Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar përmes “qytetarit dixhital” një tjetër rast të rëndë përdhunimi me nxënëse të mitura në Selenicë të Vlorës. Ajo që është më e rëndë në këtë histori është fakti se drejtoresha e shkollës, e cila ishte në dijeni të këtij skandali e ka fshehur ngjarjen e rëndë. Njëra nga vajzat ka pasur kurajonb të denoncojë skandalin në polici, por edhe në këtë rast si edhe në rastet e tjera , policia nuk ka ndërhyrë dhe është bërë palë me përdhunuesin
Denoncimi i plotë i “Qytetarit dixhital”
Denoncohen perdhunime dhe prostitucion te nxeneseve te shkolles 9 vjeçare Selenice dhe fshehje e krimit nga narkozyrtaret e Kakistokracise.
Lexoni mesazhin rrenqethes te nxeneses dixhitale! sb
Pershendetje i nderuar z sali berisha. Jam nxense e
shkolles 9 – vjecare te Selenices ne rrethin e Vlores. Po ju shkruaj per nje skandal te rende abuzimi me dy shoqe te mia nx te shkolles qe ka ndodhur tek ne para tre javesh dhe drejtorja esht perpjekur ta fshehe ngjarjen.Abuzimi nuk u krye ne shkolle por jashte saj me dy vajza te klases time te shtate kur luanin ne shtepine e njeres prej vajzave e cila jeton me gjyshen sepse e ema eshte ne greqi . Jo kjo por vajza tjeter u tregoi prinderve se dicka i kishte ndodhur te shtepia e shoqes kur nje cun i rritur me tatuazh ne dore kishte abuzuar me ato te dyja. Ketu flitet se vajza qe jeton me gjyshen ka te perseritur histori te njejta biles edhe me te renda se ato qe kane ndodhur me vajzen ne shkollen e Kavajes.Me ne fund pasi u be problem dhe e mori vesh gjithe shkolla se drejtorja nje socialiste e thekur po fshihte skanadalin ajo ose prnderit e njeres vjaze kane denoncuar ngjarjen e rend ne policine e Vlores, kete me tha vet njera nga vajzat se policia i dine te gjitha. Edhe ne kete raste flitet se per njeren vajze egziston gjithashtu nje video erotike.
Megjithe kete deri sot policia nuk ka marre asnje mase ndaj perdhunuesit por as ndaj drejtores dhe psikologes qe donin te mbyllini skandalin. Une ju shkruajta ju me besim se do te beni publik kete skandal qe kerkojne ta mbyllin por ju lutem me ruani anonimatin.Une dhe tani nuk po flas me adresen time po me nje adrese fallco sepse kam shume frike .
Berisha denoncon skandalin: Përdhunime me nxënëset e mitura te shkollës, policia me përdhunuesin!
Protestuesi Lalaj: Një përgjigje e shkurtër për qenin e rrahur Mero Baze
Një nga protetsuesit është sulmuar në meiat e qeverisë duke vënë në dyshim se si ka mundësi që ai ka një automjet që kushton disa mijëra dollarë. Kemi të bëjmë me një gjueti qesharake të mediave të qeverisë ndaj protestuesve, të cilët sikurse provohet edhe në reagimin e protestuesit Preng Lalaj as u intereosn fare presioni që po u bëhet përmes këtyre mediave të kapura dhe të paguara nga Rama.
Preng Lalaj, thotë se është një demokrat dhe nuk do të ndalet në protestat ndaj qeveris në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale ku ai e quan Mero Bazen një qen të rrahur.
