21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Pse shqiptarët duhet të mbështesin sot Partinë Demokratike

Demush KASTRATI

Partia Demokratike duhet te mbeshtetet jo thjeshte si nje parti opozitare sepse : Se pari: Ajo eshte nje sistem e cila mban mbi vehte ideale mbi te cilat u themelua si parti dhe pse gjate historise se saj njerez/drejtyes ne qender apo dhe lokale te saj nuk kane ndare te njejtat ideale dhe parime. Se dyti: Eshte themelore per demokracine ne Shqipëri. Ajo eshte gjysma e ketij sistemi qe ne sot kemi me te mira dhe te keqijat e pashmangshme si ne cdo tranzicion demokratik.
Prandaj nese duam nje sistem demokratik kjo parti u duhet dhe socialisteve te ndershem. Ne akoma dhe sot si shoqeri trashegojme nga regjimi i kaluar nje mendesi komunizmi. S
hajme, fyejme denigrojme kundershtatin brenda dhe jashte partise. Kerkojme qe kundershtari te mos egzistoje fare sepse me rrezikon pushtetin, planet , ambiciet dhe llokmen qe do marr une.
Sepse akoma pushteti eshte si forme qe une te marr dicka e jo si nje koncept ku ti sherben per te i shtyre gjerat me perpara dhe drejt nje permisimi per te miren e pergjithshme.

Se treti: Ka kontribuar ne demokracine dhe permisimin e jetes se shqiptareve. Eshte firmetarja dhe mban mbi supe suksese shume te medha ne rrugen europiane te Shqiperise. Ne cdo hap te madh dhe domethenes PD ka qene iniciuese dhe finalizuese(dhe pse PS mund te kete bere hapa ne mes te ketyre proceseve ne varesi te kohes qe ka qene ne pushtet). Se katerti: Askujt nuk i sherben nje sistem monopartiak dhe totalitarizem.
Nje sistem i tille ka treguar qe prodhon arrogance, mos respektim ligji, korrupsion, varferi dhe cdo te keqe qe shoqerise nuk i duhet. Nje parti opozitare eshte nje kundra peshe e kesaj. Nje parti opozitare eshte si nje ndergjegjie kolektive e shoqerise qe e deryron te filtroje veprimet partia ne pushtet.
Prandaj besoj fort PD duhet te mbeshtet per cdo te mire qe buron nga egzistenca e saj. Partia Demokratike i duhet Shqiperise dhe shqipetareve pertej cdo bindje politike.
Mbeshtetja e saj nga cdo shqipetar nuk e ben ate tradhtar te bindjeve te vehta (nese ai person ka bindje te ndryshme nga ajo e PD) por nje qytetar qe do demokracine dhe do nje Shqiperi me te mire dhe me mekanizma funksional demokratik.

Maskat terror në Vlorë, dhunojnë dhe grabisin të moshuarin në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Bëhet e ditur se një i moshuar është grabitur dhe dhunuar në banesën e tij nga persona maskuar ende të paidentifikuar nga policia në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Rilindja’, ndërsa i moshuari rreth 70 vjeç është gjetur nga nipi i tij në banesë i plagosur.
Ende nuk dihen shuma e parave të grabitura nga maskat.
Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim për këtë ngjarje të rëndë.

“Tolerimi i lidhjeve të Ramës me krimin ka shkatërruar stabilitetin, nuk do ketë një 2017-të tjetër”

Përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka dështuar. Si rezultat i tolerimit të Edi Ramës me kriminalizimin e politikes, kanabizimin dhe blerjen e zgjedhjeve me krimin e organizuar, është shkatërruar stabiliteti i vendit. Edi Rama ka premtuar stabilitet dhe, në emër të stabilitetit, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin e të drejtës në Shqipëri. Me idetë millosheviçiane për krijmin e shteteve etnike, po rrezikon stabilitetin në rajon. Gara për të zbuluar të vërtetën është në pozita fituese. Pjesëmarrja qytetare dhe mbështetja që kanë dhënë për zgjidhjen politike të opozitës, janë fakt i pambulueshëm nga propaganda helmuese e Edi Ramës. Opozita e Bashkuar u prezantuan eurodeputetëve gjendjen kritike të demokracisë shqiptare, ku bashkëpunimi me krimit të organizuar ka çuar në një parlament ilegjitim. Opozitës nuk iu la asnjë mundësi, ose të bëhet fasadë e një qeverie të bërë njësh me krimin e organizuar dhe oligarkinë, ose të tregojë rënien e sistemit dhe rrugën politike për të dalë nga kjo krizë. Largimi i Edi Ramës, një qeveri e përkohshme, tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme janë zgjidhja e vetme politike që do t’u kthejë legjitimitetin politik institucioneve. Nuk ka asnjë komunikim midis meje dhe Edi Ramës. Nuk do të ketë një 2017 tjetër me Edi Ramën. Edi Rama e mori 2017-ën, një përpjekje për të shmangur konfliktin civil dhe e ktheu në Dosjen 339.
Deklarata e plotë e Kryetarit të PD, Basha
Së pari, dua të falenderoj eurodeputetët për mundësinë që i dhanë Opozitës së Bashkuar për të prezantuar gjendjen kritike të demokracisë shqiptare, falë bashkëpunimit të hapur e të provuar të krimit të organizuar për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve, çka ka çuar në një parlament ilegjitim dhe një qeveri, e cila nuk punon për njerëzit, por punon për krimin dhe për hajdutët me të cilët ka ardhur në pushtet.
Natyrisht, një nga problemet më të mëdha që vendi ka është mungesa e informacionit apo dezinformimi, për të cilin Edi Rama, me paratë e drogës dhe të korrupsionit, ka ndërtuar një makineri propagande, të shtrenjtë dhe të shtrirë kudo në botë, të ngjashme edhe me atë që ka bërë këtu në Shqipëri.

Prandaj, në këtë kuptim ishte e rëndësishme që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë, t’u shpjegonim atyre gjendjen ku ndodhet vendi dhe sesi opozitës, si përfaqësuese e interesit publik, nuk i është lënë asnjë mundësi tjetër-ose të bëhet fasadë e një qeverie të bërë njësh me krimin e organizuar dhe oligarkinë, që vjedh dhe dhunon shqiptarët, ose t’u tregojë shqiptarëve dhe botës mbarë se ky sistem ka rënë dhe të tregojë rrugën politike për të dalë nga kjo krizë.
Kjo rrugë politike është ajo përmes kthimit të legjitimitetit politik përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të parakohshme, të organizuara nga një qeveri e palidhur me krimin që, po kështu do t’i zgjidhë duart drejtësisë për të vepruar në të gjitha ato raste ku krimi i organizuar dhe politikanët e lartë socialistë janë kapur duke vjedhur votat në zgjedhjet e vitit 2017.
Kjo, natyrisht, nuk mund të ndodhë si një përpjekje fasadë, siç është përpjekja për të arrestuar Gjush Dakon sa për sy e faqe, por duhet të ndodhë, duke treguar para shqiptarëve një reflektim të thellë, i cili vjen me një akt të ndarjes së Partisë Socialiste nga krimi dhe tutela kriminale e përfaqësuar nga Edi Rama. Largimi i Edi Ramës, një qeveri e përkohshme, tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme janë zgjidhja politike që do t’u kthejë legjitimitetin politik institucioneve, në mënyrë që të zgjidhen nga njerëzit dhe të punojnë për njerëzit dhe me njerëzit.
Pyetje: Ndërkombëtarët kanë qenë të ashpër në deklaratat e mëparshme për vendimin që ka marrë opozita. A ka pasur një ndryshim në qendrimin e tyre, pas takimit që patët me ta dhe a kanë kërkuar ata dialog mes jush dhe kryeministrit Rama?
Lulzim Basha: Detyra jonë është të shpjegojmë me fakte të pakundërshtueshme realitetin që e njohin shqiptarët në kurriz, në tavolina dhe në xhepat e tyre. Shqetësimi kryesor i faktorit ndërkombëtar për një kohë të gjatë ka qenë stabiliteti dhe kjo është fare e kuptueshme. Por, në këtë fazë të rëndësishme ku ndodhet vendi ynë, ku synon të hapë negociatat për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian, detyra jonë është t’u shpjegojmë se përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka dështuar; se, si rezultat i tolerimit të Edi Ramës në futjen e kriminelëve në parlament në vitin 2013, mbjelljen e vendit me drogë në vitin 2015, kalimin nga kanabisi tek heroina dhe kokaina dhe tani tek pastrimi i parave dhe kthimit të krimit të organizuar në një faktor vendimtar elektoral, ka shkatërruar stabilitetin e vendit. Si? Ka shkatërruar ekonominë, ka shkaktuar varfëri, papunësi, emigracion, zemërim të qytetarëve.

