Policia e Tiranës ka arrestuar sot një nga protestuesit tek zona e Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re.
Efektivët e komisariatit numër 6 kanë shoqëruar Lutfi Kastratin, pasi sipas policisë ka bërë thirrje në protestë që të goditen me armë forcat e policisë.
Në mbështetje të banorit të zonës së Asirit para komisariatit numër 6 janë të pranishëm disa banorë si dhe deputetë të PD që kërkojnë lirimin e tij.
Kujtojmë se banorët e zonës së Asitrit po protestojnë për më shumë se 3 muaj duke kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre si pasojë e projektit për Unazën e Re.
Aktualisht punimet në lotin e parë të Unazës janë pezulluar pas zbulimit të megaskandalit, ku kompania fituese kishte falsifikuar dokumentet për të përfituar tenderin e ndërtimit.
Arrestohet protestuesi tek ‘Astiri’, banorët rrethojnë komisariatin e policisë
Bashkia Kamëz, ndër 6 bashkitë më të mira për “Menaxhim me pjesëmarrje dhe transparencë të buxhetit”
Vlerësimet për performancën e qeverisjes së mirë për Bashkinë Kamëz nuk kanë munguar. Ato kanë qenë si nga institucione vendase, ndërkombëtare madje dhe institucione të qeverisë siç ishte ministria e Financave që në dhjetor të vitit 2017 e vlerësoi Kamzën si bashkinë më të mirë sa i përket menaxhimit financiar. I njëjti vlerësim nuk ka munguar as vitin pasardhës duke qenë sërish ndër më të mirat dhe më i fundit vjen sot nga Projekti Star.
Në letër komunikimin e drejtuesve të projektit STAR, ku me firmat e drejtorit ekzekutiv të SHBSH, Agron Haxhimali, të Alexandër Mihaylov, dhe Adelina Farrici të SHAV, me kryetarin e Bashkisë Kamëz,
z. Xhelal Mziu shkruhet: -“I nderuari z. Xhelal Mziu, së pari na lejoni të iu falënderojmë për bashkëpunimin dhe gatishmërinë tuaj në procesin e identifikimit të eksperiencave më të mira, arritjeve dhe sfidave në drejtim të bashkisë Kamëz kryer më herët nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën për Autonominë Vendore të Shqipërisë, në kuadër të “Projektit Konsolidimi i Reformës Administrative Territoriale”, STAR 2 i zbatuar nga PNUD.
Kjo iniciativë synon mbështetjen e 61 kryetarëve të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë përmes programit të shkëmbimit të eksperiencave me synimin e forcimit të aftësive drejtuese dhe administrative të njësive të qeverisjes vendore.
Në vijim të intervistave më 61 kryetarët e bashkive, Shoqata e Bashkive në bashkëpunim me Shoqatën për Autonomi Vendore kryen një analizë të hollësishme të të dhënave të mbledhura gjatë procesit të intervistimit duke identifikuar 61 eksperiencat më të mira që do të promovohen gjerësisht përmes Botimit të Eksperiencave vendore. Në vijim, gjashtë praktikat më të mira mes 61 praktikave të identifikuara në nivel kombëtar, u përzgjodhën duke u bazuar në disa kritere si rezultatet e arritura, mënyra e financimit, risia, përfshirja e grupeve të veçanta, mundësia e replikimit nga bashkitë e tjera, etj. Ndaj kemi kënaqësinë të ju informojmë se eksperienca juaj: – “Menaxhim me pjesëmarrje dhe transparencë buxheti”, është përzgjedhur si njëra prej gjashtë më të mirave”.
Siç jeni njoftuar edhe përmes zyrës së projektit STAR 2, ashtu edhe gjatë intervistave , 6 eksperiencat e përzgjedhura do të promovohen përmes aktiviteteve në bashkitë e tyre gjatë muajit mars dhe në një aktivitet kombëtar gjatë muajit tetor. Gjatë këtyre aktiviteteve do të keni mundësi që eksperiencën tuaj ta ndani me drejtuesit e tjerë vendor si dhe nëpërmjet një dokumentari filmik. Duke ju përgëzuar për përzgjedhjen e eksperiencës tuaj dhe duke iu falënderuar sërish bashkëpunimin”.
Djegia e mandateve, Dash Shehi: Jam i sigurt se dhe Europa që bën tani zhurmë do ta pranojë këtë!
Deputeti dhe kreu i LZHK, Dashmir Shehi ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Fax Neës ku tha se është plotësisht dakord me djegien e mandateve. Sipas Shehit, korrupsioni i qeverisë Rama ka bërë që ky vendim në dukje radikal i opozitës, të jetë rruga e vetme për garantimin e zgjedhjeve të lira në vendin tonë.
