37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Përditë riqarkullohen emra xhelatësh në institucionet e drejtësisë e në institucionet e shtetit

Nga Lulzim BASHA

68 vjet më parë, në një akt të pastër terrori, me një vendim të Byrosë Politike të Partisë Komuniste, 22 intelektualë shqiptarë u pushkatuan, pa gjyq. Diktatori komunist e paraqiti terrorin e partisë si një akt të besnikërisë ndaj Bashkimit Sovjetik dhe vetëm më pas, plotësoi edhe letrat formale të gjyqit. Në mes të të vrarëve, pinjollë të familjeve të njohura të kryeqytetit e të të gjithë Shqipërisë ishte edhe një zonjë, njëra nga shkencëtaret e para të vendit, Sabiha Kasimati. Përzgjedhja e diktaturës ishte një përzgjedhje që terrori të ishte efektiv dhe për këtë përzgjedhje, vendimet mund t’i merrte vetëm partia-shtet.
Për zbardhjen e këtij akti makabër është bërë mjaft gjatë këtyre 30 viteve, që prej vitit 1993, kur dëshmitarë dhe banorë të zonës rrëfyen se ku ishte varri masiv i 22 martirëve. Por nuk mund të themi se po bëhet shumë për institucionet e kujtesës. Ruajtja e kujtimit i shërben shmangies së çfarëdolloj përpjekjeje për rehabilitimin e diktaturës apo, më keq akoma, për rikthimin në krye të institucioneve publike të nomenklaturës komuniste të brezit të parë apo të dytë.
22 intelektualët u pushkatuan me vendimin e një partie e cila e kishte kultin e krimit në filozofinë e vet. Sot ne ballafaqohemi me mungesën e vetëdijes dhe të kujtesës.
Shohim se si përditë riqarkullohen emra xhelatësh në institucionet e drejtësisë e në institucionet e shtetit. Përvjetori i 68-të i martirizimit të 22 intelektualëve, në emrin e terrorit komunist, duhet të na shërbejë si një kambanë alarmi se ç’efekte prodhohen kur vendimet i merr partia, kur parlamentin e pushton partia, kur partia vendos të të gradojë pse je hajdut apo kur partia vendos të të dënojë pse je kundërshtar politik.

Helmi kimik i ushtrisë serbe kundër shqiptarëve në Kosovë u përdor ndaj protestuesve në Tiranë, reagon Berisha

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një fakt të rëndë lidhur me gazin që u përdor dje nga Policia kundër protestuesve të mbledhur përpara parlamentit në Tiranë. Sipas Berishës, gazi i ashtuquajtur lotsjellës nga Policia shqiptare, është importuar nga Serbia dhe është helm kimik i ushtrisë së saj.
“Beogradi furnizon me helme kimike Zografin Bis! – konstaton Berisha në mesazhin e tij sot, duke aluduar për kryeministrin Rama. Gazi helmues që u përdor dje në Tiranë është përdorur vetëm kundër shqiptarëve në Kosovë dhe Preshevë”, nënvizon ai duke ia përcjellë ndjekëve të tij të shumtë në Fb, mesazhin e një oficeri të Kosovës.
Përshëndetje Doktor.
Jam oficer i Ushtrisë së Kosovës. Jam skandalizuar nga ajo që ndodhi dje në Tiranë. Gazi helmues që u përdor dje në Tiranë është i kohës së Millosheviçit dhe është në përdorim si helm kimik luftarak vetem nga ushtria dhe jo nga policia serbe; është gaz kategorikisht i ndaluar me konventa ndërkombëtare që të përdoret kundër civilëve. Ai përdoret kundër armikut në fushë betejë apo vendodhjes së grupeve terroriste
Ky gaz toksik me pasoja serioze është përdorur kundër civilëve nga Millosheviçi, vetëm kundër shqiptarëve në Kosovë dhe, nga Daçiç në vitin 2012, përsëri vetëm kundër shqiptarëve në Preshevë.
Edi Rama duhet paditur në Hagë për përdorimin e tij mbrëmë kundër protestuesve në Tiranë mbasi ka shkelur konventën ndërkombëtare të përdorimit të lëndëve kimike.
Me respekt.