Pra, Edi Rama, në mënyrë perfide, ka premtuar stabilitet dhe, në emër të stabilitetit, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin e të drejtës dhe pas kësaj u është lëshuar shqiptarëve. Pra, ky është një proces, i cili ndërvaret nga dy momente. E para, që miqtë tanë, që duan të mirën e Shqipërisë, hap pas hapi do ta kuptojnë se përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka çuar në një dështim total, se humbet në radhë të parë demokracia e pastaj edhe stabiliteti. Jo vetëm kaq, por, pastaj, autokratët e korruptuar dhe të inkriminuar si Edi Rama nuk mjaftohen me stabilitetin e vendit, që e kanë bërë copë e çikë, por fillojnë e japin mend edhe për stabilitetin e rajonit, duke përqafuar përqasje antieuropiane, antiNATO e antiamerikane, siç janë ato të futjes së rajonit në procese millosheviçiane të shteteve etnike e ndryshimit të kufijve.
Pra, ky është një proces, sepse vetë Evropa është në proces zgjedhor, është në kriza të ndryshme politike. Shqipëria është një vend i vogël, jo i parëndësishëm për stabilitetin, por megjithatë një vend i vogël dhe një makineri e fuqishme e propagandës që punon natë e ditë, duke vjellë fake-neës me intensitet edhe më të lartë seç e bën me propagandën këtu në Shqipëri, për t’i helmuar. Megjithatë, kjo garë për të zbuluar të vërtetën tashmë është në pozita fituese. Pse? Qytetarët, pjesëmarrja qytetare dhe mbështetja që kanë dhënë për rrugëdaljen e prezantuar nga opozita, janë një fakt i pambulueshëm edhe nga propaganda e Edi Ramës.
Prandaj, ne me durim dhe shumë mirënjohje për ndihmën që faktori ndërkombëtar i ka dhënë ndër vite Shqipërisë për t’u tkhyer nga një diktaturë komuniste, më e ashpra dhe e izoluara e Europës, në një vend anëtar të NATO-s, që synon të hapë negociatat me BE, t’u shpjegojmë
Se ne po e bëjmë këtë betejë, sepse ne ndajmë të njëjtat vlera me ta.
Se ne e dimë që në Europë nuk shkohet me një qeveri që vjedh zgjedhjet me krimin e organizuar.
Se në Europë nuk shkohet kur një parlament i kapur nga krimi bën ligje për t’u dhuruar oligarkëve Teatrin Kombëtar apo prona publike për të pastruar paratë e drogës.
Se në Europë nuk shkohet, kur të drejtat themelore të njeriut, liria, shprehja, jeta, prona shkelen dhe ata nuk kanë mundësi as të shkojnë në gjykatat normale, as në Gjykatën Kushtetuese, sepse e fundit nuk ekziston dhe të tjerat janë të kapura nga Edi Rama.
Pra, është një proces, i cili po vazhdon dhe unë jam me shumë besim se këtë proces opozita, bashkë me qytetarët, do ta çojnë në fund. Kur them bashkë me qytetarët, kam parasysh, jo vetëm ata që na mbështesin ne dhe na votojnë ne, por edhe socialistët e ndershëm, që u ka ardhur në majë të hundës zgjedha e krimit të organizuar në institucionet shtetërore dhe brenda partisë së tyre.

