20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Shkëlzen Berisha i përgjigjet Taulant Ballës: Hallet e mia me ty zgjasin sa një seancë Tualeti…

Juristi Shkëlzen Berisha i është përgjigjur Taulant Ballës në lidhje me reagimin e këtij të fundit, për seancës e sotme gjyqësore, ku deputeti i PS, nuk u paraqit.
Shkëlzen Berisha shkruan në Facebook, se Balla duhet të sqarojë lidhjet që ka me trafikantët e drogës.
Reagimi i plotë
Tualet Kasem Balla!
Nuk të pengojnë ‘hallet e popullit’ të japësh llogari përse ke udhëtuar më shumë me trafikantin e drogës se me tët shoqe.
Nuk të ndalon ‘meraku’ për elektoratin për të kthyer përgjigje nëse këto udhëtime janë paguar me paratë e drogës apo me paratë e tenderave publike.
Nuk të pengojnë ‘hallet e Elbasanit’ të japësh sqarime për 6 milionë euro që u janë vjedhur shqiptarëve dhe bërë dhuratë në kundërshtim me çdo ligj mikut tënd trafikant pasi jeni kthyer nga udhëtimet së bashku.
Pergjigjet për sa më lart mund ti japësh edhe nëse je duke u ‘tretur’ për popullin, edhe nëse je duke u englendisur me Mond Begon.
P.S
Hallet e mia me ty zgjasin sa një seancë Tualeti.

Reagimi i juristit Shkëlzen Berisha, vjen pas reagimit të Taulant Ballës me një status në Facebook, ku shkruan se: ‘e pata të pamundur të jem sot aty përballë teje për arsye angazhimi si deputet në qarkun e Elbasanit’.
Taulant Balla sot u fsheh, duke munguar në përballjen me juristin Shkëlzen Berisha në Gjykatën e Tiranës.

Takimi me delegacionin e PE, Basha: Qëndrimi i opozitës është i qartë, largimi i Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi pas përfundimit të takimit me delegacioni e Eurodeputetëve se, qëndrimi poltik i opozitës është i qartë, largimi i Edi Ramës, duke kërkuar qeveri tranzitore dhe organizmin e zgjedhjeve të lira.
“Ishte e rëndësishme që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë. T’u shpjegonim gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Zgjidhja mbetet vetëm largimi i Edi Ramës dhe qeveri të përkohshme tranzitore dhe zgjedhje të liar të cilat janë zgjidhja politike që do t’i kthjenë identitetin institucioneve.
Detyra jonë është të shpjegojmë me fakte realitetin. Shqetësimi i ndërkombëtarëve ka qenë stabiliteti, po në këtë fazë ku ndodhet vendi është detyra jonë të tregojmë se stabiliteti ka mbaruar. Kthimi i krimit të organizuar në një faktor të ndikimit të zgjedhjeve ka shkaktuar zemërim të popullit. Edi Rama në emër të stabilitetit ka shkatërruar vendin.
Ky është një proces ndërmarrë nga dy momente. E para miqtë tanë që i duan të mirën vendit do ta kuptojnë se stabiliteti i vendit është bërë copë e çikë dhe ata si Edi Rama që e shkatërruan kanë filluar të japin mend edhe për stabilitetin në Rajon. Shqipëria është një vend i vogël dhe një fuqi e madhe e propagandës që prodhon fakenews për t’i helmuar“, u shpreh Basha.
Basha është shprehur se Edi Rama me makinerinë e tij të propagandës të ngritur me paratë e drogës, mashtron dhe gënjen ndërkombëtarët.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ndërkombëtarëve, kreu i opozitës është shprehur se miqtë e Shqipërisë duhet që të njohin realitetin e vërtetë, jo atë që shërben Rama në BE me ‘fake news’.
‘Dua të falënderoj Euro-deputetët për mundësinë që i dhanë opozitës së bashkuar për të prezantuar gjendjen kritike ku ndodhet demokracia shqiptare, ku në Shqipëri nuk ka një qeveri që punon për popullin, por për krimin.
Një nga problemet e mëdha është dezinformimi që Edi Rama me paratë e drogës bën.
Shqipëria ndodhet në një situatë të rëndë dhe mund të zgjidhet vetëm me një qeveri transitore dhe zgjedhje të lira.
Zgjidhja e kësaj situate nuk vjen me arrestimin fasadë të Vangjush Dakos, sa për sy e faqe. Kjo zgjidhjen vjen vetëm me një qeverisje transitore dhe zgjedhje të lira.
Detyra jonë është të shpjegojmë realitetin që shqiptarët e vuajnë përditë. Në këtë fazë ku ndodhet vendi, ku synon të hapen negociatat me BE-në, duhet të sqarojmë se Edi Rama me veprimet e tij ka shkatërruar stabilitetin e vendit.
Rama në emër të stabilitetit ka shkatërruar demokracinë. Miqtë tanë që duan të mirën e Shqipërisë hap pas hapi do ta kuptojnë se fillimisht është demokracia dhe më pas stabiliteti, gjë që Edi Rama e ka shkatërruar’, tha ndër të tjera kreu i PD-së.