“Vetëm protesta nuk ishte e mjaftueshme, ishte vetëm nisja e një aksioni të ri, që kërkon ndryshime radikale. Nisur nga kjo ne kemi menduar se qytetarët kanë nevojë për një reagim serioz, se nuk ka më kuptim që ne të shkojmë në parlament dhe të diskutojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Ne besojmë që ditën e enjte do të rritet intesiteti i protestës, ndikuar dhe nga djegia e mandateve. Vjen në një moment që nuk ka më kuptim bojkoti, të cilët e kemi aplikuar në këto muaj. Duke qenë se kjo ndodh për herë të parë, do të shohim se cili do të jetë rezultati.
Kishte nevojë që ky vendim të maturohej, dhe nuk mund të ndërmerrej në kohën kur ishte protesta e studentëve. Duhet krijuar një protestë e madhe që të ketë brenda të gjitha kauzat, nga studentët, te Teatri dhe te Astiri”, u shpreh deputeti.
Shehi tha se, qeveria tranzitore do të garantojë integrimin e vendit, ndryshe nga sa shprehen disa përfaqësues të BE-së, dhe shtoi se, në fund të këtij viti vendi do jetë gati për zgjedhje.
“Ne gjykojmë që një qeveri tranzitore nuk e rrezikon aspak integrimin, por e afron atë. Jam i sigurt që dhe Europa që bën tani zhurmë do ta pranonte këtë. Do ishte shumë e rëndësishme kjo, që askush të mos i binte gjoksit dhe të thoshte se e bëra unë këtë. Qeveria tranzitore do të sillte në hullinë e duhur dhe Reformën në Drejtësi.
Qeveria tranzitore do të ketë të gjithë të drejtën morale për të goditur krimin majtas dhe djathtas dhe do të kemi mundësi që për herë të parë të shkojmë në zgjedhje me fushën e pastruar. Unë mendoj se deri nga fundi i vitit do të ishte një kohë e mjaftueshme për të pasur zgjedhje. Unë mendoj se ka nevojë dhe për një përmbysje figurash, dhe nëqoftë se jemi njerëzit e njëjtë ne duhet të mendojmë ndryshe për të bërë ligjet.
Më shumë sesa aftësia e opozitës sheshin e ka mbushur mllefi që kanë njerëzit ndaj kësaj qeverie. Ne mund të rrinim me ditë të tëra aty, por numrat nuk mund të ishin të njëjta. Në një masë prej 100 mijë vetësh, mund të ketë dhe një numër të vogël që mund të shfaqin elemente të dhunës.
Për ato që marrin vesh nga ekonomia, në Tiranë po ndërtohen nja 20 kulla, që kushtojnë nja 200 milionë euro investime, kjo është ajo që thotë qeveria që është rritja ekonomike. Kjo nuk sjell asnjë të ardhur në xhepat e qytetarëve shqiptarë, përveç muratorëve që nxjerrin vetëm bukën. Kush mund ta blejë një apartament me 2000 euro metri katror, njësoj si të ishim në Firence. Niveli i kredisë nga bankat ka rënë, nga na erdhën të gjitha këto para? Ekonomia nuk ka pikën e prespektivës, gjithçka do të rrënohet brenda vitit të ardhshëm”, u shpreh më tej Shehi.
Rama devijoi rrugën pas bllokimit nga qytetarët, deputetja: Hajduti dhe mashtruesi ka frikë të përballet
Pas bllokimit të rrugës nga banorët e Lezhës, kryeministri Rama është detyruar të devijojë në rrugë të tjera alternative duke shmnagur kësisoj përballjen me banorët e Lezhës. Sipas burimeve, ky devijim ka sjellë dhe kaos dhe trafik në rrugët e Lezhës.
Menjëherë ka reaguar dhe deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj duke e cilësuar veprimin e Ramës si akt të një burracaku hajdut.
”Hajduti dhe mashtruesi devijon rrugën duke u futur nëpër fshatra për të mos u përballur me qytetarët”, shkruan Metaliaj në Facebook.
Deklarata e deputetes
“Hajduti dhe mashtruesi ka devijuar rrugën duke u future nëpër fshatra për të mos u përballur me qytetarët’’.
Kjo është protesta e parë, që pason atë të 16 shkurtit, kur protestuesit e thërritur nga opozita e bashkuar qëndruan mbi 5 orë para zyrës së Ramës me thirrje për largimin e tij.