Reagimi i plotë i protestuesit Preng Lalaj
Nuk i ze vendi vend hajdutet dhe kriminelet e Rames, shkruajne te gazeta tema e qenit te rrahur mero baze, une jam Preng Lalaj 62 vjec banues ne mamuras kam punuar gjith jeten dhe punoi kam nje ullishte me 600 rrenje dhe 300 fellenza merem me keto dhe kam mbijetuar keto 6 vite kush don te dije pasurite mija jam i hapur me sakrifica e shtyje muajne. Por spiunet e Edvin Kristaq Rames qe akuzohet nga soji i tije per 200.000.000. Euro ne bankat ofshore dhe ju zagare milonere te pasuruar me korrupsjon duke vrare djem nenash dhe duke shpifur pasi te majtet ju kane rrahur dhe perpunuar tani me pa turpesine me te madhe bejne spiunin dhe shpifsin e rilindjes sa per sekuestrimin e pasurise shume shpejte do ju ndodhe ju, ky lloje gazetari i kazanit qe sajon duke shpifur per te vetmin faj qe kam se jam demokrat, le te gjejne nje rast foto apo nje polic qe e kam share, shtyre nuk behet fjale per ta goditur apo per te gjuajtur me gure pranoi denimin me ekstrem, mos mendoni se me trembni ju kriminele hajdute te degjeneruar une jam dhe do te jeme ushtar i atdheut dhe demokrat deri ne vdekje.
Prokurorja e komunizmit që dënoi qytetarin me 10 vjet burg pse nuk donte Enverin emërohet nga Rama anëtare e KLP
Nga Boldnews.al
Nurihan Seiti, sot anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ka qenë prokurore e procesit kundër Aleksandër Zarka, i dënuar me 10 vjet burgim në vitin 1989, pasi i pandehuri nuk ka shprehur dashuri për Enver Hoxhën.
Seiti, e cila sot është angazhuar për të realizuar “Drejtësinë e Re”, në periudhën e komunizimit ka qenë e angazhuar për realizimin e ‘Njeriut të ri”. Këtë qëllim ajo ka synuar ta realizojë, sidomos në proceset gjyqësor për “agjitacion e propagandë”.
Disa muaj më parë, Partia Demokratike publikoi disa dokumenta gjyqësore, në të cilën prokurorja Seiti kishte kërkuar dënime të rënda për persona që nuk ishin dakord me regjimin komunist. Por, periudha kur u publikuan këto dokumenta, ishte e ngarkuar politikisht dhe detajet nuk u panë me vëmendje nga publiku.
“Boldneës.al” po risjell ato dokumenta, duke dhënë detajet, për të kuptuar më qartë se cilët janë personat, të përzgjedhur sot për të reformuar sistemin e drejtësi, i cili pritet t’i hapë Shqipërisë rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Gjykata e Rrethit Fier, në dt. 12.06.1989, me pjesëmarrjen e prokurores Nurihan Seiti mori në shqyrtim çështjen gjyqësore kundër Aleksandër Zarka, punëtor, i akuzuar për “agjitacion dhe propagandë”.
…Nga hetimi dhe gjykimi i kësaj çështjeje, del se i pandehuri Aleksandër Zarka është nga qyteti i Fierit dhe kohët e fundit i papunë. Ai, ndonëse rrjedh nga një familje me qëndrim të mirë, për vete, që në moshë të re, është karakterizuar nga mbeturina të huaja dhe mendime anti-socialiste, ku ka arritur që të futet në rrugën e tradhtisë ndaj atdheut…
…I pandehuri, pasi ka siguruar më parë lëndë grafiti, në orët e natës të datës 30.04.1988, është futur në shkallët e pallateve të ndryshme të lagjeve ‘Konferenca e Pezës”, “Kongresi i Përmetit”, të lagjes “Liri” dhe asaj “Apollonia” dhe, në muret e tyre, në katet e dyta, ka shkruajtur parulla me përmbajtje armiqësore, duke shprehur fjalë fyese në drejtim të themeluesit të Partisë, e pastaj është larguar prej andej.
Rreth orës 20.30, i pandehuri futet në një pallat të lagjes “Apollonia” dhe aty, në një mur, midis katit të parë dhe katit të dytë, shkruan të njëjtën parrullë, me përmbajtje armiqësore, duke shprehur fjalë fyese për shokun Enver Hoxha.
Në këtë moment, punonjësi i policisë, dëshmitari K.B., i cili kishte dyshuar më parë për veprimet e të pandehurit, e survejon atë dhe sapo ai del prej pallatit, i afrohet dhe e kap pranë një çezme, ku po lante duart.
