Protesta që do të zhvillohet nesër në Tiranësi ka futur tmerrin Ramës, i cili ka angazhuar të gjithë mjetet e tij për të mbledhur sa më shumë njerëz në një takim që ai e ka paralajmëruar në Vlorë gjatë ditës së nesërme.
“Shikoni Terrorin që i bën Edi Rama administratës së Jugut për të marrë pjesë në antimitingun në Vlorë”, shkruna në një një postim në faqen e tij në facebok deputeti i LSI Endrit Braimllari.
Deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka publikuar mesazhe që sipas tij kanë mbërritur në telefonat e punonjësve të administratës në Jug të vendit. Bëhet fjalë për mesazhe ku iu kërkohet të jenë të pranishëm nesër në takimin e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, ndërkohë që kërkohet përgjegjësi nga çdonjeri.
Postimi tij i plotë
Shikoni Terrorin që i bën Edi Rama administratës së Jugut për të marrë pjesë në antimitingun në Vlorë.
Qytetarët ta refuzojnë këtë Kryeministër antikombëtar që mjetin e vetëm për të mbajtur pushtetin ka presionin dhe terrorin me bukën e gojës së qytetarëve.
Të gjithë me 16 Shkurt, ora 11, në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”.
Zbulohen mesazhet kërcënuese ndaj administratës në Vlorë për të shkuar në takimin e Ramës
Studentët Demokratë të Europës mesazh për protestën: Jemi me ju për një Shqipëri më të mirë!
Disa studentë të grupit të Rrjetit të Studentëve Demokratë të Europës, duke përshëndetur në gjuhën shqipe kanë dhënë një mesazh video duke përshëndetur protestën e opozitës që do të zhvillohet ditën e nesërme.
Kujtojmë që rishtazi Forumi Rinor i Partisë Demokratike u anëtaresua zyrtarisht në organizatën e studentëve demokrate europiane EDS (organizata zyrtare e studentëve të Partisë Popullore Europiane).
Mesazhi i tyre
Rrjeti i Studenteve Demokrate te Europes (EDS), organizata studentore zyrtare e Partise Popullore Europiane (EPP), mbeshtet fuqishem protesten e 16 shkurtit.
#Bashke per nje Shqiperi me te mire
https://www.facebook.com/belind.kellici/videos/10156738524800325/
Bardhi: Rama i ka orët e numëruara, askush s’mund ta ndalë popullin nesër!
• Ka një person të lidhur me krimin, që është i interesuar dhe i përgatitur për të ushtruar dhunë. Ai quhet Edi Rama.
• Se ku do të protestojë populli, këtë e vendos populli dhe jo kryeministri I dalë boje në sytë e shqiptarëve dhe të partnerëve ndëkombëtarë.
• Në protestë nuk do të jenë Rama Dako, Tahiri, Ndoka, Prenga, Frroku, Bushi, Bardhi, as Roshi, Çyrbja, Xhafaj, Gjiknuri.
• Edi Rama dhe Policia Politike e dinë se numërimi mbrapsht ka filluar dhe se asgjë nuk mund ta ndalë dot popullin!
DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJTIHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI
Jam sot këtu, në emër të Partisë Demokratike, për të lajmëruar Policinë Politike të frikacakut Edi Rama se ka vetëm një person të lidhur me krimin, që është i interesuar dhe i përgatitur për të ushtruar dhunë. Ai quhet Edi Rama. Thirrjet e policisë që ne të distanohemi nga ata që inkurajojnë dhunë apo nga personat me rekorde të rënda kriminale janë sa qesharake, aq edhe kriminale.
Partia Demokratike nuk ka nxitur kurrë dhunë dhe as nuk ka patur në rradhët e saj njerëz të krimit! Persona me rekorde të rënda kriminale nuk janë mes nesh, nuk janë mes protestuesve, por janë në qeveri dhe me qeverinë.
Njoftojmë Policinë Politike se as shtetasi Vangjush Dako, as shtetasi Saimir Tahiri, as shtetasi Arben Ndoka, as shtetasi Armando Prenga, as shtetasi Mark Frroku, as shtetasi Artur Bushi, as shtetasi Artur Bardhi, as shtetasi Elvis Roshi, as shtetasi, Jurgis Çyrbja, as shtetasi Fatmir Xhafaj, nuk do të jenë në protestë. Ndërsa shtetasit Edi Rama dhe Damian Gjiknuri do të jenë në Vlorë, në një antimiting, ku administrata është detyruar forcërisht të marrë pjesë.