Nga ana tjetër të gjithë deputetët e opozitës kanë vendosur që të djegin mandatet e tyre, duke thënë se prania në Kuvendin e kapur nga krimi duhet të marrë fund.
Basha: Hapi i parë, largimi i Ramës dhe arrestimi i politikanëve që janë kapur duke vjedhur votat
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot se, nuk ka kthim mbrapa lidhur me vendimin unanin të marrë dje nga Grupi Parlamentar i PD për djegien e mandateve.
Deklarata u bë pas takimit të Bashës me Bujar Nishanin, kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së për zyrtarimin e këtij vendimi sipas statutit të PD-së. “Nuk ka kthim mbrapa. Nuk do të ketë më parlament fasadë”, tha Basha.
Basha ka sqaruar për mediat se çfarë do të thotë qeveri tranzitore e kërkuar prej opozitës me djegien e mandateve, si dhe cilat janë prioritetet që parashikon ajo.
Basha tha se hapi i parë i kësaj qeverie nis me largimin e kryeministrit Rama dhe më pas me arrestimin e politikanëve që janë kapur duke vjedhur votat e shqiptarëve.
“E para dorëheqja e Ramës dhe hetimi i tij. Detyrë të parë e qeverisë tranzitore detyrë të parë ka të arrestojë politikanë për vjedhje votash, pra qeveria duhet të mundësojë që të mos ketë asnjë ndërhyrje politike për mos arrestimin e tyre, Vangjush Dakon se u kap duke vjedh vota. Damian Gjiknuri me Ymer Lalën në Dibër, ata që kanë vjedh votat me Shullazët, Habilajt, Taulant Balla ndryshe sdo të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Në burg duhet t’i çojë drejtësia, por na duhet një qeveri që nuk e pengon drejtësinë të bëjë detyrën e saj. Hapi i parë është dorëheqja e Ramës dhe nuk ka e nuk do të ketë asnjë negociatë”, u shpreh Basha, duke shtuar se me djegien e mandateve nuk do të ketë më parlament fasadë.
Revolta/ Qytetarët bllokojnë rrugën në Lezhë, detyrojnë Ramën të kthehet mbrapsh
Qindra qytetarë në Lezhë kanë dalë në rrugë, duke bllokuar superstradën duke mos lejuar të kalojë kryeministri Edi Rama për të shkuar në Pukë. Rama është detyruar të devijojë rrugën dhe të ikë në një rrugë tjetër drejt Pukës.
Qytetarët të mbështetur edhe nga opozita kanë ditë që kundërshtojnë qeverinë. Kulmi i protestës ishte me 16 shkurt kur opozita zhvilloi një protestë përpara kryeministrisë në Tiranë.
Ndërkohë ditën e enjte është njoftuar një tjetër protestë nga opozita, e cila një ditë më para njoftoi djegien e mandateve të saj.
Hajduti dhe mashtruesi devijon rrugen duke u futur neper fshatra per te mos u perballur me qytetaret.
Gepostet von Lindita Metaliaj am Dienstag, 19. Februar 2019
Surpriza e zgjedhjeve në PE, sondazhi: Merkel dhe Salvini, mbështetjen më të madhe, e majta pikiatë
Në pritje të zgjedhjeve parlamentare europiane të muajit Maj, sondazhet parashikojnë që Partia Popullore Europiane të ketë më pak se 50% të vendeve, ndërsa Lega Nord e Salvinit pritet të bëhet grupi më i madh pas kristiandemokratëve gjermanë.
Delegacioni i Lega Nord në Parlamentin Europian duhet të marrë nga 6 në 27 deputetë, duke u bërë delegacioni më i madh pas CDU-së gjermane. Është ky rezultati që del nga sondazhet e para të Parlamentit Europian në kuadër të zgjedhjeve europiane të muajit Maj. Lëvizja 5 Yjet duhet të kalojë nga 14 në 22 deputetë. Rënie shënon Partia Demokratike dhe Forza Italia që pas votës së muajit Maj mund të mbeten me 15 dhe 8 deputetë nga 31 dhe 13 që kanë aktualisht.
Sondazhi projekton katër deputetë italianë për grupin e konservatorëve dhe reformistët europianë, të cilëve iu përket Fratelli d’Italia. Fronti sovranist bazuar në sondazhet kombëtare, avancon në Parlamentin Europian, duke bërë të mundur që në parlament të ketë deri në 130 deputetë, nëse merren në konsideratë dhe 12 deputetët e Alternativës për Gjermaninë sëbashku me parti të tjera të vogla.
