30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Unë “agjenti” i Trump kundër regjimit të Tiranës

Nga L. Todd Wood

Nuk e di nga t’ia nis.
Tani qenkërkam edhe unë agjent rus?!
Unë kam respekt për Donald J. Trump, kështu që jam në shoqëri të mirë si agjent.
Ku ta filloj? Së pari, me faktet.
E themelova Tsarizm.com, në vitin 2015, sepse mendova se kishte shumë pak njohuri në Perëndim mbi atë çfarë po ndodhte në Evropën Lindore dhe në ish-republikat e Bashkimit Sovjetik. Emrin e zgjodha sepse mendova se kjo fjalë përshkruante të gjithë rajonin, që një herë e një kohë kontrollohej nga carët, dhe tani mund të përshkruajë edhe pjesë të tjera të botës, përfshi edhe pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tsarizm.com është vetëm njëra nga faqet, mes shumë të tjerave, që ne kontrollojmë.
Unë nuk kam lidhje me qeverinë ruse. Nuk kam marrë para nga qeveria ruse apo nga askush i lidhur me të. Nga Rusia më kanë ftuar shpesh të marr pjesë në konferenca, ftesa të cilat unë i kam refuzuar të gjitha. Në fakt, nuk kam takuar asnjëherë ndonjë zyrtar rus. Nëse vizitorët shpenzojnë pak kohë për të lexuar faqen tonë, mund ta kuptojnë lehtë se ne e mbulojmë në mënyrë shumë kritike Kremlinin.
Unë kam shërbyer në forcat e armatosura të vendit tim dhe jam patriot. Unë mbroj Amerikën dhe vlerat amerikane. Ne në Amerikë kemi vlera të tjera, standarde të tjera, përfshirë lirinë e shtypit.

Kompania ime është kompani amerikane, me pronësi dhe me menaxhim nga amerikanë. Përpjekja jonë është rritur në një media online globale, e cila në të ardhmen synon të konkurrojë me shërbimet kryesore të lajmeve. Media mëmë është CD Media, CreativeDestructionMedia.com, e cila ka bashkëpunuar me Exit.al në Shqipëri për të raportuar mbi Ballkanin, duke qenë se mendojmë se ky rajon është një fuçi baruti dhe shumë i rëndësishme për paqen në botë.
Sot më telefonuan dhe më informuan se një nga kontribuesit tanë në Shqipëri, Alice Elizabeth Taylor, ka bërë një koment për televizionin rus RT International për të sqaruar situatën në Shqipëri. Alice nuk paguhet nga ne, por herë pas here ne ribotojmë artikuj të saj, që i marrim nga Exit.al. (Nëse nuk e keni vëne re, në Shqipëri ka një krizë qeverisjeje, për shkak të publikimit të disa përgjimeve mbi vjedhjen e votave në zgjedhjet parlamentare 2017.)
Dhe çfarë pastaj? Kjo gjë e kthen atë, apo mua, në agjent rus? Mua më kërkojnë të jap intervista nga media në të gjitha anët e botës, një pjesë të madhe të të cilave unë i kam pranuar, përfshirë media nga Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli e të tjera, e të tjera.
Nuk e kam takuar asnjëherë Alice-n, por shkrimet e saj më duken të sinqerta, emocionale dhe të kujdesshme. Ne e vlerësojmë që na është dhënë mundësia për të ribotuar punën e saj, dhe tani me siguri do të duhet ta paguajmë! Mund të them se Alice është një njeri i mirë, e cila ka për zemër Shqipërinë dhe personat që ka takuar në Shqipëri.
Mirëpo tani qeveria po kërkon ta shkatërojë atë. Një grua shtatëzanë? Sa të guximshëm! Këta me siguri janë ata luftëtarët e famshëm shqiptarë për të cilët kam dëgjuar.