Në shesh do të jetë Populli i vjedhur dhe i varfëruar nga kjo bandë kriminale, duke protestuar kundër kësaj bande kriminale!
Gjithashtu, njoftojmë Policinë Politike se asnjë nga rrugët në Tiranë nuk është më e rëndësishme se hapja e rrugës për të ardhmen, të cilët shqiptarët do ta realizojnë nesër me bashkimin më të madh pas pluralizmit politik. Rrugën tonë nuk ka fuqi të na e bllokojë! Aq më pak një polici e keqpërdorur nga një kryeministër frikacak apo akoma më keq, një polici që u përdor nga trafikantët e drogës për ta bërë Shqipërinë Kolumbinë e Europës.
Se ku do të protestojë populli këtë e vendos populli dhe jo Policia Politike e kryeministrit të dalë boje në sytë e shqiptarëve dhe të partnerëve ndëkombëtarë.
Edi Rama dhe Policia Politike e dinë se numërimi mbrapsht ka filluar dhe se asgjë nuk mund ta ndalë dot popullin! Të bashkuar ne do të jemi të gjithë në shesh për ta çliruar vendin nga e keqja!
Ndryshimi është në dorën e shqiptarëve të bashkuar dhe, që nga nesër, të gjithë bashkë, nuk do të lejojnë më një bandë të vendosë për ta, por do ta marrin fatin në duart e tyre!
Denoncimi i prindërve: Persona që mbrohen nga policia drogojnë dhe përdhunojnë vajzën 14 vjeçe nën kërcënim
Një tjetër rast i rëndë abuzimi me të mitur është denoncuar sot nga dy prindër në Tiranë: vajza e tyre 14-vjeçare drogohet dhe përdhunohet nga trafikantët, të cilët kanë mbështetje të fuqishme në Polici dhe konkretisht, në komisariatin nr.1 të Tiranës.
Prindërit I janë drejtur ish-Kryeministrit Berisha për të denoncuar këtë skandal. Prindfëritu shkruajnë se, Kemi bërë kallëzime në Polici, në komisariatin 1 shumë herë, por kallëzimet tona binin në vesh të shurdhër, se komisariati 1 i shkrunte letrat në mënyrë që Prokuroria ta mbyllte si çështje, duke i lënë të lirë përdhunuesiet, të lirë për të vepruar sërish mbi vajzën time pa patur shqetësim as nga Policia, as nga Prokuroria.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Rrëfim tronditës i një nëne në Vjolistan! I drogojnë dhe përdhunojnë vajzën 14-vjeçare trafikantët! Narkopolicia qëndron në anën e tyre, shkruan Berisha.
Lexoni denoncimin rrënqethës të saj!
Përshëndetje z.Sali Berisha.
Jemi prindërit e një vajze 14-vjeçare, e cila ka me shumë se 1 vit që e kanë mashtruar disa persona dhe duke e kërcënuar; si pasojë e kërcënimeve, vajza më largohej me muaj të tërë nga shtëpia pa e ditur ku rrinte, duke e droguar dhe përdhunuar njëkohësisht shumë persona.
Kemi bërë kallëzime në Polici, në komisariatin 1 shumë herë, por kallëzimet tona binin në vesh të shurdhër, se komisariati 1 i shkrunte letrat në mënyrë që Prokuroria ta mbyllte si çështje, duke i lënë të lirë përdhunuesiet, të lirë për të vepruar sërish mbi vajzën time pa patur shqetësim as nga Policia, as nga Prokuroria.
Kur bënim kallëzimin në komisariatin 1 Tiranë, u lajmëronin trafikantët nga punonjësit oficerë policie të komisariatit 1 dhe vajza vinte në shtëpi e egërsuar dhe ikte, pasi na bënte presion për të tërhequr denoncimin.
Policia nuk vepronte për ndalimin e përdhunuesve dhe trafikantëve, se i mbulonte oficeri i policisë gjyqësore f.s. Ky oficeri mbrohet nga eprorët e komisariatit 1 dhe nga Prokuroria.
Jemi ankuar dhe për këtë oficer policie, por është e kotë, se është i mbrojtur me fanatizëm nga eprorët e tij.
