29.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Irani: Marrëveshja bërthamore drejt dështimit

Irani thotë se përpjekjet e Evropës për të mbrojtur marrëveshjen bërthamore të 2015-ës po dështojnë dhe se po rritet numri i iranianëve që mbështesin idenë e rifillimit të programit bërthamor të vendit. Në komentet dje në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Ministri i Jashtëm iranian, Mohamad Xhavad Zarif akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se po përpiqen t’i hapin luftë Iranit. Nënpresidenti amerikan, Mike Pence akuzoi më parë Evropën se po ndihmon regjimin vrasës në Teheran.
Evropa po ndjek një linjë të vështirë, nga njëra anë përpiqet të qetësojë aleatin e saj, Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër përpiqet të mos lejojë dështimin e marrëveshjes me Iranin. Gjatë ditëve të fundit janë shfaqur haptazi probleme:
“Ata janë vënë në krye të përpjekjeve për të krijuar mekanizma që dëmtojnë sanksionet tona. Ata e quajnë këtë makinacion, Mjete për Synime të Posaçme, por ne e dimë se s’është gjë tjetër përveçse një përpjekje për të thyer sanksionet amerikane kundër regjimit vrasës të Iranit,” tha Nënpresidenti amerikan Mike Pence.
Nënpresidenti Pence po i referohej sistemit të pagesave INSTEX, i krijuar për t’u ofruar mundësi kompanive evropiane të bëjnë tregti me Iranin duke anashkaluar sanksionet amerikane.
“Ata e bëjnë këtë duke mos përdorur dollarin, duke mos përfshirë persona amerikanë në këto shkëmbime dhe për momentin po bëhen vetëm prokurime, pra nuk ka tregti të produkteve apo shërbimeve që janë të ndaluara në bazë të sanksioneve amerikane,” thotë juristi Nigel Kushner.

Irani nuk është i kënaqur me këto kushte:
“Sistemi INSTEX nuk mundëson përmbushjen e premtimeve që kanë bërë Treshja Evropiane (Britania, Franca dhe Gjermania) për ta shpëtuar marrëveshjen. Evropa duhet të pranojë të laget nëse do vërtetë të notojë në kundër rrymave të fuqishme e të rrezikshme të unilateralizmit amerikan,” tha ministri i jashtëm iranian.
Evropa shpreson se Irani do të tregohet i duruar.
“Mendoj se Irani do të luajë lojën e pritjes me shpresën se Donald Trumpi nuk do të rizgjidhet vitin e ardhshëm,” thotë juristi Nigel Kushner.
Evropianët janë shqetësuar se fjalimi i Nënpresidentit Pence sinjalizon se Uashingtoni ka plane më të mëdha:
“Ai nuk foli në prizmin e nevojës për ta rinegociuar marrëveshjen, por për nevojën për të ndryshuar regjimin në Teheran,” thotë analistja Florence Gaub.
Uashingtoni nuk ka folur haptazi për ndryshim regjimi në Teheran. Por Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe shumë vende arabe kanë shtuar retorikën për kërcënimet që paraqet regjimi i Teheranit.
Megjithë presionin nga Lindja e Mesme dhe Shtetet e Bashkuara, Evropa mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes me Iranin, nga e cila Uashingtoni u tërhoq vjet.

Afera korruptive me të cilën Rama mban peng Lefter Kokën

Lefter Koka është i vetmi deputet i LSI-së që është deklaruar kundër vendimit të grupit për djegien e mandateve. Ai nuk ka marre pjese ne mbledhjen ku u vendos ky akt radikal, ndersa privatish ka deklaruar se nuk ka ndermend ta dorzoje mandatin. Lidhur me kete tradheti te Kokës, Jamarbër Malltezi, i cili është përballur me të një vit e gjysëm më parë tek emisioni Të Paekspozuarit, ka hedhur një tezë tjetër në faqen e tij ne Facebook.
Ai ka shkruar se Kokës po i bëhet shantazh nga ana e Ramës, për shkak se ka firmosur aferën korruptive që lidhet me inceneratorët. Malltezi shton se ai muaj më parë i ka thënë Kokës që do të bënte mirë që të ishte dëshmitar i drejtësisë.
“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj me pare “Pendohu, behu deshmitar i drejtesise” lidhur me aferen kriminale te inceneratoreve ku Rama-Ahmetaj po perlajne 178 milione euro POR Teri ka firmos per kete afere dhe tani do hedhe vallen sipas Rames. 14 muaj qe qeveria i fshihet debatit per inceneratoret! Çfare halli i madh i ka zane?”, shkruan Malltezi.