Por çdo gjë mbetet ende në diskutim sepse nuk dihet ende se çfarë do të bëjnë partitë apo lëvizjet e tjera si Lëvizja 5 Yjet dhe Macron. Sipas po të njëjtit sondazh, Partia Popullore Europiane duhet të marrë 183 vende, duke humbur 34 deputetë nga 217 që ka aktualisht. Grupi i socialistëve dhe demokratëve duhet të konfirmohet si forcë e dytë me 135 vende, me një humbje prej 51 deputetësh në krahasim 186 që ka momentalisht. Aleanca e aliberalëve dhe demokratëve duhet të konfirmohet si forcë e tretë me 75 vende. Por në këto sondazhe nuk janë përfshirë të zgjedhurit e listës së partisë së Emmanuel Macron në Francë me partinë e tij En Marsh.
Dy grupet kryesore të Parlamentit Europian, Partia Popullore Europiane dhe Socialdemokratët për herë të parë zbresin nën 50 për qind. Ndërsa në 2014-n kishin 55 për qind të vendeve në Parlamentin Europian. Këto rezultate bazohen në sondazhe kombëtare ekzistuese dhe që konsiderohen të besueshme, si dhe në numrin e vendeve në parlamentin europian pas Brexit, që do të kalojnë nga 751 aktualisht në 705 si pasojë e daljes së Mbretërisë së Bashkuar.
Mediat amerikane jehonë djegies së mandateve
Djegia e mandateve nga opozita shqiptare ka bërë menjëherë jehonë në mediat e huaja. Rrjeti amerikan Fox News raportoi vendimin e Partisë Demokratike për të djegur mandatet dhe për të mos u futur në parlament.
“Ligjvënësit opozitarë planifikojnë të largohen nga parlamenti shqiptar”, ishte titulli i shkrimit në faqen online. Në shkrim bëhet një paraqitje e situatës ku thuhet se partitë opozitare kanë vendosur të lënë mandatet e tyre në parlament.
Fox News citon kreun e PD-së Lulzim Basha që kërkoi një qeveri transitore e cila do të organizojë zgjedhjet e parakohshme. Në shkrim paralajmërohet edhe protesta që opozita do të mbajë të enjten përpara parlamentit.
“Basha akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar, vjedhje të votave duke anashkaluar drejtësinë dhe sistemin gjyqësor”, thuhet në shkrim.
Fox News citon edhe zv.kryeministrin Erion Braçe që e quajti këtë një “lëvizje të parëndësishme”.Sipas Braçes, demokratët nuk duan që të largohen gjyqtarët e korruptuar.
Pavarësia e Kosovës, banderola e tifozave të Bursasporit në stadium: Serbia është Kosovë!
Tifozët turq kanë dal haptazi kundër Serbisë në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Nëse vazhdimisht jemi mësuar t’i shohim serbët dhe tifozë të shumë në liga të ndryshme evropiane të dalin me banera “Kosova është Serbi”, tani ka ndodhur e kundërta, raporton Gazeta Express.
Në një ndeshje në Superligën e Turqisë, në mes të Bursaspor dhe Rizespor, tifozët turq kanë dëshmuar dashurinë që kanë për vendin tonë.
Në stadium, qëndronte një baner ku shkruhej “Serbia është Kosovë”, që besohet të jetë bërë nga fansat e Bursasporit, ekipi i tyre luajti me 16 shkurt, një ditë para përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kjo foto është publikuar në Facebook nga “Ultras Turkey”.
Presidenti i Interit: Icardi nuk ka për ta veshur kurrë atë fanellë
“Nuk kemi për ta shitur kurrë Icardin tek Juventusi”. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga presidenti i Interit, Steven Zhang, që ka ndërhyrë në lidhje me situatën e ndërlikuar ku ndodhet aktualisht sulmuesi argjentinas. Sot është zhvilluar asambleja e ortakëve të klubit zikaltër, ku ka qenë i pranishëm edhe presidenti.
“Mendojmë se ai do të vazhdojë të luajë dhe të rritet bashkë me ne. Ne e konsiderojmë si pjesë të familjes tonë”, tha më tej Zhang, që pranoi se me Juventusin mund të bëjë shkëmbime të ndryshme lojtarësh në të ardhmen.
“Në futboll asnjëherë nuk i dihet, por nuk më pëlqen që të flas për emra të përveçëm lojtarësh dhe për ekipet e tjera. Juventusi po bën një sezon të mirë dhe nuk dua të krijoj konflikte me asnjë klub tjetër. Objektivi ynë është të rritim niv elin e Interit, futbollit italian dhe atij europian”, tha Zhang.