I pandehuri, si në hetuesi, ashtu edhe në gjyq, nuk pranoi akuzën…
Por pretendimet e tij janë të pabazuara dhe hidhen poshtë me prova bindëse. Kështu, dëshmitari K.B., i cili është treguar shumë i mprehtë dhe vigjilent, duke dyshuar për veprimet e tij, i ka parë të gjithë lëvizjet e tij, derisa e ka arrestuar në flagrancë…
Në përfundim të këtij procesi gjyqësor, i pandehuri Aleksandër Zaka u dënua me 10 vjet burgim.
Myslymi: Tani po pres lejen e ndërtimit
Deputeti i përjashtuar nga PD, i cili refuzoi të djegë mandatin, Myslim Murrizi, është pyetur në “Arena” nga gazetari Enton Abilekaj, se nëse ai ka leje ndërtimi në Tiranë, dhe ka qenë ky shkaku për vendimin për mos djegien e mandatit.
Pjesë nga debati:
Abilekaj: Kanë ndikuar faktorë të tejrë në vendimin tuaj? Më vijnë disa informacione që ju keni marrë leje ndërtimi në Tiranë, është e vërtetë?
Murrizi: Kam një tokë me qira në Tiranë, dhe e kam lidhur kontratën në 2011 kur u bë Basha kryetar Bashkie. 4 vjet rresht nuk e kam marrë, dhe sot nuk e kam marrë akoma . Kam bërë kontratë që e kam hequr nga duart atë tokë, që ja kam dhënë një të fuqishmi në ndërtim, ishalla po e merr ai, sepse kur s’më kanë dhënë leje ndërtimi me paratë e mija, të hallakatin, nga një hasan në një hasan tjetër.
Abilekaj: Burimi më thotë se keni leje ndërtimi!
Murrizi: Ma gjej thuaj, po ma dha me gjithë qejf, i kam thënë edhe Ramës në Kuvend për Teatrin që ta prishin me tritol, po ma jep mua firmës “Murrizi 2009” atë, jo “Fushës” që ka lekë boll. Kam lidhë kontratë me një biznesmen, meqenëse të thotë ai spiuni ty.
Abilekaj: Pra keni marrë leje në këtë kontratë?
Murrizi: Po jo mor jo, ishalla e ka firmosur sonte.
Sëmundjet që paralajmërohen përmes syve
Trupi na jep shenja të ndryshme që zbulojnë gjendjen tonë shëndetësore
Sytë tregojnë në mënyra të ndryshme kur ka diçka të gabuar në trup.
Nëse shikojmë përmes dritares ose veten në pasqyrë, ndryshimet në sy mund të zbulojnë probleme të ndryshme shëndetësore.
Yndyra në gjak
Rrahja e shpeshtë e syrit mund të nënkuptojë se jemi në stres shumë të madh, dhe dridhja e kapakëve mund të jetë shenjë e mungesës së magnezit.
Nëse një unazë e bardhë-verdhë është formuar rreth syrit, ajo është plot me yndyrë dhe tregon një ndryshim të yndyrës. Prania e tepërt e yndyrës në gjak është e rrezikshme dhe shoqërohet me rrezikun e infarktit.
Ngjyra e verdhë në sy është kryesisht shenjë e problemeve me lukth ose mëlçi.
Ndihma e mjekut
Nëse shikimi juaj dobësohet gradualisht, kjo mund të shenjë se keni nevojë për syze, por shikimi i dobësuar po ashtu mund të jetë shenjë e diabetit dhe duhet kërkuar ndihmën e mjekut.
Lëvizja e kufizuar
Bllokimi i syve dhe kufizimi i lëvizshmërisë shkaktohen nga sëmundja e Graves, një gjendje e zakonshme në të cilën sistemi imunitar sulmon gjëndrën tiroide dhe e bën të vështirë punën. Mund të ketë edhe imazhe të dublikuara ose humbje të vizionit, ndër simptomat e sëmundjes janë diarreja, humbja e peshës dhe dridhja e duarve.