Mogherini: Nuk ka bisedime pa u hequr tarifat ndaj Serbisë

Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha të hënën se nuk do të thërras raund të ri bisedimesh ndërmjet Prishtinës e Beogradit derisa autoritetet në Kosovë nuk i heqin apo pezullojnë tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ajo i bëri këto komente në Bruksel gjatë një konference për gazetarë, gjatë së cilës tha se është e gatshme që të mbyllet me javë apo muaj për të arritur një marrëveshje ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
“Në momentin që krijohen kushtet, jo vetëm që jam e gatshme që mëngjesin e ardhshëm të organizoj takimin, por edhe të mbyllemi për aq kohë sa nevojitet: shtatë ditë, një apo tre muaj”, tha ajo.
Por, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha të hënën gjatë një vizite në vendlindjen e tij në Gllogjan në Kosovën perënidmdore se tarifat nuk do të hiqen.
“Shpresoj më dëgjuat shumë mirë, po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet”,tha kryeministri Haradinaj
Kryeministri Haradinaj tha se çdo marrëveshje e mundshme me Serbinë nuk mund të prekë kufijtë.

“Kufiri Kosovë-Serbi ekziston, rruhet nga dy palët nga ne dhe pala tjetër dhe NATO dhe nuk ka kufij tjetër, as në emër të demarkimit nuk mund të ndryshojë ndonjë kufi as korrigjimit as nuk guxojmë të bëjmë më eksperimente. Një eksperiment që ka ndodh me Malin e Zi ju e dini çfarë vështirësish na ka sjellë dhe ende e kemi me vështirësi, pra është gabim të bëhen gabime të reja”,tha ai.
Marrëdhëniet ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe partnerëve të koalicionit qeverisës vazhdojnë të jenë acaruara për shkak të mendimeve të ndryshme lidhur me tarifat ndaj Serbisë.
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, të dielën gjatë një seance solemne për nderë të përvjetorit të 11 të pavarësisë bëri thirrje për pezullimin e tarifave dhe ruajtjen e marrëdhënieve me aleatët.
Procesi i bisedimeve mbetet i pezulluar për shkak të refuzimit të Serbisë për të vazhduar bisedimet pa heqjen e tarifave nga qeveria e Kosovës të vendosura pothuajse tre muaj më parë.
Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë thonë se një marrëveshje normalizimi ndërmjet palëve është e mundur, por shumë e vështirë për shkak të pikëpamjeve krejt të kundërta rreth saj, ndërsa të dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë çuar përpara idetë e tyre për një korrigjim të kufirit si zgjidhje ndërmjet dy vendeve.
Kjo ide po kundërshtohet nga shumica e udhëheqësve politik në Kosovë ndërsa faktorët ndërkombëtarë janë vënë në lëvizje që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt ndërmjet Kosovës e Serbisë, që është kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian.

Kriminelët me uniformë arrestojnë natën protestuesin në Malësinë e Madhe, reagon Berisha!

Policia, me urdhër të Ramës po vazhdon “gjuetinë” e protestuesve, që u ngritën në një revoltë të fuqishme më 16 shkurt kundër qeverisë, përpara Kryeministrisë. Një nga “viktimat” është edhe David Linadi nga Malësia e Madhe, të ciit iu vunë prangat jo më larg se mbrëmjen e djeshme, natën vonë, në shtëpinë e tij.
Policia i është referuar fotografive të shumta të marra gjatë protestës dhe me to në dorë po ndjek protestuesit qytet më qytet e fshat më fshat ku ata jetojnë. David Linadi është një prej tyre, i cili jo vetëm protestoi, por dhe ndihmoi ata qytetarët si ai, që iu zu fryma nga gazi lotsjellës. Por, pavarësisht se kjo dëshmohet me foto, Linadi sot gjendet në qeli.
Ish-Kryeministri Berisha e ka komentuar këtë ngjarje me indinjatë. Në profilin e tij në Fb, Berisha shkruan:“Kriminelët me uniformë hakmerren sepse ndihmoi një qytetar të lënduar në protestë” dhe publikon, denoncimin e ardhur nga Malësia e Madhe, ilustruar edhe me fotografi.
Përshëndetje Sali Berisha.
Një ngjarje e ndodhur mbrëmë rreth orës 11 të natës në Malësi të Madhe. Policia ka ardhur në banesën e David Linadit, ka hyrë me forcë, ka arrestuar qytetarin David Linadi. Arsyeja është se ka ndihmuar një qytetar të Tiranës që ishte asfiksuar dje në protestën e Partisë Demokratike.
Na ndihmoni me këtë lajm shumë të keq që i ka ndodhur familjes Linadi në Malësi të Madhe. Ky që po shikoni me xhaketë të zezë është David Linadi që po ndihmon, i ka ardhur në ndihmë qytetarit për t’i shpëtuar jetën.