Duket se media të lidhura me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama—javanews.al dhe alpenews.al, të cilat përdoren prej tij për të sulmuar kritikët, pa asnjë provë dhe me standarte shumë të ulta—kanë deklaruar se Tsarizm është një faqe propagande proruse dhe e lidhur me lobistë rusë.
Bëni kujdes, ne po marrim një avokat.
Një operacion propagandistik pa asnjë bazë dhe një shpifje e urdhëruar nga qeveria shqiptare, e cila ndërmerr të njëjtat taktika kundër çdo kritiku të regjimit, përfshirë politikanët e rëndësishëm evropianë si Gunther Krichbaum, të cilin pak kohë më parë e akuzuan si spiun rus!
Këto media përmendën si lidhje ruse tonën Yuri Vanetik-un, e vetmja lidhje e të cilit me Tsarizm-in është një artikull që ai ka shkruar për Ukrainën. Por Vateniku është nga Ukraina dhe jo nga Rusia. Njerëzit e këtyre dy vendve kanë emra të ngjashëm, por Rusia dhe Ukraina janë aktualisht në luftë njëra me tjetrën, me të paktën 10 mijë të vdekur deri tani.
Meqë ra fjala, Boris Johnson është Britanik, jo rus, sikurse edhe Zbigniew Brzezinksi është amerikan, si qindra mijëra amerikanë të tjerë me origjinë ruse.
Mediat e regjimit të Tiranës flasin për bordin e Tsarizm-it. Po nuk ka asnjë bord dhe nuk ka se si të ketë anëtar bordi. Çfarëdo që thonë për këtë bord është gënjeshtër. Thjesht dhe qartë, nuk ekziston asnjë bord.
Ka vetëm një gjë që qeveria Rama duhet të dijë. U ngatërruat me personin e gabuar dhe me kompaninë e gabuar. Duhet ta dini se ne kemi miq në vende shumë të larta dhe do sigurohemi që kjo histori të marrë vemendjen e tyre. Megjithatë, do të duhet t’ju falënderojmë për klikimet e shumta që i dhatë medias tonë të re. E vlerësojmë.

“Tsarizm.com”

Icardi po “digjet”…

Telenovela që ka nisur Mauro Icardi me Interin po e dëmton klubin zikaltër, por mbi të gjitha pasojat në fund do i vuajë vetë lojtari.
Sulmuesi është ndalur së luajturi që nga 9 shkurti, ndërsa forma e tij ka qenë negative, pasi nuk ka shënuar që prej dhjetorit të vitit të kaluar.
“Sky Sport” ka bërë me dije se trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, nuk do e grumbullojë 26-vjeçarin për miqësoret e marsit, kundër Venezuelës dhe Marokut. Icardi mund ta rëndojë edhe më tej situatën nëse nuk rikthehet të luajë me skuadrën zikaltër, aq më tepër nëse vendos të operohet në gju, që do kërkonte 3-4 muaj kohë për t’u rikuperuar.
Në këtë rast ish-kapiteni i Interit do të humbiste mundësinë për të luajtur në Copa America, që zhvillohet nga 14 qershori deri më 7 korrik në Brazil. Kështu Icardi do të humbiste mundësinë për të ruajtur vijimësinë në kombëtare, për të cilën u bë aq shumë zhurmë derisa u grumbullua dhe filloi të aktivizohet.

Zidane i mban pezull të gjithë, pret vetëm një telefonatë…

Në Itali këmbëngulin: me Champions të fituar, ose jo, e ardhmja e Massimiliano Allegrit do të jetë larg Juventusit. Trajneri livornez, pas 5 vitesh suksesi me bardhezinjtë, do të ishte gati për ta mbyllur eksperiencën në Torino dhe për të provuar një tjetër të re jashtë vendit, ndoshta në Premier League.
Juventusi nuk do që të gjendet i papërgatitur në rast të lamtumirës së Allegrit dhe mes alternativave për të zëvendësuar atë është Zinedine Zidane. Madje, ky i fundit, siç njofton këtë të mërkurë “Tuttosport”, ka kërkuar kohë nga Chelsea (që i ka bërë ofertë), sepse e josh ideja e kthimit te Juventusi, tashmë si trajner, ndaj pret një telefonatë nga presidenti Agnelli.
Në të shkuarën është folur edhe për interesim të Manchester United për trajnerin francez, por tashmë duket se po shkohet drejt konfirmimit të Ole Gunnar Solskjaer, edhe për faktin se Zidane nuk ka dhënë ndonjë sinjal pozitiv për mundësinë e drejtimit të Red Devils.
Marrëdhëniet mes Zidane dhe presidentit Agnelli mbeten mjaft të mira. Edhe “Zizou” është i joshur të rikthehet te bardhezinjtë, ku ka shkëlqyer si futbollist, sepse aty do të gjejë Cristiano Ronaldon dhe ndoshta mund të marrë nga Real Madridi dy ish-lojtarë të tjerë të tijtë, me të cilët fitoi tri herë radhazi Champions-in, Isco dhe Marcelo.
Ardhja e ish-trajnerit të “Los Blancos” mund të shihet në funksion të përmbushjes së objektivit, të kthyer në obsesion tashmë, fitimi të Ligës së kampionëve. Me CR7 në fushë dhe Zidane në stol, Juventusi do të ishte një ndër favoritët e mëdhenj të këtij kompeticioni, edicionin e ardhshëm.
Nëse gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur me Zidane, që të marrë vendin e Allegrit, atëherë mund të zgjidhet një tjetër francez, gjithashtu ish-lojtar e trajner i Juventusit. Fjala është për Didier Deschamps, që fitoi Kupën e Botës verën e vitit të kaluar me Francën e tij, të cilën e drejton akoma.