Ka ardhur koha për rezultate në lidhje me Korenë e Veriut

Para takimit të dytë me Kim Jong Un, Donald Trumpi ka përshëndetur arritjen historike, mënjanimin e armëve atomike nga Korea e Veriut. Megjithatë rruga për sukses të vërtetë është e vështirë, mendon Michael Knigge.
aKa ditë që Shtëpia e Bardhë merret me përgatitjen e opinionit publik për takimin e dytë të presidentit Donald Trump me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Në të ashtuquajturën listë e fakteve, administrata e Trumpit tregoi javën e kaluar synimin kryesor të samitit, duke folur me terma super të mëdha, tipike në raste të tilla.
“Presidenti Donald J. Trump është angazhuar të arrijë një të ardhme të sigurt dhe të shndritshme për të gjithë njerëzit e Koresë së Veriut dhe të gjithë botës,” thuhet me gërma të trasha në krye të faqes së komunikatës. Dy pika më poshtë Shtëpia e Bardhë liston synime më modeste për takimin: përparim në “transforsmimin e marrëdhënieve, paqen e qëndrueshme dhe mënjanimin komplet të armëve bërthamore.”
Por në rast se takimi nuk sjell progresin e dëshiruar, Shtëpia e Bardhë i del të keqes përpara duke i thënë botës se “negociatat historike të Presidentit Trump me kryetarin Kim janë duke dhënë rezultate tashmë”, pikërisht faktin që dy liderët po takohen personalisht, dhe që marrëdhëniet midis dy vendeve “kanë arritur nivele të reja”, sepse Pheniani nuk ka bërë prova bërthamore për më shumë se një vit dhe se amerikanët nuk mbahen më të burgosut në Korenë e Veriut.
Synimi kryesor: mënjanimi i armëve bërthamore
Për të thënë atë që është, Shtëpia e Bardhë ka të drejtë që Korea e Veriut i ka ndërprerë provat bërthamore, raportet midis dy udhëheqësve pretendohet të jenë të mira, dhe amerikanët e burgosur janë liruar.
Le të lemë mënjanë pyetjen nëse mos testimi i armëve bërthamore është i vetmi rezultat i bisedimeve të Trumpit. Dhe le të lemë mënjanë pretendimin e bërë nga Trump se pararendësi i tij ka qenë në prag të “një lufte të madhe” me Korenë e Veriut dhe ky rrezik nuk ekziston me për shkak të angazhimit të tij me Kim-in.