Uiski, pija që redukton simptomat e gripit

Gripat e zakonshëm janë të pakënaqshëm dhe shpeshherë shpijnë në simptoma të mërzitshme të cilat ju pengojnë në aktivitetet e jetës së përditshme.
Simptomat e gripit zakonisht shfaqen një deri në tri ditë pasi t’i jeni ekspozuar virusit që e shkakton atë.
Shenjat dhe simptomat, të cilat dallojnë nga personi në person, përfshijnë:
– Rrjedhje të hundës
– Skuqje fyti
– Koll
– Dhimbje të lehta të trupit dhe të kokës
– Teshtima
– Ethe, etj.
Ndonëse jemi mësuar që gripat e tillë t’i trajtojmë me ilaçe farmaceutike apo edhe me mjekësi alternative, tani shkencëtarët thonë se mund të përfitoni nëse konsumoni pak uiski.
Më saktë, ju mund ta largoni gripin duke bërë një kombinim të lëngut të limonit, mjaltës, uiskit dhe ujit të nxehtë.
Megjithatë, duhet ta keni parasysh faktin se sasitë e tepërta të alkoolit nuk ju bëjnë të ndiheni më mirë, pasi që alkooli funksionon si diuretik dhe e lë trupin të dehidratuar – diçka që patjetër duhet shmangur!
Më poshtë e keni videon ku mund të shihni se si përgatitet kjo recetë me uiski.

Ushqimet e shpejta rrisin rrezikun e sëmundjeve vdekjeprurëse

Nëse hani shumë hamburgerë, pica, biskota dhe ëmbëlsira mund të marrë disa vite nga jeta juaj, sipas studimeve të reja
Një anketim i pothuajse 45 mijë njerëzve të moshës së mesme tregoi se vdekjet nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e tjera ishin të lidhura me konsumimin e ‘ushqimeve të shpejta’.
Këto përfshijnë: patate të skuqura, bukë të bardhë, ushqime të gatshme, salsiçe, drithëra me sheqer dhe pije me gaz, në thelb çdo produkt që përfshin një procedurë industriale.
Këto ushqime përbëjnë gjysmën e dietës mesatare britanike, një përqindje më e lartë se çdo vend tjetër evropian.
Në studim thuhet se kushdo që ushqehet në këtë mënyrë është 14% më i rrezikuar të vuajë pasoja të rënda brenda tetë viteve.
Por jo vetëm kaq, sepse ushqimet “fast food” ndalojnë zhvillimin e trurit të fëmijëve, duke rritur mundësitë e zhvillimit të sëmundjes mendore të Alzheimerit.
Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore të Psikiatrisë, sasia e tepërt e sheqerit dhe yndyrave ul nivelet e një proteine të rëndësishme, të quajtur “reelin”, e cila mban të lidhura neuronet.
Pa këtë proteinë, funksionet e trurit ngadalësohen, duke penguar fleksibilitetin e sjelljes dhe të kujtesës, duke rritur gjithashtu mundësinë e zhvillimit të sëmundjes se Alzheimer, më vonë në jetë.
Studimi kishte në qendër adoleshentët, pasi ata janë edhe më të prirur për të ngrënë ushqime jo të shëndetshme, por edhe pasi truri i tyre është në një fazë zhvillimi.
Megjithëse duhen kryer ende studime, ekspertët shprehen se proteina “reelin” është faktor kyç në rregullimin e funksioneve normale të trurit.
Rezultatet e studimit mund të ndihmojnë për të shpjeguar se si ushqimet jo të shëndetshme, të njohura si ‘fast food’ dhe rrjedhimisht obeziteti janë të lidhura ngushtë me zhvillimin e kushteve neuropsikiatrike dhe neurologjike.

