Policia dhe Garda kanë hedhur gaz lotjsellës dhe lëndë helmues ndaj liderit të opozitës, Lulzim Basha në momentin kur ai ishte duke folur në mes të protestuesve. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të protestuesve.
Pas shtyrjeve dhe tentativave nga protestuesit për të çarë radhët e policisë është hedhur gazi lotsjellës. Policët e rendit janë larguar dhe në radhë të parë është gati për ndërhyrje FNSH. Gazi lotsjellës ka arritur të shpërndajë turmën e protestuesve, një pjesë e të cilëve janë tërhequr drejt rrugës së Elbasanit. Policia hedh vazhdimisht gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Madje kryetares së LSI-së i hedhur tek këmbët por ka arritur të largohet në kohë.
Protestuesit kanë tentuar të çajnë radhët e policisë sërish dhe kanë hedhur herë pas here tymuese e bidona drejt policisë. Qytetarë të shumtë e mbështetës të opozitës janë vendosur në dy hyrjet e parlamentit, ku kanë kaluar deputetët e maxhorancës. Ata kanë lëshuar thirrje; “Parlament i krimit”, “Rama ik!”, “Liri demokraci”, “Këtu vendosim ne”.
Mes protestuesve janë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi si dhe përfaqësues të tjerë politikë të opozitës.
Skizofreni në panik nga protesta, urdhëron Gardën të hedhë gaz helmues ndaj liderit të opozitës, Basha
Basha: Rama e Lleshaj hodhën gaz edhe mbi gratë shtatzëna. Do vijë dita të jepni llogari nga i pari tek i fundit
Policia ka hedhur disa herë gaz lotsjellës dhe lëndë helmuese në drejtim të kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, të cilët ndodheshin në mes të protestuesve. Basha u ka bërë thirrje protestuesve të bashkohen.
“Edi Rama e Sandër Lleshaj që urdhëruan hedhjen e gazit lotsjellës edhe mbi gratë shtatzëna. Mbajeni mend, dita do të vijë për ju. Do të jepni llogari para ligjit nga i pari tek i fundit. Sovrani do ju çojë para drejtësisë dhe në burg aty ku e keni vendin horra dhe tradhtarë”, deklaroi Basha.
Protestuesit janë konfrontuar me efektivët e policisë dhe kanë tentuar të çajnë kordonin e tyre dhe të hyjnë brenda në Parlament. Me thirrjet “Rama ik”, protestuesit kanë nisur të shtyjnë efektivët e policisë ndërkohë që Basha ka marrë mikrofonin duke iu drejtuar këtyre të fundit që të mos guxojnë të prekin me duar qytetarët.
Deputetët e PD-se janë përpjekur të qetësojnë turmën duke u bërë thirrje të zmbrapsen.
Protestuesit arritën të depertojnë disa metra në brendësi të oborrit të Kuvendit, por janë tërhequr pas ndërhyrjes së policisë e cila ka hedhur gaz lotsjellës.
Menjëherë kanë ndërhyrë dhe forcat FNSH të cilët janë përballur dhe me protestuesit të cilët kanë hedhur në drejtim të tyre shashka, tymuese si dhe pllaka guri që janë hequr nga bordurat dhe trotuari përballë Kuvendit të Shqipërisë.
Situata vijon të jetë kaotike, ndërsa policia hedh gaz lotsjellës çka ka bërë që të shpërndahen dhe deputetët e opozitës si dhe eksponentët kryesorë të saj.
Kjo protestë u thirr me urgjencë nga partitë opozitare pas vendimit të kryesisë së Kuvendit për zhvillimin e seancës parlamentare 2 ditë më herët nga sa ishte parashikuar.
Gjithashtu kryeministri Rama sot nuk është i pranishëm në seancë parlamentare, pasi po zhvillonte një takim me qytetarët në Bashkinë e Lushnjë në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Mësohet gjithashtu se ai është nisur drejt Tiranës, por nuk dihet nëso do të jetë në sallën e Kuvendit.
Paloka: As dhuna dhe as presioni nuk do të na ndalë, sot janë shqiptarët që kërkojnë ndryshim
Nënkryetari i PD, Edi Paloka gjatë fjalës së tij para protestuesve, e ka quajtur këtë parlament dhe këtë mazhorancë si pjesë e krimit në Shqipëri.