8 zakone që shkatërrojnë gjumin e natës

Shpesh pagjumësia shkaktohet nga ajo që ju hani gjatë ditës dhe kohës që keni ngrënë, por me këshillat e ekspertëve ju mund të mësoni të hani mirë në mënyrë që të flini mirë
Të darkosh shumë herët
Është diçka e zakontë tek amerikanët që darkojnë pasdite vonë, sepse nëse nuk shkojnë në gjumë para orës 23 është e pashmangshme që uria të ndërhyjë me gjumë. Për të shmangur shqetësimet, thjesht bëni një rostiçeri të vogël disa orë pas darkës.
“Shujta ideale para gjumit duhet të përbëhet nga 65% karbohidrate dhe 35% proteina dhe duhet të ketë rreth 250 kalori, – sugjeron specialisti i gjumit, Michael Breus, – dhe në këtë kuptim snacks dhe djathë do të ishte perfekte, veçanërisht në qoftë se ju zgjidhni një djathë të fortë, e cila ka një sasi më të madhe tyrosine, e cila ju ndihmon të flini, por edhe një tas i vogël drithërash me qumësht të skremuar është një alternativë po aq e mirë”.
Pirja e kafesë pasdite
Kafeja e pasdites mund të duket një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar të përqendruar edhe në orët e fundit të ditës së punës, por në të vërtetë trupi merr gjashtë orë për të përpunuar dhe eliminuar vetëm gjysmën e kafeinës së konsumuar, për të mos përmendur se, siç kujton Fondacioni Kombëtar i Gjumit, kjo substancë stimuluese mund të shkaktojë nervozizëm dhe të kontribuojë në pagjumësi. Pra, është më mirë të eliminoni kupën e ekspresit në mes të pasdites nëse keni probleme me gjumin gjatë natës.
Darka e bollshme
Të hash shumë, sidomos pak orë para se të shkoni në krevat, nuk parashikon një fjetje të mirë, “sepse trupi është projektuar për të tretur ushqimin, në këmbë ose ulur, dhe jo shtrirë, – thekson Dr. Breus – dhe në këtë pozicion i gjithë procesi metabolik zgjatet, duke ndikuar negativisht në gjumë”.
Pini shumë
“Alkooli është aleati numër një për të fjetur, por kjo nuk do të thotë se është një ndihmë pozitive, – komenton Breus – sepse në qoftë se është e vërtetë se ata që pinë alkool i zë gjumi, është po aq e vërtetë se nuk arrijnë fazat më të thella të gjumit. Dhe fakti që ngrihen të turbullt dhe me dhimbje koke është për shkak të mungesës së gjumit të thellë dhe pjesës tjetër të dehidrimit”.
“Kush nuk mund të heqë dorë nga një gotë verë në darkë, do të ishte mirë ta shoqëronte me një gotë ujë”, duke u siguruar që pija alkoolike të konsumohet rreth tri orë para se të shtriheni, – vazhdon eksperti amerikan – në mënyrë që t’i jepni trupit kohën e nevojshme për ta shkatërruar atë, pa pasur pasoja në gjumë”.