Shprehitë që ju bëjnë të ndiheni më energjik gjatë ditës

Ndonjëherë, trupat tonë mund të jenë frustues.
Energjia fizike është diçka që u mungon shumë njerëzve. Me kohën, problemet familjare apo ato profesionale mund të na i tjerrin të gjitha rezervat e energjisë që i kemi.
Fatmirësisht, pavarësisht se çfarë është duke ju bërë të ndiheni të lodhur së fundmi, ka shumë gjëra që mund t’i bëni për ta përmirësuar situatën.
Më poshtë i keni disa shprehi të thjeshta që mund t’i përvetësoni për t’u mbushur me energji.
Pini mjaftueshëm ujë
Konsumimi i sasive të rekomanduara ditore të ujit është diçka që vërtet jua rritë energjinë. Por, të bëhemi të sinqertë… a jeni duke e bërë këtë?
Problemi është se shumë lehtë mund të harrojmë ë pimë ujë. Ne kemi miliona gjëra tjera që duhet mbajtur mend, andaj si mund ta mbani mend se duhet t’i pini tetë ose më shumë gota ujë çdo ditë?
Një prej zgjidhjeve mund të jetë ta blini një shishe të cilën e përdorni ekskluzivisht për ujë dhe e mbani me vete çdo ditë.
Hani fara chia
Në shumë mënyra, kur është fjala për ta mbajtur trupin të balancuar, farat chia janë ushqimi i përsosur.
Këto fara kanë sasi të ulëta të karbohidrateve, ndërkaq një sasi të balancuar të proteinës, yndyrave të mira dhe fibrave. Ky balancim ideal do të thotë se farat e tilla ju ndihmojnë ta mbani sheqerin në gjak të balancuar.
Ka shumë mënyra se si mund t’i konsumoni farat chia, por ju mund ta provoni kombinimin ujë-chia dhe kështu e keni më lehtë.

Krijoni një ritual të shkutër të natës
Përmirësimi i kualitetit të gjumit është një prej gjërave më të lehta dhe më të mira që mund ta bëni për t’u mbushur energji sepse jua mbështet sistemin primar që merret me energjinë.
Për ta përmirësuar kualitetin e gjumit, ju mund ta adaptoni një shprehi të thjeshtë dhe të lehtë që jua ndihmon mendjen dhe trupin të relaksohen pas një dite të gjatë.
Ja disa ide:
– Provoni meditimin
– Provoni vizatimin
– Leximin e librave (rekomandohet zhanri trillim, pasi ju mundëson të ‘humbni’ në një botë tjetër)
Filloni t’i llogaritni sasitë e karbohidrateve që i konsumoni
Karbohidratet janë të rëndësishme sepse janë mënyra primare se si e furnizojmë me energji trupin. Kur konsumojnë karbohidrate, trupi i konverton ato në sheqer, e pastaj përdoren për energji.
Sidoqoftë, sasitë e shumta të karbohidrateve e nxisin trupin ta ruaj sheqerin e tepërt, i cili eventualisht shndërrohet në yndyrë. Kjo ndikon që të ndihemi më të lodhur se zakonisht.
Për ta luftuar këtë, filloni të ruheni më shumë sa i përket sasive të karbohidrateve që i konsumoni.

I braktisur totalisht, i nxirë e i frikësuar!… (Foto)

Deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia shkruan në një postim në Facebook se, kryeministri Rama është braktisur totalisht. Deputeti i PD shkruan se, Rama në takimin në Vaun e Dejës që zgjati vetëm 7 minuta ishte i nxirë dhe i frikësuar. Në këtë takim kishte aq pak njerëz sa Ramën e zuri paniku dhe u largua me vrap.
“Me shumë forca sigurie se sa qytetarë në takimin e Edi Ramës në Vaun e Dejës. Qytetarët refuzojnë kryeministrin e korruptuar e të mbështetur nga krimi. I nxirë, i frikësuar e pa telekamera, takimi i zgjati vetëm 7 minuta”, shkruan Spahia!

Vendimi i duhur i Bashës dhe frika e Ramës nga zgjedhjet e parakohshme!