Pamje e mjegulluar
Shikimi i turbullte dhe vizion i keq gjatë natës mund të jetë pasojë e diabetit. Nëse sëmundja nuk është e kontrolluar mirë, retinopatia diabetike mund të zhvillohet, e cila në fund çon në verbëri. Pacientët me diabet këshillohen të kenë kontroll të rregullt vizual për të bërë ndryshime në kohë.
Unazë rreth irisit
Unaza gri-e bardhë rreth irisit, më saktë rreth kornesë, është shpesh rezultat i plakjes. Por te njerëzit nën moshën 45-vjeç ajo mund të çojë në rritjen e yndyrës në gjak. Kjo flet për një çrregullim që mund të çojë në dëmtim ose humbje të vizionit.
Kruajtje e syve para kompjuterit
Nëse sytë tuaj kruhen derisa qëndroni ulur para kompjuterit tuaj, kjo mund të jetë shenjë se po kaloni shumë kohë para monitorit. Sytë tuaj janë të lodhur dhe ky problem do të përkeqësohet gjatë viteve.
Kryemadhi i përgjigjet Fleckensteinit: Asnjë hap pas!
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj një prononcimi të Eurdeputetit Knut Fleckenstein, i cili deklaroi se ishte zhgënjyer nga qëndrimi i kryetares së LSI.
Në një shenim në faqen e saj në facebook Kryemadhi shkruan se, “Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve”.
“Ky është misioni ynë, asnjë hap pas”, shkruan Kryemadhi.
Postimi i plotë
Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve.
Ky është misioni ynë, asnjë hap pas.
Arsyet pse përjetoni gjendje ankthi në gjumë
Koha e natës, ajo që duhet të jetë më e qetë se e gjithë dita, mund të shkojë në gjendje stresi dhe ankthi
Ngarkesa dhe lodhja e ditës, puna stresuese në zyrë apo me fëmijët, sipas një studimi të kohëve të fundit, mund të çojë në rritjen e ankthit dhe stresit edhe gjatë natës.
Studimi është fokusuar tek disa të rritur, gjumi i të cilëve ka kaluar nëpër disa nivele ankthi. Pas testimit, u vu re se ishin disa arsyet që pjesa më e madhe e njerëzve provonin gjendje ankthi gjatë natës. Ndihesh në rrezik apo afër kësaj gjendjeje?
Këtu janë disa zakone gjumi që mund të jenë duke të shtuar stresin dhe ankthin gjatë natës.
Zilja e alarmit: Jo vetëm është një zakon i keq për të ndërprerë ciklin e gjumit, por është edhe një ves i keq për të dremitur edhe pak pasi zilja bie, shpeshherë vonohesh për t’u ngritur nga shtrati dhe pastaj të nxituarit për të dalë është tregues stresi.
Mundohu të heqësh dorë nga zgjimi me alarm ose vendose atë në kohën e duhur që t’i japësh mundësi vetes të ngrihesh me qetësi dhe të bësh gjithçka gati në mëngjes pa nxitim.
Oraret e ndryshme të gjumit: Nëse bie në shtrat në orë të ndryshme ose po ashtu zgjohesh në orë të ndryshme, mund të jetë shkak i një gjumi të parehatshëm dhe me gjendje ankthi. Kjo, sipas ekspertëve, shpjegohet me faktin se, nëse fle në orë të ndryshme, nuk e përgatit trupin për të fjetur.
Trupi ka nevojë për një rutinë relaksuese që të përgatitet për gjumë. Mënyra më e mirë është të vendosësh një orë fikse dhe një kohë rutinë të fjetjes dhe të zgjimit, në mënyrë që ta ndihmosh trupin të qetësohet dhe të përgatitet për gjumë.
Nuk e konsideron gjumin prioritet: Disa ditë mund të kesh pasur orë të pafundme pune, por nuk është aspak e shëndetshme të marrësh edhe nga orët e natës për të arritur objektivat.
Të paktën 7 orë gjumë gjatë natës janë të domosdoshme. Kështu, i jep vetes mundësi që gjatë orëve të para të mbrëmjes të mbarosh çdo lloj detyrimi që mund të kesh për ta përmbushur.