Le të fokusohemi tek ajo që Trump e quajti fillimisht si synimin kryesor të bisedimeve të tij direkte me Kim-in: mënjanimn e krejt armëve bërthamore të Koresë së Veriut. Për fat të keq, Trump ka arritur shumë pak sukses në këtë synim. Dhe ndërkohë Shtëpia e Bardhë përmend në listën e arritjeve historike se Kim ka pohuar në fjalimin e Vitit të Ri se do të mënjanojë armët bërthamore, por kush më shumë se Trum e di se të thuash diçka është një gjë dhe ta bësh atë është një gjë krejtësisht tjetër?
Kështu që nëse ky takim supozohet të jetë më shumë se një mundësi për të bërë fotografi që dokumentojnë marrëdhëniet e mira midis Trumpit dhe Kim-it, atëherë ai duhet të sjellë rezultate. Sipas një njoftimit të Vox, një projektskicë paraprake e një marrëveshjeje të mundshme përfshin dhënien fund të gjendjes së luftës midis SHBA dhe Koresë së Veriut, krijimin e zyrave të ndërlidhjes dhe mbylljen e reaktorit bërthamor të Yongbyong po ashtu si dhe projektet ekonomike dhe kthimin e eshtrave të ushtarëve amerikanë.
Progres i mundshëm?
Në rast se Trump dhe Kim do të bjerë dakord për një marrëveshje që përfshin këto pika, atëherë do ajo duhet vërtet të quhet sukses, me kushtin që mbyllja e reaktorit Yongbyon të jetë e verifikueshme dhe vërtet e pakthyeshme, në mënyrë që të mos ndodhë si herë të jera, kur Pheniani ka premtuar se do e mbyllë, dhe e ka riaktivizuar më vonë sërish.
Duhet thënë se rruga për të mënjanuar komplet armët bërthamore do të jetë e gjatë dhe vështirë, por ky tani do të ishte një hap i rëndësishëm për të arritur synimet.

Maduro akuzon SHBA-në se po fabrikon krizën

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të krijojnë një krizë, me qëllimin për të filluar një luftë në rajon.
“Po përpiqen të fabrikojnë një krizë për të justifikuar përshkallëzimin politik dhe ndërhyrjen ushtarake në Venezuelë për të sjellë luftë në Amerikën e Jugut”, tha Maduro në një intervistë me kanalin ABC News, në pallatin presidencial në Karakas.
Të hënën, Nënpresidenti amerikan Mike Pence njoftoi 56 milionë dollarë ndihma të reja humanitare për popullin venezuelian, ndërsa takohej në Kolumbi me udhëheqësin e opozitës Juan Guaido dhe përfaqësues të tjerë të vendeve të Grupit Lima, një organizatë ndërqeveritare që po përpiqet të ofrojë zgjidhje për krizën venezueliane.
Nënpresidenti Pence njoftoi sanksione ndaj katër guvernatorëve venezuelianë që mbështesin Maduron dhe tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të imponojnë “sanksione më të forta” për rrjetet “financiare të korruptuara” të qeverisë Maduro.
Maduro e përshkroi takimin në Bogota si pjesë e një përpjekje të vazhdueshme për të krijuar “një qeveri paralele në Venezuelë”, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të kenë qasje tek rezervat e mëdha të naftës së atij vendi.
Maduro shtoi se “qeveria ekstremiste e Ku Klux Klanit që drejton Donald Trump dëshiron luftë për naftën, dhe jo vetëm”.

Breshëri plumbash ndaj makinës së punonjësit bashkiak, reagon Bashkia Lezhë

Pas ngjarjes që ndodhi në Lezhë mëngjesin e sotëm ku një makinë në lëvizje është qëlluar me breshëri plumbash, ka ardhur dhe reagimi i Bashkisë Lezhë.
Nëpërmjet një reagimi zyrtar, Bashkia e Lezhës ka sqaruar se nuk ka lidhje me punonjësin e administratës dhe ka dënuar rëndë rastin.
Njoftim për shtyp!
Bashkia Lezhë dënon ngjarjen e ndodhur sot në autostradë pranë fshatit Tresh, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit në të cilin lëvizte një punonjës i bashkisë, Inspektor i INUV-it, së bashku me një tjetër shtetas që nuk është punonjës bashkie.
Sa më lart, sqarojmë opinionin publik se, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me punën e inspektorit tonë në bashki apo rrethana të tjera të kësaj natyre, siç dhe pohon vetë ai.
Bashkia Lezhë i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje që cënon rendin dhe sigurinë publike.