Armand MAHO

Basha i luajti te gjitha ne tavoline para kundershtarit. Si ne nje loje pokeri ai dha oferten all in (ne lojen poker kur ve te gjitha sa ke ne tavoline) duke vene natyrisht ne ne rrezik me se pari karrieren e tij. Perballe nje kundershtari qe luan me hile, qe nderron kartat ne fund, qe te godet pas shpine ai zgjodhi qe ose ta braktise perfundimisht tavolinen e lojes ose te asgjesoje kundershtarin.
Ne fakt nuk e ishte e thjeshte. Asnjehere se ka pasur As-in e tij. Ne mandatin e pare pas zullumeve te Rames organizoi protesta te medha, ku mbeshtetja dukej qarte por nuk kishte me vete nje pjese jo te vogel te grupit parlamentar. Megjithese e dinte qe perballe kishte nje lojtar hileqar, i cili ble nderkombetaret, ble deputetet, ble voten dhe cdo gje qe mund te blihet ai serish hyri ne zgjedhjet e qershorit 2017 duke marre ate qe priste nje rezultat katastrofe per te.
Me vetem 43 deputete atij si mbetej gje tjeter vetem se te ishte fasada e pushtetit, nje opozite qe skishte asgje ne dore vetem se te mbante ne kembe Ramen. Nje rezultat qe do ishte shokues per cdo vend demokratik. Shqiperia ne 2017-n vinte nga nje histori e padegjuar trafiku droge . Vendi ishte nen pushtetit e PPP-ve qe gllaberonin miliarda euro, dhe taksat e papunesia kishin sheniar rekorde.
Pergjate mandatit te pare, Rama skish bere gje tjeter vetem se kish shtruar rrugen per te gllaberuar cte mundte ne mandatin e dyte. Dhe serish, ja doli te merrte jo pak po rreth 14 apo 15 mandate me shume se zgjedhjet e 2013-es. Ne mandatin e dyte si kryeminister ai vetem ka shtuar arrogancen dukena shtyre drejt nje spiraleje te rrezikshme. Reformen ne drejesi nje investim i SHBA po e perdor per interesa te pushtetit kryeprokuroja u zgjodh mes tymit dhe kundershtive, shtoi represionin ndaj biznesit.

Skandali me unazen e madhe dhe tenderin e OSHE ku jo pak por 30 milione euro u perfituan me ca letra bakalli tregojne me se miri se si funksionon ky pushtet. Porti i durresit dhe jo vetem, u kthye ne nje kanal te pastrimit te parave dhe trafikut te droges. Kapja e Toyotes me 4.5 milione euro dhe 630 kg kokaine ( te dyja me informacione te inteligjences nderkombetare) ne vend te ishte moment reflektimi coi ne shkarkimin e Fatmir Xhafes i cili, po kerkonte koken e Dakos. Natyrisht tek Rama fitoi ky i fundit.
Ne parlament, Rama ne vend te fokusohej tek problemet e vendit, merrej me bulizem ndaj kundershtarit duke provokuar veprime ekstreme sic ishte dhe momenti kur Nenkryetari i Kuvendit Paloka i hodhi boje stilografi ne fytyre. Perpos kesaj mediat nderkombetare gelonin dhe vazhdojne te gelojne rreth ceshtjeve te trafikut te droges dhe blerjes se votes…
Ne keto kushte, opozites nuk i mbetej gje tjeter vetem se te dorezoje mandatet qe ka ne kuvend duke dhene te kuptohet se ai vend nuk ehste me parlament, por thjeshte foleja ku Rama vulos paudhesite e tij. Ai nuk po qeveris por thjeshte po ndan thelat e pushtetit, ku ministra preferon e vendose ca cupelina e cunake pa asnje lidhje me politiken dhe punen qe bejne. Me te gjitha pushtetet ne dore ai rrezikon te vendose nje regjim putinist ne kete vend, ku do jete e veshtire te dalim. Ai ka kuptuar se sado qe ti vjedhe zgjedhjet, serish nderkombetaret sdo kene nge te merren me shqiperine.
Sa per ata qe ka ketej verdalle e ka kollaj. Me dy tre qoka, mund te siguroje ca raporte pozitive. Evropianet, kur bie fjala per Shqiperine sjane aq te kulluar dhe i bien shkurt. Si fjala vjen ajo deklarata e zedheneses se Parlamentit Europian qe dukej sikur ishte nje copy paste e deklarata e te 2017-es, ku nuk arrinte te ndante dot bojkotin nga djegia a mandateve.