Pyetje: A u mirëkuptua ky skenar nga eurodeputetët, sepse edhe dje ka patur një deklaratë të ashpër nga OSBE.
Basha: Unë, kurrë nuk do të komentoj deklaratat e askujt, sepse kam një punë shumë më të rëndësishme në raport me qytetarët shqiptarë. Mjaft i kanë komentuar qytetarët dhe kolegët tuaj disa prej këtyre deklaratave. Unë nuk merrem me komentet e deklaratave të misioneve të huaja. Ky është një proces në të cilin, ne, me durim dhe me vendosmëri do t’u shpjegojmë:
Se përqasja stabilitet mbi demokraci ka dështuar.
Se sot në Shqipëri nuk ka as demokraci, as stabilitet.
Se kjo ka rrënjosur këtu një autokrat të korruptuar, të lidhur me niçet e krimit, që jo vetëm po hedh në erë stabilitetin e Shqipërisë, ekonominë e Shqipërisë, fatet e shqiptarëve, por, po kështu, po rrezikon edhe stabilitetin e rajonit.
Pyetje: Zoti Basha, ambasadori i BE, Luigi Soreca tha një ditë më parë se ka një përpjekje mes palëve për të komunikuar. A jeni ju në një përpjekje me maxhorancën në kanale komunikimi?
Basha: Nuk ka asnjë komunikim midis meje dhe Edi Ramës. Komunikimi i vetëm është ai i qytetarëve shqiptarë, vendimi i vetëm është ai që kanë diktuar qytetarët shqiptarë.
Pyetje: Zoti Basha a diskutuat me delegacionin në lidhje me qeverinë tranzitore? Si do të funksiojë ajo? Sa do të jetë afati që do të rrijë në detyrë? Paraqitët një datë për zgjedhjet e parakohshme që pretendoni dhe a u diskutua mbi shtyrjen e zgjedhjeve lokale, duke qenë se nuk dihet, nëse opozita do të hyjë në zgjedhje?
Basha: Pati interes për mënyrën sesi një nga hapat e rëndësishëm për të dalë nga kriza, ajo e qeverisë tranzitore do të funksionojë. U bëmë të qartë se për ne qeveria tranzitore ka dy detyra: të distancohet nga krimi i organizuar dhe të luftojë krimin e organizuar, pra t’i shpallë luftë, dhe së dyti, t’ia zgjidhë duart prokurorisë, që të gjithë politikanët e kapur duke blerë zgjedhjet e vitit 2017, në bashkëpunim me krimin e organizuar, të shkojnë para drejtësisë.
Pyetje: Zoti Basha, a është e gatshme opozita të pranojë një negocim ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës, njësoj siç ndodhi në 2017, kur erdhi zoti McAllister?
Basha: Nuk do të ketë një 2017 tjetër me Edi Ramën. Edi Rama e mori 2017, një përpjekje për të shmangur konfliktin civil dhe e ktheu në Dosjen 339, që është maja e ajsbergut dhe provon si Edi Rama dhe hierarkët e tjerë, vartës të tij, shkatërruan procesin zgjedhor, bashkë me krimin e organizuar, që të kapnin tepsinë, e cila sot është në duart e Edi Ramës dhe të krimit të organizuar. Pra, e vetmja zgjidhje politike është një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, e cila të demonstrojë mjaftueshëm vullnet për t’u distancuar nga krimi i organizuar, për t’i shpallur luftë krimit të organizuar dhe që t’i zgjidhë duart prokurorisë, që të gjithë këta që janë kapur, nga Vangjush Dako tek Damian Gjiknuri, tek Safet Gjici, tek Taulant Balla me shokë, janë kapur, janë përgjuar duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të vjedhur votat, të shkojnë para drejtësisë.

Edhe ministrja e Ramës mashtroi publikisht, asnjë gjurmë për zhdukjen e “Air Albania”

Kanë kaluar 10 ditët afat të vendosura nga ana e ministres Belinda Balluku me pretendimin se kompania shtetërore ajrore do të pajisej me lejen e fluturimet.
Aktualisht, AIR Albania, vazhdon të jete pa AOC-në, certefikaten e operimit ajeror, edhe pse deklaratat për fillimin e fluturimeve nuk kanë munguar dhe madje nuk kanë munguar as udhëtimet dhuratë me avionin që mban emrin Lasgushi, apo edhe kronikat e gatshme.
Në datën 15 shkurt, në trasmetimet e ERTV, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku së bashku me drejtorin e Turkish Airline deklaruan se u firmos marrëveshja financiare trepalëshe. Sipas Ballukut kjo marrëveshje do ti hapte rrugën kompnaisë që për 10 ditë të ishte e gatshme të fluturonte.
Por edhe kësaj here 10 ditët kanë kaluar dhe sërish nga Autoriteti i Aviacionit Civil nuk ka asnjë Çertefikatë operimi fluturimesh. Madje në faqen Zyrtare të këtij institucioni mungon edhe publikimi i certefikatës që i përket kompanisë tjetër shqiptare Albaëings, e cila ka filluar fluturimet para 3 vitesh.
Ndërsa në qendrën kombëtare të regjistrimit të bizneseve, ekstrati i kompanisë vazhdon të jetë po njësoj.
Madje edhe nuk ka asnjë ndryshim edhe për sa i përket licensave aktive. Po keshtu edhe temrat financiarë janë po njësoj. Kjo kompani ka të deklaruar si kapitalin e saj 100 mijë euro. Ndërsa Turkish Air Line ka deklaruar se ka investuar 3 mln euro. Ndërsa nga ana tjetër, vetë minsitrja Balluku, në kohën kur ka qenë drejtore e Albkontrollit është shprehur se vetëm lyerja e avionit, i cili ka ndërruar pronar deri më tani 6 herë, ka kushtuar 150 mijë euro.
/FaxNews/