Ju faleminderit që po ju shkruajmë.
Kërkojmë një zgjidhje nga ju se komisariati 1 i Tiranës nuk i nxjerr para ligjit personat trafikantë dhe përdhunues, se janë të lidhur me prokurorinë që i mbyll çështjet.
Dhe një herë ju faleminderit. Prindi i 14 -vjeçares B.C. Me respekt GJ.C. dhe mamaja A.C.”
Presidentja e Kroacisë takim me veteranët shqiptarë në luftën kroate për çlirim
Presidentja e Kroacisë ka zhvilluar një takim me një delegacion të Shoqatës së Veteranëve Shqiptarë në luftën kroate për çlirim.
Kolinda Grabar-Kitaroviç ka njohur delegacionin me hapat e ndërmarrë në lidhje me rregullimin e statusit të Kroacisë Atdheut Veteranëve të Luftës.
Presidentja Grabar-Kitaroviç tha se gjatë Luftës Atdhetare dhe mbrojtjes kroate kundër agresionit, shumë shqiptarë u bashkuan me forcat kroate dhe luftuan për pavarësinë e këtij vendi.
Këtë takim e ka përshëndetur edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili është shprehur nw njw shenim nw faqen e tij nw facebook se “vetëmohimi dhe sakrificat e shqiptarëve në Kroaci për lirinë e saj e kanë bërë edhe më të fortë miqësinë historike të popujve tanë”.
Diçka e jashtëzakonshme do të ndodhë në Tiranë, do të shpëtojë Shqipëria!
Nga Erl KODRA
Unë jam ky; domethënë, unë jam ashtu siç e kam shkruar këtë tekst. Fjalët e mia kanë dalë prej nga del shpirti, ndërsa mendoja për fëmijët e mi që nuk kam patur akoma fatin t’u tregoj peisazhin madhështor që unë ruaj në kujtesën time. Unë e di se diçka e jashtëzakonshme dhe solemne do të ndodhë në Tiranë;
Ju do ta shpëtoni Shqipërinë.
***
E kam fjalën për atë pjesën ku rrahë zemra juaj. Aty ku merr udhë gjaku ndër deje, ajo për çfarë ju ekzistoni si qenie humane. Por më herët se të filloni numrimin, ndaloni pak dhe mendojeni njëherë se cila ishte dashuria pa kushte që ju solli në jetë. Aty do kuptoni thelbin tuaj. Por për të treguar këtë histori, më duhet pak muzikë. Po dëgjoj “Nabucco – Chorus of the Hebrew Slaves” nga Verdi.
Pastaj ndalo për një moment dhe kujto çfarë mund të ishte jeta jote në një vend normal. A ke menduar ndonjëherë me veten tënde pse Zoti të dha jetë në Shqipëri? Ndoshta kjo dilemë ekzistenciale është e rëndë, por fatkeqsisht ty çdo ditë të vjen në mendje i njëjti mendim; si mund të largohesh nga vendi yt?
Tashmë, gjysma e shqiptarve si ti janë larguar. Por t’i akoma mbahesh. Sepse t’i ke diçka ndryshe, njëlloj force të pazakontë që të mban lidhur pas shtëpisë tënde. Me siguri është dashuria, është ajo pjesa ku rrahë zemra, ndërsa pulson furishëm nga përqafimi i gruas, vajzës, djalit, nënës dhe babait.
Është ai peisazhi madhështor që ti e sheh çdo mëngjes sapo rrezet e para të diellit prekin dheun. Ia vlen ta jetosh jetën në këtë vend, apo jo. Kjo është Shqipëria jote, pjesa vogël e botës që Zoti krijoi për ty.
Muzika vazhdon, ndërsa me mendje luan një melodi të vjetër. Ajo që yt atë murmuriste natën vonë, pranë oxhakut. Diçka e ngjashme me Symphonie n°5, të Beethoven.
Apo me këngën “Mbeç’ more shokë mbeç”? Ti nuk je në gjendje të ndashë zërat brenda teje. Sepse je i mbushur me vajë, ndërsa zemra në kraharuar kërkon të dalë tej, si gjyle topi.
Të braktisësh vendin? Të kërkosh një jetë të paqtë, diku në ndonjë vend të ftohtë akull të Perëndimit, duke lënë pas një lumë dielli, një mal me dashuri, një fushë me rreze dhe një det me dallgë blu?