Darkë shumë pikante
Ekzagjerimi me ushqim djegës mund të shkaktojë urth ose probleme të tretjes, të cilat në mënyrë të pashmangshme përfundojnë duke prishur gjumin. “Kur shtriheni, forca e gravitetit bëhet armik, – shpjegon Breus, – dhe erëzat e konsumuara gjatë darkës mund të shkojnë në ezofag, duke shkaktuar refluks, të cilat mund të jenë shumë të dëmshme për të fjetur.
Sikur të mos mjaftonte, disa studime kanë treguar gjithashtu se ngrënia e ushqimeve pikante mund të rrisë prirjen ndaj anktheve”.
Ndjekja e një diete shumë të rreptë
Megjithëse hulumtimet e fundit të botuara në Mjekësinë e Brendshme JAMA kanë treguar se njerëzit që kanë ulur konsumimin e tyre të përditshëm kalorik prej 25% kanë arritur të humbin rreth 10% të peshës së tyre, madje edhe duke fjetur më mirë, kjo nuk do të thotë se kjo dietë aq kufizuese është e mirë për të gjithë.
“Duke shkuar në shtrat të uritur ju pengon t’ju zërë gjumi, – paralajmëron Breus – sepse brejtja e urisë, e kombinuar me ankth për atë që hëngrët ose nuk hëngrët gjatë ditës, përfundojnë duke iu lënë zgjuar”.
Moszgjedhja e ushqimeve që promovojnë gjumin
Nëse e keni të vështirë t’ju marrë gjumi, mund të konsideroni si një opsion për mbrëmje një rostiçeri të bërë nga lëng i koncentruar qershie, bananeje dhe kivi: e para rrit melatoninën, e dyta është e pasur me magnez dhe e treta rrit nivelet e serotoninës, të gjithë komponentë thelbësorë për të relaksuar trupin dhe mendjen dhe kështu ju dhurojnë një gjumë të mirë gjatë natës.
Të hash produkte qumështi para se të shkoni në shtrat
Sipas një studimi të botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine, qumështi dhe ushqimi i bazuar në yndyrë mund të ndërhyjnë te gjumi dhe e njëjta gjë vlen edhe për një dietë me fibra të ulët të pasur me sheqer.
“Duke qenë të fundit që largohen nga stomaku, pas proteinave dhe karbohidrateve, yndyrat mund të ngadalësojnë tretjen, duke shkaktuar refluks gastroesophageal, – paralajmëron dietologia Lisa Stollman. – Kjo është arsyeja pse konsumimi i tyre afër gjumit nuk është sigurisht një zgjedhje e mençur”.
Mendimi i ekspertit
“Secila nga pikat e mësipërme sigurisht që është e pranueshme, – shpjegon Lino Nobili i Qendrës për Mjekësinë e Gjumit të Spitalit Niguarda të Milanos, – por ajo që është e rëndësishme të mbani mend është se nuk ka rëndësi vetëm ajo që hamë, por edhe kur hamë, sepse studime të shumta kanë treguar se oraret e të ushqyerit ndikojnë edhe në oraret e gjumit dhe anasjellas”.

Hakmarrja e Hashim Thaçit

Nga Enver BYTYÇI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dha edhe një dëshmi për hakmarrjen e tij politike. Në qershor të vitit të kaluar dërgoi Inspektoriatin e Punës në Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit për të kontrolluar dosjen time të punësimit. Bashkëpunëtorët e Thaçit e kishin zhdukur këtë dosje, me qëllim që të vihej para përgjegjësisë ai që kishte hedhur firmën për angazhimin tim si profesor i jashtëm pranë këtij universiteti.
M’u desh që brenda disa orëve ta plotësoj dosjen, me qëllim që ta mbroja nga një akt i padrejtë personin, të cilin inspektoriati po e vinte para përgjegjësisë ligjore me pyetjen: Si e keni marrë ju në punë një person, për të cilin as që e dini se kush është, pasi ju nuk keni dosjen e tij ketu?! Po të gërmohej në protokollin e universitetit gjendej data e depozitimit të dokumenteve të mia në Universitetin “Ukshin Hoti”. Por kjo nuk i interesonte këtij inspektoriati, të urdhëruar për reprezalje.
Para një muaji Universiteti “Ukshin Hoti” shpalli njoftimin për rekrutimin e ligjëruesve në lëndët përkatëse. Dërgova kërkesën për të vijuar angazhimin tim, i cili kishte nisur që në vitin akademik 2015-2016. Kisha tri vite që jepja ligjërata në Fakultetin e Shkencave Juridike dhe lëndët e mia ishin të lira për mësimdhënie. Por Hashim Thaçi kishte dhënë urdhërin e tij politik që “Enver Bytyçit t’i ndalohej punësimi me kohë të pjesshme në këtë universitet”?! Përfundimisht në mënyrë paradoksale m’u dha përgjigja “Profesor, na fal nuk kemi çfarë të bëjmë”!