Ai u kërkoi protestuesve të shporrin këtë klikë në pushtet, për ndryshe do të kthehemi në skllevër të Ramës.
“Ne jemi këtu për t’i treguar Edi Ramës e kujtdo tjetër se, sot janë shqiptarët që kërkojnë ndryshim. Jemi këtu sepse nuk kemi për rrugëzgjidhje. Ose të fitojmë, ose të ulim kokën e të kthehemi në skllevër të Edi Ramës. As dhuna dhe as presioni nuk do të na ndalë. Rama ik!”, u shpreh Paloka.
Rama ka frikë të shkojë në Parlament, deputetët socialistë në panik, nuk dinë si do të dalin prej aty
Protesta e opozitës përpara godinës së Kuvendit vijon të jetë e fuqishme në rrugë duke bërë thirrje për largimin e Ramës, ministrant dhe deputetët socialistë janë ngujuar në sallën e Parlamentit dhe të përfshirë nga paniku dhe ankthi nuk dinë sit ë dalin prej aty.
Disa protestues kanë hedhur kapsolla, tymuese dhe shakshka brenda gardhit rrethues të godinës së Kuvendit të Shqipërisë ku po zhvillohet edhe seanca plenare në punimet e të cilës merr pjesë vetëm mazhoranca.
Kryeministri Rama i cili deri pak përpara se të fillonte seanca plenare ishte nuk Lushnje në një takim me qytetarët, ende nuk është future në Parlament dhe për më tepër nuk dihet nëse do të marrë pjesë.
Por deputetët socialistë dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, thuajse e kanë kaluar në ilegalitet Kuvendin e Shqipërisë duke organizuar seanca të fshehta dhe të papritura, me qëllim shmangien e përballjes me protestuesit përpara hyrjes në sallë.
Kujtojmë se dy herë rresht ka ndryshuar axhenda e Kuvendit, ku herën e parë ndodhi të enjten e kaluar dhe njëherë sot, kur deputetët e shumicës kanë shpresuar të evitojnë hyrjen e protestuesve në sallë.
Pikërisht sot, Ruçi njoftoi një seancë të papritur në orën 17.00 pasdite, duke menduar se opozita nuk do të organizohej dot për të protestuar përballë Kuvendit.
Në fakt opozita arriti të mbledhë një numër të madh njerëzish dhe pamjet e para live nga sheshi para Kuvendit treguan se disa deputetë socialistë mezi ia dolën të futen në sallë.
Por asgjë nuk ka mbaruar. Nëse deputetët e Ramës arritën të futen në Kuvend, dhe për disa prej tyre nuk ishte e thjeshtë sepse dy prej tyre protestuesit iu dolën përpara duke ua vështirësuar kalimin, ata ende nuk e dinë si do dalin prej aty.
Një deputet i PS, i tha lapsit në kushte anonimati se zhurma e shashkave në oborr ka shkaktur panik tek disa deputetë, të cilët vështirë se do të ikin nga salla pa u larguar edhe protestuesi i fundit.
Basha: Kjo është betejë që do të çlirojë vendin nga klika mafioze
“Kjo është betejë që do të çlirojë vendin nga klika mafioze. Ky është një bashkim që do të çlirojë udhëtimin europian të Shqipërisë dhe do çlirojë Shqipërinë nga banda kriminale e Edi Ramës. Asnjë fasadë nuk pi më ujë. Kupa është mbushur. Edi Rama është shkaktari. Me Edi Ramën nuk do të ktë as zhvillim, as integrim por vetëm betejë të përditshme deri në largimin e klikës që ka zaptuar qeverisjen e vendit. Parlamenti i krimit ka marrë fund një herë e përgjithshmonë” Kryetari PD, Basha ka bërë të qartë se opozita nuk njeh legjitimitetin e Parlamentit dhe ka kërkuar largimin e Ramës nga qeveria.
Kryetari i PR, Mediu deklaroi se duhet shembur muri i fëlliqur i krimit dhe korrupsionit. “Ne sot jemi këtu si qytetar të lirë. Njerëz që besuan tek liria dhe duan të ndërtojnë ëndrrën evropiane, por për fatin e keq është ndërtuar një mur i madh nga Edi Rama.