Studentët paralajmërojnë Ramën: Do të ringrihemi, pasi na mashtroi për tarifat na anuloi bursat!

Duket se të gjitha premtimet e Edi Ramës dhe i ashtuquajturi “Pakt për studentët”, nuk kanë qenë gjë tjetër veçse një stategji mashtruese, për të shuar protestën e tyre të madhe. Por pasi qeveria e ka arritur këtë, ka nisur edhe hakmarrjen. Kështu studentët e ekselencës, edhe për muajin janar nuk do të marrin bursat në kohë siç u ishte premtuar me të madhe nga kryeminstri Edi Rama. Ata bëjnë me dije për gazetën “Shekulli”, se për këtë muaj në llogaritë e tyre bankare janë hedhur vetëm 1200 lekë, duke e konsideruar si një tjetër tallje dhe mashtrim të qeverisë.
Disa prej tyre tregojnë se edhe pse kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme, ende nuk kanë marrë asnjë qindarkë për muajin janar. ‘Pakti për Universitetin’, nga dita në ditë po dëshmon se si qeveria i mashtroi studentët me premtimet e dhëna, për të përçarë dhe ndalur protestën e tyre. Edhe pse kryeministri u premtoi plotësimin e ‘8 pikave +’, ku ndër to ishte edhe shpërblimi për studentët e ekselencës, deri më tani ka vetëm një hakmarrje ndaj protestës së tyre.
Por duket se nuk përfundon me kaq, duke shkuar më tej, konfirmohet se studentët e kategorive në nevojë që përfitojnë bursa, ende nuk i kanë marrë ato edhe pse është fundi i muajit shkurt dhe dokumentet janë dorëzuar që në fillim të janarit.
Elisabeta Toshi, studente e ekselencës në Fakultetin e Ekonomisë tha për “Shekulli”-n se përveç faktit që nuk përfitoi bursë në muajin e protestës, duke e argumentuar nga zyrat e financës që nuk paguhen për bojkot, edhe në momentin që kanë nisur procesin mësimor, sërish marrin një shumë qesharake. “Unë jam studente ekselente.

Ne na premtuan që do të marrim shpërblim 100 mijë lekë të vjetër çdo muaj. Ky ka qenë vendim i qeverisë, ndërkohë tani justifikohen duke thënë se për periudhën e protestës nuk mund të marrim bursë.
E përtypëm dhe këtë mashtrim. Ne tani jemi në fund të shkurtit dhe ende nuk kemi marrë shpërblimin për muajin janar. Mos të harrojmë që fakulteti i Ekonomisë ishte ndër të parët që u kthye në mësim. Nuk mund të na mashtrojnë më këtë fakt, që kemi qenë në bojkot, pasi mësimi në fakultetin tonë nisi në javën e dytë”, tha ajo. E pyetur se si është bërë përllogaritja për shpërblimin e një vlere të tillë monetare ajo tha: “ I bie që ne kemi shkuar në mësim vetëm 4 ditë, pasi i takon vetëm 3 mijë lekë dita”, përfundoi ajo.
Edi Murati, është një tjetër student i ekselencës në fakultetin e Histori dhe Filologjisë, i cili ka marrë vetëm 1200 lekë për muajin janar. “Nuk po kuptojmë më asgjë se çfarë po bëhet. Disa prej nesh kanë marrë këtë shumë, disa të tjetër nuk kanë marrë fare asnjë lekë. Në fillim mendova se ishte ndonjë gabim nga ana e administrimit të financave, por më pas ishin ata që na konfirmuan se këtë shumë do të marrim”, tha ai.
I pyetur nëse e gjithë kjo situatë po nxit ringritjen sërish për të protestuar, ai tha se përqindja është shumë e lartë. “Jemi duke diskutuar një ringritje dhe më të fuqishme se ajo e dhjetorit. Studentët do të protestojnë më shpejt nga sa mund të mendohet.

