26.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Avokati: Rama përdori armë kimike të prodhuar nga serbët kundër protestuesve

Investigim i shpejtë nga Avokati Altin Goxhaj dhe gazetari Gjergji Thanasi
Të njëjtat armë kimike që u përdorën kundër protestuesve në Prishtinë të prodhuar nga serbët me lëndë të parë ruse!
Po na helmojnë me armë kimike serbe dhe ruse që përdoren kundër terroristëve!!!
Tmerrrrrr!
Po na mbysin me helme kimike luftarae që përdoren në raste konfliktesh të armatosura për të neutralizuar “armikun” dmth popullin e Tiranës!
Gazi u hodh në sasi të tmerrshme dhe dhjetra kilometra katrorë janë të kontaminuara plotësisht! Fëmijë dhe pleq të asfiksuar nëpër Tiranë! Qendra Toptani dhe baret te kalaja u kthyen në Alepo ku fëmijë shtriheshin në tokë duke vjellur!
Dhe Lul Sorosi që refuzoi prej 16 Shkurtit ta kthente në çështje ndërkombëtare edhe sin shkak për dorëzimin e mandateve! Avokatja e Popullit të Pallatit të Lulit me urdhër të Lulit që e mbajti të mbytur kauzën në mënyrë që Luli t’ja mbushte mëndjen çdo protestuesi që i hanë m.. Edit!
SHQIPËRIA NË SULM KIMIK!!!!!!!!!!!!!!!!
Ja bombat kimike luftarake që helmuan fëmijët në Tiranë: https://trayal.rs/…/dimna-pirotehnicka-s…/municija-38-mm-2/…
Ja ku u blenë:
TRAYAL CORPORATION
Parunovacka 18 V
37000 Krusevac, Serbia

Krimineli që helmon edhe fëmijët! (Foto)

Ish-deputetja e PSD, Albana Vokshi ka reaguar për lëndimin e nxnësve të Pedagogjikes nga helmi që u hodh nga Garda me urdhër të Ramës. “Me urdhër të Edi Ramës sot është hedhur lëndë luftarake helmuese mbi qytetarët që po protestonin para parlamentit të Kriminalizuar.
Lënda helmuese ka bërë që nxënësit e shkollës profesionale ekonomike (ish-pedagogjike) të lënë mësimin e të dalin jashtë pasi u mbytën.
Një skenë e tmerrshme, fëmijë qe s’marrin dot frymë që iknin në turma pa asnjë ndihmë.
Kjo një arësye më shumë, e mbi cdo arësye tjetë për të protestuar e për ta larguar një herë e mirë këtë Kriminel që helmon edhe fëmijët”, u shpreh Albana Vokshi.

 

Pas armëve kimike, protestuesit sulmojnë makinën e policisë, policët dorëzohen

Ka qenë orët e një beteje të vërtetë dhe mjaft të fortë ajo mes qytetarëve paqësorë që kishin dalë përpara Parlamentit për të protestuar në mënyrë civile dhe banditëve me uniformë të Ramës që për të larguar protestuesit kanë përdorur edhe armët helmuese luftarake.
Sulmi me armët kimike ka irritur në kulm qytetarët në protest. Ndërsa largoheshin për ti shpëtuar gazit helmues, një makinë policie i ka gjëmuar nga pas në rrugicat pranë shkollës Pedagogjike. Kaq ka mjaftuar që protestuesit të irritohen dhe të qëllojnë me gurë në drejtim të makinës së policisë. Makina sapo është futur në një nga rrugicat e shkollës Pedagogjike është ndalur dhe prej saj kanë dalë dy policë me duart lart duke ju dorëzuar protestuesve. Protetsuesit janë sjellë në një mënyrë krejt paqësore ndaj tyre ndonëse ata i sulmuan me armë helmuese luftarae protetsuesit. Një nga policët është dëgjuar të irritohet me Ramën duke ju drejtuar protestuesve ai tha “na…nënën ky psikopat”. Më pas policët janë lejuar nga protestuesit të hipin sërish në makinën e tyre dhe ta parkojnë përpara Parlamentit.
Ajo që shihet qartë në reagimin e efektivëve të policisë është se ata janë me protestuesit dhe kanë të njëtën urrejtje ndaj regjimit ndonëse janë të detyruar që ti shrëbejnë për hir të pagës që ata marrin.

“RD”

Basha: Shqiptarët nuk njohin më as Kuvendin dhe as Policinë e krimit. Mosbindja civile nga jugu në veri!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur nga selia e PD para simpatizantëve pas mbylljes së protestës para Kuvendit.
Basha u shpreh se opozita nuk do të njohë policinë që ushtroi dhunë ndaj qytetarëve dhe se mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri. ‘I treguam Maduros së Ballkanit dhe mbarë botës se ky vend ka zot.
Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestuan në paqe. Sot ne nuk kemi më Kuvend dhe nuk kemi më qeveri. Për fat të keq sot nuk kemi as polici, por një bandë.
Sonte le ti çoj këtë mesazh se ne nuk e njohim më jo vetëm Kuvendin, por as Policinë e krimit dhe mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri’, tha Basha nga selia e PD.
Basha ka falënderuar të gjithë shqiptarët që i janë përgjigjur sot thirrjes së opozitës për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës. Basha tha mbrëmjen e sotme se shqiptarët nuk janë skllevërit e Ramës.
‘Nuk keni pranuar fatin e skllevërit që do Rama, por jeni ngritur për të mos u ulur deri në fitoren finale.
Si minjtë u mblodhën sot.