Skandal! Kryetarja e FRESSH-it në Vlorë përfiton kredi të butë, të pastrehët nuk përfitojnë
Dhënia e kredive të buta nga ana e pushtetit lokal jo pak herë është pasuar dhe me akuza për favorizime miqësh apo interesash partiake. Kështu duket se ka ndodhur së fundi dhe më Bashkinë e Vlorës, drejtuar nga ana e Dritan Lelit, që i ka dhënë kredi të butë kryetares së FRESSH në Vlorë, Saniela Xhaferi.
Kjo e fundit shihet në listën e fituesve, për kredi të butë të mbështetur nga Bashkia për apartamentin e saj 3+1, që do ta përfitojë së bashku me vëllanë e saj dhe dy prindërit. Në listën e siguruar nga Faxëeb.al shihet se Xhaferi është ndër të vetmet që kanë përfituar kredi për një hyrje me sipërfaqe kaq të madhe.
Pak ditë më parë një qytetare nga Vlora denonconte te ish-Kryeministri Berisha se ishte skualifikuar nga mundësia për të marrë kredi të butë pa të drejtë. Ajo akuzonte Lelin se kishte ndarë në mënyrë abuzive kreditë, duke favorizuar njerëzit e tij të afërt.
Mesazhi i qytetares
Pershendetje dr.Dua te denoncoi nje afere korruptive te kryetarit te bashkis Leli. Jam nje qytetare qe kam aplikur per kredi shtepie ne bashkine e vlores, por kryetari i bashkis Leli nuk me kaloj emrin pasi kerkon qe kredit per shtepi ti ndaj me punonjesit e bashkise.
Kete jave eshte dhe mbledhja e bashkis per ti miratuar. Populli rri rrugeve dhe keta ndajne pasurite e popullit me njeri tjetrn.Lista esht e mbushur me punonjes te bashkis vlore. respekte Doktor.
Presionin e ka qeveria
Nga Ylli MANJANI
Për hir të drejtësisë së argumentit, duhet të biem dakort se rregulli i mbylljes së mandatit sipas afateve kushtetuese nga ana e qeverisë është i rëndësishëm.
Gjithashtu çuarja e vendit në zgjedhje me qeveri që smban përgjegjësi politike nuk është një gjë e mirë. Në të shkuarën kemi patur modele shumë të këqija.
Nga ana tjetër Opozita është gjithnjë legjitime të kërkojë largimin e qeverisë. Normaisht ajo nuk ka ngut, sepse kur vjen me ngut largohesh po me ngut.
Puna është që parlamenti dhe qeveria që dolën pas zgjedhejve të 2017-ës, prishën çdo skeme llogjike përfaqësimi dhe dialogu politik.
Fakt është që si hyri si nuk hyri opozita në parlament, nuk e ndryshon dot zhballancimin e pandershëm që u prodhua në ato zgjedhje.
Po për hir të fakteve zgjedhjet e 2017 u mbajtën jo në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, por në bazë të një marrëveshje politike PD-PS. Ndalimi i koalicioneve ishte dëmtimi më i rëndë që ju bë zgjedhjeve dhe, së bashku me marifetet e formulës elektorale prodhuan këtë parlament, ku 48% bëhen si me magji 55%.
Situata degradoi në këtë pikë, krejt natyrshëm pasi arroganca e maxhorancës fiktive nuk la më asnjë hapësirë dialogu.
Fundja, po për të qenë të drejtë, opozitës mire ja bëri se me atë sjellje politike në zgjedhjet e fundit e meritonte.
Por arroganca nuk u ndal thjesht te opozita, por u shtri ne popull. Prona, ekonomia, puna, të drejtat e liritë u dhunuan dhe u bënë të dhunueshme nga qeveria që kontrollon tashmë çdo gjë!
Ky është ekstremi, ndaj njerëzit mblidhen sot në protestë me një fërshëllimë.
Presionin në këto kushte e ka qeveria. Sa më shpejt ta kuptojë e të reagojë aq më mirë do jetë për të!
Sa më shumë ta shtyjë reagimin, aq më mirë do jetë për opozitën. Kjo e fundit rrypin e pykën ka!