Pse, pse?!
***
Atje tej, këtu dhe gjithandej, diçka e ngjashme me ferrin është shtrirë anembanë. I etur për para, pushtet dhe lavdi. Ia ka hypur Shqipërisë kaliçafë, dhe rrjep pa pikë mëshire copat e saj. Ta rrëmben copën e bukës në sofër, bash bukën që ti e ke gatuar për birin tënd, dhe teksa e kullufitë simiten, të thotë:
“Unë po bëj shtet, dhe Zot i Shtetit jam unë!”
Dilema jote dhunshëm të bllokon; “Të rrosh apo të mos rrosh, kjo është çështja!”
***
Shumë kohë më parë e kam pritur këtë çast fatlum për mua; të jem përball fuqisë tënde, forcës tënde, pushtetit tënd. Sot nuk ke nga ia mban, as anash, lartë ose poshtë. Kësaj rradhe nuk jam vetëm unë, ashtu siç të kisha dy herët e kaluara. Unë pata mëshirë për ty, por druaj se të tjerët nuk do të kenë pikë mëshire. Sot do të dorëzosh pa kushte; pushtetin, paratë, hajdutët, maskarenjtë, vrasësist, mashtruesit, dhe buçet që mban rrotull qeverisë dhe brenda saj.
Unë të kuptoj ty, përfundimisht. Ti je i sëmurë, domethënë, jo i sëmurë klasik si gjithë njerëzia që sëmuren në këtë botë. Ti ke diçka tjetër, një lloj virusi që të qelb ndërgjegjen, kiminë tënde trunore. Prandaj ti dridhesh ethshëm dhe eksitohesh nga llumi që ti e derdh në piedestal.
Ka diçka tejet interesante tek ty, mënyra se si funksionon si gjallesë; sepse një njeri normal nuk mund të zgjidhte si bashkëpunëtorë krimba triumfalistë, ashtu siç i ke zgjedhë ti.
Si mundet një qenie humane të punojë, të bashkëpunojë, të dialogojë me Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Alfred Pezën dhe dhjetra të tjera mikrobe shkëlqimtare?!
Si ka mundësi që ti i ke mbijetuar kaq gjatë kësaj haleje toksike?!
E të mendosh, se ti minimalisht je njëlloj artisti me shije, ose të paktën kështu tenton të shitesh.
***
E di, nuk duhet të zgjatem me ty, përfundimisht. Sonte do t’i japim fund punës tënde. Për gjithçka ke bërë dhe nuk ke bërë për popullin që të polli. E di, shumë do të thonë se këtë djallë nuk e polli populli, por Kristaq Rama, i cili ka vendosur firmën në një dënim me vdekje për një poet lirik. Kanë të drejtë; nuk ka shanse që pjella e Kristaq Ramës, firmëtari që vari në shtyllat e gjata poetin Havzi Nela, të dalë gjë e hajrit. Ndaj, pa e zgjatur, pa pikë mëshire!
***
Për finale duhet të dëgjoj “O Fortuna” nga Carl Orff. Sepse ajo që po ndodh është plot sharm, madhështi dhe dashuri. Është diçka e paqtë dhe triumfuese njëkohësisht, mirënjohëse për ata burra, gra, vajza dhe djem. Momente të tilla solemne ku varroset e keqja dhe triumfon liria, celebrohen me dinjitet.
O Fortuna
Velut luna
Statu variabilis
Semper crescis
Aut decrescis;
Vita detestabilis
Nunc obdurat
Et tunc curat
Ludo mentis aciem,
Egestatem,
Potestatem
Dissolvit ut glaciem.
Ps: Ata që dëshirojnë mund ta shpërndajnë këtë tekst. Mundet edhe ta ngjesin në murin e tyre, por gjithmonë duke e shkruar emrin tim si autor i tekstit. Për portalet që do ta publikojnë, le të zgjedhin vet titullin e tij.
15 Shkurt 2019
Erl Kodra
Rama gati të japë kufijtë e Kosovës si koncesionet në Shqipëri
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook ndaj qëndrimeve të kreut të qeverisë Rama në lidhje me Kosoven dhe kufijtë e saj. “Ndonëse s’ka asnjë tagër të flasë për token e Kosovës, Edi Rama në funksion të detyrave, që merr nga pjesët më të erreta dhe të egra antishqiptare shfaqet si kamikaz anti Kosovë”.