Ju falenderoj nga zemra qindra e mijëra qytetarë që brenda pak orëve u mblodhën si asnjë më parë. Ky vend ka zot dhe këta janë qytetarët sovranë.
Sot Rama përdori dhunën ndaj qytetarëve që protestonin në paqe për të mbrojtur plaçkën e vjedhur me Dakon, Avdylajt, Shullazin.
Sot nuk kemi as kuvend dhe as polici. Policia shkeli ligjin. Kriminelët nuk arrestohen, por bëhen deputetë. Qytetarët goditen nga kjo bandë.
Ne nuk e njohim më as kuvendin, as policinë e krimit. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo bandë’, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha.

Zëri i Amerikës jehonë protestës: “Mijëra njerëz para Kuvendit, qeveria ndërpret internetin”

Në Shqipëri një situatë e tensionuar është krijuar para parlamentit, ku opozita u mblodh për të protestuar ndërsa deputetët e shumicës janë në sallë në seancë.
Një grup manifestuesish tentuan të çajnë kordonin e policisë të vendosur në hyrjen kryesore të oborrit të parlamentit, por u sprapsën nga përdorimi i gazit lotsjellës. Disa manifestues u përgjigjën më pas duke hedhur gurë ndaj policisë.
Opozita e nisi protestën ndërsa brenda në sallë zhvillohej një seancë jashtë radhe. Disa mijëra përkrahës të Partisë Demokratike dhe LSI-së u mblodhën me urgjencë për protestën, sapo kryesia e parlamentit ndryshoi datën e seancës.
Ky është tubimi i tretë brenda 10 ditësh që zhvillon opozita, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme.
Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se protestat synojnë të largojnë qeverinë ilegjitime e të korruptuar dhe parlamentin, sipas tij, ilegjitim dhe me mandate të blera.
Protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën flakadanë në drejtim të policisë. Ndërkohë, brenda sallës parlamenti vazhdoi seancën plenare. Në rendin e ditës ishin dy ligje mbi strukturën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe organe të tjera të drejtësisë.
Policia ishte e shumtë në numër dhe masat shtesë ishin të dukshme, duke përfshirë edhe ndërprerjen e internetit në zonën e protestës. Autoritetet pohuan më herët se heqja e internetit bëhet për arsye sigurie, por opozita tha se kjo është një metode e re për të censuruar protestat dhe mesazhet e saj.

Banda kriminale sulmon me armë kimike edhe gjimnazistët e Pedagogjikes

Lënda helmuese e hedhur nga Garda me urdhër të Ramës dhe Lleshajt ka prekur edhe gjimnazistët e pedagogjikes. Ndërkohë, dhjetëra protestues dhe qytetarë që mndodhen në afërsi të Parlam,entit janë helmuar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmëne parë. Një grua ka përfunduar pa ndjenja, ndërsa një burrë është shtrirë në dysheme dhe rënkon.
Një qytetare që ndodhej në protestë, është ndjerë keq, ndoshta nga gazi lotsjellës apo edhe nga turma dhe ka përfunduar në tokë. Ajo është shtrirë në kolltukët e një lokali ku i kanë ardhur në ndihmë protestues të tjerë.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha është shprehur se, Edi Rama sot i ka shpallur luftë shqiptarëve. Duke folur para parlamentit, Basha është shprehur se Ramës do ti kthehet 100 për qind njësoj.
‘Me veprimet e tij sot, Edi Rama i ka shpallur luftë shqiptarëve. Por nga ky shesh këtu, unë dhe çdo shqiptarë që ka frikë vetëm Zotin mbi tokë, i them Edi Ramës se do të ta kthejmë 100 për qind.
Geg e toskë, myslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë. Të marrim në dorë fatin tonë. Beteja që kemi nisur është pa kthim. Historia na e tregon se si do të shkojë kjo protestë, me shporrjen e kësaj qeverie dhe triumfin e shqiptarëve’, tha ndër të tjera Basha.
Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dorëzohen pasi fitorja është e tyre dhe jo e qeverisë.

Gazi helmues jep efekte alarmante deri tek Zogu i Zi, mijëra banorë dalin nga shtëpitë për t’ju bashkuar protestës

Gazi helmuesi i hedhur nga Garda në drejtim të protestuesve dhe drejtuesve të opopzitës po jep efekte alarmante deri tek zona e Zogut të Zi. Qytetarët e alarmuar kanë dalë nga banesat dhe po I drejtohen sheshit para parlamentit për t’iu basghkuar protestuesve.
Protestuesit janë përplasur sërish me policinë para Parlamentit. Ata kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Forcat e policisë kanë bërë rezistencë, duke hedhur edhe gaz lotsjellës. Kjo bëri që turma të zbrapsej, së paku për momentin.
Policia nuk ndalet me thirrjet me megafon për tu tërhequr, për të mos e kthyer në protestë të dhunshme.