Pas përfundimit të sezonit do merret vendim përfundimtar në lidhje me fatin tonë”, përfundoi ai.
Diamant Gashi, student i Inxhinierisë Elektrike viti e parë Bachelor në Universitetin Politeknik, tha se edhe pse është me ndihmë ekonomike, deri më tani nuk ka marrë asnjë qindarkë.
“Kam aplikuar si në Këshillin Bashkiak ashtu edhe te shkolla pas njoftimit që na u bë prej zyrës së financave. Jam interesuar herë pas herë dhe e vetmja përgjigje që kam marrë prej tyre, është se ka një ngërç në financa, por konkretisht nuk na thuhet se çfarë. I kam kërkuar financave të dorëzoj numrin e llogarisë bankare dhe më kanë thënë se ende nuk është vendosur nëse do të merret apo jo bursa për këtë kategori”, tha ai.
Më tej, Gashi shtoi se situata është e njëjtë për të gjithë fakultetin. “Ne me ndihmë ekonomike kemi më shumë se askush tjetër nevojë për të marrë këto pará, por duket se nuk shqetësohet njëri për këtë pjesë”, përfundoi ai. Po ashtu edhe studentët e fakulteteve të tjera pohojnë të njëjtën gjë.
E tillë situatë paraqitet edhe në rrethe. Edlira Sulaj, studente në Universitetin e Durrësit tha për “Shekulli”-n se është jetime dhe për shkak të statusit përfiton bursë. “Unë jam jetime dhe deri më tani nuk kam përftuar as bursë, as përgjysmim tarife. Askush nuk na shpjegon se çfarë do të bëhet me ne. Jemi shumë të shqetësuar, pasi nuk kemi mundësi të përballojmë shpenzimet”, tha ajo.

Prokuroria mbyll hetimet dhe e merr të pandehur, a do të arrestohet Tahiri?

Prokuroria e Krimeve të Rënda më në fund ka mbyllur hetimet dhe ka marrë si të pandehur ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama, Saimir Tahiri. Ditën e nesërme Tahirit do të thirret nga organi i akuzës dhe gjykata dhe do ti komunikohet statusi i ri. Ai zyrtarisht akuzohet si i përfshirë në një grup kriminal, që kishte si veprimtari trafikun ndërkombëtar të drogës.
Nuk dihet nëse ditën e nesërme Tahirit do t’i komunikohet arrestimi, apo do të lejohet që të gjykohet në gjendje të lirë. Gjithashtu, të pandehur janë marrë për të njëjtën çështje edhe tre ish-zyrtarë të lartë në Policinë e Vlorës Joeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.
Prokuroria e Krime të Rënda e mori vendimin e mbylljes së hetimeve dhe ngritjen e akuzës për përfshirje në trafikun e drogës me bandën ‘Habilaj’, pasi më 11 shkurt Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pranojë kërkesën e Tahirit për mos shtyrjen më të hetimeve, duke iu lënë prokurorëve afat të përfundonin hetimet deri më datë 10 mars. Por me sa duket hetimet janë mbyllur më shpejt dhe nesër dosja e tij mbërrin në gjykatë.

Rama nis sulmin ndaj protestuesve, policë me maska ushtrojnë terror në mesnatë në dhjetëra familje