Po, eshte e vertete qe kjo ska ndodhur ne asnje vend tjeter, po ne nuk jemi si vendet e tjera sepse vendet e tjera nuk kane nje kryeminister si ky i joni.
Rama duket se i druhet zgjedhjeve me nje kryeminister tjeter. Ai e di fort mire se zullumi i qeverise eshte teper i madh tek shqiptaret, dhe ne kushte normale do dilte si rruar qethur. Vota dhe indinjata e njerzve sjane ne objektivat e tij. Duke qene perballe nje bilanci katastrofe premtimesh luan me faktin se “ opozita eshte e paafte per te marfe pushtetin” apo se “ Rilindja eshte e keqja me e vogel” duke na sjelle ndermend vitet e diktatures ku shqiptaret shqetesoheshin se kush do na mbronte pas vdekjes se Enverit. Nje lloj amnezie qe per hir te se vertetes ka ngjitur fort tek nostalgjiket qe perbejne nje pjese te madhe te elektoratit te tij. Sot ai gjendet perballe nje situate qe se kishte menduar… Ne rast se nuk e di, ja thone ata qe ka verdalle se pa opoziten ne parlament akrepi i ores shkon mbrapsht, dhe me Lefter Maliqin nuk do e shtyje shume kohe. Shembulli i vitit 1996 me Sali Rexhepin eshte prova me e qarte. Pallavrat se ai mund te fitoje kurdo qe te hyje ne zgjedhje nuk para pijne shume uje ne keto momente, dhe kjo shihet fare qarte nga paniku dhe diversioni qe kerkon te beje sa me LSI-ne dhe sa me kandidate ne lista qe kerkon ti fuse si zevendesues. Cfaredo qe te beje opozita institucionale nuk mund te zevendesohet. Rruga eshte nje dhe e vetme, te provoje te hyje ne zgjedhje me kushte te barabarta. Ne rast se shqiptaret e duan aq sa pretendon, atehere aferim i qofte le ta mbaje dhe 30 vjet pushtetin, dhe ne te tjeret te shohim ndonje vend tjeter per e rritur femijet. Por ne rast te kundert, duhet te ike sa me larg, aq larg sa dhe emri mos i kujtohet!

Revoltë tek Gjykata, familjarët kërkojnë lirimin e 15 protestuesve: Nuk paska drejtësi me në krye Edi Ramën!

Forca të shumta policie kanë blinduar paraditen e sotme godinën e rrethit Gjyqësor Tiranë. Familjarët e personave të arrestuar në protestën e opozitës, të datës 16 shkurt, po presin masën e arrestit para gjykatës.
Me anë të një urdhri të gjyqtares është vendosur që familjarët të mos pranohen brenda për të mos patur ndonjë konflikt të mundshëm.
Familjarët e personave të arrestuar kërkojnë që ata të dalin të pafajshëm nga gjykata, pasi nuk kanë përdorur dhunë ndaj forcave të policisë dhe ndaj asnjë personi tjetër.
Nëna e njërit prej të arrestuarve shprehet:
“Çuni im ka dalë në protestë për të drejtën e vet. Shteti i Edi Ramës qenka i korruptuar në themel që nga gjykata , është shtet kriminal, nuk doli për t’i marrë që qeverinë Edi Ramës. Ndaj në shtetin shqiptar nuk paska drejtësi, me në krye Edi Ramën”.
Familjari i një tjetër të arrestuari:
“Ai ka qenë te protesta, kanë ardhur dhe e kanë çuar në komisariat. Nëqoftë se ka dalë, është e drejta e tij të protestojë”.
Deklarata e një protestuesi:
“Edhe unë jam pjesëmarrës i protestës. Pretendohet se sjellja e policisë ka qenë shembullore. Ata përdorën armë kimike. Kam pasur probleme shëndetësore. Të enjten do i bashkohem sërish protestës, edhe sikur 10 herë më shumë të përdorë këto armë”.

Personat e arrestuar nga policia janë:
Florenc Hoxha, Emanauel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine, Ndue Tuci. Agim Peposhi.
Ka dhe emra të tjerë të arrestuar, por që nuk janë bërë publikë.
Një personazh tjetër i arrestuar është Agim Peposhi. Djali I Peposhit ka dhënë një deklaratë për Fax Neës.
Djali i Agim Peposhit thotë:
”Agim Peposhi është babai im. Ai ka marrë pjesë në protestë me një shkak, mosprishjen e shtëpisë. Ai është arrestuar ditën e dielë në drekë. Ishim duke ndenjur, ndërsa policia vjen pa fletë arresti me arsye për një deklarim në komisariat, ndërkohë që e çuan në Drejtorinë e Tiranës.
Sikur shteti t’i mbajë të gjithë , brenda unë do jem aty nesër pasnesër dhe çdo ditë. Le të shkojnë të kapin ata që bëjnë krime, jo babain tim. Kemi punuar 25 vjet për atë shtëpi.
Ai vjen për të prishur shtëpinë tonë vetëm se kemi marrë pjesë në protestë. Unë marr pjesë për të drejtat e mia. Do të jem sërish në protestë”.