Fundi i Kumbarit Edi Rama është afër

Erl KODRA

Për gazetarët mercenarë të tipit Mustafa Nano, Alfred Peza, Sokol Balla, Skënder Minxhozi, Eduard Zaloshnja, Carlo Bollino, vëllezërit Shpëtim e Mentor Nazarko, Lorenc Vangjeli, Mero Baze dhe të madhërishmit Blend Fevziu
A mund të thoni, të paktën njëherë në jetën tuaj, të vertetën tragjike ku ndodhemi? Nëse nuk mund ta bëni këtë, a ka shanse që të heshtni, të ulni kokën dhe të largoheni nga ekranet? Si mundeni të vazhdoni të bëni varremasive me të vërtetat tragjike të këtij vendi tragjik?
Si ka mundësi që urreni kaq shumë popullin tuaj, genin tuaj, gjakun tuaj, vetëm se populli armik nuk e ha më bërllogun e neveritshëm që ju e gatuani me porosi të Kumbarit Edi Rama?
A nuk keni dëgjuar se Shqipëria është në krizë të thellë, në prag të kaosit total? Se vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Parlament dhe me një Prokurori të kapur direkt nga Kumbari Edi Rama? A nuk e dini se të gjitha Institucionet e Zbatimit të Ligjit komandohen vertikalisht nga Kumbari, ndërsa Institucionet e Pavarura tashmë nuk ekzistojnë?!
Si ka mundësi që nuk e keni marrë vesh se, asnjëherë më parë, në asnjë vend të botës, nuk ka patur një humnerë kaq të thellë kushtetuese dhe institucionale si kjo e jona?!

A jeni të ndërgjegjshëm se çfarë do të thotë kjo për një popull prej vetëm 2.5 milion banorë, ku 500 mijë prej tyre ndjehen thellësisht të uritur?! Nuk e kuptoni?!
A ju bën sadopak përshtypje se kjo humnerë mund t’ju përpijë edhe ju megjithë leckat e shtrenjta dhe retorikën tuaj eunuke?! As këtë nuk e merrni vesh?!
A e dini se çfarë ndodh kur vendin e mban peng një Kumbarë, i cili nuk jep llogari në bazë të Ligjeve të Republikës, sepse Ligjet e Republikës kanë rënë, por llogaritë i jep tek Krimi i Organizuar?! Edhe kaq gjë nuk e dini, apo nuk doni ta dini, ju janë qorruar shqisat?!
Edhe njëherë, si është e mundur që e urreni kaq shumë popullin opozitar? Apo virusi komunist që ju ka kapluar qenien, vazhdon të ushqej urrejtjen tuaj patologjike?!
Medet për ju!
Degjoni ju Mjeshtra të Mashtrimit; fundi i Kumbarit Edi Rama është afër. Nuk ka fuqi mbi dhe që e shpëton nga mëkatet dhe përçuda që i ka bërë popullit të tij.
Tani nuk keni çfarë të mbroni, sepse ska se si të mbrohet HUMNERA. Ajo është gjendje bosh, që përpinë si një lubi. Tashmë mundeni vetëm të terhiqeni në heshtje, pa fjalë.

Taulant Balla i trembet drejtësisë, nuk shkon në Gjykatë, reagon Shkëlzen Berisha

Është zhvilluar paraditen e sotme në Gjykatën e Tiranës seanca e radhës e padisë për shpifje mes Taulant Ballës dhe Shkëlzen Berishës, për çështjen CEZ.
Sipas Berishës, Balla nuk ka qenë i pranishëm sot në seancë për shkak se ka pasur frikë që të përballet me akuzat për lidhjen me biznesmenin Bego. Sipas djalit të ish-kryeministrit Berisha, biznesmeni Bego ka përfituar 6 milionë euro nga pasuritë e shqiptarëve, falë njohjes me Ballën.
“Zoti Balla ka shpifur kur ka deklaruar që unë nuk kam paguar tatime. Shpifësi nuk është sot në Gjykatë, nuk ka dashur që të japë llogari për udhëtimet me Edmond Begon.
Nuk ka dashur që të shpjegojë zotëria ka fituar 6 milionë euro para nga taksat e shqiptarëve pasi u kthye nga udhëtimet me Ballën. Pas përfundimit të procesit penal patjetër që do të shoqërohet dhe me padi civile”, u shpreh Berisha pas përfundimit të seancës.
Djali i ish-kryeministrit Berisha kërkon dënimin e Ballës pas deklarimeve të bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, në adresë të tij.
Ai ka dorëzuar prova në gjykatë që sipas tij vërtetojnë të kundërtën e akuzave të Ballës dhe i kërkoi gjykatës ta dënojë për shpifje.

