat intelektual alternativash, duhet të ishe turpëruar ditën kur more vesh që 19 “rilindas” nga 64 gjithsej, nuk vinin nga auditoret e bibliotekat, por nga burgjet e gjysmës së Evropës…
Ti, që sot ndjehesh “i turpëruar” nga retorika shpesh e rënduar e opozitës, si përgjigje e reagim, duhet të ishe turpëruar atë ditë kur kryeministri ndyu sallën e parlamentit me “batutën” e parë, ditën e parë kur foli si kryeministër, për shkak të votës që ti i dhe si “ndryshim” .
Ti, që sot ndjehesh “i turpëruar” se “imazhi i vendit” është përkeqësuar në Evropë, duhet të ishe turpëruar ditën kur gazetat e Evropës publikuan shifrën e parë të eksodit të ri të shqiptarëve, së bashku me fotot e tyre nëpër çadra të ndyra në pritje të një shansi për të rrezikuar edhe jetën e fëmijëve te tyre vetëm për të mbërritur diku në Angli… pa adresë e as plan.

Ti, që sot nga “turpi” që ndjen se Evropa po merr vesh që ka një Shqipëri që refuzon të emigrojë por që lufton për të mos u përzënë nga shtëpia prej qeverisë së dale “nga influenca e Niçes, Habilajve, Agron Xhafajve”, duhej të ishe turpëruar ditën kur për shkak të Edi Ramës e sajmirtahirëve të tij, vendi yt meritoi emrin aspak gazetaresk ” Kolumbia e Evropës”!
Ti, që nuk u turpërove asnjë dite, që nga ai 12 shtatori i vitit 2013, ti nuk e njeh turpin!
Ti, mund të kesh shkollë e të kesh lexuar e shkruar libra pa fund!
Ti, mund të krenohesh për aftësi intelektuale e politike, por psherëtima e “të moderuarit” që nxjerr sot, nuk të shpëton dot nga klithja e heshtjes tënde bashkëpunuese 6 vjeçare.
Ti, që sot “po humbet durimin” e që shqetësohesh se po na ikën një shans tjetër për t’u bërë “evropianë”, je shembulli më i gjallë i prapambetjes intelektuale të kësaj shoqërie të atrofizuar në reagim deri në nivelin e primitivizmit.
Ti nuk e njeh turpin!
Ti je turpi vetë, kudo ku ndodhesh, kurdo ku ke heshtur, e në çdo rast kur ke “përtuar” të reagosh sepse prisje diçka nga qeveria e “gjushit”, sepse “s’të frymëzonte Luli”, sepse kishe “frikë” se mos padashje bëheshe “demokrat”, apo “donatorët” e projektit në ambasadë “nuk ta këshillonin” reagimin…
Ti sot hesht!
Nëse nuk hesht dot, kërko thjesht falje dhe rrjeshtohu me Shqipërinë që rri në këmbë!
Rri diku aty nga fundi, se mbase kupton se ç’do të thotë dinjitet, e fillon të bëhesh i denjë për një shoqëri që pikë referimi ka Evropën, jo ambasadat e saj në Tiranë!!!