Shehi: Nëse policia e tepron, do t’i përgjigjemi si në të gjithë botën, do…

Opozita nuk do të jetë më pasive ndaj dhunës së ushtruar nga policia. Deklarata vjen nga Kryetari i LZHK, Shehi.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se ky është vetëm fillimi i protestave. I ftuar në Abc News, ai tha se demonstratat do të bëhen më të mëdha dhe do të rrethohen edhe institucione të tjera.
“Ky është një sezon i deklaruar protestash. Nuk ka asnjë gjë të re që të çuditesh. Demonstratë do jetë deri kur të mbarojë. Ky është vetëm fillimi. Do vazhdojë të bëhet gjithnjë, më e rëndë situata. Demonstrata do i bëjmë më të mëdha, do rrethojmë institucione të tjera. Nuk ka ç’të çuditesh tani. Ai që çuditet bën pjesë në rolin e budallait. Do vazhdojmë të bëjmë këtë punë derisa ai zotëria të jetë atje”, tha Shehi.
Sa i përket deklaratës së kryedemokratit se opozita nuk njeh më as policisë, Dashamir Shehi e shpjegoi në këtë mënyrë: “Nëse policia do e përdorë shkopin më shumë se duhet do i përgjigjemi policisë si në të gjithë botën. Këta kanë punë të mbajnë rendin. Për policinë jemi dy palët njësoj, si ata brenda parlamentit, si ne jashtë. Nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten. S’është më policia Enver Hoxhës, është polici demokratike”.

Lidhjet e fshehta të Ramës me Hezbollahun libanez dhe pse u vonua dëbimi i ambasadorit iranian

John TAYLOR

Hezbollah (“Partia e Zotit”), ky grup terrorist i islamizmit politik e militant shiit, me bazë në Liban, është formuar në 1982 në vijim të invazionit izraelian në Liban, gjatë luftës së parë libaneze.
Ky grupim politiko-ushtarak drejtohet aktualisht nga Hasan Nasrallah dhe ka lidhje të ngushta si me Iranin, ashtu edhe me Sirinë, por edhe me forca të caktuara politike si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje.
Ai është shpallur si një grupim me matricë terroriste në SHBA e në shumë vende të tjera në Perëndim. Brendapërbrenda Libanit, Hezbollah ka një influencë konsistente politike si brenda parlamentit, ashtu edhe në politikat sociale dhe ekonomike, veçanërisht ato që i përkasin komunitetit shiit të vendit.
Ajo çka karakterizon aksionin politiko-ushtarak të Hezbollahut është qëndrimi antiperëndimor i tij, veçanërisht antiamerikan e antiizraelian. Objektivi i këtij grupimi është krijimi në liban i një shteti islamik sipas modelit iranian dhe vënia e këtij vendi mesdhetar krejtësisht në dispozicion të Iranit.
Zona kryesore e aktivitetit të Hezbollahut është ajo e Jugut libanez, në kufi me Izraelin e në luginën e Bekas.
Vetë themelimi i këtij grupimi terrorist ka qënë i frymëzuar nga revolucioni islamik iranian i vitit 1979. Ai përfitoi fonde të mëdha e furnizime në materiale të ndryshme nga Irani, veçanërisht gjatë invazionit izraelian në Liban, më 1982.
Krahu ushtarak i tij, Amal, i ngritur menjëherë pas themelimit të grupit, është autor i një sërë sulmesh kundër trupave izraeliane në Libanin e Jugut gjatë viteve të qëndrimit të forcave izraeliane në Liban, por edhe i një sërë sulmesh terroriste në shumë vende të Perëndimit.
Hezbollah është bashkëautor me Iranin në bombardimin e një qëndre kulturore hebraike në Buenos Aires, më 1994, sulm gjatë të cilit u vranë 85 persona.
Suksesi i Izraelit, në çmontimin e aktivitetit të një sërë grupimesh terroristike palestineze në Jug të Libanit, sukses që u pasua nga tërheqja nga Libani pas njëzetë vjetësh pranie ushtarake izraeliane në këtë vend, krijoi një vakum i cili i bëri të mundur Hezbollahut forcimin e pozicioneve të tij në territorin dhe në politikën libaneze.