Janë të gjithë shqiptarët që po vuajnë dhunën, varfërinë e këtij pushteti. Është në dorën tonë ta shembim këtë mur të fëlliqur mes nesh. Zëri ynë duhet të dëgjohet në çdo skaj të Shqipërisë”, tha Mediu.
Protestuesit e opozitës po hedhin kapsolla dhe tymuese përpara selisë së Parlamentit, duke tensionuar kështu situatën.
Me thirrjet “Rama ik”, qindra mijëra protestues opozitarë janë mbledhur përpara Parlamentit, ku pritet të nisë seanca plenare.
Deputetët socialistë kanë shfrytëzuar hyrjet anëse të ndërtesës së Parlamentit për të hyrë brenda saj.
Nga ana tjetër, forcat e rendit janë bërë “gardh” përpara protestuesve.
Protestuesit mbajnë të rrethuar deputetët në Parlamentin e krimit
Mijërat e protestuesve po mbajnë të rrethuar deputetët në Parlamentin e krimit. Deputetët janë futur disa orë para zhvillimit të seancës, por tani nuk do ta kenë të lehtë të dalin prej atij vendi.
Deputetët socialistë dhe kryetari i Kuvendit, Gramos Ruçi, thuajse e kanë kaluar në ilegalitet Kuvendin e Shqipërisë duke organizuar seanca të fshehta dhe të papritura, me qëllim shmangien e përballjes me protestuesit përpara hyrjes në sallë.
Dy herë rresht ka ndryshuar axhenda e Kuvendit, njëherë të enjten e kaluar dhe njëherë sot, kur deputetët e shumicës kanë shpresuar të evitojnë hyrjen në sallë. Pikërisht sot, Ruçi njoftoi një seancë të papritur në orën 17.00 pasdite, duke menduar se opozita nuk do të organizohej dot për të protestuar përballë Kuvendit.
Në fakt opozita arriti të mbledhë një numër të madh njerëzish dhe pamjet e para live nga sheshi para Kuvendit treguan se disa deputetë socialistë mezi ia dolën të futen në sallë.
Por asgjë nuk ka mbaruar. Nëse deputetët e Ramës arritën të futen në Kuvend, ata ende nuk e dinë si do dalin prej aty. Një deputet i PS, i tha lapsit në kushte anonimati se zhurma e shashkave në oborr ka shkaktur panik tek disa deputetë, të cilët vështirë se do të ikin nga salla pa u larguar edhe protestuesi i fundit.
Protesta madhështore e qytetarëve të revoltuar që kanë rrethuar Parlamentin e krimit
Mijëra qytetarë të revoltruar po mbajnë të rrethuar Parlamentine e krimit në një protest madhështore ku qytetarët i janë përgjigjur opozitës në vetëm pak orë.
Kjo është një protestë spontane e opozitës, e organizuar në pak orë, pas vendimit të Kuvendit për të thirrur seancën plenare.
Deputetët socialistë dhe kryetari i Kuvendit, Gramos Ruçi, thuajse e kanë kaluar në ilegalitet Kuvendin e Shqipërisë duke organizuar seanca të fshehta dhe të papritura, me qëllim shmangien e përballjes me protestuesit përpara hyrjes në sallë.
Betejë qytetare përpara Parlamentit të krimit, Basha-policisë; Arrestoni hajdutët
Kryetari i PD, Basha u ka bërë thirrje policëve që rrethojnë Parlamentin që të heqin kapelet dhe të arrestojnë hajdutët dhe përfaqësuesit e krimit në Parlament.
“Kjo është betejë që do të çlirojë vendin nga klika mafioze. Ky është një bashkim që do të çlirojë udhëtimin europian të Shqipërisë dhe do çlirojë Shqipërinë nga banda kriminale e Edi Ramës. Asnjë fasadë nuk pi më ujë. Kupa është mbushur. Edi Rama është shkaktari. Me Edi Ramën nuk do të ktë as zhvillim, as integrim por vetëm betejë të përditshme deri në largimin e klikës që ka zaptuar qeverisjen e vendit. Parlamenti i krimit ka marrë fund një herë e përgjithshmonë”, tha Basha para mijëra protestuesve.