E majta europiane drejt greminës në zgjedhjet për PE në Maj

Bernd Riegert

Bëjeni një provë vetë! Kujtoni emrin e një kreu të një qeverie socialdemokrate në Bashkimin Europian. Nuk iu bie ndërmend…me të drejtë, sepse nuk jeni i vetmi që duhet të mendoheni gjatë për këtë. Portugalia, Malta, Suedia, Sllovakia dhe Rumania qeverisen në BE nga socialdemokratët. Por në shtetet e mëdha të BE si Franca, Italia, Polonia nuk qeverisin socialdemokratët, edhe në Gjermani jo plotësisht (socialdemokratët janë në koalicion me konservatorët, shën.red.). Në Spanjë kryeministri Pedro Sanchez sapo shpalli zgjedhjet e parakohshme dhe nuk dihet, nëse ai do të fitojë zgjedhjet.
Qëllimisht socialdemokratët europianë zgjodhën të premten (22.02) kryeqytetin spanjoll, Madrid si vend për kongresin e tyre para zgjedhjeve europiane në fund të majit. Socialdemokratët që vuajnë në shumë vende nga vlera në rënie, donin të merrnin pak ndriçim nga drita që ende e rrethon Sanchez. Por edhe kjo dështoi, sepse vetë Sanchez po del në zgjedhje të reja.
Politologu dhe studiuesi i partive politike, Franz Ëalter në një intervistë me gazetën „Die Zeit” gati që para 10 vjetësh bëri parashikimin se Partia Socialdemokrate gjermane „nuk do të jetë më kurrë parti popullore”. Sepse elektorati i dikurshëm i punëtorëve, zgjedhësit kryesorë të saj është reduktuar. Ata që sot ndjehen të injoruar nga politika përqafojnë më mirë populistët, djathtas apo majtas. Kjo mund të vërehet në shumë vende europiane.
Sondazhe jo optimiste
Në Francë, Itali, Gjermani partitë tradicionale socialdemokrate kanë rënë ndjeshëm në elektorat. Me gjasë grupi parlamentare socialist në Parlamentin Europian pas zgjedhjeve të majit do të rrudhet ndjeshëm.

Në vitin 2014 socialdemokratët arritën të kapnin 191 vende. Në këtë vit, sipas një prognoze të platformës së studimit të opinionit publik, „Poll of Polls” ata mund të arrijnë vetëm 136 vende. Partia laburiste britanike nuk do të jetë më pjesë e parlamentit të ri, bën që t’u hiqen atyre edhe 21 vende. Megjithatë, kreu i grupit parlamentarr socialist në PE, Udo Bullmann, dëshiron të mbetet forca e dytë politike. Pritet që liberalët dhe populistët euroskeptikë pritet të fitojnë shumë vende në Parlamentin e ri Europian. Forca kryesore mbeten konservatorët, fraksioni i të cilëve, nga 221 vende pritet të dobësohet nga 221 në vitin 2014, në 177 vende.
As kandidati kryesor i socialdemokratëve europianë për postin e kreut të KE, Frans Timmermans nuk e ka të lehtë. Forca politike që kishin socialdemokratët në Holandë është rrënuar. Socialdemokratët holandezë me gjasë do të dërgojnë vetëm 3 deputetë në PE. Timmermans, shpreson të jetë njëri prej tyre.
Nga ana tjetër brenda familjes socialdemokrate europiane ka tensione. Socialdemokratët sllovakë apo rumunë nuk janë më socialdemokratë të vërtetë, sipas mendimit të shumë drejtuesve socialdemokratë, por në shumë pika më konservatorë apo nacionalistë se CDU dhe CSU në Gjermani. Më problematike paraqitet situata në Rumani, ku Frans Timmermans, zëvendëspresident aktual i Komisionit Europian akuzoi socialdemokratët, se nuk bëjnë sa duhet kundër korrupsionit dhe ruajtjes së shtetit ligjor. Në Rumani ka zëra se kreu arrogant i socialdemokratëve rumunë planifikon të dalë nga grupi parlamentar i përbashkët në PE. Kjo do të ishte një goditje e re në fushatë zgjedhore për socialdemokratët, pasi rumunët socialdemokratë sjellin në parlament 11 vende.