“Në mendjen e Edi Rames është e pakuptueshme se si Trepça dhe Ujmani si pasuri kolosale të mos jepen me konçesion dhe të grabiten në mënyrë të pamëshirshme prej tij dhe çdo hajduti tjetër këndej e andej kufirit”, shkruna Vasili në facebok
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se do të japë kufijtë e Kosovës si koncesionet në Shqipëri. Vasili thotë se Rama është deklaruar armik i betuar i integritetit territorial dhe kushtetues të Kosovës.
Postimi tij i plotë
Edi Rama gati te jape kufijte e Kosoves si koncesionet ne Shqiperi.
Edi Rama tashme publikisht u deklarua si armik i betuar integritetit teritorial dhe kushtetues te Kosoves te fituara me sakrifica çnjerezore pas dekadash te tera perndjekjeje, masakrash e lufterash pa fund.
Ndonese s’ka asnje tager te flase per token e Kosoves, Edi Rama ne funksion te detyrave, qe merr nga pjeset me te erreta dhe te egra antishqiptare shfaqet si kamikaz antiKosove.
Ne mendjen e Edi Rames eshte e pakuptueshme se si Trepça dhe Ujmani si pasuri kolosale te mos jepen me koncesion dhe te grabiten ne menyre te pameshirshme prej tij dhe cdo hajduti tjeter kendej e andej kufirit.
Shqiperia ka qene ne shekuj e palekundur ne krah te Kosoves ne cdo hall te madh te saj.
Eshte hera e pare qe nje renegat ne krye te qeverise se Shqiperise merr misionin te demtoje dhe zhbeje Kosoven.
Asnje shqiptar i vetem nuk eshte ne krah te Edi Rames ne axhenden e tij te ndyre antiKosove.
Ne 16 shkurt cdo qytetar proteston per veten dhe sivellain e tij ne Kosove.
16 shkurti eshte me shume se mision,me shume se detyre, me shume se patriotizem!
Berisha: Antimitingu i Edvinit në Vlorë, agonia e tij politike, demokratët e Vlorës do t’i tregojnë vendin që meriton!
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me fshehjen e Ramës në Vlorë nga frika e protestës ditën e nesërme para Kryeministrisë.
‘Antimitingu me kakistokratë që po organizon ikanaku në Vlorë, të rikujton skemën e Ramiz Alisë të 22 shkurit 1991 me vullnetarë të Enverit për të shpallur Republikën e Jugut dhe Vlorën kryeqytet të saj!”, shkruan Berisha në statusin e tij ndërsa shpreh bindjen se demokratët e Vlorës do dinë t’i tregojnë atij vendin.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Antimitingu i Edvinit ne Vlore, agonia e tij politike!
Miq, antimitingu me kakistokrate që po organizon ikanaku në Vlorë, të rikujton skemën e Ramiz Alisë të 22 shkurit 1991 me vullnetarë të Enverit për të shpallur Republikën e Jugut dhe Vlorën kryeqytet të saj!
Demokratët e Vlorës njëlloj si atëherë do dinë t’i tregojnë vendin që meriton mbatharakut që kërkon të shndërrojë qytetin e tyre në bunker të kalbësirave të Kakistokracisë. Nderim demokratëve të Vlorës dhe popullit të saj!
Çfarë pritet nga Konferenca e Sigurisë në Mynih
Rreth 35 krerë shtetesh dhe qeverish, afër 80 ministra të Jashtëm e të Mbrojtjes, 600 ekspertë për politikën e sigurisë takohen në Mynih nga e premtja, 15-17 Shkurt. Drejtuesi i Konferencës, Wolfgang Ischinger flet për konferencën e sigurisë “më të madhe dhe më të rëndësishmen” prej më shumë se 50 vitesh që nga themelimi i saj. Të premten pasdite fillon programi 48 orësh i ngarkuar me takime e diskutime – presidentë, ministra të Jashtëm e të Mbrojtjes debatojnë, aleatët, por edhe ata nga kampet kundërshtare. Në të njëjtën kohë hapet një laborator i mundësive diplomatike, ku merren në shqyrtim pozicionet e verifikohen të përbashkëtat. Në dhomat e pasme, heshturazi dhe të pashqetësuar.