Sa për të sqaruar publikun: Unë kam ligjëruar shumë pak orë një ditë në javë në Universitetin “Ukshin Hoti”, sa nga pikëpamja financiare nuk ia vlen të marrësh rrugën nga Tirana në Prizren. Por e mbaja këtë pozicion për arësye të lidhjeve të mia të gjithanshme e sidomos studimore me Kosovën e Prizrenin. Madje i jam mirënjohës Prof. Dr. Hajredin Kuçi, i cili në pranverë të vitit 2014 në një takim të rastësishëm më pyeti nëse jepja ligjërata në universitetet e Kosovës dhe kur i thashë se “JO”, ma ktheu: “Po nëse nuk jep ti, kush jepka atëherë ligjërata tek ne”?
Por që kur kam nisur kundërshtitë e mia publike kundër idesë së çmendur të Hashim Thaçit për ndryshimin e kufijve, lufta politike e tij dhe e zagarëve që ai i ka lëshuar anë e mbanë Kosovës, është shumëfishuar. Hakmarrja e Hashim Thaçit i ngjan hakmarrjes doktrinale të diktatorëve si Stalini dhe Enver Hoxha. Ndërsa idhulli i tij duket se është Edi Rama, të cilin ka filluar ta imitojë, si në rastin e largimit të simbolit të Rugovës nga presidenca, vizatimet në mbledhjet e takimet me politikanë etj. Megjithatë është e mbetet kopje e keqe e Edi Ramës, ndonëse mjeshtër në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe krimin politik në Kosovë?!
Vetëm në shtetet shqiptare ka ndodh dhe vijon të ndodh që në vend të bëhen kurbanë tradhëtarët, bëhen kurbanë atdhetarët!!!

Gabimet që e kthejnë çajin në pije të rrezikshme

Çaji konsiderohet shumë i dobishëm, mirëpo po ashtu është shumë me rëndësi që të mos i bëni gabimet e zakonshme të cilat mund ta bëjnë pije të rrezikshme
Hulumtimi i publikuar në “Journal of Food Composition and Analysis” ka treguar që qeset e çajit me aromë frutash përmbajnë 30 herë më shumë nivele plumbi dhe alumini, transmeton Telegrafi.
Këta dy përbërës ndikojnë shumë negativisht në organet tona, para së gjithash, në veshka dhe zemër.
Pra, nëse e doni çajin me limon, bëjeni atë çajin e zakonshëm të gjelbër duke i shtuar lëvore limoni të pa spërkatur, në vend që ta blini atë me shije të agrumeve të parapëlqyera. Harrojeni këtë!
Kurrë bashkë me ushqim
Duhet ditur edhe se çaji përkeqëson absorbimin e hekurit, pra kjo pije nuk rekomandohet të merret pas racionit. Lejoni trupit që normalisht ta tresë ushqimin, dhe vetëm pastaj pini çaj.
Pirja e çajit menjëherë pas racionit përkeqëson gjendjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve, kështu që nutricionistët këshillojnë të pini çaj vetëm pas 40 deri 50 minutave pas ushqimit.
Nuk bën ta injorojmë këtë fakt – çaji tepër i fortë mund të shkaktojë akumulim të fluorit në eshtra. Si rezultat, shfaqen problemet me dhëmbët dhe eshtrat, të cilat me kalimin e kohës do të bëhen tepër të brishtë.
Prandaj, nëse e doni çajin të fortë, mos pini më shumë se katër filxhanë në ditë. Përdorimi i shpeshtë ndikon negativisht në trupin tuaj, gjë që nuk do ta vëren menjëherë, mirëpo me siguri do ta vëreni pas disa vjetësh.
Si ndikon keq…
Shumica e njerëzve mendojnë që çaji nuk ndikon në cilësinë e gjumit dhe duke u frikësuar nga pasojat e kafes së pirë, para shkuarjes në gjumë, pinë çaj. Mirëpo pa dobi.
Mjekët theksojnë që çaji zgjon sistemin nervor, madje edhe nëse flini pa problem, gjumi do të jetë i sipërfaqshëm, ndërkaq në mëngjes do të zgjoheni të dërrmuar.
Prandaj, para se të shkoni në shtrat, në vend të çajit më me dëshirë pini një filxhan qumësht.