Dembele – Vinicius: E ardhmja e “El Clasicos”

Barcelona dhe Real Madridi janë duke kaluar nëpër një periudhë tranzicioni, pasi që katalonasit janë duke u përgatitur për jetën pasi të pensionohet Lionel Messi dhe “Los Blancos” po tentojnë ta kalojnë krizën pas humbjes së Cristiano Ronaldos.
Dy të rinj, nga të dyja klubet, e përfaqësojnë këtë ndryshim. Ousmane Dembele dhe Vinicius, me shpejtësinë dhe teknikën e tyre, mund ta definojnë “El Clasicon” e vjetëve të ardhshme, transmeton Gazeta Express.
Fillimet e karrierës së tyre në këto dy klube nuk kishin qenë aspak të lehta.
Francezi e shpenzoi pothuajse të gjithë pjesën e sezonit të tij të parë me Barcelonën jashtë fushës, për shkak të një lëndimi. Ndërsa, pjesa e parë e këtij sezoni të tij u definua nga incidentet për shkak të mosdisiplinës.
Megjithatë, tani Dembele është bëri njëri ndër yjet e skuadrës së Barcelonës, duke luajtur në krahun e djathtë dhe duke e fituar garën kundër Philippe Coutinhos për një vend në formacionin e parë.
Në anën tjetër, braziliani u transferua gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar dhe ai u la të luante me ekipin e të rinjve të Real Madridit, Castillan, para se të shpërthente për ekipin e parë me Santiago Solarin.
Dembele është ende vetëm 21-vjeçar dhe Viniciusi është 18-vjeçar. Për këtë arsye, tifozët e Barcelonës dhe Real Madridit janë duke menduar se çfarë do të bëjnë këta dy lojtarë kur ta arrijnë kulmin e karrierës së tyre.
Megjithatë, katalonasit dhe madrilenët kanë nevojë për këta dy futbollistë tani, pasi që në agjendën e ndeshjeve radhitën dy “El Clasico” të njëpasnjëshme.

Ndeshjet e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit mbeten dobësia e Messit

Barcelona do ta kërkojë një vend në finale të Kupës së Mbretit sonte, mirëpo sfida më e madhe për Lionel Messin do të jetë ta mposhtë sfidën e tij më të madhe: ndeshjet kundër Real Madridit në Kupën e Mbretit.
Gjatë gjithë periudhës së Ernesto Valverdes në Camp Nou, gjithmonë ka qenë Messi ai që e ka shpëtuar Barcelonës, kur klubi katalonas e fuste veten në rrëmuja të thella, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Messi nuk ka arritur të shënojë asnjëherë gol kundër Real Madridit në ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Kupës së Mbretit. Gjatë karrierës së tij, Messi ka luajtur në shtatë “El Clasico” në kuadër të kësaj gare.
“Los Blancos” kanë qenë viktimë e brilancës së Messit plot 18 herë gjatë karrierës së argjentinasit, si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Por, në ndeshjet e Kupës së Mbretit, madrilenët kanë shpëtuar nga argjentinasi.
Gjatë gjithë karrierës së tij me Barcelonës, Messi është përballur me 24 klube të ndryshme në Kupën e Mbretit dhe nuk ka arritur të shënojë vetëm kundër dy prej tyre.
Njëri nga këto dy klube është Real Madridi, ndërsa tjetri është Gramanet, kundër të cilëve kishte luajtur më 2 nëntor të vitit 2004, në njërën ndër ndeshjet e tij të para për ekipin e parë të Barcelonës, që atëherë drejtohej nga Frank Rikjaard.
Messi e ka shijuar triumfin në Kupën e Mbretit vetëm një herë në “Santiago Bernabeu”, në sezonin 2011/2011.