Psiqiku derdh helm dhe pret dritat, Basha: Edi Rama i ka shpallur luftë shqiptarëve edhe ne do përgjigjemi

Lideri i opozitës, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar sulmin me lëndë kimike ndaj fëmijëve, motrave, grave dhe nënave. Ai tha se Rama i ka shpallur luftë qytetarëve.
“Sot Rama ka urdhëruar një akt të pa ndodhur më parë, sulmin me lëndë kimike ndaj fëmijëve, motrave, grave dhe nënave, grave shtatzëna, në të drejtën legjitime në protestën kundër kuvendit të krimit. Sot Rama i ka shpallur luftë qytetarëve të vet. Në emër të PD-së, dhe opozitës dhe shqiptarëve, i them Edi Ramës, se me këtë akte shpallje lufte të qytetarëve koston do ta kesh 100 % ti”, deklaroi Basha.
Basha tha më tej se nuk ka frikësim dhe se beteja e nisur është pa kthim.
“Ne nuk frikësohemi, ne nuk ligështohemi sepse ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një mision të drejtë, për të ardhmen e shqiptarëve, ne luftojmë për lirinë e demokracinë, ne luftojmë për zgjedhje të lira e të ndershme.
Beteja që ka nisur është pa kthim dhe historia e gjatë e shkurtër e këtij vendi na rrëfen se si do të përfundojë kjo betejë, me shporrjen e krimit dhe triumfin e demokracisë e gjithë vlerave”, deklaroi Basha.
Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dorëzohen pasi fitorja është e tyre dhe jo e qeverisë.
“Geg e toskë, myslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë. Të marrim në dorë fatin tonë. Beteja që kemi nisur është pa kthim. Historia na e tregon se si do të shkojë kjo protestë, me shporrjen e kësaj qeverie dhe triumfin e shqiptarëve”, u shpreh Basha.
“Ata na heqin korrentin, ne do t’iu heqim prizën”, vijoi Basha pas ndërprerjes së energjisë, e cila i ndërpreu edhe fjalën.

Avokati i njohur: Po vdesim nga gazi helmues 1 km larg, helm edhe ndaj fëmijëve dhe të sëmurëve me zemër!

Avokati i njohur Altin Goxhaj shprehet në një video se gazi helmues i hedhur nga Garda me urdhër të Ramës po jep efekte 1 km larg parlamentit. “Po vdesim nga gazi helmues 1 km larg! Mendo sa gaz helmues kanë hedhur kundër popullit të Tiranës, fëmijëve dhe të sëmurëve me zemër. KY ËSHTË HELMIM MASIV I POPULLSISË!”, shkruan Goxhaj.
Dhjetëra protestues dhe qytetarë të zakonshëm kanë mbetur të plagosur për shkak të sulmit të policisë dhe Gardës. Dhjetëra qytetarë të ndodhur edhe në lokalet pranë parlamentit kanë mbetur të plagosur.

Po vdesim nga gazi helmues 1 km larg! Mendo sa gaz helmues kanë hedhur kundër popullit të Tiranës, fëmijëve dhe të sëmurëve me zemër. KY ËSHTË HELMIM MASIV I POPULLSISË!

Gepostet von Avokati Altin Goxhaj am Dienstag, 26. Februar 2019

“Po ju pret populli, gjeni vrimë ku të futeni”!

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili gjatë fjalës së tij para protestuesve është shprehur se, “minjtë janë futur në vrimë, kanë hyrë si minj e duan të dalin si minj”. Ai shtoi se, askush nuk do të lëvizë deri në largimin e kryeministrit Rama.
“Vëllezër dhe motra këtu është populli. Këtu janë djemtë e popullit. Këtu janë vajzat e popullit. Atje janë minjtë, minjtë janë futur në vrimë, kanë hyrë si minj dhe duan të dalin si minj, po i presim. Çfarë do të bëjnë? Do të flenë aty? Këtu do të kalojnë, por këtu nuk do të kalojnë dot sepse këtu është populli. Këta i janë fshehur popullit dhe rrinë të fshehur mbas fustanit të Gramoz Ruçit. As tek fustani i Gramoz Ruçit dhe as tek brekushet e Edi Ramës nuk i shpëton dot njeri. As brekushet e Edi Ramës ashtu me erë siç janë. Siç e dini, sot është dita ku populli do të thotë fjalën e tij dhe do të pastrojë Parlamentin nga ata minj që e kanë qelbur dhe e kanë ndyrë. Aty do të jetë vendit i fjalës së lirë, vendi i fjalës së popullit dhe jo vendi i atyre që e bën pis atë Parlament. Këtu do rrimë pa u kthyer mbrapa, ju kam thënë asnjë hap pas derisa Edi Rama të ikë, të shporret. Edi shporru. Edi Shporru”, u shpreh Vasili para protestuesve.