Tërheqja e Izraelit nga territori libanez nuk i ka dhënë fund, megjithatë, luftës së Hezbollahut ndaj shtetit hebraik fqinj dhe qëllimi i këtij grupimi është i njejtë me atë të regjimeve të Iranit e të Sirisë: zhdukja e Izraelit nga harta e Mesdheut.
Forcat e armatosura të Hezbollahut janë të përgatitura nga specialistë iranianë dhe skemat e tyre të organizimit, të operativitetit dhe shume prej armatimeve janë të njejta me ato të forcave iraniane.
Ka, sigurisht, një histori bashkëpunimi midis Hezbollahut dhe regjimit komunist në Shqipëri, i cili e priti me entuziazëm e i bëri jehonë revolucionit islamik iranian, vetëm e vetëm se ai ishte kundër imperializmit amerikan dhe sionizmit.
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Iranit u forcuan shumë pikërisht gjatë viteve ’80, pas marrjes së pushtetit nga ana e ajatollahëve në Teheran.
Ka të dhëna se Shqipëria i ka furnizuar drejtpërdrejt apo tërthorazi Hezbollahut armatime dhe materiale ushtarakë gjatë pushtimit izraelian të Libanit, ashtu siç ka të dhëna që edhe sot e kësaj dite, në rradhët e trashëgimtarëve të komunizmit në Shqipëri, “Rilindjes” së PS në pushtet me Ramën në krye, mbahen ende lidhje interesi të hapura e të fshehta me Hezbollahun libanez e organizatat e tij në botë. Ndoshta këtu mund të gjenden motivet për të cilat Rama e vonoi më shumë se një vit dëbimin e ambasadorit iranian nga Tirana, megjithë informacionet e shumta mbi aktivitetin jashtë statusit diplomatik të tij në dëm të Shqipërisë dhe të vendeve aleatë të saj në NATO.
Një paralelizëm në këtë aspekt, mund të bëhet midis këtij qëndrimi të vonuar të Tiranës gjatë qeverisjes Rama dhe vonesave e pengesave që krahu prohezbollah i laburistëve anglezë më Corbyn në krye po i sjellin vendimmarrjes së parlamentit anglez për ta shpallur Hezbollahun në tërësi si organizatë terroriste të dënueshme sipas ligjeve në fuqi. Ky qëndrim i sivëllait të Ramës në Londër, i njohur për frymën antiizraeliane të tij, mbahet me insistim, pavarësisht se edhe vetë ministri i brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar, në analizën e tij mbi vendimin, afirmoi se nuk shquan asnjë dallim midis forcaveë politike dhe atyre të armatosura të grupimit Hezbollah. Së fundi, ai shtoi se Hezbollah “ vazhdon të grumbullojë armë në kundërshtim të hapur ndaj esigjenzës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke vënë në rrezik sigurinë në rajon”.
Në këtë paralelizëm, nuk mund të mos i kushtohet vëmëndje edhe politikës së mëtejshme e të nëndheshme të Corbynit të Tiranës, në marrëdhëniet e tij me Iranin dhe mashën e tij, Hezbollahun libanez.

Dirigjenti i njohur refuzoi ftesën: Samiti i Diasporës, antimiting i Kryeministrit