Frutat arrore zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës te diabetikët

Frutat arrore janë përplot yndyra të shëndetshme dhe nutrienë, ndërkaq shkencëtarët konsiderojnë që zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i disa sëmundjeve
Konsumimi i frutave arrore mund të zvogëlojë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve kardiovaskulare te personat me diabet të tipit 2, theksojnë shkencëtarët.
Hulumtimi, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Circulation Research”, tregon që te personat me diabet të cilët kanë konsumuar së paku 28 gramë fruta arrore pesë apo më shumë herë në javë është evidentuar 11 për qind rrezik më i vogël nga zhvillimi i sëmundjeve kardiovaskulare, 15 për qind rrezik më të vogël nga zhvillimi i sëmundjeve koronare.
Pastaj kanë vërejtur 25 për qind më pak sëmundje kardiovaskulare dhe 27 për qind mortalitet përgjithësisht më të ulët.
Nga të intervistuarit është pritur që t’u përgjigjen pyetjeve mbi shprehitë e konsumimit të kikirikëve apo frutave arrore në periudhë shumëvjeçare.
Përgjigjet janë azhurnuar në çdo dy deri në katër vjet.
Githashtu studimi ka treguar edhe që frutat arrore siç janë arrat, bajamet, arrat braziliane, fëstëkët dhe lajthitë ishin më të dobishme në preventivën kardiovaskulare sesa kikirikët.

Rama lëshon zagarët e tij kundër protestuesve, Policia: Proceduam 8 persona, 12 në kërkim

Rama në panik dhe i tmerruar nga protesta e opozitës ka lëshuar zagarët e tij me uniformë kundër protestuesve.
Pas protestës madhështore të opozitës para selisë së Parlamentit në Tiranë policia ka nisur aksionin për të ndëshkuar pjesmarrësit në këtë tubim kundër qeverisë Rama.
Policia në njoftimin e saj thotë se, “pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme, ku u ça me forcë kordoni i Policisë dhe u goditën me sende të forta punonjësit, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 shtetas për veprat penale “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.
U proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit:
– A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë;
– E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë;
– Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç;
– P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras;
– A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– F.D., 50 vjeç, banues në Tiranë;
– B.B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë;
– O.G., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Procedimi penal ndaj tyre nisi pasi në rrugën “George Ë.Bush”, në hyrje të Parlamentit kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.
Janë identifikuar dhe po punohet gjithashtu për kapjen e 12 personave të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Gjatë protestës së djeshme janë lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

Klosi reagon si përfundoi në gropë para Parlamentit nga revolta e protestuesve

Gjatë protestës së djeshme të opozitës, ministri i Mjedisit Blendi Klosi teksa po shkonte në seancën plenare, u sulmua nga protestuesit.
Në tentativë për të përçarë turmën, Klosi u shty nga protestuesit dhe përfundoi në gropë.
I pyetur nga gazetarët për këtë incident Klosi nuk preferoi që të komentonte, ndërkoghë që ju drejtua gazetarëve duke thënë që të merren me videot se është më e bukur.
“Unë po shkoja në punë. Nuk kam asnjë prononcim. Merruni me videot është shumë më e bukur”, tha Klosi.

Ndarja nga jeta e Sadije Agollit, Basha mesazh ngushëllimi familjes

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dërguar një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Sadije Agollit, gruas së shkrimtarit Dritëro Agolli.
“Një gazetare dhe poete e njohur, kjo bijë e Shkodrës, ishte bashkëudhëtarja për mbi 5 dekada e krijimtarisë magjepsëse të Dritëroit. Sadija është shembulli më kuptimplotë i thënies se pas çdo burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe”, shkruana Basha në mesazhin e tij.
Mesazhi i ngushëllimit i kryetarit të PD, Basha
Mësova me hidhërim të madh ndarjen nga jeta të Sadije Agollit, bashkëshortes së shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Dritëro Agolli.
Një gazetare dhe poete e njohur, kjo bijë e Shkodrës, ishte bashkëudhëtarja për mbi 5 dekada e krijimtarisë magjepsëse të Dritëroit. Sadija është shembulli më kuptimplotë i thënies se pas çdo burri të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe.
Jam i sigurtë se çdo lexues i poezive magjepsëse të Dritëroit, teksa ju kthehet atyre, do të kujtojë edhe gazetaren që ka qenë lexuesja dhe kritikja e parë e atyre rreshtave.
Duke ju gjendur pranë Elonës dhe Artanit, i bindur se kujtimi i një lidhjeje të madhe mes intelektualësh dhe i kujtimeve që ata lanë, i bashkohem amanetit që Sadija dhe Dritëroi lanë, që të përcillen jo me vaj por “me dinjitet, ashtu siç jetoi Dritëroi e jetuam deri tani”. U prehtë në paqe!