Kjo mundësi krijohet edhe për shkak të vendit, ku zhvillohet konferenca. Hoteli tradicional, “Bayerischer Hof” është i shtrirë në disa godina të ngritura njëra pas tjetrës në vite. Me kthesat e kthinat e shumta ai ofron një mundësi të mirë për diplomacinë e dhomave të pasme. Qilimë të trashë zbusin zhurmat, shkallë pafund dhe meskalime ofrojnë rrugë të mbrojtura për të kaluar në dhoma pa u parë nga reporterët. Drejtuesit e konferencës kanë rezervuar 100 dhoma vetëm për takime të tilla kokë më kokë.
Platformë për politikë operative
“Konferenca e Sigurisë në Mynih është një vend ku testohen idetë, ku mund të zhvillohen aleanca dhe të nisin përgatitje për të çuar përpara procese të paqes, ose edhe për t’i filluar ato”, sqaron drejtuesi i saj Wolfgang Ischinger me vetëbesim. E ai nuk ka parasysh vetëm programin e konferencës. Ky është vetëm “maja e ajsbergut”, thotë Ischinger. Po kaq të rëndësishme janë takimet pa media mes delegacioneve, janë ato që e bëjnë këtë konferencë një platformë të politikës operative.
Si shembull Ischinger përmend bisedimet për një marrëveshje kontrolli të armatimit nuklear, “New Start”. Negociatat për këtë marrëveshje rrodhën nga bisedimet e brendshme në kuadër të konferencës së vitit 2009 tha Ischinger për revistën “Internationale Politik”. Dy vite më vonë, Sekretarja e mëparshme e Departamentit të Shtetit, Hillary Clinton dhe homologu rus, Sergej Lavrov nënshkruan dokumentin e ratifikimit po në Mynih në kuadër të konferencës së atëhershme.
Nëse ofrohen hapësira me përkthyes në krah dhe mund të zhvillohen takime në mirëbesim, pa dashur të kalosh rrugën, krijohet mundësia për zhvillime të papritura. Pa përmendur detaje, Ischinger, thotë se amerikanët e kanë përdorur një mundësi të tillë, “për të biseduar njëherë drejt me iranianët”.
Rruga më e shkurtër për takime të shumta
Pra nëse salla ka mjaft vende bosh, kur të mbajë fjalimin kancelarja Merkel, kjo jo sepse pjesëmarrësit kanë shkuar të vizitojnë bukuritë e Mynihut, por se ata ndodhen në bisedime bilaterale. Vetëm në konferencën e vitit të kaluar u zhvilluan 2.200 takime bilaterale apo trilaterale. Tobias Bunde bashkëpërgjegjës për programin e konferencës thotë, se “për shumë qeveri ndërkohë konferenca e Mynihut është një rrugë mjaft eficiente dhe efektive për të takuar shumë krerë të tjerë qeverish brenda një kohe të shkurtër. Ndryshe për këtë do duhej të bëje shumë kilometra rrugë.”
Por në vend të diplomacisë së rafinuar dhe politikës së jashtme sot përdoren më shumë mesazhet në twitter. Presidenti Donald Trump i ka suprizuar shpeshherë aleatët e kundërshtarët, kur vendime të rëndësishme të politikës së jashtme i ka bërë të ditura përmes twitterit. Magjithatë këtë vit vjen në Mynih delegacioni më i madh amerikan që ka ardhur ndonjeherë në këtë konferencë. Krahas zvendëspresidentit, Mike Pence pritet edhe Sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo, zëdhënësja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi. Kjo të bën të shpresosh, që edhe në Uashington kërkohen rrugë tjera përtej diplomacisë së twitterit.
Kosovë, qeveria pa konsensus për çështjen e tarifave
Kërkesat e vendosura amerikane për heqjen tarifave ndaj mallrave serbe dhe refuzimi i qeverisë për të bërë një gjë të tillë, kanë lëkundur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe kanë ashpërsuar gjuhën e komunikimit ndërmjet udhëheqësve të Kosovës.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ngulë këmbë që tarifat të mbeten deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ndërsa presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, kërkojnë që të dëgjohen aleatët dhe ato të pezullohen.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ritheksuar disa herë ditëve të fundit se askush nuk duhet të cenojë miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe ka tërhequr vërejtjen se mospezullimi i tarifave do të ketë pasoja të rënda për vendin.