Policia nis terrorin ndaj protestuesve me urdhër të Ramës. Bëhet e ditur se, mbrëmë dhjetëra policë të maskuar kanë shkuar në shtëpitë e qytetarëve dhe kanë ushtruar terror.
Aktivisti Aulon Kalaja ka komentuar helmimin me gaz lotsjellës të qytetarëve gjatë protestës së djeshme përpara Kuvendit. Kalaja u shpreh se zona e kontaminuar me gaz e kalonte perimetrin e protestës, dhe se çarja e kordonit të policisë ka qenë e qëllimshme, pasi qytetarët nuk kanë synuar që të hyjnë në Kuvend.
I ftuar sot në studion e lajmeve në Fax News, Kalaja tha: “Ka ndodhur ajo që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, është helmuar Tirana, pasi përtej perimetrit ku po zhvillohej protesta, të gjithë njerezit që kanë qenë aty kanë ndjerë shqetësime. Kanë pasur probleme edhe te zona e nëntëkatëshve, ndihej gazi lotsjellës deri te shtëpia e të ndjerit Dritëro Agolli.
Për fat të keq Policia e Shtetit është shndërruar në Policinë e Edi Ramës. Janë hedhur sasi të tmerrshme gazi. Sesi mund të çahet një kordon policie që përbëhet nga tre rradhë, vetëm këtu kam parë. Nuk e di nëse kjo është paaftësi e ministrit dhe mungesë profesionalizmi i policisë, apo një provokim, dhe dyshoj shumë se është kjo e dyta.
I bëj thirrje prokurorisë që të hapë një hetim të menjëhershëm, është helmuar shumë herë më shumë se perimetri i protestës.

Zoti Klosi ka provokuar vetë qytetarët, dhe iu bëri karshillëk protestuesve. Përgjigja kërkohet nga ana e Prokurorisë, dhe jo nga ana e Policisë që i helmon vetë qytetarët”, u shpreh Kalaja.
Gazetari u shpreh më tej se tre aktivistë dhe protestues janë tentuar që të “rrëmbehen” nga ana e policisë në shtëpitë e tyre, pavarësisht se, sipas tij, ata nuk kanë kryer asnjë veprim të kundraligjshëm në drejtim të Policisë.
“Natën e mbrëmshme kanë shkuar me 15 policë qytetarëve nëpër shtëpi, kanë ushtruar terror, po citoj deklaratën e policisë së Edi Ramës: Ju që dilni në protestë dhe doni të rrëzoni Edi Ramën, e keni vendin në burg.
Mbrëmë është shkuar në shtëpinë e aktivistit Darvin Zalla, ku gjeti vetëm gjyshen e nuses së tij. Po ashtu kanë shkuar në shtëpinë e Oleg Hankut, në prëm 4 të mëngjesit, kanë qenë policë të veshur me maska, këto janë sjellje të paligjshme. Preng Lala është marrë nga shtëpia e tij në Mamurras, këto tre raste di unë, imagjinoni se çfarë ndodh me qytetarët e tjerë.
Ata që u përdorën në protestë janë fishekë kimikë, kur hidhet në drejtim të objektivit të përcaktuar shkakton paralizimin e turmës. Policia duhet të jetë propocionale në reagimin e saj. Kordoni u ça nga vetë policët, nuk ka pasur tentative për të hyrë në Kuvendin e Shqipërisë”, tha më tej gazetari.

Basha: Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përcjellë sot një mesazh tjetër të fortë në vjim të protestës kombëtare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme.
Basha shkruan në rrjetin social se, “Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!
Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit!”

Mediat botërore jehonë protestës në Tiranë, Associated Press: Rama i iku seancës parlamentare

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së madhe që qytetarët dhe opozita zhvilluan të martën pasdite përballë Parlamentit.
Prestigjozja Associated Press thekson në artikullin e saj se, “opozita e drejtuar nga PD thotë se, qeveria e majtë e kryeministrit Rama është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar. Ligjvënësit e opozitës duan që qeveria të hapë rrugën për një administratë tranzitore dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme”.
Në artikull theksohet fakti se Edi Rama kishte ikur nga Parlamenti por dhe se socialistët e zhvendosën datën e mbledhjes së Kuvendit në përpjekje për të shmangur përballjen me protestuesit.
Artikulli i plotë
Mbështetësit e opozitës së Shqipërisë hodhën flake dhe dogjën një gomë makine jashtë parlamentit të vendit të martën, në një përpjekje për të bllokuar ligjvënësit që hynë në ndërtesë mes thirrjeve për qeverinë që të largohet.
Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë thotë se qeveria e majtë e kryeministrit Edi Rama është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar. Ligjvënësit e opozitës duan që qeveria të hapë rrugën për një administratë tranzitore dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