Të enjten mbahet Samiti i dytë i Diasporës shqiptare por dirigjenti i njohur Bujar Llapaj ka refuzuar ftesën e Ministrit Majko.
Në një lidhje me skype për Ora News nga Kanadaja ai tha se, e konsideron amorale pjesëmarrjen e tij në një aktivitet ku harxhohen 60 milion lekë, teksa shkollat e vendit janë pa ngrohje.
Llapaj: Duket një lloj cinizmi për të ftuar dhe harxhuar kaq shumë për tu lidhur me Diasporën. Me teknologjinë e sotme mund të lidhesh si tani ne, mund të japësh dhe mendjen pa harxhuar asgjë. E quaj hipokrizi sepse edhe sloganet që janë “Gjithë vëmendja për Diaporën”, mendoj se Diaspora do të ishte më e lumtur sikur e gjithë vëmendja të ishte për njerëzit që jetojnë në Shqipëri dhe të përmirësohej jeta e tyre. Harxhojnë 60 milion lekë për atë dhe nuk ke ngrohje në shkolla, ke njerëz pa bukë. Pjesmarrja ime, që në emër timin të harxhohen këto para, mua më duket amorale.
Për Llapaj, Samiti i parë nuk prodhoi asgjë. Ndërsa të dytin e sheh si një antimiting të kryeministrit kundrejt opozitës.
Llapaj: Kjo është si një dasmë dhe në këtë situatë politike që është në Shqipëri është gati si një lloj antimitingu, të shikosh sesa përkrahje ka kryeministri dhe qeveria. Kjo përçan dhe Diasporën që nuk kanë nevojë për këto sulltanate.
Për diregjentin e njohur, ajo çfarë Diaspora pret me padurim nga qeveria shqiptare është garantimi i të drejtës së votës.
Llapaj: E drejta e votës është e drejta për tu konsideruar fillimisht. Nuk mund të vi unë aty si mendjemadh në një forum dhe qeveri që injoron mendjet dhe intelektualët që janë në Shqipëri.

Berisha publikon videon: Cunami që kyçi dje Ramën në bunkerin e vetmisë

Protesta madhështore e ditës së djeshme, ku mijëra shqiptarë u derdhën në sheshin para parlamentit, vazhdon të bëjë jehonë.
Të gjitha mediat botërore kanë shkruar për protestën dhe kërkesën e opozitës për largimin Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për zgjedhje të lira e të ndershme.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një video ku tregon pikërisht numrin e madh të shqiptarëve që kishin dalë në protestë.
‘Me ata që me cunamin e tyre ndrynë dje Edvinin në bunkerin e vetmisë dhe drodhi mazhorancën e krimit!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Me ata qe me cunamin e tyre ndryne dje Edvinin ne bunkerin e vetmise dhe drodhi mazhorancen e krimit! sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 27. Februar 2019

Qeveria në panik, zëvendësi i Ramës imiton shefin, ja si fyen dhe kërcënon gazetaren

Në fund të seancës së djeshme parlamentare, zëvendës/kryeministri Erjon Braçe, duke folur për gratë deputete, të intimiduara nga protestuesit, ka kërcënuar edhe vetë gazetarët.
Siç duket Braçes nuk i kanë pëlqyer pyetjet dhe jep përgjigje arrogante, intimiduese dhe tallëse për një gazetare grua, që si gjithë kolegët ka qëndruar për orë të tera mes gazit lotsjellës dhe gurëve të protestës.
I pyetur në lidhje me vendimet e parlamentit, kur jashtë po ndodhte protesta, zv/kryeministri Erion Braçe kërcënon dhe vendos edhe rojet e tij për të larguar gazetaren.
Për të shmangur pyetjet e gazetares së News24 Klodiana Lala, Braçe i dha një përgjigje fyese duke i thënë se e ka mendjen tek ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Gazetarja i kerkoi shpjegime për deklaratën e tij, por Braçe përshkallezoi qendrimin arrogant, duke iu kërkuar truprojave ta largonin. Sjellja e tij bëhet edhe më e rëndë, pasi gazetarja ishte duke bërë punën e saj.

Kryemadhi: Nuk do të ketë asnjë hap pas, gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët

Pas takimit me euro deputetët të cilët zbarkuan sot në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se, opozita është në rrugën e duhur dhe nuk ka asnjë kthim pas.
Duke folur për gazetarët pas këtij takimi, Kryemadhi u shpreh se gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët.
Deklarata e Monika Kryemadhit
Unë di të them se nuk ka asnjë hap pas. Opozita nuk do të ketë asnjë hap pas. Shqiptarët janë mandatet tona më të pastra.
Protesta e 16 shkurtit, protesta e 21 shkurtit dhe protesta e djeshme, tregoi dhe njëherë që opozita është në rrugën e duhur. Jam e bindur që të gjithë ju gazetarët e terrenit, jeni në rrugën e duhur që e paraqisni opozitën në çdo moment prezent në aktivitetet e saj.
Faleminderit dhe na falni për gazin helmues të djeshëm që përdori Garda e Republikës kundër qytetarëve dhe kundër jush. Ju faleminderit shumë!