Kryeministri Haradinaj tha të enjten se askush nuk ka të drejtë të flasë për qëndrimin amerikan.
“Amerika flet vet, as presidenti as unë ose dikush tjetër nuk është zëdhënës i Amerikës, nuk kanë nevojë të flasin për ta. Ata flasin vet, dinë të flasin, i shpjegojnë gjërat, mendoj se e kemi të qartë”, tha kryeministri Haradinaj.
Qëndrimi i tij për tarifat nuk ndryshoi as pas letrës së tre përfaqësuesve amerikanë të departamentit të shtetit, atij të Mbrojtjes dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që paralajmëruan masa ndaj Kosovës dhe e cilësuan të “pabesueshme” që Kosova injoron këshillat amerikane.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar Kosova vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia për shkak të, siç është thënë, qasjes agresive të Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi ndërkaq e ka kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, duke bërë që procesi të mbetet i pezulluar.
Megjithatë, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe delegacioni i saj për bisedime me Serbinë thanë të enjten se kanë rënë dakord për një platformë për bisedimet e ardhshme.
Platforma që pritet t’i dorëzohet parlamentit të premten, synon që të caktojë vijat e kuqe të Kosovës në bisedime dhe zgjidhjen e të gjitha temave të hapura me Serbinë për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Njëri nga drejtuesit e delegacionit për bisedime, Fatmir Limaj tha se me këtë Kosova po e ndërton pozicionin e saj zyrtar për bisedimet.
“Shpresoj që edhe parlamenti me sugjerimet dhe debatin do të kontribuoj në këtë platformë dhe edhe parlamenti të jap dritën e gjelbër dhe pastaj të mund të themi që përfundimisht ne kemi një pozicion zyrtar të të gjitha institucioneve të Kosovës në raport me dialogun për njohje me Serbinë. Nuk besoj që do të ketë forcë politike në parlament që nuk do ta mbështes këtë platformë për faktin se vet hartimi i platformës është në tërësi në përputhshmëri me kërkesat dhe interesat e Kosovës që do t’i përfaqësojmë ne në dialogun e mundshëm për njohje nga Serbia”, tha zoti Limaj.
Kryeministri Haradinaj tha se platforma ofron një garanci të mirë për vendin.
“Kemi një dakordim për platformën e Kosovës në dialog, tani procedurat tjera janë një konfirmim nga vet delegacioni shtetëror në mënyrë që të mund t’i kaloj parlamentit. Mendoj që platforma është një dokument i qëndrueshëm i parimeve por edhe i qëllimeve që ka Kosova në dialog, buron nga kushtetuta dhe i obligohet kushtetutës dhe personalisht i jap përkrahjen”, tha ai.
Por, as platforma dhe ekipi për bisedime nuk kanë siguruar konsensus politik në vend meqë opozita nuk është bërë pjesë e tyre, ndërsa ndarjet tashmë janë thelluar edhe brenda koalicionit qeverisës rreth tarifave.
Tash për tash nuk është e qartë se cila do të jetë rrugëdalja nga situata e krijuar që shënon edhe rastin e parë kur Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë dhe kanë paralajmëruar veprime dënuese për Kosovën.
Stoltenberg: Tarifat vështirësojnë bisedimet Kosovë – Serbi
Të enjten sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh i kënaqur që Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë qëndrimin kundër tarifave të Kosovës, një vendim që kundërshtohet edhe nga një pjesë e aleatëve të NATO-s.
“Mendoj që vendosja e tarifave të larta ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja nuk është e dobishme dhe i bënë bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit edhe më të vështira dhe e çon procesin në drejtimin e gabuar. Kjo është diçka që unë dhe shumë aleatë të NATO-s e mendojmë. Tani e kemi parë që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shumë të qarta kundër vendosjes së kësaj tarife. Kjo është edhe një arsye pse tani do të marrim vendim për nivelin e angazhimit me Kosovën”, tha ai në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s në të cilat është diskutuar edhe shkalla e angazhimit të Aleancës me Forcën e Sigurisë së Kosovës.”, tha ai në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s në të cilat është diskutuar edhe shkalla e angazhimit të Aleancës me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sekretari Stoltenberg tha se vendimi për këtë do të merret në pranverë, ndërsa ritheksoi qëndrimin e një pjese të vendeve anëtare se shndërrimi i Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës ishte vendim në kohë të gabuar.