Protestuesit e opozitës po hedhin kapsolla dhe tymuese përpara selisë së Parlamentit, duke tensionuar kështu situatën.Me thirrjet “Rama ik”, qindra mijëra protestues opozitarë janë mbledhur përpara Parlamentit, ku pritet të nisë seanca plenare.Deputetët socialistë kanë shfrytëzuar hyrjet anëse të ndërtesës së Parlamentit për të hyrë brenda saj. Nga ana tjetër, forcat e rendit janë bërë “gardh” përpara protestuesve.
“Edhe sot e bënë aktin tinzar dhe të paligjshëm. Nuk është më Kuvendi i Shqipërisë por i krimit dhe hajdutëve. A ta që kalojnë ligje antikushtetuese për të vjedhur miliona nga populli. Pushteti i vërtetë i takon popullit. Ne të gjithë bashkë kishim njoftuar protestën tonë të radhës. Në mënyrë ilegale ndryshuan mbajtjen e parlamentit sepse menduan se do i shpëtojnë zemërimit të njerëzve. Kurrë më parë nuk është mbledhur kaq shumë njerëz brenda pak orësh”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tiij para protestuesve para Kuvendit, u shpreh se jemi këtu për zgjedhjet e lira. Basha gjithashtu ju bëri thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit e cila po siguron godinën e Parlamentit që të heqin kapelet dhe të arrestojnë politikanët që janë brenda seancës plenare.
“Hqni kapelet arrestoni hajdutët në Parlament.Një thirrje për vëllezërit e motrat me uniformë. Ju qëndroni mes hajdutëve dhe popullit të dhunuar. Hiqini kapelet dhe arrestojini hajdutët siç e kërkon ligji. Arrestojini përpara se t’i arrestojë populli i bashkuar. Asnjë fasadë nuk pi më ujë, kupa është mbushur. Me Edi Ramën nuk do të ketë paqe. Do të vazhdojmë deri në largimin e klikës mashtruese që ka pushtuar vendin”, tha Basha
Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se shkurt para selisë së PD-së, se kryeministri është kapur në qark nga populli.
Protestuesit sulmojnë Klosin, ministri ja fut vrapit, e shpëton Garda
Protestuesit kane sulmuar ministrin Klosi qe tentoi te futet ne Parlament nga dera e pasme. Klosi ja ka futur vrapit sikurse duket edhe ne foto dhe ka mundur ti shpetoje protestuesve pasi eshte kapur nga gardistet.
Në kundërpërgjigje për seancën e jashtëzakonshme të thërritur nga ana e mazhorancës në Kuvend, opozita kanë thërritur një protestë për në orën 17:00.
Pak minuta para fillimit të saj ka patur edhe një incident.
Në momentin kur protestuesit po i drejtoheshin Parlamentit, deputeti dhe ministri i Mjedisit Blendi Klosi është futur mes tyre në formë provokimi, por përgjigja e qytetarëve ishte e menjëhershme.
U desh ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
Mijëra qytetarë vërshojnë drejt Parlamentit, rrethohet streha e votave të krimit
Mijëra qytetarë po vërshojnë drejt Parlamentit në një protest të fortë kundër Kuvendit ilegjitim për shkak të blerjes së votave me paratë e krimit të organizuar. Ajo që shikohet është se protestuesit janë të revoltuar. Ata kanë sulmuar ministrant e Ramës dhe ministri I Turizmit është shtyrë dhe goditur nga protestuesit. Ai ka mundur të shpëtojë pasi është marrë nga garda. Mijëra protestues janë mbledhur vetëm brenda pak orësh në selinë e Parlamentit duke ju përgjigjur thirrjes së opozitës. Deputetët janë ngujuar në Parlament prej disa orësh.
Për të karikuar protestuesit, por edhe për ti dhënë një mesazh mazhorancës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, shprehet se koha për fjalë ka mbaruar dhe se parlamenti i përket qytetarëve. “Koha për fjalë ka mbaruar! Parlamenti ështe i qytetarëve, jo i përfaqësuesve të krimit”, shkruan Bardhi në Facebook.