Udhëheqësit e opozitës mbajtën fjalime të shkurtra duke bërë thirrje që Rama të japë dorëheqjen dhe duke u zotuar të mbajnë tubime të vazhdueshme.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të udhëhequr nga udhëheqësi i demokratëve Lulzim Basha, të cilët u përpoqen të thyejnë kordonin.
Ndërkohë, sesioni i parlamentit vijoi me deputetet socialistë brenda. Vetë Rama nuk ishte i pranishëm.
Parlamenti i Shqipërisë mban sesione të enjteve, por vendosi të mblidhej sot në një përpjekje për të shmangur një demonstrim të planifikuar.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe institucionet e tjera ndërkombëtare i kanë bërë thirrje opozitës për të shmangur dhunën dhe i kanë kërkuar qeverisë të hyjë në bisedime me rivalët e saj politikë.
Basha mbylli protestën pas tre orësh duke u zotuar për t’u mbledhur sa herë që parlamenti mban sesione.
Socialistët mbajnë 74 vende në parlamentin me 140 vende. Ligjvënësit e opozitës tashmë e kanë braktisur parlamentin pasi kërkojnë zgjedhjet e parakohshme.
Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, iu dha statusi i kandidatit të BE në vitin 2014 dhe shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit në qershor.
/SYRI.net

Spahia viziton në spital protestuesit e helmuar nga policia: U helmuam dhe pse ishim larg

Deputeti i PD, Bardh Spahia vizitoi sot në mbrëmje disa të plagosur nga protesta para Parlamentit, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe në Spitalin e Traumës. Në bisedë, të plagosurat flasin se ishin helmuar nga gazi i përdorur prej policisë, edhe pse ato ishin larg protestës, në Qendrën Tregtare “Toptani”.
Në Spitalin e Traumës kishte edhe të plagosur me hematoma. Zoti Spahia thotë se nga protesta e sotme, mbetën të plagosur 13 protestues, kryesisht nga përdorimi në mënyrë kriminale e gazit lotsjellës, i cili sjell shumë efekte anësore për një periudhë shumë të gjatë tek të dëmtuarit.

Gazetari shpërthen ndaj Ramës: Këtë helm që thitha sot shpresoj ta provosh aty ku të dhemb më shumë, tek djali yt

Gazetari i Ora News, Elio Laze ka reaguar me tone të forta ndaj Kryeministrit Rama. Vetë gazetari Laze, ashtu si dhjetra e dhjetra qytetarë, mbeti viktimë e gazit që lëshuar forcat qeveritarë ndaj qytetarëve protestues.
Ragimi i Elio Lazes ndaj Edi Ramës 
Dy fjale zemre Edi Rames!
“Qe ti je nje diktator ne grahmat e fundit te pushtetit tend te korruptuar dhe te droguar kjo nuk ka pike dyshimi. Qe populli qe proteston nuk eshte huligan, as kjo ska pike dyshimi. Sot isha ne godinen e parlamentit. Jo per te protestuar (fatkeqsisht) por per te raportuar si gazetar. Dhe cfare bere ti burracak? Urdherove deshtakun qe ke vene Minister te Brendshem qe te shperndaje turmat me gaz helmues. Protestues, gazetare, kalimtare dhe police vuajten pasojat. Ke ne kurrizin tend boll krime. Por tashme e ke kaluar masen.
Kete helm qe thitha sot dhe frymen qe me mungoi per shume minuta, shpresoj ta provosh aty ku te dhemb me shume (nese te dhemb), tek djali yt i vogel. Historia do te te gjykoje si nje tiran i turpshem. Fundi yt eshte ceshtje oresh”.